Skip to main content

“Kim Jong tërhiqet: Nuk sulmojmë Guamin, por…” plus 9 more Lajmi i Fundit

“Kim Jong tërhiqet: Nuk sulmojmë Guamin, por…” plus 9 more Lajmi i Fundit


Kim Jong tërhiqet: Nuk sulmojmë Guamin, por…

Posted: 15 Aug 2017 07:35 AM PDT

Kim Jong-un është tërhequr nga kërcënimi për të sulmuar me raketa Guamin, një territor i Shteteve të Bashkuara në Paqësorin Perëndimor.

I vendosur në atë që njihet si Mikronezia, Guami zuri vend në mediat ndërkombëtare pas deklaratave të Penianit se do të "shfarosë Shtetet e Bashkuara duke nisur me Guamin".

Por pak ditë pas kësaj deklarate, vetë lideri suprem i vendit komunist është tërhequr. Ai ka përjashtuar mundësinë që Koreja e Veriut të sulmojë e para këtë ishull.

"Ne jemi të përgatitur për të sulmuar Guamin, por para se të ndërmarrim ndonjë veprim, do të shohim se çfarë do të imperialistët amerikanë", thuhet në deklaratën e shpërndarë nga televizioni shtetëror në Penian.

Ndërkohë, Presidenti i Koresë së Jugut, Moon Jae-in i kërkoi Uashingtonit vetëpërmbajtje dhe tha se askush nuk mund të ndërmarrë një sulm ushtarak në Gadishullin e ndarë pa miratimin e Seulit.

Kap të fejuarën me një tjetër në një lokal në Shkodër, reagimi i tij shokon dëshmitarët

Posted: 15 Aug 2017 07:31 AM PDT

Tradhëtia në çift në jo pak raste ka shkaktuar skena agresiviteti, madje edhe krime, në publik. Një qytetar ka treguar skenën e zbulimit të tradhëtisë në çift, që ka ndodhur në një nga lokalet e Shkodrës. Përpos tradhëtisë, qytetarit i ka bërë përshtypje indiferenca e njerëzve përballë një konflikti dhe aq më tepër para dhunës ndaj një femre.

"Pershnetje shkodra. Sot ndodhi dicka marre me e pa dhe degju kush mu ne nje lokal pak si ne periferi te qytetit. Nje djale rreth 30 vjec gjeti mesa duket ne kafe te fejumen me nje tjeter. Un i kisha vec dy tavolina ma larg. Ca skene. Me erdhi keq per at vajzen se kerkujt sja mbajti me nderhy.

Ai u fut dhe e kapi per flokesh dhe e mori me vedi ne te 100 e sekondit. Mbani pershtypje ai djali tjeter nuk reagoi hiq e madje as ky vet si tha gja atij. Sla gja ma e sha vajzen e botes. Ne menduam mos e kishte moter…por ajo qe na bani krejt pershtypje asht se ne lokal kishte gra dhe burra e kerkush nuk e ndihmoi edhe pse ajo uleriste. Une jam emigrant edhe I thashe shokut me lajmeru policine edhe me thane tan lene mar punet e tyne jane. Mir ja bani. Po ai asht dhunim. Gjithsesi jam shoku nga ajo skene", rrëfen qytetari për Shkodra News.

Ja kush është personi që u mor peng për 4 mijë euro në Velipojë

Posted: 15 Aug 2017 07:26 AM PDT

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmë në Velipojë ku një person është marrë peng për një borxh të pashlyer prej 4 000 euro.

Policia ka arrestuar sot autorin i cili është Dodë Gjikolaj, raporton Shkodra News, ndërsa mëson se Pjetër Narka është personi i marrë peng.

Sipas hetimeve të deritanishme, rezulton se mes këtyre dy personave ka pasur një marrëveshje për kthimin e borxhit mbrëmjen e së hënës. Palët janë takuar, por situata shumë shpejt është përshkallëzuar pasi viktima nuk i ka kthyer borxhin.

Në këtë moment, personi që dyshohet si autor i kësaj pengmarrjeje ka nxjerrë armën dhe nën kërcënimin e saj e ka detyruar viktimën të futet në bagazhin e makinës.

Mësohet se ai nuk i është ndaluar postobllokut të policisë mbrëmë, por sot forcat e policisë kanë arritur ta ndalojnë.

Zbulohet “celulari që ra nga qielli” (Video)

Posted: 15 Aug 2017 07:17 AM PDT

Një celular i mbijetoi rënies nga aeroplani dhe madje regjistroi të gjithë këtë eksperiencë.

Blake Henderson, një burrë amerikan, po regjistronte me një Samsung Galaxy S5 nga dritarja e një aeroplani të vogël, kur papritur celulari i shpëtoi nga dora dhe nisi rënien në tokë.

Pas disa sekondash, "smartphone" bie në tokë, ndërkohë që pamjet që kap gjatë kësaj kohe alternohen mes blusë së qiellit dhe të gjelbrës së tokës.

Videoja e postuar në Youtube ka shkaktuar debate të shumta mes komentuesve, shumica e të cilëve thonë se bëhet fjalë për një video që është bërë virale për të shitur celularë Samsung.

I varur nga interneti, vdes i adoleshenti kinez

Posted: 15 Aug 2017 07:12 AM PDT

Prindërit e një adoleshenti kinez, që vdiq dy ditë pasi hyri në një qendër të trajtimit të varësisë nga interneti, apelojnë për një hetim mbi vdekjen e tij.

Pas disa përpjekjesh për të disiplinuar varësinë e tij nga interneti, prindërit e kishin dërguar në një qendër trajtimi që pretendon se përdor trajtim të butë, këshillim psikologjik dhe trajnim fizik dhe premton se nuk përdoren dënime fizike.

"Djali im ishte i bindur. Vetëm pasi u diplomua në shkollën fillore ai filloi të hynte në internet, nuk kishte hobi të tjera. Shkonte në kafe internet çdo ditë. Unë përpiqesha ta pengoja, por ai nuk dëgjonte, ndaj kërkova online dhe gjeta këtë organizatë", tregon e ëma e viktimës.

Në një intervistë për televizionin shtetëror, nëna e adoleshentit tha se trupi i të birit i ishte kthyer me rreth 20 shenja lëndimi. Shumë përdorues kinezë të rrjetit, shprehën tronditje dhe zemërim për vdekjen e adoleshentit e kishte edhe nga ata që pyesnin pse prindërit e kishin dërguar në një institucion të tillë.

Vendi me popullsinë më të madhe në botë ka edhe numrin më të madh të përdoruesve të internetit me të paktën 730 milionë përdorues të regjistruar në fund të vitit të kaluar. Problemet e shkaktuara nga mbipërdorimi i internetit janë në rritje, veçanërisht mes kinezëve të rinj, që kërkojnë të shpëtojnë nga pesha e rëndë e pritshmërive të prindërve të tyre.

Demaskoi nusen në FB se nuk i kishte dhënë lekë, parukierja pendohet kur merr vesh të vërtetën tronditëse (Foto)

Posted: 15 Aug 2017 07:00 AM PDT

Një parukiere e revoltuar, pasi klientja nuk i kishte dhënë lekët, e ka demaskuar në FB.

Duke hedhur në profilin e faqes së saj fotot e nuses, dhe shkruan se duhet t'i jepte lekët që i kishte borxh për shërbimin e ofruar. Jo më larg se sot parukierja ka bërë një lajmërim të dytë, ku i kërkon falje publike Anxhelës, komplet e penduar.

"Anxhela te kerkoj falje publike pasi i ka ndodhur nje fatkeqesi dhe nuk isha ne dijeni. I kerkoj familjarisht falje", – thotë parukierja.

‘’Balena Blu’’ vret dhe një adoleshent, 14 -vjeçari mbyt veten me qese plastike

Posted: 15 Aug 2017 06:46 AM PDT

Rikthehet “Balena Blu”, duke i marrë jetën një 14 –vjeçari.

Ngjarja është raportuar në Indi, ku i mituri ka kryer vetëvrasje dhe dyshimet e para ishin se adoleshenti luante këtë lojë.
Ankan Dey u gjet i mbytur nga me qese plastike në banjën e shtëpisë së tij. Familjarët hynë në banjë pasi ai nuk po dilte pas një kohe të gjatë.

Ai u kthye nga shkolla të shtunën dhe u ul përpara kompjuterit. Kur nëna e tij Sampa, e thirri atë për drekë, Ankan tha se do të shkonte në banjo. Pasi nuk doli për një kohë të gjatë ne hapëm derën me forcë dhe e gjetëm të shtrirë në dysheme. E dërguam menjëherë në spital por u deklarua i vdekur”, tha babai i tij Gopinath Dey për mediat lokale.
Miqtë e Ankan kanë thënë për policinë se 14-vjeçari luante lojën “Balena Blu” online.

Dhimbja e dhëmbit është bërë mankthi juaj? Ja një mënyrë natyrale sesi ta ndaloni

Posted: 15 Aug 2017 06:33 AM PDT

Dhimbja e dhëmbit është një problem që padyshim prek të gjithë njerëzit.

Por, për fat të keq, jo të gjithë shkojnë tek denstisti, duke e lënë veten pas dore. Kështu, për personat që nuk e vizitojnë klinikën e dentistit, është dhënë një këshillë shumë efektive. Ujë i ngrohtë me kripë: në një gotë ujë të ngrohtë hidhni një lugë gjelle kripë. Uji i kripur do të reduktojë enjtjen dhe inflamacionin që mund të shkaktohet nga dhimbja e dhëmbit. Përdoreni në formë gargare.

Ujë me kripë dhe piper: përzieni një lugë çaji kripë me një lugë çaji piper dhe pak ujë, bëni një pastë me këto përbërës dhe fërkoni dhëmbin që ju dhemb për disa minuta.
Hudhër: hudhra është një tjetër ilaç efikas për të reduktuar dhimbjen e dhëmbit. Thjesht pritni një thelb hudhre, hidhini pak kripë dhe vendoseni në dhëmbin e infektuar. Mbajeni për disa minuta dhe dhimbja do t'ju reduktohet.
Karafil: vendosni një copë karafil në dhëmb ose bëni ujë të ngrohtë me karafil dhe shpërlani herë pas here gojën.
Xhenxhefil: bëni çaj xhenxhefili dhe përdoreni në formë gargare. Xhenxhefili është i njohur për vetitë qetësuese.
Kube akulli: vendosni disa kube akulli në një garzë pambuku dhe vendosini mbi nofullë ose faqe pranë dhëmbit që ju dhemb. Kjo mënyrë do të mpijë zonën përreth dhe do të reduktojë dhimbjet.

Ekspertët flasin, ja sa është kohëzgjatja ideale për të kryer marrëdhënie seksuale. Do të befasoheni

Posted: 15 Aug 2017 06:22 AM PDT

Ekspertët e seksit kanë ardhur me një këshillë të re. Bëhet fjalë për kohëzgjatjen e seksit, në mënyrë që të jetë e kënaqshme dhe e plotë.

Sipas tyre, që seksi të jetë i kënaqshëm, duhet të zgjasë 7- 13 minuta.
Akti seksual ideal duhet të zgjasë 7-13 minuta
Në bazë të këtyre studimeve, është nxjerrë përfundimi se një akt seksual i kënaqshëm duke të zgjasë prej 7 deri në 13 minuta.

Pra, nuk duhet ta teproni. Nëse kalohet kjo kohë, për shembull, mund të lind rreziku të mërziteni, sepse koha e gjatë mund të bëjë që të humb vëmendja dhe koncentrimi, duke i lënë vend preokupimeve dhe mendimeve të jetës së përditshme.
Vetëm dy minuta, një zhgënjim i madh
Seksi që zgjat vetëm di minuta, është e qartë se mund të ndodh, por ai nuk është aspak i kënaqshëm për çiftin. Objektivisht, 120 sekonda janë vërtetë pak dhe lënë shije të zhgënjimit. Ne duhet të angazhohemi më shumë, me kusht që të mos ketë problematika, siç është derdhja e parakohshme. Në këtë rast, do të shkonim më shumë se dy minuta…
Në mes 3 e 7 minuta, fillon serioziteti
Të themi se mund të nisim të flasim për një seks të vërtetë, i cili zhvillohet në mes minutave 3 e 7. Në këtë periudhë nis edhe kënaqësia e vërtetë, edhe pse do të ishte mirë nëse mund ta zgjasim kohën edhe më shumë. Së paku nuk do të mbeteshim të zhgënjyer dhe do të ëndërronim se mund të përmirësohemi.
I rëndësishëm është kualiteti i një raporti
Natyrisht, të gjithë e dimë se në shtrat nuk mund dhe nuk duhet të ekzistojnë rregulla të rrepta dhe secili duhet të kënaqet në mënyrë dhe në kohë të ndryshme. Hulumtuesit kanë kuptuar se për ta pasur një seks të kënaqshëm, nuk është i nevojshëm rekordi i kohëzgjatjes së tij. Ajo që është e rëndësishme është gjithmonë kualiteti në raport.
"Duhet t'i kalojmë stereotipat e vendosura nga pornografia dhe nga kultura popullore, që gjenerojnë pritje joreale dhe për këtë arsye shfaqen pakënaqësitë", shpjeguan psikologët Eric Corty e Jenay Guardiani nga 'Penn State University'. Studimet e kaluara kishin treguar se shumë meshkuj dhe femra dëshironin një raport seksual që i kalon 30 minuta, një kohë e konsideruar e ekzagjeruar nga seksologët.

U deklarua i zhdukur nga familja, policia e gjen në Greqi, djali shokon me deklaratën e tij

Posted: 15 Aug 2017 06:12 AM PDT

Një person nga Tirana ishte deklaruar i zhdukur nga familja, duke shkaktuar alarm.

Menjëherë, policia ka nisur kërkimet, ndërsa një ditë më parë njofton se e ka gjetur personin në fjalë në Greqi. Mësohet nga burimet nga Komisariati i Policisë Nr. 3 në kryeqyteti, se shtetasi me iniciale R. J., kishte deklaruar në polici se ishte larguar për punë.

Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more