Skip to main content

RTSH: “Thellohen përplasjet në PD, kundërshtarët e Bashës kërkojnë sërish dorëheqjen e tij” plus 9 more

RTSH: “Thellohen përplasjet në PD, kundërshtarët e Bashës kërkojnë sërish dorëheqjen e tij” plus 9 more


Thellohen përplasjet në PD, kundërshtarët e Bashës kërkojnë sërish dorëheqjen e tij

Posted: 28 Jun 2017 12:56 PM PDT

Përplasja brenda PD duket se po thellohet më tej. Pas zhvillimeve intensive të ditës së mërkurë kur drejtuesit aktualë të PD shpallën zgjedhjet e reja për kreun e ri të PD, anëtarët përfaqësues politikë të dy deklaratave të një dite më parë kanë reagur sërish.
Me anë të një deklarate ata të publikuar në orët e vona të mbrëmjes, ata këmbëngulin se
“Vetëm dorëheqja e menjëhershme e kryetarit Lulzim Basha, është kushti i parë për të shkruar drejt një procesi gjithëpërfshirës analize për të nxjerrë shkaqet e humbjes fatale dhe mungesës së mbi 200 mijë votave të demokratëve në zgjedhjet e 25 qershorit”.
Nëshkruesit e deklaratave theksojnë se “e konsiderojmë të pamoralshëm, antistatutor dhe të pambështetur në asnjë traditë europiane, fshehjen e përgjegjësisë së kryetarit Basha, pas aktit qesharak të "vetëngrirjes"”. “Nuk ka asnjë nen të librit të rregullave të Partisë Demokratike, ku mbështetët vendimi i Lulzim Bashës, i cili flet për delegim të funksioneve organizative, që nuk ia atribuon statuti, tek dy nënkryetarët e tij” shënohet në deklaratë.
Gjithashtu në deklaratë akti i shpalljes së hapjes së procesit të zgjedhjeve dhe analizave për zgjedhje nga ana e dy nën kryetarëve, ndërsa kujtohet se mungon firma e sekretarit të përgjithshëm, konsiderohet “uzurpim i kompetencave që nuk ia atribuan Statuti as Kryetarit, as Nënkryetarëve apo Sekretarit të Përgjitshëm, por Kryesië së PD”.
Nënshkruesit e deklaratës vlerësojnë se i gjithë procesi nxirret që në fillim jashtë normave dhe përcaktimeve statutore duke e bërë atë jo transparent dhe të manipulueshëm. “Dorëheqja e kryetarit Lulzim Basha, është e vetmja mundësi për të ndërprerë procesin antistatutor mbi të cilin po organizohen zgjedhjet dhe për të rikthyer besushmërinë jetike tek ai. Përndryshe Zoti Lulzim Basha mbetet përgjegjësi i vetëm i shkatërrimit përfundimtar të PD” theksojnë deklaruesit. Pak orë më parë ish kreu i PD Berisha deklaroi në një mesazh të tij se "Rruga e ringritjes nuk eshte kurre e lehte, ajo kalon permes BASHKIMIT dhe jo permes PERÇARJES as dhe PERJASHTIMIT".

Selami shpall kandidturën: PD do të ngjalli shpresën e shqiptarëve

Posted: 28 Jun 2017 12:03 PM PDT

Eduard Selami ka zyrtarizuar pasditen e së mërkurës kandidaturën e tij për kryetar të Partisë Demokratike në zgjedhjet e 22 korrikut, pas asaj që ai e konsideroi humbje të padëshiruar në zgjedhjet e përgjithshme të 25 qershorit.
Deklarimin e tij zoti Selami e bëri në selinë e PD. Ai e konsideroi periudhën e vështirë, por të mbushura me mundësi për një reformim dhe rinovim të vonuar të Partisë Demokratike, për ta ngritur Partinë Demokratike, aty ku janë vlerat më të mira të demokracisë dhe të partive politike bashkëkohore.
Sipas ish kreut të PD në vitet 1992-1995, është për të ardhur keq që PD koha e ka lënë mbrapa çka u pa edhe në këto zgjedhje. “Partia Demokratike dhe demokratët duhet që të ecin me hapin e kohës dhe duhet ti paraprijnë” tha zoti Selami. Ai shtroi nevojën e një analize të sinqertë, të hapur, të drejtpërdrejtë, brenda familjes politike, “duke parë në rradhë të parë gjëra që na bashkojnë, sesa gjërat që na ndajnë”.
Zoti Selami shprehu bindjen se PD “do ti ngjalli dhe një herë shpresën shqiptarëve dhe të jetë një forcë politike që ta ngrejë Shqipërinë aty ku ne synojmë të gjithë, një nga historitë më të mëdha të suksesit të shekullit 21”.

Opera “Skënderbeu” e Prenk Jakovës në teatrin Migjeni

Posted: 28 Jun 2017 07:09 AM PDT

Prenk Jakova, themeluesi i Operas Shqiptare, rikthehet në vendlindjen e tij, në 100 vjetorin e lindjes me Operan “Skenderbeu”. Zana Çela, Drejtore e TOB tha për mikrofonin tonë: "Sot është një rikthim shumë I veçantë sepse pikërisht sot ka 100 vjetorin e lindjes kryemjeshtri I muzikës shqiptare Prenk Jakova. Duke ndjekur koherencën e historisë ne morrëm edhe pasardhësin e tij, nxënësin e tij. Morrëm momente nga “Halili dhe Hajria” e Tish Dahisë, momente të cilat shkrihen shumë bukur me momentet tragjike të operas "Skenderbeu". 6 muaj më parë, skena magjike e teatrit " Migjeni" mirëpriti Trupën e Teatrit të Operas dhe Baletit me operan " La Traviata", por mbrëmja e së martës, pati të tjera emocione jo vetëm për spektatorët. Edmond Doku, Dirigjent i veprës u shpreh me këto fjalë: "Unë vërtet ndihem shumë mirë, qoftë nga mikpritja por sidomos nga reagimin i publikut shkodran, të cilët ndjekin zhanrin e operas. Dy ardhjet e fundit tona në Shkodër, kanë provuar që dashuria për artin muzikal në Shkodër vazhdon të mbijetojë." Edhe pse kanë kaluar dekada nga koha kur kompozitori Prenk Jakova shkroi veprat e tij, ato vazhdojnë të admirohen, ndërsa autori i tyre konsiderohet në mënyrë të padyshimtë nga shtypi dhe kritika e artit, si kompozitori gjenial shqiptar.

Kupa e Konfederatave në RTSH, Portugali – Kili ora 20.00

Posted: 28 Jun 2017 06:57 AM PDT

Një përballje gjithë-latine është ajo gjysmëfinale e parë e Kupës së Konfederatave, midis Portugalisë dhe Kilit, që do të luhet sonte në mbrëmje duke nisur nga ora 20:00 dhe që, sikundër të gjitha ndeshjet e kësaj veprimtarie, do të sillet për sportdashësit drejtpërdrejt nga Rrjeti i Radio-Televizionit Shqiptar.
Të dyja skuadrat kanë debutuar për herë parë në Kupën e Konfederatave dhe të dyja nuk e kanë fshehur synimin për ta fituar këtë trofe në edicionin e 10-të. Përballja e sotme pritet të jetë e fortë edhe për arsye se do të ndeshen dy skuadrat që kanë pësuar më pak gola deri më tani, me portugezët dhe kilianët që kanë lejuar t’u preket rrjeta vetëm dy herë. Kampionia e Evropës do të mbështetet tek talenti i Kristiano Ronaldos, që në këtë edicion të Kupës së Konfederatave është dëshmuar një lider i vërtetë, përballë dy herë kampionëve të Amerikës së Jugut, që si katalizator të suksesit të tyre kanë forcën e grupit, por edhe aftësinë goditëse, falë lojtarëve të spikatur si Aleksis Sançez, Arturo Vidal apo Eduardo Vargas.
Portugalia dhe Kili janë takuar 3 herë deri më tani dhe evropianët shijojnë një bilanc pozitiv, me dy fitore dhe një barazim. Ndërkohë, portugezët kanë shënuar, krahas gjermanëve, më shumë gola sesa të tjerët, ndërsa Kili është skuadra gjysmëfinaliste që ka shënuar më pak. Për këtë arsye, gjysmëfinalja e sotme pritet të jetë një përballje intriguese dhe e luftuar deri në fund.

Konflikt në Ministrinë e Arsimit dhe Sporteve

Posted: 28 Jun 2017 06:45 AM PDT

Ministrja teknike e Arsimit dhe Sportit Mirela Karabina, në një dalje publike për mediat ka kërkuar ndërhyrjen e strukturave shtetërore për marrjen e institucjonit në ruajtje, pasi sipas saj ish sekretari i përgjithshëm në Ministrinë e Arsimit Plarent Ndreca nëpërmjet personave të armatosur po ushtron presion të vazhdueshëm mbi administratën nga dita e djeshme.
Zonja Karabina ka sqaruar se në kundërshtim me aktet ligjore, Ndreca ka firmosur kontrata shërbimi, duke krijuar një situatë të paprecedent në një institucion shtetëror.
I pyetur për këtë situatë të krijuar Ndreca nuk e mohon se ka firmosur kontrata shërbimi, por ai sqaron se gjithshka është në përputhje të plotë me ligjin pasi vazhdon ta ushtroje funksionin e sekretarit të përgjithshëm në ministri.

Zake Prelvukaj, artistja që pikturon me trupin e saj

Posted: 28 Jun 2017 06:30 AM PDT

“Art & the City”, një nga sallonet e artit më unik në Tiranë, i ka çelur dyert për një artiste shumëdimensionale si Zake Prelvukaj. Një nisëm e 4 grave artiste, ndër to edhe sopranoja Inva Mula, e çel siparin e aktiviteteve kulturore me ngjyrat ekspresive të pikturave të artistes Prelvukaj. Me ekspozita në Kosovë dhe mjaft galeri europiane, Zakja konsiderohet si artisja e guximshme për të cilën nuk ka tabu.
“Kjo pjesë shumë e vogël e punimeve, si kronologji shumë e vogel e viteve, vetëm 15 vitet e fundit është shumë mirë me pa opinionin, për mua është një galeri jo e vogël po e madhe për momentin. Nuk është improvizim por galeri e cila mundet me mbijetu ndaj shumë galerive të tjera” thotë ajo për RTSH.
E ndikuar nga artistë të mëdhenj të artit pamor në Kosove si Muslim Mulliqi apo Gjelosh Gjoka, artistja nuk
ndalet vetëm mediumin e pikturës ku ngjyrat dhe dendësia e tablove kanë një peshë joshëse. Ajo në disa raste e shndërron veten në penel duke prodhuar me trupin e saj piktura sugjestionuese të cilat kanë zenë vend në “Art and the City”.
“Nëse arti nuk të provokon, qoftë ai motiv erotik, filizofik…pse mos me ba një art erotik?” pyet ajo. “E kemi gjithmonë, përjetojmë momentet tona erotike, dashurisë…dhe ti luan në atë botën tënde me artin si të dojë zemra ty. Në çdo kohë trupi i femrës ka qenë model. Tani arti merr forma të ndryshme dhe nuk qëndron në një galeri. Ai mund të jetë virtual, shëtitës” spjegon Prelvukaj.
Teksa ajo është mjaft e sukseshme jashtë hapësirës shqiptare me dhjetëra ekspozita dhe performanca të realizuara, Zake Prelvukaj e sheh politikën në vagonin e pasëm pasi artistët e hapsirave shqiptare qëndrojnë në pararojën e zhvillimeve dhe përmirësimit të imazhit përmes artit.
“Ka shumë artistë që ne na zbardhin fytyrën, por rrugëtimi i tyre nuk ka qenë i lehtë” thotë Zake Prelvukaj.
Ekspozita e Zake Prelvukaj është guri i parë në prezantimin me publikun e Shqipërisë teksa po planifikon një ekspozitë të plotë të saj në Tiranë.

PD: Hapim Procesin Zgjedhor për kryetar të PD

Posted: 28 Jun 2017 05:59 AM PDT

Në kulmin e polemikave brenda Partisë Demokratike për humbjen e saj të thellë në zgjedhjet e së dielës, strukturat e saj kanë njoftuar se kanë çelur zyrtarisht procedurat për zgjedhjen e kryetarit të ri. Një vendim i firmosur nga dy nënkryetarët Edi Paloka dhe Edmond Spaho, njoftohet se zgjedhjet do të mbahen më 22 korrik. Njoftimi bën të ditur se kandidaturat do të paraqiten deri në 2 korrik, vetëm pesë ditë nga dita e mërkurë. Kandidatura e parë u shpall nga vetë kreu i deritanishëm Lulzim Basha i cili ndërsa ngriu funksionet e tij, njoftoi se do të rikandidojë. I dyti ishte ish kreu i PD në vitet 1992-1995 Eduard Selami.
Vendimi përmbajtjen e zgjedhjeve vjen ndërsa një ditë më parë figura të njohura të PD i kërkuan me ngulm dorëheqjen e parevokueshme kreut aktual Lulzim Basha si përgjegjës për humbjen katastrofike në zgjedhje. Por lideri i padiskutueshëm i PD Sali Berisha këshilloi të mërkurën  se "Rruga e ringritjes nuk eshte kurre e lehte, ajo kalon permes BASHKIMIT dhe jo permes PERÇARJES as dhe PERJASHTIMIT".

Presidenti dekoron komisarin e vrarë, Artan Cuku

Posted: 28 Jun 2017 05:41 AM PDT

Presidenti Bujar Nishani, ka vlerësuar me medaljen e Shqiponjës së Artë, komisarin e vrarë, Artan Cuku. Ky dekorim është kryer me propozim të ministrit të Brendshmëm, Dritan Demiraj. Në motiviacon, Nishani nderoi devotshmërinë dhe luftën pa kompromis kundër krimit të oganizuar. Rreth dy javë më parë, edhe ministri Demiraj i dha komisar Artan Cukut (Pas vdekjes), “Medaljen e Nderit”.
Ish-kryekomisari Artan Cuku u ekzekutua në muajin Prill pranë banesës së tij në kryeqytet. Policia ka intensifikuar përpjekjet e saj për zbulimin e vrasësve. Një preson është arrestuar me dyshimin se është egzekutori i Cukut, ndërsa dy të tjerë janë shpallur në kërkim të si porositës të trimit.

Berisha: Rruga e ringritjes kalon përmes BASHKIMIT dhe jo përmes PERÇARJES as dhe PERJASHTIMIT

Posted: 28 Jun 2017 05:31 AM PDT

Ish kreu i PD dhe figura kryesore e saj që nga krijimi Sali Berisha, është përfshirë në zhvillimet intensive brenda kësaj partie pas humbjes së saj në zgjedhjet e përgjithshme të 25 qershorit, duke e lënë atë edhe për katër vite në opozitës. Pas kërkesave utimative nga brenda PD për dorëheqjen e parevokueshme të kreut të saj Lulzim Basha, si dhe vendimit të këtij të fundit për të ngrirë funksionet dhe shkuarjen në zgjedhje, zoti Berisha ka dhënë opinionin e tij nëpërmjet një statusi në fejsbuk.
Duket se ai është në një mendje me zotin Basha kur ka vlerësuar se “droga, krimi, pjesëmarrja e administratës në kundërshtim me ligjin, pabarazia e madhe në media ndikuan qartësisht në rezultatin e tyre dhe bënë që këto zgjedhje të mos jenë të lira dhe të ndershme ashtu siç i meritonin shqiptarët”. Sipas zotit Berisha “Të gjitha këto provuan dhe një herë se Edi Rama është armik i egër votës së shqiptarëve”.
Por megjithatë lideri i padiskutueshëm i demokratëve vlerëson se “për këtë humbje të thellë të PD-së, si për rezultatin ashtu dhe sfondin e saj në perputhje me praktikat më të mira të demokracive perëndimore, duhet ti kërkojme dhe gjejmë detyrimisht edhe tek vetja jonë. Përndryshe na pret një e ardhme e pasigurtë!”.
Për zotin Berisha kreu i PD Basha padyshim është përgjegjësi me kryesor, por natyrisht jo i vetëm për këtë humbje. Pas vendimit të këtij të fundit, zoti Berisha vlerëson se “mënyra më e mirë për të evidentuar shkaqet, per te percaktuar pergjegjesite e humbjes, eshte t'i japim ze dhe mundesi te gjithe strukturave dhe anetaresise se PD per te thene fjalen e tyre lirshem dhe me pergjegjesi ne analizen dhe ndryshimin e thelle qe nevojitet per te dale prej saj dhe ringritur perseri fuqishem Partine Demokratike”. “Ne keto rrethana, pavaresisht nga emocionet, kundershtite e pashmangeshme per situata si kjo, rendesi vendimtare ka qe PD t'u mundesoje te gjithe anetareve te saj nje proces te drejte, te ndershem, te barabarte dhe te pandikuar nga askush per te zgjedhur lidershipin qe ata mendojne dhe gjykojne se mund t'i çoje si nje opozite e fuqishme drejt fitores, sa me shpejt, te mendjeve dhe zemrave te shqiptareve” shkruan zoti Berisha. “Rruga e ringritjes nuk eshte kurre e lehte, ajo kalon permes BASHKIMIT dhe jo permes PERÇARJES as dhe PERJASHTIMIT” këshillon zoti Berisha.

Dhuna në familje; Viktimat nuk kanë besim te shteti

Posted: 28 Jun 2017 05:11 AM PDT

98 raste të ndryshme dhune brënda familjes, nga këto 49 proçeduar më kërkesë padi, për Lëshimin e Urdhërit të Mbrojtjes, janë regjistruar në 6 muajt e parë të këtij viti në Drejtorine e Policisë Berat. Migena Bakia, Psikologe thotë se: "Tashmë Ajsbergu ka filluar të dalë gjithmonë e më shumë në sipërfaqe dhe shihet ekspozimi i dhunës në familje jashtë mureve të shtëpisë, ndryshe nga disa kohë më parë." Sipas policisë rezulton se personat më të dëmtuar janë bashkëshortet. Por rastet e dhunës nuk janë vetëm ato që referohen në polici. Ligji për masat kundër dhunës në familje e detyron pushtetin vendor të ngrejë struktura në mbeshtetje të të dhunuarve, por si në pjesën më të madhe të Shqipërisë, të thënit dhe të bërit është mjaft larg edhe për këtë detyrim. Në Berat një strehë të përkohshme gratë e dhunuara e gjejne pranë Qendrës Rezidenciale për Gratë e Dhunuara Berat, ku marrin trajtim psikologjik e shendetesor e pas rehabilimit te pare dhe mbështetje ligjore. Arta Dyrmishi, Drejtuese e Qendrës Rezidenciale për Gratë e Dhunuara thotë për mikrofonin tonë: " Që nga Janari e deri tani kemi pasur 12 raste, të gjitha raste shumë problematike. Shkaku kryesor kanë qenë problemet ekonomike." Migena Bakia vijon: "Një nga shkaktarët kryesorë është abuzimi me alkolin dhe substancat e tjera, dhe dhunuesit kryesisht vijnë nga familje të varfra, nga -papunësia, dhe nga individë me probleme të mëdha gjithashtu me lojërat e fatit." Shifrat e policisë konfirmojnë se vetëm gjysma e rasteve të referuara në polici përfundojnë në Gjykatë për Urdhër Mbrojtjeje, ndërsa pjesa tjetër për arsye nga më të ndryshmet rikthehen aty ku duhet të ishte streha e ngrohtë e familjes, por që u ka rezultuar krejt e kundërta: "Ka patur shumë raste që kanë ardhur shumë të dramatizuara dhe nuk kanë dashur të shkojnë as në polici, pasi thone se nuk i ndihmojnë, pas 6 muajsh u duhet të kthehen prapë tek ai ferr."

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more