Skip to main content

Mesazhi.com: “Reali i Madridit fiton Superkupën e Spanjës” plus 9 more

Mesazhi.com: “Reali i Madridit fiton Superkupën e Spanjës” plus 9 more


Reali i Madridit fiton Superkupën e Spanjës

Posted: 16 Aug 2017 03:52 PM PDT

Real Madrid është superkampioni i Spanjës për këtë vit.

Klubi i drejtuar nga Zinedine Zidane mposhti Barcelonën me rezultat 2-0 dhe me atë të përgjithshem 5-1.

Edhe pse me mungesën e futbollistit më të mirë në skuadër, Cristiano Ronaldos, Reali arriti të shënoj fitore edhe në ndeshjen e dytë.

Golat për madrilenët i shënuan, Asensio në minutën e katërtme një supergjuajtje dhe Benzema në minutën e 39.

Këtë trofe, Real Madrid e fiton për herë të 11-të në histori,duke qëndruar vetëm një pas Barcelonës që e ka fituar 12 herë.

The post Reali i Madridit fiton Superkupën e Spanjës appeared first on Mesazhi.com.

Sulmohet fizikisht gazetari Parim Olluri

Posted: 16 Aug 2017 02:23 PM PDT

Sonte gjatë orëve të mbrëmjes në Rrugën "Bajram Kelmendi" në Prishtinë janë parë njësite të Policisë së Kosovës.
Siç merr vesh Telegrafi, arsyeja e prezencës së tyre në këtë vend ka qenë sepse është sulmuar gazetari Parim Olluri.Burime të Telegrafit bëjnë të ditur se ai është sulmuar nga tre persona dhe është duke u trajtuar në QKUK, ndërsa është në gjendje stabile.
Si pasojë e kësaj ngjarjeje është alivanosur edhe bashkëshortja e Ollurit.  Parim Olluri është kryeredaktor i portalit informativ "Insajderi", i cili kishte demaskuar protagonistët e aferës "Pronto".

The post Sulmohet fizikisht gazetari Parim Olluri appeared first on Mesazhi.com.

Mikrovala është ajo që po na sëmur!

Posted: 16 Aug 2017 02:20 PM PDT

Shpesh mikrovalat janë mënyra me e mirë për të gatuar apo ngrohur ushqimet tona. Por studimet tregojnë se ato janë të shoqëruara me efekte anësore, madje edhe me sëmundje të rrezikshme.

Efektet anësore të mikrovalave, të vërtetuara nga studimet:

Imunitet i dobët
Më pak rezistencë ndaj viruseve dhe baktereve
Kancer

Eksperti zviceran Hans Hertel bëri një studim ku tregoi se furrat me mikrovalë heqin "ushqimin e ushqimit".

Këto furra rrezatimi deformojnë molekulat e ushqimit dhe krijojnë komponime radioaktive të dëmshme për shëndetin. Në vitin 1992, Instituti i Kërkimit për Shëndetësinë bëri një studim ku thuhej se mikrovalët bënin këto gjëra tek njerëzit:

Më pak hemoglobinë

Anemi

Rritje në kolesterol

Helmim ose dëmtim qelizash

Më pak qeliza të bardha.

Padyshim, këto furra janë rreziqe shëndetësore. Edhe pse janë mënyra më e shpejtë për të përgatitur ushqim, shëndeti duhet të jetë më i rëndësishëm dhe një prioritet.
Prandaj përpiquni t’i përdorni mikrovalat më rrallë!/Mesazhi/

The post Mikrovala është ajo që po na sëmur! appeared first on Mesazhi.com.

Largoni erën e djersës me uthull molle dhe sherbela

Posted: 16 Aug 2017 01:40 PM PDT

​Stina e verës është periudha kur trupi i njeriut është më i prirur të djersijë.Shumica prej nesh priren të gjejnë mënyra të reja për të evituar djersitjen.

Sidomos në zonën e sqetullave pasi shenjat që mund të mbeten në bluzë mund të jenë jo të këndshme estetikisht

Ja një mënyrë parandaluese alternative, por tepër efikase që mund të bëhet edhe për ju zgjidhja perfekte.

Çaji i sherebelës: Nëse pini një çaj sherebele, do të djersiteni më pak. Por, mund të lyeni edhe zonën nën sqetull, duke parandaluar kështu shfaqjen e njollave të djersës në rroba.

E njejta gjë vlen edhe për uthullën e mollës. Ajo vepron si deodorant, pasi është tepër efikas në shkatërrimin e baktereve.

Mjafton t'i fshini sqetullat me një leckë, të cilën më parë e keni njomur në uthullën e mollës dhe njollat e djersës nuk do të jenë problem për ju./Mesazhi/

The post Largoni erën e djersës me uthull molle dhe sherbela appeared first on Mesazhi.com.

A po e falimenton soda e bukës industrinë e barnave? Kuptojeni sot!

Posted: 16 Aug 2017 01:34 PM PDT

Ekzistojnë dëshmi bindëse dhe shumë teori mbështetëse të cilat çojnë në konkludimin që bikarbonati i natriumit do të duhej të jetë medikamenti primar dhe universal me spektër të gjerë kundër sëmundjeve të ndryshme, duke i përfshirë edhe kancerin dhe diabetin.
Tashmë me decenie është në përdorim të gjerë, madje edhe nga onkologët. Bikarbonati i sodës aplikohet si rutinë në mënyrë që të pengohet që toksiciteti i hemoterapisë dhe i rrezatimit të shkatërrojë veshkat e pacientëve.
Shumë pak prej nesh i dinë të gjitha sekretet e përdorimit të bikarbonatit të natriumit. E quajtur ndryshe si soda e bukës, në kulturën popullore ajo mund të gjejë përdorim thuajse kudo: nga kujdesi për higjienën personale, te mjekimet apo detergjent për pastrimin e shtëpisë,  transmeton Telegrafi.
MËNYRA E PËRDORIMIT TË BIKARBONATIT TË SODËS
Për shërim patjetër të përdoret soda farmaceutike, kurrsesi ajo për përdorim shtëpiak, d.m.th. atë që mund ta blini nëpër dyqane. Rekomandohet uji i destiluar.
Edhe më efikase është nëse çdo ditë pihet e përzier me uthull molle apo me lëngun shtrydhur të limonit
të freskët.
Përgatitet në këtë mënyrë:
Dy lugë uthull molle apo dy lugë lëngë të freskët të shtrydhur limoni përzihen me gjysmë luge sodë. Prisni të shkumëzohet dhe pasi që shkuma të zhduket hidhni ujë dhe e pini.
Po qe se limoni është i spërkatur me pesticide, vërini në një enë 2 dl ujë të valuar, një grusht krip dhe 5-6 lugë uthull. Kur të ftohet uji në të të lihet të qëndrojë limoni 24 orë dhe pastaj të lahet mirë.
Banja – /rrezatimi, hemoterapia/ Në vaskë me ujë të ngrohtë të hidhen 2,5 kg sodë dhe 1,5 kg kripë. Nxjerr uraniumin dhe metalet e tjera të rënda.
Lodhja, tendosja e muskujve, heqja e epiteleve të vdekura / Në vaskë me ujë të ngrohtë të hidhet një filxhan sodë. Do t'i heqë pjesët e vdekura të epiteleve dhe do ta bëjë lëkurën të ndritshme dhe të re.
Lythat/ Lythin e njomur e të lagur fërkojeni i lehtë me sodë. Fërkojeni sa më shpesh.
Tretja/ Një nga përdorimet tipike të bikarbonatit të natriumit është ai i favorizimit të tretjes së ushqimit. Në këto raste është më mirë që të mos tretet në ujë. Mirë është të hidhet në një lëng portokalli apo limoni. Megjithatë, i mirë është edhe përdorimi në një gotë me ujë ku mund të shtohen disa pika lëng limoni.
Dhëmbët/ Dhëmbët do të jenë të bardhë dhe të mbrojtur, njësoj sikur të jenë larë me pastën tuaj të përditshme. Bikarbonati largon aciditetin e ushqimeve nga goja dhe formon një shtresë mbrojtëse në zmaltin e dhëmbëve. Por sipas mjekëve, kjo lloj mënyre nuk duhet aplikuar më shumë se dy ose tri herë në javë, sepse rrezikon të prishë zmaltin e dhëmbëve.
Era e keqe/ Hidhni një lugë sode në një gotë uji dhe bëni shpëlarje të gojës. Edhe pse ke ngrenë më parë ushqime me erë të rëndë, goja do të jetë sërish e freskët dhe pa aromë të keqe.
Këmbët/ Mbrëmjeve kur këmbët janë të ënjtura dhe të lodhura "masazhet" me përdorimin e bikarbonatit të natriumit janë shumë të këshillueshme. Mjafton të shtoni në ujë 2 lugë sodë për çdo litër ujë dhe t'i mbani këmbët në të për dhjetë minuta. Nëse keni probleme me kallot përgatisni një përzierje me sodë dhe ujë dhe vendoseni mbi kallo. Në këtë mënyrë shërben si një "skrub" për eliminimin e qelizave të vdekura, duke u dhuruar këmbëve butësi.
Myku/ Kush vuan nga myku e di mirë, që kruajtja në disa raste bëhet thuajse e padurueshme. Shumë gjinekologë këshillojnë të lahen pjesët intime me ujë dhe sodë për të larguar djegien.
Ndërkaq, bikarbonati synon të ristabilizojë pH-në e mukozës vaginale. Është e mjaftueshme një lugë sodë në një litër ujë të ftohtë.
Kundër infeksioneve urinare/ Ilaçi i përbërë nga një e katërta e lugës së sodës të përzier me afërsisht dy litra ujë (për çdo ditë, disa ditë) do të ndihmojë shumë personat që kanë probleme me traktin urinar. Në të vërtetë, soda e bikarbonatit është armë në fshikëz, gjë që bakteret i pengon të shumëzohen.
Nuk është e këshillueshme të përdorni sode buke kur e keni stomakun plot, ose nëse nuk jeni tolerant ndaj natriumit. Sigurohuni që pluhuri të jetë tretur plotësisht përpara se të pini. Konsultohuni me mjekun tuaj nëse jeni duke marrë medikamente të tjera pasi soda e bukës mund të bashkëveprojë me këto medikamente.
Bikarbonati i sodës disa veti shumë të mira medicinale, megjithatë duhet të jeni shumë të kujdesshëm me përdorimin e saj. Ajo mund të shkaktojë efekte anësore shumë serioze nëse nuk përdoret në mënyrë korrekte./Telegrafi/

The post A po e falimenton soda e bukës industrinë e barnave? Kuptojeni sot! appeared first on Mesazhi.com.

Këto vende kanë rezervat më të mëdha të arit

Posted: 16 Aug 2017 01:25 PM PDT

Duke përjashtuar arin e Fondit Monetar Ndërkombëtar, Bankës Qendrore Evropiane dhe organizatave të tjera ndërkombëtare, ari është reduktuar në 30,006 tonë.

33 mbajtësit më të mëdhenj të arit kanë rezerva prej më shumë se 100 tonë, bëhet e qartë nga të dhënat e Këshillit Botëror të Arit.

Në mesin e ekonomive globale dhe evropiane, SHBA-ja dhe Gjermania kanë më së shumti rezerva të arit, shifra që përfaqësojnë 38.35% të rezervave të lëndëve të para.

Nëse kësaj i shtohet rezervat e Italisë dhe Francës, katër vendet e përmendura zotërojnë pothuajse 16,400 tonë ari, ose 54.6% të kapitalit të mbajtur nga të gjitha vendet. Në këto statistika nuk janë përfshirë Kina dhe Rusia, të cilat vitet e fundit janë ende blerësit më aktivë në treg, së bashku me Indinë, Turqinë dhe Kazakistanin.

Në muajin e fundit vetëm Turqia dhe Rusia kanë rritur rezervat e arit, duke blerë 14.9, respektivisht 9.1 tonë ari, ndërsa Kazakistani shtoi 3.6 tonë. Ngjashëm në muajt e fundit, mungojnë të dhënat zyrtare për Indinë dhe Kinën, transmeton 21 Media.

Sipas të dhënave të fundit që nga fillimi i gushtit, Kina, Rusia, Zvicra, Japonia, Holanda dhe India plotësojnë top 10 vendet më të mëdha që posedojnë ar. Në vendet mes 11 dhe pozitës së 20-të janë Turqia, Tajvani, Portugalia, Arabia Saudite, Britania, Libani, Spanja, Austria, Kazakistani dhe Belgjika.

Me mbi 100 tonë të rezervave të arit mburren ende Filipinet dhe Venezuela, të cilat janë nga shitësit më të mëdha në muajt e fundit, pastaj Algjeria, Tajlanda, Singapori, Suedia, Afrika e Jugut, Meksika, Libia, Greqia, Koreja e Jugut, Rumania dhe Polonia.

The post Këto vende kanë rezervat më të mëdha të arit appeared first on Mesazhi.com.

Tronditëse: Dy mësuese tërheqin zvarrë fëmijën me autizëm, nëna publikon pamjet

Posted: 16 Aug 2017 01:01 PM PDT

Disa pamje tronditëse janë publikuar së fundmi nga mediat angleze, ku shfaqet një mësuese dhe një ndihmës-mësuese teksa tërheqin zvarrë në korridoret e shkollës një fëmijë me autizëm. "Daily Mail" raporton se pamjet janë regjistruar nga kamerat e sigurisë në shkollën që ndodhet në Crestline, Ohio.

Ka qenë nëna e të miturit të dëmtuar që ka publikuar pamjet e rënda të të birit Corbin Kemele, teksa keqtrajtohet në oborrin e shkollës. Videoja është shpërndarë nga nëna McKean në rrjetet sociale, duke marrë mijëra shikime dhe reagime nga përdorues të ndryshëm.

"Ishte e gabuar mënyra se si u trajtua djali im", citohet të ketë thënë McKean për mediat e huaja, duke lejuar gjithashtu që pamjet të shfaqen edhe në rrjetet televizive. Pas publikimit të videos mësueset janë pushuar nga puna, ndërkohë që priten masa të tjera disiplinore ndaj tyre.

The post Tronditëse: Dy mësuese tërheqin zvarrë fëmijën me autizëm, nëna publikon pamjet appeared first on Mesazhi.com.

Ja arsyet pse duhet ta konsumoni rrushin

Posted: 16 Aug 2017 01:00 PM PDT

Nëse konsumoni rrush në masë të madhe do të mund të parandaloni sasinë apo ndryshimi e sheqerit në gjak pas vaktit të konsumuar.

Në studim kishin marrë pjesë rreth 46 persona të rritur me sasi paksa më të rritur të sheqerit në gjak, por pa diagnostikim paraprak për sëmundje të sheqerit.

Të anketuarit ishin ndarë në dy grupe: grupi i parë kishte konsumuar rrushin si ushqim të grimcuar tri herë në ditë për 12 javë rresht, derisa grupi i dytë kishte marrë lloje të tjera të ushqimeve të grimcuara, që nuk ishin as rrushi apo ndonjë lloj tjetër fruti apo perime.

Ishte vërtetuar se rrushi për 16% zvogëlon sasinë mesatare të sheqerit në gjak si dhe zvogëlon hemoglobinën A1c për 0,12%.

Rrushi është i shëndetshëm, sepse përmban fibra dhe antioksidues, përkatësisht faktorët kryesore, të cilët ndikojnë ne kontrollin e sasisë se sheqerit në gjak./Mesazhi/

The post Ja arsyet pse duhet ta konsumoni rrushin appeared first on Mesazhi.com.

Reagimi i Ronaldos për mos uljen e dënimit

Posted: 16 Aug 2017 11:50 AM PDT

Cristiano Ronaldo ka shpërthyer pas vendimit të Komisionit të Apelit.

Apeli refuzoi kërkesën e Real Madridit për uljen e dënimit të yllit portugez.I menjëhershëm është reagimi i Ronaldos, i cili ka shpërthyer përmes një postimi në Instagram.

"Kjo është e ekzagjeruar dhe qesharake, ky mund të quhet persekutim. Falënderoj kolegët e mi për mbështetjen dhe tifozët", shkroi Ronaldo.Ai postoi foton e momentit të ndëshkimit me karton të kuq në El Clasico.

The post Reagimi i Ronaldos për mos uljen e dënimit appeared first on Mesazhi.com.

Lajm shumë i mirë për Kosovën

Posted: 16 Aug 2017 11:45 AM PDT

Estonia ka mposhtur Maqedoninë në ndeshjen parakualifikuese për Kampionatin Botëror.

Rezultati përfundimtar i ndeshjes ishte 74:65 në favor të Estonisë.

Tani Kosovës i nevojitet vetëm fitorja kundër Estonisë të shtunën për të siguruar kualifikimin.

The post Lajm shumë i mirë për Kosovën appeared first on Mesazhi.com.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more