Koha.net: “Pensionohet Ivica Oliq” plus 29 more |
- Pensionohet Ivica Oliq
- Çfarë parregullsish gjeti ZKA në Policinë e Kosovës
- Kur do të rifillojnë bisedimet Kosovë- Serbi dhe kush do t’i udhëheqë
- Alvesi e dëshiron Dybalan te City
- Reali hedh poshtë mundësinë e transferimit të Ibrahimoviqit
- Hoyt e Vuçiq flasin për “modalitetet e dialogut me Prishtinën”
- “Serbia po zvogëlohet...”
- Prishtina pritet të mbetet keq, komunarët bëhen deputetë
- Objekti trekëndësh në Prishtinë, tërheq vëmendjen për formën dhe gjerësinë që ka
- Veseli uron Bajramin
- Gjuriq: Kurrë nuk do të heqim dorë nga Kosova
- Afër 3.5 milionë shqiptarë nesër zgjedhin institucionet e reja
- “Vetëm fjalë”, kënga e re nga Robert Berisha
- Putin viziton Krimenë, Kievi proteston
- SHBA: Shitja e dronëve në Indi nuk është kërcënim për Pakistanin
- Publikohet kënga e veçantë për muhaxherët e Shaqir Cërvadikut
- Digjet një depo në Prizren
- Mësohet çmimi i Samsung Galaxy Note 8
- Theret një burrë në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë
- Kurti rikujton atdhetarinë e besimtarëve myslimanë shqiptarë të Kosovës
- Izraeli sulmon Sirinë
- Shevchenko vazhdoi me instruksione në tenis
- Në Gjermani zbulohen kampe paraushtarake djathtiste
- “Një milion pushues kosovarë në një vend”, temë e së dielës në “Koha Ditore”
- Tri qëndrime për lokacionin e ndërtimit të shkollës së Muzikës në Prizren
- LDK-ja konfirmon se koalicioni LAA do të ketë 30 deputetë në Kuvend
- Sa vetura të vjetra u importuan që nga viti 2015
- Pse s’ka kontroll gjatë mbajtjes së Testit të Maturës
- Çfarë ndodhi sot gjatë pjesës së dytë të Testit të Maturës
- Përmbledhje e KTV-së për festën e nesërme të Bajramit
Posted: 24 Jun 2017 02:53 PM PDT Ish-sulmuesi i Bayernit dhe i kombëtares kroate, Ivica Oliq ka konfirmuar tërheqjen nga futbolli. Kroati, që ka mbi 100 paraqitje për kombëtaren e tij, ka varur këpucët në moshën 37 vjeçare, transmeton Koha.net. Pjesën më të madhe të karrierës e ka zhvilluar në Gjermani, me ekipet si Bayern Munich, Wolfsburg, Hamburg, dhe së fundmi për 1890 Munich. “Jam i gatshëm të varë këpucët. Mendoj se mund të largohem nga futbollit me ndërgjegje të pastër. Jam i lumtur, jam argëtuar, kam pasur...... This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
Çfarë parregullsish gjeti ZKA në Policinë e Kosovës Posted: 24 Jun 2017 02:33 PM PDT 245 pjesëtarë të Policisë së Kosovës, ushtrojnë grada tjera nga ato që i kanë arritur, raporton KTV. Shumë prej tyre madje ushtrojnë deri në tri grada. Kjo është një prej të gjeturave të Zyrës Kombëtare të Auditimit, paraqitur në raportin për vitin 2016 të Ministrisë së Punëve të Brendshme. Përveç kësaj, auditori ka tërhequr vërejtjen në lidhje me keqmenaxhimin në servisim të automjeteve të policisë, pasi që ka qindra në pritje për...... This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
Kur do të rifillojnë bisedimet Kosovë- Serbi dhe kush do t’i udhëheqë Posted: 24 Jun 2017 02:31 PM PDT Kanë kaluar katër muaj prej se Kosova dhe Serbia më nuk kanë zhvilluar takime në Bruksel, raporton KTV. Kjo nuk do të ndodhë derisa të formohet qeveria e re, ndërsa përfaqësimi ende mbetet i paqartë nëse do të jetë sërish në nivel kryeministrash apo presidentësh. Nëse Ramush Haradinaj bëhet kryeministër, ai është i gatshëm që këtë proces t’ia lë në duar atij që i filloi bisedimet, Hashim Thaçit. Edhe kandidati tjetër për kryeministër, Albin Kurti, thotë...... This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
Alvesi e dëshiron Dybalan te City Posted: 24 Jun 2017 02:30 PM PDT Dani Alves ka tentuar ta bindë Paulo Dybalan që t’i bashkohet atij te Manchester City, raporton Corriere dello Sport. Mbrojtësi brazilian raportohet se është shumë afër transferimit në Etihad Stadium nga Juventusi, transmeton Koha.net. Alves ka shkëlqyer në fanellën e Juventusit në sezonin që lamë pas, dhe atë e dëshiron në City, Pep Guardiola, me të cilin kishte punuar sa ishin pjesë e Barcelonës. ... This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
Reali hedh poshtë mundësinë e transferimit të Ibrahimoviqit Posted: 24 Jun 2017 02:23 PM PDT Real Madridi e ka hedhur poshtë mundësinë e transferimit të sulmuesit suedez Zlatan Ibrahimoviq, raporton Don Balon. Suedezi është liruar nga Manchester Unitedi, dhe është i lidhur me një kalim në MLS, por shpreson që ende të qëndrojë në Evropë. Ai ka shpresuar që agjenti i tij, Mino Raiola të mund të arrijë marrëveshje me kampionin e Evropës. ... This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
Hoyt e Vuçiq flasin për “modalitetet e dialogut me Prishtinën” Posted: 24 Jun 2017 02:10 PM PDT Pas takimit me zyrtarin e lartë amerikan, kryetari serb ka thënë se është folur për dialogun me Prishtinën dhe për modalitetet e këtij dialogu, pa treguar se cilat janë ato modalitete. Temë bisede ka qenë edhe implementim i Marrëveshjeve të Brukselit dhe ajo që intereson Serbisë nga ato marrëveshje – formim i Asociacionit të komunave serbe, transmeton Koha.net. Zyrtari i lartë i Departamentit amerikan të shteti Brian Hoyt Yee ka marrë pjesë në inaugurimin e kryetarit të Serbisë Aleksandar Vuçiq...... This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
Posted: 24 Jun 2017 01:46 PM PDT Për më pak se pesë vjet numri i banorëve në Serbi është pakësuar për 141 mijë e 136 veta, është thënë në një simpozium shkencor në Nish, transmeton Koha.net. një kohë të shkurtër kemi mbetur pa një qytet mesatar në Serbi, sa Leskovci. Në periudhën e analizuar nga viti 2011 deri në vitin 2016 Beogradi është bërë me 21.744 banorë të rinj. Numri i njerëzve në Vojvodinë pakësuar për 41.244, në Shumadi e Serbi perëndimore për 61.020, e në...... This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
Prishtina pritet të mbetet keq, komunarët bëhen deputetë Posted: 24 Jun 2017 02:34 PM PDT Rritja e Lëvizjes Vetëvendosje në nivel vendi në zgjedhjet e fundit parlamentare mund ta “lë keq” Komunën e Prishtinës. Edhe pse ende nuk janë certifikuar rezultatet, Lëvizja Vetëvendosje pritet të ketë 31 deputetë në Kuvendin e Kosovës, raporton emisioni “038” në KTV. Bazuar në një listë jozyrtare që ka rrjedhur në mediat online, 6 kandidatë të kësaj partie, që janë pjesë e ekzekutivit ose Kuvendit Komunal të Prishtinës, kanë fituar votat e mjaftueshme për...... This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
Objekti trekëndësh në Prishtinë, tërheq vëmendjen për formën dhe gjerësinë që ka Posted: 24 Jun 2017 01:24 PM PDT I vendosur jo shumë larg qendrës së Prishtinës, në Lagjen e Muhaxherëve, ky objekt banesor bie në sy për mënyrën e veçantë të ndërtimit. Po ta shikosh nga njëra anë duket normale, por nga ana tjetër ngjason me formën e një trekëndëshi. Forma e tij ka rënë në sy edhe te arkitektët, raporton emisioni “038” në KTV. Arbër Sadiki thotë se kjo ndërtesë duhet të merret shembull se si arkitektura duhet të shihet shumë më gjerë sesa vetëm...... This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
Posted: 24 Jun 2017 01:20 PM PDT Kreu i PDK-së, Kadri Veseli ka uruar besimtarët islam për festën e Bajramit të madh. Ky është urimi i plotë i tij: Të gjithë besimtarëve myslimanë në Republikën e Kosovës dhe në diasporë ua uroj festën e Fitër Bajramit, duke ju dëshiruar mirëqenie dhe lumturi në familje. Kjo festë shënon përmbylljen e muajit të Ramazanit, i cili është muaj i vlerave të humanizmit, sikurse janë paqja dhe solidariteti ndërnjerëzor. Këto vlera nuk i kanë munguar asnjëherë...... This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
Gjuriq: Kurrë nuk do të heqim dorë nga Kosova Posted: 24 Jun 2017 01:09 PM PDT Kurrë nuk do të heqim dorë nga Kosova dhe arma jonë më e madhe është këmbëngulja, ka thënë sot në Beograd drejtori i të ashtuquajturës Zyrë për Kosovën Marko Gjuriq, transmeton Koha.net. Ai, duke folur para fillimit të koncertit “U susret Vidovdanu” (Drejt Vidovdanit), në organizim të Lëvizjes për Kosovën në Serbi (Pokret za Kosovo i Metohiju u Srbiji) ka thënë se Vidovdani është betimi serb, betim për të gjithë serbët kudo që jetojnë e...... This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
Afër 3.5 milionë shqiptarë nesër zgjedhin institucionet e reja Posted: 24 Jun 2017 01:02 PM PDT Nesër në tërë territorin e Shqipërisë mbahen zgjedhjet parlamentare. Të drejtë vote kanë 3.452.260 votues. Zëdhënësja e KQZ-së, Drilona Hoxhaj tha për KosovaPress se Komisioni Qendror Zgjedhor ka bërë të gjitha përgatitjet për të gjitha ato që janë në kompetencë të saj. Sipas Hoxhajt, KQZ sipas kodit zgjedhor të Shqipërisë, ka marrë të gjitha masat që janë në kompetencë të saj që të bëjë gjithçka që procesi i votimit që mbahet...... This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
“Vetëm fjalë”, kënga e re nga Robert Berisha Posted: 24 Jun 2017 12:59 PM PDT Robert Berisha ka publikuar këngën e tij më të re, e cila titullohet “Vetëm Fjalë”. Muzikën, orkestrimin dhe tekstin e kësaj kënge e ka bërë EF, transmeton Koha.net. Astrit Stafaj interpreton në kitarë. Kurse videoklipin e ka bërë Video Art. ... This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
Putin viziton Krimenë, Kievi proteston Posted: 24 Jun 2017 01:00 PM PDT Ukraina ka dënuar sot vizitën e presidentit rus Vladimir Putin në gadishullin e Krimesë, duke e quajtur atë si një shkelje të sovranitetit të saj. Ministria e Jashtme e Ukrainës dënoi vizitën duke e quajtur një shkelje të madhe të sovranitetit dhe integritetit territorial të saj, transmeton kp. Putin vizitoi në Krime pushimoren e rinisë Artek në bregun e Detit të Zi, njoftoi Kremlini. “Jo shumë kohë më parë Artek ka përjetuar kohë të vështira, por tani është në rrugën e...... This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
SHBA: Shitja e dronëve në Indi nuk është kërcënim për Pakistanin Posted: 24 Jun 2017 12:59 PM PDT Administrata e presidentit Trump nuk beson se shitja e dronëve të teknologjisë së lartë në Indi paraqet një kërcënim për Pakistanin, ka njoftuar një zyrtar i lartë i Shtëpisë së Bardhë. Duke folur me gazetarët në Shtëpinë e Bardhë, ky zyrtar ka thënë se vendimi për shitjen e këtyre pajisjeve është marrë duke pasur parasysh marrëdhëniet e tensionuara midis Islamabadit dhe Nju Delhit, veçanërisht në rajonin e kontestuar të Kashmirit, ku ka lëvizje sporadike të...... This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
Publikohet kënga e veçantë për muhaxherët e Shaqir Cërvadikut Posted: 24 Jun 2017 12:47 PM PDT Këngëtari i njohur kosovar, Shaqir Cërvadiku – i njohur si Shaqa, ka publikuar këngën e re dedikuar muhaxherëve. Kënga titullohet “Amaneti i Muhaxherëve”. Kjo është një këngë e ndjeshme e cila përshkruan vuajtjet e popullit shqiptar ndër vite dhe shpërnguljen me dhunë nga trojet autoktone, transmeton Koha.net. Ashtu siç ka premtuar këngëtari Shaqa, në videoklipin e këngës “Amaneti i Muhaxherëve” ka pamje filmike autentike të shpërnguljes së shqiptarëve të pa...... This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
Posted: 24 Jun 2017 12:30 PM PDT Në Prizren sot është djegur një depo e ambalazhit të plastikës, transmeton Koha.net. Këtë për Koha.net e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës në Prizren, Hazir Berisha, i cili bën të ditur se është djegur objekti i ish-fabrikës së duhanit. Ai ka thënë se nuk të lënduar nga ky rast, por që dëmet materiale janë mjaft të mëdha. “Sot është djegur depoja e ambalazhit të plastikës që është objekti i ish-fabrikës së duhanit. Nuk...... This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
Mësohet çmimi i Samsung Galaxy Note 8 Posted: 24 Jun 2017 12:25 PM PDT Duket se gjiganti i teknologjisë, Samsung, është duke i rritur çmimet e secilit smartfon të ri të avancuar. Galaxy S8 ishte rreth 100 euro më shtrenjtë se paraardhësi i tij dhe sipas raporteve të fundit, fableti i ardhshëm i avancuar i kompanisë do të jetë edhe më i shtrenjtë, transmeton Koha.net. Llogaria e famshme @evleaks, shkruan se ky fablet do të zbulohet në gjysmën e dytë të muajit shtator dhe se do të jetë smartfoni më i shtrenjtë i Samsungut. Galaxy Note 8 në Eurozonë do të...... This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
Theret një burrë në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë Posted: 24 Jun 2017 12:12 PM PDT Një burrë është therur para pak çasteve në sheshin Zahir Pajaziti në Prishtinë, transmeton Koha.net. Autoambulanca ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka trajtuar viktimën, i cili është dërguar për trajtim të mëtutjeshëm në QKUK. Rastin e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës. Zëdhënësi i Policisë, Baki Kelani për KTV ka thënë se të dyshuarit kanë ikur menjëherë nga vendi i ngjarjes. “Njësitet policore menjëherë kanë dalë në vendin e ngjarjes...... This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
Kurti rikujton atdhetarinë e besimtarëve myslimanë shqiptarë të Kosovës Posted: 24 Jun 2017 12:10 PM PDT Kandidati për kryeministër nga Vetëvendosje, Albin Kurti, në një postim sot në Facebook, ka përkujtuar kontributin dhe sakrificën e disa veprimtarëve atdhetarë myslimanë të shquar nga Kosova të cilët luftuar për liri, pavarësi e bashkim të vendit, transmeton Koha.net. Kurti ka zgjedhur ditën e fundit të muajit Ramazanit për të numëruar këta veprimtarë e për të përmendur aktivitetet e tyre në të mirë të atdheut. Ky është postimi i Kurtit: Sot është dita e fundit...... This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
Posted: 24 Jun 2017 12:03 PM PDT Forcat ajrore të Izraelit kanë njoftuar se kanë kryer sulme brenda Sirisë në përgjigje të disa predhave artilerie që u hodhën në Golan, territor i kontestuar izraelit. “Në përgjigje të sulmit me mbi 10 predha artilerie të nisura nga Siria, aeroplani i forcave ajrore izraelite goditi vendin se prej nga janë nisur ato”, ka njoftuar ushtria izraelite përmes Twitterit. Predhat e artilerisë thuhet se u ulën në Golan, vend sirian i cili është pushtuar nga Izraeli në vitin 1967. Ky është ende vend diskutabil...... This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
Shevchenko vazhdoi me instruksione në tenis Posted: 24 Jun 2017 11:49 AM PDT Të premten e të shtunën e kësaj jave ka përfunduar edhe një dy ditësh i stërvitjeve në tenis, me ekspertin e dërguar nga ITF, maqedonasin Goran Shevchenko. Në fundjavë është parë numri më i madh i trajnerëve, por edhe i tenistëve të rinj, të cilët një ditë shpresojnë, ta përfaqësojnë Kosovën në garën ndërkombëtare, raporton KTV. Eksperti nga Federata Ndërkombëtare e Tenisit, Shevchenko, u shpreh tejet i kënaqur me zhvillimin e tenistëve, por tha se edhe...... This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
Në Gjermani zbulohen kampe paraushtarake djathtiste Posted: 24 Jun 2017 11:00 AM PDT Policia kundër terroriste gjermane ka zbuluar rrjetin e kampeve paraushtarake djathtiste për ushtrime të fshehur nëpër male, transmeton Koha.net. Në këtë aksion janë konfiskuar armë e drogë, ndërsa hetues nga Thuringen kanë deklaruar se të paktën 13të dyshimtë janë të njohur për policinë dhe se disa nga ta janë pjesë e aktivitetit ndërkombëtar ultra, shkruan The Independent, përcjell al jazeera. Policia, pos armëve, ka gjetur edhe material propagandues, telefona mobilë e kompjuterë në 14...... This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
“Një milion pushues kosovarë në një vend”, temë e së dielës në “Koha Ditore” Posted: 24 Jun 2017 02:00 PM PDT “Një milion pushues kosovarë në një vend” është kryetitull i së dielës në Koha Ditore. Në shkrimin kryesor, me të njëjtin titull, mund të mësoni se pse Shqipëria mbetet vendi i preferuar i kosovarëve për pushimet verore, lidhjen e pushimit me politikën dhe festën e ramazanit, çmimet dhe kufizimet nga mos-liberalizimi i vizave. Për temën e së dielës, vjen komenti “turizëm në qark të mbyllur”. Në intervistë lexoni se pse dështimet e institucioneve kanë...... This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
Tri qëndrime për lokacionin e ndërtimit të shkollës së Muzikës në Prizren Posted: 24 Jun 2017 12:31 PM PDT Komuna e Prizrenit kishte marrë vendim që shkollës së muzikës t’i ndërrohej lokacioni, duke propozuar që objekti i ri i shkollës të ndërtohej në hapësirën ku më herët kishte qenë objekti i qendrës tregtare “Ben-af”, raporton KTV. Ky vendim është kundërshtuar nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës në këtë komunë, duke kërkuar nga komuna që të respektohen ligjet procedurat ligjore. Më herët, shoqëria civile në Prizren, kishte propozuar që kjo...... This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
LDK-ja konfirmon se koalicioni LAA do të ketë 30 deputetë në Kuvend Posted: 24 Jun 2017 10:31 AM PDT Përmes një komunikate për media Lidhja Demokratike e Kosovës thotë se edhe pas numërimit të votave të diasporës koalicioni LDK-AKR-Alternativa-Lëvizja për Drejtësi do të ketë 30 deputetë. “Lidhja Demokratike e Kosovës informon opinionin publik se rezultatet e fundit nga vëzhguesit tanë në qendrën e numërimit të votave konfirmojnë se Koalicioni LDK-AKR-Alternativa-Lëvizja për Drejtësi do t'i ketë 30 deputetë në Kuvendin e Republikës së Kosovës”, thuhet në...... This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
Sa vetura të vjetra u importuan që nga viti 2015 Posted: 24 Jun 2017 11:20 AM PDT Mbi 31 mijë automjete janë importuar në Kosovë që nga viti 2015 kur ishte lejuar importi i veturave me vjetërsi të pakufishme. Nga to, shumica apo 19 mijë e 587 janë më të vjetra se 10 vjet. Kjo periudhë është shfrytëzuar edhe nga bizneset, raporton KTV. Veturat e vjetra konsiderohen si një nga ndotësit kryesorë të ajrit. Por që nga 2015-a, kur ishte marrë vendim për lejimin e importit të automjeteve me vjetërsi të pakufishme, në Kosovë kanë hyrë mbi 31 mijë automjete. Sipas të...... This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
Pse s’ka kontroll gjatë mbajtjes së Testit të Maturës Posted: 24 Jun 2017 10:43 AM PDT Tashmë nxënësit që e kanë kaluar testin e arritshmërisë, e kanë mundësinë për t’u regjistruar në shkollë të mesme, raporton KTV. Por, në të shumtën e rasteve, kryesisht nxënësit e shkëlqyer, marrin shumë pak pikë në këtë testim, çka ndikon që ata të mos mund të regjistrohen aty ku duan. Krejt kjo, sipas njohësve të arsimit, shkaktohet pasi nuk ka kontroll të Ministrisë së Arsimit për mbarëvajtjen e këtij procesi dhe lejohet kopjimi. Por,...... This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
Çfarë ndodhi sot gjatë pjesës së dytë të Testit të Maturës Posted: 24 Jun 2017 10:22 AM PDT Të shtunën është mbajtur pjesa e dytë e Testit të Maturës, të cilit i janë nënshtruar rreth 25 mijë nxënës, raporton KTV. Por, edhe kësaj radhe testi është shpërndarë nëpër rrjetet sociale. Drejtoresha e Arsimit në Komunën e Prishtinës, Arbërie Nagavci, ka thënë se kryesisht në kryeqytet mbarëvajtja ka qenë në rregull. Problem kryesor i këtij procesi sipas Këshillit Rinor Kosovar, ka qenë se nga 75 qendra të testimit të monitoruara është raportuar...... This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
Përmbledhje e KTV-së për festën e nesërme të Bajramit Posted: 24 Jun 2017 10:10 AM PDT Me rastin e Festës së Fitër Bajramit, qytetarët e besimit islam i kanë uruar zyrtarë institucionalë dhe liderë politikë të vendit, raporton KTV . Namazi i Fitër Bajramit falet të dielën në orën 05:37 minuta dhe ceremonia kryesore do të mbahet në Xhaminë e Madhe, Sulltan Mehmet Fatih në Prishtinë Duke rikujtuar që kjo festë vjen pas një muaji agjërim, myftiu i Kosovës, Naim Tërnava porositi që në përditshmëri ta kultivojmë paqen, mirëqenien dhe solidaritetin. ... This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
You are subscribed to email updates from KOHA.net. To stop receiving these emails, you may unsubscribe now. | Email delivery powered by Google |
Google Inc., 1600 Amphitheatre Parkway, Mountain View, CA 94043, United States |
Lexo edhe: