Skip to main content

Ora News: “Dita e dytë në Arabinë Saudite, Trump adreson problemin e ISIS” plus 9 more

Ora News: “Dita e dytë në Arabinë Saudite, Trump adreson problemin e ISIS” plus 9 more


Dita e dytë në Arabinë Saudite, Trump adreson problemin e ISIS

Posted: 20 May 2017 11:50 PM PDT

Presidenti i SHBA, Donald Trump pritet të nënvizojë sot gjatë një fjalimi në Arabinë Saudite nevojën për t’u përballur me ekstremizmin islamik.

Adresimi pritet të bëhet gjatë samitit të udhëheqësve rajonalë, që vjen në ditën e dytë të vizitës së parë presidenciale të Trump jashtë vendit.

Trump do të përpiqet të gjejë një frymë bashkëpunimi për mbështetjen e SHBA në luftën kundër militantëve të  Shtetit Islamik.

Të shtunën, SHBA nënshkroi marrëveshjen tregtare prej 350 miliardë dollarë me Arabinë Saudite, në bazë të së cilës Riadi do të blejë armë dhe sisteme mbrojtëse nga Shtetet e Bashkuara për 110 miliardë dollarë.

Kjo përfshin marrëveshjen më të madhe të armëve të bëra ndonjëherë në historinë amerikane, të cilën Sekretari i Shtetit Rex Tillerson tha se kishte për qëllim të kundërshtonte ndikimin “e keq” të Iranit, rivali rajonal i Arabisë Saudite.

Por vizita e Presidentit  Trump ka kaluar në hijen  debateve të brendshme politike në Shtëpinë e Bardhë, pas shkarkimit të shefit të FBI-së, James Comey.

NdërkohëTrump shkaktoi polemika gjatë fushatës së tij duke bërë thirrje që muslimanëve tu ndalohej  përkohësisht hyrja në SHBA për shkak të shqetësimeve të sigurisë.

Legjislacioni që synon kufizimin e udhëtimit nga disa vende me shumicë myslimane mbetet i lidhur në gjykatat e SHBA.

/Oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Papa Clemente XI, Fondacioni shtrin aktivitetin e tij në Shqipëri

Posted: 20 May 2017 11:33 PM PDT

Fondacioni i krijuar në nder të punës, studimeve dhe vlerave krijuese të Papa Clemente XI shtrin aktivitetin e tij edhe në Shqipëri. Nga Roma fondacioni do të angazhohet edhe në Tiranë për promocimin e kulturës dhe vlerave fetare, historike dhe letrare në vend dhe jashtë saj.

Fondacioni Papa Clemente XI Albania, i njohur për aktivitetin e tij në Romë, tashmë do të jetë prezent edhe në Shqipëri.

Presidenti i Fondacionit,  Zef  Bushati, në konferencën  “Papa Clemente Albani mes Shqipërisë dhe Vatikanit”, ka ftuar të gjithë të bëhen anëtarë nderi të tij.

Papa Clement XI është papa më i vonë me origjinë shqiptare. Familja e Clement XI është pagëzuar me mbiemrin "Albani" pasi rridhte nga një familje e zhvendosur në Urbino të Italisë, por që kishte luftuar në krah të Skënderbeut gjatë çerekshekullit të rezistencës ndaj okupimit turk.

Fondacioni ka si mision informimin e njohurive me bashkësinë historike, fetare, letrare, kulturore apo qytetarë, identifikimin e vlerave krijuese dhe studime të Papa Clemente Albani.

Si i tillë fondacioni angazhohet në aktivitete të ndryshme për të mbështetur dhe promovuar kulturën në Shqipëri dhe jashtë vendit, për të ndërtuar miqësinë mes popujve.

/Oranews.tv/

 

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Bisedimet për Qeverinë e re, LSDM takohet me Lëvizjen Besa

Posted: 20 May 2017 11:09 PM PDT

LSDM dhe Lëvizja Besa filluan takimet e grupeve të punës për të diskutuar formimin e Qeverisë.

Pas takimit në selinë e socialdemokratëve, Besa dhe LSDM duke mos dhënë më tepër detaje treguan se temë e bisedimeve kanë qenë principet mbi të cilat do të bazohet qeveria e re. Ndarja e resorëve nuk është diskutuar.

'Kryesisht biseduam për principet bazë mbi të cilat duhet të formohet Qeveria e ardhshme reformuese. U bisedua për principet e llojit se çfarë njerëz dhe çfarë kuadro duhet për të zbatuar reforma. Vendimin për ndarjen e resorëve dhe çështjeve kadrovike do ta publikojmë në momentin kur do ta kemi' – deklaroi Oliver Spasovski, Sekretar i LSDM-së.

Nga Lëvizja Besa njoftuan se mbeten në kërkesat e dala nga programi i tyre zgjedhor. Deputeti Afrim Gashi mohon që Lëvizja Besa, pjesëmarrjen në Qeveri ta ketë kushtëzuar me poste ministrore.

Gashi madje vlerëson se deklarata e kreut të kësaj partie Bilall Kasami se Besa konteston Talat Xhaferin, është nxjerrë nga konteksti.

'Për ne gjëja më e rëndësishme është se mbi cilat parime do të funksionon qeveria e ardhshme. Parimet janë çështje të cilat do të publikohen, por një pjesë e tyre tashmë edhe ka qenë publike, për detaje do ta flasim herën tjetër. Këto janë bisedime fillestare se si ne e shohim Qeverinë e ardhshme. Është çështje e nxjerrjes nga konteksti. Nuk është serioze' –tha Afrim Gashi, deputet i Lëvizjes Besa.

Nga LSDM-ja njoftojnë se ditëve në vijim do të ketë takime të grupeve të punës edhe me partitë tjera të shumicës.

Kjo parti akoma nuk ka zhvilluar takim me Aleancën për Shqiptarët. Të shtunën ishte planifikuar të ketë takim edhe me BDI-në, përkatësisht me Teuta Arifin, Sadulla Durakun dhe Fatmir Besimin, por për arsye të panjohura takimi është anuluar për tu realizuar ditën e dielë. /Alsat.M/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Trump marrëveshje 110 miliardë dollarë me Arabinë Saudite

Posted: 20 May 2017 01:47 PM PDT

Presidenti i SHBA Donald Trump dhe mbreti i Arabisë Saudite nënshkruan marrëveshjen e paralajmëruar, në bazë të së cilës Riadi do të blejë armë dhe sisteme mbrojtëse nga Shtetet e Bashkuara për 110 miliardë dollarë.

Por objektivi i palëve është edhe më ambicioz, të arrijë shifrën rekord prej 350 miliardë dollarësh në 10 vjet, bëjnë të ditur mediat ndërkombëtare.

Firmat në marrëveshje janë hedhur nga dy liderët gjatë një ceremonie madhështore në pallatin mbretëror në Riad.

Tramp do të udhëtojë 8 ditë  në 5 shtete të Lindjes së Mesme dhe Europës.

/Oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Ring bën 2 vjeç, surpriza dhe dhurata për vizitorët

Posted: 20 May 2017 01:17 PM PDT

Ring bëri dy vjeç dhe ditëlindjen qendra tregtare zgjodhi ta festonte me vizitorët e shumtë por edhe klientët besnikë të 70 markave të njohur në këtë qender tregtare.

Ofertat speciale të blerjeve në këtë ndërrim sezoni kënaqën shijet e qytetarëve. Por jo vetëm kaq. Askush nuk mund të largohej nga Ring në këtë ditë feste, pa shijuar muzikën dhe performanacën e balerinëve.

Përmes lojërave pikante të organizuara në ambientet e Ring, vizitorët dhe klientë të ring ishin fitues të dhuratave të ndryshme. Veshje në Kings Man, Armani Jeans, Prima Donna, Piazza Italia, Beaty Point apo produkte të Fresh Line ishin disa prej dhuratave të fituar në lojërat zbavitëse.

Pas dhuratave, ishte grupi NRG Band që elektrizoi atmsoferën.

Por festa në Ring vijon. Mbrëmjen e 21 majit të tjera surpriza presin vizitorët me përformancën e Alban Skënderaj dhe Ermal Mamaqit por edhe dhurata për ata që do të zgjedhin të festojnë me Ring.

/oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Mediu: Pas zgjedhjeve do shikojmë për koalicionet

Posted: 20 May 2017 12:53 PM PDT

Kreu i Partisë Republikane Fatmir Mediu tha në studion e lajmeve të Ora News, se forca që ai drejton do të regjistrohet subjekt më vetë në zgjedhjet e 25 qershorit, por më pas do të shikohen mënyrat e bashkëpunimit për të maksimalizuar votën tek ajo sigël që do të jetë fituese.

Mediu: PR do të regjistrohet si subjekt më vetë dhe pastaj do të shikojmë kush janë mënyrat e bashkëpunimit për të maksimalizuar votën pikërisht tek ajo sigël e cila duhet të jetë sigël fituese.

Nuk do ti them të gjitha tani se do ketë edhe më prapa. Ne kemi një histori marrëdhënieje me PD shumë më ndryshe se subjektet e tjera, të hershme, historike dhe qëllimi ynë i përbashkët ka qenë si në opozitë dhe qeveri të garantojmë standarde për zgjedhe dhe pastaj nëse kemi qenë në qeverisje për të garantuar qeverisje normale ose në opozitë, një opozitë sa më solide.

Mediu shpjegoi se nëse të gjitha partitë e vogla bëhen bashkë mund të marrin 20 deputetë, duke theksuar se kjo duhet parë me vëmendje pasi nuk mund të neglizhohet ajo pjesë e shoqërisë që nuk voton as PD dhe as PS.

Mediu: Kërkesat për ndryshimin e kodit kanë qenë të herë pas hershme. Dua të kujtoj që ne kemi pasur një komision ad hoc që nuk vendosi asgjë. Për fatin e keq PS refuzoi të merrte në konsideratë kërkesat dhe një pjesë e partive si PR apo LSI kishin propozuar dhe ndryshime të tilla në Kodin Zgjedhor ku gjithësecili subjekt vlerësohej mbi potencialin e vet dhe jo të shtrëngohej në koalicione që ishin ndonjëherë të padëshirueshme ose kontrollonin procesin zgjedhor.

Kemi thënë për lista preferenciale, kemi thënë për ndryshim të sistemit zgjedhor, për propocionalin kombëtar. Pra ka një seri masash që arrin ta maksimalizojë votën e çdo subjekti. Të them më thjeshtë, pak a shumë një mandate deputeti është i barabartë me 10 mijë vota. Të gjitha këto parti kanë rreth 200 mijë vota, atëherë i bie që rreth 20 deputetë të Kuvendit të Shqipërisë janë produkt i këtyre partive politike të cilat ndonjëherë për shkak të ligjit kthehen në deputetë, por për shkak të ligjit edhe nuk kthehen në deputëtë.

Pyetja shtrohet: Gjithë kjo pjesë e shoqërisë që nuk ka votuar as për PS as për PD do të jetë një pjesë që duhet të neglizhohet apo duhet të vlerësohet?!

Dmth duhet ta lëmë që politika e dy partive mos reagojë  në raport me këtë pjesëmarrje që janë 200 mijë, që i bie afërsisht 18% e votuesve.

Pra është një lloj marrëdhënie që duhet parë me vëmendje. Unë jam dakord që duhet të kemi një kod elektoral i cili mund ti shtyjë partitë në dy blloqe që funksionojnë në bazë të ideologjisë dhe programit.

Lexo dhe – Fatmir Mediu zbulon çfarë i tha Idrizi për marrëveshjen Rama-Basha

/Oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Të shtëna me armë, plagoset ushtaraku në Vaun e Dejës

Posted: 20 May 2017 12:40 PM PDT

Një 23-vjeçar ushtarak është qëlluar  me armë zjarri duke mbetur i plagosur. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e së shtunës (20 maj) në Vaun e Dejës pas një konflikti me një person tjetër. Sipas inormacioneve  të policisë i plagosuri është shtetasi Emiljano Zefi, i cili është dërguar në spital dhe ndodhet në gjendje kritike për jetën.

Policia ka identifikuar autorin dhe ka ngritur pika kontrolli për të bërë të mundur arrestimin e tij.

“Ne Vaun e Dejës me datë 20.05.2017,  rreth orës 20:30 njoftohemi se ka ndodhur një plagosje me armë zjarri ku ka mbetur i plagosur shtetasi E. Z, rreth 23 vjeç, banues në Vau i Dejës, me detyrë ushtarak pranë repartit ushtarak në Vau i Dejës, i cili po dëgohet në Spitalin e Traumës  Tiranë për trajtim më të specializuar.Menjëherë kanë mbërritur në vendngjarje shërbimet e Policisë ku  sipas deklarimeve të para të marra në vendngjarje,  dyshohet se  autor i kësaj ngjarje është shtetasi P. Gj,  rreth 20 vjeç, banues në Vau i Dejës”, sqaron policia.

Janë ngritur pika kontrolli ,  vijon krehja e zonës   me qëllim kapjen e autorit, si  dhe grupi hetimor po vijon punën për  zbardhjen e plotë të ngjarjes.

/Oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Rama: Të hënën seanca e jashtëzakonshm për vettingun

Posted: 20 May 2017 12:27 PM PDT

Kryeministri Edi Rama ka thënë në darkën me kandidatët për deputetë se ditën e hënë në orën 18:00 Paralmenti do të mblidhet në një seacnë të jashtëzakonshme.

Kjo seancë mblidhet pas zgjidhjes së ngërçit politik dhe marrëveshjes me kreun e PD Lulzim Basha.

Në seancën e të hënës, pritet që të votohet për plotësimin e komisioneve të vettingut.

Po ashtu parlamenti pritet të miratojë ditën e hënë ndryshimet në qeveri me ministrat teknikë dhe ndryshimet në kodin zgjedhor.

/Oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Fatmir Mediu zbulon çfarë i tha Idrizi për marrëveshjen Rama-Basha

Posted: 20 May 2017 12:01 PM PDT

Frika nëse marrëveshja Rama-Basha do të penalizojë partitë e vogla është komentuar shumë ditët e fundit. Kryetari i PR, Fatmir Mediu në studion e lajmeve në Ora News zbuloi se çfarë i kishte thënë kreu i PDIU, Shpëtim Idrizi për këtë marrëveshje.

Mediu:  Jemi demokraci kushtetuese që bazohet në pluralizmin politike. Pluralizmi politik ka të bëjë me pluralizmin e ideve dhe të organizimeve politike që nuk mund ti kurorëzosh me marrëveshje.

Në plan të parë duket ferr sepse thuhet gjithësecila parti të kandidojë më vete, por sistemi është i tillë,  shumë ndëshkues për partitë për të kandiduar më vete sepse pragu elektoral shkon 8-9 % dhe është një situatë e papranueshme.  

Ky është një moment në pikëpyetje të kësaj marrëveshje për faktin se mendoj se krijon një artificë për të  shmangur influencën e partive të tjera. 

Zoti Idrizi me një lloj shakaje më tha: Fatmir ne u përpoqëm t'i fusim brenda dhe po dalim vetë jashtë nga kjo marrëveshje.

Lexo dhe Mediu: Pas zgjedhjeve do shikojmë për koalicionet

/Oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Kush duhet të ulet në Kuvendin e ardhshëm të Kosovës?

Posted: 20 May 2017 11:04 AM PDT

Përfaqësues të shoqërisë civile dhe ekspertë në Kosovë, thonë se përbërja e ardhshme e Kuvendit të Kosovës, ka nevojë për deputetë që janë të denjë, me integritet të plotë dhe të profesioneve të fushave të caktuara.

Ata kërkojnë përfshirje sa më të madhe të të rinjve, duke besuar se ata do të sillnin një frymë të re në përbërjen e legjislaturës së re.

Kosova pritet t'i mbajë zgjedhjet e parakohshme parlamentare më 11 qershor, pas rënies së Qeverisë nga një mocion mosbesimi në Kuvend dhe shpërbërjes së institucionit ligjvënës.

Betim Musliu, nga Instituti i Kosovës për Drejtësi, thotë për Radion Evropa e Lirë se partitë politike në Kosovë, në këto zgjedhje, duhet të sjellin njerëz, të cilët kanë vlera.

"Legjislatura e ardhshme ka nevojë për profil të deputetëve që së pari janë të denjë, me integritet të plotë dhe janë profesionistë të fushave të caktuara. Nevoja është që të ketë sa më shumë profesionistë të fushës së sundimit të ligjit dhe të fushës së ekonomisë, dy fusha ku Kosova vazhdon të ketë shumë probleme", vlerëson Musliu.

Janë shumë vendime e procese që e presin edhe legjislaturën e re, ka nënvizuar Musliu, duke veçuar demarkacionin e kufirit me Malin e Zi dhe Asociacionin e komunave me shumicë serbe. Po ashtu, sipas tij, mbetet të punohet shumë në fushën e sundimit të ligjit dhe ekonomisë.

Për të gjitha këto procese, shton Musliu, përbërjes së re të Kuvendit të Kosovës i duhen deputetë profesionistë.

"Shpresoj shumë që partitë politike në listat e tyre kanë vendosur emra që kanë integritet të plotë dhe janë profesionistë të këtyre fushave, ndërsa se kush do të jetë, besoj që qytetarët do të vetëdijesohen dhe do t'i votojnë ata që kanë vlera, kanë merita dhe jo ata të cilët janë 'gladiator' të partive politike që i shohim në sa e sa zgjedhje", shton Musliu.

Kuvendi i Kosovës ka 120 ulëse, prej të cilave 100 u ndahen partive nga radhët e shumicës shqiptare, 10 atyre serbe dhe 10 komuniteteve joserbe.

Në këto ulëse të Kuvendit të Kosovës, sipas ekspertit të çështjeve ekonomike Naim Gashi, do të duhej të ulen njerëz, të cilët kanë kredibilitet dhe të kaluar jo kriminale.

"Mendimi im është që kategoria kryesore që do të duhej ta rriste prezencën në Parlamentin e Kosovës do të duhej të ishin të rinjtë dhe gratë, për arsye se ne jemi vendi me popullatën më të re në Evropë dhe jemi me përqindje më të ulët të rinjve në proceset vendimmarrëse, duke përfshirë edhe Parlamentin. Po ashtu duhet një përfaqësim adekuat dhe dinjitoz i grave jo vetëm në Kuvend, por edhe në Qeveri dhe në të gjitha institucionet tjera ekzekutive të shtetit", thekson Gashi.

Legjislatura e deritashme në Kosovës, nga shoqëria civile, ishte cilësuar nga më të plogështat deri më tash, kur bëhet fjalë për vendimmarrje, përmbushje të agjendës së punës dhe miratim të ligjeve.

Ndryshe, të ardhurat mujore të deputetëve, përfshirë edhe mëditjet, arrijnë apo edhe e tejkalojnë shumën prej 2000 euros./REL/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more