Skip to main content

Koha.net: “PAN konsideron votimin e fshehtë në seancën e 3 gushtit për Veselin kryetar të Kuvendit” plus 29 more

Koha.net: “PAN konsideron votimin e fshehtë në seancën e 3 gushtit për Veselin kryetar të Kuvendit” plus 29 more


PAN konsideron votimin e fshehtë në seancën e 3 gushtit për Veselin kryetar të Kuvendit

Posted: 29 Jul 2017 02:56 PM PDT

Kanë mbetur edhe pak ditë deri në seancën konstituive dhe ende nuk është zyrtarizuar emri i kandidatit për kryetar të Kuvendit. Ish-kryetari, Kadri Veseli, është i preferuar i PAN-it, por jo i partive të tjera që kanë fituar ulëse në Kuvend, prandaj zgjedhja e tij mund të mos jetë e lehtë, raporton KTV. Përpos që po deklarohen publikisht se i kanë votat, PAN-i po shqyrton edhe mundësitë e tjera për zgjedhjen e kryeparlamentarit. Madje një nga opsionet është edhe votimi i fshehtë në......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Mustafa i bindur në votën e LAA-së kundër Veselit e Haradinajt

Posted: 29 Jul 2017 02:53 PM PDT

Kadri Veseli e Ramush Haradinaj nuk do të marrin vota nga deputetët e Lidhjes Demokratike të Kosovës. Për këtë është i bindur kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, duke thënë se seanca e 3 gushtit nuk do të jetë e favorshme për koalicionin PAN, raporton KTV. Madje, këtë kryeministri në detyrë thotë se nuk do ta bëjnë as deputetët e partive që janë në koalicion, AKR-së dhe Alternativës. Mustafa po ashtu beson se as deputetja e zgjedhur Teuta Rugova, nuk do ta votojë për koalicionin PAN. E......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Mësohet çmimi i Moto G5S dhe G5S Plus për Evropë

Posted: 29 Jul 2017 02:50 PM PDT

Kompania e njohur e teknologjisë Motorola së shpejti do të bëhet me dy smartfona të rinj, Moto G5S dhe G5S Plus. Ndërkohë, Roland Quandt ka zbuluar çmimet e këtyre dy smartfonëve të ardhshëm të Motorolës për Evropë, transmeton Koha.net. Përmes llogarisë të tij në Twitter, ai zbuluar se Moto G5S do të kushtojë rreth 300 euro, ndërsa versioni Plus i tij rreth 330 euro. Motorola Moto G5S will be ~300 Euro.Motorola Moto G5S Plus will be ~330 Euro.Again, prices from eastern EU.— Roland Quandt (@rquandt) July 28,......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Plagoset një person në Vushtrri

Posted: 29 Jul 2017 02:47 PM PDT

Një person është plagosur në Vushtrri në njërin nga lokalet më të frekuentuara të qytetit. Kjo ngjarje e rëndë ka ndodhur rreth orës 22:30, ndërsa jo zyrtarisht mësohet se i plagosuri A.F. ka qenë në punën e tij në lokalin “Smile Group – Morena” në momentin kritik, raporton Veriu.info. Në vendin e ngjarjes ka dalë policia, ndërsa rreth orës 23:15 ka arritur edhe ekipi i forenzikës. Rastin e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i policisë, Avni Zahiti, i cili ka treguar se 21......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Kaplohet nga zjarri një ndërtesë në veri të Mitrovicës

Posted: 29 Jul 2017 02:43 PM PDT

Rreth orës 22:00, në rrugën “Filip Vishnjiq” në pjesën veriore të Mitrovicës, raportohet për një ndërtesë banimi të përfshirë nga flakët. Sipas mediumit serb “Kossev”, thuhet se kulmi i ndërtesës është djegur në tërësi, ndërsa në vendngjarje kanë arritur dy automjete të zjarrfikësve si dhe autoambulanca, ndërsa rruga që çon kah ajo ndërtesë është bllokuar nga Policia e Kosovës, transmeton Koha.net. Ndërtesa, sipas......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Milani në bisedime të avancuara për Sanchesin

Posted: 29 Jul 2017 02:44 PM PDT

Mediat italiane raportojnë se Milani është në bisedime të avancuara me Bayern Munichun për transferimin e Renato Sanchesit. Calciomercato raporton se portugezi dëshiron kalimin te Milani, dhe një marrëveshje finale pritet të arrihet edhe me Bayernin, transmeton Koha.net. Gjiganti gjerman, që e kishte transferuar 19 vjeçarin për 35 milionë euro, është i gatshëm ta lë të lirë Sanchesin edhe në formë huazimi me të drejtë blerje. Bayerni kërkon 48 milionë euro për shërbimet e tij, por mund ta......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Varrosen katër viktimat e aksidentit në Lakrishte

Posted: 29 Jul 2017 02:34 PM PDT

Në varrezat e Pozheranit të Komunës së Vitisë, në praninë e familjarëve dhe qindra qytetarëve, iu është dhënë lamtumira e fundit dy vëllezërve Enver Alidema dhe Ekrem Alidema dhe dy bashkëshorteve të tyre Nexharije Lutfiu -Alidema dhe Ganimete Iberhysaj-Alidema që humbën jetën në një ngjarje të rëndë. Me rite fetare, mes lotësh dhe fjalëve, familjarët i dhanë lamtumirën e fundit më të dashurve të tyre duke uruar që një tragjedi e tillë të mos......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Ky është hoteli luksoz ku nga vdekja të ndan vetëm një xham

Posted: 29 Jul 2017 02:21 PM PDT

Një dhomë hoteli me pamje mahnitëse në saferin, ku nga tigrat të ndanë vetëm një xham, por pamja është e paharrueshme. Jane Fryer ka rrëfyer dhe publikuar foto në “Daily Mail” një mbrëmje emocionuese në rezervatin e ri “Port Lympne Reserve Tiger Lodge” në Kent të Anglisë. “Kur hapëm derën dhe na u shfaq pamja e mrekullueshme, por njëkohësisht e rrezikshme, mendova se duhet të largohesha sa më parë, para se të më suleshin kafshët e rrezikshme, por më pas......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Prishet trageti i linjës Ankona-Durrës, lundron me 9 milje në orë

Posted: 29 Jul 2017 02:20 PM PDT

Udhëtimi i 820 pasagjereve që po lundrojnë drejt Durrësit me tragetin “Bridge” të linjës Ankona-Durrës pritet të zgjasë jashtë çdo parashikimi. Ata duhet të mbërrinin në port të shtunën rreth orës 17:00, por për shkak të një defekti në motor pritet të ankorohet rreth orës 08:00 të së dielës, raporton Tch. Sipas kapitenit të portit të Durrësit, për shkak të defektit trageti po lundron vetëm me një nga dy motorët, me një shpejtësi të......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Alves e nis me trofe aventurën te PSG-ja

Posted: 29 Jul 2017 02:07 PM PDT

Sezoni nisi menjëherë me një trofe për PSG-në. Të udhëhequr nga i sapoardhuri Dani Alves, kryeqytetasit kanë përmbysur Monacon, duke fituar 2-1 në Superkupën e Francës. Pjesa e parë u mbyll me fitoren minimale të Monacos, me golin e shënuar në minutën e 30 nga Sidibe, por në pjesën e dytë PSG ishte një tjetër skuadër, transmeton kp. Me të filluar 45 minutat e dyta, braziliani Dani Alves u bë protagonist i një supergoli, duke realizuar nga goditja e dënimit, ndërsa 12 minuta më pas ish-lojtari......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Murillo arrin marrëveshje me klubin spanjoll

Posted: 29 Jul 2017 02:03 PM PDT

Jeison Murillo është drejt largimit nga Interi, dhe raportohet se ka arritur marrëveshje me klubin spanjoll, Valencia. La Gazzetta dello Sport se mbrojtësi kolumbian ka arritur marrëveshje me klubin spanjoll, por Interi ende nuk është i sigurt nëse e dëshiron largimin e tij, transmeton Koha.net. Kurse Sky Italia raporton se 25 vjeçari është në shitje për 15 milionë euro. Valencia është e hpaur ta huazojë lojtarin me opsion blerje në fund të sezonit, por nuk është i gatshëm që tani të paguajë......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Biletat Kroaci – Kosovë më shtrenjtë se ato Kroaci – Finlandë

Posted: 29 Jul 2017 01:21 PM PDT

Janë konfirmuar çmimet e biletave për ndeshjet kualifikuese për Botëror, Kroaci – Kosovë, dhe Kroaci – Finlandë. Çmimet e biletave për ndeshjen Kroaci – Kosovë janë më të shtrenjta se ato të ndeshjes së kombëtares kroate ndaj Finlandës, transmeton Koha.net. Federata kroate ka vendosur që çmimi i biletave të përballjes ndaj Kosovës të jetë 4-20 euro, kurse për ndeshjen ndaj Finlandës të jetë 4-7 euro. e këtyre çmimeve mund të ketë ndodhur për......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

​Klubi italian mposht 18-0 atë zviceran

Posted: 29 Jul 2017 01:08 PM PDT

Klubet e futbollit kanë filluar përgatitjet për sezonin e ri, dhe në ndeshjet parasezonale zhvillohen miqësore të ndryshme, që dinë të prodhojnë shumë gola. E një gjë e tillë ka ndodhur edhe gjatë përballjes së sotme ndërmjet klubit italian Atalanta me atë zviceran, Steinach, transmeton Koha.net. Këtë miqësore Atalanta e fitoi me rezultat 18-0, me Andreas Corneliusin që shënoi shtatë herë, e Riccardo Orsolini që realizoi pesë gola të tjerë. Kurse golat e tjerë u shënuan nga......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Sky Sport Italia: Ajeti konfirmohet te klubi i ri të hënën

Posted: 29 Jul 2017 12:53 PM PDT

Largimi i Arlind Ajetit nga Torino siç duket është vetëm çështje kohe, por raportohet se ai do të vazhdojë aventurën e tij në Serie A. Sipas Sky Sport Italia shërbimet e tij i ka siguruar Crotone, dhe që nga e hëna ai do të jetë lojtar i klubit kalabrez, transmeton Koha.net. Crotone siguroi hyrjen në Serie A në ndeshjen e fundit të sezonit të kaluar, dhe dëshiron ta mbajë këtë status për një kohë të gjatë. Dhe për këtë Crotone po kërkon edhe dy lojtarët e Milanit,......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Xhudisti Dardan Cena i bronztë në Kampionatin Ballkanik U15 në Greqi

Posted: 29 Jul 2017 12:43 PM PDT

Xhudisti Dardan Cena ka arritur të rrëmbejë medaljen e bronztë në Kampionatin Ballkanik U15 që po mbahet në Selanik, bën të ditur përmes faqes zyrtare Federata e Xhudos së Kosovës. Cena shënoi tri fitore dhe një humbje për ta rrëmbyer të bronztën, transmeton Koha.net. “Dardan Cena sot fitoi medaljen e bronztë në Kampionatin Ballkanik U15 që po mbahet në Selanik të Greqisë. Dardani, me tri fitore dhe një humbje arriti deri te medalja e bronztë duke dhënë një paraqitje të......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Vllaznia kërkon të befasojë në Superligë

Posted: 29 Jul 2017 12:32 PM PDT

Vllaznia e Pozheranit kërkon të jetë befasia e sezonit 2017-18 në elitën e futbollit kosovar. Skuadra nga Anamorava ka bërë 14 transferime, më shumë se secila skuadër e Superligës si dhe ka emëruar trajner Bekim Isufin. Në drejtimin e Isufit, futbollistët e Vllaznisë, janë duke u përgatitur intensivisht për kampionatin e ri. Trajneri nga Gjilani thotë se janë duke punuar nga dy herë në ditë në mënyrë që të jenë gati, ani pse e pranon që kanë filluar pak me vonesë, transmeton......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Amerikanët sjellin “bishën” e parë elektrike për të gjitha terrenet

Posted: 29 Jul 2017 12:34 PM PDT

Kompania amerikane Bollinger Motors, ka prezantuar veturën e parë elektrike për të gjitha terrenet me sistemin e tërheqjes me të gjitha rrotat. Fjala është për veturën elektrike (EV – Electric Vehicle) Bollinger B1, e cila ka hapësirë për katër persona dhe e cila mund të lëvizë në të gjitha terrenet, transmeton Koha.net. Ka performancë të lartë dhe shpejtësinë nga 0 deri në 100 kilometra në orë e arrin për 4,5 sekonda. Bollinger B1 ofrohet në dy versione, me baterinë prej 60 ose 100......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Hoti: Veseli, i nominuari ynë për kryetar të Kuvendit

Posted: 29 Jul 2017 12:31 PM PDT

Këshilli Drejtues i Partisë Demokratike të Kosovës është mbledhur sot paradite në një takim që ata e kanë quajtur të rregullt. Në këtë mbledhje me dyer të mbyllura dhe që zgjati më orë tëra, u tha se u fol për zgjedhjet lokale të cilat do mbahen në tetor Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli, siç thuhet në një njoftim ka thënë se secili anëtar i Partisë Demokratike të Kosovës duhet të jetë krenar me punën dhe sukseset e shtetit të Kosovës gjatë......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Drita, me 11 përforcime kërkon Evropën

Posted: 29 Jul 2017 12:28 PM PDT

Futbollistët e Dritës kanë hyrë në ditën e 26-të të përgatitjeve për sezonin e ri. Faza e përgatitjeve fizike është në përfundim e sipër, kurse pjesën taktike pritet që ta kryejnë në Ohër të Maqedonisë. Trajneri i skuadrës nga Gjilani, Milaim Zuzaku, u shpreh optimist me punën që po bëhet dhe është i shumë i kënaqur që në skuadër ka sjellë 11 lojtarë të cilët i cilëson si titullarë. Më përforcimet që kanë......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Ndërron jetë Hysen Zherka, një prej profesorëve të parë të Fakultetit Juridik

Posted: 29 Jul 2017 12:21 PM PDT

Sot, më 29 korrik 2017, pas një sëmundje të rëndë, ndërroi jetë Hysen Zherka, njëri ndër themeluesit dhe profesorët e parë të Fakultetit Juridik të Universitetit të Prishtinës. Zherka përfundoi studimet themelore të Drejtësisë në Universitetin e Shkupit, ndërsa studimet post-diplomike i kreu në Universitetin e Zagrebit. Në Fakultetin Juridik të Universitetit të Prishtinës fillimisht ligjëroi lëndën “Procedura Civile” dhe më pas lëndën “Historia e Shtetit......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Moti ekstrem si pasojë e mos-reduktimit të gazrave serrë

Posted: 29 Jul 2017 12:16 PM PDT

Nga vala e të nxehtit intensiv te përmbytjet e rënda; momentalisht Evropa është kontinenti i ekstremeve. Moti i keq ka sjellë shkatërrim në shumë vende. Italia përjetoi një prej sezoneve më të thata në 60 vjet, e sipas meteorologëve, në disa pjesë të vendit totali i reshjeve ka qenë 80 për qind nën vlerat normale. Në Portugali, mbi një mijë zjarrfikës u mobilizuan për shuarjen e flakëve nëpër pyje në provincat e Castelo Branco dhe Santarem, që detyruan autoritetet të......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Performancë për shpëtimin e hebrenjve nga shqiptarët gjatë Luftës së Dytë Botërore

Posted: 29 Jul 2017 11:39 AM PDT

Lekë Rezniqi nga Shoqata e Miqësisë Kosovë – Izrael “Dr. Haim Abravanel” ka dalë në sheshin “Zahir Pajaziti”, në kryeqytet, për të performuar se si ka ndodhur shpëtimi i hebrenjve nga shqiptarët gjatë Luftës së Dytë Botërore. Tema e kësaj performance titulluhet “Kujtimet e një tavoline ngrënieje”. Në këtë tavolinë janë ulur njeriu i cili ka shpëtuar gjyshin e Rezniqit dhe stërgjyshi i Rezniqit i cili ka shpëtuar jetën e atij njeriu, raporton......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Avokati i Ballistit: Kërkuam mbrojtje ndërkombëtare

Posted: 29 Jul 2017 11:12 AM PDT

Ismail Morina nuk ka kryer asnjë vepër penale për të cilën akuzohet nga qeveria serbe dhe për këtë arsye nuk ka arsye përse të ekstradohet apo dënohet. Ky është reagimi i Darko Butigan, avokatit kroat të Ismail Morinës, i cili në një intervistë ekskluzive për Top Channel sqaron gjithçka. “Historia e zotit Morina është shumë e komplikuar. Qeveria serbe kërkon që të ekstradohet, pasi do të gjykohet për akte kriminale, apo nxitje kriminale mes kombeve. Një akuzë e cila dënohet nga......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Mbi 9 orë gjumë mund të shkaktojë ankth

Posted: 29 Jul 2017 11:09 AM PDT

Shkencëtarët e Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA) zbuluan se personat që flenë më gjatë se nëntë orë në ditë janë të prirë të kenë ankth. Një grup studiuesish nga Universiteti i Oxford-it, në krye me Stephanie Rek, realizuan studim në të cilin u përfshinë 846 persona. Studiuesit i pyesnin pjesëmarrësit sa shpesh kanë pasur ankthe gjatë dy javëve të fundit, dhe sa ato kanë qenë të këqija. Tek të anketuarit është vërtetuar se më......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Tifozët protestojnë para kryeministrisë në Tiranë, kërkojnë lirimin e Ballistit

Posted: 29 Jul 2017 11:08 AM PDT

Grupi i tifozëve kuqezi protestuan pasditen e sotme para kryeministrisë kundër ekstradimit në Serbi të Ismail Morinës, i njohur si Ballisti. “Liri Ballistit” ishte thirrja që dominoi protestën ndërsa nuk munguan dhe këngë e thirrje kombëtare. Pas Kryeministrisë së Shqipërisë, grupi i tifozëve u zhvendos para Ambasadës kroate në Shqipëri, transmeton Ora News. Në Tiranë autoritetet janë vënë në lëvizje për të shmangur ekstradimin drejt Serbisë të Ismail Morinës,......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Greqia i vë kushte Shqipërisë për anëtarësim në BE

Posted: 29 Jul 2017 11:05 AM PDT

Presidenti grek Prokopis Pavlopulos, në një fjalim në Kongresin e Këshillit Botëror të Epiriotëve të Diasporës, mbajtur në Prevezë, i ka çuar një mesazh edhe Shqipërisë. Ai ka kërkuar që Shqipëria të respektojë të drejtat e minoritetit etnik grek, si një kusht i qartë për anëtarësimin në BE. “Nuk duhet të harrojmë edhe minoritetin etnik grek, çdo të drejtë e të cilit duhet të respektohet plotësisht në Shqipërinë fqinje, ashtu siç u......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

John Kelly, shefi i ri i kabinetit në Shtëpinë e Bardhë

Posted: 29 Jul 2017 10:43 AM PDT

Sekretari i Sigurisë Kombëtare, Gjenerali në pension i marinës amerikane, John Kelly, nga e hëna do të shërbejë në një post të ri, atë të shefit të kabinetit në Shtëpinë e Bardhë. Komandanti ushtarak ka shërbyer tri herë në luftën e Irakut, dhe analistët thonë se ai pritet të sjellë disiplinë ushtarake dhe rregull në Shtëpinë e Bardhë, pas tensioneve që u mësua publikisht që ekzistonin atje. “Ai ka qenë ylli i administratës sime”, shkroi dje......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Futbollistët e kombëtares shqiptare kërkojnë lirimin e Ballistit

Posted: 29 Jul 2017 10:26 AM PDT

Lirimin e Ismail Morinës, i njohur si Ballisti, e kanë kërkuar edhe disa prej futbollistëve të kombëtares shqiptare. Përmes rrjeteve sociale ata kanë shkruar “Liri për Ballistin”, transmeton Koha.net. Ata e konsiderojnë absurd vendimin për ekstradimin e tij në Serbi. “Liri për Ismail Morinen. Sot, më shumë se kurrë jemi bashkë, me një dëshirë e një qëllim, duke reaguar ndaj vendimit të gjykatës kroate për ekstradimin e Ismail Morinës. E konsiderojmë një veprim absurd dënimin......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

“Auditimi i kotë”, kryetemë në të dielën me “Koha Ditore”

Posted: 29 Jul 2017 02:02 PM PDT

“Auditimi i kotë” është kryetemë e së dielës në Koha Ditore. Në shkrimi kryesor mund të lexoni për fshehjen e kontratave, mungesën e arsyetimit të shpenzimeve, emërimet e jashtëligjshme, “mbulesën” e shkeljeve, si dhe heshtjen e institucioneve në luftimin e korrupsionit. Për temën e së dielës, vjen kolumna e Flaka Surroit, “Pluhuri që e mbulon hajninë”. Drejtori i organizatës “Çohu”, Arton Demhasaj, në intervistë tregon se pse “vlera e raporteve......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Mustafa: Më shumë investime në zhvillimin ekonomik përmes kulturave tradicionale

Posted: 29 Jul 2017 10:18 AM PDT

...

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more