Lajmi.net: “Yovanna Ventura” plus 8 more |
- Yovanna Ventura
- Shifra alarmante të aksidenteve, në 15 vitet e fundit çdo të tretën ditë një person humb jetën
- Gjermani, policia e ka përjashtuar motivin terrorist në Konstanc
- Lajm katastrofal për Juventusin pas fitores ndaj Romës (FOTO)
- “Dy dashnitë” e Genta Ismajlit (Foto)
- Sufle me çokollatë (Video)
- Konkursi, me gruan në kurriz bëjnë vrapim me pengesa
- Mourinho tallet me flokët e Contes
- Në imazhin e fundit, Era vjen më seksi se kurrë më parë (Foto)
Posted: 30 Jul 2017 11:58 PM PDT |
Shifra alarmante të aksidenteve, në 15 vitet e fundit çdo të tretën ditë një person humb jetën Posted: 30 Jul 2017 11:56 PM PDT Nga rreth 2 mijë aksidente me fatalitet, 2201 persona kanë humbur jetën që nga viti 2002 deri në qershor të këtij viti, të lënduar kanë mbetur rreth 100.000 persona, kurse janë shkaktuar mbi 200 mijë aksidente. Këto janë të dhënat zyrtare që gazeta "Zëri" ka siguruar nga Policia e Kosovës. Vitet me numrin më të madh të të vdekurve rezultojnë të jenë 2006-a me 178 të vdekur, 2009-a me 176 të vdekur dhe 2010 me 175 të vdekur. Ndërkohë, vetëm deri në qershor të këtij viti të vdekur kanë mbetur 51 persona |
Gjermani, policia e ka përjashtuar motivin terrorist në Konstanc Posted: 30 Jul 2017 11:50 PM PDT Policia tha se një person 34 vjeçar ka hapur zjarr në këtë disko klub në orët e para të mëngjesit të djeshëm, me ç'rast e ka vrarë një roje të sigurisë dhe i ka plagosur katër persona të tjerë, para se të qëllohej për vdekje nga policia. Policia e ka përjashtuar terrorizmin si motiv për këtë sulm dhe tha se personi i armatosur ishte shtetas irakian, i cili në Gjermani kishte ardhur në vitin 1991 dhe nuk ishte azilkërkues. "Ne ende po zhvillojmë hetime, por rrethanat e këtij zhvillimi në disko në mbrëmje para të shtënave, janë pak më të qarta dhe kjo na ka çuar që ta përjashtojmë prapavijën terroriste", tha zëdhënësi i policisë në Konstanc, Fritz Bezikofer. Sulmuesi "ishte plagosur në mënyrë kritike gjatë të shtënave me policinë, derisa largohej nga disko klubi, por më vonë vdiq në spital nga plagët e pësuara", thuhet në kumtesën e policisë. |
Lajm katastrofal për Juventusin pas fitores ndaj Romës (FOTO) Posted: 30 Jul 2017 11:49 PM PDT Futbollisti i Sevillas e ka mohuar kategorikisht kalimin në Serie A. “Nuk ka asgjë të vërtetë. Këto janë vetëm spekulime”, deklaroi N’Zonzi, përcjellë “Lajmi.net”. Mesfushori i Sevillas kërkohej që një kohë të gjatë nga kampioni italian. Megjithatë, Juve duket se duhet të shikojë alternativat tjera për mesfushën. /Lajmi.net/
|
“Dy dashnitë” e Genta Ismajlit (Foto) Posted: 30 Jul 2017 11:49 PM PDT Përmes rrjeteve sociale, Genta ka bërë të ditur se shumë shpejt do të publikohet projekti i saj i ri me titull ‘Dy dashni’, shkruan lajmi.net. Kësaj kënge Genta ka treguar se do t’ia bashkëngjis edhe videoklipin, duke zbuluar edhe bashkëpunëtorët. Për muzikën e këngës është përkujdesur Alfred Sula, për teksin Endrit Mumajesi-MUMA, për videon MaxProductional, e të tjerë. Po ashtu, nga Genta është paralajmëruar edhe një duet me Albatrit Muçiqin që pritet të lansohet këto ditë. /Lajmi.net/ |
Posted: 30 Jul 2017 11:45 PM PDT 250 gr çokollatë 250 gr gjalpë 4 vezë 4 të kuq vezësh 120 gr sheqer 40 gr miell Se si ta përgatisni suflen me çokollatë, shikoni videon më poshtë. /Lajmi.net/ |
Konkursi, me gruan në kurriz bëjnë vrapim me pengesa Posted: 30 Jul 2017 11:36 PM PDT Burri me gruan në kurriz duhet të vrapojë 500 metra distancë, një garë me pengesa jo shumë të lehta. Gara zhvillohet në kuadër të festivalit Viva Braslav. |
Mourinho tallet me flokët e Contes Posted: 30 Jul 2017 11:29 PM PDT Pas paralajmërimit të italianit që lojtarët e Chelseat të mos e kenë një fund-sezon të tillë si atë me Mourinhon, portugezi ka reaguar me ironi. “Nuk e di. Unë nuk do të humb flokët e mi për të folur për Conten”, deklaroi Mourinho, përcjellë “Lajmi.net”. Të dy trajnerët kanë krijuar një rivalitet të madh në vitin e fundit. Madje, trajneri i Manchester Unitedit dhe ai i Chelseat, kanë pasur edhe akuza direkte për njëri-tjetrin. /Lajmi.net/
|
Në imazhin e fundit, Era vjen më seksi se kurrë më parë (Foto) Posted: 30 Jul 2017 11:25 PM PDT Së fundi, Era ka postuar një foto në profilin e saj në Instagram, në të cilën vjen tejet atraktive, shkruan lajmi.net. E veshur me një minifund të bardhë që zbulonte këmbët joshëse të saj dhe me një bluzë të zezë, Era pozoi pranë një veture. “Këtë, atë dhe të gjitha, Këtë, atë dhe më shumë” shkruan Era, sipër fotos së postuar në Instagram. Me këtë, këngëtarja tregon që gjithmonë është në kërkim të diçkaje më shumë, pra edhe pse ka arritur shumë suksese me ‘Bon Bon’, ajo vazhdon të ngritet në maja të suksesit. /Lajmi.net/ |
You are subscribed to email updates from Lajmi.net. To stop receiving these emails, you may unsubscribe now. | Email delivery powered by Google |
Google Inc., 1600 Amphitheatre Parkway, Mountain View, CA 94043, United States |
Lexo edhe: