Skip to main content

Lajmi.net: “Çarje e madhe e PDK-së në Skenderaj dhe në Drenas” plus 8 more

Lajmi.net: “Çarje e madhe e PDK-së në Skenderaj dhe në Drenas” plus 8 more


Çarje e madhe e PDK-së në Skenderaj dhe në Drenas

Posted: 15 Aug 2017 12:18 AM PDT

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, u ka premtuar dy ish-komandantëve të luftës së UÇK-së se do t'i kandidojë për kryetarë në dy komunat e Drenicës, të cilat njihen si bastione të PDK-së.

Premtimet Veseli i ka dhënë shumë herët, madje për kryetar të Drenasit, ku ai i kishte premtuar Naim Bazajt se do të jetë kandidat i vetëm për kryetar të Drenasit që në zgjedhjet e parakohshme, në dhjetorin e vitit 2016, pas dorëheqjes së Nexhat Demakut.

Siç ka thënë vetë Bazaj, ai ishte tërhequr nga gara për kryetar të Drenasit në zgjedhjet e jashtëzakonshme me rekomandimin e Veselit dhe me kushtin që në zgjedhjet e sivjetme, kandidat i PDK-së të jetë pikërisht Bazaj.

Por në zgjedhjet nacionale të 11 qershorit lideri i PDK-së, Kadri Veseli, e kishte kandiduar Bazajn për deputet në Kuvendin e Kosovës, por ky i fundit nuk kishte arritur të merrte vota të mjaftueshme për t'u futur në Kuvend. /Zeri/

Kosova nuk ka aplikuar në UNESCO, kjo është arsyeja

Posted: 15 Aug 2017 12:07 AM PDT

Ministri në detyrë i Punëve të Jashtme, Emanuel Demaj, ka dhënë arsyet e mos aplikimit në këtë organizatë.

Sipas tij, pengesë kanë qenë çështje e brendshme, saktësisht mos miratimi i dy ligjeve atij për Lirit Fetare si dhe Ligji për Trashëgimin Kulturore.

Demaj ka hedhur poshtë pohimet se ka munguar mbështetja nga shtetet anëtare. Madje kryediplomati kosovarë thotë se Serbia nuk ka pasur gisht në mos aplikim.

"Kosova nuk ka aplikuar në UNESCO akoma. Jemi në pritje të miratimit të dy ligjeve Ligjin për Lirit Fetare dhe Ligjin për Trashëgimin Fetare të cilat ende nuk kanë kaluar. Jemi duke punuar, jemi duke i parë të gjitha mundësit dhe opsionet, besoj që kemi edhe pak kohë për të aplikuar dhe do të shohim si do të shkojnë rrjedhin gjërat", tha shefi i diplomacisë kosovare,për Ekonomia Online.

Mos konstituimi i Kuvendit sipas Demajt, do të pamundësohet miratimin e këtyre dy ligjeve e nw tw njëjtën kohë edhe mos aplikimin për këtë vit.

"Pa miratimin e këtyre dy ligjeve nuk mund të lëvizim, nuk mund të aplikojmë, nëse nuk mundemi këtë vit e lëmë vitin tjetër", sqaroi ai.

Në mungesë të tri votave Kosova dështoi për t'u anëtarësuar në organizatën më të madhe të Kombeve të Bashkuara UNESCO, në nëntor të viti 2015, proces të cilin e pengoi Serbia. Sesioni i 21 i Asamblesë së UNESCO-s do të mblidhet në nëntor në Paris. E për pranim Kosovës i duhet dy të tretat e votave të 195 vendeve anëtare.

Kosova ka aplikuar për anëtarësim në një organizatë tjetër në INTERPOL. Por edhe pse u tha se janë siguruar votat e mjaftueshme për tu bërë anëtare e kësaj organizate të sigurisë, ministri në detyrë thotë se këto raporte nuk janë shumë shpresëdhënëse.

"Do të ketë vështirësi është shumë e vërtetë, sepse ka shumë shtete që kanë mbetur pezull nuk japin një përgjigje. Do të kemi një takim gjatë kësaj jave me kryeministrin edhe presidenti është njoftuar dhe mbetet që të shohim të gjitha raportet që kanë ardhur.

Raportet nuk janë shumë shpresëdhënëse se Kosova do të anëtarësohet, por sidoqoftë këto raportet do të na udhëzojnë si të vazhdojmë më tutje. Ne e dimë se gjërat mund të ndryshojnë në momentet e fundit, Kosova në këtë situatë që është do të ketë vështiri se institucionet janë ende të pa krijuar dhe kuvendi i pa konstituuar edhe pse po mundohemi të bëjmë punën si është më së miri. Brenda kësaj jave do të vendoset gjithçka rreth INTERPOL", u shpreh ministri në detyrë i Punëve të Jashtme.

Bonucci zbulon çfarë do të bëjë nëse shënon gol kundër Juventusit (FOTO)

Posted: 15 Aug 2017 12:06 AM PDT

Leonardo Bonucci ka komentuar transferimin e tij nga Juventus në Milan.

Ai e krahasoi atë me Andrea Pirlon i cili bëri lëvizjen por në drejtim të kundërt.

Mbrojtësi italian po ashtu ka zbuluar se çfarë do të bëjë nëse shënon gol kundër ish skuadrës së tij.

“Nëse i shënoj Juventusit do të festoj duke e shpërlarë gojën. E kam bërë prej kur kam qenë i vogël dhe nuk e ndryshoj”, deklaroi Bonucci për “QS”, përcjell “lajmi.net”.

“Mund të jem si Pirlo për Juventusin, një marrëveshje e ngjashme por për Milanin. Shpresoj të paraqitem mirë po aq sikur se ai”, theksoi ai. /Lajmi.net/


Po bëhet 50 vjeçare por Mihrije Braha duket më seksi se kurrë më parë (Foto)

Posted: 15 Aug 2017 12:03 AM PDT

Por, këngëtarja Mihrije Braha duket sikur të jetë vetëm 30 vjeç, shkruan lajmi.net

Ajo në Instastory ka hedhur një fotografi ku shihet se ishte vetëm më bikine, duke pozuar në mënyrë shumë provokative.

E kaq seksi, atë nuk e kemi parë shumë moti./Lajmi.net/

20861327_2365679336990887_461308264_o

Kur i posalinduri qan, këto janë problemet që mund t’i ketë

Posted: 15 Aug 2017 12:03 AM PDT

Cilat janëё problemet qё njëё i porsalindur mund tё shfaqё?

Kolikat. Diagnoza e kolikës mund të bëhet duke përjashtuar shkaqe të tjera që foshnja mund të qaj. Të qarit me intensitet të lartë, i zgjatur është shenja kryesore e kolikës.

Konstipacioni:

Sëmundjen e refluksit gastroezofageal. Shenjat janё rikthimi ushqimit menjëherë pas ushqyerjes, përkul shpinën, qan më shumë se një orë në ditë përditë, ose ka lemzë, mund të refuzojnë të ushqehen, të kenë episode të apnesë, ose të kenë probleme për të shtuar në peshë.

Intoleranca tranzitore ndaj qumështit të lopës. Intoleranca tranzitore ndaj proteinave të qumështit të lopës mund të ndodhë në foshnjat e muajve të parë të jetës. Kujdes nёse pini qumёsht lope dhe ushqeni me gji.

E vuan njё depresion tё mundshёm prindëror ose ankth, ose paaftësi që të ndërveprojnë normal me foshnjën.

Fёmija mund tё ketё edhe:

Parehati lidhur me:

Etjen ose urinë (vlerësoni teknikat e ushqyerjes: a është foshnja e ushqyer sa duhet?);
Faktin nёse ёshtё shumë nxehtë ose shumë ftohtë (vlerësoni veshjen, temperaturën e dhomës në rreth 20-22°C);
Krruhet shumë (pёr shembull ekzema ose rrobat, etiketat që e bëjnë të kruhet);
Skuqje nga pelenat;
Ajër i gëlltitur (nuk ka nxjerrë ajrin që ka marrë bashkë me ushqimin, mundohuni ta mbani në krah dhe ta bëni që të gromësijë që të nxjerri=ё ajrin);
Dieta e nënës që ushqen me gji (pёr shembull ka marrё shumë kafe, çaj, ose lëngje që përmbajnë kafeinë, ose shumë alkool dhe ushqime pikante). /pernenat

Luftë? SHBA paralajmëron Korenë e Veriut

Posted: 14 Aug 2017 11:57 PM PDT

Ministri amerikan i Mbrojtjes, James Mattis ka paralajmëruar Korenë e Veriut të mos nisë një luftë kundër vendit të tij. “Nëse ata do të godasin Shtetet e Bashkuara, kjo mund të kulminojë shumë shpejt drejt luftës”, tha Mattis para gazetarëve.

Uashingtoni dhe Pheniani i kanë ashpërsuar gjithnjë e më shumë tonet së fundmi. Presidenti amerikan kishte paralajmëruar se SHBA do të reagojnë me “zjarr dhe zemërim” ndaj testeve të tjera me raketa. Koreja e Veriut kërcënoi pas kësaj me sulm ndaj ishullit Guam, ku SHBA mban një bazë ushtarake. Mattis u shpreh, se nëse raketa do të marrë drejtimin e Guamit, “ne do ta asgjësojmë atë”.

SHBA nuk duan të dëmtojnë popullin koreanoverior

Kreu i Pentagonit, Mattis bashkë me kreun e Departamentit të Shtetit, Rex Tillerson, të ftuar në një artikull me për “Wall Stret Journal”,  kishin përdorur një gjuhë tjetër. Tillerson ishte treguar i përmbajtur ndaj zgjidhjes ushtarake. Në artikull theksohet se qeveria amerikane nuk ka ndonjë interes të rrëzojë pushtetmbajtësin Kim Jong Un. Uashingtoni nuk ndjek as ndonjë strategji për bashkim të shpejtë të dy Koreve. “Nuk kemi asnjë nevojë që të dëmtojmë popullin koreanoverior që vuan prej kohësh, e që dallon nga regjimi i tij.”

Nordkorea Rackete (picture alliance/AP Photo)Raketa balistike – foto e publikuar nga qeveria koreanoveriore

Edhe ditët e ardhshme përmbajnë potencial konflikti mes Uashingtonit e Phenianit. Të martën të dy shtetet koreane përkujtojnë fitoren kundër trupave japoneze në përfundim të Luftës së Dytë Botërore. Qeveria e Phenianit mund ta përdorë këtë për një demonstrim të ri force. Kreu i shtetit koreanoverior, Kim Jong Un i është drejtuar SHBA-së me thirrjen që të lenë “provokimet arrogante” dhe “kërkesat e njëanshme”. Gjatë vizitës në një shtab ushtarak ai e theksoi edhe njëherë gatishmërinë për të sulmuar ishullin Guam.

Kina që konsiderohet si fuqia mbrojtëse e Koresë së Veriut rriti së fundmi presionin ndaj Phenianit. Ajo reagoi me ndalimin e importit të hekurit, qymyrit dhe frutave të detit nga shteti i izoluar ndërkombëtarisht./DW

Ambasada Britanike nuk komenton deklaratat e Mustafës, kërkon luftimin e korrupsionit

Posted: 14 Aug 2017 11:53 PM PDT

Në një përgjigje përmes postës elektronik, nga Zyra për Informim e Ambasadës së përfaqësuar nga Ruari O'Cannell, thonë se për ta rëndësi ka vetëm lufta kundër korrupsionit.

"Për qeverinë Britanike asgjë nuk është më e rëndësishme se sa luftimi i korrupsionit dhe ndërtimi i sundimit të ligjit", thuhet në përgjigjen e përcjell për Ekonomia Online.

Kryeministri në detyrë Isa Mustafa përmes një shkrimin në rrjetin social Facebook ka thënë se ndërkombëtarët duan veç stabilitet edhe nëse ai vjen nga krimi.

"U vërejt që edhe ndërkombëtarët, të cilët e kanë plotë gojën luftë kundër krimit dhe korrupsionit, se në fakt janë më shumë të interesuar për stabilitet, qoftë ai i menaxhuar nga krimi, sesa për një qeverisje e cila në mënyrë të pavarur lufton krimin", ka shkruar Mustafa, në Facebook.

Sanchez largohet nga Arsenal, a është ky klubi i ri? (FOTO)

Posted: 14 Aug 2017 11:51 PM PDT

Alexis Sanchez mund të largohet nga Arsenal.

Pep Guardiola është i vendosur që ta transferoj yllin e Kilit nga Arsenali gjatë kësaj vere, shkruan “Daily Telegraph”, përcjell “lajmi.net”.

Thuhet se ekipi nga Etihad do të bëjë një ofertë prej 60 milionë (66 milionë euro) funteve për ish sulmuesin e Barcelonës. /Lajmi.net/


Ky do të jetë moti mbi vendin tonë

Posted: 14 Aug 2017 11:50 PM PDT

Sipas IHMK-së, temperaturat do të jenë normale që i përgjigjen mesatareve të ditëve tjera.

Minimalet do të regjistrohen nga 13-16 gradë Celsius, kurse maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 26-32 gradë Celsius.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more