Skip to main content

RTSH: “Pusteci, i pari që nis numërimin e votave” plus 9 more

RTSH: “Pusteci, i pari që nis numërimin e votave” plus 9 more


Pusteci, i pari që nis numërimin e votave

Posted: 25 Jun 2017 02:46 PM PDT

Në KZAZ 69 në Pustec, ka nisur numërimi i votave të zgjedhjeve të 25 qershori, duke shënuar dhe fillimin e këtij procesi në rang vendi. Sipas gazetares së RTSH Esmeralda Cenkollari jane hapur tre kutite e para dhe ka nisur numërimi. Pusteci është një bashki ku shumica a banorëve janë pjestarë të komunitetit maqedonas.

Luan Rama: LSI ka fituar, Rilindja në opozitë!

Posted: 25 Jun 2017 02:24 PM PDT

Lëvizja Socialiste për Integrim ka deklaruar fitoren. Në një dalje për mediat nënkryetari Luan Rama ka deklaruar se sipas të dhënave të saj kjo forcë politike është fituese, ndërsa Rilindja do të dalë në opozitë. “Përkundrejt të gjitha përpjekjeve të dëshpëruara për të manipuluar opinionin edhe tani, pasi ka përfunduar procesi i votimit, më lejoni t'ju bëj të ditur se nga komunikimi me të gjitha grupet tona të vëzhgimit që kanë qenë të instaluara gjatë gjithë ditës pranë qendrave të votimit, vetëm në qytetin e Tiranës, pra jo në Bashkinë e Tiranës, por në qytetin e Tiranës, në 11 njësite administrative të saj, numri i votuesve që kanë votuar pro LSI kalon mbi 100 mijë, ndërkohë në qarkun e Tiranës rezultati i projektuar nga ne është pesë herë më i lartë se sa zgjedhjet e vitit 2013”. “Në 7 prej njësive administrative të qytetit të Tiranës, LSI-ja rezulton të jetë forcë e parë dhe mbi këtë bazë më lejoni të përgënjeshtrojë çdo përpjekje për të vazhduar dhe për të manipuluar opinionin me sondazhe apo "exit-poll"-e të parafabrikuara dhe të paguara me qëllim për të mbajtur me frymë atë që përfundimisht nuk ka më asnjë shpresë për të qenë forcë e parë” tha zoti Rama.
Duke deklaruar se “Rilindja shkon në opozitë” nënkryetari i LSI Luan Rama vlerësoi se “Shqipëria ka votuar për qytetarinë, kundër bandave, kundër kanabisit, kundër trafikut, kundër krimit, kundër abuzimit, kundër arrogancës, kundër poshtërsisë në pushtet”.

Vlorë, përplasen komisionerët e PS dhe LSI

Posted: 25 Jun 2017 01:40 PM PDT

Një përplasje fizike ka ndodhur komisionerëve të Partisë Socialiste dhe Lëvizjes Socialiste për Integrim në fshatin Bishan në Vlorë. Gjithçka ka nodhur pasi makina që transportonte kutitë e votimit, për në qendrën e numërim të votave devijoi për në spitalin e Vlorë, pasi njëra prej komisionereve ishte ndjerë keq nga gjendja shëndetësore. Komisionerët e LSI-së kanë njoftuar policinë për ngjarjen. Më pas kutitë e votimit janë transportuar për në KZAZ-në 81 në Vlorë.

KQZ : Pjesmarrja 46.55 përqind

Posted: 25 Jun 2017 12:48 PM PDT

KQZ ofroi shifrat më të fundit lidhur me zgjedhjet parlamentare të 25 qershorit. Sipas saj nga të dhënat e 46.55 përqind të qendrave të votimit dei në orën 19, pjesmarrja në zgjedhje është 45.17 përqind. Shifrën më të lartë e ka regjistruar Kukësi me 53.38 përqind, ndërsa më pak Vlora 35.69 përqind.  Në komentet e para të analistëve, këto shifra  po konsiderohen si refuzim drastik, protestë e shqiptarëve ndaj klasës politike. RTSH po vazhdon të sjelli për publikun zhvillimet me të fundit rreth këtyre zgjedhjeve si dhe analiza nga të ftuarit. Atë ju mund ata ndiqni edhe në livestream në www.rtsh.al dhe facebook.

Basha: “Jam shumë optimist për rezultatin dhe fitoren”

Posted: 25 Jun 2017 12:23 PM PDT

Kreu i opozitës Lulzim Basha ishte i pari ndër politikanët shqiptarë që deklaroi fitoren në zgjedhjet e 25 qershorit. “Jam shume optimist për rezulatin dhe fitoren” tha ai gati një orë pas mbylljes së qendrave të votimit. Sipas disa mediave edhe kreu i PS Edi Rama u ka deklaruar fitoren deputetëve të tij. Sipas tyre zoti Rama ka deklaruar se populli i ka besuar PS timonin. Gjithnjë sipas mediave ish kreu i LSi presidenti i zgjedhur Ilir Meta ka deklaruar humbjen e Rilindjes. Ndërkaq me interes pritet edhe dalja e rezultateve të sondazheve paszgjedhore.

Korçë, mbërrijnë kutitë e para për numërim

Posted: 25 Jun 2017 12:13 PM PDT

Në KZAZ 72, pallati i sportit “Tamara Nikolla” kanë mbërritur 38 kutitë e para të Bashkisë së Korçë. Në këtë qendër pritet të numërohen 107 kuti. Janë 7 grupe numërimi në dispozicion. Procesi i numërimit pritet të nis pas orës 23.00. Sipas të dhënave pjesmarrja ka qenë Korçë 47.19 përqind.

Mbyllen zgjedhjet, pjesmarrje e ulët

Posted: 25 Jun 2017 11:37 AM PDT

Në Shqipëri janë mbyllur qendrat e votimit për zgjedhjet e përgjithshme. Sipas të dhënave ende jo përfundimtare, pjesmarrja ështe e ulët, ndoshta nën 50 përqind. Sipas të dhënave qarku me pjesmarrje më të madhe në votime është Kukës 53.21 përqind, ndërsa Vlora me 35.9 përqind ka shënuar pjesmarrjen më të ulët. Tashmë ka filluar procesi i dorëzimit të kutive për numërimin e votave. Shpresohet që procesi të jetë i shpejtë.

Shtyrja e orarit krijon konfuzion

Posted: 25 Jun 2017 10:30 AM PDT

 

Duket se ka një konfuzion lidhur me shtyrjen e orarit të mbylljes së qendrave të votimit. Vendimi i KQZ në qendrat e votimit ka mbërritur me vonesë, pikërisht kur në disa prej tyre votimi ishte mbyllur dhe komisionerët kishin bërë gati materialet për ti çuar në qendrat e numërimit të votave. Disa krerë komisionesh kanë thënë se ata nuk mund ta rikthejnë procesin dhe kane filluar dorëzimin e kutive. Zëdhënësja e KQZ u bëri thirrje atyre të qëndrojnë në detyrë.

Para Mbrapa
Shtyrja e orarit krijon konfuzion
Para Mbrapa

KQZ: Votimet do të mbyllen në orën 20

Posted: 25 Jun 2017 10:08 AM PDT

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka vendosur të shtyjë me 1 orë mbylljen e qendrave të votimit. Nga ora 19 që ishin parashikuar për t’u mbyllur sipas ligjit, KQZ vendosi që ato të mbyllen në orën 20. Vendimi është marrë 6 vota pro dhe 1 kundër. Shkak duket se është bërë pjesmarrja e ulët e votuesve. Deri në orën 16:00, sipas KQZ-së kishin votuar rreth 36 përqind në rang vendi. Pjesmarrja e ulët mendohet se ka ardhur për shkak të temperaturave të larta që kanë mbizotëruar gjatë gjithë ditës. Në orën 19 temperatura ishte 32 gradë, por gjatë ditës i ka kaluar 37 gradë. Shtyrja e orës së mbylljes së qendrave të votimit  u bë edhe për shkak të disa problematikave të tjera të procesit.

Pjesmarrja e ulët duket se i ka detyruar krerët e partive që të drejtojnë mesazhe në drejtim të zgjedhësve për të shkuar në votime. Fillimisht ishte kreu i PS Edi Rama që me anë të rrjeteve sociale ju drejtohej qytetarëve për të mos neglizhuar votimin, ndërsa më vonë ka qenë edhe kreu i PD Lulzim Basha që ka bërë thirrje për pjesmarrje.

Rama bën thirrje: “Voto! Voto! Voto! Mungesa është gjithnjë gabim!”

Posted: 25 Jun 2017 08:31 AM PDT

Prej dy orësh kryeministri socialist Edi Rama po dërgon shqiptarëve në të gjithë anët e vendit mes rrjeteve sociale, thirrje për pjesmarrje në votime. “Voto! Voto! Voto! Mungesa është gjithnjë gabim!Vota sot vlen shumë! Për Ty! NE! Shqipërinë! Qentë le të lehin karvani forca përpara! Të gjithë për Shqipërinë!” shkruan zoti Rama. Ai ju bën thirrje edhe bashkëatdhetarëve jashtë atdheut të nxitin familjarët fqinjët miqtë të njohurit e tyre në atdhe të shkojnë të votojnë.
Thirrje për të marrë pjesë mativisht në votim kanë lëshuar sot edhe liderët e tjerë partiakë.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more