Skip to main content

Zëri: “Osmani: PDK me çdo kusht dëshiron të mbetet në pushtet” plus 29 more

Zëri: “Osmani: PDK me çdo kusht dëshiron të mbetet në pushtet” plus 29 more


Osmani: PDK me çdo kusht dëshiron të mbetet në pushtet

Posted: 23 May 2017 03:04 PM PDT

Ish-deputetja e LDK-së, Vjosa Osmani, thotë se një koalicion parazgjedhor mes LDK-së dhe Vetëvendosjes do të ishte opsioni më i mirë për zgjedhjet e 11 qershorit. Edhe pse LDK në zgjedhje do të hyjë në koalicion me AKR-në dhe Alternativën dhe Vetëvendosje si e vetme, dy partitë patën bisedime për një bashkëpunim të mundshëm, por një gjë e tillë nuk u konkretizua. Sa i përket koalicionit PDK-AAK-Nisma, Osmani ka thënë se nuk është befasuar fare sepse thotë se “PDK me......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Osmani: Do të ndihesha keq për këtë vetëm nëse qytetarët do të më rendisnin në numrin 81

Posted: 23 May 2017 02:52 PM PDT

Vjosa Osmani, kandidate për deputete në radhët e LDK-së, ka thënë se e ka ditur që do të jetë pjesë e listës. Përfshirja e Osmanit në listën e LDK-së ngjalli shumë zhurmë në opinion pasi u raportua se mund të lihet jashtë pas kundërshtimeve që ka pasur ajo si ish-deputete në radhët e LDK-së. "Jam kontaktuar nga kandidati i ri Avdullah Hoti për të shikuar mundësinë për të qenë pjesë e ekipit me të cilin ai pretendon të bashkëpunojë më......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Blindohet Britania e Madhe, e gjithë ushtria në rrugë

Posted: 23 May 2017 02:38 PM PDT

Sulmi i djeshëm terrorist në Mançester të Britanisë së Madhe ka ngritur në nivelin maksimal alarmin e sigurisë. Për këtë arsye, në rrugët e Britanisë së Madhe do të dalë ushtria për të garantuar sigurinë e qytetarëve. Këtë fakt e ka pohuar Kryeministri e Britanisë së Madhe Theresa May sonte gjatë një konference për shtyp. Ajo tha se niveli i kërcënimit terrorist në Mbretërinë e Bashkuar është rritur dhe për këtë arsye ushtarët do të......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Roma zyrtarizon fanellat e reja, konfirmohen dy largime të mëdha (Foto)

Posted: 23 May 2017 02:33 PM PDT

Roma ka prezantuar fanellat e reja për edicionin e ardhshëm 2017/18 Skuadra e Romës ka publikuar fanellat e reja për edicionin 2017/18, të cilat do të vishen në ndeshjen lamtumirëse të legjendës Francesco Totti. Roma do të pres Genoan në Olimpico të dielën, ku në rast të fitores do të siguronin pozitën e dytë që dërgon direkt në Ligën e Kampionëve. Fanellat e reja do të jenë me tradicionale verdh e kuq, të cilat prodhohen nga kompania Nike dhe në shitje dalin nga 25 maji. Lojtari kryesor......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Zbulohen SMS-të që Berisha i dërgonte Ramës nga çadra

Posted: 23 May 2017 02:32 PM PDT

Ish-kryeministrin Sali Berisha dhe kreun e qeverisë Edi Rama i kemi parë të debatojnë ashpër gjatë seancave plenare, jo vetëm në legjislaturën që po mbyllet, por edhe më parë. Por ndonëse për 3 muaj opozita nuk ka qenë e pranishme në Kuvend, për shkak të bojkotit dhe protestës, komunikimi mes tyre duket se nuk ka munguar. Madje nuk ka qenë një komunikim i ashpër me debate e replika, por “miqësor” dhe këshillues. Të paktën kështu ka qenë nga ana e ish-kryeministrit Berisha, siç e......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Mijëra votues nga diaspora rrezikojnë të mbesin pa votuar

Posted: 23 May 2017 02:18 PM PDT

Qytetarëve që jetojnë jashtë Kosovës, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), nuk u ka ofruar mundësitë e duhura që të aplikojnë për të marrë pjesë në zgjedhjet e 11 qershorit, thonë përfaqësuesit e shoqërisë civile. Albert Krasniqi, nga Instituti Demokratik i Kosovës, tha për Radion Evropa e Lirë se KQZ nuk ka adresuar siç duhet kërkesat dhe interesimin e mërgimtarëve për të qenë pjesë e procesit zgjedhor. "Komisioni Qendror i Zgjedhjeve nuk ka zhvilluar një fushatë......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Haxhiu numëron dështimet e Shpend Ahmetit, ia përmend jahtin (Video)

Posted: 23 May 2017 02:05 PM PDT

Anëtari i Partisë Demokratike të Kosovës Bekim Haxhiu thotë se Vetëvendosje nuk ofron zgjidhje për qytetarët e Kosovës pasi e kanë treguar vetën me qeverisjen në Prishtinë. Në një debat televiziv në televizionin Dukagjini, Haxhiu i është kundërpërgjigjur Smail Kurteshit të Vetëvendosjes, i cili kritikoi koalicioni PDK-AAK-NISMA. “Edhe Vetëvendosje është e sprovuar në Prishtinë dhe ka dështuar. Unë veç rrugën B po ta numëroj edhe Kurrizin edhe jahtin”, tha Haxhiu......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Shumë ritëm sjell Elona Leka me "Pina Kcejna", shijojeni

Posted: 23 May 2017 02:04 PM PDT

Ka ardhur bukur dhe me plot ritëm këngëtarja Elona Leka me këngën më të re. Është fjala për këngën që ka edhe një klip të bukur me titull “Pina kcejna”, një këngë që vetëm për pak ditë ka kaluar njëqind mijë klikime ndërsa po dëgjohet mjaft. Këtë herë artistja ka bashkëpunuar për muzikë dhe orkestrim me Irkenc Hyka dhe teksti është shkruar nga Petro Xhori, e për veshje është kujdesuar Joni Peqi. Elona është me origjinë nga......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

O’Connell falënderon miqtë nga Kosova për mbështjetjen pas sulmit në Londër

Posted: 23 May 2017 02:01 PM PDT

Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Ruairi O’Connell ka falënderuar përzemërsisht popullin e Kosovës, brenda dhe jashtë në Diasporë për ngushëllimet që i kanë dërguar pas sulmit të mbrëmshëm në Manchester Arena. Duke i quajtur miq të Britanisë së Madhe,  O’Connell përmes një postimi në Facebook, porositë të gjithë të vazhdojnë kështu dhe të përhapin sa më shumë dashurin, pasi vetëm në këtë mënyrë mund të......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Konjufca: Frika i bëri bashkë PDK-në e AAK-në

Posted: 23 May 2017 01:38 PM PDT

Glauk Konjufca nga Vetëvendosje ka thënë se që prej janarit të vitit 2016-të ka qenë në dijeni për koalicionin PDK-AAK-Nisma. Në Magazinën Zgjedhore në Klan Kosova, Konjufca tha se këtë koalicion e ka dëgjuar në një bisedë të drejtpërdrejt me Ramush Haradinaj. “Ai na ka thënë që qeverisja e ardhshme duhet të jetë me PDK-në ku do të bëhet bashkë Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Ramush Haradinaj dhe Fatmir Limaj, e pastaj aty mund të shkojë kush të......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Rreziku i partive që të humbin deputetë

Posted: 23 May 2017 01:29 PM PDT

Ligji për zgjedhjet e thotë që deputetin e larguar e zëvendëson deputeti që ka më së shumti vota e që nuk ka arritur të hyjë në Kuvend. Nëse ndonjëri nga deputetët e koalicioneve e dorëzon mandatin për çfarëdo arsye, nuk ia garanton atë ulëse partisë së tij. Partia Demokratike e Kosovës së bashku me 13 parti të tjera do të hyjë në garë për zgjedhjet e 11 qershorit. Në listën e Koalicionit PDK-AAK-Nisma dhe parti tjera janë listuar 110 kandidatë. Kurse, Lidhja......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Gëzim në familjen e Daut Haradinajt (Foto)

Posted: 23 May 2017 01:28 PM PDT

Davidi, djali i Daut Haradinajt e ka përfunduar vitin shkollor. Ky vit ishte i suksesshëm për djalin e kandidatit për deputet të koalicionit PDK-AAK-NISMA, dhe ka bërë krenar prindërit. Haradinaj nëpërmjet një statusi në Facebook, ka treguar se i biri i tij nuk i ka ‘koritë’. Ai ka uruar djalin, dhe ka bashkangjitur fotografi nga ceremonia e përfundimit të vitit shkollor. “E përfundojë një vit shkollë edhe duket që s’do me na “koritë”. Urime David!”, ka shkruar Haradinaj në......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Vajza e Kujtim Shalës shkëlqen sonte në mbrëmjen e maturës

Posted: 23 May 2017 01:24 PM PDT

Vajza tashmë zëvendëskryeministri i Kosovës në largimi, Kujtim Shala, sonte ka mbrëmjen e maturës. Melisa Shala duket për mrekulli në një fustan të veçantë. Ajo ishte e shoqëruar me një maturant simpatikë. Për më shumë shikojeni fotot:  ...

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Gecaj u kërkon falje votuesve të LDK-së për koalicionin me PDK-në

Posted: 23 May 2017 01:09 PM PDT

Bajram Gecaj, këshilltar i kryeministrit në largim, Isa Mustafa, u ka kërkuar falje votuesve të Lidhjes Demokratike të Kosovës që partia hyri në koalicion me PDK-në për të bashkëqeverisur vendin. Gecaj, i cili para rrëzimit të Qeverisë kishte mbrojtur koalicionin ndërmjet LDK’së e PDK’së, ka thënë në RTV Dukagjini se bashkëpunimi me PDK-në ka qenë vendim i gabuar. “U kërkoj falje votuesve të LDK-së për gabimin që kemi bërë, duke hyrë në koalicion me......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Hyseni: Kjo është e vërteta pse Shpejtim Bulliqi nuk është në Listën Zgjedhore të LDK-së!

Posted: 23 May 2017 01:05 PM PDT

Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Skënder Hyseni në emisionin “Magazina Zgjedhore” në Klan Kosova ka folur edhe përjashtimet në LDK. Ai duke e komentuar mospërfshirjen e Shpejtim Bulliqit në listën e LDK-së, për shkak të qëndrimeve të tija kundër demarkacionit, tha se kjo është çështje e degës. “Degat i propozojnë kandidatët për deputetë. Ju duhet t’i pyesni degët, në këtë rast degën e Podujevës”, tha ai. Sipas tij, ai......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Debat i ashpër PDK-LDK, Haxhiu-Gecajt: Pse po rren?

Posted: 23 May 2017 01:04 PM PDT

Një debat i ashpër është zhvilluar ndërmjet anëtarit të PDK-së, Bekim Haxhiu dhe atij të LDK-së, Bajram Gecaj. Gjatë debatit në RTV Dukagjini ishte ish-deputeti Haxhiu i cili iu drejtua Gecajt me fjalët “po rren”,transmeton lajmi.net Reagimi ishte i menjëhershëm nga Gecaj: “Po rren shko thuju atyne që je mësu”, tha ai. Debati vazhdoi me akuza të ashpra, madje Bekim Haxhiu në një moment i tha Gecajt se “ti nuk po e dishe Kosovën, a je shku najherë në Mitrovicë”. Kurse......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Mbyllet Kosovë-Irlandë, ky është rezultati final

Posted: 23 May 2017 01:03 PM PDT

Përfaqësuesja e Kosovës U17 ka pësuar humbje në ndeshjen e dytë në kuadër të turneut ndërkombëtar që po mbahet në Castlebar të Irlandës në organizim të UEFA-s. Të përzgjedhurit e Besnik Kollarit pas fitores në ndeshjen e parë kundër Danimarkës, sonte kanë pësuar humbje nga skuadra nikoqire, Irlanda, me rezultat 1:2. Të parët në epërsi kaluan futbollistët e Kosovës me golin e shënuar nga Albin Prapashtica, në minutën e 45-të. Megjithatë irlandezët......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Haradinaj: Po afrohet dita kur punët e Kosovës do të kryhen

Posted: 23 May 2017 12:59 PM PDT

Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, para simpatizantëve në Gjakovë ka thënë se po afrohet dita kur punët e Kosovës do të kryhen. “Është afruar dita kur punët e Kosovës kanë me u kry, po fillon një epokë e re. Populli nuk e duron më një Kosovë me fusnotë. Kemi shumëçka në këtë vend që nuk do të lejojmë të shkojë qysh kanë shkuar deri tani”, ka thënë Haradinaj. Haradinaj, duke folur për demarkacionin, ka......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Koalicioni PDK-AAK-NISMA tërhiqet nga debati televiziv për demarkacionin

Posted: 23 May 2017 12:43 PM PDT

Me arsyetimin se formati i emisionit nuk i përshtatet kërkesës së tyre, koalicioni mes PDK-së, AAK-së dhe NISMA për Kosovën, nuk ka pranuar të marrë pjesë në Magazinën Zgjedhore në Klan Kosova, raportoi televizioni. Zyrtarët e këtij koalicioni kanë kërkuar që në debat të ketë pjesëmarrës nga përfaqësues të secilës parti – rrjedhimisht kanë kundërshtuar formatin e debatit. Por ftesën e kanë pranuar Skënder Hyseni nga koalicioni Lidhja Demokratike e Kosovës –......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Ja se si vetura zyrtare i ik kolonës së shkaktuar nga një aksident (Foto)

Posted: 23 May 2017 12:30 PM PDT

Rreth orës 15:30 të ditës së sotme është shkaktuar një aksident trafiku në hyrje të Prishtinës, saktësisht në Veternik, raporton "Zeri.info". Si pasojë e këtij aksidenti është bërë kolonë e gjatë e veturave me ç'rast edhe është vështirësuar qarkullimi i automjeteve. Mirëpo, një lexues i "Zeri.info" i ka dërguar këto fotografi në adresë të redaksisë sonë, ku shihet se si vetura zyrtare i ik kolonës. Duke shkelur rregullat e trafikut......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Soni Malaj dhe Ermal Mamaqi përplasen në rrjetet sociale për çështje private e familjare

Posted: 23 May 2017 12:20 PM PDT

Ditën e djeshme portali Xing.al i cili drejtohet nga moderatori i njohur Ermal Mamaqi kishte publikuar një artikull mbi historitë e dashurisë të këngëtares Soni Malaj. Ka qenë pikërisht ky lajm pikënisja e një përplasje virtuale mes dy miqsh të vjetër si Ermali dhe Soni për çështjet e tyre private. Këngëtares duket se nuk i ka pëlqyer shumë fakti që portali shkruante se Soni i “braktiste” të dashurit e saj. Në artikull përmendeshin dy nga marrëdhëniet që Soni ka patur me personazhe......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Ja çka thotë Vjosa Osmani për kandidaturën e Avdullah Hotit

Posted: 23 May 2017 12:15 PM PDT

E ftuar ne Rrokum Roll te TV Rrokum, ish deputetja e LDK’s, Vjosa Osmani, e ka komentuar kandidaturën e Avdullah Hotit për kryeministër nga radhët e LDK’s. “Ka ardhur koha qe me i përkrahë kandidaturat e njerëzve qe e tregojnë Kosovën si një vend normal evropian, prandaj nuk e di a ka portretizim ma te mire me Avdullah Hotin se kjo”, vlerëson Osmani. Madje, Osmani thotë se, s’kishte me pranuar me qenë pjesë e një ekipi, nëse s’kishte me qenë kandidati i duhur. Ne anën tjetër, Osmani e pranon se Avdullah......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

A do të aderonte Matoshi në AAK sikur të dinte për koalicionin PDK- AAK-Nisma?

Posted: 23 May 2017 12:07 PM PDT

Sot kandidat për përfaqësues në Kuvendin e Kosovës në radhët e AAK-së, Halil Matoshi thotë se nuk ka pasur mundësi kohore që të marrë pjesë në matematikat dhe analizat që janë bërë deri në koalicionin parazgjedhor. Ai thotë se aderimin e tij e kishte bërë në kohën kur Aleanca ende ishte opozitë. Mirëpo, i pyetur nëse do të kthehej pas po ta dinte se lideri i AAK-së-, Ramush Haradinaj do të bënte një bllok politik me PDK-në, ai thotë se në histori nuk ka......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Abdixhiku tregon pse LDK e Vetëvendosje s'u morën vesh për bashkëpunim

Posted: 23 May 2017 11:56 AM PDT

Kandidati për deputet nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka folur për bisedimet që LDK zhvilloi me Lëvizjen Vetëvendosje për një bashkëpunim të mundshëm. Ai ka thënë se mes LDK'së e VV'së nuk u realizua marrëveshje më shumë për shkak të afateve kohore se sa ndryshimeve programore. Sipas Abdixhikut, LVV kishte dy alternativa. "E para që Vetëvendosje t’i bëhet bashkë bllokut të madh që ishte krijuar, bllokut LDK –AKR- Alternativa dhe koalicioni i......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Osmani: Isha e informuar se do të përfshihem në listën e LDK-së, numri s’ka rëndësi (Video)

Posted: 23 May 2017 11:47 AM PDT

Ish-deputetja e LDK-së, Vjosa Osmani, thotë se ka qenë e bindur dhe e informuar drejt nga Avdullah Hoti dhe zyrtarë të tjerë të partisë, lidhur me përfshirjen e saj në listën për deputete. “Pa u përpiluar lista, s’kam mujt me folë me siguri të plotë, sepse politika kosovare nganjëherë është e paparashikueshme”, ka thënë Osmani, në emisionin “Rrokum Roll” në TV Rrokum. Sa i përket numrit të saj në listë, Osmani thotë se, është e parëndësishme......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Dy motrat, kandidate për deputete në dy parti të ndryshme

Posted: 23 May 2017 11:17 AM PDT

  Në legjislaturën e ardhme të Kuvendit të Kosovës që pritet të formohet si rezultat i zgjedhjeve të parakohshme të 11 qershorit, mund t’i shohim dy motra, që janë kandidate për deputete nga dy parti të ndryshme. Bëhet fjalë për kandidaten e LDK-së, Njomza Emini dhe motrën e saj Violeta Emini – Salihu, e cila është kandidate për deputete nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje. Në listën zyrtare të LDK-së me emrat e kandidatëve për deputetë në Kuvendin e......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Të shtunën subjektet politike mësojnë numrat e tyre në fletëvotim

Posted: 23 May 2017 10:45 AM PDT

Të shtunën (27 maj) subjektet politike që garojnë në Zgjedhjet Parlamentare do të mund ta dinë numrin e tyre në fletëvotimin e këtyre zgjedhjeve. Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi tha për Gazetën Monitor se ngjashëm sikurse herave të kaluara edhe kësaj radhe do të organizohet një ceremoni ku do të bëhet tërheqja e shortit. Sipas tij tërheqja e shortit do të jetë transparente dhe do të bëhet nga vetë përfaqësuesit e subjekteve politike. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Ambasadori Greiçevci: Asnjë shtetas i Kosovës nuk ka pësuar nga sulmi në Mançester

Posted: 23 May 2017 10:33 AM PDT

Ambasadori i Kosovës në Londër, Lirim Greiçevci, ka bërë të ditur se asnjë shtetas i Kosovës nuk është i vdekur apo i lënduar nga sulmi në Mançester. ​ Ai ka bërë të ditur se Ambasada e Kosovës gjatë gjithë kohës ka qenë në kontakt me autoritetet e Britanisë. “Ju njoftojmë se pas sulmit të mbrëmshëm terrorist në Mançester, Ambasada e Kosovës ka qenë në kontakt të vazhdueshëm me autoritetet britanike për të kuptuar nëse ndonjë......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Serbët provokojnë në Graçanicë: 'Kosova është zemra e Serbisë'

Posted: 23 May 2017 10:07 AM PDT

Serbët kanë provokuar përsëri. Ndeshja miqësore bamirëse ndërmjet Crvena Zvezdës dhe Graçanicës është përshkuar me mesazhe politike provokuese nga tifozët serbë. “Kosova është zemra e Serbisë”, ka qenë mesazhi që tifozët e kanë shpalosur në miqësoren që u zhvillua të martën në Graçanicë, ndërkohë që u pa edhe harta e Kosovës dhe në mes të saj tifozët serbë, që po ashtu kanë bërë thirrje dhe brohoritje......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Beogradi shantazhon serbët e Kosovës

Posted: 23 May 2017 09:46 AM PDT

Beogradi zyrtar po u bën presion qytetarëve serbë të Kosovës që në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të Kosovës të votojnë vetëm për Listën Serbe, si dhe po përdor forma shantazhi ndaj pesë subjekteve tjera politike serbe, të cilat janë pjesë e garës zgjedhore, vlerësojnë përfaqësuesit e disa subjekteve politike serbe në Kosovë, si dhe njohësit e zhvillimeve politike. Kryeministri në largim, përkatësisht presidenti i zgjedhur i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, u ka......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more