Skip to main content

Lajmi.net: “Po kujdeset që dielli t’ia ‘kap’ çdo pjesë trupi, Aurela atraktive nga pushimet (Foto)” plus 8 more

Lajmi.net: “Po kujdeset që dielli t’ia ‘kap’ çdo pjesë trupi, Aurela atraktive nga pushimet (Foto)” plus 8 more


Po kujdeset që dielli t’ia ‘kap’ çdo pjesë trupi, Aurela atraktive nga pushimet (Foto)

Posted: 19 Jul 2017 12:34 AM PDT

Kjo po shihet qartazi në fotot e publikuara me të cilat ajo po i mbanë sa më afër vetes ndjekësit, shkruan lajmi.net

Aurela Hoxha njihet si njëra ndër modelet më të paguara shqiptare ndërsa udhëtimet e shpeshta nëpër botë i shërbejnë edhe për t’u argëtuar e pushuar.

Përkundër faktit se është shumë e kërkuar, Aurela vazhdon të jetë ‘single’, të paktën ende nuk ka deklaruar diçka për media./Lajmi.net/ 

 

 

Prof. Dr. Florin Ramadani mjeku që solli eksperiencat europiane nëKosovë 

Posted: 19 Jul 2017 12:33 AM PDT

Në një intervistë ai tregon për punën dhe sukseset e shumta të Repartit të Ortopedisë në Spitalin Amerikan, repart ky i cili është nën udhëheqjen e tij.

Mund të na e bëni një përshkrim të shkurtër të punës suaj që e bëni në Repartin e 

Ortopedisë të Spitalit Amerikan ?

Ao. Univ. Prof. Dr. Florin Ramadani: Spitalin Amerikan në Kosovë, konkretisht Reparti i

Ortopedisë dhe Traumatologjisë, me ardhjen time është pasuruar dhe është zgjeruar spektri i trajtimit të pacientëve ortopedikë por edhe në traumatologji.

Pacientët sot në Kosovë gëzojnë dhe kanë mundësinë të trajtohen me standarde të cilat janë mirë të etabluara sipas koncepteve dhe të arriturave europiane dhe atyre botërore.

Qasja ime ndaj problemeve ortopedike dhe traumatologjike është shumë më ndryshe meqë edukata, trajnimi dhe shkollimi im më kanë bërë të mendojë ndryshe, t'i qasem problemit ndryshe dhe të trajtoj pacientët në mënyrën më të mirë të mundshme , ashtu siç edhe e meritojnë.

Ne si departament tani jemi të kompletuar të trajtojmë të gjitha problemet ortopedike dhe traumatologjike të aparatit lokomotor, me përjashtim të kurrizit dhe lëndimeve të rënda të kokës.

Pra ekskluzivisht traumat e rënda dhe politraumat, të cilat janë një pjesë e aktivitetit tim më stafin tim.

Pra duke filluar me lëndime ,trajtimin e pasojave të traumës ekskluzivisht kirurgjia rekonstruktive dhe endoprotetika janë të gjitha të mundshme.

Çfarë e veçon Repartin e Ortopedisë dhe Traumatologjisë së Spitalit Amerikan, nga 

repartet ortopedike të qendrave tjera shëndetësore në vend dhe rajon ?

Ao. Univ. Prof. Dr. Florin Ramadani: Reparti i Ortopedisë dhe Traumatologjisë në Spitalin

Amerikan Prishtinë dallohet nga repartet Ortopedike të rajonit dhe më gjerë, për shumë arsye. Si më kryesori është qasja e problemit me shumë seriozitet, diagnostifikimi dhe trajtimi i pacientit me norma dhe standarde të rangut më të lartë, puna ekipore ,bashkëpunimi me repartet e tjera dhe posaçërisht një përcjellje postoperative nga ekipi i anestezisë dhe kujdesit intensiv 24 orësh.

Në repartin ku udhëheq unë pacientët janë në rëndë të parë. Krahas vështirësive me mentalitetin e regjionit, me rrethanat shumë të ngujuara po mundohemi dhe mendoj se kemi arritur që të fitojmë besimin tek pacientët për punën që jemi duke e bërë.

Ju jeni specialist i Ortopedisë, i specializuar në Austri. Pse zgjodhët Spitalin Amerikan në 

Prishtinë për të dhënë kontributin tuaj si specialist i Ortopedisë ?

Ao. Univ. Prof. Dr. Florin Ramadani: Vendimi im për të ardhur në Spitalin Amerikan ishte një moment kur kisha nevojë të punojë në mënyrë ekipore, qasje afatgjatë të problemeve dhe mundësia për trajtim të të gjitha problemeve. Të gjitha këto kritere m'i ka plotësuar Spitali  Amerikan, prandaj vendimi për të kontribuar edhe në Kosovë ishte i lehtë.

Cilat janë disa nga ndërhyrjet më të vështira që realizohen nga stafi i ortopedëve të Spitalt Amerikan?

Ao. Univ. Prof. Dr. Florin Ramadani: Ndërhyrjet më të vështira janë ato të cilat janë të lidhura me lëndime të shumëfishta. Lëndimet e llojit politraumat, lëndimet e komblikut dhe thyerjet e hapura të cilat në shumicën e rasteve rrezikojnë organet, gjymtyrët e pacienteve, dhe shpesh herë

edhe jetën e pacientëve . Kemi ndërhyrë në shumë raste me lëndime të vështira të komblikt, fatmirësisht në shumicën e rasteve kemi pasur rezultate shumë të mira. Por edhe rastet e tumoreve, protezat revizion , të cilat pas komplikimeve nëpër qendra tjera e posaçërisht nga Maqedonia – Shkupi ,vijnë dhe kërkojnë ndihmën tek ne, deri tani kemi zgjedhë problemet të shumta të pacientëve të cilëve ju është komplikuar shëndeti në qendra të tjera shëndetësore.

Ekskluzivisht proteza tumorale, pas shumë intervenimeve është bërë me sukses. Jo me larg se sot ka qenë pacientja me protezë tumorale, e cila ishte shumë e kënaqur me rezultatin postoperativ.

Ju si mjek me përvojë dhe profesionalizëm të dëshmuar edhe jashtë kufijve shqiptar, sa ka  qenë i vështirë adaptimi në kushtet dhe rrethanat e shëndetësisë në Kosovë ?

Ao. Univ. Prof. Dr. Florin Ramadani: Mendoj që kontributi im në Kosovë ka qenë i

mirëseardhur. Në fillim ka pasur vështirësi, por tani pacientët e dinë prezencën time dhe të ekipit

time në Spitalin Amerikan. Unë po mundohem të bëjë çmos që pacientët mos të mundohen në dyert e regjionit siç ka qenë më parë, meqë spektri i gjerë i imi është komponentë që pacientëve ju mundëson të trajtohen siç është më së miri.

img_7100

Duke pasur parasysh se të gjitha intervenimet e mëdha si ato ortopedike dhe traumatologjike janë  bërë për herë të parë në Kosovë nga unë, pra premiere, dhe kam vazhduar edhe me tutje, mendoj  që kontributi ime tashmë është dhënë.

Është vështirë meqë puna ime është në sektorin privat edhe për këtë jam edhe i kufizuar. Unë dua dhe ende jam i gatshëm të bëjë kontributin në arsim, me anë të ligjërimit, mbajtjen e  trajnimeve , të gjitha këto i  kam ofruar pa kompensim, por deri tani nuk kam hasur në një përgjigje pozitive.

Kam bashkëpunim shumë të mirë pothuajse me të gjithë ortopedët dhe traumatologët në Kosovë gjë që më bënë edhe më të lumtur.

 Dhe në fund, cila do të ishe këshilla juaj për pacientët me probleme ortopedike ?

Ao. Univ. Prof. Dr. Florin Ramadani: Porosia ime për pacientët është ajo që e kam ceke edhe

shumë herë në media: Të vijnë në Spitalin Amerikan Kosovë me kohë, mos të humbin kohë nëpër dyert e huaja, rrugëtime të gjata, qasje jo profesionale, duke pasur mundësinë të trajtohen tek unë në Spitalin

Amerikan, mu ashtu siç trajtohen në terë botën pacientët. Posaçërisht është një e mirë e madhe që për ato probleme që nuk mundemi t'i zgjedhim për shkaqe objektive dhe subjektive me kontaktet e mia me eksperte internacional, kemi mundësi të organizojmë kolegë nga tërë bota për trajtim sa më adekuat.

Pra sot, mendoje që shqiptaret nuk kanë nevojë të enden jashtë Kosovës. Tani më kemi edhe një ekspert, koleg i imi nga Austria për kirurgjinë e shpatullës dhe bërrylit, prandaj me të vërtetë tani jemi një ekip shumë i kompletuar. /Lajmi.net/

A mund ta qëlloni të cilit sportist janë këto këmbë? (FOTO)

Posted: 19 Jul 2017 12:33 AM PDT


Lulet më të çuditshme në botë (Foto)

Posted: 19 Jul 2017 12:29 AM PDT

Ato janë autentike, reale në pamje dhe veç këtyre ‘imitojnë’ botën e gjallë.

Do të habiteni, megjithatë ka prej luleve ku petalet dhe pistili i tyre të merr formën e skeletit të njeriut, fytyrën e majmunit, zogut e shumë të tjera.

E vështirë për ta besuar apo jo? Shikoni fotot më poshtë. /Lajmi.net/

Rreth 500 ushtarë të vetëvrarë në Ukrainë (Video)

Posted: 19 Jul 2017 12:28 AM PDT

Prokurori ushtarak i Ukrainës thotë se ka regjistruar rreth 500 vetëvrasje në mesin e veteranëve ukrainas, gjatë konfliktit trevjeçar me separatistët pro-rusë.

(Video: Televizioni Current Times i Radios Evropa e Lirë).

Kosova çdo gjë ka krijuar nga zeroja

Posted: 19 Jul 2017 12:18 AM PDT

Ajo ka përpiluar punimin “Destabiliteti politik në Kosovë – Implikimet për sigurinë humane të popullatës”, i cili trajton sfidat e sigurisë njerëzore në Kosovë.

"Ka një mungesë të formulës së zgjidhjes. Në dy mandatet e fundit të qeverisë, nuk është përmendur mungesa e stabilitetit njerëzor", tha ajo sot në emisionin e mëngjesit "Mirëmëngjesi Kosovë', në Radio Televizionin e Kosovës (RTK).

Sipas saj Kosova çdo gjë po krijon nga zeroja, që nga pavarësia e saj. "Kosova është një shtet fragjil. Nëse një i huaj që ka njohur të avancume ose të limitume, sheh se ka një fragjilitet", tha ajo.

Sipas saj edhe administrata është e re dhe nevojitet një lidership.  Ajo ka folur edhe për sigurimet shëndetësore që edhe këtë korrik nuk ka filluar.

"Dyshoj se do të mund të mund të filloj të implementohet. Duhet punë dhe databazë", tha ajo. Edhe për luftimin e ekstremizmit të dhunshëm, ajo ka tha se jemi vonuar në këtë drejtim.

Punimi “Destabiliteti politik në Kosovë – Implikimet për sigurinë humane të popullatës”, është një analizë e situatës në vend, i cili ka për qëllim që të sfidojë debatin publik për t’u përqendruar në faktorët potencialë të cilët qëndrojnë pas stagnimit të vendit dhe gjendjes së rëndë së sigurisë njerëzore të qytetarëve të Kosovës.

 

Policia bllokon këtë pjesë të rrugës në kryeqytet, largon qytetarët nga kafiteritë (Foto)

Posted: 19 Jul 2017 12:18 AM PDT

Telegrafi sipas burimeve ka mësuar se arsyeja e qëndrimit të pjesëtarëve të njësisë speciale të PK-së, është për shkak se pritet të bëhen hetime shtesë rreth vrasjes që kishte ndodhur dy vite më parë në lokalin e njohur "Bon Vivant".

Dëshmitarët kanë treguar se policia përveç që ka larguar veturat e parkuara në rrugën afër Kinemasë ABC, ata kanë larguar edhe qytetarë të cilët ishin duke pirë kafe edhe në lokalet tjera përreth.

Po ashtu sipas dëshmitarëve, pronarët e lokalëve në këtë rrugë janë urdhëruar që t'i mbyllin lokalet nga ora 9 deri në orën 12.

Telegrafi ka provuar të kontaktojë me zëdhënësit e Policisë për rajonin e Prishtinës, por kontakti me ta ka qenë i pamundur. /Telegrafi/

Njihuni me një ndër malet më të bukura në botë, ndodhet në Turqi (Foto)

Posted: 19 Jul 2017 12:14 AM PDT

A view of Mt. Ararat and the monastery of Khor Virap.

Përbëhet nga dy kone kryesore vullkanike: Ararati i madh i cili është kulmi më i lartë në Turqi si dhe pllaja armene, transmeton lajmi.net

Është ndër malet më të bukura në botë të përzgjedhur nga turistët. Shikoni fotot në vazhdim. /Lajmi.net/

Image result for Mount Ararat, Turkey.Image result for Mount Ararat, Turkey.Image result for Mount Ararat, Turkey.Image result for Mount Ararat, Turkey.Image result for Mount Ararat, Turkey.Image result for Mount Ararat, Turkey.Image result for Mount Ararat, Turkey.

Sot rikthehet vapa

Posted: 19 Jul 2017 12:10 AM PDT

Instituti Hidrometorologjik i Kosovës njofton se sot mbi vendin tonë do të vijnë masat e ajrit me origjinë nga Afrika të cilat do të ndikojnë dukshëm në rritjen e temperaturave maksimale, por gjithnjë në vlerat e normales të kësaj periudhe.

Sipas IHMK-së, temperaturat minimale  parashihet të lëvizin ndërmjet 12-16 gradë Celsius, kurse maksimalet e ditës parashihet të lëvizin deri në  24-33 gradë Celsius.

Do të fryjë erë nga veriu dhe verilindja  me shpejtësi  deri 8m/s.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more