Skip to main content

Ora News: “PS bllokon betimin e Metës si President? Vasili: Për fatin e tyre të zi jo” plus 9 more

Ora News: “PS bllokon betimin e Metës si President? Vasili: Për fatin e tyre të zi jo” plus 9 more


PS bllokon betimin e Metës si President? Vasili: Për fatin e tyre të zi jo

Posted: 28 Jun 2017 11:27 PM PDT

Kreu i LSI-së, Petrit Vasili, ka hedhur poshtë aludimet në media, duke deklaruar se PS nuk mund të ndërmarrë asnjë nismë ligjore që do të mund të pengonte betimin e Ilir Metës si President i vendit në 24 korrik.

I ftuar në "Opinion", Vasili e cilësoi një fat të madh për vendin në këtë kohë të vështirë që Meta ndodhet në atë pozicion.

Ka diçka që po qarkullon se mund të ketë një nismë që PS të mos lejojë Presidentin Ilir Meta të nisë detyrën. Si e komentoni?

Për fatin e zi të tyre Ilir Meta më 24 korrik merr detyrën e tij si President i Republikës për fatin e mirë të shqiptarëve. Ilir Meta është President i shqiptarëve dhe do të marrë detyrën e tij me të gjitha obligimet që duhen në këtë vend shumë delikat për vendin. Duhet patjetër roli i një garanti dhe Ilir Meta ka pjekurinë, historinë dhe maturinë. Në këtë kohë shumë të vështirë për vendin është një fat i madh që atje ndodhet Ilir Meta.

Ditën e zgjedhjeve u shpërndanë disa deklarata të Ilir Metës dhe u deklarua se ka shkelur Kushtetutën.

Në qoftë se kishte një njeri që nuk duhet të ishte pjesë e ditës së zgjedhjeve ishte Kryeministri. Ne bëmë një denoncim të madh ndaj tij kur deklaroi se Policia e Shtetit mund të merrte pjesë në zgjedhje. Ndaj ai nuk duhet të ishte Kryeministër sepse konsumoi haptazi një vepër penale.

/Oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Opozitë ballore përballë qeverisë, Vasili paralajmëron koalicion PD-LSI

Posted: 28 Jun 2017 11:10 PM PDT

Kreu i Lëvizjes Socialiste, Petrit Vasili, ka paralajmëruar një koalicion me PD në frontin opozitar.

I ftuar në "Opinion", Vasili tha se sa herë qe PD do të ndajë të njëjtin qëndrim të drejtë me LSI, nuk ka arsye përse nismat të mos jenë të përbashkëta.

Duke analizuar procesin zgjedhor, Vasili akuzoi PS për blerje masive të votës.

A do të bashkëpunoni me Partinë Demokratike, pjesën tjetër të opozitës?

Ne kemi një aksion opozitar tonin, i cili do të jetë i drejtpërdrejtë dhe ballor. Sa herë që PD do të ketë të njëjtin qëndrim të drejtë, të drejtpërdrejtë dhe jo të kapur, atëherë nuk ka arsye se përse nismat të mos jenë të përbashkëta.

A do e dëmtojë Lëvizjen Socialiste për Integrim dhe aksionin e saj opozitar ikja e Metës nga Parlamenti?

Jo, nuk do ta dëmtojë fare. Lëvizja Socialiste për Integrim dhe i gjithë grupi i saj do të ketë një rendiment politik që do të jetë një performancë politike e një opozite që vërtet do t'ju lërë pa mend.

Vasili, keni punuar edhe me z. Rama, edhe me z. Berisha, pra keni qenë në qeverisje edhe me PD-në, edhe me PS-në. Me cilën nga këto dy forca politike ka qenë me e frytshme bashkëqeverisja?

Pa asnjë diskutim që Berisha ka qenë një drejtues serioz dhe nuk kanë asnjë pikë krahasimi midis seriozitetit dhe qëndrimit institucional të Berishës dhe Ramës. Berisha kishte një qeverisje me objektiva të qarta, të cilat tentonin gjithmonë të ishin objektiva madhore, ndërsa këtu kemi të bëjmë me objektiva fasada dhe sheshe, jo objektiva madhorë.

Jam interesuar tek blerja e votës…

Blerja e votës është bërë masivisht në të gjithë territorin. Mund të mblidhni dëshmi në të gjithë territorin. Nëse do të donit të mblidhnit dëshmi i keni në të gjithë territorin.

Vetëm PS ka blerë vota, po partitë e tjera?

Vetëm PS. Ne kemi evidentuar qartë vetëm PS.

Po ju keni blerë vota ka pasur mjaft komete në zgjedhjet e mëparshme që LSI-ja ishte avangardë…

Pikërisht ka qenë kjo se ishin këta që blinin vota, po përpiqeshin të krijonin tymnaja për të fshehur pikërisht operacionin gjigant masiv të blerjes së votave të një dimensioni të paparë në Shqipëri. Kemi parë në vitin 1996 me dhunë masive, por operacion masiv për blerjen e votave ky është pa precedent në historinë e pluralizmit shqiptar, këtë mbajeni si rekord.

Sa ka ndikuar kjo?

Po ta them që e ka deformuar në themel rezultatin dhe të vërtetën elektorale.

Në çfarë mase ka qenë blerja e votave? Sa ka ndikuar kjo në rezultat?

E ka deformuar në themel rezultatin dhe të vërtetën elektorale.

A keni ju fakte evidente që mund të përdoren në betejën legale ndaj Partisë Socialiste?

Përsa i takon fakteve, mund t'ju them që fakte ka jo vetëm nga ne, por edhe nga vëzhguesit ndërkombëtare.

Përse nuk i kanë bërë publike deri më tani?

Do t'i bëjnë së shpejti. Tërheqja e vëmendjes për shit-blerjen e votës është ngritur edhe nga misioni i OSBE – ODIHR-it si shqetësim.

/Oranews.tv/

 

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Zgjedhjet parlamentare, KQZ publikon sot rezultatet përfundimtare

Posted: 28 Jun 2017 10:58 PM PDT

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të publikojë sot rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të mbajtura më 11 qershor.

Kështu i ka thënë KosovaPress-it, zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, ku edhe bëri të ditur që kanë përfunduar numërimi i votave me kusht.

Sipas tij, menjëherë pas shpalljes së rezultateve fillon rrjedha e afatit 24 orësh i ankesave në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa./KosovaPress/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Arkëtari i Vatikanit akuzohet për krime seksuale

Posted: 28 Jun 2017 10:52 PM PDT

Vatikani është përfshirë gjatë orëve të fundit nga një tjetër skadal pedofilie.

Kardinali australian George Pell, aktualisht Prefekt i Selisë së Shenjtë për Çështjet Ekonomike është vënë nnë hetim nga policia australiane me akuzën e abuzimit seksual me të miturit.

Pak ditë më parë ka qënë e përditshmja australiane “Sydney Morning Herald online” e cila ka përcjellë e para informacionin mbi akuzat e ngritura ndaj kardinalit Pell.

Kardinali George Pell është personaliteti më i lartë katolik australian e prej vitit 2014 funksionar i nivelit të tretë në hierarkinë e Vatikanit.

Nuk është hera e parë që Selia e Shenjtë përfshihet nga skandali i pedofilisë, por është hera e parë që një funksionar i nivelit kaq të lartë në Vatikanit të vihet nën akuzën për krime seksuale ndaj të miturve.

Policia australiane ka informuar avokatët e kardinalit Pell në Melburne mbi akzuat e nisjen së procesit hetimor ndaj tij e më 18 korrik, Prefekti Ekonomik i Vatikanit do të paraqitet për t’u marrë në pyyetje përballë gjykatës australiane (Magistrates Court).

Kardinali George Pell ka hedhur poshtë çdo akuzë ndaj tij.

Në një intervistë nga Roma për një televizion australian është shprehur se “është i pafajshëm e duhet pritur zhvillimi i procesit hetimor për ta vërtetuar këtë e se do të bashkëpunojë plotësisht me autoritetet e drejtësisë australiane për zbardhjen e së vërtetës.”

/Oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Familja Obama pushime në Indonezi

Posted: 28 Jun 2017 01:50 PM PDT

Barack Obama bashkë me familjen e tij po shijojnë pushimet në Indonezi, duke bërë rafting dhe duke vizituar tempuj.

Obama  bashkë me gruan dhe dy vajzat e tij vizituan një tempull të lashtë budist në ishullin Bali.

Obama është një figurë popullore në Indonezi, ai ka kaluar 4 vjet në këtë vend  kur ishte fëmijë.

Ai u zhvendos aty kur ishte gjashtë vjeçar, pasi nëna e tij ishte martuar me një burrë indonezian, pas ndarjes me babanë e tij kenian.

/Oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Alizoti: Nëse Basha nuk largohet PD më keq. Harxhi: Rama po luan me fatet e PD  

Posted: 28 Jun 2017 01:41 PM PDT

Kreu i Departamentit të të Përndjekurve në Partinë Demokratike, Tomor Alizoti i ftuar në studion e "Tonight Ilva Tare" në Ora News thotë se nëse Basha nuk largohet, PD do të shkojë më keq.

Ndërsa Edith Harxhi u shpreh se kryeministri Rama po luan me fatet e Partisë Demokratike.

Pjesë nga deklaratat:

Alizoti: Gjithë problemi është vjedhja e votës dhe ne protestuam në çadër për tre muaj. Ne dolëm të mbronim këtë tezë sepse e besonim. Në një moment u zhvilluan një takim për një orë dhe ne hymë në zgjedhje. Nëse takimi u bë në këtë format. Politika është sport i rëndë. Nëse hyn në zgjedhje, mbaj kostot. Nuk ka pse shpallet Alizoti tradhtar. Partitë politike duke u demokratizuar shpëtojnë Shqipërinë.

Tare: Çfarë do ndodhë nëse Basha nuk e jepet dorëheqjen dhe zgjidhet më 22 korrik?

Alizoti: Basha edhe mund të qëndrojë. Unë e kam në dy lista emra. Unë mendoj se nëse kryetar ka humbje të madhe le të iki. Kjo është bindja ime. Mendoj se Partia Demokratike do të shkojë më keq. Republika e re do të vazhdojë.

Harxhi: Rëndësi ka që të thërriten forumet e Partisë. Kryesinë duhet ta thërrasë kryetari. Kryetari është i ngrirë. Ky nuk është term statusor. Juristët duhet ta sqarojnë se kush mund ta thërrasë. Këshilli Kombëtar mund të mblidhet me 25% të votave. Nuk e zgjidh kjo problemin. Në këtë momente, PD nuk mund të zhvillojë garë pa bërë analizë të thellë dhe pa mbledhur forumet. Kryetari është i zgjedhur me një anëtar një votë.

Tare: Ka mënyra shkarkimi?

Harxhi: Për sa e njoh unë Lulzim Bashën nuk besoj se do ta çonte veten në një vendim të tillë. A mund të bënte një vendim të thjeshtë; të largohet pa etiketuar. Edhe etiketimi që bëri dje ishte jo normale. Unë do të luftoj që Partia Demokratike të mos përçahet. Një çarje tjetër e Partisë Demokratike do të ishte shkatërruese. Rreziku është serioz. zt.Rama është duke luajtur me fatet e Partisë Demokratike. Në mënyrat e tij. Nuk dyshoj për projekte të tjera siç ka ndodhur me opozitën në Gjeorgji. Është shkatërruar opozita gjeorgjiane. Nuk mund të flasë këtu drejtpërdrejt kushedi edhe për grupime të tjera që do të donin të fusnin influencimet e tjera që do të donin një PD fare të brishtë, të mbaruar. Kjo ka ndodhur për arsye të shkëputjes nga tradita.

/Ora News.tv/

 

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Lavrov: Në samitin G-20 mund të ndodhë takimi Putin – Trump

Posted: 28 Jun 2017 01:38 PM PDT

Ministri i jashtëm i Rusisë, Sergei Lavrov ka supozuar për një takim të mundshëm në mes të presidentit të SHBA-së, Donald Trump dhe presidentit rus, Vladimir Putin, në kuadër të samitit G-20 që do të mbahet në Hamburg të Gjermanisë.

Duke folur në qytetin rus Krasnodar, Lavrov ka thënë se ëshë i nevojshëm normalizimi i dialogut në mes të SHBA-së dhe Rusisë.

Ai ka shtuar se " nuk do të ishtë mirë" sikur Putin dhe Trump nuk do të zhvillonin bisedime gjatë mbajtjes së këtij samiti.

Sipas tij është shumë e rëndësishme për të dy vendet që të diskutohet rreth luftës në Siri.

Samiti i grupit G-20 do të mbledhë udhëheqësit e shumë vendeve të botës për të diskutuar rreth luftimit të terrorizmit, ndryshimeve klimatike, tregtisë së lirë dhe çështjeve të tjera me rëndësi globale./REL

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Alizoti: PD duhet të mbetet për një kohë të gjatë pa kryetar

Posted: 28 Jun 2017 01:18 PM PDT

Kreu i Departamentit të të Përndjekurve në Partinë Demokratike, Tomor Alizoti i ftuar në studion e "Tonight Ilva Tare" në Ora News thotë se PD-ja duhet të rimarrë frymë dhe duhet të mbetet pa kryetar për një kohë të gjatë.

Alizoti: Duhet që kjo forcë e djathtë shqiptare të rikthehet tek ngjyra e flamurit të saj, të rikthehet tek vlerat e saj, të marrë grupin e interesin e saj dhe për mua duhet të rri për një kohë të gjatë pa kryetar. Unë dëgjoj zëra, bashkimi, partia, uniteti. Këto janë terma marksistë. Nuk ndodhin kot. Sa është marrë partia vetëm humbje ka.

Mbase unë nesër nuk jam fare në PD, por kjo është një forcë e të djathtëve që e kanë mbushur Shqipërinë me eshtra dhe gjak. Është pronë shpirtërore. Nuk është partia as e Bashës dhe as e kujt tjetër. Le të vijnë 100 veta të hedhin kandidaturën. Duhet garë 1 muaj, 3 muaj, 5 muaj që kjo parti të rimarrë frymë, ndryshe kjo parti është drejt dështimit.

/Ora News.tv/

 

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Krasniqi: Me këtë situatë, PD do të ndahet

Posted: 28 Jun 2017 01:12 PM PDT

Politologu Afrim Krasniqi i ftuar në "Tonight Ilva Tare" në Ora News u shpreh se Partia Demokratike ka nevojë për katharsis dhe nëse kjo situatë do të vazhdojë, kjo parti do ndahet në dy pjesë.

Krasniqi: Ka dy kategori në PD, një kategori që është e kënaqur dhe grupi i ri parlamentar në 90% i bindur me lidershipin. Nuk pres që ata të reformojnë Partinë Demokratike. E dyta ka një kategori tjetër që mund të ndahet në dy nënkategori. E para ka qenë një imazh negativ për PD-në, pjesë korruptive e saj. Kanë qenë flamurtar të përjashtimeve në PD. Kjo kategori duhet marrë me rezerva në argumentin çfarë thotë dhe duhet bërë një katharsis në raport me PD-në. Ka një kategori tjetër që nuk kanë qenë kurrë imazh negativ në Shqipëri dhe është pjesa më publike. Këta njerëz janë vlerë e çdo partie politike. Është autogol. Është të hapësh portën, të bësh gol dhe më pas të prishësh portën. Është çmenduri që ta përjashtosh nga partia.

Askush nuk ka të drejtë t'i thotë kryetarit të partisë dhe t'i thotë të mos kandidosh. Në rastin konkret prisja dorëheqjen e dy nënkryetarëve. Njëri drejtoi fushatën e Durrësit dhe ka pasur rezultatin më të dobët në Histori dhe tjetri Elbasanin me rezultatin më të dobët. Nuk afrojnë asnjë lloj garancie të institucionit të pavarur për zgjedhjet ndaj partisë. Që ka nevojë për një fillim të ri në thelb është thelbësore. Nëse vazhdohet me këtë situatë, PD do të ndahet dhe nuk do ta marrë dot veten edhe në dekadën e ardhshme.

/Ora News.tv/

 

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Shkodër, atentat me armë zjarri, plagoset rëndë 42-vjeçari

Posted: 28 Jun 2017 01:04 PM PDT

Një 42-vjeçar mbeti i plagosur mbrëmjen e së mërkurës rreth ores 21:30 minuta në qytetin e Shkodrës. Ngjarja u regjistrua në lagjen “Perash, në vendin e quajtur sheshi "Isa Boletini”.

Ilir Hajdari i njohur ndryshe si "Mir Vetulla", ka qenë i ulur në një lokal anës rrugës kur u qëllua disa herë ne drejtim të tij nga persona ende të paidentifikuar, të cilët u larguan me shpejtësi nga vendngjarja.

Sipas raportimeve autori/ët kanë qenë duke lëvizur me një automjet dhe ata e kishin ruajtur në lëvizjet e tij të plagosurin, ndaj të cilit qëlluan disa herë me armë zjarri.

42-vjeçari u dërgua në spitalin rajonal Shkodër dhe ndodhet në gjendje të rëndë për jetën.

“Më datë 28.06.2017, rreth orës 21:30 njoftohemi se ka të shtëna me armë në lagjen “Perash” në vendin e quajtur “Sheshi Isa Boletini”.Me marrjen e njoftimit, shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje ku ka rezultuar se si pasojë e të shtënave ka mbetur i plagosur shtetasi I. H., 42 vjeç, banues në Perash, Shkodër, i cili është dërguar në Spitalin Rajonal Shkodrës dhe ndodhet në gjendje të rëndë për jetën”, sqaron policia.

Nga ana e policisë janë ngritur pika të shumta kontrolli dhe po bëhet krehja e zonës për identifikimin dhe kapjen e autorit.

Grupi hetimor në vendngjarje po punon për grumbullimin e provave ligjore duke bërë të mundur sqarimin e rrethanave të ngjarjes si dhe dokumentimin ligjor të saj.

Pritet që në ndihme ti vijnë edhe pamjet filmike të disa subjekteve përreth që kanë filmuar ngjarjen.

 

Pamje nga vendi i ngjarjes

Pamje nga vendi i ngjarjes

Pamje nga vendi i ngjarjes

/Oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more