Skip to main content

Tirana Observer: ““Tetë kufoma në det”, Artan Hoxha: Si u zbulua magazina me 15 ton kanabis në Llakatund” plus 9 more

Tirana Observer: ““Tetë kufoma në det”, Artan Hoxha: Si u zbulua magazina me 15 ton kanabis në Llakatund” plus 9 more


“Tetë kufoma në det”, Artan Hoxha: Si u zbulua magazina me 15 ton kanabis në Llakatund

Posted: 29 Jul 2017 09:33 AM PDT

TIRANE– I ftuar në emisionin "Kjo Javë", gazetari Artan Hoxha ka dhënë detaje për situatën e kanabisit në vend dhe punën e policisë. Artan Hoxha ka treguar edhe detaje se si u zbulua magazina me rreth 15 ton kanabis në Llakatund të Vlorës, ku u arrestuan edhe dy punonjës policie. Hoxha tha se fillimisht ka pasur një denoncim nga familjarët e dy të zhdukurve të cilët mendohet se u mbytën në tentativë për të trafikuar drogën me gomone dhe më pas Prokuroria ka nisur hetimet.

Ministri teknik Dritan Demiraj është shprehur se shumë pak ose aspak drogë ka Shqipëria tani dhe e thënë kjo nga një ministër duhet marrë në konsideratë apo jo?
Unë nuk e shoh Demirajn si ministër, por si një ish ushtarak i cili ka një eksperiencë të madhe, pasi ka qenë edhe në Afganistan ku mbillet masivisht opium. Por duhet t'i ndajmë gjërat, kur flasim për kanabisin në terren, të mbjellë dhe kur flasim për atë të magazinuar, pra ai që është gati për treg. Nëse kanabisi i mbjellë ka këto parametra që janë të shkëlqyera, situata tjetër me kanabisin e magazinuar është krejt ndryshe. Stoku i vitit të kaluar ka bërë që të ndryshojë situata e këtij viti. Së pari që investitorët të mos hedhin para dhe së dyti ka pasur një vullnet politik dhe strategji kombëtare nga Policia që ka dhënë një sukses. Pra shteti e ka në dorë. Kur do, e godet siç e ka goditur sivjet. Por çështja tjetër është ajo e magazinimit që ne i kemi për tregun europian. Dhe kjo është problematika më e madhe e Policisë së Shtetit dhe këtu kemi një lajm shumë të mirë. Është rasti i sasisë prej 15 tonësh të kapur në Llakatund të Vlorës që padyshim është një sukses. Imagjinoni sa punëtorë ka pasur aty.

Pra si u arrit të shkohej në këtë magazinë? Ka pasur një denoncim. Nëse kujtoni në daljen e fundit kam thënë që ka një rast të paprecedentë, ku kishte të paktën 8 kufoma në det të cilat ishin shkaktuar për shkak të trafikut të drogës që bëhej me gomone. Në një rast rezultoi se ishin të zhdukur 2 persona që kanë qenë skafiste. Është një skaf që është nisur nga grykëderdhja e lumit Vjosë dhe për shkak të motit atë ditë, skafi është mbytur dhe kufomat e tyre janë gjetur disa ditë me vonesë, ndërsa ngarkesa me drogë ishte e siguruar mirë. Në dijeninë time familjarët kanë bërë denoncim në Prokurori dhe në moment ka nisur një hetim. Gjithashtu janë vënë në përgjim edhe shumë persona në Vlorë dhe presim të kemi dhe ndonjë aksion tjetër. Të kapësh 15 ton nuk kemi të bëjmë me njerëz të zakonshëm, por me njerëz të lartë. Nga ky hetim me përgjime është arritur të zbulohet magazina me 15 ton kanabis. Pra kjo është beteja e vërtetë e Policisë sivjet. Rezultati që po jepet në terren është sfidues dhe shumë i mirë.

Flitet se trafikantët po e përdorin kanabisin për vaj për t'i shpëtuar policisë. A ka një vërtetësi në këtë?
Kjo është një praktikë që nuk ndiqet sot, por ka kohë dhe ekzistonin laboratorë. Pra këta janë laboratorët e vërtetë që ndryshojnë gjendjen e kanabisit e kthejnë nga një masë të ngurtë në të lëngshëm apo çokollatë. Për vitin e kaluar deri në fund të muajit dhjetor nuk kishte filluar prodhimi i vajit të kanabisit. Një litër vaj kanabisi shkon në 30 mijë euro në tregun europian. Por është një vaj që mezi gjendet se përdoret dhe për kura mjekësore. Fillimi i vajit të kanabisit në Shqipëri për këtë vit ka nisur nga mezi i muajit janar. Zakonisht vaji prodhohet kur ka prodhim të madh kanabisi në vend. Një gjysmë vaj kanabis duhet të paktën 10 kilogram boce e tharë. Unë kam parë disa operacione dhe duhet alkool për të prodhuar vaj kanabisi. Laboratorët e kanabisit vihen në vendet ku ka stok të madh kanabisi. Kanë qene të paktën 3 laboratorë të vendosur në Jug të vendit. Vaji i kanabisit transformon vëllimin dhe e bën më të thjeshtë transportin.

dsvxc dfvc

 

Sherr  në Korçë, Policia: Si u rrahën krushqit dhe përfunduan në spital 

Posted: 29 Jul 2017 08:59 AM PDT

KORCE– Policia e Korçës ka arrestuar në flagrance dy persona pasi dyshohet se janë autorë të plagosjes së krushkut të tyre P.B, 60 vjeç si dhe djalit të tij S.B, 26 vjeç pas një konflikti për motive të dobëta. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në fshatin Dërsnik, ndërsa në pranga janë vendosur Petrit Çaushllari, 47 vjeç, si dhe djali i tij Emiljano Çaushllari, 21 vjeç, të dy banues në fshatin Buçimas-Pogradec.

Njoftimi i policisë: 
Specialistët e Sektorit për Krimet e Rënda në Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë, bënë kapjen dhe arrestimin në flagrancë të shtetasve : Petrit Çaushllari, 47 vjeç, si edhe djalit të tij Emiljano Çaushllari, 21 vjeç, të dy banues në fshatin Buçimas-Pogradec.
Arrestimi i tyre u bë pasi më datë 28.07.2017, dy shtetasit e lartpërmendur, në fshatin Dërsnik- Korçë, pas një konflikti për motive të dobëta, kanë goditur me mjete të forta në kokë dhe trup, shtetasit P.B, 60 vjeç, si edhe djalin e tij shtetasin S.B, 26 vjeç, në banesën e këtyre të fundit.
Nga hetimet e kryera rezulton se autorët e dyshuar të ngjarjes, kanë lidhje krushqie me dy të plagosurit, pasi vajza e Petrit Çaushllarit është nusja e djalit të shtetasit P.B dhe kunata e S.B. Shtetasi P.B, aktualisht ndodhet në Spitalin Rajonal të Korçës, nën kujdesin intensiv të mjekëve.
Katër shtetasit e mësipërm dyshohet të jenë përfshirë në këtë konflikt fizik mes tyre pas një debati për motive të dobëta, kryer midis shtetasit P.B dhe nuses të djalit të tij. Materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë për veprën penale: "Plagosja e rëndë me dashje, kryer në bashkëpunim" parashikuar nga nenet 88/2 dhe 25 të Kodit Penal.

 

Kur bëhen bashkë për një foto me bikini Soni Malaj dhe Eneda Tarifa, rezultati është ky

Posted: 29 Jul 2017 08:50 AM PDT

Soni Malaj dhe Eneida Tarifa përveç se kolege në skenë, jashtë saj janë mikesha shumë të ngushta.

Edhe pse janë ngjitur në skenë shumë vite më parë, ato vazhdojnë të jenë po aq të dashura për publikun shqiptar si në daljen e tyre të parë.

Të njëjtën gjë mund të themi edhe për pamjen e tyre. Sot ato janë nëna të dy vajzave shumë të bukura, Anna dhe Aria, por fiziku i tyre nuk e tregon aspak këtë gjë.

Dy bukuroshet janë "arratisur" këtë fundjavë së bashku drejt  pishinave, ku dhe kanë ndarë me ne një foto me bikini. Dy këngëtaret duken në super formë.

Nëse për Soni Malajn e prisnim që të dukej kaq mirë, pasi këngëtarja e ka shprehur shumë në intervista se merret shumë me aktivitet sportiv, Eneida na çuditi, sigurisht për mirë.

Arilena Ara si një ‘diva’ në Moskë, momente nga provat (Video)

Posted: 29 Jul 2017 08:29 AM PDT

 

Kënga e saj "Nëntori" u shndërrua në një hit të padiskutueshëm në Shqipëri, e ndërsa shumë shpejt i kaloi kufijt duke u bërë një ndër këngët më të pëlqyera edhe jashtë vendit.

Arilena Ara është një ndër 4 artistet shqiptare që do të performojë "livë" në festivalin "Europa Plus" në Moskë.

Themi 4 pasi ishte parashikuar që pjesë e grupit të ishte edhe Era Istrefi, por në minutat e fundit këngëtarja e ka anuluar fluturimin pasi kishte marrë kërcënime për shkak të origjinës së saj.

Mendohej se me një problem të tillë mund të përballej edhe Arilena, por fatmirësisht këngëtarja ka mbërritur në Moskë ku dhe ka nisur provat për performancën e saj.

Bukuroshja ka ndarë me ne një moment nga provat. Një skenë gjigande e cila duket shumë e vogël, përballë një zëri aq të fuqishëm të këngëtares shqiptare.

Arilena Ara edhe pse është vetëm 19- vjeç ia ka dalë mjaft mirë të dominojë në tregun muzikor shqiptar dhe jo vetëm. Mund të themi pa dyshim që është ndër zërat më premtues.

Astrit Patozi: Rama po ve nën thundër administratën, me ndihmën e Lulzim Bashës

Posted: 29 Jul 2017 08:24 AM PDT

Në një analizë të publikuar në "Facebook", deputeti aktual i PD-së, Astrit Patozi i lënë jashtë listës së 25 qershorit nga Lulzim Basha ka akuzuar kryeministrin Edi Rama se nuk po tenton ta reformojë por ta vendosë nën thundër administratën publike, sipas tij falë ndihmës edhe të kreut të opozitës.

Nga Astrit PATOZI
Kjo loja e Edi Ramës se kush korrupton me shumë, sistemi apo njerëzit, më kujton atë anekdotën "hip se të vrava, zbrit se të vrava". Kur donte ta shtrydhte sitemin dhe ta vinte të gjithin në shërbim të vetes, thonte se vetëm ai është problemi, por njerëzit "e shkretë"' nuk kanë faj. Edhe kur ata "fakirët" qëllonin të ishin bajlozë të babëzisë dhe kampionë të grabitjes së taksapaguesve shqiptarë. Madje edhe kur ishin kapur në flagrancë me korrupsion në dorë, sërish ishin të amnistuar, për shkak të alibisë së sistemit. Tani qe, edhe me ndihmën e Lulzim Bashës e ka vënë të gjithin nën thundër, thotë se janë njerëzit që korruptohen dhe korruptojnë, ndërkohë që sistemi është në rregull. A thua se sistemi ka rënë nga qielli dhe njeriut thjesht i duhet pak kohë që të përshtatet, por nuk po e bën dot siç duhet. Në fakt sa herë që i ndan të dyja, aq herë nuk ke ndërmend të ndreqësh dicka, por thjesht po kërkon të mjelësh edhe pikën e fundit të qumështit të korrupsionit, në të gjitha hallkat e sistemit. Sepse nuk ka asnjë reformë të përkryer, që do të ishte ilaçi çudibërës për të zhdukur si me magji semundjen e korrupsionit të administratës. Po aq sa nuk e justifikon asnjëherë mungesa e ligjeve të mira epideminë e grabitjes së fondeve publike nga hordhia e hajduteve dhe e gjobvënësve të pushtetit. Të cilët, nën udhëheqjen tënde, sidomos në 4 vjetët e fundit, janë bërë të papërballueshëm. Shkojnë të dyja bashkë ato, zoti kryeministêr! Reforma, nga njëra anë, dhe luftë pa kompromis ndaj të korruptuarve, në anën tjetër. Sa herë përpiqesh t'i ndash, aq herë na bien këmbanat e alarmit, që jo vetëm nuk e ke seriozisht, por më shumë se je duke u përpjekur të gënjesh trashë. Raportin një qeverie me korrupsionin nuk e përcakton në asnjë rast, as fantazia dhe, as intelekti i kryeministrit. Sidomos në rastet e dëshpëruara kur perceptimi popullor është i tillë që qeveria konsiderohet si problemi më i madh dhe asnjëherë si zgjidhje. Dhe ky është fiks rasti ynë. Është forca e shembullit dhe jo shembulli i forcës, ajo që e përcakton. Mjafton që të shikojne se si sillet me fenomenin kryeministri, ministrat dhe zyrtarë të tjerë të lartë, dhe korrupsioni, në mos do të zhduket, do të stopohet apo do të zvogëlohet. Por unë nuk kam asnjë shpresë se ti mund ta bësh këtë, sepse nuk mund te jetë më shumë shqetësim një drejtor hipoteke, qoftë ky edhe i superkorruptuar, se sa, fjala vjen, një ministër që nënshkruan një konçension qindra milonësh. Apo edhe ndonjë drejtor i përgjithshëm, sado grykës dhe famëkeq qoftë ai, në raport me vetë kryeministrin, i cili është dispeçeri i të gjitha aferave dhe skandaleve të një qeverie të korruptuar. Ndaj leri akrobacitë, Edi Rama, por mbaje drejt timonin, që ta kanë lënë, për të keqen e të gjithëve, ta drejtosh i vetëm! Mos dredho kot, herë duke treguar me gisht sistemin, e herë duke e bërë me dorë nga njerëzit! Reformimi i shoqërisë është një proces dinamik, ku ndryshimet për mire ndodhin vetëm atëherë kur ka vullnet të fortë politik. I cili deri tani mungon krejtësisht, sepse ti nuk ke ndërmend të ndërtosh një sistem të korracuar antikorrupsion dhe as një administratë të përkushtuar, që i largohet përdite e më shumë tundimit dhe zakonit për të futur duart në xhepat e qytetarëve. Ti thjesht do që të na vizatosh dhe ngjyrosësh fasadën e një Shqipërie, qe nuk ekziston në realitet, por që po përpiqesh të na e imponosh si të vertetë, thjesht dhe vetëm me iluzionin, se bota nuk ka rëndësi si është, mjafton që të dish ta paraqesësh. Kjo nuk pi ujë askund, dhe Shqipëria nuk mund të jetë kurrësesi përjashtim.

 

Policia Kufitare: Në 16 orët e fundit kanë hyrë në Shqipëri 25 mijë shtetas dhe 5 mijë automjete

Posted: 29 Jul 2017 07:59 AM PDT

TIRANE– Policia Kufitare vijon zbatimin e detyrave për përballimin e fluksit të hyrje-daljeve nëpërmjet pikave të kalimit kufitar. Sipas policisë gjatë 16 orëve të fundit, kanë hyrë në territorin e Shqipërisë rreth 25 mijë shtetas si dhe rreth 5 mijë automjete, ndërsa në të gjitha pikat e kalimit funksionojnë rreth 93 sportele në hyrje e dalje. Fluksi më i madh në hyrje është në pikën kufitare të Morinës, prej nga hyjnë edhe shumë shtetas nga Kosova që kalojnë pushimet në Shqipëri.
Njoftimi i policisë: 
Policia Kufitare në të gjithë vendin vijon zbatimin e detyrave të përcaktuara në Planin e Masave për përballimin e fluksit të hyrje-daljeve nëpërmjet pikave të kalimit kufitar. Masat kanë konsistuar në drejtim të shtimit të sporteleve, në infrastrukturë, në burime njerëzore, me qëllim eleminimin e radhëve të gjata, ofrimin e lehtësirave ligjore si dhe një shërbim të kulturuar për të gjithë shtetasit, vizitorë, turistë, emigrantë, udhëtarë që përdorin këto pika kalimi për të hyrë apo për të dalë nga Shqipëria. Gjatë 16 orëve të fundit, kanë hyrë në territorin e Republikës së Shqipërisë rreth 25 mijë shtetas si dhe rreth 5 mijë automjete. Në të gjitha pikat e kalimit funkionojnë rreth 93 sportele në hyrje e dalje. Fluksi më i madh në hyrje është në pikën kufitare Morinë.Në kuadër të masave që Drejtoria Vendore e Kufirit dhe Migracionit Vlorë në bashkëpunim me Drejtorinë Vendore të Policisë Vlorë ka marrë gjatë ditëve të fundit për garantimin e sigurisë në plazhe si edhe për parandalimin dhe goditjen e përdorimit të mjeteve lundruese për trafikimin e lëndëve narkotike, policia ka bërë të mundur ndalimin dhe bllokimin e dy mjeteve lundruese të cilat qarkullonin në hapsirat ujore të palejueshme dhe pa lejen e Policisë Kufitare. Nga Komisariati i Policisë Kufitare Sarandë, vazhdon puna për kontrollin e zbatimit të detyrimeve të pushtetit vendor për vendosjen e kufizimeve në plazhet në zonën e Borshit – Lukovës në bazë të detyrimeve të vendimit nr.321 të VKM. Masa janë marrë edhe për forcimin e shërbimit në kufirin e gjelbër, rritjen e kontrollit në pikat e kalimit me qëllim parandalimin, evidentimin dhe goditjen e trafiqeve të paligjshme që mund të kryhen duke përfituar nga fluksi i madh i lëvizjeve. Deri tani në të gjitha PKK, Stacionet e Policisë Kufitare,shërbimet e brezit të gjelbërt, detare e liqenore nuk janë shënuar probleme gjatë hyrje – daljes së shtetasve shqiptarë e të huaj apo shkelje të rregullave të shërbimit. 

Rama zbulon datën kur merr pushimet dhe vendin ku do t’i kalojë

Posted: 29 Jul 2017 07:31 AM PDT

TIRANE- Kryeministri Edi Rama ka zbuluar se ku do i kalojë pushimet këtë verë. I ftuar në emisionin "Tek Unë me Arjola Shehun" në INTv, Rama tha se pushimet do i nisë në datën 1 gusht dhe do i kalojë në Dhërmi. A ka folur edhe për kabinetin e ri qeveritar për të cilin tha se do jetë më i vogël.

Këngët që ju kanë lënë mbresa?
Unë dëgjoj muzikë klasike dhe jam i vjetër për shijet e muzikës. Si psh Jazzi dhe The Beatles.
Ju mungon periudha e kohes që kalonit në Paris?
Jo nuk më mungon asgjë nga ato që kam bërë, por nga ato që nuk kam bërë.
Ku do i kaloni pushimet?
Në Dhërmi. Do i marr në 1 gusht.
Si do jetë kabineti i ri qeveritar?
Nuk e di, por do bëjmë një qeveri të vogël, duke zvogëluar numrin e agjensive të Inspektorateve dhe të drejtorive.

 

Rama tregon si do jetë qeveria e re: Kabinet i vogël dhe emra të rinj

Posted: 29 Jul 2017 07:16 AM PDT

TIRANE- Qeveria e re e Edi Ramës do të jetë e vogël dhe në kabinet do të ketë emra të rinj. Këto detaje i ka bërë publike vetë kryeministri Edi Rama gjatë një interviste në Intv në emisionin "Tek unë me Arjola Shehun".

Gjatë intervistës ndër të tjera, kryeministri ka folur për rëndësinë që cilido qytetar që dëshiron të bashkohet në bashkëqeverisje.

Rama tha se motoja e qeverisë së re do të jetë "Më shumë me më pak", pra do të jetë një qeveri e vogël.

Kryeministri tha se po punon që të shkurtojë edhe institucionet dhe administratën e fryrë duke shtuar se do të ketë emra të rinj në kabinet.

"Do bëjmë një qeveri të vogël. Do punojmë që të zvogëlojmë numrin e agjencive, inspektorateve dhe drejtorive, duke u munduar që të rritim eficencën. Parimi kryesor në të ardhmen është më shumë me më pak. Nuk kam akoma të qartë se ku do jetë dhe ku. Do të ketë emra të rinj", tha Rama.

 

Rama jep detaje për qeverinë e re: Do të jetë e vogël dhe me emra të rinj

Posted: 29 Jul 2017 06:51 AM PDT

Kryeministri Rama ka dhënë detaje për qeverinë e re në një intervistë për INTV.

Rama tha se motoja e qeverisë së re do të jetë "Më shumë me më pak", pra do të jetë një qeveri e vogël.

Ai tha se po punon që të shkurtojë edhe institucionet dhe administratën e fryrë duke shtuar se do të ketë emra të rinj në kabinet. "Do bëjmë nje qeveri te vogël.

Do punojmë që të zvogëlojmë numrin e agjencive, inspektorateve dhe drejtorive, duke u munduar që të rritim eficencën. Parimi kryesor në të ardhmen është më shumë me më pak. Nuk kam akoma të qartë se ku do jetë dhe ku. Do të ketë emra të rinj", tha Rama.

Kush është djali që shoqëron deputeten Kejdi Mehmetaj në Jalë

Posted: 29 Jul 2017 06:45 AM PDT

Deputeten e re të Parlamentit shqiptar, që është bërë pjesë e tij kur nuk kishte mbushur 20 vjeç, nuk e kishim parë asnjëherë me një partner. Ajo ka thënë që nuk është e ftohtë siç e tregon statusi apo xhaketat dhe sigurisht që di të dojë, por nuk kishte treguar më shumë.

Edhe këtë herë nuk është ajo që ka zgjedhur të zbulojë më shumë, por fotografët e Panoramës e kanë kapur teksa shëtiste në Jalë me një djalosh, që Panorama e prezanton si të dashurin e saj.

Në Jalë të rinjtë e LRI po zhvillojnë USY World Festival 2017 ku kanë ftuar rreth 400 të rinj të huaj. Në këtë aktivitet, Kejdi ka mbajtur fjalën e hapjes. Ajo është organizatore dhe mikëqyrëse e këtij aktiviteti ku kanë qenë të pranishëm edhe Presidenti Ilir Meta dhe bashkëshortja e tij, Monika Kryemadhi.

Në orët e lira, megjithatë, Kejdi ka pasur mundësi të pushojë nën çadër apo të shëtisë në zonën e plazhit, ku edhe është fotografuar me një djalë të ri, që sipas Panoramës punon në Ministrinë e Drejtësisë. Edhe pse deputetja 23 vjeçe nuk ka dashur të flasë për jetën e saj private, mendojmë që përderisa është e shoqëruar nga ky djalë në një aktivitet ku dihet që ka shumë fotografë, ndoshta nuk është aq drastike në vendimin për ta mbajtur të fshehur.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more