Skip to main content

INSAJDERI: “Zbulohet plani i Messit për të mbajtur Neymarin te Barça” plus 19 more

INSAJDERI: “Zbulohet plani i Messit për të mbajtur Neymarin te Barça” plus 19 more


Zbulohet plani i Messit për të mbajtur Neymarin te Barça

Posted: 15 Aug 2017 10:04 AM PDT

Lionel Messi ishte njeriu i fundit që kishte tentuar të bind Neymarin për qëndrim te Barcelona, raporton Diario Sport.

Sipas këtij mediumi spanjoll, Messi i kishte premtuar Neymarit se do t'i ndihmonte ta fitonte Topin e Artë.

Messi dhe Luis Suarez ishin lojtarët e fundit që u takuan me 25-vjeçarin në një hotel të New Jerseyt për ta bindur që të qëndrojë Neymarin. Takimi i treshes sulmuese ka ndodhur para se Barça të zhvillonte miqësoren ndaj Juventusit në muajin korrik.

Messi i kishte thënë Neymarit: "Çfarë dëshiron? Dëshiron Topin e Artë? Unë do të ndihmoj për këtë", raporton Diario Sport, transmeton Koha.net.

Ky ishte "veprimi i fundit" i Messit për ta bindur Neymarin që të qëndrojë te Barcelona. Neymari kishte kërkuar që të ekzekutojë gjuajtjet e lira dhe penalltitë më shpesh dhe të ketë një rol kryesor për përfundimin e sulmeve të Barcelonës, derisa Messi të luante rolin e një organizatori.

The post Zbulohet plani i Messit për të mbajtur Neymarin te Barça appeared first on INSAJDERI.

NISMA e kandidon Zafir Berishën në Prizren

Posted: 15 Aug 2017 09:52 AM PDT

Zafir Berisha është nominuar për kandidat të Komunës së Prizrenit nga partia e tij Nisma për Kosovën.

Lajmin e ka konfirmuar vet Berisha në emisionin Info Box të RTV Dukagjinit, raporton Gazeta Online Insajderi.

Zafir Berisha është deputet i zgjedhur i Kuvendit të Kosovës, por do të dorëhiqet nga ky post për të kandiduar në Prizren. /Insajderi.com

The post NISMA e kandidon Zafir Berishën në Prizren appeared first on INSAJDERI.

Krasniqi e quan të paligjshëm emërimin e ministrave të rinj nga qeveria në largim

Posted: 15 Aug 2017 09:35 AM PDT

Kryetari i këshillit kombëtar nga NISMA, Jakup Krasniqi, ka kritikuar qeverinë në largim për emërimin e ministrave të rinj.

Krasniqi përmes një shkrimi në llogarinë e tij në Facebook, ka thënë se një situatë e tillë e ngjashme ishte edhe më herët por emërime nuk ka pasur. Ai ka thënë emërimi i këtyre ministrave vetëm sa do ta dëmtoj buxhetin e shteti, ku dhe të cilët do të i gëzojnë të drejtat sikurse ministrat paraprak.

"Një situatë të ngjashëm e kishim edhe para tri viteve, por qeveria në dorëheqje e vazhdoi punën pa emërime të reja, madje kjo pat ndodhur edhe në vitin 2010, por, emërim të ministrave edhe pas dorëheqjeve nuk pat pasur".

"Është e qartë me këto veprime dëmtohet Buxheti i Kosovës edhe ashtu i varfër. Madje ministrat e ri a do t'i gëzojnë të drejtat si ministrat paraprak? Pastaj, a ka ligj qeveria që do t'ia mundësonte këto emërime? A nuk po bëhet kjo për t’i shpërblyer bashkëpartiaket", ka shkruar Krasniqi.

Më tutje Krasniqi emërimin e ministrave të rinj e ka kujtuar të pa ligjshëm.

"Në rastet e tilla, siç është rasti ynë, veprimet qeverisëse janë kryesisht administrative, pra janë veprime jo politike. Emërimet e Ministrave dhe jo vetëm këto, janë kryekreje politike dhe si të tilla janë të pa ligjshme. E çuditshme nuk është kjo që është duke ndodhur në ekzekutivin e Kosovës. E çuditshme është heshtja e segmenteve të organizuara të shoqërisë shqiptare në Kosovë?! Shqetësuese është shkalla e ultë e reagimit ndaj fenomeneve negative që ndodhin rreth nesh", ka shkruar Krasniqi./Insajderi.com

 

 

The post Krasniqi e quan të paligjshëm emërimin e ministrave të rinj nga qeveria në largim appeared first on INSAJDERI.

Presidenti i UEFA-s viziton Kosovën

Posted: 15 Aug 2017 09:34 AM PDT

Federata e Futbollit të Kosovës ka njoftuar se Aleksander Ceferin, shefi i UEFA-s, do të vizitojë Kosovën të enjten.

Ceferin do të ketë takime me zyrtarë të FFK-së dhe të qeverisë.

Presidenti i UEFA-s do të vizitojë stadiumin e Prishtinës dhe krejt në fund do të ketë një konferencë për media që do të mbahet në zyrat e FFK-së.

The post Presidenti i UEFA-s viziton Kosovën appeared first on INSAJDERI.

Hoffenheim – Liverpool: formacionet e mundshme, transmetimi dhe informacione të tjera

Posted: 15 Aug 2017 09:26 AM PDT

Liverpooli zhvillon sot ndeshjen e vlefshme për plejofin e Ligës së Kampionëve ndaj skuadrës gjermane, Hoffenheim. Fati i kualifikimit të Liverpoolit në Ligën e Kampionëve varet nga dy ndeshjet kundër Hoffenheimit.

Ndeshja mes skuadrës gjermane dhe asaj angleze do të zhvillohet sot me fillim nga ora 20:45.

Liverpooli futet në këtë takim pas një barazimi në kampionat ndaj Watfordit me rezultat 3-3 dhe pas spekulimeve të shumta rreth të ardhmes së brazilianit Philippe Coutinho.

Formacionet e mundshme

Skuadra e Jurgen Klopp do të vuajë mungesat e Coutinhos, Ings, Sturridge, Clyne dhe Llallana në takimin e parë ndaj Hoffenheimit.

Ndërsa, Hoffenheim nuk ka asnjë mungesë për ndeshjen e sotme të pleofit të Ligës së Kampionëve.

Transmetimi

Në Kosovë, ndeshja mes Hoffenheim dhe Liverpool do të transmetohet nga platforma kabllore Kujtesa Sport.  /Insajderi.com

The post Hoffenheim – Liverpool: formacionet e mundshme, transmetimi dhe informacione të tjera appeared first on INSAJDERI.

Hoti tregon përse lëshoi mbledhjen e LDK-së

Posted: 15 Aug 2017 09:25 AM PDT

I nominuari për kryeministër nga koalicioni LAA, Avdullah Hoti ka treguar se sot ka dalë më herët nga takimet konsultuese të LDK-së për shkak të angazhimeve tjera që i ka.

Më tutje Hoti ka thënë se LDK do të dalë më propozimet më të mira për kryetarë të komunave.

"Për shkak te angazhimeve te tjera, kam dale me herët nga takimet konsultuese qe po mbahen ne LDK lidhur me kandidaturat për kryetar te komunave. Kjo është e vërteta lidhur me titujt e dhëne neper media se e kam lëshuar mbledhjen e kryesisë".

"LDK do te dale me propozimet me te mira per kryetar te komunave. Po ndërtohet një koncenzus shume i gjere ne ketë aspekt përmes frymës demokratike qe i ka hije LDK-se", thuhet në postimin e Hotit në Facebook.

The post Hoti tregon përse lëshoi mbledhjen e LDK-së appeared first on INSAJDERI.

Daçiqi thotë se shqiptarët synojnë ta marrin Sanxhakun

Posted: 15 Aug 2017 09:17 AM PDT

Në artikullin e së përditshmes "Frankfurter Allgemeine Zeitung" mbi debatin aktual në Serbi për më shumë realizëm ndaj çështjes së Kosovës, nënvizohet se pas presidentit Aleksandar Vuçiq është ministri i Jashtëm serb, Ivica Daçiq, ai që hedh ide për Kosovën.

"Serbia gjithmonë ka humbur përmes një politike jorealiste dhe utopike 'gjithçka ka arritur me gjak', shkruan Daçiq në një tekst me pasazhe luftarake, të botuar të hënën në gazetën 'Novosti’".

Sipas Daçiqit, qëllimi i shqiptarëve është krijimi i "Shqipërisë së Madhe". "Kjo Shqipëri e madhe kërcënon të jetë 'shteti më vital i Ballkanit' dhe një instrument i ndikimit perëndimor në rajon."

Daçiq vazhdon me paralajmërime se shqiptarët kanë në plan të bashkojnë veriun e Kosovës me Sanxhakun për të 'rigjallëruar territorin historik-osman'.

"Një lidhje e 'Kosovës së islamizuar' me Sanxhakun, sipas Daçiqit do të ishte një dështim më i madh për popullin serb, më i madh se të gjitha dështimet e popullit serb në shekullin e 20-të."

Propozimi i Daçiqit për zgjidhjen e problemeve të Serbisë nuk është edhe aq i ri – ndarja e Kosovës e bashkimi de jure i veriut të Kosovës me Serbinë. Përveç kësaj, sipas tij, "manastiret serbe dhe kishat e Fushë-Kosovës duhet të marrin statusin autonom".

FAZ analizon se Daçiqi e shikon të vetmen zgjidhje realiste për Kosovën në atë '"që territoret ku jetojnë serbët, të bashkohen me Serbinë, dhe pjesët e tjera ku jetojnë shqiptarët të pavarësohen'.

Me sa duket Beogradi ndjek planin se pika që pikon pandërprerë do të jetë "ajo që do ta gërryejë Fushë-Kosovën", shkruan FAZ. /DW/

The post Daçiqi thotë se shqiptarët synojnë ta marrin Sanxhakun appeared first on INSAJDERI.

Selena Gomez ka dëshirë të madhe të bashkëpunojë me Eminem

Posted: 15 Aug 2017 09:16 AM PDT

Këngëtarja amerikane Selena Gomez ka zbuluar për fansat e saj se me kë cilin artist do të bashkëpunonte po ta kishte mundësinë.

Kjo u bë e ditur pasi që një fans i këngëtares e pyeti në Twitter për bashkëpunimin e saj të ëndrrave. Këngëtarja ishte përgjigjur vetëm me "Eminem".

Ky bashkëpunim i mundshëm mund që të jetë diçka speciale, pasi që artistët janë komplet zhanre të ndryshme./Insajderi.com

 

The post Selena Gomez ka dëshirë të madhe të bashkëpunojë me Eminem appeared first on INSAJDERI.

“I dërguari i SHBA-ve i premtoi Millosheviçit se nuk do të njihej pavarësia e Kosovës”

Posted: 15 Aug 2017 09:09 AM PDT

Ministri i Jashtëm serb dhe zëvendëskryeministri i parë i Serbisë në një bisedë për tabloidin Srpski Telegraf, ka folur për Marrëveshjen e Dejtonit, marrëveshje e paqes që në vitin 1995 përfundoi luftën në Bosnje-Hercegovinë. Daçiq ka thënë se asnjë organ shtetëror në Serbi nuk zotëron kopjen origjinale të kësaj marrëveshje, shkruan Insajderi.

Daçiq në këtë bisedë ka thënë se një letër e dërguar nga SHBA e Richard Holbrooke e dërguar për ish-presidentin serb dhe jugosllav Sllobodan Millosheviç, në të cilin Holbrooke deklaronte se Shtetet e Bashkuara “kurrë nuk do ta njohin Kosovën”.

“Të gjithë pretendojnë injorancën kur e pyes, por është e paimagjinueshme që Serbia nuk do të ketë një kopje të Marrëveshjes së Dejtonit. Të gjithë ndihmësit e Millosheviqit pohojnë se sekretari i tij betohet se Millosheviçi e ka quajtur atë dhe i ka dhënë një copë letre ku Holbrooke – Ndërmjet Perëndimit dhe Serbisë dhe të dërguarit të SHBA-së – nënshkruar për Millosheviqin (gjatë negociatave në 1998 dhe 1999) se Amerika kurrë nuk do ta njohë Kosovën “, tha Daçiq.

The post "I dërguari i SHBA-ve i premtoi Millosheviçit se nuk do të njihej pavarësia e Kosovës" appeared first on INSAJDERI.

Shkëndija i prezantohet Milanit: Jemi ilirë, shqiptarë e myslimanë

Posted: 15 Aug 2017 09:01 AM PDT

Dy ditë para ndeshjes së plejofit të Ligës së Evropës ndërmjet Shkëndijës së Tetovës dhe Milanit, skuadra tetovare ka publikuar një video ku i prezantohet italianëve dhe tregon për veçoritë e Tetovës.

“I dashur Milan, ne jemi Shkëndija nga Tetova”, nis rrëfimi i tetovarëve në videon ku u prezantohen italianëve të Milanit.

Në këtë video, klubi i Shkëndijës thotë se qyteti i Tetovës është zbuluar 1000 vjet para erës sonë nga ilirët e lashtë.  “Nga ilirët e lashtë, qyteti jonë ishte zbuluar 1000 vjet para erës sonë”, thuhet në videon e publikuar në Youtube.

Më tej, klubi i Shkëndijës thekson faktin se Tetova krenohet me xhaminë e qytetit të saj, duke vënë në dukje faktin se popullësia e Tetovës është me shumicë myslimane.

Por përveç fakteve rreth Tetovës, klubi i Shkëndijës u tregon italianëve se edhe pse ata njihen për picat më të mira në botë, Tetova ka kuzhinerin më të mirë, Rene Redzepin. /Insajderi.com

Videoja e publikuar sot nga Shkëndija e Tetovës:

The post Shkëndija i prezantohet Milanit: Jemi ilirë, shqiptarë e myslimanë appeared first on INSAJDERI.

LDK deklarohet rreth kandidatit të saj për kryetar të Prishtinës

Posted: 15 Aug 2017 08:53 AM PDT

Tashmë kanë filluar të bëhen publike emrat e kandidatëve për kryetar komunash, ku deri të martën duhet të dorëzohen të gjitha emrat për kandidatë nga të gjitha partitë në KQZ.

Përderisa në kryeqytet është zyrtarizuar emri i Shpend Ahmetit si kandidat për kryetar të Prishtinës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Lidhja Demokratike e Kosovës ende nuk ka paraqitur kandidatin e vet për këtë komunë.

E sa i përket kësaj, LDK ende nuk ka marr ende ndonjë vendim se me kë do kandidojnë në zgjedhjet lokale.

Ata ende janë në debat të brendshëm për këtë çështje.

Kështu ka deklaruar për Indeksonline nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri i cili thotë ky vendim nuk do të merret as sot.

"Jemi ende në debat të brendshëm. Nuk merret vendimi sot", ka thënë shkurt Haziri.

LDK tashmë ka nisur mbledhjen e saj ku po diskutohet për emrin e mundshëm nga kjo parti për të parin e kryeqytetin.

Partia e Isa Mustafës javën e kaluar ka zyrtarizuar kandidatët në komunat të cilat aktualisht udhëheq

The post LDK deklarohet rreth kandidatit të saj për kryetar të Prishtinës appeared first on INSAJDERI.

Kanë vdekur 54 persona që ishin nisur për ta kryer haxhin

Posted: 15 Aug 2017 08:46 AM PDT

Bëhet e ditur se deri më tani kanë humbur jetën 54 kandidatë për haxhninj të cilët kanë mbërritur në tokat e shenjta për të kryer pelegrinazhin.

Në deklaratën e publikuar nga Drejtoria e Përgjithshme e Pasaportave të Arabisë Saudite, është theksuar deri më tani kanë humbur jetën 54 kandidatë për haxhinj të cilët kanë ardhur nga vendet e ndryshme për të kryer pelegrinazhin.

Në deklaratë u theksua se vdekjet kanë ndodhur për shkaqe si “temperatura të larta dhe mosha mesatare e lartë e kandidatëve të haxhinjve që kanë mbërritur në tokat e shenjta”.

Në njoftimin e mëparshëm të institucionit ishte bërë e ditur se kanë humbur jetën 31 kandidatë për haxhinj.

Mbi 728 mijë kandidatë për haxhinj në tokat e shenjta

Nga ana tjetër sipas Drejtorisë së Përgjithshme të Pasaportave numri i kandidatëve për haxhinjë që kanë mbërritur në vend deri në dje ka arritur shifrën 728 mijë e 98, shkruan AA.

Mësohet se 713 mijë e 656 prej këtyre duke e përdorur linjën ajrore, 13 mijë e 729 komunikacion tokësor ndërsa 713 nga deti. Gjithashtu u theksua se ka një rritje prej 18 për qind në krahasim me vitin e kaluar.

The post Kanë vdekur 54 persona që ishin nisur për ta kryer haxhin appeared first on INSAJDERI.

Henry kritikon Arsenalin, por ndryshe mendon për Granit Xhakën

Posted: 15 Aug 2017 08:29 AM PDT

Legjenda e Arsenalit, Thierry Henry, ka kritikuar ashpër Arsenalin për lojën e bukur, duke thënë se rezultatet janë prioritare.

Ai po ashtu ka këshilluar yllin shqiptar, Granit Xhaka, që të luaj më afër portës.

Në kohërat e arta të Arsenalit, tifozët mbajnë mend sesi lojtarë të tillë si Thiery Henry abuzonin me mbrojtjet kundërshtare me veprime teknike dhe gola të bukur, por garantonin gjithashtu edhe trofe.

Vite distancë nga largimi i sulmuesit francez, te londinezët ndikon gjithmonë mendimi i ish-numrit legjendar 14.

Henry ka kritikuar mënyrën e lojës së Arsenalit, duke lënë të kuptohet se duhen rezultate dhe gola, e jo qarkullim topi. Pasiguria për të ardhmen e Aleksis Sanchez, është larguar disi me blerjen e Lacazette.

"Arsenali ka nevojë për t'u larguar nga futbolli i bukur dhe duhet të bëhet më i drejtpërdrejtë. Granit Xhaka për shembull, ka këtë stil loje direkt dhe ka një të majtë fantastike, që duhet ta shfrytëzojë dhe të mos humbasë kohën të qarkullojë topin në mesfushë. Pse duhet të qarkullosh topin kur mund ta dërgosh atë në rrjetë? Xhaka duhet ta bëjë këtë dhe të mësohet me rolin e Lacazette", tha Thierry Henry.

Arsenal fitoi përmes spektaklit përballjen e parë të Premier ligës kur u imponua 4-3 ndaj Leicester City, por mbrojtja ka treguar sërish oshilacione, edhe pse jemi vetëm në startin e sezonit.

The post Henry kritikon Arsenalin, por ndryshe mendon për Granit Xhakën appeared first on INSAJDERI.

Deputeti i PDK-së akuzon Albin Kurtin se refuzoi uniformën e UÇK-së dhe iku nga lufta

Posted: 15 Aug 2017 08:29 AM PDT

Deputeti i PDK-së Hajdar Beqa thotë se Dardan Molliqaj dhe Frashër Kasniqi, që të dytë janë ata që i kanë sulmuar institucionet e vendit. Të njëjtit sipas tij, po marrin guximin edhe ta njollosin luftën e UÇK-së.

Beqa thekson se gjuha e tyre e urrejtjes ndaj luftëtarëve të lirisë nuk e njollos asnjëherë luftën çlirimtare.

"Dardan Mollotoviqi dhe terroristi Frashër Krasniqi, kjo dyshe që kanë udhëhequr sulmet terroriste ndaj institucioneve të shtetit, ndaj pjesëtarëve të Policisë së Kosovës (shumica nga ta ish-pjesëtarë të UÇK-së), kanë marrë guximin të njollosin luftën çlirimtare dhe emblemën e UÇK-së", shkruar Beqa.

Deputet i PDK-së më tej e ka akuzuar Albin Kurtin kandidatin e Vetëvendosjes për kryeministër se gjatë kohës së luftës e ka refuzuar uniformë e UÇK-së dhe ka ikur.

"Të mjerët veç zanin ia kanë dëgjuar luftës, ndërsa rrëfimet për UÇK-në i kanë marrë nga udhëheqësi i bandës së tyre kriminale, Albin Kurti, i cili kur ka qenë koha për të luftuar, e ka refuzuar uniformën e UÇK-së dhe ka ikur", ka shkruar Beqa.

"Mollotoviq dhe ti terroristi i vogël i tij, për UÇK-në ju vetëm mund të vazhdoni të shpifni e ta urreni, por sa e doni ju atë dhe udhëheqësit e luftës çlirimtare, e dinë të gjithë qytetarët e vendit tonë. Gjuha juaj e urrejtjes ndaj luftëtarëve të lirisë nuk e njollos asnjëherë luftën çlirimtare, ndërsa ju dy kryebanditët që keni orkestruar sulmet ndaj institucioneve shtetërore të krijuara me mund e gjak të luftëtarëve të lirisë, së shpejti do t'ju vijë fundi", ka shkruar Beqa.

The post Deputeti i PDK-së akuzon Albin Kurtin se refuzoi uniformën e UÇK-së dhe iku nga lufta appeared first on INSAJDERI.

A do të jetë Arbana Xharra kandidate për kryetare të Gjakovës?

Posted: 15 Aug 2017 08:23 AM PDT

Arbana Xharra ka mohuar të jetë nominuar si kandidate e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) në Komunën e Gjakovës, pavarësisht raportimeve në media se ish-gazetarja është përzgjedhur nga partia për të kandiduar në zgjedhjet lokale në Gjakovë.

Gjatë ditës së sotme portali Indeksonline raportoi se Xharra është nominuar nga PDK-ja për të kandiduar në zgjedhjet lokale në Gjakovë, që mbahen më 22 tetor të këtij viti.

Po ashtu, siç raportonte ky medium, për nominimin e Xharrës është diskutuar edhe në nivelin qendror të PDK-së.

Por, Xharra e ka demantuar lajmin përmes një shkrimi të publikuar në rrjetin social Facebook. Anëtarja e PDK-së ka thënë se “s’ka asnjë vendim” rreth kandidimit të saj për kryetare të Komunës së Gjakovës, raporton Insajderi.

“Ish-kolege gazetare, keni mujte me marre deklarate prej meje, per me vertetu qe kjo informate eshte nje genjeshter e madhe. S’ka asnje vendim per kandidim timin ne Gjakovë”, ka shkruar Xharra në rrjetin social Facebook.

Xharra, e lindur në Gjakovë, shpeshherë ka kritikuar punën e ish-kryetares së Gjakovës, Mimoza Kusari-Lilës.

Përveç Lëvizjes Vetëvendosje, e cila ka zyrtarizuar Driton Çaushin si kandidat për kryetar të Gjakovës, asnjëra nga partitë e tjera nuk kanë bërë zyrtare emrat e kandidatëve të tyre për kryetar të kësaj komune. /Insajderi.com

 

 

The post A do të jetë Arbana Xharra kandidate për kryetare të Gjakovës? appeared first on INSAJDERI.

Konjufca idenë e Pacollit e quan amnisti për PDK-në

Posted: 15 Aug 2017 08:21 AM PDT

Shefi i grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca ka folur për idenë e kryetarit të AKR-së, Behgjet Pacolli, i cilit kishte propozuar kohë më parë për një Qeveri gjithëpërfshirëse.

Ai ka thënë se nuk pajtohet aspak me propozimin e Pacollit për qeverinë gjithëpërfshirëse sepse sipas tij do të ishte ide e keqe për Kosovës dhe do të ishte një lloj amnistie për keqpërdorimet dhe keqqeverisjen e deritanishme të PDK-së.

"Mirëpo, me idetë e tyre nuk pajtohem fare. Qeveria gjithëpërfshirëse do të ishte një ide e keqe për Kosovën, do të ishte njëfarë lloj amnistie për keqpërdorimet dhe për keqqeverisjen e deritanishme, kryesisht të dominuar nga PDK-ja".

"Për ne zgjidhja më e mirë është që PDK-ja të shkonte në opozitë. Pra një zgjidhje, e qeverisjes së ardhshme ku PDK-ja do të shkonte në opozitë, e jo një Qeveri ku PDK-ja do të ishte pjesë, pra PDK-ja do të ishte pjesë e një qeverisje të ardhshme", ka thënë Konjufca për REL.

Tutje Konjufca ka folur edhe për koalicionin LAA, ai ka thënë se që nga propozimi i Pacollit për Qeveri gjithë përfshirës e deri tek ultimatumi i fundit vërehet një lloj pavarësie brenda koalicionit LAA.

Zoti Pacolli prej fillimi ka dashur të tregojë se grupacionit të cilit ai i përket, e që është brenda koalicionit LAA, nuk është i asimilueshëm brenda atij koalicioni, se e ka një lloj subjektivitetit të vetin, dhe ai është shumë i etur që të tregohet kjo lloj pavarësie në politikë. Prej propozimit të tij për Qeveri gjithëpërfshirëse, e deri tek ky ultimatumi i fundit, vërehet njëfarë lloj pavarësie e grupit të tyre brenda koalicionit LAA.

The post Konjufca idenë e Pacollit e quan amnisti për PDK-në appeared first on INSAJDERI.

Policia gjermane në kërkim të 22 ton çokollate të vjedhur

Posted: 15 Aug 2017 07:57 AM PDT

Në Gjermani janë vjedhur 22 ton çokollatë, ndërsa policia është angazhuar në zbardhjen e rastit.

Zëdhënësi i policisë, Martin Ahlich, deklaroi se gjatë fundjavës në Neustadt është vjedhur një rimorkio ku ishin çokollatat.

Ahclih tha se në mesin e çokollatave të vjedhura ndodhen edhe prodhime të brendeve të njohura botërore, vlera e të cilës llogaritet nga 50-70 mijë euro.

Ai shtoi se ai supozohet se autorët e vjedhjes i kanë transportuar me kamion dhe se policia është duke punuar për kapjen e tyre, shkruan AA.

Sipas tij, ende e është e paqartë nëse autorët e ngjarjes ishin në kërkim të çokollatave apo rimorkios.

The post Policia gjermane në kërkim të 22 ton çokollate të vjedhur appeared first on INSAJDERI.

A do t`i pagëzojnë zviceranët së shpejti fëmijët e tyre me emra shqiptarësh?

Posted: 15 Aug 2017 07:48 AM PDT

Në përmbyllje të një serie shkrimesh mbi Kosovën, shqiptarët e Kosovës dhe lidhjet e tyre me Zvicrën, portali Watson ka zhvilluar një intervistë me ekspertin e njohur zviceran të integrimit, Thomas Kessler. Në këtë intervistë, trajtohet çështja e evoluimit  të imazhit të shqiptarëve në Zvicër nga vitet e fillimit të ardhjes se tyre këtu e deri tash, transmeton albinfo.ch.

"Nga migrantët problematikë te migrantët shembullorë brenda pak viteve: Imazhi i kosovarëve ka evoluuar në mënyrë rapide", fillon artikulli, në të cilin eksperti i migracionit, Thomas Kessler sqaron këtë evoluim dhe përgjigjet "nëse zviceranët së shpejti do t`i pagëzojnë fëmijët e tyre me emra si Granit në vend të Luca".

Kessler thotë se është mbresëlënës fakti se si ka ndrxshuar ky imazh, madje në mënyrë të shumëfishtë. "Në vitet `70, gastarbajterët shqiptarë konsideroheshin si migrantë të heshtur e luajalë. Kur shpërtheu lufta në Kosovë, fillimisht kishte mëshirë për ta si refugjatë nga Ballkani. Por pastaj fokusi u vendos në problemet e integrimit, si për shembull në figurën e "raser"-it  ballkanik (ngasësit të çmendur të veturave).

Ishte koha kur nxënësit kosovarë, të ardhur si refugjatë, "mungesën e njohjes së gjuhës ndodhte ta kompensonin me dhunë fizike", përcjell albinfo.ch. Ndërkaq figura e "raserit", sipas ekspertit, ka një bazë reale: kulti i veturave dhe i vozitjes së shpejtë është realitet në kulturën e popujve jugorë. Ndërsa sot kosovarët nga shumica e zviceranëve perceptohen si fqinj dhe kolegë pune të ndershëm".

Më tutje gazetarja e konsideron si "pikë kthese" në imazhin e shqiptarëve vitin 2011, kur për të fundit herë figura e tyre u përdor si një objekt fushate kundër të huajve. "Ndërkohë që figura e kosovarëve kriminelë në fushatën e iniciativës së dëbimit të të huajve kriminelë (2011) ishte e kudogjendshme, në debatin për iniciativën e jetësimit, (2016) kosovarët as që janë përmendur fare".

Këtë e konfirmon edhe Kessler sipas të cilit pllakati i famëkeq i SVP-së "Kosovarët therin zviceranin" është pika më e ulët e problemit të imazhit të kosovarëve, përcjell albinfo.ch. Që atëherë, fillon ngritja shoqërore e tyre. Shumë nga ish refugjatët kanë bërë ndërkohë karrierë dhe fitojnë mirë në lëmin komercial. Pastaj, në fokus të opinionit ndërkohë hynë grupe tjera të huajsh si eritreanët ose arabët etj.

Ndonëse  në punë të imazhit të shqiptarëve sheh paralele me imazhin e italianëve të viteve 60-70, Kessler e pranon se te  rasti i shqiptarëve (kosovarëve) problemi është më i mprehtë. Kjo për faktin se vendi prej nga vijnë ata ende vazhdon të jetë në krizë politike, për ndryshim nga Italia.

Duke e përshkruar ritmin e shpejtë të përmirësimit të imazhit të shqiptarëve, dhe duke e krahasuar atë me imazhin (e mirë) të italianëve pyetja e radhës që i imponohet gazetares është: nëse së shpejti do të hamë darkë kosovare dhe fëmijët tanë do t`i pagëzojmë me emra si : Granit në vend të Luca?

Sigurisht se aq larg nuk do të shkojë puna, kur dihet se çfarë nami ka në botë kuzhina italiane ndërsa për kuzhinën kosovare nuk dimë edhe shumë. Edhe emrat kosovarë për fëmijët zviceranë nuk është se do të bëhen shumë shpejt përditshmëri, transmeton albinfo.ch. Por ajo që shihet është rritja e interesimit për Shqipërinë si destinacion turistik. "Konotacioni me diellin dhe përjetimet nga pushimet verore do ta duhej ta përmirësonte edhe më shumë imazhin e shqiptarëve në Zvicër."

The post A do t`i pagëzojnë zviceranët së shpejti fëmijët e tyre me emra shqiptarësh? appeared first on INSAJDERI.

Aksioni i policisë në “Zone Club” dhe arrestimi i dy pronarëve [video]

Posted: 15 Aug 2017 07:45 AM PDT

Policia e Kosovës arrestoi dy anëtarë të stafit menaxhues të klubit të natës "Zone" në Prishtinë të premtën e 11 gushtit, pasi sipas policisë, të dy personat nuk kishin pranuar të zbatojnë urdhërat e policëve në detyrë zyrtare.

Policia e Kosovës kishte pritur tre ditë për të njoftuar për aksionin e ndërmarr në "Zone Club", kur përmes një njoftimi për shtyp deklaruan se dy personat e arrestuar në klubin e natës në Prishtinë ishin sjellë në "mënyrë arrogante me njësitet policore".

"Gjatë operacionit njësitet policore janë ballafaquar me mosbashkëpunim dhe sjellje arrogante nga ana e dy personave të dyshuar të cilët janë shoqëruar në stacion policor", njoftoi sot Policia e Kosovës, raporton Insajderi.

Insajderi merr vesh se dy të arrestuarit në “Zone Club” natën e së premtes kanë qenë dy aksionarët e klubit të natës, Petrit Kllokoqi dhe Kushtrim Sahiti.

Në një video që Gazeta Online Insajderi ka siguruar, shihen dy aksionarët e “Zone Club” teksa nxirren jashtë klubit të natës nga njësitet policore.

Aksionari tjetër i kompanisë, Dekorim Sahiti deklaroi të hënën për Insajderin se “Zone Club” do të ngrit padi kundër Policisë së Kosovës për aksionin e ndërmarr të premtën.

Sahiti pretendonte se policia ka vepruar kundërligjshëm me rastin e arrestimeve të dy aksionarëve të tjerë të kompanisë. /Insajderi.com

The post Aksioni i policisë në “Zone Club” dhe arrestimi i dy pronarëve [video] appeared first on INSAJDERI.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Nënkryetari i PDK-së: Presim që nesër të dakordohemi edhe për ditën e seancës

Posted: 15 Aug 2017 07:43 AM PDT

Takimi i nesërm konsultativ në mes të koalicionit PAN dhe të kryesuesit të Kuvendit Adem Mikullovci pritet që të rezultojë në arritjen e caktimit të datës së seancës së radhës.

Nënkryetari i PDK-së thotë se shpresojnë në një dakordim mes palëve. Por nuk dihet nëse aty do të shkojë dikush tjetër përveç PAN-it. Ky takim vjen pas dështimit të pesë seancave të kaluara për t'u formuar institucionet.

Ndonëse kishte thënë se nuk do të ketë mbledhje konsultative, kryesuesi i seancës Adem Mikullovci ia ka mundësuar PAN-it që të mërkurën (nesër) të mblidhen për të diskutuar rreth kërkesës së tyre rreth seancës.

Nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, thotë për Gazetën Express se shpreson që të nesërmen të arrihet edhe deri te caktimi i datës së seancës.

"Ne shpresojmë se përmes dakordimit në takimin konsultativ do të përcaktohet data e mbajtjes se seancës", është shprehur Memli Krasniqi.

Ndërkohë që në takimin e thirrur për nesër e ka mohuar pjesëmarrjen e tyre Lëvizja Vetëvendosje, derisa qëndrimin e tyre nuk e ka bërë të ditur ende koalicioni LAA.

Por, një takim tjetër pritet që të zhvillohet ditën e nesërme nga koalicioni LAA, i cili do të organizojë një tryezë diskutimi në Kuvendin e Kosovës, e ku temë kyçe do të jetë bllokada drejt formimit të institucioneve pas zgjedhjeve të 11 qershorit. Ata në tryezën e tyre nuk e kanë ftuar vetëm koalicionin PAN.

Deri më tani janë pesë seanca të cilat kanë dështuar në zgjedhjen e kryeparlamentarit dhe të nënkryetarëve, pasi koalicioni PAN nuk ka pranuar që të marrin pjesë. Arsyeja për këtë, sipas tyre, ishte se seancat janë thirrur njëanshëm.

Sot, PAN-it i është bërë edhe një kërcënim nga zyrtari i Nismës, Milaim Zeka. Ky i fundit ka thënë se nëse PAN-i nuk sjell emër për kryeparlametar deri të hënën, Nisma të largohet nga koalicioni.

 

The post Nënkryetari i PDK-së: Presim që nesër të dakordohemi edhe për ditën e seancës appeared first on INSAJDERI.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more