“Fillon ndërtimi sallës së edukatës fizike në Gaçkë të Ferizajt” plus 7 more Ferizaj Press |
- Fillon ndërtimi sallës së edukatës fizike në Gaçkë të Ferizajt
- Mbahen garat ndërkombëtare të çiklizimit në Ferizaj
- Svarqa: Bashkëpunimi me KFOR-in do të vazhdojë edhe në të ardhmen
- Kështu u prit në Kosovë ish-ushtari i UÇK’së, i liruar pas 13 vjetësh burgim në Serbi (Video)
- Raportohet për 13 të vrarë nga sulmi në Barcelonë
- ISIS merr përgjegjësinë për sulmin në Barcelonë
- Arrestohet personi i dytë në lidhje me sulmin në Barcelonë
- Për 17 ditë, 6 të vdekur në aksidente trafiku
Fillon ndërtimi sallës së edukatës fizike në Gaçkë të Ferizajt Posted: 18 Aug 2017 05:07 AM PDT Ferizaj.18.08.2017. Banorët , nxënësit dhe punëtorët e shkollës fillore "Imri Halili" në fshatin Gaçkë i janë gëzuar sot fillimit të punimeve për ndërtimin e sallës së edukatës fizike në afërsi të shkollës. Në vënien e gurthemelit për ndërtimin e kësaj salle mori pjesë edhe kryetari i komunës së Ferizajt, Muharrem Svarqa i cili e cilësoi shumë të rëndësishëm për nxënësit dhe gjithë komunitetin , ndërtimin e këtyre hapësirave moderne. "Sot në fshatin Gaçkë solemnisht po fillojmë ndërtimin e një salle të edukatës fizike e cila do të jetë pjesë integruese e kësaj shkolle që kemi planifiku të lidhet me një hyrje shtesë dhe me një korridor të veçantë me shkollën. Ndërkaq drejtori për arsim në Ferizaj, Muhamet Halili bëri të ditur se përveç këtij projekti që po fillon sot një projekt i ri do t'i pajisë se edhe sallat e tjera të edukatës fizike këtyre mjete moderne dhe nxënësit do ta kenë kushte më të mira në këtë fillim vit shkollor. "Shkolla e fshatit Gaçkë ka pasur nevojë kaherë për një hapësirë të tillë për shkak të numrit të madh të nxënësve mbi 400 sish , ndërsa këtë fillim vit sallat e edukatës fizike do të kenë kushte edhe më të mira ngase gjitha sallat e edukatës fizike në komunën e Ferizajt do të pajisen me mjetet e nevojshme nga një projekt i Ministrisë së Arsimit në vlerë rreth 50 mijë euro" tha drejtori Halili. Kurse udhëheqës të shkollës thanë se po mirëpresin këtë projekt madhor në interes të nxënësve dhe arsimtarëve të shkollës. Projekti i ndërtimit të sallës së edukatës fizike është projekt 3 vjeçar dhe komunës së Ferizajt do t'i kushtojë mbi 250 mijë euro.
|
Mbahen garat ndërkombëtare të çiklizimit në Ferizaj Posted: 18 Aug 2017 04:34 AM PDT Ferizaj.18.08.2017. Çiklistë të shumtë vendorë e ndërkombëtarë janë tubuar sot në Ferizaj për të filluar nga këtu garën e çiklizmit e cila po mbahet për të 17 –tën herë me radhë e emërtuar si "Tour de Kosova".
|
Svarqa: Bashkëpunimi me KFOR-in do të vazhdojë edhe në të ardhmen Posted: 18 Aug 2017 03:08 AM PDT Numri një i qytetit të Ferizajt, Muharrem Svarqa, gjatë ditës së sotme ka vizituar zyrat e LMT-së së KFOR-it amerikan që janë të vendosura në objektin e komunës, me ç'rast është takuar edhe me gjeneralin e KFOR-it austriak Riener Christian. Kryetari Svarqa, pati një takim shumë të përzemërt me gjeneralin, me ç'rast e ka njoftuar lidhur edhe me zhvillimet e fundit që po ndodhin në qytetin e Ferizajt, por edhe me çështjen e sigurisë. Ai tutje këtë të fundit e ka njoftuar edhe me projektet e shumta infrastrukturore që po bëhen në qytetin tone. Numri një i qytetit të Ferizajt, Muharrem Svarqa, në këtë takim ka vlerësuar tejet lart edhe bashkëpunimin që ka me KFOR-in dhe LMT duke theksuar se bashkëpunime të tilla janë shumë të frytshme në të mirë të të gjithë qytetarëve ferizajas. Edhe gjenerali KFOR-it austriak Riener Christian, ka falënderuar kryetarin Svarqa për këtë takim duke theksuar se bashkëpunim do të vazhdojë edhe në të ardhmen me komunën e Ferizajt. U bë e ditur se LMT e KFOR-it amerikan në objektin e komunës së Ferizajt do të jetë në zyrat e tyre gjatë ditës së martë dhe të mërkurë nga ora 11:00 deri në orën 13:00, ku mund të presin edhe qytetarë të shumtë.
|
Kështu u prit në Kosovë ish-ushtari i UÇK’së, i liruar pas 13 vjetësh burgim në Serbi (Video) Posted: 17 Aug 2017 04:49 PM PDT Sigurisht që shumë familjarë e miq të ish-ushtarit të UÇK'së i janë gëzuar lajmit për lirimin e tij, e për këtë ata e kanë pritur me muzikë e valle kthimin e tij në atdhe pas 13 viteve. Në një video të publikuar nga familjarët e Anton Lekajt, shihet takimi i ish-ushtarit me familjarët e tij, duke i dëshiruar mirëseardhje. Gjakovari ishte arrestuar më 17 gusht të 2004'ës në Mal të Zi, e më vonë ishte ekstraduar në Serbi për t'iu caktuar dënimi një vit pas. Ish-ushtari i UÇK'së e ka vuajtur dënimin deri në ditën e fundit, pa u amnistuar asnjë ditë. |
Raportohet për 13 të vrarë nga sulmi në Barcelonë Posted: 17 Aug 2017 04:48 PM PDT Së paku 20 të tjerë janë plagosur, kur një furgon i ka shkelur njerëzit qëllimisht në rajoni Las Ramblas, në qendër të qytetit. Dy personat e dyshuar për sulmin raportohet se janë ngujuar në një restorant në afërsi. Presidenti i Katalunisë i ka ndërprerë pushimet dhe është kthyer urgjentisht në Barcelonë. Shërbimet e transportit janë ndërprerë. |
ISIS merr përgjegjësinë për sulmin në Barcelonë Posted: 17 Aug 2017 04:47 PM PDT Agjencia e lajmeve e ISIS’it, Aamaq, ka raportuar se grupi famëkeq qëndron prapa sulmit që përgjaku qytetin spanjoll sot. Policia katalunase e ka konfirmuar zyrtarisht se si pasojë e sulmit terrorist në Barcelonë, 13 persona kanë mbetur të vrarë dhe 50 të tjerë janë plagosur. Ngjarja e rëndë ka ndodhur pasdite në Las Ramblas, njërin prej rajoneve më të frekuentuara në qendër të qytetit. Një kohë pas sulmit, policia tha se bëhet fjalë për 'akt terrorist'. Dy persona janë arrestuar në lidhje me sulmin. Njëri prej tyre edhe është identifikuar. |
Arrestohet personi i dytë në lidhje me sulmin në Barcelonë Posted: 17 Aug 2017 04:47 PM PDT Në sulmin e Barcelonës mbetën të vdekur 13 persona, ndërsa 50 të tjerë janë të lënduar, sipas autoriteteve kataluanse, që paralajmërojnë se numri i viktimave mund të rritet. Tashmë është bërë i ditur identiteti i të dyshuarit për sulmin me furgon – ai është Driss Oukabir, i arrestuar më herët nga policia. |
Për 17 ditë, 6 të vdekur në aksidente trafiku Posted: 17 Aug 2017 04:46 PM PDT Policia deklaron se të dhënat janë alarmuese sa i përket aksidenteve në trafik, andaj edhe numri i tiketave të shqiptuara arrin mesatarisht në 2 mijë të tilla brenda 24 orëve. Vetëm në 17 ditshin e këtij muaji, në nivel vendi, pesë persona vdiqën si pasojë e aksidenteve në trafik. Krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, numri i aksidenteve me fatalitet ka shënuar rritje, së paku për dy persona. Policia deklaron se shifrat hiç më të mira nuk janë as për muajin korrik dhe gjysmën e dytë të qershorit. Për këtë arsye, ata kanë ngritur alarmin e që kjo ka sjellë edhe numër rekord tiketash të shqiptuara. Nga e hëna deri të enjten e kësaj jave, janë shqiptuar 8 mijë e 116 gjoba trafiku apo mesatarisht nga 2 mijë tiketa për 24 orë. Ndërkohë, në total kanë ndodhur 176 aksidente pa të lënduar e në 86 të tjera u desh intervenim mjekësor. Kjo situatë e rëndë në rrugët e Kosovës, ka bërë që me urdhër të drejtorit të përgjithshëm të policisë, të krijohet TASK Forca e cila po merret vetëm me sigurinë në trafik Toger Bajram Krasniqi, zyrtar për media në policin e Kosovës, tha se Policia e Kosovës bën analizat dhe referuar gjashtëmujorit të parë të këtij viti, shkaktari kryesor me 18.6% i aksidenteve është manipulimi jo i sigurt me automjete, e pasuar nga mospërshtatja e shpejtësisë më 17.2% dhe e treta mosmbajtja e distancës ndërmjet automjeteve me 15.2% Policia deklaron se krahasuar me muajin gusht të vitit 2016 kur kishin shqiptuar për 17 ditë, 16 mijë gjoba trafiku, për periudhën e njëjtë gjatë këtij viti janë shqiptuar 32 mijë të tilla. /rtk |
You are subscribed to email updates from FerizajPress. To stop receiving these emails, you may unsubscribe now. | Email delivery powered by Google |
Google Inc., 1600 Amphitheatre Parkway, Mountain View, CA 94043, United States |
Lexo edhe: