Skip to main content

Ora News: “I gjejnë 71 kg kanabis në banesë, shpallet në kërkim sarandioti” plus 9 more

Ora News: “I gjejnë 71 kg kanabis në banesë, shpallet në kërkim sarandioti” plus 9 more


I gjejnë 71 kg kanabis në banesë, shpallet në kërkim sarandioti

Posted: 20 Jul 2017 12:24 AM PDT

Një sasi prej 71 kilogramë kanabis sativa është sekuestruar në një banesë në fshatin Golem të Gjirokastrës, ndërsa është shpallur në kërkim edhe poseduesi i lëndës narkotike.

"Në bazë të informacioneve të mara në rrugë policore se në fshatin Golem, Gjirokastër, në banesën e shtetasit J.K kishte lëndë narkotike Cannabis Sativa, nga seksioni i Hetimit të Narkotikëve në D.V.P. Gjirokastër, u krye kontroll në këtë banesë. Nga kontrolli i ushtruar u gjetën 71 kg lëndë narkotike e dyshuar Cannabis Sativa, e cila ishte e futur në disa thasë, si dhe një sasi prej 54.5 gr lëndë narkotike në trajtën e pluhurit (cokollatë) e dyshuar Cannabis Sativa", sqaron policia.

Policia shpalli në kërkim shtetasin J.K, 53 vjeç, banues në Sarandë dhe po punohet për kapjen e autorit.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për hetim të mëtejshëm për veprën penale  “Prodhim dhe shitje e lëndëve narkotike" parashikuar nga neni 283/1  i Kodit Penal.

/Oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Vogëlushi kryen transplant të dy duarve, tani arrin të luajë bejsboll

Posted: 20 Jul 2017 12:08 AM PDT

Zion Harvey është fëmija i parë në botë që në moshën 8-vjecare iu nënshtrua një transplanti të të dyja duarve.

"Unë dua të shkruaj një letër për prindërit që më dhuruan duart e djalit të tyre sepse ata nuk ishin të detyruar ta bënin këtë gjë nëse sdo e donin. Vazhdoj të jem fëmija pa duar që njihnin të gjithë," – tha ai për BBC.

Për shkak të një infeksioni në moshën 2-vjecare, mjekët u detyruan që t'ia prisnin duart dhe këmbët.

Stafi mjekësor i tre spitaleve u bashkua për të ngjitur duart e dhuruesit në trupin e vogëlushit. Operacioni përfundoi me sukses, por rikuperimi nuk ishte aq i thjeshtë. Kishte rreth 8 herë që trupi i tij nuk arrinte të përshtatej me trupin.

Ai duhet të merrte ilace dhe të bënte trajtime mjekësore.

Pas dy vitesh nga ndërhyrja, Zion ka filluar të kujdeset për veten e tij dhe të merret me sporte si bejsboll.

/oranews.tv/

 

 

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Vidhnin energjinë elektrike, dy të arrestuar në Tiranë

Posted: 20 Jul 2017 12:02 AM PDT

Policia i është rikthyer arrestimeve për shkak të vjedhjes së energjisë elektrike.

Në bashkëpunim me Task Forcën e OSHEE-së për goditjen e paligjshmërisë, policia ka vënë në pranga dy persona.

"Ndoc Prrroni, 53 vjeç, banues në Tiranë, u arrestua pasi në banesën në pronësi të tij, u kontatua lidhje e paligjshme e energjisë elektrike që e  furnizonte . Po ashtu në pranga u vu edhe Xhemail Toci, 60 vjeç, banues në Tiranë, pasi biznesin privat në pronësi të tij, u konstatua lidhje e paligjshme e energjisë elektrike që e furnizonte", sqaron policia.

Materialet proceduriale në ngarkim të shtetasve të lartpërmendur, i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprën penale “Vjedhja e energjisë elektrike” parashikuar nga neni 137 i Kodit Penal.

/Oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Elbasan, vetëvaret biznesmeni 54 vjeçar

Posted: 19 Jul 2017 11:55 PM PDT

Një 54 vjeçar i ka dhënë fund jetës duke u vetëvarur. Viktima është Shefik Bora i njohur si pronar i një biznesi bar restorant në afërsi të parkut Rinia në Elbasan. Ngjarja ndodhi rreth orës 21.30 në banesën e tij.

Sipas dëshmisë të djalit të tij dhënë për oficerin e policisë nuk jep një shkak se përse i ati shkoi në këtë veprim kjo edhe për shkak të gjendjes së rënduar psikologjike të së birit. Kanë qenë vet familjarët që e kanë gjetur 54 vjeçarin duke njoftuar edhe policinë.

Bora njihej si njeri i qetë i komunikueshem në rrethin shoqëror dhe ende nuk dihen shkaqet që e çuan në këtë akt fatal për jetën.

Babai i dy fëmijeve, një djali dhe një vajze është vetëvarur në sheshpushimin e shtëpise së tij në gjendje tejet te rënduar psikologjike. Burime jo zyrtare thonë se një shkak mund të jetë plani per prishjen e lokalit të tij për shkak të zgjerimit të rrugës dhe një projekti që përfshin parkun Rinia. Policia vijon punën për zbardhjen e shkaqeve që e çuan në ketë vetëflijim 54 vjecarin.

/Oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Shkodran Mustafi bëhet baba: Nuk di si ti përshkruaj emocionet

Posted: 19 Jul 2017 11:50 PM PDT

Futbollisti i njohur, Shkodran Mustafi është bërë baba për herë të parë dhe ka gëzuar një emocion shumë të madh.

"Shumë i lumtur t'iu tregoj se jam bërë me një vajzë! Nuk di si ti përshkruaj emocionet tani, gjithcka mund të them se është dita më e lumtur e jetës time," – shkruajti ai në Instagram.

Ai u martua vitin e kaluar në fshehtësi derisa cdo gjë u bë e ditur nga këngëtarja e njohur Shyhrete Behluli që ishte e ftuar në ceremoni.

Futbollisti i skuadrës angleze, Arsenal duket shumë i gëzuar në fotografinë ku mban vogëlushen në krahë.

/oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Rusia i dhuron 6 avionë Mig 29 Serbisë

Posted: 19 Jul 2017 11:35 PM PDT

Drejtori i shërbimeve federale për bashkëpunim teknologjik-ushtarak i Rusisë, ka njoftuar se Rusia i dhuron Serbisë 6 avionë luftarakë Mig 29.

Sipas agjencisë së lajmeve Mehr, duke cituar agjencinë ruse të lajmeve Sputnik, Dimitri Shekaof, të mërkurën ka bërë të ditur se Rusia synon që deri në fund të vitit 2017 t'i dhurojë Serbisë avionët Mig 29, transmeton Indeksonline.

Rusia në muajin qershor të këtij viti kishte marrë vendim që Serbisë t'i dاurojë 6 avionë luftarakë të tipit Mig 29.

Në muajin nëntor 2016, mediat kishin njoftuar se Moska ka vendosur t'i dhurojë Beogradit 6 avionë luftarakë.  /Indeksonline/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Shtirej si mashkull për të plotësuar nevojat seksuale, dënohet me burg

Posted: 19 Jul 2017 11:27 PM PDT

Një grua është munduar të mashtrojë mikun e tij gjatë marrëdhënies sekuale duke u shtirur si mashkull, por e pësoi rëndë.

Gayle Newland mund të dënohet me burg pasi krijoi një person fals për ti plotësuar vetes kënaqësinë seksuale duke bërë që të mashtrojë për rreth dy vite.

27-vjecarja u konsiderua si manipuluese, mashtruese dhe shumë dinake pasi kishte krijuar një profil me fotografitë e një mashkulli amerikan në Facebook. Ajo e prezantonte veten si mashkull gjysmë Filipinas, të quajtur Kye Fortune.

Gayle e mohoi identitetin e saj të vërtetë derisa mori akuzën e katërt, duke përfunduar menjëherë pas hekurave. Brenda pak ditësh do të zbulohet dënimi që ajo do marrë për këtë lloj mashtrimi.

/oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

DASH: Shqipëria mbështetëse e fuqishme e përpjekjeve kundër terroriste

Posted: 19 Jul 2017 11:16 PM PDT

Departamenti amerikan i Shtetit në raportin vjetor për terrorizmin, tha se me gjithë faktin që sulmet terroriste dhe pasojat në njerëz nga terrorizmi kanë shënuar rënie në nivel botëror në vitin 2016, grupet terroriste vazhduan të shfrytëzojnë territoret pa pushtet dhe konfliktet për të zgjeruar shtrirjen e tyre dhe për të drejtuar e frymëzuar sulme gjithandej nëpër botë.

Shteti Islamik i Irakut dhe Sirisë (ISIS) mbeti kërcënimi më i madh terrorist në shkallë globale, me tetë degë të njohura dhe një numër rrjetesh të panjohura që veprojnë përtej qendrës së grupit në Irak dhe Siri.

Al-Qa'ida dhe partnerët e saj rajonal mbeten kërcënim për sigurinë amerikane dhe interesat e Shteteve të Bashkuara, përkundër trysnisë kundër terroriste nga partnerët e Shteteve të Bashkuara dhe shtimin e përpjekjeve ndërkombëtare për të luftuar ideologjinë e dhunshme islamike.

Shqipëria

Shqipëria ishte mbështetëse e fuqishme e përpjekjeve kundër terroriste në vitin 2016 dhe ka vazhduar pjesëmarrjen në koalicionin global për mposhtjen e ISIS-it, duke bërë dhurime të konsiderueshme më armë dhe municione.

Më 4 dhe 5 nëntor të vitit 2016 një operacion i bashkërenduar rajonal kundër terrorizmit çoi në arrestimin e katër vetave në Shqipëri. Operacioni parandaloi një sulm të mundshëm në ndeshjen e futbollit ndërmjet Shqipërisë dhe Izraelit që duhej të mbahej në Shkodër më 12 nëntor. Të arrestuarit u akuzuan për mbështetje financiare e logjistike të ISIS-it, duke rekrutuar njerëz në emër të tij dhe duke nxitur gjuhë të urrejtjes.

Në raport vlerësohet se Shqipëria ka penalizuar të gjitha veprimtaritë që kanë të bëjnë me terrorizmin, nxitjen dhe financimin e tij, rekrutimin e pjesëmarrjen në organizata terroriste. Në vitin 2016, nëntë të akuzuar ne lidhje më veprime të tilla, u shpallën fajtor dhe u dënuan me nga 7 deri në 18 vjet heqje lirie. Një gjykatë e apelit në muajin nëntor, zbuti dënimet për pesë veta.

Në raport thuhet se Shqipëria ka shtuar përpjekjet për kundërvënie ndaj kërcënimeve terroriste. Në këtë kuadër përmendet bashkëpunimi i ngushtë i Njësisë së zgjeruar Kundër Terroriste të Policisë së shtetit me Departamentin amerikan të Drejtësisë dhe Programin Mbështetës Trajnues të Hetimit të Krimit Ndërkombëtarë ICITAP. Në bashkëpunim me Bashkimin Evropian dhe financimin e Departamentit amerikan të shtetit, ICITAP-i ka siguruar pajisje dhe trajnime për qeverinë shqiptare, për mbledhjen e gjurmëve të gishtërinjve në vendkalimet kufitare. Kjo ka shtuar mundësitë e policisë shqiptare që të mbledhë të dhënat biometrike për individë të caktuar në vendkalimet kufitare.

Departamenti amerikan i Drejtësisë me programin e tij të vendosur në Tiranë, ka vazhduar të ofrojë mbështetje dhe trajnim për prokurorët, zyrtarët e sundimit të ligjit dhe hetuesit financiar, analistët e zbulimit dhe gjykatësit nga Shqipëria, Bosnja, Kosova, Maqedonia dhe Serbia që punojnë me rastet e luftëtarëve të huaj dhe rastet e lidhura me terrorizmin.

Në raport thuhet se korrupsioni i shoqëruar edhe me funksionimin e dobët të sistemit të drejtësisë ka vazhduar të pengojë përpjekjet për sundimin e ligjit në të gjitha nivelet në Shqipëri.

Shqipëria është pjesë e organizatave që luftojnë financimin e terrorizimit dhe që nga qershori i vitit 2012, ajo ka punuar në adresimin e dobësive në këtë fushë duke shënuar përparime të konsiderueshme.

Në vitin 2015 qeveria shqiptare hartoi dhe miratoi strategjinë kombëtare për luftë kundër ekstremizmit të dhunshëm. Në vitin 2016, qeveria emëroi bashkërenduesin kombëtar për luftës kundër ekstremizmit të dhunshëm që është i ngarkuar me mbikëqyrjen e zbatimit të strategjisë kombëtare. Ajo në shtator të vitit 2016, ishte mikpritëse e një tryeze dyditëshe mbi radikalizmin dhe rekrutimin e luftëtarëve të huaj. Qeveria shqiptare ishte bashkorganizatore e një ngjarjeje në New York me temën “luftimi i ekstremizmit të dhunshëm nëpërmjet arsimimit” për të veçuar rolin që ka arsimi në nxitjen e tolerancës dhe gjithëpërfshirjes në mesin e të rinjve. Qeveria shqiptare ka zhvilluar një program sprovë për të trajnuar mësimdhënësit që të zbatojnë plan-programet arsimore mbi tolerancën fetare në shkolla.

Kosova

Raporti theksin se kërcënimi nga ekstremizmi i dhunshëm islamik ishte në rritje në Kosovë, i mbështetur pjesërisht nga fondet e organizatave të huaja që predikonin ideologji ekstremiste dhe grupet e dhunshme ekstremiste që shfrytëzuan mediet sociale për të përhapur propagandë dhe për të rekrutuar mbështetës.

Afërisht 315 luftëtarë të huaj terrorist nga Kosova udhëtuan për në Siri dhe Irak për të luftuar për ISIS-in apo Frontin al‑Nusrah Front, nga të cilët rreth 58 janë vrarë. Qeveria e Kosovës po zbaton një strategji gjithëpërfshirëse dhe një plan veprimi kundër ekstremizmit të dhunshëm. Drejtoria kundër terrorizmit e policisë së Kosovës po shton mundësitë e saj duke shtuar personelin dhe duke zhvilluar njësinë e kundër terrorizimit kibernetik. Qeveria e Kosovës ka vazhduar bashkëpunimin e saj në këtë fushë me Shtetet e Bashkuara të cilat ndihmuan forcat e ligjit dhe institucionet e drejtësisë në rastet e që kanë të bëjnë me kundër terrorizmin.

Në raport thuhet se për shkak që situata politike dhe e sigurisë në veriun e Kosovës ka vazhduar të kufizojë mundësitë e qeverisë për të ushtruar autoritetin e saj të plotë në të zonë, trupat e NATO-s dhe ato të EULEX-it, kanë vazhduar të punojnë me policinë e Kosovës për ruajtjen e një mjedisi të sigurt dhe forcimin e sundimit të ligjit përfshirë edhe kufijtë. Ndonëse Kosova dhe Serbia fqinje nuk bashkëpunojnë zakonisht në çështjet e kundër terrorizmit. qeveritë kanë një plan të Menaxhimit të Integruar të kufirit që nga viti 2013 dhe kanë marrë pjesë ne trajnimet e financuara nga Shtetet e Bashkuara.

Kosova është anëtare e Koalicionit Global për Mposhtjen e ISIS-it dhe ka ndërmarrë hapa në shumë linja për brenda kufijve të mundësive të saj. Ajo është përqendruar pikë së pari në ndërprerjen e valës së luftëtarëve të huaj terrorist dhe pengimin e financimit të grupeve terroriste. Kosova nuk është anëtare e OKB-së por është zotuar të zbatojë rezolutën 2178 të Këshilli të Sigurimit të OKB-së.

Raporti përmend sulmin e 4 gushtit në ndërtesën e parlamentit të Kosovës që kaloi pa dëme në njerëz.

Raporti thekson se Kosova ka një kuadër ligjor gjithëpërfshirës mbi të gjitha aspektet që kanë të bëjnë me terrorizmin dhe u ofron autoriteteve mjetet e domosdoshme për të luftuar çdo formë të terrorizmit. Në këtë kuadër raporti përmend edhe ligjin që ndalon përfshirjen e qytetarëve të saj në ushtritë e huaja, policitë apo formacionet paraushtarake jashtë territorit të Kosovës duke paraparë dënime deri në 15 vjet heqje lirie për rastet e tilla.

Raporti vë në pah edhe sfidat që mbesin në rrugën e forcimit të mundësive të autoriteteve për t’u përballur me terrorizmin përfshirë edhe faktin që Kosova nuk është anëtare e INTERPOL-it dhe EUROPOL-it.

Në vitin 2016, policia kufitare e Kosovës në bashkëpunim me vendet e rajonit dhe Turqinë, identifikoi dhe ndaloi të paktën pesë veta që të udhëtojnë për në Siri dhe një qytetar u arrestua pas kthimit nga zona e konfliktit. Megjithatë, të paktën pesë veta arritën në Siri.

Më mbështetjen amerikane, policia kufitare po trajnohet për të qenë në gjendje që të identifikojë më herët personat që kanë lidhje me terrorizmin. Për më tepër Shtetet e Bashkuara kanë ofruar mundësi trajnimi për të gjitha aspektet e kundër terrorizmit nëpërmjet zyrave të ndryshme të institucioneve amerikane.

Në raport thuhet se po vazhdojnë proceset gjyqësore për disa nga 59 të dyshuarit e arrestuar në gusht të vitit 2014 gjatë operacionit më të madh kundër terrorist të qeverisë së Kosovës. Hetimet po vazhdojnë ndaj një duzinë të dyshuarish, përfshirë edhe disa imamë.

Gjatë vitit 2016, autoritetet e Kosovës arrestuan 32 veta nën akuzat që lidhen me terrorizmin, përfshirë 18 veta në muajin nëntor. Autoritetet shpallën dënime në disa raste të profilit të lartë, përfshirë dënimin e shtatë vetave më 42 vjet heqje lirie në muajin maj dhe katër vetave me 49 vjet në muajin qershor për përfshirje në ISIS. Po ashtu autoritetet pezulluan veprimtaritë e 21 Organizatave Joqeveritare të dyshuara për mbështetje të ekstremizmit të dhunshëm.

Kosova, thuhet në raport, ka dëshmuar vullnet politik për t’u përballur me kërcënimet nga terrorizmi dhe shteti ka kuadër ligjor për ta bërë këtë. Institucionet kombëtare kanë forcuar mundësitë e tyre për hetimin dhe përndjekjen e rasteve, por mundësitë, burimet dhe përvoja e kufizuar, ka vazhduar të kufizojë aftësinë e tyre për t’u përballur në mënyrë më të frytshme me rastet e terrorizmit.

Raporti thekson se Kosova ka miratuar ligjin që sanksionin financimin e terrorizmit, por ka vështirësi në përndjekjen dhe ngrirjen dhe konfiskimin e pasurive të individëve.

Një nga synimet kryesore të strategjisë së qeverisë për luftën kundër ekstremizmit të dhunshëm është parandalimi i këtij ekstremizmi dhe radikalizmit. Kjo përfshinë ngritjen e vetëdijes mbi radikalizmin në komunitete dhe shtimin e mundësive për luftën kundër tij. Ministria e Punëve të Brendshme po teston një mekanizëm në komunën e Gjilanit që mbledh së bashku zyrtarët lokal, udhëheqësit fetarë dhe shoqërinë civile për të diskutuar shqetësimet mbi radikalizmin që çon në dhunë. Strategjia e Kosovës përfshinë edhe përgatitjen dhe promovimin e kundër-rrëfimeve që dobësojnë peshën e mesazheve ekstremiste. Strategjia po ashtu përfshinë de radikalizimin dhe ri integrimin e personave të radikalizuar. Kjo përfshinë edhe mbështetjen për individët e radikalizuar që të braktisin ideologjitë ekstremiste, vlerësimin e rrezikut nga individët e kthyer nga konfliktet dhe ndërgjegjësimin e sistemit korrektues për rreziqet nga terroristët e burgosur.

Raporti tërheq vërejtjen se anëtarësimi i Kosovës në shumë organizata rajonale e ndërkombëtare, përshirë Kombet e Bashkuara është bllokuar nga vendet që nuk e njohin pavarësinë e saj dhe kjo dëmton bashkëpunimin në shumë çështje, përfshirë edhe kundër terrorizmin.

Marre nga Zeri i Amerikes

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Thaçi i ofron ndihmë Shqipërisë, Malit të Zi dhe Kroacisë për menaxhimin e zjarreve

Posted: 19 Jul 2017 10:26 PM PDT

Pas shpërthimit të zjarreve në Shqipëri, Mal të Zi dhe Kroaci, presidenti Thaçi u ka ofruar këtyre shteteve ndihmë shtetërore me ekipet e FSK-së për menaxhimin e zjarreve. Kjo gatishmëri shtetërore e Kosovës për t'u dalë në ndihmë këtyre shteteve mike, autoriteteve përkatëse u është përcjellë përmes ambasadave të Kosovës.

Këtë gjë e kanë konfirmuar edhe vetë kabineti i presidentit Thaçi.

"Po, presidenti Thaçi, pas koordinimit me komandantin e FSK-së, Rrahman Rama, duke marrë parasysh gjendjen e jashtëzakonshme me zjarret që kanë përfshirë shtetet mike, konkretisht Shqipërinë, Malin e Zi dhe Kroacinë, përmes ambasadave tona ka shprehur gatishmërinë që t'u ofrojë ndihmën e ekipeve profesionale të FSK-së për menaxhimin e zjarreve, nëse ato kanë nevojë për mbështetje shtesë", ka konfirmuar këshilltari politik i presidentit Thaçi, Bislim Zyrapi.

Njësia i Emergjencave e Forcës së Sigurisë së Kosovës ka marrë shumë mirënjohje ndërkombëtare për reagime të shpejta dhe profesionale. Ajo vlerësohet si njëra prej njësive më të përgatitura në Kosovë dhe rajon. /Zeri/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Senatori McCain diagnostikohet me kancer në tru

Posted: 19 Jul 2017 10:16 PM PDT

Senatori amerikan John McCain është diagnostikuar me kancer në tru dhe po shikohet mundesia e trajtimit. Mundësitë mund të përfshijnë kimioterapinë dhe rrezatimin, thanë mjekët e tij, shkruan BBC.

Ata kanë thënë se McCain, 80 vjeçar, po përballet me një lloj agresiv të kancerit të trurit.

Mjekët i kanë caktuar diagnozën, pas një intervenimi javën e kaluar që i është bërë në syrin e majtë, duke i hequr një copë të gjakut të mpiksur.

Senatori gjashtë-vjeçar dhe kandidati presidencial i republikanëve në 2008 iu nënshtrua një operacioni në një klinikë në Phoenix, në shtetin e Arizonës, të premten e kaluar.

Mjekët kanë thënë se shërimi i senatorit McCain, është duke shkuar në mënyrë " jashtëzakonisht të mirë".

/Oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more