Skip to main content

Mesazhi.com: “Turqia dënon deklaratat arrogante të Izraelit” plus 8 more

Mesazhi.com: “Turqia dënon deklaratat arrogante të Izraelit” plus 8 more


Turqia dënon deklaratat arrogante të Izraelit

Posted: 26 Jul 2017 03:12 PM PDT

"Dënojmë deklaratën arrogante të bërë nga zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Izraelit lidhur me çështjet që ka vënë në dukje Presidenti ynë mbi zhvillimet e fundit në Al-Aksa".

"Në kohën osmane komunitete me përkatësi të ndryshme fetare e sektare në Palestinë kanë bashkëjetuar në paqe për shekuj të tërë dhe e kanë ushtruar lirshëm besimin e tyre. Në këtë kontekst, hebrenjtë janë ata që duhet ta dinë më së miri tolerancën e pashembullt që është shfaqur në periudhën osmane. Edhe sot liria e besimit dhe praktikimit të tij për hebrenjtë që jetojnë në Republikën e Turqisë është e garantuar nga shteti ynë", sqaroi zëdhënësi Myftjollu, duke shtuar se Al-Aksa për myslimanët është vendi i tretë më i shenjtë në botë dhe renditet në krye të çështjeve më prioritare që interesojnë të gjithë botën islame.

"Duket hapur se përpjekjet që bëhen për të mbuluar të vërtetën që Jerusalemi Lindor vazhdon të jetë i pushtuar, ndërkohë që pushtimi izraelit në Jerusalemin Lindor, Bregun Perëndimor dhe në Gaza po mbush 50 vjetët, nuk do të kontribuojë në vendosjen e paqes dhe stabilitetit në rajon dhe në zgjidhjen e konfliktit izraelito-palestinez. Përgjegjësia që i takon Izraelit është që ti rikthehet sa më shpejt statukuosë në Al-Aksa dhe gjykimit të shëndoshë dhe të heqë të gjitha barrierat përballë lirisë së ushtrimit të besimit", tha zëdhënësi i MPJ turke, raporton trt. /Mesazhi/

The post Turqia dënon deklaratat arrogante të Izraelit appeared first on Mesazhi.com.

Pjepri, frut magjik për organizmin e njeriut

Posted: 26 Jul 2017 02:55 PM PDT

Pjepri bën pjesë në kategorinë e frutave magjikë për organizmin e njeriut. Ky frut i ëmbël ul stresin, përmban disa lloje vitaminash, si edhe parandalon plakjen e parakohshme të organizmit.

Pjepri është i pasur me hekur, kalcium, fosfor dhe me Vitamina A dhe C të domosdoshme për organizmin.

Fruti i pjeprit ofron vlera për kockat dhe dhëmbët. Por pjepri gjithashtu ofron përfitime edhe në mbrojtjen e shëndetit të zemrës, falë adenosinës, një substance natyrale që ndihmon qarkullimin e mirë të gjakut dhe parandalon infarktet.

Pjepri rekomandohet edhe për ato që vuajnë nga mëlçia e zezë dhe nga anemia. Sipërfaqe të konsiderueshme me pjepër mbillen në zonën e Ulët dhe Bregdetare të Shqipërisë.

Për nga shija dhe aroma, frutat e pjeprit shqiptar cilësohen si nga më të mirët.

Në vendin tonë, pjepri ka kushte shumë të përshtatshme për kultivimin e tij në fushë dhe në mjedise të mbrojtura.

Për nga klasifikimi agronomik, sipas 'Agri.al' në grupin e pjeprave të kultivuar janë ato të grupit Cucumis Melo, varietet Vulgaris, të cilët klasifikohen në: Pjepëra kantalupo, me foma të rrumbullakëta, të vegjël, ose të shtypur në dy polet, me brinjë pak të dukshëm, me aromë të ngjashme si të ananasit.

Ato janë lloje që në përgjithësi nuk durojnë magazinimin dhe transportet e gjata. Në këtë grupim përfshihen grupi i kultivarëve verore si: Pjepri i Goranxisë; HB – 73, Portokallja, etj./Mesazhi/

The post Pjepri, frut magjik për organizmin e njeriut appeared first on Mesazhi.com.

Shqipëria vendi turistik me çmimet më të lira në botë

Posted: 26 Jul 2017 01:40 PM PDT

Forbes: Kjo pjesë e harruar e Evropës ka plazhe të mrekullueshme dhe me një buxhet të vogël mund t'i vizitosh dhe t'i shijosh.

Me pak para mund të shijoni ujërat e MesdheutRevista amerikane "Forbes" e ka renditur Shqipërinë si destinacionin më të lirë në botë për vitin 2017.

Sipas revistës prestigjioze amerikane, Shqipëria është vendi më i përballueshëm ku dollari mund të shkojë, nga Vietnami në Vegas.

Në Shqipëri mund të gjesh akomodime prej pesë dollarësh për person. "Forbes" gjithashtu pasqyron me fotografi Sarandën, duke sugjeruar që të vizitohet jugu i Shqipërisë, si dhe Riviera Shqiptare për vitin 2017.

Kjo pjesë e harruar e Evropës ka plazhe të mrekullueshme dhe me një buxhet të vogël mund t'i vizitosh dhe t'i shijosh.

Me pak para mund të shijoni ujërat e Mesdheut.Akomodimet fillojnë nga pesë dollarë për person, derisa mund t'i vizitosh shumë vende të bukura dhe historike.

Shqipëria edhe sipas statistikave të "Eurostat" është zgjedhur vendi me hotelet dhe restorantet më të lira në Evropë.Më herët revista amerikane "Travel + Leisure" e kishte renditur Shqipërinë si njërin nga top destinacionet për t'u vizituar gjatë vitit 2017.

Më herët "CNN" e kishte cilësuar Shqipërinë një top-destinacion, së bashku me Amerikën, Kanadanë, Francën, Danimarkën, Kinën dhe Australinë./Mesazhi/

The post Shqipëria vendi turistik me çmimet më të lira në botë appeared first on Mesazhi.com.

Kuriozitete rreth Detit të Vdekur

Posted: 26 Jul 2017 01:00 PM PDT

I njohur edhe si vendi më i ulët në Tokë, Deti i Vdekur është plot me befasi.  Është gati dhjetë herë më i kripur se oqeani, duke u bërë pellgu ujor më i kripur në botë.

Në Detin e Vdekur, siç kuptohet edhe nga emri, nuk ka jetë, pasi kripësia e bën jashtëzakonisht të vështirë që bimët dhe kafshët të mbijetojnë. Në këtë artikull do ju tregojmë disa fakte interesante rreth tij.Më poshtë ju sjellim 6 fakte pak të njohura rreth Detit të Vdekur:

1.Është det i mbyllur dhe bregun e tij e ndajnë Izraeli dhe Jordania. Ai ka vetëm një rrjedhje, lumin Jordan.

2.Deti i Vdekur është i njohur për sigurimin e një shumëllojshmërie të produkteve medicinale. Është gjithashtu një nga vendpushimet shëndetësore më të njohura në botë, edhe njerëzit, nga Herodi i Madh, te Kleopatra, kanë njohur vlerat e tij medicinale.

3.Deti i  vdekur është 67 km i gjatë dhe një gjerësi maksimale 17.7 km. Deti i Vdekur është gati 3 milion vjeçar!

4.Një tipar i pazakontë dhe që shumë pak njerëz e dinë për Detin e Vdekur është shkarkimi i tij i asfaltit. Herë pas here ai nxjerr në sipërfaqe guralecë dhe blloqe të substancës së zezë. Janë zbuluar figura të veshura me asfalt dhe kafka neolitike të veshura me bitume nga zona arkeologjike. Për procesin e tyre të mumifikimit egjiptianët përdorën asfaltin e importuar nga rajoni i Detit të Vdekur.

5.Megjithëse jeta ujore në Detin e Vdekur nuk mund të mbijetojë, aty ka ende të pranishme baktere dhe kërpudha mikrobiale. Hulumtimet e fundit kanë treguar se forma të reja të jetës po zbulohen në fundin e Detit të Vdekur në burimet e ujit të freskët.

6.Përmbajtja e lartë e kripës në ujërat e Detit të Vdekur e bën jashtëzakonisht të lundrueshëm. Kjo do të thotë që njerëzit mund të notojnë ose qëndrojnë me lehtësi në sipërfaqen e Detit të Vdekur pa frikën e mbytjes./Mesazhi/

The post Kuriozitete rreth Detit të Vdekur appeared first on Mesazhi.com.

Disa thënie të Tolstoit për jetën dhe lumturinë

Posted: 26 Jul 2017 12:30 PM PDT

Të gjithë e njohim Leon Tolstoin si një shkrimtar dhe filozof rus, një mjeshtër i letërsisë realiste dhe një prej shkrimtarëve më të mëdhenj të botës.

Por pak prej nesh e dinë se ai qe një prej të parëve mbështetës të idesë që veprat e artit nuk duhet të jenë pronë private, por duhet t'i përkasin gjithë njerëzimit.

Refuzimi që i bënte kishës dhe shtetit e bënin atë një anarshist të veçantë kristian, që urrente pronën private, dënonte fort vanitetin dhe ishte një prej të parëve që refuzoi Çmimin Nobel në Letërsi.

Më poshtë një koleksion i thënieve të tij shumë të thjeshta e njëkohësisht tejet të mençura mbi jetën, dashurinë, besimin e lumturinë…– Në botën tonë, të gjithë mendojnë për ndryshimin e njerëzimit, por askush nuk mendon të ndryshojë veten.–

Çdo gjë i vjen në kohë, atyre që dijnë të presin.– Të gjitha familjet e lumtura ngjajnë me njëra-tjetrën, çdo familje e pakënaqur është i pakënaqur në mënyrën e vet.

– Gjërat e mëdha janë gjithmonë të thjeshta dhe modeste.– Dy luftëtarët më të fuqishëm janë durimi dhe koha.– Ne gjithmonë mendojmë se na duan ngaqë jemi të mirë, por kurrë nuk kemi as dyshimin, se të mirë janë ata që na duan ne.– Dashuria është jeta.

Gjithçka që unë kuptoj, e kuptoj vetëm sepse dua.– Kur ju doni dikë, e doni ashtu si është, dhe jo si dëshironi ju që të jetë.– Humbëm sepse i thamë vetes që humbëm.– Të vërtetat më të mëdha janë të thjeshta.

– E vërteta, ashtu si ari, duhet të fitohet jo duke u rritur, por duke e larë nga gjithçka që nuk është flori.– Një nga kushtet e para të lumturisë është që lidhja midis njeriut dhe natyrës të mos jetë prishur.– Vokacioni i çdo burri dhe gruaje është që t'u shërbejë njerëzve të tjerë.–

Gabimi nuk mund të korrigjohet kurrë nga gabimi, dhe e keqja nuk mund të mposhtet me të keqe.– Lumturia nuk varet nga gjërat e jashtme, por nga mënyra se si ne i shohim ato.– Nëse doni të jeni të lumtur, të jini.

– Ka vetëm një kohë që është e rëndësishme – Tani! Kjo është koha më e rëndësishme, sepse ajo është e vetmja kohë kur ne kemi ndonjë fuqi.– Gabimi nuk pushon së qëni gabim, për shkak se shumica e ndan atë.–

Dikush mund të jetojë madhërishëm në këtë botë, nëse di se si të punojë dhe si të dojë.– Rrokni momentet e lumturisë, dashurisë! Ky është realiteti i vetëm në botë, çdo gjë tjetër është marrëzi.P.S.

Kur jepte leksionet e tij mbi letërsinë ruse dhe letërsinë krahasuese në Universitetin Cornell dhe Uellesley College, shkrimtari ruso-amerikan Vladimir Nabokov e niste çdo orë duke mbyllur të gjitha perdet. Në errësirë absolute ai fillonte:

"Nëse ju e imagjinoni letërsinë ruse si një qiell, atëherë kjo është Gogoli. (Dhe lektori ndizte një nga llambat në tavanin e auditorit). Pastaj ai shtypi sërish çelësin: "Këtu është Chekhovi dhe Dostojevski".

Dy llambau ndezën. Më pas, Nabokovi shkonte tek grilat dhe i hapte me një veprim të shpejtë. Kur klasa "verbohej" nga drita natyrale, mësuesi thoshte: "Dhe ky është Tolstoi"./Mesazhi/

The post Disa thënie të Tolstoit për jetën dhe lumturinë appeared first on Mesazhi.com.

Shqetësohen shkenctarët nga shkrirja e akullit në Grenlandë

Posted: 26 Jul 2017 12:00 PM PDT

Shkencëtarët paralajmëruan se shtresa e akullit në Grenlandë, mund të shkaktojë rritjen e nivelit të ujit të detit më shumë se sa pritej për shkak të rritjes së algave.

Sipas lajmit të BBC, shkencëtarët britanik njoftuan se kushtet e buta klimatike, shkaktojnë rritjen e algave në Grenlandë, kështu që nxitet errësimi i sipërfaqes.

Shkencëtarët tërhoqën vëmendjen në atë se shtresa e errësuar e akullit, e absorbon më shumë rrezatimin se sa ngjyra e bardhë dhe se shkrihet më shpejtë.

Ata njoftuan se në rast se shkrihet tërësisht akulli në Grenlandë e cila ka një sipërfaqe 7 herë më të madhe se Britania e Madhe në Polin e Veriut do të shkaktojë rritjen e nivelit të detit në botë për 7 metra.

Theksohet se projekti i quajtur "Black and Bloom" vazhdon të studiojë llojet e ndryshme të algave dhe përhapjen e këtyre bimëve në Grenlandë.

Me informacionet që do të mblidhen në të ardhmen do të llogaritet rritja në nivelin e ujërave.Grenlanda, në rritjen e nivelit të ujit të detit në aspektin global kontribuon me 1 milimetër. Në 20 vitet e fundit humbi më shumë akull se sa që fitoi me reshjen e borës në stinën e dimrit./Mesazhi/

The post Shqetësohen shkenctarët nga shkrirja e akullit në Grenlandë appeared first on Mesazhi.com.

Saudia bën fushatë reklamash kundër Katarit

Posted: 26 Jul 2017 11:43 AM PDT

Lobi saudit në Shtetet e Bashkuara ka nisur një fushatë reklamash kundër Katarit, duke shpenzuar 138,000 dollarë në spotet televizive për të shënjestruar shtetin fqinj.

Spotet televizive janë bërë nga Komiteti Arab i Marrëdhënieve Publike Saudite (SAPRAC).

Reklamat, të cilat filluan transmetimin në NBC-4 më 23 korrik, thonë se Katari po mbështet “terrorizmin” dhe destabilizon aleatët e SH.B.A. në rajon, pohime që janë propaganduar qysh nga ndërprerja e lidhjeve me Katarin, me 5 qershor. /MESAZHI/

The post Saudia bën fushatë reklamash kundër Katarit appeared first on Mesazhi.com.

Fakte interesante rreth martesës

Posted: 26 Jul 2017 11:30 AM PDT

Ja 10 fakte interesante rreth martesës:

1. Për shkak të punës, martesës, televizionit, internetit, hobive të ndryshme, kujdesit ndaj shtëpisë dhe përgjegjësive familjare, mesatarisht një çift i martuar kalon vetëm 4 minuta në dite se bashku në intimitet.

2. Mbi 75% e personave të cilët martohen me partnere te punës divorcohen përfundimisht.

3. Te martohesh nën moshën 25 vjeç rrit në mënyrë dramatike rrezikun e divorcit.

Gjithashtu rreziku i divorcit është më i lartë nëse femra është me e madhe në moshë sesa mashkulli, edhe pse e kundërta nuk është një faktor i fortë.

4. Probabiliteti qe martesa e pare të përfundojë në divorc brenda 5 vjetëve të para është 20%, por probabiliteti që një bashkëjetesë paramartesore të përfundojë në ndarje brenda 5 vjetëve është 49%. Pas 10 vitesh, probabiliteti i divorcit të një martese është 33%, duke e krahasuar me 62% të bashkëjetesës.

5. Përafërsisht 6 miliardë dollarë në të ardhura humben nga bizneset amerikane si rezultat i uljes së produktivitetit të punëtoreve lidhur me vështirësitë e martesës. Te punësuarit, të cilët kanë një martesë te lumtur, rrisin produktivitetin e një kompanie.

6. Martesa ndikon me shumë në nxitjen e kënaqësisë së jetës, sesa atë të parave, seksit apo edhe vetë fëmijëve, thonë psikologët e Universitetit Wake Forest.

7. Më shumë se miqësia, të qeshurat, të folurat, qëndrueshmëria dhe seksi, bashkëshortet mendojnë se besimi është elementi thelbësor për një martesë të lumtur.

8. Një studim 15-vjeçar zbuloi se niveli i lumturisë së një personi para martesës, ishte parashikuesi më i mirë i lumturisë pas martesës. Me fjalë të tjera, martesa nuk të bën automatikisht të lumtur.

9. Mbi 40% e çifteve të martuara në SHBA përfshijnë te paktën një bashkëshort që ka qenë martuar me parë. Deri në 60% të femrave dhe meshkujve të divorcuar martohen serish; shumë prej tyre brenda 5 vjetëve.

10. Rendi i lindjes mund të ndikojë nëse një martesë ka sukses apo dështon. Martesat më të suksesshme janë ato në të cilat motra më e madhe e vëllezërve martohet me vëllanë më të vogël të motrave. Dy të lindur të parë, gjithsesi tentojnë të jenë më agresivë dhe mund të krijojnë nivele të larta të tensionit.

Probabiliteti më i madh i divorceve ndodhin kur një fëmijë i vetëm martohet me një tjetër fëmijë të vetëm./Mesazhi/

The post Fakte interesante rreth martesës appeared first on Mesazhi.com.

Kujdes, kjo pije dëmton eshtrat…

Posted: 26 Jul 2017 11:00 AM PDT

Kockat kryesisht përbëhen nga kolagjeni, një proteinë që siguron një shtresë mbrojtëse të butë, dhe kalciumi një mineral që shton forcën dhe ngurtësinë e tyre.

Ky kombinim e bën kockën të fortë dhe mjaft fleksibile për të mbajtur gjithë peshën e trupit.

Pijet e gazuara janë konsideruar si pijet më të përdorura kryesisht në Shtetet e Bashkuara, menjëherë pas ujit.

Në Shtetet e Bashkuara, çdo person pi 57 litra soda çdo vit. Dr. West Conner, ka vënë në dukje disa ndikime të rëndësishme që soda ka në trupin e njerëzve.

Sipas tij, 10 minuta pasi keni pirë soda rriten dozat e sheqerit në gjak, kjo sepse vetëm në një gotë me soda gjenden 10 lugë sheqer, kjo është 100% më shumë se sa doza e lejuar ditore e sheqerit.

Pas 20 minutash, trupi është i mbushur me sasi të larta të insulinës dhe glukozës.

Pas 60 minutave, sheqeri në trup ka arritur në fazën përfundimtare. Ajo shkakton jo vetëm ndjenjën sikur trupi është i mbushur me energji, por edhe luhatje të humorit te njerëzit.

Në fund, shfaqet edhe rreziku i diabetit, për shkak të dozave të larta të insulinës.Shumë njerëz nuk kanë asnjë ide se çfarë bën kjo pije në organet e brendshme të njerëzve./Mesazhi/

The post Kujdes, kjo pije dëmton eshtrat… appeared first on Mesazhi.com.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more