Skip to main content

Ora News: ““Austrian Airlines” mbërrin dy orë me vonesë në Rinas, indinjohen udhëtarët” plus 9 more

Ora News: ““Austrian Airlines” mbërrin dy orë me vonesë në Rinas, indinjohen udhëtarët” plus 9 more


“Austrian Airlines” mbërrin dy orë me vonesë në Rinas, indinjohen udhëtarët

Posted: 30 Jul 2017 11:59 PM PDT

Një fluturim i linjës Vjenë-Tiranë i kompanisë “Austrian Airlines” e ka vonuar mbërritjen në Aeroportin e Rinasit me plot 2 orë e 10 minuta, pa u dhënë pasagjerëve asnjë shpjegim. Në adresë të RTV Ora News mbërrijnë dëshmi e pamje të asaj që ata e quajnë papërgjegjshmeri të plotë, në një kohë kur vogëlushëve të tyre nuk u është i ofruar asnjë gotë ujë.

Telashet e shqiptarëve me kompanitë ajrore që operojnë në Shqipëri, nuk kanë të sosur. Pasagjerët e fluturimit OS 843 me nisje nga Vjena dhe destinacion Tiranën kanë mbërritur në aeroportin “Nënë Tereza” me plot 2 orë e 10 minuta vonesë, për shkaqe që nuk u janë bërë me dije nga kompania “Austrian Airlines”.

Orari i mbërritjes ka qenë ora 00.e 50 minuta, ndërsa avioni ka shkelur në tokë vetëm në orën 3 pas mesnate.

Siç duket edhe në këto pamje të sjellë në Ora News nga pasagjerë të shumtë, prindër me fëmijë të vegjël, situata ka qenë e padurueshme, teksa pasagjerëve, jo vetëm që nuk u është dhënë asnjë shpjegim nga kompania “Austrian Airlines”, por as ujë të pijshëm për fëmijët. Ndërkaq, dyqanet e aeroportit pas mesnate, kanë qenë të mbyllura.

Në denoncimin e mbërritur në adresë të RTV Ora News, qytetarët ankohen se kjo kompani nuk u ka ofruar as kushtet më minimale, edhe pse janë ata përgjegjës për vonesën e gjatë mbi dy orë, madje as edhe një ndjesë.

/Oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Zbulohet sekreti i dashurisë së vërtetë

Posted: 30 Jul 2017 11:59 PM PDT

Dashuria e vërtetë është një temë që prek pjesën më të madhe të njerëzve. Shumë prej historive të bukura dhe afatgjata nisin nga miqësia. Është vërtetuar shkencërisht se sa më shumë të njohësh një njeri, aq më tërheqës të duket.

Sipas një studimi të bërë nga Universiteti i Texas, u vu re se studentët janë dashuruar me miqtë e tyre të ngushtë. "Ndjenja e pastër e miqësisë ju lejon që të shihni karakterin e dikujt para se të përfshiheni në qëllime seksuale," – ka thënë eksperti Mattheë Hussey për Independent.

Ai shtoi se marrëdhëniet më të qëndrueshme, duke përfunduar në martesa të përjetshme kanë të bëjnë më shumë me komunikimin dhe shoqërinë sesa seksualitetin.

/oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Apple po investon rreth 3 miliardë dollarë në LG

Posted: 30 Jul 2017 11:42 PM PDT

Një raporti i ri nga Korenë e Jugut ka treguar se Apple po investon rreth 2.7 miliardë dollarë në LG Display.

 
 

Qëllimi është që të sigurohet një furnizim i qëndrueshëm i paneleve OLED për iPhone të ardhshëm, ato që vijnë në 2018 dhe më gjerë. Ne kemi dëgjuar tashmë që Apple ka në plan të shtojë OLED për celularin e saj duke filluar nga viti i ardhshëm, dhe raporti e konfirmon atë.

Investimi në thelb do të shërbejë si një pagesë paraprake për panelët e OLED që do të prodhohen në të ardhmen.

Apple ka kohë që thuhet se ka bërë një marrëveshje me Samsung për ekranin OLED të iPhone 8 që vjen këtë vit, por kompanisë tradicionalisht nuk i pëlqen të mbështetet vetëm në një furnizues për një pjesë.

Përveç kësaj, ajo duhet të sigurohet se do të ketë panele të mjaftueshme OLED të rreshtuara për gjeneratat e ardhshme të iPhone. Duke shkuar all-in me OLED do të kërkojë shumë më tepër ekrane nga 2018 e tutje, krahasuar me atë që nevojitet për iPhone 8 në 2017.

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Atentati në Vlorë, ja kush është viktima, dy vite më parë i vranë nipin

Posted: 30 Jul 2017 11:39 PM PDT

Policia e Vlorës po vijon kërkimet për identifikimin dhe kapjen e autorit të vrasjes së 37-vjeçarit mbrëmjen e djeshme në Lungomare në qytetin bregdetar.

Ora News ka siguruar foton e viktimës, Marjen Xhaferaj, alias Marjen Omeri, 37 vjeç. Sipas policisë viktima ishte nga Vlora, banues në lagjen 28 nëntori dhe ka përdorur disa emra të tjerë, por jo në gjendjen civile, i cili rezulton të jetë edhe me precedent të mëparshëm penal.

Gazetarja e Ora News, Jerola Zijaj na informon se viktimës dy vite më parë i kanë vrarë edhe nipin, Endri Caushaj, dy vite më parë në Durrës.

Krimi ndodhi  mbrëmjen e djeshme (30 korrik) rreth orës 21:15, ku në një lokal në zonën e Lungomares një person i është afruar 37-vjeçarit dhe e ka qëlluar duke e lënë të vdekur. 

Sipas dëshmitarëve nga vendi i ngjarjes janë dëgjuar gjashtë të shtëna me armë zjarri.

Policia tha mbrëmjen e djeshme se “viktima ka qenë në lokal i ulur me një tjetër, ku në drejtim të tij është afruar një person i cili e ka qëlluar me armë zjarri dhe më pas autori është larguar më këmbë mes pallateve."

Blutë e qytetit të Vlorës kanë ngritur menjëherë pika të shumta kontrolli ku në ndihmë të Policisë së Vlorës për kapjen e autorit  kanë ardhur Delta Forcë e FNSh.

Ne foto: Viktima e atentati ne Vlore

Foto nga vendi i ngjarjes

Foto nga vendi i ngjarjes

Foto nga vendi i ngjarjes

/Oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

SHBA dënon kërkesa e Putinit për largimin e 755 diplomatëve

Posted: 30 Jul 2017 10:47 PM PDT

Departamenti amerikan i shtetit ka vlerësuar se kërkesa e presidentit të Rusisë, Vladimir Putin, për zvogëlimin e personelit diplomatik të Shteteve të Bashkuara në Rusi për 755 vetë, është "për keqardhje dhe e paarsyshme" dhe ka paralajmëruar se Uashingtoni po e shqyrton përgjigjen e mundshme.

"Ne po e vlerësojmë ndikimin e një kufizimi të tillë dhe se si do të përgjigjemi ndaj tij", thuhet në kumtesën e mbrëmshme të Departamentit amerikan të shtetit.

Kërkesa e zotit Putin që Shtetet e Bashkuara ta zvogëlojnë numrin e personelit në Rusi u bë në periudhën e përshkallzëimit të mospajtimit lidhur me sanksionet e reja të miratuara nga Kongresi i Shteteve të Bashkuara kundër Moskës.

Gjatë një interviste të djeshme në Televizionin shtetëror rus, Putin tha se më se 1 mijë diplomatë amerikanë dhe "personel mbështetës" aktualisht punojnë në Rusi dhe "755 vetë duhet ta ndalin aktivitetin e tyre".

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Aksident i rëndë në Shkodër, në koma dy persona

Posted: 30 Jul 2017 01:47 PM PDT

Dy persona ndodhen në gjendje koma nga një aksident që ka ndodhur mbrëmjen e të dielës në aksin rrugor Shkodër-Hani i Hotit.

Aksidenti është regjistruar rreth orës 22:00, ndërsa raportohet se në aksident është përfshirë një makinë fuoristradë Land Rover dhe nje makine tjeter.

Mësohet se drejtuesi i fuoristradës ka humbur gjymtyrët.

Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

/Oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Pheniani: Prova me raketa, paralajmërim kundër sanksioneve

Posted: 30 Jul 2017 01:32 PM PDT

Koreja e Veriut përsëriti sot se provat me raketë balistike të afta për të rënë në SHBA, ishin një "paralajmërim i ashpër" për Uashingtonin, kundër një raundi të ri sanksionesh ndaj Pheninait.

Deklarata e Phenianit vjen disa orë pasi dy avionë bombardues të Forcës ajrore Amerikane fluturuan mbi gadishullin korean, të shoqëruar nga avionë luftarakë japonezë dhe koreanojugorë, në një demonstrim force ndaj kërcënimit të Koresë së Veriut.

Ndërkohë, Agjencia amerikane e Mbrojtjes nga Raketat tha se ka kryer me sukses provën e 15 për rrëzimin e raketave balistike me rreze të mesme veprimi, përmes sistemit të mbrojtjes nga raketat në lartësi. Sipas ushtrisë, objektivi-provë, një raketë e hedhur nga një avion luftarak mbi Oqeanin Paqësor, u dallua dhe u interceptua nga sistemi i mbrojtes nga raketat me bazë në Alaskë.

Shefi i Agjencisë ushtarake të Mbrojtjes nga Raketat, gjenerali Sam Greaves, tha se të dhënat e grumbulluara nga provat do të përmirësojnë aftësinë e SHBA përballë kërcënimeve nga raketat./Voa/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Mustafa: Zgjidhja e problemeve me Serbinë, nyje e perspektivës sonë evropiane

Posted: 30 Jul 2017 12:43 PM PDT

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Isa Mustafa ka deklaruar se zgjidhja e çështjes serbe në Kosovë dhe e problemeve me Serbinë është nyje e perspektivës sonë evropiane dhe e stabilitetit afatgjatë.

Përmes një statusi në Facebook, Mustafa thotë se janë disa tema të cilët nuk mund t'i përballojmë të ndarë dhe të fragmentarizuar, transmeton Indeksonline.

Postimi i Mustafës në FB

Zgjidhja e çështjes serbe në Kosovë dhe e problemeve me Serbinë është nyje e perspektivës sonë evropiane dhe e stabilitetit afatgjatë.

Askush nga ne nuk e shfrytëzon pozitën e fuqisë dhe dominancës politike (sepse as që e ka – dhe mirë që nuk e ka ), si rasti i Presidentit serb, për inicimin e dialogut të brendshëm por mund të shfrytëzojmë diversitetin tonë të mendimit politik për të gjetur zgjidhjen më të mirë të përbashkët.

Janë disa tema, të cilat nuk mund ti përballojmë të ndarë dhe të fragmentarizuar. Temat e mëdha shtetërore zgjidhen me kujdes të madh dhe konsensus të gjere politik, me institucione të qëndrueshme dhe me njerëz që mendojnë për shtetin, në bashkëpunim me SHBA-të dhe me Bashkimin Evropian.

/Oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Atentat pranë Lungomares, ekzekutohet në lokal 37-vjeçari

Posted: 30 Jul 2017 12:14 PM PDT

Qyteti bregdetar i Vlorës është tronditur nga një ngjarje e rëndë mbrëmjen e kësaj të diele. Një person është vrarë në një atentat me armë zjarri  pranë zonës së Lungomares rreth orës 21:15, dhe dyshohet se ka qenë një autorë që qëlloi mbi viktimën.

Sipas dëshmitarëve nga vendi i ngjarjes janë dëgjuar gjashtë të shtëna me armë zjarri.

Policia sqaron se "Shtetasi M.Xh.(O), 37 vjeç, është qëlluar me armë zjarri, për pasojë ka ndërruar jetë. Viktima ka qenë në lokal i ulur me një tjetër, ku në drejtim të tij është afruar një person i cili e ka qëlluar me armë zjarri. Autori është larguar më këmbë mes pallateve."

Në vendngjarje janë sekuestruar disa gëzhoja ndërsa disa metra më tutje është  gjetur dhe sekuestruar një armë zjarri pistoletë  që dyshohet se e dispononte viktima M.Xh.(O)

Policia thekson se viktima ka ndërruar emër e mbiemër dhe rezulton me precedent kriminal.

Blutë e qytetit të Vlorës kanë ngritur menjëherë pika të shumta kontrolli ku në ndihmë të Policisë së Vlorës për kapjen e autorit  kanë ardhur Delta Forcë e FNSh.

Vijon krehja e zonës për të bërë të mundur kapjen e autorit.

Grupi hetimor në vendngjarje po vijon punën për grumbullimin e provave, dëshmive me qëllim dokumentimin dhe identifikkmin e autorit.

Vijon puna për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit.

Foto nga vendi i ngjarjes

Foto nga vendi i ngjarjes

Foto nga vendi i ngjarjes

/Oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Putin i përgjigjet SHBA: 755 diplomatë amerikën do largohen nga Rusia

Posted: 30 Jul 2017 12:11 PM PDT

Më shumë se 755 diplomatë amerikanë do të duhet të largohen nga Rusia, si rezultat i vetë politikave të ndjekura nga Uashingtoni. Kështu ka deklaruar Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin në një intervistë për televizionin Rossiya 1.

“Pala amerikane ka bërë një lëvizje që është e rëndësishme të theksohet, nuk është provokuar nga asgjë, për të përkeqësuar marrëdhëniet ruso-amerikane. Ajo përfshin kufizime të paligjshme, përpjekje për të ndikuar në shtetet e tjera të botës, duke përfshirë aleatët tanë, të cilët janë të interesuar në zhvillimin dhe mbajtjen e marrëdhënieve me Rusinë" tha Presidenti Putin.

"Ne kemi qenë duke pritur për një kohë të gjatë që ndoshta diçka do të ndryshonte për mirë, kishim shpresë se situata do të ndryshonte. Por duket sikur nuk do të ndryshojë në të ardhmen e afërt. Unë vendosa se është koha që ne të tregojmë se nuk do të lëmë asgjë pa përgjigje”, shtoi Presidenti rus.

/Oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more