Lajmi.net: “Listat e natës!” plus 8 more |
- Listat e natës!
- Ky është fituesi i “The Voice of Albania 6” (Foto)
- “Adios” Atletico Madrid, transferohet në Milan (FOTO)
- Pse u hesht skandali i paparë i Gjykatës së Drenasit? (Video)
- Krasniqi: Më i logjikshëm koalicioni me VV-në, sesa me PDK-në
- Këngëtari i njohur botëror realizon klipin në Shqipëri (Video)
- Dështon përforcimi i Juventusit nga La Liga (FOTO)
- Zyrtare: Këto janë koalicionet parazgjedhore, partitë politike për zgjedhjet e datës 11 qershor
- Real Madrid siguron përforcimin e madh (FOTO)
Posted: 19 May 2017 11:50 PM PDT e shumë emra të rëndësishëm brenda partive kanë mbetur jashtë, duke krijuar kështu edhe përçarje jo të vogla, të cilat pritet t'u kushtojnë shtrenjtë subjekteve politike. Në mungesë të koalicionit vetëm Lëvizja Vetëvendosje ka qenë e favorizuar në përpilimin e listës, shkruan sot. Nëse për asgjë tjetër, zgjedhjet e 11 qershorit në Kosovë do të mbahen mend si zgjedhjet e koalicioneve të mëdha dhe të cilat u kanë shkaktuar më së shumti kokëçarje partive politike. Koalicionet e bëra në ditën e fundit të afatit ligjor, nga dy të dy blloqet, atij "të luftës" dhe "të paqes", kanë bërë që listat e kandidatëve për deputet të partive politike të përgjysmohen, duke nxitur kështu një luftë të pakompromis brendapartiak mes individëve dhe klaneve të ndryshme. Hiç Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës e cila ka dorëzuar listën 24 orë para afatit përfundimtarë, PDK-ja, LDK-ja, Lëvizja Vetëvendosje dhe "Nisma për Kosovën", kanë zhvilluar negociata intensive deri në minutat e fundit brenda strukturave partiake, duke bërë "eliminimin" e disa kandidatëve dhe "përzgjedhjen" e disa të tjerëve. Si rrjedhojë, shumë emra të rëndësishëm brenda partive kanë mbetur jashtë duke krijuar kështu edhe përçarje jo të vogla të cilat pritet të ju kushtojnë jo pak disa partive. E arsyet për secilin prej tyre dallojnë. Derisa disa janë tërhequr vet nga kandidatura për deputet, disa të tjerë janë eliminuar nga partitë e tyre për shkak të bindjeve dhe qëndrimeve të cilat ata i kanë pasur në legjislaturën e kaluar. E në fund, ka pasur edhe të tillë që për interesa të partisë janë bërë edhe "Kurbanë". |
Ky është fituesi i “The Voice of Albania 6” (Foto) Posted: 19 May 2017 11:46 PM PDT Në natën e mbrëmshme gara ishte më e fortë se asnjëherë më parë edhe pse kishin mbetur vetëm katër finalistë, Anxhela, Klinti, Lisi dhe Lidia, shkruan lajmi.net. Të parët që lanë garën ishin Anxhela dhe Lisi, për të vazhduar nën ethe Klinti dhe Lidia, kjo e fundit me trajnere Rona Nishliun. Por ishte konkurrenti i Alban Skënderajt, Kliniti ai i cili mori trofeun e kësaj mbrëmjeje me plot të papritura. I ftuar në këtë mbrëmje kishte qenë edhe këngëtari Albert Stanaj, i cili për 'The Voice' ka përformuar live. /Lajmi.net/ |
“Adios” Atletico Madrid, transferohet në Milan (FOTO) Posted: 19 May 2017 11:42 PM PDT Mbrojtësi i Atletico Madrid, Sime Vrsaljko mund të transferohet në Milan. "Sky Sport" raporton se ish futbollisti i Sassuolos është objektiv i "Rossonerëve" për afatin kalimtar të verës. Vrsaljko nuk është duke luajtur vazhdimisht në Vicente Calderon, përcjell "lajmi.net". Andaj, e ardhmja e tij mund të jetë në San Siro. /Lajmi.net/ |
Pse u hesht skandali i paparë i Gjykatës së Drenasit? (Video) Posted: 19 May 2017 11:41 PM PDT Hulumtimi tregoi se përgjegjësit e kësaj gjykate nuk i kanë regjistruar rreth 20 mijë lëndë të kundërvajtjeve në regjistrat e lëndëve të kësaj gjykate. Dëmi nga mos-regjistrimi i mbi 20 mijë lëndëve mund të arrijë në qindra mijëra euro për buxhetin e shtetit. Siç transmetoi "Drejtësia në Kosovë", në Gjykatën e Drenasit mbi 10 mijë lëndë të vitit 2014 stafi përgjegjës i kësaj gjykate nuk i ka regjistruar fare në regjistrat e gjykatës. Të gjeturat treguan se pasi janë lënë lëndët e vitit 2014 pa u regjistruar, përgjegjësit e Gjykatës kanë vazhduar me regjistrimin e lëndëve të vitit 2015, pa i regjistruar fare ato të vitit paraprak 2014. Si rezultat i kësaj, mbi 10 mijë lëndë të kundërvajtjeve në këtë gjykatë janë parashkruar pa u regjistruar, pasi ato lëndë janë lënë në harresë. Kjo gjendje është toleruar edhe në vitin 2016-të. Sipas të gjeturave tona del se lëndët e vitit 2016-të bashkë me ato të vitit 2014 janë regjistruar në vitin 2017. Hulumtimin e plotë të 'Drejtësia në Kosovë' mund ta ndiqni në linkun e mëposhtëm: |
Krasniqi: Më i logjikshëm koalicioni me VV-në, sesa me PDK-në Posted: 19 May 2017 11:32 PM PDT "Për mua do të ishte më i logjikshëm koalicioni parazgjedhor me Lëvizjen Vetëvendosje, por kjo nuk është varur nga unë. Ky koalicion kishte mundësi që të bëhej, por pati veprime politike për grabitje të anëtarëve brenda opozitës dhe kjo prishi shumë punë", ka sqaruar Krasniqi. Ish-kryeparlamentari i Kosovës gjatë intervistës për "Zërin" ka deklaruar se bashkë me Fatmir Limajn e braktisën vite më parë PDK-në, pasi që, siç thotë ai, kishin probleme me keqqeverisjen e Hashim Thaçit, në atë kohë kryeministër i vendit, e jo me partinë dhe anëtarësinë e saj. Ai ka folur edhe për përgjimet telefonike të aferës "Pronto", ku Krasniqi dhe Limaj fyheshin rëndë nga drejtues të PDK-së dhe thotë se vesi i veprimeve të prapashpinës veç sa është perfeksionuar. |
Këngëtari i njohur botëror realizon klipin në Shqipëri (Video) Posted: 19 May 2017 11:29 PM PDT E veçantë e këtij klipi ishte realizimi i tij në bregdetin shqiptar, element ky shumë pozitiv për promovimin e turizmit të bregdetit, shkruan lajmi.net. Artisti i hiteve të njohura, Joans Blue përveç se zgjedhi bregdetin shqiptar për të realizuar klipin, ai gjithashtu mori edhe një modele shqiptare në të, që është Oriola Marashi. /Lajmi.net/ |
Dështon përforcimi i Juventusit nga La Liga (FOTO) Posted: 19 May 2017 11:28 PM PDT Juventus e ka përcjell më shumë vëmendje këtë edicion yllin e Atletico Madridit, Yannick Ferreira Carrasco, shkruan Tuttosport. Por, transferimi i tij do të jetë shumë i vështirë, pasi zyrtarët e Atleticos as që duan të dëgjojnë për ofertat ndaj tij. Carrasco konsiderohet si futbollist i rëndësishëm në Atletico Madrid. /Lajmi.net/ |
Zyrtare: Këto janë koalicionet parazgjedhore, partitë politike për zgjedhjet e datës 11 qershor Posted: 19 May 2017 11:16 PM PDT |
Real Madrid siguron përforcimin e madh (FOTO) Posted: 19 May 2017 11:15 PM PDT Vinicius Junior është futbollist i Real Madridit. Ish presidenti i Flamengos, Kleber Leite ka konfirmuar se sulmuesi i talentuar do të transferohet në Santiago Bernabeu, shkruan e përditshmja sportive madrilene "Marca". " Vinicius tashmë është i Real Madridit", deklaroi ai, përcjell "lajmi.net". 16-vjeçari pritet të mbërrijë në Real Madrid më 2018. /Lajmi.net/ |
You are subscribed to email updates from Lajmi.net. To stop receiving these emails, you may unsubscribe now. | Email delivery powered by Google |
Google Inc., 1600 Amphitheatre Parkway, Mountain View, CA 94043, United States |
Lexo edhe: