Skip to main content

“Aksident trafiku në Komogllavë të Ferizajt, ka të lënduar” plus 9 more Ferizaj Press

“Aksident trafiku në Komogllavë të Ferizajt, ka të lënduar” plus 9 more Ferizaj Press


Aksident trafiku në Komogllavë të Ferizajt, ka të lënduar

Posted: 18 Jul 2017 10:00 AM PDT

Një aksident rrugor është shënuar këtë pasdite në fshatin Komogllavë të komunës së Ferizajt, ku një veturë ka dal nga rruga dhe ka përfunduar në gropë.

Sipas informacioneve të para, përveç dëmeve materiale, raportohet edhe për të lënduar të cilët janë dërguar për trajtim mjekësor.

KQZ tregon se kur do të paguhen komisionerët e zgjedhjeve

Posted: 18 Jul 2017 05:54 AM PDT

Zyra për Media e këtij institucioni në një përgjigje dhënë "Indeksonline" ka treguar se janë në fazën e kompletimit dhe të korrigjimit të të gjithë dokumentacionit për anëtarët e Këshillave të Vendvotimit.

Sipas tyre, ata të cilat kanë qenë të angazhuar në të gjitha komunat shumë shpejt do t’u bëhet pagesa përkatëse.

Ndryshe, pjesa më e madhe e buxhetit të KQZ-së u dedikohet kësaj kategorie, e cila është e angazhuar për zgjedhjet e përgjithshme.

Derisa raportohet se numri i tyre shkon mbi njëzetë mijë komisionerë.

PDK e Ferizajt në fillim të gushtit publikon kandidatin për kryetar komune

Posted: 18 Jul 2017 05:31 AM PDT

Si duket pushimet e verës së sivjetshme nuk do t'i shijojnë të gjithë, sidomos politikanët lokal, të cilët tashmë kanë filluar angazhimet për zgjedhjet lokale. Kështu thotë edhe kryetari i PDK-së në Ferizaj Agim Aliu, duke bërë të ditur se pas shpalljes së rezultateve  të zgjedhjeve nacionale, partia e tij ka filluar përgatitjet për zgjedhjet lokale.

Aliu tregon se tashmë janë në fazën e përpilimit të listës me kandidaturat  për këshilltarë komunal.

"Ne tashmë kemi marrë disa vendime si kryesi e degës. Kemi përgjedhur shtabin zgjedhor të PDK-së, kemi marrë vendime për mënyrën se si do të jetë profili i të propozuarve të kandidatëve dhe tashmë këtë debat e kemi bartë në nivel të nëndegëve, gjatë kësaj jave presim që nëndegët të bëjnë propozimet e tyre dhe kryesia të bëjë 44 kandidatura, po ashtu është një vendim që kandidati për kryetar të jetë edhe bartës i listës së këshilltarëve. Ne do ta përmbyllim këtë proces me propozimet që do t'i bëjnë të gjitha nëndegët dhe pastaj do të kemi një listë prej 90 të propozuarve mbi bazën e të përzgjedhurve më të mirë", tha Aliu.

Por, për kandidatin për kryetar komune, dega e PDK-së në këtë qytet ende nuk është gati të flas. Kryetari i këtij subjekti në Ferizaj, Agim Aliu, thotë se partia e tij është e hapur për çdo anëtar që tashmë ka shprehur ambiciet për kandidim,  por që për emra final ende nuk është vendosur.

"Dega e PDK-së është duke analizuar kujdesshëm dhe jemi në fazën e konsultimeve, jo vetëm për listën, por edhe për  kandidimin  për kryetar komune. Vendimi për këtë proces do të jetë në harmoni të plotë me atë që është konsensus i partisë në nivel lokal dhe qendror pasi që statusi i PDK-së e rregullon këtë çështje që kryetari i PDK-së  në bashkëpunim me degët të vendosin edhe për listën për Kuvendin Komunal dhe kandidatin për kryetar komune. Unë po besoj që fillimi i gushtit do të jetë koha kur ne si parti do të dalim publikisht me emrat e kandidatëve për Kuvendin Komunal, por edhe me kandidatin për kryetar komune",theksoi ai.

Mirëpo në çfarë pozite do ta shohim Agim Aliun pas 10 ditësh? Deputet i Parlamentit të Kosovës apo kandidat për kryetar komune?!

"Unë mendoj se në ditët në vijim së bashku me miqtë e mi dhe në bashkëpunim të ngushtë me familjen do e sjellë vendimin se ku do të jetë Agim Aliu.

 Agim Aliu gjithmonë ka qenë ai që në radhë të parë ka pasur interesin e qytetarëve, nuk kam shprehur gjatë gjithë jetës time politike ndonjë ambicie të caktuar. Edhe në vitin 2012 kur kam kandiduar për kryetar komune kam qenë i fundit që kam shpreh ambicien, do të thotë vetëm jam pajtuar me një konsensus të përgjithshëm, sepse unë konsideroj se më shumë se ambicia ka rëndësi mentaliteti dhe të vepruarit politik të cilitdo prej nesh, sepse mendoj se ka ardhur koha që politikanët duhet të ndryshojnë të menduarit politik të tyre", u shpreh Aliu.

Në këtë intervistë për Televizionin Tema,  kryetari i degës së PDK-së në Ferizaj, Agim Aliu, vlerësoi se Kosova është në një moment kur partitë politike, sidomos ato tradicionale, duhet të bëjnë hapa të ndryshimit,  si në strukturë ashtu edhe në  mentalitet e në menaxhim. / TELEVIZIONI TEMA /

Ditët e diasporës të mbushura me aktivitete kulturore për mërgimtarët

Posted: 18 Jul 2017 05:19 AM PDT

Ferizaj.18.07.2017.  17 aktivitetet kulturore do të shoqërojnë mërgimtarët në mjedise të ndryshme.

Komuna e Ferizajt edhe sivjet ka përgatitur një agjendë të ngjeshur kulturore për nder të mërgimtarëve të cilët po i kalojnë pushimet në vendlindje.

Në një konferencë të organizuar për këtë temë, drejtori për Kulturë Rini dhe Sport Naim Ferati bëri të ditur se edhe sivjet është paraparë një numër i konsiderueshëm i aktiviteteve kulturore të cilat do të organizohen në ambiente të ndryshme dhe kanë për qëllimi të përçojnë vlera të ndryshme tek mërgimtarët.

Ai pohoi se temat që do të trajtohen nga data 27 korrik e deri më 6 gusht në takimet e shumta do të jenë të larmishme dhe do ta ofrojnë atdheun në mënyrën më të bukur posaçërisht para fëmijëve të mërgimtarëve.

"Gjatë ditëve që kemi planifikuar për t'i organizuar aktivitetet do të ketë ngjarje të shumëllojshme ku presim të na bashkëngjiten edhe mërgimtarët tanë që po i kalojnë pushimet këtu. Kemi paraparë mbajtjen e koncerteve të ndryshme , aktiviteteve që paraqesin trashëgiminë kulturore të Ferizajt , shfaqje teatrale e promovim të muzikës për fëmijë nga grupe të këtushme , e shumë aktivitete të tjera me vlera kulturore dhe artistike. Ne po synojmë që në aktivitetet që do të mbahen siç janë edhe takimet e qeverisë komunale e të kryetarit të Komunës Muharrem Svarqa, do të krijohen raste më të mira për njohje e bashkëbisedim si dhe paraqitje të nevojave e kërkesave nga të pranishmit" ka thënë drejtori për Kulturë , Rini dhe Sport Naim Ferati në këtë konferencë.

Në kuadër të aktiviteteve kulturore "Ditët e Diasporës" sivjet është planifikuar edhe një risi mjaft interesante ku do të anketohen mërgimtarët për përshtypjet , kërkesat apo dëshirat e tyre për sa kohë që do të qëndrojnë në Ferizaj.

Drejtori Naim Ferati shpjegoi me këtë rast se është parë e nevojshme që në bazë të këtyre anketave të përcaktohen edhe aktivitetet për vitet e ardhshme.

Pjesë e aktiviteteve nga data 27 korrik e deri më 3 gusht sivjet për herë të parë është edhe një aktivitet i lirë noti si dhe ngjitje të organizuara nëpër vendet apo majat me të larta të maleve për të promovuar kështu sa më shumë bukuritë natyrore që ka Kosova.

Asfaltohen mbi 2 kilometra rrugë në fshatin Rakaj

Posted: 18 Jul 2017 05:05 AM PDT

Ferizaj.18.07.2017. Banorët e fshatit Rakaj, këtë të martë i janë gëzuar teje mase asfaltimit të rrugës së tyre. Thanë se investime të tilla, nuk kanë pasur kohë të gjatë në fshatin e tyre.

"Falënderoje kryetarin Svarqa, që bëri të mundur asfaltimin e rrugës sonë. Rruga i plotëson të gjitha kushtet për jetës" u shpreh Përparim Guta, banorë i fshatit Rakaj.

Nga afër punimet në këtë asfaltim i ka përcjellur kryetari i komunës së Ferizajt, Muharrem Svarqa, së bashku me drejtorin e infrastrukturës, Gafurr Ilazin, por edhe bashkëpunëtore të tjerë.

Me këtë rast kryetari Svarqa, tha se investime të tilla në fshatin Rakaj, kanë munguar dhe ky fshat ka qenë i harruar nga të gjitha qeveritë komunale.

"Këtu po realizohet njëri nga projekte më të rëndësishme për këtë anë, në veçanti për banorët e fshatit Rakaj, i cili fshat ka qenë i harruar nga investimet në të kaluarën, dhe falë angazhimit permanent edhe të qeverisë komunale, por edhe falë bashkëpunimit që kemi me Ministrinë e Infrastrukturës, ne realisht po i japim shpirt këtë vendbanimi për ta ndryshuar jetën e banorëve të fshatit Rakaj, për të pasur një qasje me të lehtë në qarkullim rrugore, përmes automjeteve, por edhe këmbësoreve me shtrimin e të gjitha rrugëve të rrugicave në këtë fshat", ka thënë kryetari Svarqa.

Ai tutje është shprehur se në këtë fshat po asfaltohet mbi 2 kilometra rrugë, sipas standardeve të parapara me gjashtë metra gjerësi.

"Natyrisht në kuadër të këtij projekti janë vendosur edhe gypat e ujësjellësit nën asfalt në mënyrë që në kuadër të investimeve që po bëjmë të mos kemi nevojë për prishje eventuale të asfaltit praktikë të cilat kanë qenë në të kaluarën dhe nga të cilat ka vuajtur komuna e Ferizajt gjatë. Gjithsesi rrumbullaksimi i këtyre investimeve do të ketë kuptim edhe pas arritjes së investimeve nga qeveria të cilat po realizohen tashmë nga fshati Topojan, të cilat do të përshkojë rrugën kryesore në fshatin Rakaj, e cila rrugë do të lidh pjesën e segmentit të magjistrales në drejtim të Prishtinës dhe Shkupit tek pompa e benzinës dhe një degë e cila do të kalojë në fshatin Gurëz", është shprehur kryetari Svarqa, duke i uruar banorët e këtij fshati, për këto rrugë dhe rrugica.

U bë e ditur se në fshatin Rakaj, shumë shpejt do të fillojë së realizuari edhe projekti i ujësjellësit. U tha se vlera e këtij projekti kap shumën mbi 150 mijë euro.

Ja kur kthehet vapa afrikane në vendin tonë

Posted: 18 Jul 2017 12:33 AM PDT

Sipas IHMK-së, temperaturat minimale parashihet të lëvizin ndërmjet 12-16 gradë celsius, kurse maksimalet e ditës parashihet të lëvizin deri në 24 gradë celsius.

Do të fryjë erë nga veriu dhe verilindja me shpejtësi deri 8m/s.

Qeveri me bazë të gjerë

Posted: 18 Jul 2017 12:33 AM PDT

Kështu thuhet në komunikatën e lëshuar nga anëtari i Kryesisë së Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Muharrem Nitaj, e cila konfirmon bisedimet të cilat janë duke u zhvilluar në këtë drejtim.

E mandatin për krijimin e qeverisë

Bashkatdhetarë, ja ku mund të aplikoni për të votuar në zgjedhjet lokale të tetorit në Kosovë

Posted: 18 Jul 2017 12:32 AM PDT

Në kuadër të përgatitjeve për zgjedhjet lokale në Kosovë, që do të mbahen më 22 tetor 2017, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Kosovë është i obliguar t'u mundësojë votimin përmes postës të gjithë qytetarëve që janë shtetas kosovarë, por që jetojnë jashtë vendit dhe qytetarëve që nuk janë shtetas të Republikës së Kosovës, por që në bazë të Ligjit për Shtetësi kanë të drejtë për të qenë shtetas të Republikës së Kosovës, e që kanë të drejtë për të votuar.Por, para periudhës së votimit, qytetarët së pari duhet të aplikojnë për t'u regjistruar, shkruan albinfo.ch.

Periudha e aplikimit për regjistrim për votuesit jashtë Kosovës fillon më 16 korrik 2017 dhe përfundon më 23 gusht 2017.

Me qëllim të informimit sa më të saktë të qytetarëve që jetojnë jashtë vendit për të drejtën e votës, gjegjësisht për pajisjen me formularë për regjistrim, KQZ-ja gjithashtu materiale për regjistrim u dërgon edhe pikave shpërndarëse, si ambasadave dhe konsullatave të Kosovës dhe personave kontaktues të subjekteve politike të regjistruara në Republikën e Kosovës, të cilat kanë shtrirje në diasporë, përmes pikave të tyre kontaktuese.

"Roli i pikave shpërndarëse në procesin zgjedhor ka të bëjë me informimin e qytetarëve të interesuar për pjesëmarrje në votim për zgjedhjet lokale të datës 22 tetor 2017 dhe do të shërbejnë si mundësi apo adresë, ku qytetarët e interesuar mund të pajisen me formularët për aplikim dhe të marrin informata për kohën dhe mënyrën e aplikimit dhe për mënyrën e dorëzimit të pakove me aplikacione në adresën e KQZ-së", thuhet në njoftim të KQZ-së.

Për informata të detajuara klikoni dokumentet e bashkangjitura:

1.      Kriteret juridike për të drejtën e votës,

2.      Formularin e Aplikimit për Regjistrim I dhe

3.      Formularin e Aplikimit për Regjistrim II. Ju njoftojmë që qytetarët mund të marrin aplikacionet për regjistrim dhe informata të tjera edhe në ueb faqen e KQZ-së, në linkun:http://www.kqz-ks.org/sq/votimi-permes-postes

Ndërron jetë Qani Mehmedi

Posted: 18 Jul 2017 12:32 AM PDT

Pas një sëmundje të rëndë sot ka ndërrua jetë gazetari e publicisti Qani Mehmedi.

Ky është njoftimi i familjes:  

Miq dhe dashamirë! Me dhimbje të thellë u njoftojmë që mbrëmë u nda fizikisht nga ne më i dashuri- babai, bashkëshorti, familjari i cili ishte udhërrëfyesi ynë në jetë, miku juaj dhe njeriu i medias shqiptare dhe publicisti Qani Mehmedi. Vorrimi do të bëhet në vendlindjen e tij-Drogomisht i Vogël, Kërçovë, sot, datë 18 korrik, e martë, ora 18:00. Nderimet pos-mortore (e pamja) per te ndjerin do te zhvillohen në Drogomisht te vogel (date 19-20 Korrik) dhe Prishtinë (21-22 Korrik). Me respekt-familja Mehmedi

Qani Mehmedi lindi me 12 mars 1953 në Dragomisht të Vogël të Kërçoves. Shkollën fillore e kreu në vendlindje, gjimnazin në Tetovë kurse studimet për gazetari dhe diplomaci në Universitetin e Prishtinës ndërsa magjistroi në shkencat politike në Universitetin Ndërkombëtar të Strugës. Punoi gazetar dhe redaktor në gazetat "Bota e re " dhe "Zëri i Rinisë", redaktor në Radio Televizionin e Prishtinës , në Radio Zagreb dhe në Radio Televizionin Shqiptar. Ishte redaktor i revistës "Dituria".

Pas luftës punoi redaktor në Radio Televizionin e Kosovës, kryeredaktor në të përditshmen " Lajm" kurse aktualisht ishte redaktor në Radio Kosovë.

Qani Mehmeti ishte laureat i Çmimit për gazetari "Jusuf Gërvalla dhe Kadri Zeka" Çmimit ndërkombëtar "Ballkani – zemra e Evropës", që ndahet në Prespë, gazetar i vitit në Revistën " Zëri i Rinisë", punëtor i dalluar i Gazetës " Rilindja". Laureat i një varg mirënjohjesh dhe shpërblimesh tjera.

Ka botuar me dhjetëra kolumne editoriale, intervista në gazetat e Prishtinës Tiranës, Shkupit, Zagrebit dhe Sarajevës.

Së fundi ka botuar studimin "Shtetformimi i Kosovës 1968 -2008".

Qani Mehmedi ishte dëshmi e gjallë e historisë së Kosovës në afro dyzet vitet e fundit. Ai kishte një arkiv të madh të trashëguar nga lidhjet, bashkëpunimet patriotike dhe miqësitë e shumta.

Varrimi i të ndjerit bëhet sot në fshatin e tij të lindjes në Drogomisht të Vogël, në Kërçovë të Maqedonisë në orën 18./rtk

Viets: Qeveria të jetë stabile, Kosova ka shumë sfida

Posted: 18 Jul 2017 12:32 AM PDT

Por thotë se vetëm dëshirojnë t'ua kujtojnë politikanëve kosovarë që këtë çështje ta zgjidhin me përgjegjësi të madhe, pasi vendi ka probleme shumë të mëdha, të cilat njëherësh janë edhe sfida të mëdha.Këto komente Viets i ka bërë në vazhdimin e dytë të intervistës për gazetën "Zëri", duke shtuar se kriter për liberalizimin e vizave me BE-në përpos Demarkacionit është edhe luftimi i krimit të organizuar dhe i korrupsionit. Sipas saj, në kuadër të luftimit të krimit të organizuar dhe të korrupsionit janë edhe hapa të tjerë, të cilët duhet të ndërmerren e ndër ta është edhe konfiskimi i pasurisë së fituar në mënyrë të paligjshme.Gjatë kësaj interviste ajo ka folur edhe për përfshirjen e presidentit Thaçi në dialog me Serbinë, me ç'rast ka theksuar se secili format i dialogut i cili çon në normalizimin e marrëdhënieve në mes dy vendeve është i mirëseardhur, përderisa përfaqësuesit të cilët zhvillojnë këtë dialog kanë një mandat për ta bërë atë. "Në këtë rast mendoj që presidenti ka një mandat për të zhvilluar një dialog në kuptim të normalizimit të marrëdhënieve", ka potencuar Viets.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more