Skip to main content

“Arrestohen tetë (8) persona të dyshuar për ‘mundësim në prostitucion dhe ofrim i lokaleve për prostitucion’, si dhe ‘marrje me prostitucion’” plus 9 more Ferizaj Press

“Arrestohen tetë (8) persona të dyshuar për ‘mundësim në prostitucion dhe ofrim i lokaleve për prostitucion’, si dhe ‘marrje me prostitucion’” plus 9 more Ferizaj Press


Arrestohen tetë (8) persona të dyshuar për ‘mundësim në prostitucion dhe ofrim i lokaleve për prostitucion’, si dhe ‘marrje me prostitucion’

Posted: 21 Jul 2017 08:16 AM PDT

Policia e Kosovës, konkretisht Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Qenie Njerëzore, në kuadër të veprimeve operativo-hetimore, me qëllim të parandalimit të krimit dhe luftimit të të gjitha dukurive negative duke përfshirë edhe aktivitetet kriminale, gjatë javëve që po lëmë pas me sukses ka realizuar disa operacione taktike operative.

Operacione policore janë realizuar nëpër rajone të ndryshme, si në Prishtinë, Ferizaj, Mitrovicë etj., ku si rezultat janë arrestuar tetë (8) persona të dyshuar të përfshirë në veprën penale 'mundësim në prostitucion dhe ofrim i lokaleve për prostitucion, veprën kundërvajtëse 'marrje me prostitucion' si dhe janë konfiskuar dëshmi materiale që mund të përdoren për procedim ligjor.

Këto veprime të kundërligjshme edhe si dukuri, përpos dëmtimit të imazhit të vendit, shtimit të pasigurisë në shoqëri, rritjes së problemeve familjare,  ndikojnë edhe në shëndetin e qytetarëve, pasi që Policia gjatë zbatimit  të operacioneve ka hasur edhe persona që kanë ushtruar veprimtarinë e 'marrjes me prostitucion dhe që kanë qenë të infektuar me  sëmundje të ndryshme. Andaj, u bëhet apel qytetarëve që t'iu shmangen veprimeve të tilla dhe për çdo rast të dyshuar të njoftojnë Policinë në mënyrë që organet kompetente të ndërmarrin masa parandaluese.

Të shtëna në ahengje, arrestohet një person në Ferizaj

Posted: 21 Jul 2017 08:11 AM PDT

Një person është arrestuar në Ferizaj, pasi që i njëjti ka shtënë me armë zjarri në një aheng familjar.

Njësiti policor nga i dyshuari ka konfiskuar armën Ekol Dual, cal 9 mm që dyshohet të jetë përdorur në rast.

Pas intervistimit me urdhër të prokurorit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.

Ndodh edhe kjo! Insekte në sallamë

Posted: 21 Jul 2017 07:40 AM PDT

Shumë herë është shkruar se në markete  konsumatorët kanë hasur në artikuj pa afat por kur artikulli ka afat por trishtimi ndodh kur fillon ta konsumosh  dhe gjen të papritura.

Kjo i  ndodhi një qytetari ferizajas i cili në sallamën që  kishte blerë gjeti brenda insekte.

Është kjo alarm edhe për inspektorët që kontrollojnë prodhimet që të përcjellin kushtet e prodhimit të artikujve ushqimorë në Kosovë.

Por kjo duhet të jetë edhe një arsye që prodhuesit vendorë të kenë kujdes për kushtet e punës dhe kualitetin e prodhimeve të tyre ndryshe do  të ata që do të paguajnë çmimin e këtyre  gabimeve.

Bizneset ferizajase paralajmërojnë kallëzim penal ndaj KEDS-it

Posted: 21 Jul 2017 07:16 AM PDT

Mungesa e rrymës u ka ardhë në majë të hundës biznesve që veprojnë në Prelez të Ferizajt. Reduktimet e shpeshta e të gjata kanë  bërë që përfaqësuesit e këtyre firmave kryesisht prodhuese, të kërkojnë takim me drejtorin e KEDS-it në Ferizaj. Këta afaristë po ankohen se punëtorët po mbesin pa punë, ndërsa dëmet në prodhim janë të mëdha.

"Kemi të bëjmë me biznes, kemi të bëjmë me prodhim të qumështit, është një artikull shumë i ndjeshëm dhe thjesht rryma na ndalet pa kurrfarë paralajmërimi. Kur është çështja e pagesës ne edhe e parapaguajmë, ndërsa kohët e fundit neve rryma na ndalet non-stop dhe ende nuk dimë çfarë është duke ndodhë", tha Idriz Zagragja nga "Natyra G".

I revoltuar me këtë gjendje po ndihet edhe afaristi tjetër që vepron në këtë pjesë të Ferizajt, Azem Guta. Ky biznesmen thotë se KEDS-i është kancer i biznesve.  Ai madje paralajmëroi edhe kallëzim penal ndaj kësaj kompanie.

"Ne sot jemi mbledh disa përfaqësues të mbi 150 bizneseve  që veprojmë prej ''Fitores'' e deri në Babush, sot po përpiqemi të zhvillojmë një takim me drejtues të KEDS-it, për ta sqaruar këtë situatë që po ndodhë. Ditën e djeshme kemi pas rrymë gjatë tërë ditës vetëm dy orë, kjo nuk don koment, në sezonën më të madhe të punës këta e ndalin rrymën pa kurrfarë paralajmërimi e pa kurrfarë mëshire. Këta e kanë monopolin, këta vijnë kur të duan të kërcënojnë me ta këput rrymën, nuk të japin kurrë afat për pagesë. Ne do të shkojmë edhe më tutje, besoj që të hënën do ta përgatisim edhe një padi penale, sepse nuk kemi tjetër zgjidhje, KEDS-i është kancer i biznesve", tha Guta.

E, derisa këta përfaqësues të bizneseve provuan të mbajnë takim me drejtues të KEDS-it, këta të fundit sot nuk patën kohë të merren fare me ta.

"Ky drejtor e sheh aq të parëndësishëm çështjen dhe hallin e 150 biznesve në Ferizaj, kjo nuk don koment",tha Guta.

Për këtë problem është njoftuar edhe KEDS-i në Prishtinë.

Zëdhënësi i kësaj kompanie Viktor Buzhala, përmes një emaili, ka thënë se KEDS do të mbajë takim me këto biznese në ditët e ardhshme për t'iu treguar atyre se KEDS-i është i gatshëm të investoj në këtë pjesë të Ferizjat, me një projekt që kap vlerën 100 mijë euro, por që  Ministria e Infrastrukturës, sipas tij, nuk po e lejon këtë tash për tash.

Hatixhe Qazimi-Misini/ TELEVIZIONI TEMA /

Shkolla e gjelbër që në çdo stinë mbetet e gjallë

Posted: 21 Jul 2017 06:30 AM PDT

Ferizaj.21.07.2017. Është interesante se si në këto ditë të ngrohta vere atyre që u bien ta vizitojnë oborrin e shkollës së mesme për Agrobiznes dhe Teknologji "Zenel Hajdini" në Ferizaj e kanë vështirë ta identifikojnë se ndodhen në një kopshte të bukur bujqësor, apo në oborrin e një shkolle të mesme profesionale e cila dalëngadalë po shndërrohet në një punishte të bukur bujqësie.
Ndonëse kohë pushimesh ku secili mendon ikjen në det apo në mal , punonjës të shkollës së Teknologjisë dhe Agrobiznesit ndodhen këtu duke ujitur lulet, serrën apo duke vjelë produkte të freskëta e të shëndetshme të punuara nga duart e njoma të nxënësve të shkollës.
E kush i prin gjithë kësaj pune të përkushtuar? Është vet drejtori i shkollës Abdullah Imeri i cili po angazhohet që asnjë qoshe e kësaj hapësire të mos shkojë dëm.
Ai me gjithë stafin teknik por edhe profesorë të lëmive bujqësore vizitojnë me kënaqësi hapësirat ku rriten disa lloje të produkteve bujqësore dhe kënaqen me rritjen e tyre sikur me rritjen e një fëmije të njomë që më pas bëhet fryti i pjekur i shoqërisë.
"Bujqësia nuk njeh pushim, sa piqet një produkte e vilet , duhet të kujdesemi për tjetrin. Vazhdimisht ka punë këtu për t'u bërë sa më të prekshme mësimet për nxënësit tanë, prandaj jemi të përkushtuar që t'i ruajmë e t'i punojmë pjesët e ndryshme ku kemi të mbjella produktet e ndryshme" nis tregimin drejtori I shkollës Abdullah Imeri.
Për të dhe punonjësit e tjerë të shkollës veç bimës së shëndetshme objekt pune  është edhe bima e tharë. Ai tregon se nxënësit pa përtesë po vijnë herë pas here në shkollë edhe këto ditë për të mësuar teknika të ndryshme aplikimi kur bëhet fjalë për rritjen e produkteve bujqësore.
" Bashkë me profesorët e kemi parë të arsyeshme t'u shpjegojmë nxënësve se si rritet e kur piqet një pemë apo perimet dhe pse thahen apo çfarë duhet bërë më tutje dhe kështu na ndodh shpesh të punojmë me nxënësit edhe kur nuk ka orar mësimi" shpjegon drejtori Imeri.
Edhe punëtorët teknik të kësaj shkolle nuk mbeten indiferent ndaj interesimit tonë. Ata me buzëqeshje tregojnë lulet shumëngjyrëshe që i kanë dhënë jetë shkollës në kohë pushimesh. Kurse mbajtëset e këtyre saksive kanë një histori edhe më të veçantë. Ato u krijuan nga hekurat e bankave të shkatërruara për të shërbyes si dizajne të lakmueshme e dekor i oborrit të shkollës.
Çka nuk gjen vizitori në oborrin e shkollës së mesme "Zenel Hajdini" në Ferizaj e që për shumë kë ende mbetet njëra ndër shkollat e padëshiruara pa arsye.
Trangujt e vjelur aty, as nuk mund të krahasohen më ata që vijnë nga vendet e largëta që kushedi sa orë kanë bërë deri në tryezat tona. Perimet e tjera siç janë domatet specat e patatet tashmë kanë marrë ngjyrën e pjekjes dhe i japin jetë këtij kopshti.
E para objektit të shkollës një hapësirë me mjedra ëmbëlson secilin vizitor që ka dëshirë t'i përshëndes.
Pak më tutje tri koshere me bletë po presin të japin mjaltin e kultivuar me shumë dashuri për shëndetin e atyre që kanë nevojë , kurse një hapësirë me mollë të papjekura mirë veqëse ka nisur të vilet nga fëmijët e lagjes.
Oborri i kësaj shkolle përmban gjithë atë mjete që i duhen një kopshti e një kopshtari të kujdesshëm, prandaj njohuritë e marra këtu burojnë nga baza, nga shkronja e deri të fruti. Shih për këtë udhëheqësit e shkollës për të satën e herë kanë bërë thirrje tek prindërit që moshat e reja të nxënësve të orientohen drejt në tregun e punës duke u bërë nxënës të kësaj shkolle ku gjallëria nuk pushon në asnjë stinë të vitit.

Përkujtohet heroi i kombit Rexhep Bislimi në 19 vjetorin e rënies në altarin e lirisë

Posted: 21 Jul 2017 06:14 AM PDT

Çmohet lart sakrifica e tij nga kryetari i komunës së Ferizajt Muharrem Svarqa

Familjarë, miq, bashkëluftëtarë dhe strukturat udhëheqëse komunale të komunës së Ferizajt e kanë përkujtuar sot heroin e kombit Rexhep Bislimin i cili ra heroikisht para 19 vitesh në altarin e lirisë.

Të pranishmit fillimisht bën homazhe dhe vunë kurora lulesh para bustit të heroit të kombit dhe më pas tek varri i tij tek kompleksi i varrezave të dëshmorëve.

Veprimtaria e tij atdhetare u çmua lart edhe nga kryetari I komunës së Ferizajt Muharrem Svarqa i cili tha se ky njeri ka lënë pas vetes veprën madhështore që meriton nderim në të gjitha rrethanat.

"Nderimi që po bëjmë sot është një nderim i përhershëm dhe i përjetshëm që u bëhet heronjëve të mëdhenjë siç është Rexhep Bislimi dhe të gjithë atyre që kane dhënë jetën për lirinë e atdheut. Nuk është kohë e largët që ta bëjë më krahasimin se ku ishim dhe ku jemi sot dhe pikërisht për këtë shprehim respektin e thellë ndaj sakrificës së bërë nga shumë gjenerata të asaj kohe. Unë mendoj që komuna e Ferizajt ka bërë hapa të mdhenjë zhvillimor dhe të thellimit të demokracisë për këto vitet e pasluftës që ka qenë edhe synim i dëshmorëve tanë dhe se liria po merr çdo ditë e më shumë kuptimin e vet jo vetëm si nocion fiktiv por edhe si pasur shpirtërore" u shpreh kryetari i komunës së Ferizajt Muahrrem Svarqa pas këtyre homazheve.

Rexhep Bislimi ishte njëri nga themeluesit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në rajonin e Ferizajt i cili me veprimtarinë e tij ilegale motivoi edhe shumë ushtarë të rinjë që t'i dalin në mbrojtje atdheut në vitet e 90-ta. Ai bie heroikisht në altarin e lirisë më 21 korrik të vitit 1998 pas shumë torturave që bëri regjimi serb i asaj kohe. Me gjithë përjetimet heroi i kombit Rexhep Bislimi nuk e nxori asnjë fjalë për shokët dhe veprimtarët e rrugëve ilegale që po përgatisnin një forcë të madhe siç u bë më vonë Ushtria Çlirimtare e Kosovës.

Mbështetja e Familjes Rugova për Haradinajn e lë pa fjalë LDK’në. Ja çfarë thotë Hoti

Posted: 21 Jul 2017 03:18 AM PDT

"Shtepia e Presidentit eshte e hapur per te gjithe. Edhe per kundershtaret politik. Perkulja qe te gjithë i bejne atij tregon per madheshtine qe ka", ka shkruar Hoti në rrjetin social Facebook.

Mandatari i koalicionit PDK-AAK-NISMA për Kryeministër, Ramush Haradinaj ka konfirmuar se gjatë vizitës së tij të sotme në rezidencën e Presidentit të ndjerë Ibrahim Rugova, ka marrë mbështetje nga familja Rugova, për formimin e Qeverisë.

Haradinaj konfirmon se deputetja Teuta Rugova do t’ia japë votën për kryeministër

Posted: 21 Jul 2017 03:18 AM PDT

Rrjedhimisht, në një deklaratë që kreu i AAK-së nisi për media, ai lë të kuptohet se deputetja e LAA-së Teuta Rugova, vajza e presidentit Rugova, do ta votojë Haradinajn për kryeministër, ndaj mandatari i PAN-it ka ftuar që një gjë të tillë ta bëjnë edhe dy drejtuesit e koalicionit LAA, Isa Mustafa i LDK-së dhe Behgjet Pacolli i AKR-së.  

Kjo është deklarata e plotë e Ramush Haradinajt: 

Është nder i veçantë për mua që sot isha mysafir në Familjen e nderuar të Presidentit historik Dr. Ibrahim Rugova dhe njësoj si në vitin 2004 kur ishte nevoja e bashkimit të forcave për unitet politik, përballë sfidave të kohës, Presidenti Rugova pa hezitim theu paragjykimet për të kapërcyer ndasitë artificiale të atëhershme dhe për t'i dhënë fund armiqësive absurde mes shqiptarëve dhe me dha mbështetjen për Kryeministër të Republikës së Kosovës, edhe sot u ndjeva njëjtë kur mora mbështetje për misionin tonë të përbashkët të ndërtimit të shtetit dhe institucioneve të Republikës së Kosovës nga Familja e Presidentit historik Dr. Ibrahim Rugova. 

Historia e re e Kosovës është histori e afrimit dhe besimit në mes njerëzve, rezultat i luftës, sakrificës, mirëkuptimit dhe tolerancës. Këtë strategji kombëtare e ndiqte presidenti dr. Ibrahim Rugova, për te bërë shtetin dhe qeverinë e Kosovës. Tani e kemi shtetin tonë te pavarur të Kosovës, por këtë shtet duhet zhvilluar, ndërtuar dhe integruar në të gjitha mekanizmat ndërkombëtar. Ky edhe ishte përkushtimi dhe amaneti i Presidentit historik Dr. Ibrahim Rugova, me të cilin bëmë koalicion qeverisës në Nëntor të vitit 2004, duke besuar thellësisht në vlerat kombëtare, patriotike dhe integruese. Bashkëpunimi me familjen Rugova u vazhdua edhe më vonë, kur Ukë Rugova kandidoi i renditur në vendin e dytë në listën e përbashkët AAK-Lista Ibrahim Rugova. Bashkëpunimi me këtë familje të nderuar nuk është ndalur për asnjë moment, andaj sot në frymën e afrimit dhe filozofisë së Presidentit historik Dr. Ibrahim Rugova, ne po e konfirmojmë mbështetjen, bashkëpunimin e përhershëm dhe respektin e ndërsjellët.  Unë si i nominuar për kryeministër të Republikës se Kosovës, me kënaqësi e pranoj mbështetjen e familjes emblematike të Presidentit Rugova dhe zotohem që do të bëj ç 'mos për ruajtjen e vlerave dhe mësimeve të Presidentit Rugova, për ruajtjen e miqësisë të përhershme me SHBA-të, BE dhe NATO. Objektivat e përhershme për një Kosovë të zhvilluar ekonomikisht, të integruar në familjen evropiane, për lëvizje të lirë të qytetarëve të saj, për sundimin e ligjit dhe rendit, do të jenë prioritete në agjendën e qeverisjes sime!

Gjithashtu, do të kemi respekt dhe kujdes të veçantë për familjet emblematike dhe legjendare, siç është familja e Presidentit historik Dr. Ibrahim Rugova, familja Jashari si dhe familjet e tjera që sakrifikuan dhe u flijuan për lirinë e Kosovës.

Shfrytëzoj rastin që nga kjo shtëpi, t’i bëj ftesë të gjithë atyre që përqafojnë idetë e Presidentit Rugova, e në veçanti kreut të LDK-së Isa Mustafa dhe presidentit të AKR-së z. Behgjet Pacolli, që të mbështesin formimin sa më të shpejt të qeverisë së vendit dhe bashkimin e forcave shtet-formuese, për të përshpejtuar agjendën e forcimit të Republikës se Kosovës dhe integrimin e saj në strukturat euro-atlantike.

Zoti e bekoftë përjetësisht jetën dhe veprën e Presidentit historik Dr. Ibrahim RUGOVA! 

Zoti e bekoftë Kosovën dhe popullin e saj!

SHBA-ja ua ndalon qytetarëve të udhëtojnë për në Korenë e Veriut

Posted: 21 Jul 2017 03:18 AM PDT

"Koryo Tours" dhe "Young Pioneer Tours" thanë se ndalimi do të shpallet më 27 korrik dhe pritet të hyjë në fuqi 30 ditë më vonë.

Uashingtoni zyrtar nuk ka reaguar ende mbi lajmin.

"Pioneer Tours" ishte agjencia që mori studentin amerikan Otto Warmbier në Korenë e Veriut.

Ai u arrestua dhe u burgos për 15 vjet, përpara se të kthehej në gjendje kome në SHBA në qershor. Ai vdiq disa ditë më vonë.

Kompania me bazë në Kinë më vonë njoftoi ditën e sotme se nuk do të merrte më vizitorë nga SHBA-ja. 

Gjendet kanabis në një mal të Ferizajt

Posted: 21 Jul 2017 01:42 AM PDT

Ferizaj.21.07.2017. Policia e Kosovës ka arrestuar tre persona dje në fshatin Zaskok të Ferizajt. Të njëjtit janë arrestuar pasi që, njësitet policore në një mal (nuk dihet pronë e kujt është) kanë gjetur dhe konfiskuar 29-bimë të dyshuara narkotike të llojit kanabis-sativa në gjatësi 20-100 cm.

Pas marrjes së mostrave, të gjitha bimët janë shkatërruar në vendin e ngjarjes, ndërsa me vendim të prokurorit, të dyshuarit pas intervistimit dy janë liruar ndërsa tjetri është dërguar në mbajtje.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more