Skip to main content

Lajmi.net: “Teknologjia e lartë nuk ka lindur në Silicon Valley, por në luftë” plus 8 more

Lajmi.net: “Teknologjia e lartë nuk ka lindur në Silicon Valley, por në luftë” plus 8 more


Teknologjia e lartë nuk ka lindur në Silicon Valley, por në luftë

Posted: 17 Jul 2017 12:28 AM PDT

Mendoni për shembull iPhone, një shpikje e Apple, gjenisë së Steve Jobsit dhe një produkti të dobishëm e të padëmshëm. Ose të paktën kështu duket. Pjesa kryesore e iPhone, siç ndodh me kaq shumë pajisje elektronike sot, është mikroprocesori. Mikroprocesori u sponsorizua nga qeveria amerikane kohë më parë, atëherë kur kishte nevojë për një kompjuter të lehtë, për raketat, aeroplanët e sistemet e tjera.

Shumë shpejt, teknologjia u përdor në aeroplanët luftarakë F-14, raketat balistike ndërkontinentale dhe raketat bërthamore të hedhura nga nëndetëset.

Ecim përpara në kohë dhe shkojmë në vitin 1985. General Dynamics, e njohur në atë kohë si GTE, ndihmoi Ushtrinë amerikane të krijojë një rrjet të avancuar për një pajisje të shpikur rreth 12 vjet më herët. Pajisja ishte celulari, i cili do të përballej me testin e parë të vërtetë gjatë Operacionit "Desert Storm". Ushtria kishte nevojë për një sistem të besueshëm komunikimi pa kabëll, që mund të zhvendosej kollaj. Dhe celulari ishte më i përshtatshmi.

Shumë prej aksesorëve për iPhone, si dhe funksioneve mbështetëse, u zhvilluan për qëllime të ngjashme. Ideja e fotografisë digjitale u zhvillua nga Zyra Kombëtare e Zbulimit, e cila kishte nevojë për një mënyrë më efikase për të prodhuar fotografi të marra nga satelitët.

Hartat dhe shërbimet e vendndodhjes gjithashtu kanë origjinë ushtarake. GPS fillimisht kishte për qëllim të drejtonte me saktësi sistemet dhe automjetet e forcave të armatosura, jo shoferët e Uber-it. Satelitët që e bëjnë GPS-in të mundshëm, edhe sot, komandohen nga Forcat Ajrore të SHBA.

Dhe, pastaj është interneti, që sot të gjithë e kemi në dispozicionin tonë. Ai u zhvillua nga Agjencia e Projekteve të Avancuar të Mbrojtjes – më së shumti e njohur si DARPA.

Brezat më të fundit të iPhone-ve ofrojnë softuer për njohjen e zërit. SIRI, siç e njohim sot, ishte fillimisht një projekt i SRI International, një institut kërkimor amerikan i financuar nga DARPA.

Kur teknologjia e lartë maturohet, disa pika janë për t'u theksuar.

E para dhe më e dukshmja është se iPhone, një ikonë e inovacionit, është në fakt një përbërje teknologjish të vjetra; Vetëm SIRI u shpik këtë shekull. Në fakt, Apple i përditësoi ato teknologji, i bashkoi ato në një platformë të vetme dhe e shndërroi atë platformë në një produkt të paketuar dhe të shitur në mënyrë të shkëlqyer. Megjithatë, ajo që quhet "teknologji e lartë", është shpesh një inovacion më i vjetër, përditësuar për përdorim modern. Është evolucionare, por nuk është revolucionare.

Së dyti, Ushtria është një burim parësor i inovacionit në shoqërinë tonë. 50 vitet e Luftës së Ftohtë shënuan një kulm të rritjes teknologjike. Teknologjia e nevojshme për të mbështetur luftën globale – në hapësirë, në ajër, në det, nën det, dhe në tokë – kërkonte krijueshmëri pa limit. Në këtë drejtim, SHBA-të, me burimet e veta intelektuale dhe financiare, kishin përparësi. Por, publiku është ose i pavetëdijshëm, ose indiferent ndaj faktit se shumica e teknologjive që sot e konsiderojmë paqësore, është projektuar për të lejuar SHBA-të që të bëjnë luftë globale termonukleare.

Së treti, ne kujtohemi jo vetëm për moshën e teknologjive, por edhe për pjekurinë e tyre. Pjekuria është e ndryshme nga vjetërsia. Mikroprocesori nuk mund të konsiderohet teknologji e fundit – ai është përdorur në praktikë para vitit 1970. Por, as nuk mund të konsiderohet i vjetruar. Ende përdoret gjerësisht. Ai është bërë themeli i shoqërisë, megjithëse nuk po rinovohet rrënjësisht. E njëjta gjë mund të thuhet për makinën dhe motorin me djegie të brendshme. Ishte tepër e dobishme dhe do të shitej për më shumë se një shekull, por risitë themelore ishin në zbatim që rreth vitit 1970. Industria më së shumti u mor me marketingun pas atij viti.

Inovacionet më të mëdha ndjekin këtë model. Një grusht shkencëtarësh krijojnë mundësi, të cilat më pas zhvillohen për përdorim ushtarak para se të shiten në tregjet e konsumit. Qeveritë, të cilat janë përgjegjëse për mbrojtjen kombëtare, zakonisht financojnë kërkimin.

Industria private, e cila përfundimisht përfiton prej tij, është shumë kundër riskut për të investuar në atë kohë. Në vend të kësaj, ajo përfiton nga kërkim-zhvillimi ushtarak, e përdor atë dhe shpall se sa shumë nuk i pëlqejnë ndërhyrjet e qeverisë në punën e saj.

Shitja e produkteve është e rëndësishme, por duhet të kuptojmë rolin që luan lufta në produktet e konsumit. Për pacifistët që e duan teknologjinë dhe libertarianët që e duan atë të paktën po aq shumë, kjo është një ironi shumë e thellë. /George Friedman/Mauldin Economics/bota.al/

Trump vazhdon akuzat ndaj mediave: Po shkatërrojnë demokracinë

Posted: 17 Jul 2017 12:22 AM PDT

Presidenti i bëri këto komente në "Twitter", nga resorti i tij i golfit në Bedminster, të Nju Xhërsit. Ai i doli përsëri në mbrojtje takimit të të birit, Donald Trump Jr., me Natalia Veselnitskaya në qershor të vitit të kaluar.

"Hillary Clinton mund të siguronte në mënyrë të paligjshme pyetjet për debatet, apo mund të fshinte 3,000 e-maile, ndërkohë që është djali im Don ai që qortohet nga media e lajmeve të rreme?", tha kreu i Shtëpisë së Bardhë në platformën e tij të preferuar.

Trump i referohej e-maileve që Clinton fshiu nga kompjuteri i saj privat në periudhën kur ishte Sekretare Shteti, si dhe pretendimeve se media ja kishte treguar pyetjet para se ajo të përballej në një debat me një rival brenda partisë së saj demokrate disa muaj para zgjedhjeve të nëntorit.

"Përmes burimeve të rreme dhe paidentifikuara, "fake neps" po shkatërrojnë demokracinë në vendin tonë!" – shkruajti të dielën Presidenti Trump në profilin e tij në "Twitter".

Shoqata e Korrespondentëve të Shtëpisë së Bardhë e hodhi poshtë sulmin e zotit Trump ndaj medias, duke thënë se "një shtyp i lire dhe i pavarur është kritik edhe ndaj demokracisë".

/ Top Channel

United zyrtarizon brenda 48 orëve transferimin e vitit (FOTO)

Posted: 17 Jul 2017 12:19 AM PDT

Sipas “FCInterNeës”, United do të zyrtarizojë transferimin e Ivan Perisic në 48 orët e ardhshme.

Agjenti i lojtarit, Fali Ramadani, ka biseduar intensivisht me drejtuesit anglezë në 24 orët e fundit dhe marrëvehsja pothuajse është arritur, përcjellë “Lajmi.net”.

Tani mbetet konfirmimi i Interit, që në këtë mënyrë largon një ndër lojtarët më të mirë të skuadrës.

Në edicionin e kaluar, Perisic ka bërë 55 paraqitje, 16 gola dhe 10 asistime në të gjitha kompeticionet. /Lajmi.net/

Shkurte Fejza nxjerr në shitje albumin e ri (Foto/Video)

Posted: 17 Jul 2017 12:13 AM PDT

Këtë gjë e ka bërë të ditur vetë Shkurta përmes rrjeteve sociale, duke njoftuar se albumi i saj i ri, i cili është live, ka dalë në shitje, shkruan lajmi.net.

Po ashtu, një javë më parë këngëtarja kishte lansuar një projekt bashkëpunues me Valbona Halilin dhe Arianit Hoxhën.

Është kënga “Mka marrë malli…”, e cila është punuar nga kompozitori Edi Balili dhe kënduar nga Shkurta, Valbona dhe Arianiti. /Lajmi.net/

Këta janë gjeneratorët më të mirë në botë për vitin 2017 (Video)

Posted: 17 Jul 2017 12:06 AM PDT

Gjeneratorët portativ janë perfekt për një ditë kampingu, ose çfarëdo aventure tjetër për të cilën shkoni jashtë.

Nuk bëjnë zhurmë, prandaj nuk duhet të brengoseni nëse mund të bëni gjumë ose jo.

Në videon më poshtë do të mund të njiheni detajisht se cilët gjeneratorë hynë në listën e dhjetë gjeneratorëve portativ më të mirë në botë. /Lajmi.net/

Bale nuk e mohon largimin e Ronaldos nga Reali

Posted: 16 Jul 2017 11:56 PM PDT

Uellsiani ka folur rreth të ardhmes së portugezit, i cili mund të largohet nga Real Madridi.

“A do të largohet Ronaldo? Nuk e di. Ai e di më mirë. Unë nuk e di se çfarë do të ndodhë”, deklaroi Bale, përcjellë “Lajmi.net”.

Kjo deklaratë e Bale tregon më së miri se e ardhmja e Ronaldos nuk është aspak e qartë. /Lajmi.net/

Vuçiq në Uashington, në agjendë edhe rasti i vëllezërve Bytyçi

Posted: 16 Jul 2017 11:55 PM PDT

Shërbimi i Ballkanit i Radios Evropa e Lirë bën të ditur se Vuçiq do të takojë nënpresidentin amerikan, Mike Pence, dhe zyrtarë të tjerë.

Në prag të shkuarjes së Vuçiqit në SHBA, Dhoma e Përfaqësuesve atje ka miratuar një rezolutë, e cila i kërkon Pentagonit raporte për bashkëpunimin ushtarak Rusi-Serbi.

Pos Rusisë, në mesin e temave që do të diskutohen pritet të jetë edhe sulmi mbi ambasadën amerikane në Beograd, katër ditë pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës, si dhe vrasja e vëllezërve Bytyçi, shtetas amerikanë, me prejardhje nga Kosova.

Bëni për 10 minuta këto ushtrime dhe prisni ndryshimet drastike (Video)

Posted: 16 Jul 2017 11:49 PM PDT

Ju mund të arrini formën e duhur trupore për një kohë shumë të shkurtër.

Madje dhe njerëzit më të zënë gjejnë kohë që të bëjnë këto shtatë ushtrime për të arritur trupin perfekt, transmeton lajmi.net

Ju mund t’i bëni të gjitha ushtrimet duke ndjekur videon më poshtë.

Provoni që tani dhe bëjeni rutinë, ngase trupi juaj do të përjetojë ndryshime që do të ju kënaqin tejmase. /Lajmi.net/

 

 

Emocionuese! Morena kujton nënën (Foto)

Posted: 16 Jul 2017 11:48 PM PDT

Mbrëmë ajo e kujtoi me një imazh emocionues, duke fotografuar një karrige të zbrazët, që nënkuptonte boshllëkun që ka lënë tek Morena, shkruan lajmi.net.

Sipër fotos ajo la mbishkrimin “Më mungon NËNA ime #12 vite sot”, duke ia bashkëngjitur edhe disa emoji.

Një vit më parë, Morena kishte lansuar këngën “Lule”, të cilën ia kishte dedikuar nënës. /Lajmi.net/

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more