Skip to main content

Tirana Observer: “Meshkujt që martohen me gra te kolme janë më të lumturit! Shkenca e konfirmon” plus 9 more

Tirana Observer: “Meshkujt që martohen me gra te kolme janë më të lumturit! Shkenca e konfirmon” plus 9 more


Meshkujt që martohen me gra te kolme janë më të lumturit! Shkenca e konfirmon

Posted: 30 Jul 2017 10:00 AM PDT

TIRANE – Gjatë gjithë jetës, femrat mundohet të gjejnë se çfarë pëlqejnë meshkujt tek një femër. Duke qënë se meshkujt janë natyra më të thjeshta se gjinia tjetër, ata i shprehin më haptazi pëlqimet e tyre shkruan Class.

Por gjithsesi ndoshta ky studim i kryer nga departamenti i psikologjisë në UNAM do ju surprizojë, pasi u zbulua se meshkujt, të cilët janë në një lidhje me femra të kolme apo martohen me to, janë 10 herë më të lumtur sesa ato që janë në marrëdhënie me femra "elegante". E kishit menduar një gjë të tillë?

A i dini arsyet përse?
– Le të themi më shumë kile, më shumë dashuri.
– Meshkujt vdesin për ushqim, po ashtu edhe kjo kategori femrash.
– Ato mund të gatuajnë shumë mirë dhe mënyra për t'i rrëmbyer zemrën një mashkulli është përmes stomakut.
– Përqafimet e tyre janë më të këndshme.
– Janë më "funny". Më shumë të qeshura, pra më shumë lumturi.
– E kanë shumë të thjeshtë t'i blejnë dhurata. Disa çokollata do të ishin ideale.
– Nuk ka nevojë për dieta. Palestra ta shpif gjithsesi, apo jo?

 

Dy shqiptarë arratisen nga burgu në Itali. Policia jep detajet: Thyen gjithë sistemin e sigurisë

Posted: 30 Jul 2017 09:30 AM PDT

Dy shqiptarë kanë arritur të arratisen sot nga burgu i Civitavecchia-s në Romë. Sipas informacioneve të Tg.com, policia italiane ka dhënë alarmin dhe ka nisr menjëherë kërkimet për ta.

Angelo Urso, sekretar i burgut shprehet se shqiptarët ishin duke ecur në oborr kur kaluar gardhin rrethues. "Ata janë kacavjerrë duke arritur të kalojnë murrin rrethues të burgut, dhe ia kanë mbathur",- shton ai.

Sistemi që detekton kur ka lëvizje mbi mur ka rënë menjëherë dhe kështu kanë nisur hetimet. Në kërkim të shqiptarëve të arratisur është dhe një helikopter. Identiteti i personave të arratisur nuk bëhet ende i ditur.

 

Sara Hoxha një mami super seksi me bikini

Posted: 30 Jul 2017 08:59 AM PDT

Trashëgimtarja e e Top Channel Sara Hoxha mesa duket ka filluar pushimet së bashku me Ledionin dhe djalin e tyre, London Noor. Bukuroshja bionde ka postuar foto me rrobabanjo, dhe ngjan një mami super seksi.

Në dhjetor të vitit të kaluar, Ledioni dhe Sara u bënë prindër për herë të parë.

Mesa duket Sara është rikthyer sërish në formë, pas disa muajsh stërvitje intensive në palestër. Ajo pa dyshim se në vendin ku po pushon, është mami më seksi i plazhit.

A i ka bërë buzët Luana Vjollca…?

Posted: 30 Jul 2017 08:45 AM PDT

Të qënit perzonash i njohur për publikun, ka edhe ajo disavantazhet e saj. Njerëzit komentojnë për jetën tënde, dhe ti nuk mund të bësh asgjë për t'i ndaluar ata.

Shumica e gjërave mund të mos jenë të vërteta, por gjithsesi ata do vazhdojnë të flasin. Edhe për moderatoren e njohur Luana Vjollca është folur e stërfolur, për çdo gjë të mundshme.

 

Bukuroshja ka qenë në qendër të "sulmeve" se ka bërë ndërhyrje estetike. Por në një video të publikuar në Instagram, Luana ironizon gjithë ata që mendojnë se ka bërë buzët.

Teksa grimohet Luana shprehet në këtë mënyrë" Po zmadhoj buzët që të gjithë thonë se i kam të bëra. Thjesht po i çoj deri tek hunda".

Pra Luana e mohon se ka bërë buzët, dhe tregon se sekreti për buzë të plota si të asaj qëndron tek grimi.

Shakira nuk është më bionde…

Posted: 30 Jul 2017 08:19 AM PDT

 

Këngëtarja kolumbiane ka ndryshuar ngjyrën e flokëve që ka mbajtur për vite. Tashmë ajo nuk është më bionde. Në një foto të postuar dje gjatë xhirimeve të klipit të këngës së saj të re “Perro Fiel” të albumit “El Dorado” ajo zbulon flokët e kuq. Mesa duket në këtë klip të ri do të kemi një Shakira me flokë të kuq!

“Flokëkuqet argëtohen më shumë”, shkruan ajo.

Këngëtarja 40-vjeçare ka bërë edhe eksperimente të tjera me flokët, por shumicën e kohës ajo ka qëndruar bionde. Herën e fundit që e pamë bionde ishte gjatë një interpretimi live me Chris Martin.

Duke pasur parasysh sesa gjatë ka qëndruar besnike e flokëve të verdhë, ndoshta pas këtij klipi dhe pas disa fotosh, bashkëshortja e Pique dhe mamaja e dy djemve, do kthehet te ngjyra e saj e ëmbël.

Por sigurisht, që edhe me flokë të kuq duket shumë bukur. Shakira duket gjithmonë bukur!

Marina Fara kapet “mat” në Sarandë me futbollistin e njohur

Posted: 30 Jul 2017 07:58 AM PDT

SARANDE- Mësohet se vajza e këngëtarjes Eli Fara, Marina ka zgjedhur të kalojë disa ditë pushimesh në Sarandë me futbollistin 19-vjeçar, mbrojtësin e ekipit të Tiranës, Albi Doka.
djali-marina

20526877_10159186335560370_1225975769_n-470x628

20504244_10159186335540370_177361659_n-470x628
Pas një sezoni të shkëlqyer ku spikati në fushën e lojës, talenti bardheblu që është pjesë edhe e Kombëtares U21 duket se po spikat edhe jashtë saj.

I shoqëruar nga Marina, ai ka marrë vëmendjen e pushuesve në brigjet e Sarandës, ndërsa nuk mungojnë edhe fotot provokuese që bëjnë bashkë.

Dhëndri i Berishës reagon ashpër ndaj Xhelal Mziut: Turp dhe trishtim!

Posted: 30 Jul 2017 07:43 AM PDT

Dhëndri i ish-kryeministrit Sali Berisha, Jamarbër Malltezi, ka reaguar ditën e sotme për disa foto të publikuar në Bashkinë e Kamzës, ku duken mbeturina të hedhura. Përmes një postimi në rrjetin social "Facebook", ai ka sulmuar bashkinë, duke kërkuar ndërhyrjen e menjëhershme, për të normalizuar situatën. Ai e ka quajtur një turp dhe trishtim situatën e mbetjeve urbane në Kamëz.

Kujtojmë se Bashkia e Kamzës, drejtohet nga e djathta, ky në krye është Xhelal Mziu.

Ja statusi i plotë

Turp dhe trishtim me situaten e mbetjeve urbane ne Kamez. Imazhet jane te renda dhe te papranueshme per banoret dhe me rrezik per shendetin e njerezve. Bashkia duhet te reagoje shpejt. Eshte e vonuar. Edhe nese kjo vjen si pasoje e papergjegjshnerise apo keqdashjes se firmes se kontraktuar, kjo nuk e lehteson nga pergjegjesia Bashkine Kamez. Ta coje per ndjekje penale dhe per rrezikim shendetit te qytetareve. Por edhe duhet te kete plan menaxhimi mbetjesh si edhe plane per situata emergjencash qe duhet te fuse ne perdorim. Per me teper landfilli i Sharres eshte vec 8 km larg. Kjo eshte situate e papranueshme.

10 superjahtet në botë dhe cilët janë pronarët e tyre

Posted: 30 Jul 2017 07:20 AM PDT

Janë me përmasa të jashtëzakonshme, shumëkatësh, me pista për helikopterë brenda tyre, me facilitete të paimagjinueshme dhe janë në pronësi të miliarderëve më të mëdhenj në botë.

Më poshtë lista me 10 superjahtet dhe emrat e atyre që i kanë në zotërim.

Në vendin e parë është Azzam, 180.6 metra i emirit të Dubait. Konsiderohet jahti më i madh në botë me një kosto në ndërtim prej 400 milionë dollarësh.

Në vendin e dytë është Eklipsi, 162 metra i gjatë, në pronësi të Roman Abramoviç. Njihet si jahti 1 miliard dollarësh, edhe pse kostoja reale e tij është rreth 400-500 milionë dollarë. Brenda jahtit është e integruar edhe një pishinë.

Në vendin e tretë është jahti Dubai, 162 metër i gjatë në pronësi të Sheikut Muhamed Bin Rashid Al-Maktoum. Ky jaht ofron akomodimin për 24 persona dhe ka një staf prej 115 personash.

Në vendin e katërt është jahti Dilbar, 156 metra në pronësi të miliarderit rus Alisher Usmanov. Ky i fundit ka një vlerë neto prej 13 miliardë lekësh.

Në vendin e pestë është jahti Al Said, 155 metra i gjatë, në pronësi të Sultan Qaboos bin Said Al Said. Jahti mund të akomodojë 65 mysafirë dhe stafi është në nivelin e 140 punonjësve. Së bashku me këtë jaht sulltani ka edhe një jaht tjetër në të njëjtët parametra, që vepron si jaht asistence për të parin.

I gjashti është Fulk Al Salamah, 150 metra i gjatë në pronësi të Sultan Qaboos bin Said Al Said. Është pikërisht jahti i asistencës për të parin.

I shtati në listë është Topaz, 147 metra i gjatë, në pronësi të Mansour bin Zayed bin Zayed Al Nahyan, i cili është zëvendëskryeministër i Emirateve të Bashkuara Arabe. Është gjysmëvëllai i Presidentit të Emirateve. Në vitin 2014, në bordin e jahtit qarkulloi lajmi i prezencës së Leonardo di Caprio.

Jahti Princ Abdul Aziz, i teti në listë, 147 metra i gjatë, është në pronësi të Mbretit të Arabisë Saudite. Është pothuajse gjithmonë në udhëtime por shpesh haset në Marbella, Antibes apo Francë, ku mbreti kalon pjesën më të madhe të kohës.

El Mahrousa – 146 metër i gjatë, është jahti i nëntë në listë në pronësi të Presidentit të Egjiptit. Më shumë sesa jaht, kategorizohet si anije, pasi ndërtimi i saj është i hershëm. Në vitin 1869, ishte anija e parë që kaloi kanalin e Suezit dhe e njëjta histori u përsërit edhe në vitin 2015. Është jahti më i vjetër në botë ende aktiv.

Jahti Jas, i dhjeti në listë, me gjatësi 141 metër në pronësi të Hamdan bin Zayed Al Nahyan. Është jahti i tretë në dhjetëshen e paraqitur që është në pronësi të familjes Al Nahyan. Ky jaht, edhe pse nuk cilësohet një nga më të bukurit, gëzon impaktin që të bën ta kthesh kohën, por për fat të keq shumë rrallë lë portin e Emirateve të Bashkuara Arabe./Monitor

Jetë në Mars

Posted: 30 Jul 2017 06:29 AM PDT

Marsi na thërret. Bota më e afërt, e ngjashme me Tokën, shndërrin me një shkëlqim të kuqërremtë të dritës së diellit që reflektohet në qiellin e natës, duke i bërë thirrje kuriozitetit dhe shpirtit tonë të aventurës. Ai ka një atmosferë dhe, në mesditë në një ditë vere, temperatura mund të arrijë në 25 ̊C. Një ditë zgjat rreth 24 orë, si në Tokë. Por aty përfundon ngjashmëria. Ajo atmosferë është 95 për qind dioksid karboni i pathithshëm, në më pak se një për qind të presionit atmosferik të Tokës, kështu që ka pak izolim dhe netët e dimrit mund të jenë deri -140 ̊C. Marsi është një e dhjeta e masës së Tokës, kështu që graviteti ka vetëm një të tretën e tërheqjes që përjetojmë ne. Dhe një vit zgjat 687 ditë.

Kufiri i ardhshëm

Pas misioneve Apollo në Hënë në vitet 1970, dërgimi i astronautëve në Mars dukej hapi i ardhshëm logjik, por do të ishte një "kërcim gjigant", politikisht dhe financiarisht. Hapësira është e madhe: ndërkohë që astronautëve të misioneve Apollo iu deshën vetëm katër ditë për të arritur në Hënë, me teknologjinë e sotme, do të duheshin rreth nëntë muaj për të arritur në Mars. Dhe deri në kohën kur planetët do të renditeshin në mënyrë të favorshme për rikthimin, një mision i plotë mund të zgjasë dy ose tre vjet. Përgjatë kësaj kohe, astronautët do të kishin nevojë për ushqime, ujë dhe oksigjen, plus mbrojtje nga rrezatimi.

Në këtë pikë, shkalla e suksesit për misione me robotë nuk frymëzon besim. Deri më sot, Rusia ka nisur 21 raketa në Mars, duke përfshirë edhe "landers" pa pilot, por vetëm dy që vinin në orbitë, i përfunduan misionet e tyre. SHBA ka qenë më e suksesshme, duke humbur vetëm pesë nga 23 misione. Por ende nuk ka një mision me kthim. Është e qartë se nevojitet më shumë punë, para se të mund të mendojmë për dërgimin e njerëzve në Mars. Por, herët a vonë, do të shkojmë. Me vullnet politik, mund të ndodhë brenda 20 viteve. Dhe një gjë që mund të bëhet në ndërkohë, është testimi i elasticitetit psikologjik njerëzor, për një mision të tillë. Mbajtësi i tanishëm i rekordit për qëndrimin më të gjatë në hapësirë, është astronauti rus Valeri Polyakov, i cili u kthye në Tokë nga stacioni Mir, në mars 1995, pas 437 ditësh në hapësirë. Një gjë e tillë teston aftësinë e trupit të njeriut për t'i bërë ballë humbjes së muskujve dhe kockave, që shkaktohen nga graviteti zero, dhe është një provë psikologjike vullneti dhe durimi. Dhe ndërsa kontakti me astronautët në Stacionin Ndërkombëtar të Hapësirës (ISS) është i thjeshtë, pasi duhet vetëm një pjesë e sekondës për të transmetuar mesazhe nga Toka, sinjalet e radios kërkojnë 20 minuta për të mbërritur në Mars, kështu që astronautët do të ndjehen shumë më të izoluar, gjë që i shtohet stresit psikologjik të të qenit të kufizuar me vetëm një ekip të vogël.

Këto kushte testimi janë simuluar në Tokë në mënyrë që të vlerësohet efekti i tyre tek njerëzit. Mars 500 ishte një projekt rus / evropiane / kinez midis viteve 2007 dhe 2011, në një objekt të izoluar në një park makinash në Moskë. Ai arriti kulmin me një qëndrim prej 520 ditësh, nga gjashtë vullnetarë meshkuj. Ata pretendonin se ishin mirë me shëndet gjatë gjithë testimit, por disa i shmangeshin ushtrimit dhe fshiheshin nga kolegët e tyre, ndërsa katër kishin vështirësi me gjumin.

Simulimi i fundit – Hauaii Space Exploration Analog dhe Simulation, i kryer për NASA-n nga Universiteti i Hauaiit – ndodhi në peizazhin e ngjashëm me Marsin në Hauai, 2.500 lart, në anën e vullkanit Mauna Loa. Një ekip prej gjashtë vetësh, doli nga një vit në izolim atje më 28 gusht 2016. Ata ishte lejuar të dilnin në shëtitje të simuluara si në Mars, por vetëm të veshur me një kostum të plotë hapësire. Pjesën tjetër të kohës, ata jetonin në kushte të ngjeshura në një kupolë gjeodezike 100 metra katrorë. Agjencia Evropiane e Hapësirës gjithashtu bën vlerësime të rregullta të ekuipazhit në stacionin e largët Concordia në Antarktidë, për të vlerësuar efektet e izolimit gjatë dimrit të gjatë dhe të errët polar. Dhe ka simulime të tjera të realizuara nga Mars Association në shkretëtirën e Utah dhe në Arktikun kanadez.

Presidenti i Mars Association, Robert Zubrin, ka një plan për misionit që, ai beson se do të jetë më i sigurt dhe më i lirë se çdo mision tjetër. Ai përfshin lëshimin fillimisht të një "Mjeti me Rikthim në Tokë" (ERV), që do të zbriste në Mars dhe do të përdorte energjinë diellore ose bërthamore, si dhe hidrogjenin e importuar, për të prodhuar metan dhe oksigjen nga CO2 Marsian. Me fjalë të tjera, karburant raketash. Kjo do të thotë që njerëzit do të vendosnin të niseshin, vetëm nëse do të dinin se do të kishte një automjet për t'u kthyer, i mbushur me karburant, në sipërfaqen e Marsit. Mjeti me të cilin do të niseshin, thotë ai, do të qëndronte në Mars për të siguruar udhëtimin e ardhshëm. Një ERV e dytë do të nisej në të njëjtën kohë për të siguruar mbështetje dhe, nëse gjithçka shkon mirë, do të ishte gati për të sjellë ekipin e ardhshëm në shtëpi, dy vjet më vonë. Në këtë mënyrë, një seri udhëtimesh me kthim do të ndërtonin një numër hapësirash jetese në Mars, për qëndrime më të gjata në të ardhmen. Dhe për shkak se shumica e karburantit për udhëtimin e kthimit do të krijohej në Mars, Zubrin beson se mund të prodhohet energji e madhe dhe të ketë kursime të mëdha të kostove.

Planet e NASA-s janë më të matura. Ato përfshijnë lëvizjen e misioneve njerëzore me kohë të gjatë nga ISS për të ardhur në orbitë përreth Hënëns gjatë 13 viteve të ardhshme, duke vazhduar eksplorimin shkencor të Marsit; pasuar me dërgimin e ngarkesave dhe një mision pa pilot me kthim, në fund të viteve 2020. Por, thonë ata, nuk do të jetë para fillimit të viteve 2030, që njerëzit vijnë në orbitë përreth Marsit, e jo më të zbresin në planet. Ndërkohë, Elon Musk, ish sipërmarrës i PayPal dhe themelues i SpaceX, ka planet e tij. Ai tashmë ka një kontratë me NASA-n për furnizimin e ISS dhe shpreson të jetë në gjendje të dërgojë mallra në Mars në vitin 2018, në përgatitje për një mision njerëzor në vitet 2020. "Marsi është diçka që mund ta arrijmë në jetën tonë", thotë ai.

Jashtëtokësorë

Koncepti SpaceX është zhvilluar në disa detaje. Raketa aktuale Falcon 9 dhe kapsula e Dragoit tashmë janë duke fluturuar që tani, pasi dërgojnë mjete në stacionin hapësinor, dhe të dy pjesët kthehen në Tokë për ripërdorim. Por Sistemi i Transportit Ndërplanetar (ITS) është shumë më ambicioz. Ndërsa Falcon 9 përdor nëntë motorë me raketa Merlin, ITS do të përdorë 42 motorë Raptor – të njëjtën madhësi, por pothuajse tre herë më shumë. Motorët e shumëfishtë do të bëjnë që, edhe nëse disa prej tyre dështojnë, misioni mund të vazhdojë. Prova e parë e një motori Raptor shkoi mirë në shtator 2016.

Raketa e nisjes do të ishte më e fuqishmja e ndërtuar ndonjëherë – më e gjatë se Saturn V i misioneve Apollo dhe shumë më e aftë. Mund të nisë 300 ton ngarkesë në orbitë dhe të kthehet në tokë vertikalisht në bllokun e nisjes, e gatshme për ripërdorim me mirëmbajtje minimale. Ashtu si me planin e Mars Association, është ekonomik sepse dërgon pjesën e jashtme në orbitë dhe prodhon vetë karburant për udhëtimin e kthimit nga Marsi. Por Musk dëshiron të shkojë përtej dërgimit të ngarkesave; ai ka vizionet e një kolonie të Marsit dhe një flotë prej qindra raketash të tilla në shekullin e ardhshëm. Ai thotë se dëshiron të "krijojë një qytetërim të pavarur, jo një avanpost, me qëllim që njerëzit mund të bëhen një specie shumë-planetare".

Orbitat e Marsit dhe Tokës reshtohen për një mision efektiv çdo 26 muaj dhe Musk shpreson t'i përdorë ato që tani, duke filluar me testet pa pilot në vitin 2018 dhe duke dërguar njerëzit e parë në Mars në vitin 2026. Financimi mund të vijë nga qeveritë, ndërmarrjet dhe madje edhe përmes financimit të vetë njerëzve.

Pastaj, shumë larg, në të ardhmen, pasi të ekzistojnë bazat e para, e më pas kolonitë, në Mars, do të vijë sfida e formimit të terrenit – të bëhet Marsi si Toka. Kjo mund të përfshijë rritjen e presionit atmosferik duke shkrirë dioksid karbonin polar me energjinë bërthamore ose reflektorët diellorë, dhe duke shtuar kometa e asteroide të importuara. Kjo do të rriste temperaturat dhe do të lejonte kthimin e ujit të lëngshëm. Por do të kishte nevojë për mbrojtjen e një fushe magnetike artificiale. Algat ose cianobakteret mund të fillojnë prodhimin e oksigjenit për ta bërë atmosferën të frymëmarrshme. Tingëllon si material fantashkence, është e vërtetë, por kemi parë që shpesh herë bëhet realitet. / BBC Earth – Bota.al

Rrëfimi i Peles: Nga rivali më i fortë deri te miti më i madh

Posted: 30 Jul 2017 06:11 AM PDT

Për rreth dy dekada, braziliani Pele mbretëroi në botën e futbollit. Atij iu desh të përballej me rivalë të fortë, ekipe të vështira, e në fushë përjetoi momente të veçanta dhe të paharrueshme.

Në një intervistë për "Fourfourtwo", "O Rei" tregon të gjitha momentet më pikante të karrierës së tij, që nga kundërshtari më i fortë, e deri te miti më i madh rreth tij.

Kundërshtari më i fortë

"Është e vështirë për ta thënë këtë. Duhet ta kuptoni që ndaj kujtdo ekipi që unë luajta, kundër kisha mbrojtësin më të mirë që më markonte. Por më të aftët ishin Bobby Moore dhe Franz Beckenbauer. Beckenbauer ishte fantastik, shumë inteligjent, shumë i vështirë për t'u mposhtur. Kurse Bob ishte qendërmbrojtësi më i zoti që unë kam parë ndonjëherë. Ishte kaq i shpejtë në mendime".

Goli im i 1000-të

"Unë kam shënuar shumë gola, shumë prej tyre me roveshatë, e mjaft të tjerë duke dribluar. Kështu që njerëzit pyesin se përse goli i 1000-të erdhi me penallti. Një gazetar i famshëm në Brazil shkroi: 'Zoti tha që bota duhet të ndalte që të shikonte këtë gol. Ja përse qe me penallti.' Kështu që unë kam qejf të them që ishte vendimi i Zotit dhe gjithashtu ai vendosi ku ta shënoja atë gol, në Maracana".

Episodi që më pyesin më shumë

"Edhe sot, anembanë botës, kudo ku shkoj, ata më tregojnë pritjen e Gordon Banks, kur unë gjuajta me kokë në 1970. Unë realizova shumë gola në Kupën e Botës, por ata më tregojnë vetëm këtë goditje më kokë dhe pritjen. Është bërë episodi më i rëndësishëm në Kupën e Botës. Unë u përgjigjem: Kam shënuar mjaft gola, përse ma tregoni këtë? Ata më thonë se loja ishte aq e bukur, driblimi nga Jairzinho, krosimi, pataj goditja me kokë. Ishte fantastike, një nga më të bukurat dhe sigurisht, pritja.

Kundër Italisë shënova me kokë një gol të bukur, por ndaj Anglisë, Banks e kapi. Kurrë nuk do ta harroj, sepse asnjë nuk do të më lejojë."

Miti më i madh

"Që unë kam shpikur goditjen me roveshatë. Në Brazil shumë përpara meje ishte Leonidas, që ishte i pari që e përdori këtë goditje.

Kur isha i ri u praktikova dhe u bëra i zoti. Por nuk ishte diçka e rrallë. Në Brazil të gjithë fëmijët përpiqeshin kur unë isha fëmijë të shënonin ashtu".

Lojtari im i preferuar

Unë kam luajtur ndaj shumë futbollistëve të shkëlqyer në karrierën time dhe është e vështirë që të zgjedh një.

Disa nga më të mirët nuk ia dolën të luanin në Kupën e Botës për fat të keq, si: Alfredo Di Stefano, për shembull që ishte lojtar i jashtëzakonshëm. Pastaj ne kemi pasur Cruyff, Puskas, Zico, Bob Charlton, George [Best]… ka pasur shumë"

Momenti më i lavdishëm

"Zoti më dha tri. Unë gjithnjë desha të thoja lamtumirë si kampion dhe në këtë mënyrë, unë pata fat. Kur erdha në 1970, e dija që do të ishte Kupa ime e fundit e Botës.

Me Santos-in ishte e njëjta. Në vitin tim të fundit, Santos fitoi dhe unë dola golashënuesi më i mirë i kampionatit.

Pastaj ika në New York për tri vite dhe e dija se 1977 do ishte sezoni im i fundit.

Kështu thashë: Oh Zot nuk mund të iki pa qenë kampion. Ne duhet ta fitojmë këtë turne. Këto kanë qenë momentet më të bukura".

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more