Skip to main content

Lajmi.net: ““Është një mrekulli”, fytyra e Jezu Krishtit shfaqet në bukë (Foto)” plus 8 more

Lajmi.net: ““Është një mrekulli”, fytyra e Jezu Krishtit shfaqet në bukë (Foto)” plus 8 more


“Është një mrekulli”, fytyra e Jezu Krishtit shfaqet në bukë (Foto)

Posted: 23 Jun 2017 11:47 PM PDT

Zonja Castellanos tha se ajo “ndjeu diçka që po vinte brenda në trupin e saj nga thembra”, kur ajo pa fytyrën e Jezu Krishtit në bukën epjekur, transmeton lajmi.net.

Që nga kjo “mrekulli”, shtëpinë e saj e kanë vizituar shumë veta deri më tani.

Zonja e shtëpisë ka thënë se kjo është një shenjë që sa më shumë të rinj të afrohen drejt Krishtit. /Lajmi.net/

Kapelet e plazhit, modelet që duhet t’i keni me patjetër gjatë pushimeve (Foto)

Posted: 23 Jun 2017 11:47 PM PDT

Jo vetëm në bregdet, ose për t'u mbrojtur nga dielli, por gjithashtu një aksesor për t'i dhënë një prekje elegante çdo look-u, kapelet  vijnë këtë sezon në ngjyra dhe prerje nga më të ndryshmet.

Materialet vazhdojnë të jenë klasiket prej kashte, por nuk mungojnë detajet e qëndismave ose ornamentet prej dantelle. Fotogaleria e mëposhtme është një oazë mrekullie dhe stili, prandaj mos nguroni ta shfletoni.

 

Mourinho befason me përforcim nga Bayern Munich (FOTO)

Posted: 23 Jun 2017 11:45 PM PDT

Jose Mourinho kërkon një përforcim në Manchester United nga Bayern Munich.

"The Sun" shkruan se Mourinho është i interesuar për transferimin e mesfushorit Renato Sanches.

Reprezentuesi portugez pritet të largohet nga Bayern Munich gjatë këtij afati kalimtar të verës, përcjell "lajmi.net".

E ardhmja e tij mund të jetë në Old Trafford nëse Manchester United paraqet ofertë të pranueshme nga kampioni i Bundesligës. /Lajmi.net/


Rakiq punëson 17 ish-pjesëtarë të MUP-it të Serbisë

Posted: 23 Jun 2017 11:43 PM PDT

Ata të gjithët janë të papunë, andaj kryetari i Mitrovicës së Veriut, Goran Rakiq, është zotuar se problemin e tyre do ta zgjidhë vetë në kuadër të Komunës, me të cilën Rakiq është duke qeverisur.

Ai ka propozuar që ata të hyjnë në listat e pagave të punëtorëve të administratës komunale të Mitrovicës së Veriut nga janari i vitit 2018 dhe ka kërkuar që Ministria e Financave ta rrisë buxhetin e vitit 2018 edhe për 17 punëtorët të tjerë.

Sipas tij, ai është marrë vesh me ministrin në detyrë të Administrimit të Pushtetit Lokal të Republikës së Kosovës, Ivan Teodosijeviq, i cili është kryetar ilegal i Zveçanit (kryetar i Organit të Përkohshëm për Zveçanin).

Në mbledhjen e fundit të Kuvendit të Mitrovicës së Veriut, të premten Rakiq ka sqaruar propozimin e tij, sipas të cilit 17 ish-pjesëtarë të MUP-it të Serbisë do të punësohen në administratën komunale të Mitrovicës së Veriut nga janari i vitit 2018 dhe për këtë arsye ka kërkuar që buxheti i vitit 2018 për Komunën e Mitrovicës të rritet.

Ai tha se Komuna e Mitrovicës së Veriut ka 115 punëtorë dhe se këtij numri do t'i shtohet edhe 17 ish-pjesëtarë të MUP-it serb. /zeri/

Kandidatët për deputetë akuzojnë partitë për vjedhje të votave

Posted: 23 Jun 2017 11:39 PM PDT

Njomza Emini ka qenë në dy mandate deputete e Kuvendit të Kosovës. Në legjislaturën e fundit ajo ka udhëhequr Komisionin Parlamentar për Integrime Evropiane si përfaqësuese e LDK-së në këtë Komision.

Mirëpo, në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 11 qershorit ajo nuk ka arritur ta sigurojë edhe një mandat të ri të deputetit.

Emini ka deklaruar për gazetën "Zëri" se në fushatë kanë dominuar kandidatët burra dhe ka pasur manipulime me vota brenda kandidatëve të partive.

"Vota nganjëherë nuk e përfaqëson edhe më të mirin. Ka pasur manipulime brenda partive. Lufta më e madhe ka qenë aty. Në fushatë kanë shkuar me emra të caktuar që duhet t'i votojnë, pra po them se joçdoherë fiton më i miri", ka thënë ajo.

Edhe kandidati tjetër për deputet i LDK-së Nuredin Ibishi, me shumë gjasë nuk ka arritur ta sigurojë edhe një mandat të ri të deputetit.

"Unë jam munduar ta përmbush detyrën time aq sa kam mundur.

Ndoshta ka ndikuar edhe lista e koalicionit pasi që ka pasur edhe prurje të reja dhe është pritur që do të ketë ndryshime dhe nuk ka qenë ndonjë gjë e papritur. Mirëpo edhe koha ka qenë e shkurtër, qytetarët kanë pasur probleme me mënyrën e votimit, ka shumë fletëvotime jovalide dhe kjo është edhe një arsye pasi qytetarët është dashur të njoftohen më mirë për mënyrën e votimit nga KQZ-ja",  ka thënë ai.

Me shumë gjasë në karrigen e deputetit nuk do të ulen edhe disa kandidatë të tjerë të LDK-së që kanë qenë për disa mandate pjesë e Kuvendit. Bëhet fjalë për Skender Hysenin, Sabri Hamitin, Ali Sadriun, Sali Morinën, Doruntina Malokun, Muhamet Mustafën dhe Melihate Tërmkollin.

Natalia Vodianova

Posted: 23 Jun 2017 11:38 PM PDT

Kosova në plan të dytë!

Posted: 23 Jun 2017 11:37 PM PDT

Dështimi i institucioneve qendrore në procesin e liberalizimit të vizave me BE-në për shkak të moskalimit të Marrëveshjes së Demarkacionit me Malin e Zi, si dhe mosluftimit të korrupsionit janë disa nga shumë dështimet që po e përcjellin Kosovën për vite me radhë.

Përpos liberalizimit të vizave vendi për 9 vjet pas shpalljes së pavarësisë nuk ka arritur të bëhet pjesë e shumë institucioneve të rëndësishme ndërkombëtare. As FSK-ja nuk ka arritur të shndërrohet në ushtri, pavarësisht premtimeve të politikanëve kryesorë të vendit, përderisa në "hartën" e investitorëve të huaj nuk gjendet askund Kosova.

Gjithë këto dështime bien mbi supet e klasës politike në vend, të cilët janë dëshmuar në vazhdimësi se interesat personale i kanë vënë para atyre shtetërore, shkruan gazeta Zeri.

Po ashtu, vonesa e krijimit të institucioneve të reja që do të dalin pas zgjedhjeve të 11 qershorit do t'i kontribuojë edhe më shumë kësaj situate, pasi që asnjëra nga partitë nuk ka arritur ta fitojë shumicën e nevojshme për ta formuar Qeverinë.

Publikohen fotografitë e para të Pamela Anderson me të dashurin e ri futbollist (FOTO)

Posted: 23 Jun 2017 11:33 PM PDT


Luanës mezi ia zë gjoksin fustani (Foto)

Posted: 23 Jun 2017 11:31 PM PDT

Ajo është shumë aktive dhe vazhdimisht sjell imazhe të reja, shkruan lajmi.net.

Në një foto të shpërndarë në rrjetin social Instagram, Luana dukej shumë tërheqëse.

Por, ajo që të bie në sy më atë imazh, është fakti që fustani i ngushtë mezi mbante gjoksin “bombastik” të saj. /Lajmi.net/

 

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more