Skip to main content

INSAJDERI: “Tym dhe zjarr në Aeroportin “Adem Jashari”” plus 19 more

INSAJDERI: “Tym dhe zjarr në Aeroportin “Adem Jashari”” plus 19 more


Tym dhe zjarr në Aeroportin “Adem Jashari”

Posted: 20 Jul 2017 10:36 AM PDT

Në ambientet e Aeroportit "Adem Jashari" është parë tym zjarri, derisa të pranishëm kanë qenë qytetarët, shumica prej tyre në cilësinë e pasagjerëve të cilët kanë përjetuar panik.

Klan Kosova ka kontaktuar me zyrtarë të aeroportit, ku është konfirmuar rasti, teksa zëdhënësja Valentina Gara ka thënë se nuk bëhet fjalë për ndonjë incident zjarri por për një dëmtim të një pajisje të kuzhinës në një nga restorantet brenda aeroportit.

''Një nga pajisjet e kuzhinës në një nga restorantet e aeroportit ka shkaktuar tym pa rezultuar në zjarr me ç'rast nuk ka pasur nevoje për intervenim te zjarrfikësve. Me ane të sistemit të veçantë të ventilimit për raste të tilla që posedon terminali i ri është mënjanuar ky tym tërësisht dhe është larguar pajisja nga kuzhina e restorantit në fjalë'' ka thënë Gara.

Fatmirësisht nga ky tym nuk ka ndonjë person të lënduar.

The post Tym dhe zjarr në Aeroportin “Adem Jashari” appeared first on INSAJDERI.

Ashpërsohet lufta e fjalëve ndërmjet Gjermanisë dhe Turqisë

Posted: 20 Jul 2017 10:35 AM PDT

Turqia i ka thënë sot Gjermanisë se lidhjet e dyanshme nuk duhet të mbështeten në "shantazh dhe kërcënime", pasi ministri i jashtëm gjerman ka shprehur përkushtim për hapa me të cilët do të kufizoheshin investimet në Turqi gjatë një mospajtimi në përshkallëzim.

Minsitri i jashtëm gjerman, Sigmar Gabriel, tha sot më herët gjatë ditës, se Gjermania do t'i rishqyrtojë garantimet shtetërore për investime të jashtme në Turqi dhe ka kërkuar që bizneset të mos investojnë para në Turqi.

"Raportet tona nuk mund të zhvillohen bazuar në shantazh dhe kërcënime, por nëpërmjet normave dhe parimeve të pranuara ndërkombëtare", ka thënë Ministria e jashtme e Turqisë nëpërmjet një kumtese, duke e akuzuar ministrin Gabriel për "qasje të njëanshme dhe të shtrembëruar".

Raportet ndërmjet dy aleatëve në NATO janë përkeqësuar gjatë më tepër se një viti, e veçanërisht prej përpjekjes për puç në Turqi në muajin korrik të vitit të kaluar.

Në burg janë dërguar 22 shtetas gjermanë, gjatë goditjes së autoriteteve turke pas grushtshtetit të dështuar.

Nëntë prej tyre aktualisht gjenden në burg, përfshirë edhe aktivistin për të drtejtat e njeriut, Peter Steudtner, dhe gazetarët, Deniz Yucel dhe Mesale Tolu. /REL

The post Ashpërsohet lufta e fjalëve ndërmjet Gjermanisë dhe Turqisë appeared first on INSAJDERI.

Nusja merret me helikopter, deputeti në dasmë qëllon me armë 

Posted: 20 Jul 2017 10:10 AM PDT

Në familjen e deputetit të LSI-së, Ylli Shehu ditën e sotme ka pasur një dasmë.

Vëllai i tij i ka dhënë fund beqarisë, duke bërë kështu dasmën që do të mbahet mend gjatë në fshatin Buzëmadhë të Kukësit.

Siç duket edhe nga këto foto nusja është marrë me heliktopter, ndërsa i ati i Ylli Shehut ka qëlluar me pistoletë në ajër, kjo një traditë e vjetër që vazhdon të ndiqet edhe sot.

 

The post Nusja merret me helikopter, deputeti në dasmë qëllon me armë  appeared first on INSAJDERI.

Mos ejani për patriotizëm në plazhet tona

Posted: 20 Jul 2017 09:55 AM PDT

Po bëhet një ritual i përvitshëm përdorimi i sezonit veror për sulme ndaj turizmit të Shqipërisë, në disa media të Kosovës. Disa thonë është çështje marketingu e kompanive që duan të dërgojnë njerëz në Turqi, apo bregdetin e Malit të Zi. Të tjerë mendojnë se turizmi i Shqipërisë i meriton sharjet, dhe si ilustrim të thonë, që e ka sharë dhe Sonila. Mund të jenë të dyja nga pak.

Vetëm nëse lexon disa portale të Kosovës muajin e fundit, shikon se ka një tendencë të theksimit të një fryme antikosovare, që sipas tyre gjendet në Shqipëri dhe shkohet pastaj deri në thirrje për ta bojkotuar bregdetin e Shqipërisë.

Rasti i fundit me spekulimin e autobusëve të Kosovës në Durrës, është banal, por reflekton dëshirën për t'i ilustruar skenarët e sulmit, edhe me doza racizimi.

Të pushosh në Shqipëri, nuk është një mrekulli, dhe mbi të gjitha, nuk duhet të jetë kurrsesi një patriotizëm. Unë pushoj rregullisht në Shqipëri, por jo për patriotizëm. Pushoj se këtu kam gjetur tipin e turizmit që më shlodh, duke kombinuar detin me malin dhe me udhëtimet.  Plazhet nuk janë tërësisht të pastra, por ama ka plazhe që janë dhe shumë të pastra dhe më standart ndërkombëtar. Plazhet e Rivierës shqiptare, që nga "Pema e Thatë" në Ksamil, në Krorëz e Kakome, Gjipe dhe Karaburun e deri në Sazan, janë ndoshta më të mrekullueshmet e Mesdheut. Por dhe mu në mes të zonës jo aq elitare si Golemi, mund të gjesh "Playa del Esta", një super plazh me rërë me standart të njëjtë që mund ta gjesh në Florida.

Hotelet nuk janë shumë të mira, por dhe në vendet më pak jo elitare, gjen hotele që janë të mrekullueshme, që nga Shëngjini deri në Sarandë. Në vendin më të keq në Golem për shembull, mund të gjeni një hotel si "Floëers", që ka 130 ditë të pronotuara në vit nga turistë të huaj dhe që janë të gjithë të kënaqur, një  ishull parajse që ka krijuar me aq mund investitori shqiptar.

Drita dhe ujë nuk ka gjithandej, siç ka në Francë apo Itali, por investimet në këtë pikë janë të pakrahasueshme me vite më parë, kur nuk kishte kaq shumë ankesa. Dhe atje ku shteti nuk ka arritur akoma, investitorët bëjnë super sakrifica. "Boungovile bay" në Sarandë, është një resort në mes të katrahurës së ndërtimeve dhe betonit të atij qyteti, por i duhet të blejë rreth 400 dollarë ujë në ditë për pushuesit, vetëm që të ruajë standartin e një resorti pa asnjë mungesë. Dhe ky është i vetmi gjest patriotik për turizmin shqiptar, gjesti i mbijetesës pa fitim nga investitorët, për t'ia dalë ëndrrës së tyre.

Kultura e turizmit tek mikpritësit shqiptarë, shpesh është e mangët, por po u nise të bësh sherr, e jo të pushosh, do ta gjesh dikë patjetër, që është gati të bëjë sherr me ty.

E vërtetë është edhe se turisti i varfër i Kosovës, nuk është shumë i pëlqyer, dhe kjo duhet thënë pa doreza. Kjo mungesë preference, nuk vjen se është nga Kosova, por se shumë pak vetë janë të gatshëm të lëshojnë një dhomë për tre- katër vetë, për vetëm dhjetë euro, dhe të përballen me një destabilizim të saj, pas ikjes. Është thjesht nervozizëm që vjen nga mungesa e fitimit që ke nga një turist i varfër. Njësoj do nervozoheshin dhe nëse një kërkesë e tillë do vinte nga italianë, grekë, apo hungarezë.

Në Shqipëri pushojnë ata që duan të pushojnë dhe që dinë të pushojnë këtu. Është diçka që të ngjit, ose jo. Mos u shqetësoni as nga sulmet ndaj turizmit shqiptar dhe as mos u ngazëlleni nga turizmi patriotik. Ai nuk ekziston, përveçse në përrallat e qaramanëve dhe fjalimet e delirantëve.

Ne kemi një bum turizmi së paku vitet e fundit, se jemi ende të lirë. Jemi ende me dhoma dhjetë euro mesatarisht për çdo person, jemi me plazhe ende të lira, dhe me mundësi që turisti i varfër i Kosovës, Maqedonisë, Hungarisë, Ukrainës, Polonisë dhe Çekisë, të vijë deri këtu.

Varfëria është ende biznesi i turizmit tonë dhe jo luksi. Saranda po mbushet nga italianë të jugut, nga polakë, çekë etj. Bregdeti i Durrësit dhe Golemit po ashtu. Vlora po rizgjohet si destinacion edhe i pjesës adriatike të saj. Është ndoshta koha më e mirë e turizmit shqiptar në vite, që edhe për shkak të krizave politike në Egjipt, Tunizi, Turqi etj,  janë kthyer nga ne.

Jemi ende të lirë dhe jemi ende treg për të varfërit, për ata që shkojnë në det, ndoshta dhe për herë të parë, për ata që duan të krijojnë një ritual të zbavitjes së familjes në jetën e tyre, që u ka munguar më parë.

Për fatin tonë të mirë, nuk kemi turizëm luksoz. Se po ta kishim, jo më turistë nga Kosova e Maqedonia, por as shumica nga ne, që e kemi detin tek këmbët, s'do ta kishim prekur dot. Gëzojuni varfërisë dhe shijojeni Shqipërinë, sa është ende e lirë dhe e varfër, siç është Kosova, Maqedonia, Mal i Zi, Ukraina etj. Nuk ju kërkojmë të bëheni patriotë, pasi askush nuk po vjen për patriotizëm në plazh. Dhe nuk duhet të vijë. Për patriotizëm vishen rroba ushtarake dhe jo rroba plazhi. Kur Shqipëria të bëhet e pasur, nuk ju ndihmojmë dot.

Kjo thirrje nuk vlen për ata që janë të pasur, që vijnë nga Kosova në vilat e Lalzit apo në vila një milionë euroshe në Sarandë. Ata njësoj e kanë të shkojnë dhe në bregdetin e Francës apo Italisë, se kanë aq para. Vlen për ata që marrin bukë me vete, kalamajtë në veturë dhe duan me pa detin.

Ejani shijojeni se është ende i lirë. Dhe në u ndodhtë diçka që nuk ju pëlqen, apo ju mërzit, kafshoni buzën. Nuk është arsye të shash Shqipërinë, pse të kanë shku pushimet keq. Nuk ka nevojë të jeni patriotë për të ardhur këtu. Tani për tani na mjafton që jeni ende të varfër, si ne. Po ishit dhe patriotë, do ishte mirë të mos shanit, por nuk po ua kërkojmë doemos. (Tema)

 

The post Mos ejani për patriotizëm në plazhet tona appeared first on INSAJDERI.

Vdes duke shpëtuar gruan e tij – mbytja e kosovarit në Velipojë  

Posted: 20 Jul 2017 09:45 AM PDT

Një kosovari 35 vjeçar duke 'luftuar' për ta shpëtuar bashkëshorten e tij në plazhin e Velipojës ka humbur jetë.

Ngjarja ka ndodhur sot rreth orës 16:15,njofton policia e Shkodrës.

Viktima është shtetasi me inicialet F.H., 35 vjeç, banues në Prishtinë.

Nga deklarimet e para të dëshmitarëve të ngjarjes së rëndë, mësohet se 35-vjeçari është mbytur në përpjekje për të shpëtuar bashkëshorten e tij.

Grupi hetimor i policisë ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe po kryen hetimet për zbardhjen e saj.

The post Vdes duke shpëtuar gruan e tij – mbytja e kosovarit në Velipojë   appeared first on INSAJDERI.

Mourinho: Interi po kërkon shuma të çmendura për lojtarë normal

Posted: 20 Jul 2017 09:37 AM PDT

Jose Mourinho i ka dhënë një mesazh Inter-it nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. United dhe zikaltrit po zhvillojnë negociata për Ivan Perisic, por Mou ka bërë të qartë se klubi i tij nuk ka ndërmend të shpenzojë më shumë se duhet.

"Kam thënë se dua katër lojtarë dhe dy i kemi marrë (Lukaku dhe Lindelof). Por jam gati të kaloj nga katër në tre, sepse merkato është e vështirë dhe çdo klub mendon se merkato është ndryshe. Ne nuk jemi një klub i gatshëm për të blerë në pafundësi. Edhe me tre blerje do të kishim ekuilibrin e duhur për të qenë në garë për çdo objektiv", ka thënë ish-trajneri i Inter.

"Çmimet nuk më befasojnë, e kam thënë se tashmë klubet kanë një fuqi ekonomike të tillë sa mund të refuzojnë edhe ofertat e rëndësishme. Ose paguhet shumë që kërkojnë, ose lojtari nuk merret. Mendoj se City donte të paguante 25 milionë sterlina për Ëalker, por në fund ka qenë i detyruar të pranojë kushtet e Tottenham (dyfishin), përndryshe nuk do ta kishte marrë lojtarin", ka thënë Mourinho, shkruan Telesport.

Gjëja e çuditshme është se unë jam mësuar të paguaj shifra të mëdha për të lojtarë të mëdhenj. Por tani të gjithë po paguajnë shifra të mëdha për lojtarë të mirë. Dhe ka një ndryshim mes lojtarëve të mirë dhe atyre të mëdhenj. Tani po qarkullojnë shifra të çmendura për lojtarë normal".

The post Mourinho: Interi po kërkon shuma të çmendura për lojtarë normal appeared first on INSAJDERI.

Krasniqi: Me Vetëvendosjen në opozitë PAN-i s’do të përballonte më shumë se 1 vit

Posted: 20 Jul 2017 09:25 AM PDT

Deputeti i zgjedhur në Kuvendin e Kosovës nga Lwvizja Vetwvendosje, Frashër Krasniqi, ka shprehur bindjen se Vetëvendosjen në opozitë, PAN-i nuk do të mund ta përballonte as më shumë se një vit.

Ai, përmes një shkrimi të shkurtër në profilin e tij në Facebook ka thënë se PAN nuk mund të bëjë qeveri pa Listën Serbe.

"Lista Serbe nuk futet në qeveri pa Zajednicën. Zajednicën nuk e realizuan dot as sa i kishin 80 deputetë se lëre më me 61", ka thënë Krasniqi.

"VV-në me vetëm 16 deputetë, e përballuan vetëm 2 vite e gjysmë. Kurse tash me 32 deputetë nuk do ta përballojnë më shumë se 1 vit. Ramushi nuk po e kupton që ndryshimi ka ndodhur, pavarësisht a i ka ai numrat apo jo. Veç vonim, shpëtim s'ka", ka thënë më tej ai.

The post Krasniqi: Me Vetëvendosjen në opozitë PAN-i s'do të përballonte më shumë se 1 vit appeared first on INSAJDERI.

Mustafa për McCain: Heronjtë sfidohen gjithmonë nga jeta

Posted: 20 Jul 2017 09:14 AM PDT

Kryeministri në detyrë Isa Mustafa, në emër të qytetarëve të Kosovës, i ka uruar shërim të suksesshëm Senatorit John McCain, i cili është diagnostifikuar me kancer në tru.

Në mesazhin e tij, kryeministri Mustafa duke iu referuar të kaluarës heroike të senatorit amerikan John McCain, ka thënë se heronjtë janë të destinuar të sfidohen në vazhdimësi nga jeta, shkruan Telegrafi.

"Heronjtë sfidohen gjithmonë nga jeta. Qytetarët e Kosovës Ju dëshirojnë shërim të suksesshëm, Mik i Madh i Kosovës, John McCain", thuhet në mesazhin e kryeministrit Mustafa, të publikuar në rrjetet sociale.

The post Mustafa për McCain: Heronjtë sfidohen gjithmonë nga jeta appeared first on INSAJDERI.

“Po t’i kishte PAN-i numrat moti do të ishte kryer kjo punë”

Posted: 20 Jul 2017 09:09 AM PDT

Deputeti i legjislaturës së ardhshme të Kuvendit të Kosovës nga Vetëvendosje, Fisnik Ismaili shpreh bindjen se koalicioni PDK-AAK-Nisma nuk i ka numrat.

Ismaili, ka thënë se po t'i kishte numrat PAN, seanca konstituive do të thirrej deri tani.

Ai thotë se tashmë është e qartë se PAN-i është duke pasur probleme të mëdha me sigurimin e numrave për krijimin e Qeverisë.

"T'i kish pas PAN-i numrat, deri tash ish mbajë seanca konstituive. Kaluan gjashtë javë prej se përfunduan zgjedhjet, shkuan gati dy javë prejse u certifikuan zgjedhjet. Do të thotë, po t'i kishin pas numrat kjo punë ishte krye moti, por po vërehet qartë që numrat s'janë edhe janë t'u pas probleme edhe po mundohen me ble kohë në mënyrat ma të ndryshme të mundshme", tha Ismaili për Persikopin.

Ismaili, po ashtu, mohoi mundësinë që ndonjëri prej deputetëve nga partia e tij të jetë votues i mundshëm i Qeverisë Haradinaj, edhe pse janë përfolur emra të ndryshëm nga mediat lidhur me këtë çështje.

The post "Po t'i kishte PAN-i numrat moti do të ishte kryer kjo punë" appeared first on INSAJDERI.

Luftë kundër kancerit, BE do të ndalojë patatet e skuqura

Posted: 20 Jul 2017 08:45 AM PDT

Bashkimi Evropian kërkon të ndalojë sa më shumë patatet e skuqura, bukën me kore të zezë dhe kafenë e pjekur shumë.

Një grup ekspertësh të Komisionit Evropian dhe shteteve anëtare ka vendosur rregulla më të rrepta për ata që shërbejnë patate të skuqura, për prodhuesit e patatinave dhe për furrat e bukës.

Qëllimi është të evitohet sa më shumë mundësia që njerëzit të preken nga kanceri.

Kjo për shkak se këto produkte kanë substancën akrilamidë, e cila shkakton kancer. Ajo formohet kryesisht gjatë përgatitjes së këtyre ushqimeve në temperatura të larta, shkruan Bild.

Rregullorja e Brukselit është shtatë faqe e gjatë me një aneks prej 21 faqesh.

Një nga propozimet është që kushdo që skuq patate, nuk duhet t'i ruajë ato nën temperaturën 6 gradë Celsius. Përpara se të skuqen, është mirë që patatet t'i ziejmë. Kjo zvogëlon përqindjen e sheqerit, që është përgjegjëse për formimin e akrilamidës. Më pas duhet të skuqen në një temperaturë deri në 175 gradë Celsius, derisa të marrin një ngjyrë të verdhë të artë.

Përveç patateve të skuqura, në këtë listë hyjnë edhe çipsat, të cilat duhet të kontrollohen për nga përbërësit dhe temperatura në të cilën janë skuqur dhe sa janë skuqur.

Bukëpjekësit nuk duhet të lënë që të formohen kore të errëta në bukë.

Edhe kafeja nuk duhet pjekur shumë.

Edhe prodhuesit e drithërave për mëngjes nuk duhet t'i përgatisin ato në temperatura shumë të larta.

The post Luftë kundër kancerit, BE do të ndalojë patatet e skuqura appeared first on INSAJDERI.

Bonucci përplasët me shokun e skuadrës

Posted: 20 Jul 2017 08:40 AM PDT

Ndizen gjakrat te AC Milan për çështjen e numrit 19, që kërkohet nga Franck Kessie dhe Leonardo Bonucci.

Mesfushori nga Bregu i Fildishtë, blerja e parë e Milan në këtë verë, nuk ka ndërmend t'ia lirojë këtë numër blerjes së bujshme të ardhur nga Juventus dhe paska diskutuar ashpër për këtë temë me drejtorin sportiv Mirabelli.

Për të dy, ky numër ka një vlerë shumë të madhe simbolike. Në klub duan të shmangin një çështje diplomatike dhe do të zgjidhin sa më shpejt një situatë që po bëhet kaotike.

Kessie kërkon të mbajë numrin 19, atë me të cilin ka luajtur gjithmonë në Serie A dhe të përkon me datëlindjen e tij dhe datën e vdekjes së babait.

Për Bonucci gjithashtu është e rëndësishme sepse është datëlindja e bashkëshortes dhe emër mbiemri i tij me llogari nëpërmjet të disa kritereve numerik çon te numri 19.

Të dyja palët mbeten të fortë në kërkesat e tyre. Montella nuk ndërhyn dhe para ndeshjes kundër Guangzhou, ditën e premte, menaxheri Abbiati dhe drejtuesi Mirabelli duhet ta kenë zgjidhur këtë çështje.

The post Bonucci përplasët me shokun e skuadrës appeared first on INSAJDERI.

Qindra persona arrestohen në Serbi, zbulohen dy laboratore për prodhim të marihuanës

Posted: 20 Jul 2017 08:24 AM PDT

Pjesëtarët e Ministrisë së brendshme të Serbisë i kanë arrestuar edhe 213 vetë, në vazhdimin e aksionit Ares, pastaj i kanë zbuluar dy laboratore për prodhimin e marihunaës, i kanë konfiskuar 385 kilogramë të narkotikëve të ndryshëm dhe sasi të mëdha të armatimit dhe municionit, ka njoftuar sot ministri i brendshëm i Serbisë, Nebojsha Stefanoviq.

"Pjesëtarët e policisë e kanë vazhduar me vendosmëri aksionin në territorin e 25 qyteteve për shkatërrimin e kriminalitetit, e para se gjithash kur bëhet fjalë për luftën kundër narko-trafikimit", tha Stefanoviq.

Ai ka shtuar se policia ka paraqitur fletparaqitje penale kundër 258 personave të dyshuar, raporton agjencia Beta nga Beogradi.

Aksioni me emrin e koduar Ares, ka nisur në fillim të kësaj jave në disa qytete në Serbi.

The post Qindra persona arrestohen në Serbi, zbulohen dy laboratore për prodhim të marihuanës appeared first on INSAJDERI.

Rritet numri i turistëve në Shqipëri, vendin e parë e zënë kosovarët

Posted: 20 Jul 2017 08:21 AM PDT

Numri i shtetasve të huaj të cilët kanë vizituar Shqipërinë në gjashtë mujorin e parë të 2017-ës është ngritur për 9,9 për qind në krahasim me vitin e kaluar, apo për 2,4 herë, me një numër prej 1,76 milionësh, sipas zyrës statistikore INSTAT, raporton SeeNews.

Shtetasit e huaj të cilët kanë vizituar Shqipërinë për pushime përfshijnë 32 për qind të të gjithë vizituesve ndërkombëtarë gjatë periudhës Janar-Qershor.

Apo me numër të personave gati 562 mijë pushues, në krahasim me këtë periudhë të vitit të kaluar, me ç'rast Shqipëria kishte pasur 230 mijë, transmeton Insajderi.

Vetëm në Qershor, Shqipëria është vizituar nga 437 mijë e 820 turistë, duke shënuar një rritje prej 11 për qind krahasuar me vitin e kaluar. Nga totali, 195 mijë e 48 persona nga ky numër kishin shkuar në Shqipëri për pushime.

Në qershor, pjesa më e madhe e vizitorëve, 31 për qind kanë ardhur nga Kosova, duke pasuar me Maqedoninë me 12,1 për qind dhe nga Mali i Zi me 6,5 për qind.

Shumica e vizitorëve kanë hyrë në Shqipëri përmes tokës – 76,9 për qind, 14,7 për qind nga ajri dhe 8,4 për qind nga deti.

Sipas Bankës së Shqipërisë, transmeton Top Channel, në 2016-ën ekonomia shqiptare përfitoi 1.5 miliardë euro të ardhura nga turizmi, duke qenë e barabartë me sa 15 për qind të prodhimit kombëtar. /Insajderi.com

The post Rritet numri i turistëve në Shqipëri, vendin e parë e zënë kosovarët appeared first on INSAJDERI.

Zemaj: Presidenti po e zvarrit qëllimshëm seancën konstituive

Posted: 20 Jul 2017 08:14 AM PDT

Deputeti i zgjedhur nga Lidhjes Demokratike të Kosovës, Armend Zemaj, e ka quajtur joserioze letrën e dërguar nga presidenti Hashim Thaçi, për takim të përbashkët me përfaqësuesit e partive politike – para thirrjes së seancës së konstituimit të Kuvendit.

"Letër joserioze, e përgatitur keq, e bërë me hile për t'i thirrur subjektet parlamentare", ka thënë Zemaj.

Ai në një intervistë për Telegrafin mes tjerash ka theksuar se edhe gjatë takimit të sotëm që është zhvilluar nga koalicioni LDK-AKR-Alternativa (LAA), është diskutuar pikërisht kjo letër dhe hapat e ardhshëm që do t'i ndërmarrin si koalicion.

"Presidenti është i obliguar ta caktojë seancën konstituive, e jo të ketë takime të tilla që mund të përdoret si precedent i keq për të ardhmen. Kjo është zvarritje e qëllimshme", ka thënë Zemaj, duke shtuar se shumë shpejt LDK do të dalë me njoftim zyrtar për pjesëmarrje apo jo në takimin e thirrur nga Thaçi.

The post Zemaj: Presidenti po e zvarrit qëllimshëm seancën konstituive appeared first on INSAJDERI.

India kundërshton anëtarësimin e Kosovës në organizata ndërkombëtare

Posted: 20 Jul 2017 08:05 AM PDT

Kryeministrja e re e Serbisë, Ana Brnabiç, ka zhvilluar sot një takim të suksesshëm me ambasadorin e Indisë, Narinder Chauhan.

Në këtë takim Diplomati i përcolli Brnabiçit, urimet për detyrën e re si kryeministres të re të Serbisë, raporton Insajderi.

Në njoftimi nga qeveria e Serbisë, theksohet për marrëdhëniet miqësore të dy vendeve qe 70 vite.

Ndërsa sipas këtij njoftimi Brnabic ka falënderuar shtetin e Indisë për mbështetjen dhe territorin e Serbisë.

Në anën tjetër, Chauhan theksoi se India kundërshton fuqishëm anëtarësimin e Kosovës në organizata ndërkombëtare.

"India kundërshton fuqishëm anëtarësimin e së ashtuquajturës Kosovë në organizatat ndërkombëtare", citohet të ketë thënë Chauhan, njofton Qeveria e Serbisë./Insajderi.com

The post India kundërshton anëtarësimin e Kosovës në organizata ndërkombëtare appeared first on INSAJDERI.

Biznesi i kompjuterave personal të Lenovo njeh rritje pas një viti

Posted: 20 Jul 2017 07:34 AM PDT

Grupi Lenovo i kompjuterave personale do të shënojë rritje për herë të parë pas një viti u shpreh ekzekutivi i kompanisë Yang Yuanqing.

Në një intervistë për agjencinë e lajmeve Reuters, ai tha se pret që tregu i kompjuterave personale të ketë një rritje të qëndrueshme për muajt në vijim.

Lenovo, i cili konkurron ashpër mes HP për vendin e parë në prodhimin e kompjuterave personal në botë, u rikthye tek fitimi në Mars të këtij viti pas një rënie të shitjeve përgjatë 2016-ës.

Shitjet e kompanisë ishin 55.7 milion njësi në 2016-ën, 1% më pak sesa një vit më parë. Megjithatë kjo rënie është bëhet më pak shqetësuese kur i gjithë tregu ra me 4%.

Yang zbuloi edhe një detaj mjaft interesant duke thënë se ishte pranë një akordi me Fujistu për të integruar bizneset e kompjuterave personal të dy kompanive në një të vetme.

The post Biznesi i kompjuterave personal të Lenovo njeh rritje pas një viti appeared first on INSAJDERI.

Deputeti i VV-së: Presidenti në çdo rast të mundshëm i ka ndihmuar PDK-së

Posted: 20 Jul 2017 07:31 AM PDT

Presidenti i vendit Hashim Thaçi edhe një herë është vënë në qendër të kritikave me nismat e tij. Thirrja e tij e fundit për takim konsultativ me partitë politike po vlerësohet si blerje kohe për PAN-in.

Sipas partive të tjera politike në vend, presidenti nuk është fare konstruktiv e as në nivelin kushtetues.

Deputeti i Lëvizjes "Vetëvendosje", Mytahet Haskuka, ka thënë se presidenti Thaçi asnjëherë nuk është treguar neutral pasi ka përkrahur PDK-në në çdo rast që kësaj partie i është nevojitur.

E të njëjtën, sipas tij, Thaçi po e bën edhe tani me koalicionin PAN, duke u dhënë hapësirë për grumbullim të votave.

"Presidenti nuk po anon vetëm tani nga PAN-i. Ai këtë e ka bërë edhe më herët. E kemi parë gjatë fushatës zgjedhore, por edhe gjatë zgjedhjeve në Drenas. Ajo që ka bërë presidenti deri më tash është munduar t'i sigurojë kohë PAN-it për t'i bërë numrat për formimin e Qeverisë".

"Nuk ka qenë e nevojshme një takim me partitë. Ajo që duhet të bëjë presidenti është të thërrasë seancën konstituive", ka thënë Haskuka për "Zërin".

Haskuka nuk ka treguar nëse lëvizja "Vetëvendosje" do ta pranojë ftesën e presidentit për takim apo jo.

The post Deputeti i VV-së: Presidenti në çdo rast të mundshëm i ka ndihmuar PDK-së appeared first on INSAJDERI.

“Presidenti po i jep mundësi PAN-it të bëjë pazare për vota”

Posted: 20 Jul 2017 07:20 AM PDT

Partitë politike po krijojnë vonesa të qëllimshme në procesin e formimit të institucioneve të reja të Kosovës, të dala nga zgjedhjet parlamentare të 11 qershorit, thonë njohës të zhvillimeve politike.

Përfaqësues nga shoqëria civile thonë se pas certifikimit të rezultateve të zgjedhjeve parlamentare, tani u mbetet partive politike që të mendojnë në formimin sa më të shpejtë të institucioneve të reja.

Por, Valmir Ismajli, analist nga organizata joqeveritare "Demokraci Plus", thotë për Radion Evropa e Lirë se aktualisht problemi dhe vonesa për formimin e Qeverisë qëndron pikërisht te partitë politike të cilat me çdo kusht, sipas tij, duan të jenë pjesë e pushtetit.

“Pas certifikimit të rezultateve, më nuk ka asnjë pengesë ligjore për konstituimin e institucioneve dhe do të ishte e rrugës që Presidenti i vendit sa më shpejt ta thërras seancën konstituive dhe mos të thërras takime të tilla të panevojshëm, si ai i së hënës. Ai duhet të thërras seancën konstituive dhe t'ia jap rastin e parë koalicionit PAN për formimin e Qeverisë. Në rast se ky koalicioni nuk do t’i ketë votat, atëherë normalisht mundësia e dytë duhet i jepet Lëvizjes Vetëvendosje”, thotë Ismajli.

Me veprimet e tij, nënvizon Ismajli, një lloj vonese po krijon edhe vet Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, i cili sipas tij, po vonon me procedimin për thirrjen e seancës së parë.

“Një rol apo një anshmëri është duke pasur edhe Presidenti i vendit, i cili është duke krijuar një lloj vakuumi duke mos e thirrur mbledhjen konstituive të Kuvendit dhe duke i dhënë mundësi koalicionit PAN të bëj presion ose edhe pazare me subjektet tjera politike për arritjen e numrave të nevojshëm për formimin e Qeverisë. Do të thotë, nuk duhet të kemi një situatë të tillë ku një subjekt politik me çdo kusht tenton ta bëj Qeverinë”, shton tutje Ismajli.

Bazuar në rezultatet e zgjedhjeve, nisma fillestare për formimin e Qeverisë i takon koalicionit PAN, që përbëhet nga Partia Demokratike e Kosovës, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nisma. Kandidati këtij koalicioni për postin e kryeministrit, është lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj.

Analisti i Institutit Demokratik të Kosovës, Albert Krasniqi tha për Radion Evropa e Lirë se nga ajo që vërehet, vonesat në krijimin e institucioneve, janë pasojë e mungesës së votave nga koalicioni fitues i zgjedhjeve.

“Deri me tani, përkundër deklarimeve që ka pasur prej koalicionit PAN, po duket që nuk ka mundësi që ta formojë një shumicë parlamentare për ta bërë zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit dhe më pastaj dhe të Qeverisë. Koha prej 30 ditëve, sa është maksimumi që mund të pritet për thirrjen e seancës konstituive të Kuvendit, po tentohet të shfrytëzohet për të arritur marrëveshje, qoftë me deputetë veç e veç, apo me subjekte politike që kanë garuar në zgjedhje, si pjesë e koalicioneve zgjedhore”, tha Krasniqi.

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka thënë se ka marrë konfirmimin nga koalicioni fitues i zgjedhjeve (koalicioni PAN) dhe mandatari për kryeministër (Ramush Haradinaj), se Qeveria e ardhshme e Kosovës do të formohet pa vonesa.

Por, Albert Krasniqi mendon se koalicioni PAN nuk e ka numrin e mjaftueshëm të votave. Sipas tij, tani janë paraqitur vështirësi në krijimin e koalicioneve pas zgjedhore.

“Kemi dyshime që numrat kanë mund të arrihen. Pra, nuk ka deputet që kalon në kuadër të koalicionit PAN. Përndryshe, nuk i kisha parë të nevojshme as këto takime të cilat po i thërret Presidenti”, tha Krasniqi.

Ndryshe, partitë e koalicionit LAA, Lidhja Demokratike e Kosovës, Aleanca Kosova e Re dhe Alternativa kanë rikonfirmuar se nuk kanë lidhur asnjë marrëveshje, qoftë si parti politike apo si deputetë veç e veç, me ndonjë prej subjekteve politike që synon formimin e Qeverisë së ardhshme.

Krerët dhe përfaqësuesit e këtyre partive kanë zhvilluar të enjten një takim dhe më pas kanë demantuar se është arritur ndonjë marrëveshje me koalicionin PAN.

The post “Presidenti po i jep mundësi PAN-it të bëjë pazare për vota” appeared first on INSAJDERI.

15 të vdekur në aksidente trafiku gjatë qershorit

Posted: 20 Jul 2017 07:17 AM PDT

Gjatë muajit qershor të këtij viti kanë ndodhur rreth 1500 aksidente në komunikacion, ndërsa si pasojë e tyre kanë mbetur të lënduar rreth 1200 persona, prej tyre kanë humbur jetën 15 persona.

Policia e Kosovës ka thënë se referuar statistikave të aksidenteve në trafikun rrugor në nivel vendi si pasojë e këtij qarkullimi apo fluksi më intensiv dhe pakujdesisë se drejtuesve të automjeteve kemi edhe numër më të madh të aksidenteve, fatkeqësisht të atyre me fatalitet.

"Sipas të dhënave të përgjithshme aksidentet me fatalitet gjatë muajit qershor kanë shënuar rritje, që do të thotë krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit paraprak kemi (4) persona më shumë qe kanë humbur jetën si pasojë e aksidenteve rrugore", thuhet në përgjigjen e Zyrës për Informim të Policisë së Kosovës.

Më tej, kjo zyrë ka bërë të ditur se gjatë sezonit veror, në funksion të një menaxhimi dhe kontrolli më të mirë të sigurisë, veçanërisht të trafikut rrugor Policia e Kosovës ka përpiluar  një plan operativ policor të cilin edhe e kemi shpërndarë nëpër të gjitha departamentet dhe rajonet policore për zbatim dhe implementim dhe masa ligjore do të ndërmerren në vazhdimësi për të gjithë ata që nuk u përmbahen rregullave në trafik.

"Gjithashtu nga divizioni i trafikut rrugorë i PK-së janë përpiluar dhe shpërndarë fletëpalosje (gjeni te bashkangjitur) me udhëzime dhe mesazhe vetëdijësuese për të ndikuar në uljen e aksidenteve me fatalitet që mbeten një shqetësim apo brengë për të gjithë ne", thuhet në përgjigjen e Policisë, raporton lajmi.net.

Në fund, Policia e Kosovës ka apeluar tek të gjithë pjesëmarrësit në trafik e në veçanti tek vozitësit që të respektojnë rregullat e komunikacionit në mënyrë të që evitohen aksidentet, njofton lajmi.net

"Apelojmë tek të gjithë pjesëmarrësit në trafik në veçanti drejtuesit e automjeteve, që të jenë vigjilent dhe të respektojnë rregullat që dalin nga ligji i trafikut; t'i përmbahen shpejtësisë së përcaktuar me shenjat e trafikut, t'i shmangen ngasjes kur janë të lodhur/përgjumur, të mos drejtojnë automjetin nën ndikimin e alkoolit dhe mos të përdorin telefonat gjatë ngasjes së automjeteve sepse me veprime të tilla jo të sigurta po kontribuojnë në shtimin e aksidenteve dhe humbjen e jetëve njerëzore", thuhet në apelin e Policisë.

 

The post 15 të vdekur në aksidente trafiku gjatë qershorit appeared first on INSAJDERI.

Kthehet nafta e bllokuar në Morinë, shkak – cilësia

Posted: 20 Jul 2017 07:15 AM PDT

156 mijë litra naftë e destinuar për t'u eksportuar në Kosovë, pas disa ditësh qëndrimi në kufi, është rikthyer në Porto Romano të Durrësit, për shkak të mungesës së cilësisë.

Tre laboratorë në Kosovë e nxorën karburantin të papërdorshëm. Administrata doganore shqiptare ka konfirmuar për Vizion Plus se janë gjithsej 6 bote me naftë, të cilat pala Kosove pretendon se nuk përmbushin një nga elementet e cilësisë.

Sipas këtij institucioni, ky është një konflikt mes shitësit dhe blerësit dhe deri sa të dy palët të zgjidhin pretendimet e tyre, dogana nuk mund të ndërhyjë.

Në fakt, nafta e importuar dhe e depozituar në Porto Romano në Durrës rezultoi brenda standardit, pasi i janë bërë analizat nga Inspektorati Teknik, që certifikon cilësinë. Por tashme pritet te këtë edhe një analizë të dytë për sasinë që do të eksportohej, me qëllim për të marrë një vendim përfundimtar.

Por kthimi i naftës nga Kosova dhe rezultatet e laboratorëve atje, ngrenë pikëpyetje mbi ndryshimin e cilësisë së naftës nga importi në eksport. Tregu shqiptar i hidrokarbureve në vend është shoqëruar gjithmonë me dyshime, të cilat shpesh herë janë mbështetur edhe me deklarata zyrtare të institucioneve, se nafta në vend ka probleme të theksuara me cilësinë.

Ky fakt vjen si pasojë e përzierjes që i bëhet produktit qe vjen nga importi, me naftën që prodhohet ne vend apo me lloje të tjerë holluesish, duke rritur artificialisht sasinë, transmeton vizionplus.tv.

Konflikti i krijuar me mes dy bizneseve, atij shqiptar dhe atij kosovar, nuk është gjë tjetër veçse një dëshmi që tregu i hidrokarbureve vijon të ketë probleme të theksuara sa i takon kontrollit, duke dëmtuar rëndë konsumatorët dhe mjetet.

The post Kthehet nafta e bllokuar në Morinë, shkak – cilësia appeared first on INSAJDERI.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more