Skip to main content

Mesazhi.com: “Emision i dedikuar eksluzivisht gjatë Ramazanit në First Channel (Video)” plus 9 more

Mesazhi.com: “Emision i dedikuar eksluzivisht gjatë Ramazanit në First Channel (Video)” plus 9 more


Emision i dedikuar eksluzivisht gjatë Ramazanit në First Channel (Video)

Posted: 23 May 2017 12:43 PM PDT

Bisedave për muajin e shenjtë të Ramazanit iu shtua edhe një kanal, First Channel. Aty do të keni mundësi të dëgjoni ligjërata nga hoxhallarët e mirënjohur si Halil Avdulli, Bedri Syla, dhe Fahrudin Hashani, por edhe me mysafirë të tjerë që do të jenë të ftuar për të prekur temën e agjërimit.

MUHABET RAMAZANI” quhet emisioni të cilin mund ta ndiqni çdo ditë, pas iftarit, sapo të filloj muaji i shenjtë, e që besojmë se do të begatojë edhe më tej atomosferën e këndshme që e rrethon këtë muaj. /Mesazhi.com/

The post Emision i dedikuar eksluzivisht gjatë Ramazanit në First Channel (Video) appeared first on Mesazhi.com.

Mësohet identiteti i sulmuesit të Manchester Arena

Posted: 23 May 2017 10:54 AM PDT

Salman Abedi është emri i personit i cili dyshohet se kreu sulmin vetëvrasës ku mbetën të vdekur 22 persona dhe u plagosën 59 të tjerë. Shpërthimi në Manchester Arena ka tronditur Britaninë e Madhe, e cila edhe më parë ka qenë cak i sulmeve të ngjashme.

22-vjeçari ishte i lindur në Manchester dhe vinte nga një familje me origjinë libiane, trnsmeton BBC.

Deri më tani janë emëruar tre viktima – Saffie Rose Roussos, tetë vjecare, Georgina Callander dhe John Atkinson, 28 vjeç.

Policia e Mançesterit tha se prioritet i tyre ishte të përcaktohej nëse Abedi kishte punuar i vetëm apo jo. /MESAZHI/

The post Mësohet identiteti i sulmuesit të Manchester Arena appeared first on Mesazhi.com.

BIK: Sulmi në Mançester, vepër e shëmtuar

Posted: 23 May 2017 09:16 AM PDT

Kreu i Bashkësisë Islame të Kosovës, Naim Tërnava, përmes një komunikate për media të martën ka reaguar ndaj sulmit në Mançester të Britanisë së Madhe, duke e quajtur vepër e shëmtuar e atyre që nuk ia duan të mirën njerëzimit dhe njëherësh ka kërkuar që autorët e këtij sulmi të dalin sa më shpejt para drejtësisë.

"Akti i sotëm në Mançester, ku nga sulmi terrorist humbën jetën qytetarë të pafajshëm është vepër e shëmtuar e atyre që nuk ia duan të mirën e njerëzimit. Autorët e akteve të tilla barbare përmes dhunës, terrorit e frikës, duan të arrijnë qëllimet e tyre të errëta – atakimin e vlerave humane, të lirisë, të tolerancës dhe mirëbesimit", thuhet në reagim.

Myftiu Tërnava njëherësh u shpreh ngushëllime familjarë të viktimave dhe të plagosurve u dëshiron shërim të shpejtë, ndërsa me qeverinë dhe popullin mik të Mbretërisë së Bashkuar bashkëndien dhimbjen dhe njëkohësisht shpreh mbështetjen që autorët e këtij akti sa më parë të dalin para drejtësisë.

The post BIK: Sulmi në Mançester, vepër e shëmtuar appeared first on Mesazhi.com.

Mijëra votues nga diaspora rrezikojnë të mbesin pa votuar

Posted: 23 May 2017 09:12 AM PDT

Qytetarëve që jetojnë jashtë Kosovës, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), nuk u ka ofruar mundësitë e duhura që të aplikojnë për të marrë pjesë në zgjedhjet e 11 qershorit, thonë përfaqësuesit e shoqërisë civile.

Albert Krasniqi, nga Instituti Demokratik i Kosovës, tha për Radion Evropa e Lirë se KQZ nuk ka adresuar siç duhet kërkesat dhe interesimin e mërgimtarëve për të qenë pjesë e procesit zgjedhor.

"Komisioni Qendror i Zgjedhjeve nuk ka zhvilluar një fushatë të mirëfilltë për t'i informuar votuesit nga jashtë, e as nuk është përgatitur që t'i pranojë kërkesat. Por, ka pasur probleme të cilat nuk janë adresuar siç duhet nga KQZ-ja".

"Ajo që do të duhej të bënte KQZ-ja është që të krijojë data-baza elektronike, ku qytetaret duhej të aplikonin, t'i ngarkonin formularët aty dhe jo që ato të dërgohen me e-mail ose me postë. Dihet që posta në Kosovës vonohet me muaj të tërë. Në ketë mënyrë, ju është mohuar e drejta e votimit", tha Krasniqi.

Në anën tjetër, në KQZ nuk kanë dhënë një shpjegim për, ato që shoqëria civile dhe disa subjekte pjesëmarrëse në zgjedhje, i cilësojnë si lëshime.

Më 22 maj, ka përfunduar afati për regjistrimin e votuesve të mërgatës, të cilëve, sipas Ligjit për zgjedhje u mundësohet e drejta e votës edhe pse jetojnë jashtë vendit.

Periudha e aplikimit ka qenë nga 15 deri më 22 maj.

Albert Krasniqi tha se shumë qytetarë nuk kanë mundur të regjistrohen pasi mundësia e dhënë nga KQZ-ja ka qenë që të aplikojnë në një e-mail i cili është bllokuar, pasi ai nuk është administruar dhe qytetarët janë zhgënjyer.

"Dështimi kryesor ka ndodhur me vet pamundësinë e regjistrimit të gjithë atyre që kanë pasur kërkesa dhe tani se sa do të marrin ata pjesë ose jo, është më pak e rëndësishme për shkak se dëmi veç është bërë në momentin kur u është kufizuar kjo e drejtë ", tha Krasniqi.

Sipas të dhënave të Agjencisë së Statistikave të Kosovës, rreth 700 mijë qytetarë të Kosovës, përfshi dhe ata që nuk kanë të drejtën e votës, jetojnë në vende të ndryshme të botës.

Këshilltari i lartë politik në Ministrinë e Diasporës në Qeverinë në largim të Kosovës, Kushtrim Sheremeti, tha për Radion Evropa e Lirë se mërgimtarët kanë pasur disa problemeve për qasje dhe aplikim për të qenë pjesë e procesit zgjedhor.

Megjithatë ai tha se për mërgimtarët të cilët kanë të drejtë vote, do të ketë mundësi për të votuar.

"KQZ-ja dhe Ministria e Diasporës ka kohë që kanë punuar për krijimin e kësaj mundësie, por tash për vet faktin që janë shpallur zgjedhjet e jashtëzakonshme, normalisht që nuk ka qenë e përgatitur për këto zgjedhje dhe fatkeqësisht duhet të vazhdohet me ritmin e vjetër siç ka qenë. Por, plani ka qenë që të jetë gjithçka në rregull. Megjithatë, është krijuar një sistem pavarësisht që nuk është shumë efikas i votimit me postë", tha Sheremeti .

Ministria e Diasporës, ka nënvizuar Sheremeti, ka kërkuar që të bëhen ndryshime kushtetuese e ligjore në mënyrë që të gjendet një mundësi për rezervimin e vendeve në Parlament për diasporën e Kosovës.

Nga ana tjetër, partia politike Lëvizja Vetëvendosje, si një prej subjekteve pjesëmarrëse në zgjedhje, në një konferencë për media ka thënë se Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, nuk po garanton të drejtën e votës për mërgatën.

Adnan Rrustemi nga kjo parti dhe anëtar i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, tha se qasja e papërgjegjshme e KQZ-së, ua ka pamundësuar mijëra shtetasve që jetojnë jashtë vendit, të regjistrohen si votues.

Partitë politike në Kosovë kohë më parë kanë organizuar aktivitete të ndryshme politike në vende të ku ka shumicë mërgimtarësh, por së fundmi thuhet se organizimet e tilla kanë filluar të reduktohen.

The post Mijëra votues nga diaspora rrezikojnë të mbesin pa votuar appeared first on Mesazhi.com.

SHBA dhe OSBE: Partitë të ndërprenë fushatën e frikësimeve politike

Posted: 23 May 2017 09:07 AM PDT

Ambasada e SHBA-ve në Kosovë dhe OSBE-ja, përmes një kumtese të përbashkët, kanë ftuar të gjitha partitë dhe subjektet politike të Kosovës t'i ndërpresin të gjitha format e frikësimeve politike.

"Garuesit politik Kosovarë kanë të drejtë elementare demokratike për të zhvilluar fushatë bazuar në idealet e tyre për të ardhmen e kësaj shoqërie dhe duhen të jenë në gjendje ta ushtrojnë këtë të drejtë pa qenë të kërcënuar apo të frikësuar", thuhet në kumtesën e Ambasadës Amerikane dhe OSBE-së.

"Ftojmë të gjithë liderët politik që t'i refuzojnë dhe ti dënojnë të gjithat format e frikësimeve, kurse nga Task Forca Zgjedhore presim që në përpikëri t'i hetoj të gjitha raportet e çfarëdo përpjekjeje të marrë për ta manipuluar këtë proces demokratik", thuhet në kumtesë.

The post SHBA dhe OSBE: Partitë të ndërprenë fushatën e frikësimeve politike appeared first on Mesazhi.com.

Tri kandidate me mbulesë për deputete në Kuvendin e Kosovës

Posted: 23 May 2017 09:03 AM PDT

Koalicioni LDK-AKR-Alternativa ka bërë publike emrat e kandidatëve që do të garojnë për Kuvendin e Kosovës, në zgjedhjet parlamentare që pritet të mbahen me 11 qershor.

Mirëpo, ky koalicion dallon nga partitë tjera. Në listën e tyre shihen se janë vendosur tri femra me mbulesë, Labinotë Demi-Murtezi me numër 3, Refiqe Tërnava-Beka, me numër 51 dhe Bahrie Haxhiu me numër 63, raporton Ekonomia Online.

Tërnava-Beka, Demi-Murtezi i përkasin partisë së Behgjet Pacollit, AKR-së, ndërsa Bahrie Haxhiu, Lëvizjes për Drejtësi.

Labinotë Demi-Murtezi

Refiqe Tërnava-Beka

Bahrie Haxhiu

The post Tri kandidate me mbulesë për deputete në Kuvendin e Kosovës appeared first on Mesazhi.com.

Sherr për parkimin, dy të vrarë me thikë në Durrës

Posted: 23 May 2017 07:00 AM PDT

Një ngjarja e rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në fshatin Rrushkull të Durrësit, ku dy persona kanë mbetur të vdekur pasi janë qëlluar me thikë.

Nga të dhënat e para dyshohet se ngjarja ka nisur pas një konflikti për një vend parkimi, ku nga konflikti verbal kanë përfunduar në sherr me thika.

Policia bën të ditur se shtetasi Lulzim Qamo është gjetur i vdekur në vendin e ngjarjes pasi ishte qëlluar me thikë, ndërsa në spital ishin dërguar në gjendje të rëndë edhe dy shtetas të tjerë, të cilët ishin konfliktuar me viktimën; Yzedin Shallari, 60 vjeç dhe Eduard Xhaferri rreth 50 vjeç, transmeton Top Channel.

Pavarësisht ndërhyrjes së mjekëve, shtetasi Yzedin Shallari nuk ka mundur t'u mbijetojë plagëve të marrë me thikë dhe ka ndërruar jetë pak pasi kishte mbërritur në spital.

The post Sherr për parkimin, dy të vrarë me thikë në Durrës appeared first on Mesazhi.com.

Bursa e Stambollit thyen rekord

Posted: 23 May 2017 06:46 AM PDT

Bursa e Stambollit vazhdon të thyejë rekordet e të gjitha kohërave.

Indeksi 100 i Bursës së Stambollit (BIST 100) e nisi ditën e martë me 96 mijë e 400 pikë përqindje.

Kurse ditën e parë të transaksioneve për këtë javë (të hënën), treguesi "BIST 100" e mbylli me 1 mijë 253 pikë përqindje më shumë duke thyer një tjetër rekord historik. Letrat me vlerë dhe aksionet në përgjithësi u vlerësuan mesatarisht me 1,32 për qind.

Në tregun e lirë të valutës, 1 dollar amerikan këmbehet të martën me 3,56 lira turke, ndërsa 1 euro me 4 lira turke.

Kurse në Tregun e Obligacioneve dhe Bonove, interesi i përbërë i obligacionit të referimit është në nivelin 11,28 për qind.

Në tregjet ndërkombëtare, çmimi i arit për ons është 1 mijë e 200 dollarë.

Ndërsa në Tregun e Mbuluar të Stambollit (Kapalıçarşı), monedha e artë republikane gjen blerës për 996 lira turke (rreth 280 dollarë).

The post Bursa e Stambollit thyen rekord appeared first on Mesazhi.com.

Në kohë fushate përurohen fabrika dhe premtohen puësime

Posted: 23 May 2017 06:26 AM PDT

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, mori pjesë në hapjen e Fabrikës "Te Naseri" në Shirokë të Suharekës, e cila ka rreth 150 të punësuar.

Të pranishëm në këtë ceremoni ishin zëvendëskryeministri Ramiz Kelmendi, ministrja e Tregtisë dhe Industrisë, Hykmete Bajrami, kryetari i Suharekës, Sali Asllanaj, përfaqësues të tjerë institucionalë dhe të biznesit.

Kryeministri Mustafa pasi uroi inaugurimin e fabrikës, theksoi se për Kosovën është me rëndësi themelore hapja e vendeve të punës.

Fakti se në këtë Fabrikë janë punësuar rreth 150 punëtorë dhe se pritet të punësohen edhe 100 të tjerë, kryeministri Mustafa e ka konsideruar kontribut të madh që i jepet Kosovës në këtë fazë.

Kryeministri Mustafa tha po ashtu se Qeveria e Kosovës ka ofruar mbështetje financiare për rregullimin e mëtejmë të Zonës Ekonomike në Suharekë, duke uruar kryetarin e Komunës për të gjithë punën që e ka bërë për mbi 60 biznese që veprojnë në këtë zonë.

"Është një koncept i zhvillimit tonë që ne të përkrahim zhvillimin e zonave ekonomike, sidomos pjesën e infrastrukturës, në mënyrë që të kemi koncentrim të bizneseve, t’i lirojmë qytetet nga bizneset por edhe t’iu sigurojmë infrastrukturë të domosdoshme bizneseve jashtë zonave urbane, ashtu siç është kjo këtu, dhe mendoj se është një orientim shumë i suksesshëm", tha kryeministri.

Kryeministri Isa Mustafa më tej theksoi përkushtimin e plotë që të punohet në zhvillimin ekonomik si rruga më e mirë se si mund të arrihet në BE.

"Në BE duhet të hyjmë si vend i zhvilluar, si vend i cili e respekton vetveten dhe i respekton njerëzit e vetë, si vend i cili është i gatshëm të konkurrojë në tregun e Bashkimit Evropian, sidomos tash kur është nënshkruar Marrëveshja e Stabilizim Asocimit, dhe si vend i cili vlerat e veta do t’i shpreh si vlera evropiane", tha kryeministri, duke shprehur besimin se me përkrahjen dhe fuqizimin e bizneseve edhe Kosova do të ecë përpara.

Pas ceremonisë dhe vizitës së reparteve prodhuese të fabrikës, kryeministri Mustafa dha një deklaratë për mediat e pranishme, duke vlerësuar rolin dhe aktivizimin e bizneseve në përkrahje të sektorit privat dhe sigurimin e zhvillimit ekonomik.

Kryetari i Suharekës, Sali Asllanaj shprehu kënaqësinë që kjo zonë industriale po gjallërohet çdo ditë e më tepër dhe se tani po merr një formë të mirë zhvillimi.

"Kemi marrë një lajm të mirë nga Ministria e Tregtisë dhe Industrisë që kjo zonë të rregullohet edhe më shumë, sepse janë ndarë diku 400 mijë euro për rregullimin e infrastrukturës së kësaj zone" tha kryetari Asllanaj, duke falënderuar Qeverinë për përkrahjen e deritanishme të bizneseve në Suharekë.

Drejtori Ekzekutiv i Fabrikës, Naser Gashi, tha se pas një periudhe shumë të shkurt kohore, u arrit që të ndërtohet kjo Fabrikë. Ai u shpreh i bindur se kjo fabrikë do të jetë mjaftë e dobishme për të gjithë sepse produktet që do të ofrohen, do të jenë të një kualiteti të lartë.

Të pranishmëve në këtë ceremoni iu drejtua edhe Johanna Schwab, motër nderi dhe një prej investitorëve në këtë komunë, e cila vjen nga Austria, që kishte mesazh edhe për të rinjtë e kësaj komune.

"Tani dëshiroj t'ju them diçka, posaçërisht juve të rinjve: Qëndroni në shtëpitë tuaja! Edhe nëse në Perëndim mund të fitoni dhjetë kilogram arë, vendlindjen nuk mund ta blini me asgjë. Ju përgëzoj për guximin që e keni pas që në këtë lokacion ta ndërtoni zonën industriale", tha Schwab.

The post Në kohë fushate përurohen fabrika dhe premtohen puësime appeared first on Mesazhi.com.

Vajza e Naim Tërnavës në listën e koalicionit LDK-AKR-Alternativa

Posted: 23 May 2017 05:41 AM PDT

Koalicionet parazgjedhore të partive politike kanë bërë bashkë edhe kandidatë të ndryshëm brenda listave për deputetë. Një gjë e tillë ka ndodhur edhe në koalicionin LDK-AKR-Alternativa.

Duke pasur të kufizuar numrin e kandidatëve, partitë kanë zgjedhur ata të cilët besojnë se kanë ndikimin më të madh.

Këtë gjë e ka bërë edhe AKR-ja e cila në listën e saj ka futur edhe vajzën e Kryetarit të Bashkësisë Islame të Kosovës, Refiqe Tërrnava Beka. Ajo mban numrin 51 në listën e përbashkët të koalicionit LDK-AKR-Alternativa.

E për shkak të ndikimit, AKR ka futur në listë edhe një këngëtar me emër në vend. Labinot Tahiri është zyrtarizuar si kandidat me numrin 10-të në këtë listë.

The post Vajza e Naim Tërnavës në listën e koalicionit LDK-AKR-Alternativa appeared first on Mesazhi.com.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more