Skip to main content

“Qysh me ditë ndikimin e kafesë në lëkurë?” plus 8 more Qysh me

“Qysh me ditë ndikimin e kafesë në lëkurë?” plus 8 more Qysh me


Qysh me ditë ndikimin e kafesë në lëkurë?

Posted: 23 May 2017 02:26 PM PDT

Lidhur me ndikimin e kafes për shëndetin ka analiza nga më të ndryshmet, por një gjë është e sigurt: ky lëng magjik ka efekte shumë pozitive nëse konsumohet në mënyrë periodike por edhe të moderuar.

Sipas studimeve të mëparshme të kryera nga Universiteti i Harvardit, rezulton se kafja shëron shumë sëmundje dhe shpëton jetën duke ulur numrin e vdekjeve.

Ndërkohë një studim i kryer së fundmi nga Instituti i mbrojtjes së shëndetit në SHBA, nxjerr në pah një tjetër benefit të kafesë: konsumimi i tij ul me 20% riskun e sëmundjes së lëkurës Melanoma, e cila është një ndër kanceret më të rrezikshme për lëkurën.

Studimi i cili zgjati plot 10 vjet dhe në të cilën morën pjesë 450 000 veta, vërtetoi se personat të cilët konsumojnë rregullisht disa filxhanë kafe në ditë kanë shumë më pak rrezik të preken nga kjo sëmundje e rëndë e lëkurës.

The post Qysh me ditë ndikimin e kafesë në lëkurë? appeared first on Qysh Me.

Qysh me përgaditë maskë për flokë të dëmtuar?

Posted: 23 May 2017 02:23 PM PDT

Përdorimi i avocados sic e dimë sjellë shumë përfitime për shëndetin tonë, por avocado mund të përdoret edhe si trajtues natyral i problemeve me flokët.

Përdorimi i saj ju ndihmon në mbrojtjen e flokëve dhe rikthimin e shkëlqimtit, ndihmon në luftimin e majave të dyfishta si dhe në zbutjen e tyre.

Avokadoja është e pasur me vitamin A dhe E, ajo  njihet për dobinë e saj në riparimin e skalpit të kokës si dhe flokëve të dëmtuara.

Kjo maskë e krijuar nga avokadoja, mjalta dhe vaji i ullirit, sjellë rezultate shumë të mira.

Ju nevojiten:

  • 1 avokado
  • 2 lugë vaj ulliri
  • 2 lugë mjaltë

Miksoni të gjithë këta ingredientë së bashku duke fituar një masë homogjene, vendoseni këtë maskë në flokë prej rrënjës deri tek majat dhe lëreni të qëndrojë për 20 minuta.

Shpërlani flokët pas kësaj dhe do të vëreni rezultatet.

The post Qysh me përgaditë maskë për flokë të dëmtuar? appeared first on Qysh Me.

Qysh me i ditë përfitimet shëndetësore nga uthulla e mollës?

Posted: 23 May 2017 02:20 PM PDT

Duke u bazuar në shumë studime, obeziteti është i lidhur ngushtë me gjumin. Sa më shumë peshë të ketë një njeri aq më shumë probleme me gjumi do të ketë. Uthulla e mollës ka aftësinë të luftojë grumbullimin e dhjamit dhe redukton oreksin. Uthulla gjithashtu përmban pektin që relakson trurin. Kështu që kur ndiheni të uritur para se të flini hiqni duart nga çokollatat dhe përzieni 1 lugë gjelle uthull molle në një gotë uji dhe pijeni.

  1. Trajton dhimbjet e fytit

Bakteri përgjegjës për dhimbjen e fytit nuk mbijeton dot në një ambient ku ka uthull molle. Merrni 1 lugë çaji uthull molle dhe kalojeni një orë para se të shkoni në shtrat.

  1. Lemza do zhduket

Uthulla e mollës stimulon nervat përgjegjëse për lemzën dhe shijimi i uthullës do të bëjë që nervat ta "harrojnë" lemzën. Një lugë çaji me uthull molle i tretur në një filxhan ujë mjafton për ta ndaluar.

  1. Çliron hundët e zëna

Uthulla e mollës është e pasur me magnez, kalium dhe vitaminë B1, B2, A, dhe E pastron mukozën dhe sinuset. Përzieni një lugë çaji uthull molle në një gotë ujë dhe pijeni para se të shkoni në shtrat.

  1. Rregullon acidin në stomak

Uthulla e mollës ka aftësinë të rregullojë nivelet e acidit në stomakun tuaj. Thjesht përzieni një lugë gjelle uthull në një gotë ujë dhe pijeni përpara se të shkoni në shtrat.

  1. Rregullon frymën e keqe

 

Bakteri në gojën tuaj është për këtë shkak. Siç thamë më parë uthulla e mollës mund ta vrasë këtë bakter duke iu lënë gojën të freskët. Ju duhet të merrni një lugë çaji uthull molle para se të shkoni në krevat.

  1. Redukton dhimbjet e stomakut

Uthulla e mollës ndihmon që ju të harroni pagjumësinë gjatë natës që shkaktohet nga dhimbjet e stomakut tuaj. Ju nuk do të keni më probleme me gazrat në stomak dhe shtrëngimet. Përzieni 1 lugë çaji uthull molle në një filxhan çaji me ujë të ngrohtë dhe pini para se të shkoni në shtrat.

  1. Ndalon keqtretjen

Pagjumësia është e lidhur ngushtë më digjestionin. Uthulla e mollës ju ndihmon në problemet me fryrjen dhe përzierjen, Përzieni një lugë çaji me uthull molle dhe mjaltë në një gotë me ujë të ngrohtë para se të flini.

  1. Redukton dhimbjet e gjurit

Mungesa e kaliumit konsiderohet si një nga shkaktarët kryesorë të dhimbjes së gjurit. Për fat të mirë uthulla e mollës është e pasur me kalium që ka aftësinë të reduktojë dhimbjen dhe të rregullojë balancën në qëndrimin e trupit.

  1. Ul nivelet e sheqerit në gjak

Nivelet e larta të sheqerit në gjak është një ndër problemet më të larta që njerëzit që vuajnë nga pagjumësia kanë. Uthulla e mollës mund të përmirësojë ndjeshmërinë e insulinës në gjak duke reduktuar dhe sheqerin. Ju duhet të merrni rregullisht 2 lugë çaji uthull mollë për këtë problem.

The post Qysh me i ditë përfitimet shëndetësore nga uthulla e mollës? appeared first on Qysh Me.

Qysh me përgaditë kek me qershi?

Posted: 23 May 2017 02:11 PM PDT

Përbërësit:

  • 3 vezë
  • 1 gotë sheqer
  • ½ gote vaj
  • ½ gote ujë
  • 1 pecivë
  • 3 gota miell
  • 1 gotë qershi
  • ½ gote arra të bluara.

Vezët përzihen me sheqer, dhe shtohet vaji dhe uji.

Shtohet peciva dhe mielli.

Shtohen edhe qershitë me arrat e bluara.

Vendoset masa në tepsi të lyer me yndyrë, dhe pjeket në temperaturë 180 gradë.

The post Qysh me përgaditë kek me qershi? appeared first on Qysh Me.

Qysh me i ditë rregullat e suksesit?

Posted: 23 May 2017 01:36 PM PDT

Jeta ka baticat dhe zbaticat e saja, secili njeri në botë përballet me problem. Por ka disa gjëra që çdonjëri nga ne duhet t'i ketë parasysh kur vie puna tek suksesi.

Pa marrë parasysh nëse je një pastrues, apo shef i një kompanie të madhe, 15 vjeç apo pensioner, grua apo burrë, i martuar apo beqar, rregullat për sukses janë të njejta.

  1. Përmirëso sjelljen tënde
  2. Eksploro mundësitë!
  3. Ushtro mendjen tënde!
  4. Investo në vete!
  5. Rrit shërbimin tënd
  6. Bëhu i pazëvendësueshëm
  7. Mos i ndiq ndjekësit
  8. Trajto konsumatorët mire
  9. Mësoni si të zgjidhni problemet
  10. Ne bëhemi ajo për të cilën mendojmë.

The post Qysh me i ditë rregullat e suksesit? appeared first on Qysh Me.

Qysh me shmangë aciditetin e stomakut?

Posted: 23 May 2017 01:29 PM PDT

Për të parandaluar shfaqjen e aciditetit të stomakut rekomandohet të mos bëhen sforcime fizike me stomakun plot dhe nevojitet një ushqyerje e rregullt dhe ushqimi duhet të përtypet ngadalë.

Mjekët thonë se duhet të realizohen 5 vakte në ditë, si dhe duhet të evitohet përdorimi i shpeshtë i ushqimeve të tilla si hudhra, qepa, kafja, agrumet, domatet, ushqimet pikante, pijet me gaz, salcat, lëngjet e frutave etj.

Nga ana tjetër, rekomandohen pastat, rizotot, pula, peshku, molla, dardha, karotat, kungulleshkat. Këshillohen dhe çajet si kamomili, xhenxhefili i freskët.

Ndjesia e djegies së stomakut është një simptomë e shpeshtë që ka shumë shkaktarë.

Zakonisht, pacienti referon për një ndjesi djegieje që fillon në regjionin e stomakut, dhe që ka tendencën të ngjitet drejt qafës.

Kjo ndjesi mund të përhapet deri në fyt, te nofulla e poshtme, në duar dhe në shpinë.

Shpesh djegia e stomakut ngatërrohet me dhimbjet me origjinë kardiake.

Trajtimi bëhet me medikamente antiacide që bëjnë të mundur neutralizimin e lëngjeve gastrike, antagonistët e receptorëve H2 të histaminës, të cilët reduktojnë prodhimin e acidit gastrik, inhibitorët e pompës proteinike, të cilët bllokojnë prodhimin e acidit gastrik, antibiotikët që ndihmojnë në eliminimin e Helicobacter Pylorit, si dhe prokinetikët që nxisin zbrazjen e shpejtë të stomakut.

The post Qysh me shmangë aciditetin e stomakut? appeared first on Qysh Me.

Qysh me i regjeneru flokët pas lindjes?

Posted: 23 May 2017 01:22 PM PDT

Rënia e flokëve pas lindjes mund të jetë një problem shumë i zakonshëm për shumë gra, por zgjedhja e këtij problemi është e lehtë dhe e shpejtë gjithashtu.

Vaji i ullirit është ndihmuesi kryesor që ju nevojitet për trajtimin e flokëve.

Masazhimi i flokëve me vaj ulliri për 5 apo 10 minuta ju ndihmon në stimulimin e qarkullimit të gjakut në lëkurën e kokës si dhe në forcimin dhe rikthimin e shkëlqimit të flokëve.

Për rezultate efektive sugjerohet që të përsëritet ky masazhim dy herë në javë.

Nëse keni skalp të yndyrshëm, preferohet që masazhimin ta bëni vetëm në flokë dhe jo në kokë.

Pas trajtimit të flokëve me këtë maskë do të vëreni rigjenerim të flokëve.

The post Qysh me i regjeneru flokët pas lindjes? appeared first on Qysh Me.

Qysh me i ditë disa mënyra të pazakonshme për humbje peshe?

Posted: 23 May 2017 01:18 PM PDT

Problemi krijohet në domenin konkret, ashtu që disa ekspertë sugjerojnë për hedhjen e karbo-hidrateve, disa të tjerë sugjerojnë marrjen e tyre.

Ekzistojnë trika të pazakonshëm të cilët do t'iu ndihmojnë, thonë disa ekspertë, në luftën kundër kilogramëve të tepërt.

1.Së pari, "armatosuni" me mollë, pepermint, dhe kur të arrijnë edhe pjeshkat,  pasi disa studimet tregojnë se aroma e tyre shuan apetitin.

Një firmë para disa vitesh kishte krijuar një parfum për dobësim me aroma, të cilat, siç thuhet, kanë parandaluar femrat që të hanë shumë.

2.E dyta, ndalni dritën kur shkoni për të fjetur.

Kjo këshillë është e bazuar në kërkime se njerëzit që flenë në hapësira të errëta kanë metabolizëm më të  mirë dhe janë më të hollë.

3.Dhe i fundit, trik i pazakontë që mund ta zbatoni është kur të shkoni në shitore.

Në vend të kartelës paguani me para, pasi ashtu do të shpenzoni më pak në snacks dhe ëmbëlsira, të cilat për një fazë të gjatë grumbullojnë kilogramë.

The post Qysh me i ditë disa mënyra të pazakonshme për humbje peshe? appeared first on Qysh Me.

Qysh me ditë pijen që përshpejton metabolizmin?

Posted: 23 May 2017 01:05 PM PDT

Sipas një studimi konsumimi i një pije alkoolike Gin ka efekte që të rrit aftësinë e trupit, për të djegur kalori për një orë të tërë, pas përfundimit të pijes.

Gin është një prej shpirtrave të ulët-kalori në dispozicion, me vetëm 97 kalori në shtyllën e dytë.

Megjithatë, miksera sheqer diabetik-karburantit bloating, destabilizojë metabolizmin, dhe ndikojnë në tretje.

Për të shmangur kalorive shtesë, mund të provoni me një tonik të pakta-line, dhe shtoni rozmarinë, borzilok ose kastravec për një kthesë e shije.

Spanish style Gin and Tonic with Bluecote + mint + thyme + fever tree at Sable Kitchen & Bar.

The post Qysh me ditë pijen që përshpejton metabolizmin? appeared first on Qysh Me.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more