Skip to main content

INSAJDERI: “Prodhimi special i Aston Martin që kushton mbi gjysmë milioni euro” plus 19 more

INSAJDERI: “Prodhimi special i Aston Martin që kushton mbi gjysmë milioni euro” plus 19 more


Prodhimi special i Aston Martin që kushton mbi gjysmë milioni euro

Posted: 16 Aug 2017 10:08 AM PDT

Aston Martin ka bërë publike prodhimin special e të limituar të Zagato, por edhe nëse ua mban xhepi nuk mund ta blini.

28 copë me vlerë 550 mijë euro secila janë shitur pak minuta pas hapjes së shitjeve për makinën superluksoze.

The post Prodhimi special i Aston Martin që kushton mbi gjysmë milioni euro appeared first on INSAJDERI.

Rrëfimi i Sokol Zogajt: Motivet e sulmit lidhen me punën time

Posted: 16 Aug 2017 10:01 AM PDT

Sokol Zogaj e ka marrë veten nga sulmi i mëngjesit. Është në gjendje të tregojë se si u rrah brutalisht me shufra nga dy burra në hyrje të banesës së tij. Gjithë aksioni i këtyre dy sulmuesve thotë se ka zgjatur rreth dy minuta. Ata e kishin goditur kryesisht në kokë duke i shkaktuar plagë serioze.

Ai dyshon në disa pista se kush mund të qëndrojë prapa sulmit, por nuk përmend emra konkret. Drejtori i burgjeve thotë se ka ofruar dëshmitë dhe dyshimet tek hetuesit policorë, prej të cilëve pret të zbardhet rasti.

Në një intervistë për Insajderin ai thotë se ky sulm lidhet me punën e tij si drejtor i burgjeve.

"Duke shkuar në punë, t'u dalë prej banesës, dy persona të panjohur më kanë sulmuar në katin e parë. Meqë aty është errësirë, nuk kamë mundur me i identifikuar. Ata më kanë gjakosë, dhe kam qenë në gjendje shumë të rëndë.

Ai thotë se ka qenë në gjendje të rëndë, por në spital është dërguar nga një person që ka rastisur afër vendit të ngjarjes.

“Fatmirësisht kam mundur me dal jashtë banesës dhe një tregtar që punonte aty më ka dërguar në QKUK", tregon Zogaj.

Zogaj prej se ka ardhur në krye të shërbimit thotë se ka ndërmarrë veprime ligjore për të parandaluar parregullsitë, përfshirë ndalimin e kontrabandës dhe largimin nga puna të të korruptuarve.

"Pasi jam ardhur unë ushtrues i detyrës si drejtor, jam mundu me ngrit nivelin e sigurisë, dhe do lëshime që janë bërë më herët, nuk i kam toleruar. Nga kjo rrjedh që kjo dikujt nuk i ka konvenuar", thotë ai.

Zogaj pranon se gjendja brenda burgjeve të Kosovës nuk është e mirë, meqë aty sipas tij edhe stafi është i përfshirë në afera korruptive dhe kontrabandim të gjërave të ndaluara brenda burgjeve.

Por, thotë se së bashku me kolegët është duke bërë përpjekje për t'i luftuar këto dukuri.

"Edhe kur kam qenë në pozitën e dytë jam përpjekur për të i ndërmarrë të gjitha masat e sigurisë dhe të jenë të barabartë para ligjit edhe kom luftuar me metodat e mija, së bashku me kolegët, kam shfaqë luftë të hapur edhe kundër korrupsionit që një numër i madh i stafit i njerëzve që janë marrë me kontrabandë me sende të këqija që janë marrë brenda burgjeve. Dhe kemi arritur me i prangosur dhe disa prej tyre janë nëpër burgje dhe nuk janë kthyer kurrë më në punë".

Qeveria e Kosovës ka dënuar sulmin fizik ndaj Zogajt, duke thënë se ky akt paraqet sulm ndaj institucioneve të Kosovës, ndërsa deri më tani nuk ka ndonjë njoftim nga Policia e Kosovës për arrestimin e personave që sulmuan atë./Insajderi.com

The post Rrëfimi i Sokol Zogajt: Motivet e sulmit lidhen me punën time appeared first on INSAJDERI.

Deputeti i LDK-së: Vetëvendosje të bëhet pjesë e PAN-it, do të ishte koalicion më i natyrshëm

Posted: 16 Aug 2017 09:50 AM PDT

Deputeti i LDK-së Driton Selmanaj ka thënë se nëse do të ndodhte një bashkëpunim me Vetëvendosjen, do të ishte një bashkëpunim jashtëzakonisht i vështirë.

Në Info Magazine në Klan Kosova, Selmanaj shtoi se Vetëvendosje nuk është njëri prej bashkëpunëtorëve të ngushtë të LDK-së.

"Është i mundur një bashkëpunim me VV, por do të ishte shumë i vështirë, edhe në kontekstin programor. Edhe nëse vijmë në një situatë kur bëjmë lëshime programore, edhe një qeverisje LDK – VV, do të jetë LDK", ka thënë Selmanaj.

"Qasja artificiale që ata sot po e shfaqin i tërë subjekti politik, nuk është më VV ajo që ka qenë. Ky evoluim nuk është i besueshëm për mua, por eksperiment i rrezikshëm për vendin, duhet ta dëshmojnë për 3-4 vjet që këtë transformim e kanë serioz. Për LDK më mirë me dalë në opozitë, VV të bëhet pjesë e PAN-it, ky do të ishte koalicioni më i natyrshëm".

The post Deputeti i LDK-së: Vetëvendosje të bëhet pjesë e PAN-it, do të ishte koalicion më i natyrshëm appeared first on INSAJDERI.

Selmanaj: Vetëm LDK është parti, AAK pa Haradinajn nuk do të ekzistonte

Posted: 16 Aug 2017 09:33 AM PDT

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Driton Selmanaj, ka thënë se në Kosovës ekziston vetëm një parti politike dhe ajo është Lidhja Demokratike e Kosovës.

Partitë të tjera në Kosovë, Sipas Selmanajt, janë ose në rrugë për t'u bërë parti, ose grupe drejt shkatërrimit.

"Në Kosovë e vetmja parti politike është LDK-ja, të tjerat ose janë në shkapërderdhje ose në rrugë për t'u bërë", pohoi Selmanaj.

"PDK-ja është grup interesi. Në PDK i bën bashkë njerëzit interesi për t'u pasuruar pa zgjedhur mjete për të realizuar qëllimet. AAK-ja nuk do ekzistonte pa Haradinajn. Një parti politike që krejt potencialin e varë në një njeri s'mund quhet parti politike. Edhe parti krahinore po t'i them po më duket shumë".

"Ndërsa Vetëvendosje është në rrugë të mirë për t'u bërë parti politike, sepse bashkë i ka bërë ideologjia. Tash mund të diskutohet nëse ideologjia është e duhura", njofton Klan Kosova.

I pyetur për rritjen e madhe të Vetëvendosjes në zgjedhjet e fundit, Selmanaj pohoi se vota për VV-në s'ishte votë për programin e tyre, por erdhi si revoltë ndaj të tjerëve.

"Pjesa më e madhe për Vetëvendosjen ka qenë votë ndëshkuese, ose votë mllefi ndaj të tjerëve. Vota e VV-së nuk është votë e merituar".

The post Selmanaj: Vetëm LDK është parti, AAK pa Haradinajn nuk do të ekzistonte appeared first on INSAJDERI.

Kina kundër propozimit të Çitakut për largimin e UNMIK-ut nga Kosova

Posted: 16 Aug 2017 09:28 AM PDT

Njeriu i dytë i misionit kinez pranë Kombeve të Bashkuara, Wu Haitao, ka kundërshtuar iniciativën për reduktimin ose përfundimin e punës së misionit UNMIK në Kosovë të propozuar nga Vlora Çitaku, Ambasadore e Kosovës në ShBA.

Haitao, gjatë fjalimit të tij në seancën e KS të OKB-së për raportin më të ri mbi zhvillimet në Kosovë, ka kundërshtuar kërkesat për dhënien fund të misionit ndërkombëtar, duke thënë se ai duhet të vazhdojë punën edhe më tej

Çitaku më herët gjatë fjalimit të saj ka kërkuar nga Këshilli i Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara, largimin e misionit të UNMIK-ut në Kosovë. Sipas saj, nuk ka asnjë nevojë që UNMIK të jetë ende në Kosovë duke theksuar se ky mision nuk kanë ndonjë funksion..

 

The post Kina kundër propozimit të Çitakut për largimin e UNMIK-ut nga Kosova appeared first on INSAJDERI.

Dy episodet e “Tom and Jerry” që janë fshirë për përmbajtje raciste

Posted: 16 Aug 2017 09:18 AM PDT

“Tom and Jerry” pa dyshim është filmi vizatimor më i pëlqyeri i të gjitha kohërave. Ani pse është i animuar dhe i menduar për fëmijë, pëlqehet nga të gjitha moshat.

Studio "Warner" ka vendosur që në koleksionin e tyre të DVD të filmave të famshëm vizatimorë "Tom & Jerry" të cilët për vite të tëra kanë argëtuar fëmijët dhe jo vetëm, të heqin dy episode.

Kjo për faktin se, përcjell Telegrafi, ato vlerësohen si politikisht jo korrekte, dhe se kanë shkaktuar reagim të zemëruar të admiruesve të filmave vizatimorë.

Nga aventurat "Tom dhe Jerry" thuhet se janë lënë jashtë dy episodet "Casanova Cat" nga viti 1951 dhe "Mouse Pastrimi" nga viti 1948, e cila, për shkak "qasjes" raciste – aty personazhet janë "bërë me ngjyrë".

Por lidhur me këtë ndalesë ka pasur edhe kundërshtime.
Madje në rrjetet sociale, siç shtohet më tej, ka nisur edhe një fushatë që bën thirrje për kthimin e ndaluar të tyre./Insajderi.com

The post Dy episodet e “Tom and Jerry” që janë fshirë për përmbajtje raciste appeared first on INSAJDERI.

Neymar punëson sportistin e UFC-së si truprojë në Paris

Posted: 16 Aug 2017 09:02 AM PDT

Një sportist aktiv në artet marciale mikse do të tentojë të bëhet edhe më shumë i famshëm jashtë kafazit, këtë herë si truproja personale e futbollistit brazilian Neymar.

I transferuar vetëm pak ditë më parë nga Barcelona te PSG, braziliani ka përfunduar sërish në qendër të vëmendjes së mediave. Ai ka punësuar sportistin 36-vjeçar të UFC-së, francezin Nardine Taleb, si truprojën personale gjatë kohës që do të qëndrojë në Paris.

Taleb ka një rekord prej 13 fitoresh dhe 4 humbjesh në kafaz dhe sfidën e fundit në MMA e ka zhvilluar në maj të këtij viti, në UFC Nihght Fight, të zhvilluar në Suedi, ku fitoi ndaj Oliver Enkamp.

Francezi ka debutuar fillimisht në Bellator (2 fitore dhe 1 humbje) e më pas kaloi në UFC, ku ka debutuar në vitin 2014. Fitimi më i madh i sportistit francez të arteve marciale mikse është 30 mijë dollarë, në duelin ndaj Erick Silva (UFC-196). Ai ka nisur që tani të shoqërojë yllin e futbollit botëror.

 

The post Neymar punëson sportistin e UFC-së si truprojë në Paris appeared first on INSAJDERI.

Qeveria dënon sulmin ndaj Sokol Zogajt

Posted: 16 Aug 2017 09:00 AM PDT

Qeveria e Kosovës ka thënë se dënon sulmin ndaj Drejtorit të Përgjithshëm të Shërbimit Korrektues të Kosovës, Sokol Zogaj.

"Qeveria e Kosovës konsideron se ky akt i rëndë i kryer ndaj z.Zogaj është sulm ndaj institucioneve të Kosovës. Qeveria e Republikës së Kosovës fton organet kompetente që të marrin të gjitha masat e nevojshme për zbardhjen e plotë të rastit dhe vënien para drejtësisë të kryesve të tij", thuhet në një komunikatë për media nga Zyra e Kryeministrit.

"Duke i uruar z. Zogaj shërim sa më të shpejt, Qeveria e Kosovës, fton bartësit e detyrave të rëndësishme shtetërore që të vazhdojnë punën dhe përkushtimin e tyre për mbarëvajtjen e institucioneve dhe proceseve demokratike, si parakusht i luftimit të dukurive negative dhe kryerësve të tyre."/Insajderi.com

 

The post Qeveria dënon sulmin ndaj Sokol Zogajt appeared first on INSAJDERI.

The Summit Fest 2017

Posted: 16 Aug 2017 09:00 AM PDT

The Summit – Electronic Music Festival do ta mbajë edicionin e tretë në parkun e Gërmisë në Prishtinë, më saktësisht në hapësirën e njohur si 'Te koshat'.

Për dy netë radhazi, 1 dhe 2 Shtator, pjesëmarrësit do të kenë mundësinë t'i kalojnë orët e mbrëmjes me muzikë elektronike të mirëfilltë e cila nuk do të ndalet deri në mëngjesin e ditës së nesërme.

Ekrem Tahiri, nga kompania MODUS që është krijues dhe organizatorë i këtij festivali tha: ” Këtë vit”The summit Fest” tashmë e ka krijuar imazhin e vet si një festival shumë seriozë që kultivon muzikë të mirëfilltë elektronike me efekte vizuale speciale. Sivjet do të dominojë Tekno nga Franca por edhe disa Dj shumë të mirë nga vende të tjera të Evropës dhe nga Kosova.

"Në bashkëpunim me Raw Agency dhe Circle, do të sjellim 15 Dj që do të përforcojnë për dy net me radhë." përfundoi Tahiri.

Line Up sivjet do të përbëhet me DJ që vijnë nga vende të ndryshme të Evropës dhe Kosovës. Nga Franca do të jenë Dolby D, Process404, Airod B2B Mayeul dhe i Hate Models; nga Italia Warind, nga Gjermania Jasmine Azarian, nga Austria Jeanne si dhe nga Kosova Megan, NaniKilla, Mindbend, Ersanndhe Buda.

Jazmine Azarian që vjen nga Gjermania në faqen e saj të Facebook ka postuar se është ” Shumë e lumtur që do të përformojnë në TheSummit Fest 2017 në Kosovë, me disa nga favoritet e saj si: I Hate Models, WarinD, Airod dhe Procesi 404.”

The Summit Fest do të fillojë me 1 dhe 2 shtator nga ora 19:00 dhe biletat tashmë janë në shitje në Modus dhe RaveTravel.

Për detajet rreth festivalit që mbahet më 1 dhe 2 shtator, vizitoni faqen e The Summit Fest në facebook, ku mund të merrni më shumë të dhëna për festival.

Festivali mbështetet nga Komuna e Prishtinës!

The post The Summit Fest 2017 appeared first on INSAJDERI.

Vendet me rezervat më të mëdha të arit në botë

Posted: 16 Aug 2017 08:54 AM PDT

Rezervat botërore të arit arritën në 33,465 tonë. Duke përjashtuar arin e Fondit Monetar Ndërkombëtar, Bankës Qendrore Evropiane dhe organizatave të tjera ndërkombëtare, ari është reduktuar në 30,006 tonë.

33 mbajtësit më të mëdhenj të arit kanë rezerva prej më shumë se 100 tonë, bëhet e qartë nga të dhënat e Këshillit Botëror të Arit.

Në mesin e ekonomive globale dhe evropiane, SHBA-ja dhe Gjermania kanë më së shumti rezerva të arit, 8133.5, respektivisht 3374.1 tonë ari, që përfaqësojnë 38.35% të rezervave të lëndëve të para.

Nëse kësaj i shtohet rezervat e Italisë dhe Francës, katër vendet e përmendura zotërojnë pothuajse 16,400 tonë ari, ose 54.6% të kapitalit të mbajtur nga të gjitha vendet.

Në këto statistika nuk janë përfshirë Kina dhe Rusia, të cilat vitet e fundit janë ende blerësit më aktivë në treg, së bashku me Indinë, Turqinë dhe Kazakistanin.
Në muajin e fundit vetëm Turqia dhe Rusia kanë rritur rezervat e arit, duke blerë 14.9, respektivisht 9.1 tonë ari, ndërsa Kazakistani shtoi 3.6 tonë. Ngjashëm në muajt e fundit, mungojnë të dhënat zyrtare për Indinë dhe Kinën.

Sipas të dhënave të fundit që nga fillimi i gushtit, Kina, Rusia, Zvicra, Japonia, Holanda dhe India plotësojnë top 10 vendet më të mëdha që posedojnë ari, përcjell albinfo.ch

Në vendet mes 11 dhe pozitës së 20-të janë Turqia, Tajvani, Portugalia, Arabia Saudite, Britania, Libani, Spanja, Austria, Kazakistani dhe Belgjika.

Me mbi 100 tonë të rezervave të arit mburren ende Filipinet dhe Venezuela, e cila është një nga shitësit më të mëdha në muajt e fundit, pastaj Algjeria, Tajlanda, Singapori, Suedia, Afrika e Jugut, Meksika, Libia, Greqia, Koreja e Jugut, Rumania dhe Polonia.(albinfo.ch)

The post Vendet me rezervat më të mëdha të arit në botë appeared first on INSAJDERI.

Çitaku në KS: UNMIK të largohet, nga 2009 ka shpenzuar kot 400 milionë dollarë

Posted: 16 Aug 2017 08:38 AM PDT

Ambasadorja e Kosovës në SHBA, Vlora Çitaku, ka kërkuar nga Këshilli i Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara, largimin e misionit të UNMIK-ut në Kosovë.

Sipas saj, nuk ka asnjë nevojë që UNMIK të jetë ende në Kosovë duke theksuar se ky mision nuk kanë ndonjë funksion.

"Sot pas 18 vitesh ende jemi këtu për shkak të kësaj rezolute e cila nuk kërkon nga sekretari i jashtëm që të marr raporte nga UNMIKU çdo tre muaj, të bëhemi realist dhe ta përfundojmë këtë mision të UNMIK-ut.

"Nuk ka kurrfarë nevoje që UNMIK të jetë i pranishëm, sepse s'ka kurrfarë funksioni pos disa iniciativave të vetëshpikura", është shprehur ajo, teksa aktualisht po flitet rreth raportit për Kosovën.

Ajo ka folur edhe për buxhetin që UNMIK e ka harxhuar në Kosovë. Ambasadorja thekson se sa i përket vetëm buxhetit, mbi 400 milionë dollarë janë shpenzuar nga viti 2009 për të mbajtur një mision  i cili sipas saj, ka përfunduar shumë vjet më parë.

The post Çitaku në KS: UNMIK të largohet, nga 2009 ka shpenzuar kot 400 milionë dollarë appeared first on INSAJDERI.

Daçiq: Nuk ka komb kosovar andaj nuk mund të ketë vetëvendosje

Posted: 16 Aug 2017 08:27 AM PDT

Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiq, ka thënë në Këshillin e Sigurimit në Organizatën e Kombeve të Bashkuara se në rastin e Kosovës s'mund të bëhet fjalë për të drejtën e popullit për Vetëvendosjes, pasi atje nuk jeton një popull kosovar.

Sipas Daçiq, në Kosovë jetojnë shqiptarët, të cilët veç e kanë një shtet shqiptar.

Meqë nuk ka komb kosovar, Daçiq thotë se populli që jeton në Kosovë nuk ka as të drejtë për të kërkuar një shtet të vetin.

"Në rastin e Kosovës s'mund të flasim për të drejtën e vetëvendosjes, pasi në Kosovë nuk ekziston një komb kosovar. Në Kosovë jetojnë shqiptarët të cilët e kanë një shtet", deklaroi Daçiq, njofton Klan Kosova.

Politikani serb në fjalimin e tij mohoi që Serbia të ketë kryer gjenocid mbi popullin e Kosovës.

Politikani serb foli edhe për dialogun me Kosovën, apo siç shprehet ai, me Prishtinën, për të cilin tha se Serbia nuk është kundër.

The post Daçiq: Nuk ka komb kosovar andaj nuk mund të ketë vetëvendosje appeared first on INSAJDERI.

Mosshpronësimi i shpejtë i pronave fut Kosovën në krizë energjetike

Posted: 16 Aug 2017 08:21 AM PDT

Autoritetet në Kosovë ende nuk kanë arritur të nënshkruajnë marrëveshjet për shpronësim me të gjithë banorët e fshatit Shipitullë, zonë kjo ku do të bëhen mihje në kërkim të rezervave të thëngjillit.

Çështja e shpronësimi të këtyre tokave është aktualizuar kohëve të fundit, pas paralajmërimeve se Kosova do të përballet me krizë energjetike, për shkak të shpenzimit të rezervave të qymyrit për prodhimin e energjisë elektrike.

Arben Gjukaj, drejtor i Korporatës Energjetike të Kosovës, thotë për Radion Evropa e Lirë, se janë duke vazhduar negociatat me banorët për të nënshkruar marrëveshjet për shpronësim.

Disa nga banorët, thotë Gjukaj e kanë pranuar ofertën, por ka edhe banorë të cilët kanë kërkesa të ndryshme dhe shtyhen nga dikush tjetër që të mos e pranojnë.

"Deri më tani ka pajtueshmëri për 23 kontrata, ditëve të fundit janë kryer edhe 5 negocime me banorët, të cilët janë afër nënshkrimit të këtyre kontratave, ndërkaq pjesa tjetër kalon me Ligj të shpronësimit", thekson Gjukaj.

Fshati Shiptullë, i cili gjendet rreth 20 kilometra nga kryeqyteti i Kosovës, Prishtina, është zonë e shpallur me interes të veçantë për zgjerimin e aktiviteteve minerare të Korporatës Energjetike të Kosovës.

Por, pavarësisht se ky fshat ishte shpallur nga autoritetet kompetente zonë me interes, qysh në vitin 2004, për tu rikonfirmuar edhe një herë në vitin 2009, në këtë zonë banorët kishin ndërtuar shtëpi.

Vetëm në Shipitullë brenda gjatë viteve të fundit janë ndërtuar mbi 200 shtëpi.

Proceduarat për marrjen e këtyre tokave në fshatin Shipitullë dhe në gjithë zonën e mihjes së re, bëhet përmes dy dokumenteve 'Korniza e politikave për zhvendosje' dhe 'Ligji për shpronësimin e tokës së paluajtshme'.

Drejtor i departamentit të shpronësimit në Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Afrim Murati, bënë të ditur për Radion Evropa e Lirë se nëse banorët nuk pajtohen me dokumentin e Kornizës së politikave për zhvendosje, atëherë shpronësimi bëhet përmes ligjit.

"Në rastin konkret, KEK nuk ka arritur të bindë banorët që të pranojnë procesin e zhvendosjes dhe është vonuar në proceduara, do të thotë është vonuar deri afër 3 vite me procedura, dhe nuk ka arritur të bindë banorët për të pranuar procesin e zhvendosjes, do të thotë po marrjen e tokave përmes Kornizës së politikave për zhvendosje, e cila ofron benificionet më shumë sesa Ligji për shpronësim", thekson Murati.

Për 17 prona, me gjithsej 8 shtëpi të fshatit Shipitullë, banorët e të cilëve nuk janë pajtuar me Kornizën e politikave të zhvendosjes, thekson Murati, kanë filluar procedurat e shpronësimit sipas Ligjit për shpronësim.

Sipas tij, i gjithë ky proces do të përfundojë deri në fund të këtij muaji.

Ndërkohë, nga Korporata Energjetike e Kosovës ditëve të fundit, bën të ditur Murati, kanë arritur edhe kërkesa tjera për shpronësim të tokave.

"Korporata Energjetike e Kosovës ka bërë dy kërkesa për shpronësim, njëherë për 17 prona që kemi filluar procedurat e shpronësimit dhe tani më datën 10 të këtij muaji ka bërë kërkesën e dytë për pjesën e mbetur të fshatit Shipitullë dhe të lagjes 'Mirena' të fshatit Hade", thekson Murati.

Procedurat për shpronësim, që nga paraqitja e kërkesës, sipas autoriteteve kompetente zgjasin deri në tre muaj.

Ndërkohë, drejtori i KEK-ut, Arben Gjukaj iu bënë thirrje autoriteteve në vend që të jenë vigjilent dhe të marrin vendime sa më të shpejta dhe të ndihmojnë Korporatën që të kalojë këtë sfidë.

"KEK kërkon që të respektohen ligjet, të respektohen rregulloret dhe ta evitojmë të keqen e mundshme pasi që po hyjmë në sezonin e dimrit. Ne jemi duke bërë përpjekje që të mos vijmë në atë situatë, por nëse nuk kryhen veprimet konform kërkesave tona, atëherë mund të vijimë në një situatë jo të mirë dhe ne do të veprojmë konform asaj situate", thekson Gjukaj.

Pasiguria me furnizim me energji elektrike është një nga problemet që ka përcjell Kosovën që nga paslufta. Ndonëse, gjatë viteve të fundit kishte pasur përmirësim të furnizimit me energji elektrike, megjithatë, asnjëherë Kosova nuk ka arritur të shkarkohet nga ky problem.

The post Mosshpronësimi i shpejtë i pronave fut Kosovën në krizë energjetike appeared first on INSAJDERI.

Ramiz Kelmendi shpjegon koalicionin e mundshëm mes VV-së dhe LAA-së përmes ligjeve të fizikës

Posted: 16 Aug 2017 08:15 AM PDT

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Ramiz Kelmendi, ka shfrytëzuar ligjet e fizikës për të sqaruar si do të dukej një koalicion në mes koalicionit LAA dhe Lëvizjes Vetëvendosje.

Sipas tij, një koalicion i tillë do të kishte shumicë parlamentare dhe do të ishte në interes të dy palëve dhe të qytetarëve.

"LVV në kuadrin e saj ka 32 deputet përderisa LAA ka 29 deputet e që gjithsejtë rezultojnë me 61 deputet. Nëse shtojmë edhe pakicat prej 20 deputetësh, qeveria apo koalicioni qeverisës paszgjedhorë do të ketë të gjitha performancat për të sjellë të të gjitha llojet e vendimeve duke u thirrur edhe në ato të mëdha".

"Sipas ligjeve të fizikes kur dy forca politike kanë drejtim dhe kahje të ndryshme atëherë rezultatati e këtyre forcave është në drejtimin e asnjërës palë por në interes madhor për të gjithë qytetarët, e në veçanti edhe të vet partive, si për atë që nuk ishin në pushtet asnjëherë dhe për këtë që ishte", ka shkruar Klemendi.

Kelmendi duket se ka menduar edhe ndarjen e posteve ministrore për koalicionin LAA dhe VV, ai ka thënë Ministria e Zhvillimit Ekonomik do të mund të administrohej nga Vetëvendosje, ndërsa sipas tij VV do të mund të udhëhiqte Ministrinë e Shëndetësisë.

"Ministria e zhvillimit ekonomik mundë të ishte e mirë për LVV meqë ka në administrim kompanitë publike dhe nëse arrijnë ti avancojnë këto, Kosova do ketë përfitim. LVV mundë të administronte edhe ministrinë e Shëndetësisë dhe të tjera, duke u bërë me ato ministri që kanë komponentët të cilën e posedojnë anëtarët e LVV-së".

"Me këtë koalicion paszgjedhorë do përfitojnë ekonomitë të cilat me Qeverinë Mustafa veç sa kishin filluar të shijojnë legjislacionin që afirmonte Pako Fiskale 1 dhe së fundi Pako Fiskale 2 dhe si të tilla do sjellnin zhvillim ekonomik dhe punësim të qëndrueshëm. Do mundësohej që edhe të vijonte moskrijimi i korrupsionit të ri i cili në mandatin e kaluar ishte në shkallën zero dhe normalishtë do të fuqizohej edhe luftimi i korrupsionit të kaluar".

"Në aspektin ndërkombëtarë do krijohej opinioni më ndryshe nga e kaluara dhe do mundësohej heqja e vizave për qytetarët e Kosovës. Poashtu do shtohej besimi tek institucioniet vendore se LVV nuk do paraqet rrezik politik për kapitalin e tyre dhe do shtoheshin edhe më tutje investimet kapitale të jashtme. Tjetër element me rëndësi është se do të afirmohej modeli i fitimit të tenderëve të pamanipuluar dhe do të krijohej opinioni i punësimeve me pikëpamje politike, e në të njëjtën kohë i tërë spektri ekonomik do të lirohet nga ndikimi politik tek, ta", ka shkruar Kelmendi./Insajderi.com

 

The post Ramiz Kelmendi shpjegon koalicionin e mundshëm mes VV-së dhe LAA-së përmes ligjeve të fizikës appeared first on INSAJDERI.

Skuadra angleze fton Usain Bolt për provë: E meriton një shans

Posted: 16 Aug 2017 08:07 AM PDT

Skuadra e Burton Albion, që këtë sezon do të luajë në Championship të kampionatit anglez, ka vendosur t'i japë një shans kampionit xhamajkan të sprintit Usain Bolt, për t'u provuar te ky klub ditët në vijim.

Lajmin e ka konfirmuar sot vetë presidenti i skuadrës nga Manchesteri, Ben Robinson, që tha: "Unë dhe trajneri Nigel Clough kemi vendosur që t'i ofrojmë Bolt një mundësi për të zhvilluar një test me skuadrën tonë. Ai e bëri të famshëm sportin e atletikës, është i shpejtë dhe ka dëshirë të luajë futboll. Mjafton të shihni Adam Gemili (atlet britanik i stafetës 4×100 metra), që kur ishtë i ri luante futboll".

Usain Bolt, pasi vendosi të mos garojë më pas Botërorit të atletikës zhvilluar javën e kaluar në Londër, gjithnjë ka shprehur dëshirën e tij për të luajtur futboll me skuadrën e Manchester United, për të cilën bën tifo.

Por ndoshta duke nisur nga një ekip më i vogël, si Albion, ai mund të pushtojë shumë shpejt Manchesterin dhe të luajë për ekipin e zemrës së "djajve të kuq". Sprinteri xhamajkan nuk ka kthyer përgjigje nëse do ta pranojë ftesën, njofton telesport.

Gjithsesi, Bolt pritet të luajë më 2 shtator në stadiumin "Old Trafford", në ndeshjen e legjendave të Manchester United dhe Barcelonës.

 

The post Skuadra angleze fton Usain Bolt për provë: E meriton një shans appeared first on INSAJDERI.

Një tjetër i mitur mbytet në Vlorë

Posted: 16 Aug 2017 07:54 AM PDT

Një tjetër fëmijë është mbytur teksa po lahej në bregdetin e Vlorës.

Mësohet se i mituri ka qenë i shoqëruar nga e ëma, por për një moment ai i ka humbur shikimit të saj duke hyrë në thellësi.

Pavarësisht ndihmës nga pushuesit e tjerë, ndërhyrja ka qenë tepër vonë. Në vendngjarje ka mbërritur edhe policia, e cila ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarjeje./ Top Channel

The post Një tjetër i mitur mbytet në Vlorë appeared first on INSAJDERI.

Ish-redaktori në televizionin e “regjimit” kandidat i VV-së për kryetar të Deçanit

Posted: 16 Aug 2017 07:50 AM PDT

Lëvizja Vetëvendosje ka akuzuar me dhjetëra herë Radio Televizionin e Kosovës, se është i kapur nga pushteti. Nga kjo parti akuzat më të shpeshta kanë ardhur se menaxhmenti dhe krerët e lartë të këtij televizioni janë të kapur për siç thonin ata nga "Klani Pronto".

E pikërisht një ish-punëtor i këtij televizioni i ngarkuar si redaktor Zekë Sinanaj, në këtë televizion është përzgjedhur nga Lëvizja Vetëvendosje për të qenë kandidatë për kryetar të Komunës së Deçanit.

Lajmi është bërë i ditur përmes rrjetit social "Facebook".

Me Zekë Sinanaj, njeriun që më 22 tetor, do të bëjë ndryshimin e madh në Deçan!

Ilir Cacaj paylaştı: 16 Ağustos 2017 Çarşamba

The post Ish-redaktori në televizionin e "regjimit" kandidat i VV-së për kryetar të Deçanit appeared first on INSAJDERI.

Bahri Nuredini akuzohet se largoi dhunshëm dy zëvëndësdrejtorët e ASHNA-së

Posted: 16 Aug 2017 07:47 AM PDT

Dy zyrtarë të Agjencisë së Shërbimeve të Navigacionit Ajror janë ankuar se janë larguar dhunshëm dhe pa arsye nga vendi i tyre i punës.

Bujar Ejupi dhe Eren Shileku, që në aeroport kanë mbajtur pozitat e zëvendësdrejtorit,  kanë treguar se largimi i tyre ka ndodhur të premten e kaluar nga shefi i tyre, Bahri Nuredini.

Ata tregojnë se janë larguar nga puna pa ndonjë paralajmërim dhe pa marrë ndonjë arsyetim rreth këtij vendimi.

"Unë jam dëbuar në mënyrë joligjore, kam dal me dhunë nga zyra, më kanë thënë dil jashtë dhe më kanë thënë se duhet me lëshua objektin", është shprehur Bujar Ejupi.

Ai beson se largimi nga puna mund të jetë bërë për shkak të kritikave që ai ka bërë lidhur me realizmin e disa punëve kohë më parë.

"E vetmja arsye që mundet me më ra ndërmend është kur unë kom lyp llogari, pse diçka nuk është përfunduar siç duhet, pse nuk po përputhet diçka, diçka që ma shumë nuk kisha dhënë informacione, por kot pse unë po bojë punën temë", shton ai.

Në mënyrë të papërshtatshme nga puna pretendon se është larguar edhe kolegu i tij, Ersen Shilaku.

"Vetëm se ju ka tek drejtorit, më ka thënë çu ec prej këtu, dil. Në një far mënyre jam larguar në mënyrë të dhunshme nga zyra", ka thënë Shileku për Insajderin.

Shileku ka thënë se rastin e largimit nga puna e ka lajmëruar në Policinë e Kosovës.

"Kam bërë ankesë në Policinë e Kosovës. Ata janë të informuar me këtë, dhe tash jam duke pritur edhe nga ministria dhe qeverisë, ku edhe ata janë të informuar, përndryshe i informuam edhe Agjencinë Kundër Korrupsionit. Unë s'jam duke shkuar në punë ende për shkak të kërcënimit", ka thënë për Insajderin Bujar Ejupi./Insajderi.com

The post Bahri Nuredini akuzohet se largoi dhunshëm dy zëvëndësdrejtorët e ASHNA-së appeared first on INSAJDERI.

Kuvendi zyrtarisht thërret vazhdimin e seancës konstituive

Posted: 16 Aug 2017 07:39 AM PDT

Kuvendi i Kosovës, njofton se me 24 gusht  do të vazhdoj seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës.

Në këtë seancë është vetëm një pikë e rendit të ditës, Zgjedhja e kryetarit dhe nënkryetarëve të Kuvendit. Seanca do të nis nga ora 10:00.

The post Kuvendi zyrtarisht thërret vazhdimin e seancës konstituive appeared first on INSAJDERI.

Lladrovci suspendon me pagesë për tre muaj zyrtarin komunal

Posted: 16 Aug 2017 07:31 AM PDT

Komuna e Drenasit përmes një komunikate për medie ka bërë të ditur se ka suspenduar puna, Udhëheqësin e Personelit në këtë komunë, Gëzim Shishani. Në komunikatë thuhet se pezullimi është bërë për tre muaj me pagesë, për shkak se Shishani dyshohej se kishte keqpërdorur pozitën zyrtare duke marrë pagë me koeficient 11.3.

"Udhëheqësi i Personelit ne Komunën e Drenasit z. Gëzim Shishani që nga data 11.08.2017, është pezulluar nga puna me pagesë për tre muaj nga kryetari i Komunës z. Ramiz Lladrovci. Z. Shishani është pezulluar nga puna, pas një Raporti mbi  Auditmin e kryetar me kërkesë të veçantë me temën; "Auditimi i dosjes personale për nëpunësin civil Gëzim Shishani – Rishikimi i nivelit të pagës në harmoni me titullin e vendit të punës" të Auditorit të Brendshëm të datës 04.08.2017".

"Shishani nga nëntori i vitit 2008, supozohet se kishte keqpërdorur pozitën zyrtare, duke marr pagë me koeficientin 11.3 që ishte ne kundërshtim me të gjitha normat ligjore", thuhet në njoftim

Sipas kësaj komunikate Shishanit i ishte rekomanduar nga ish-kryetari i kësaj komune, Nexhat Demaku për zbritjen e pagës në koeficientin 9.5.

"Po ashtu z. Shishani nuk kishte zbatuar vendimin e ish-kryetarit të Komunës së Drenasit, z. Nexhat Demaku, i vitit 2015 i rekomanduar nga Auditori i Jashtëm për zbritjen e koeficientit ne 9.5. Paraqitja e ankimimit nuk e pezullon ekzekutimin e vendimit siç ka pretenduar z. Shishani, sepse në këtë rast kemi të bëjmë me një hetim të veçantë".

"Të gjitha lajmet tjera të publikuara në mediat elektronike rreth rastit Shishani, pos asaj të lartcekur, janë spekulime dhe të pavërteta. Lajmi nga Komuna e Drenasit nuk është bërë publike, pasi qe ndaj z. Gëzim Shishanit do t'i nënshtrohet një hetimi të veçantë lidhur me raportin e Auditorit dhe shkeljeve të tjera të supozuara", thuhet në komunikatë./Insajderi.com

 

The post Lladrovci suspendon me pagesë për tre muaj zyrtarin komunal appeared first on INSAJDERI.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more