Skip to main content

Tirana Observer: “Danimarka në kërkim të të huajve “me tru”” plus 9 more

Tirana Observer: “Danimarka në kërkim të të huajve “me tru”” plus 9 more


Danimarka në kërkim të të huajve “me tru”

Posted: 28 Jun 2017 09:10 AM PDT

Sipas një studimi të fundit, nuk ka vend më të mirë mbi tokë për të jetuar se sa Danimarka. Progresi Social Imperativ, një studim i kryer me ndihmën e Michael E. Proter nga Harvard Business School dhe Scott Stern nga MIT, matin aksesin në internet, përballueshmërinë e shtëpive, përkujdesit shëndetësor dhe lirinë e shprehjes. Gjetjet tregojnë se paraja nuk është çelësi i vetëm i lumturisë.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës, që kanë një prodhim të brendshëm bruto për frymë më të madh se Danimarka, renditen të 18-të.

Por, ministri danez i financave, Kristian Jensen, thotë se vendi i tij po përballet me sfidën për të bindur profesionistët që të çojnë ekspertizën e tyre në një ekonomi që tani po përballet me shkurtimin e forcës së punës.

Pjesë e problemit, pranon Jensen, është perceptimi se Danimarka është pak mikpritëse ndaj të huajve. Mediat lokale kanë dhënë plot shembuj të ligjeve strikte të emigrimit, më i fundit ishte rasti i një astrofizikani danez që e pati të pamundur të niste një jetë të re me gruan e tij amerikane në vendin e origjinës.

Në një intervistë, Jensen tha se ligjet që mbajnë larg individë të aftë janë të pavenda. Është një qëllim i qartë i qeverisë për të tërhequr punëtorë të kualifikuar në Danimarkë,- tha ai.

Por, përpjekjet e Danimarkës për të komunikuar politikat e saj të emigrantëve jashtë kufijve, shtoi ministri.  Ligji famëkeq i Danimarkës për të konfiskuar bizhuteritë e azil kërkuesve është një rast i tillë.

Për sa i përket perceptimit të Danimarkës jashtë, ne jemi përpjekur që të rregullojnë një pjesë të keqkuptimeve, tha ai. Ligji i bizhuterive është një rast i tillë.

Danimarka qeverisës nga një koalicion minoritar i qendrës së djathtë që qëndron në pushtet falë mbështetjes të Partisë Daneze të Njerëzve. Grupi, i cili ka mbështetjen e një të pestës së elektoratit,  kërkon që të vendosen kontrollet kufitare, të dalë nga marrëveshja e Shengenit për lëvizjen e lirë të njerëzve dhe t'i japë fund pranimit të refugjatëve.

Partia Liberale e Jensen, e cila ka qenë në pushtet për 12 nga 16 vitet e fundit, i ka bërë  rregullat e emigracionit më strikte. Ndryshimet përfshijnë shkurtimin e ndihmës financiare për azilkërkuesit dhe vështirësimin e marrjes së shtetësisë daneze nga të huajt.

Por, pa të huajt, Danimarka do të përballet më mungesë në tregun e punës. Forca punëtore vendase nuk është e motivuar nga shkurtimi i taksave.

"Mund rrisim lehtësisht fuqinë punëtore në Danimarkë duke ulur taksat", por nuk pranohet prej të votuesve  një politikë të tillë, tha ai. "Danimarka është e veçantë,  në kuptimin që shkurtimet e taksave nuk janë domosdoshmërish të preferuara".

Ai thotë se pa masa të tilla, rritja ekonomike prej 2-3 për qind do të jetë e vështirë për t'u arritur.

/Bloomberg/

Selami shpall zyrtarisht kandidaturën: Po të isha në vendin e Bashës do dorëhiqesha

Posted: 28 Jun 2017 08:52 AM PDT

Eduart Selami ka shpallur zyrtarisht kandidaturën për kryetar të Partisë Demokratike.

Selami, i cili garon përballë Lulzim Bashës në një dalje publike për mediat theksoi se gara do të ketë model për Shqipërinë, ndërsa tha se garanton opozitë të fortë.

"Vinë periudha të vështira, por edhe të mbarsura. Ndaj vjen momenti për reformim të PD. Është për të ardhur keq, megjithëse forca e parë politike ku kam pasur nderin të jem një nga themeluesit, koha e la pas. Ndaj ka ardhur ka për reformim, unë do kontribuojë. Ajo çka është me rëndësi është që të shohim më parë gjerat që na bashkojnë sesa nga ato që na ndajnë. Unë jam i sigurt dhe kemi eksperiencën që kjo të jetë një garë model dhe ti ngjalli shpresën shqiptarëve që të tjerë një forcë politike që të ngrejë Shqipërinë drejt demokracisë", tha Selami.

Ai gjithashtu u shpreh se mungesa e besimit dhe shpresës sollën këtë humbje, por megjithatë kreditet e asaj nuk duhet t'i jepen vetëm Bashës.

"Siç merr kreditet kur fiton, do pranosh dhe humbjen. Por do të jetë e padrejtë që Basha të marrë të gjithë kreditet e humbjes. Por tani duhet një mundësi që PD të sjellë lidershipin më të mirë. Dhe unë kam besim që me eksperiencën time brenda dhe jashtë vendit, jam gati të sjell frymë të re. Mungesa e besimit dhe shpresës na sollën këtu. Jam i bindur që do t'i kalojmë këto, dhe do të mund të jemi opozita më e fortë e qeverisjes më të keqe. Këto nuk janë kohë të lehta për ne. Besoj se do ishte garë më e drejtë nëse Basha do jepte dorëheqjen. Unë mendoj që vizionin për të qenë lider i PD e kam," u shpreh Selami.

A do të ishte një garë ku Basha do të jepte dorëheqjen e plotë dhe kjo të ishte e barabartë?

"Unë po të isha në vend të Bashës, këtë do të bëja sepse unë mendoj se nëse do të duhet një garë e drejtë dhe e pastër, unë mendoj se të gjithë duhet të jemi në një fushë të barabartë. Kjo është zgjidhja e tij, unë nuk dua ta paragjykoj. Le t'ia lemë kohës. Kjo është një garë brenda familjes ne do ti shikojmë me kujdes, është një grup pune  i mbledhur ku unë do të jem bashkëpunues, me zotin Basha me grupin e punës që ne të dalim sa më të fortë nga kjo".

 

 

Zaev uron Ramën për fitoren: Besoj në bashkëpunimin miqësor mes dy vendeve

Posted: 28 Jun 2017 08:42 AM PDT

Kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev i ka dërguar një mesazh urimi kryeministrit shqiptar, Edi Rama me rastin e fitimit të zgjedhjeve.

Zaev, në urimin e tij publikuar në faqen zyrtare të qeverisë maqedonase shpreh bindjen për një bashkëpunim më të mirë mes dy vendeve.

URIMI

"Zgjedhjet demokratike në Republikën e Shqipërisë e tregojnë përcaktimin e qytetarëve të Shqipërisë drejt respektimit të vlerave evropiane, të cilët janë ardhmëria e shtetit, por edhe të tërë rajonit. Jam i bindur se do të vazhdojë përkushtimi Juaj drejt proceseve demokratike dhe reformuese, sipas standardeve të BE-së dhe NATO-s.

"Unë besoj se do të vazhdojë edhe bashkëpunimi miqësor dhe parimor mes Republikës së Maqedonisë dhe Republikës së Shqipërisë përmes respektimit të ndërsjelltë, mirëkuptim dhe mbështetje, në interes së sigurimit të një jete më cilësore për qytetarët e dy shteteve tona, si dhe  për zhvillimin e stabilitetit të Ballkanit në tërësi.

Majlinda Bregu, tjetër shuplakë Bashës: Nuk e përsërit dot Sali Berishën, largohu!

Posted: 28 Jun 2017 08:18 AM PDT

Deputetja e PD-së, Majlinda Bregu ka reaguar sërish për humbjen e Partisë Demokratike, duke këmbëngulur se Lulzim Basha duhet të dorëhiqet për të mos e lënë sipas saj PD-në të bjerë drejt greminës.

Sipas Bregut, "të pretendosh ta drejtosh PD-në si Sali Berisha, pa qenë ti vetë Sali Berisha, do të thotë të gënjesh vetën e të marshosh verbërisht drejt greminës".

STATUSI I PLOTE

Kur flisja kohë më parë dhe vazhdimisht, e kur të gjithë benin sikur s' dëgjonin, – "Se duhet parë nga vetja dhe duhet të flasim hapur për shkaqet se pse PD-ja po shkon nga një humbje në tjetrën dhe se nëse do të presim fundin për të thënë më në fund gjërat që mendojmë, atëherë do të jetë shumë vone", -flisja se nuk e doja kurrë humbjen e PD-së!

E risolla këtë citim jo për të treguar sa e zonja jam, se s'duhet ndonjë zotësi e madhe për të kuptuar atë që po ndodhte me PD-në, nën drejtimin e Lulzim Bashes, por për koherencë me veten e demokratët.

Ishte kaq e qartë çka po vinte sa nuk më mbante vendi, kur shihja të tjerë aty në mbledhjet e grupit, që as shihnin, as dëgjonin e madje as nuk u tutën të më sulmonin.

Nuk them nuk kuptonin, sepse jo pak në fakt e kuptonin që ç'ke me të, por… Dhe POR-et ishin e mbeten po aq problem sa vetë rezultati.

Unë kur kërkoj dorëheqjen e Lulzim Bashës, nuk kam asnjë dëshirë të merrem me personazhin në vetvete. Nëse jam kuptuar kështu, po e nënvizoj që s'është kështu. Aq më shumë tani që s'po u besoj më dot as syve, kur shoh e lexoj kush po merret me të!

Kërkoj heqjen dorë nga një qasje qorre dhe shurdhe e drejtimit dhe funksionimit të PD-së. Nga një mënyrë që e ka në përmbajtjen e saj vetëshkatërrimin e ngadaltë, por të pandalshëm të çfardo organizate, pavarësisht emrit që ka.

Kur kam thënë dhe stërthënë se Sali Berisha nuk përsëritet, nuk imitohet, nuk zëvendësohet, nuk kam folur për një idhull por për një lidership karizmatik, i cili s'lejon të duken boshllëqet, gropat, defektet e organizatës dhe i mbyll ato.

Të pretendosh ta drejtosh PD-në si Sali Berisha, pa qenë ti vetë Sali Berisha, do të thotë të gënjesh vetën e të marshosh verbërisht drejt greminës.

Do të thotë të humbasësh në çdo hap njerëz, të bjerrësh në çdo metër rruge besimin dhe respektin e njerëzve për PD-në.

Unë fjalën dhe dëshiren e madhe që PD-ja të jetë PD-ja që më solli mua e shumë si unë brenda saj kam.

Prandaj po ju them përseri: PO GABONI! Të shpallësh një garë në mbi 40 grade, tamam kur dynjaja se ka mendjen fare tek ky hall dhe ta bësh këtë, pa bërë një mbledhje të të paktën atyre që u fshinë e atyre që u graduan në një mesnatë, pa përcaktuar në një udhëzim se cilat jane garancite për kandidatët që do hyjnë në garë, pa caktuar standartet për zgjedhje të lira e të ndershme brenda partisë tënde, është jo demokratike!

Eshtë njëlloj sikur Lulzim Basha të hynte në zgjedhje parlamentare pa Kod Zgjedhor! Më e pakta!

Ta konceptosh këtë moment si momentin kur PD-ja duhet të ndahet: me Lulzimin "e ngrirë"apo kundër Lulzimit "të shkrirë", është gabim.

Ta kthesh sot, tani, PD-në në një shesh për përshesh, pasi shqiptarët na dhanë 190 mijë vota minus, më zi se në zgjedhjet e '97-ës, është gabim.

Po jua them sot të gjithëve, kujt është me Lulzimin dhe kujt është kundër tij.

Ky mal që po mbarset do të pjellë një mi!

Dhe ne do jemi përsëri duke pritur humbjen e radhës për gabimin tonë të radhës.

Për të parashikuar këtë nuk duhet të jesh as fallxhore as shkencetare e as shumë e zonja.

Mjafton ta duash PD-në përtej inateve me disa, ndjenjës së hakmarrjes ndaj dikujt apo nevojës fëminore për të luajtur luftash në oborrin e lagjes.

Edi Rama ka një mesazh për mbështetësit, kritikët dhe armiqtë

Posted: 28 Jun 2017 07:38 AM PDT

Kryeministri Edi Rama me anë të një postimi në "Facebook", ka falënderuar të gjithë mbështetësit e tij, por edhe kritikët dhe armiqtë.

Shënimi i Ramës në Facebook:

Te dashur miq te ketij rrjeti,

faleminderit te gjitheve, mbeshtetes, kritike e "armiq" te betuar per gjithe sa here keni klikuar pelqime, keni ndare me te tjere apo keni komentuar postime🙏

Mbeshtetesve u them faleminderit, sepse inkurajimet tuaja jane per mua burim energjie pozitive, shume me teper se sa ju mund ta mendoni. Dhe mirenjohje te thelle atyre qe ma degjuan lutjen e bene telefonata nga jashte, per te nxitur te aferm e miq ketu ne Shqiperi, te votojne numrin magjik✌️😉

Kritikeve u them faleminderit, sepse cimbisjet tuaja jane per mua ushqim per mendjen, shume me teper se sa ju mund ta imagjinoni. Dhe as mos e mendoni, as mos i degjoni ata qe ju thone, Edi Rama nuk i degjon kritikat. Aq i degjoj saaa… Tjeter gje qe me kritiket nuk jepem po "grushtohem" deri ne fund, ama pas perplasjes nuk iki tutje pa marre ate qe mendja me thote se vlen😀😉

"Armiqve" te betuar nuk u them faleminderit qe me shajne me liber shtepie e liber rruge, natyrisht! Po ama ju them faleminderit, sepse me beni te mendoj vazhdimisht se sa shume, o Zot sa shume, mundim e kohe duhet per te ngushtuar hendekun qe politika e percarjes dhe gjuha e urrejtjes mes paleve, ka hapur prej kaq shume vitesh mes njerezve te zakonshem, edhe te rinjve fare! Dhe dua ta dini te dashur "armiq", se kur ju kthehem sic i do mushka drute, nuk ju bej me faj ju, po pikerisht politiken, qe per kaq shume vite e vite, kultivoi nje fare shume te keqe ne mjedisin e komunikimit publik😢😩

Ne fund dua t'ju them te gjitheve se fitorja e madhe e 25 qershorit, eshte e Shqiperise dhe juaja, ndersa imja eshte vetem barra e shumefishuar e pergjegjesise. Kam shume besim se do te bejme shume per kete vend, sidomos nese te gjithe kujtohemi kur zihemi a "grushtohemi", se sidoqofte kemi nje gje te madhe te perbashket: Jemi shqiptare🇦🇱 Jemi te nje gjaku dhe nje gjuhe🤗 Jemi te gjithe te deshiruar, ta shohim Shqiperine sa me mire🇪🇺

Faleminderit edhe njehere dhe ndjese kujtdo prej jush qe mund ta kem bere te ndjehet keq nga replikat e mia🙏

Perqafime

Edi

(Obobo e kam shkruajtur pa ë dhe me sa shume miq kam "grushtuar" ketu per shqipshkrimin, kushedi ç’"grushta" do ha sot☹️😂)

Koalicioni i panatyrshëm i Theresa May

Posted: 28 Jun 2017 07:14 AM PDT

Qeveritë e koalicionit në Europë janë normale. Por afrimi i Theresa May me DUP është rast i veçantë: Ky koalicion mund të rrezikojë paqen me Irlandën e Veriut dhe të kufizojë opcionet për Brexit, mendon Barbara Wesel.

Në thelb krijimi i një qeverie koalicioni në Londër nuk duhej të shkaktonte irritim të madh, tek e fundit edhe në Holandë po konstruktohet një aleancë prej pesë partishë. E në sistemin bipolar britanik një ndryshim i vogël mund të jetë i dobishëm, për më tepër që nën David Cameron-in ka pasur një koalicion mes konservatorëve dhe liberalëve. Tani janë Toriet ata që për mungesë të shumicës u duhet të bashkëpunojnë me një parti tjetër të vogël. Por DUP (Partia Unioniste Demokratike) nuk është një grupim si gjithë të tjerët. Çmimi politik, që duhet të paguajë Theresa May, mund të jetë mjaft i lartë.

Një krijues i dyshimtë mazhorance

DUP është një parti rajonale, e cila synon vetëm pushtetin në Irlandën e Veriut. Ajo është ekstremisht konservatore në politikën shoqërore, lufton çiftet brenda të njëjtit seks, pengon liberalizimin e abortit dhe më shumë duket si një relike nga shekulli i 19-të. Përveç kësaj partia është rigorozisht protestante, gjë që krijon probleme në Britaninë e Madhe. Kritikët i quajnë nacionalistët Ulster sektar. E prej kohësh DUP e akuzojnë, që të paktën në kohën e brezit të themeluesve të saj ka pasur ekstremistë dhe lidhje me grupet e terrorit.

Me këtë grupim një qeveri në pushtet në Londër nuk do të duhej të shtrihej në shtratin politik. Në radhë të parë me të mund të rrezikohet e ardhmja e marrëveshjes së të Premtes së Pashkës në Irlandën e Veriut: Në Stormont Castle aktualisht nuk ka qeveri. Ndarja e pushtetit, për të cilën është rënë dakord mes Sinn Fein, partisë katoliko-irlandeze dhe unionistëve, që luftojnë për aleancën me Britaninë e Madhe, ka dështuar. Londra këtu duhet të jetë në fakt neutrale dhe nuk duhet të favorizojë asnjërën palë.  Por pikërisht këtë po bën tani Theresa May në mënyrë  të dukshme, sepse ajo i ka premtuar DUP, për mbështetjen që po i jep asaj, një miliardë mbështetje për buxhetin si dhe i ka bërë lëshime të tjera lidhur me shpenzimet. Kjo prishje ekuilibri mund ta shpërthejë situatën delikate në Belfast.

Mbështetje për Brexit?

Kryeministrja britanike ka nevojë për mbështejen e DUP në radhë të parë për të kaluar në parlament legjislacionin e nevojshëm për Brexit-in. Pa zërat e irlandezo-veriorëve ajo nuk ka shans ta arrijë këtë. Megjithatë, faktikisht do tëmjaftonte, nëse shtatë tori do tëndryshonin kahun në votim, për ta shembur këtë konstrukt të lëkundshëm. Nëse një grup i vogël pro-europianësh p.sh. do të refuzonin votën në procesin e ndërlikuar të këtij legjilsacioni, përmes të cilit fillimisht duhet kodifikuar e drejta e BE-së e pastaj gradualisht duhet shfuqizuar, Theresa May mund të detyrohej të jepte dorëheqjen.

DUP në parim është për një Brexit radikal ndaj ajo mund ta mbështesë Theresa May-n. Por faktikisht ajo ia kufizon kryeministres hapësirën e veprimit, sepse irlandezo-veriorët duan detyrimisht t'i mbajnë të hapura kufijtë me Irlandën. Por të dyja nuk shkojnë – në këtë pikë duhen bërë kompromise. Hapësira e veprimit për May-n në bisedimet për Brexit në Bruksel këtej e tutje do të varet nga qendrimi dhe interesat e DUP.

Një qeveri e fortë dhe e qendrueshme?

Si miqtë dhe armiqtë në Londër aktualisht e konsiderojnë si mjaft të kufizuar kohën politike të Theresa May-t. Disa madje parashikojnë një ndryshim qysh në shtator, ndërsa të tjerë disa muaj më vonë. Kushdo që ta pasojë atë, do të trashëgojë edhe lidhjen e dyshimtë me DUP. Kjo aleancë më bazë të lëkundur do të thotë, se në Londër nuk ka një shumicë solide, për të negociuar një marrëveshje të arsyeshme për Brexit. Veçanërisht kompromiset e arsyeshme ekonomike dhe politike do të jenë të vështira, sepse anëtarët e DUP janë fundamentalistë.

Kjo nuk është qeveria e fortë dhe e qendrueshme, për të cilën ëndërronte në fushatën elektorale Theresa May. Kjo është më tepër një qeveri e dobët dhe e lëkundshme. Në fund prej kaosit në qeveri mund të përfitojnë kundërshtarët e Brexit. Nga kaosi në qeveri mund të hapen portat, që konsideroheshin deri tani të mbyllura. Në Londër hë për hë janë sërish të shtrura në tryezë të gjitha opcionet./DW/

Pas Vlorës, Fierit dhe Beratit, Korça bastioni i ri i PS-së

Posted: 28 Jun 2017 07:00 AM PDT

Rilindja Urbane ka qenë një nga programet prioritare të qeverisjes së Edi Ramës.

E shoqëruar me skepticizëm dhe kritika nga shumëkush.

Madje edhe analistë të krahut të qeverisë mendonin se investimet në qendrat e qyteteve, shëtitoret, parqe dhe institucione të kulturës, artit e sportit, ishin të parakohshme në Shqipërinë e mijëra familjeve që e shtyjnë muajin me paratë e ndihmës ekonomike dhe të fshatrave pa rrugë, ujë e kanalizime.

Ndërkohë Rama insistonte se transformimi i qyteteve, që fillon nga qendrat e tyre do të prodhojë votë edhe në fshat.

Po ta lexosh votën e 25 qershorit nga ky kënd duket se projektet urbane në qytetet kryesore kanë dhënë efekt edhe në fshatrat e Bashkive të reja.

Vlora, Fieri, Berati, Korça dhe Tirana kanë votuar mbi 50% për PS.

Vota për PS në 2013 dukej si rekord që nuk mund të kalohej, por në Bashkinë e re të Korçës për shembull, PS-ja u rrit nga 44% në 2013, ne 52,1% në 2017.

Dhe kjo rritje është përafërsisht e njëjtë si në qytet, ku janë kryer investime të mëdha edhe në fshat ku nuk ka ndodhur ndonjë ndyshim i dukshëm.

Vlora, që dukej e paduruar për Lungomaren, reagoi me një votë historike kur e pa të përfunduar.

Me sa duket shqiptarët votojnë edhe për pulën mot, jo vetëm për vezën sot.

Paolo Maldini debuton me humbje në tenis

Posted: 28 Jun 2017 06:16 AM PDT

Pasi fitoi gjithçka në karrierën si futbollist me Milanin, Paolo Maldini iu përkushtua tenisit dhe rezultatet mund që quhen fare mirë të kënaqshme.

Në moshën 49-vjeçare, legjenda e futbollit italiani siguroi pjesëmarrjen në turnen "ATP Challenger" të Milanos në lojën dyshe, së bashku me trajnerin dhe mikun e tij Stefano Landonio.

Dyshja Maldini-Landonio u përball me atë të formuar nga David Pel e Tomas Bednarek, me këta të fundit që fituan bindshëm në dy sete, 6-1 dhe 6-1, në vetëm 53 minuta lojë, por ajo që ka rëndësi është se Maldini mori pikët e tij të para si profesionist.

Parlamenti i dalë nga 25 qershori, drejtimi i seancës së parë i lihet në dorë Sali Berishës

Posted: 28 Jun 2017 05:59 AM PDT

Seanca e parë e Kuvendit të ri, të dalë nga zgjedhjet parlamentare të 25 qershorit, sipas rregullores do të çelet nga deputeti më i vjetër i Parlamentit, që në këtë rast është ish-kryeministri, Sali Berisha.

Drejtuesi i përkohshëm i seancës do të ngrejë një sekretariat prej tre deputetësh, të cilët do bëjnë verifikimin formal të mandateve duke paraqitur një raport. Pas verifikimit të mandateve, 140 deputetët do të bëjnë betimin në seancë.

Sipas Kushtetutës, mandati i Kuvendit fillon me mbledhjen e parë të tij pas zgjedhjeve dhe përfundon në të njëjtën datë të të njëjtit muaj të vitit të katërt nga data e mbledhjes së parë. Ligji themeltar i shtetit sanksionon (neni 67), se Presidenti i Republikës e mbledh Kuvendin e porsazgjedhur jo më parë se data e përfundimit të mandatit të Kuvendit paraardhës, por jo më vonë se 10 ditë pas mbarimit të këtij mandati, raporton "BalkanWeb".

Kujtojmë se në vitin 2013, pas humbjes së zgjedhjeve, Berisha e refuzoi hapjen e legjislaturës, ç'ka detyroi socialistin Namik Dokle, si deputetin më të vjetër në moshë pas tij, të ishte drejtues i seancës. Nuk dihet nëse Berisha do ta refuzojë edhe kësaj here drejtimin e seancës së parë Kuvendit, i ndarë kësaj here me 74 deputetë të PS, 43 të PD, 19 të LSI, 3 PDIU dhe Tom Doshin.

 

 

 

 

Loja hipokrite për kreun e PD

Posted: 28 Jun 2017 05:50 AM PDT

Nga Andi Bushati

Gara e sapo hapur për kreun e PD-së po vë në dukje fallcitetin e palëve që janë në lojë. Më shumë sesa për interesin e qytetarëve, për mënyrën e të bërit opozitë dhe për të ndërtuar të nesërmen, ato po duken të interesuara të marrin përkrahjen e një fosileje politike si Sali Berisha.

Lulzim Basha e rakordoi deklaratën e ngrirjes, madje dhe datën e shkrirjes në zyrën e tij. Ai me gjithë gjëmën që i ndodhi nuk pati guxim të thotë, se një pjesë e saj erdhi edhe për faktin se nuk u nda dot nga trashëgimia e qeverisjes së keqe të katër viteve më parë. Ai edhe në fushatë përjashtoi gjithë gardën e vjetër, por ruajti me kokëfortësi si një aset të rrallë, njeriun që shqiptarët vazhdojë ta refuzojnë me këmbëngulje.

Por, nëse për Bashën dihet, nëse për atë shumëkush mendon se nuk mund të ekzistojë qoftë edhe një ditë më tepër në PD pa mbështetjen e liderit historik, çudi po bën fakti se edhe kundërshtarët e tij po duan të marrin mbështetjen e Berishës për të mundur kryetarin e ngrirë.

Të gjithë ata që kanë qëlluar me artileri të rëndë kundër njeriut që i humbi 200 mijë vota PD-së (14 mandate deputetësh) po e përjashtojnë automatikisht nga përgjegjësia e kësaj humbjeje doktorin. Ata edhe kur pyeten drejtpërdrejt i dredhojnë përgjigjes, nuk guxojnë ta prekin këtë tabu dhe kritikojnë Bashën edhe për ato mëkate që ia kanë falur për vite me radhë Berishës. Ata bëjnë sikur harrojnë se PD e shpenzoi një pjesë të mirë të këtij mandati duke mbrojtur trashëgiminë e së shkuarës, se në të enjten e parlamentit tonet e politikave të demokratëve i caktonte Berisha, se në studiot televizive që shfaqej, ai kishte dyfishin e audiencës së pasardhësit, se socialistët atë vendosën si targetin kryesor të goditjes. Pra shkurt, se në 25 qershor, shqiptarët votuan edhe pro apo kundër Berishës.

Natyrisht Lulzim Basha ka përgjegjësi maksimale që nuk e shmangu dot këtë fat. Ai duhet të largohet ndoshta përgjithnjë nga politika edhe për faktin se nuk arriti të bëhet më shumë sesa kopja e origjinalit. Por t'a luftosh atë duke propozuar një kopje të ndryshme të të njëtit model, është një mjerim i madh.

Sepse përpara se të ndahet me Bashën, PD-ja duhet të gjejë forcë të ndahet me Berishën. Pa prekur këtë tabu, pa hapur debatin mbi thelbin e problemit, gjithçka në këtë parti është e kotë. Me apo pa Bashën ajo do të mbetet një humbëse e madhe./lapsi.al

 

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more