Skip to main content

“Sot mbahet Festivali i Librit” plus 9 more GazetaBlic

“Sot mbahet Festivali i Librit” plus 9 more GazetaBlic


Sot mbahet Festivali i Librit

Posted: 23 Apr 2017 10:47 PM PDT

Organizata joqeveritare "ETEA" në bashkëpunim me Qendrën Sociale "Termokiss", për nder të Ditës Ndërkombëtare të Librit organizon Festivalin e Librit 2017.

Duke mobilizuar fytyrat publike dhe duke shfrytëzuar artin si metodë, Festivali i Librit 2017 që organizohet për të tretin vit radhazi synon edukimin publik nëpërmjet avokimit, përkatësisht ndërgjegjësimin social rreth rëndësisë së librave dhe leximit të tyre.

The post Sot mbahet Festivali i Librit appeared first on GazetaBlic.

Ja si të shpëtoni nga gurët në veshka dhe infeksionet urinare me disa mënyra 100% natyrale

Posted: 23 Apr 2017 10:43 PM PDT

Të gjithë njerëzit janë të rrezikuar, sidomos gratë, për t'u prekur nga infeksionet e rrugëve urinare.

Më të rrezikuar janë pacientët me anomali të lindura të veshkës, ata që kanë gurë në aparatin urinar, anomali të kanaleve urinare, ureter shumë të përdredhur.

Pacientët që kanë probleme gjinekologjike si: infeksionet e rrugëve gjenitale, personat me imunitet të ulët dhe diabetikët në ndërhyrjet kirurgjikale me kateter, personat e paralizuar, ata që nuk mbajnë higjienë personale. Infeksionet urinare fillojnë nga rrugët tona urinare që përbëhen nga: veshkat, ureterët (kanalet eurinës), fshikëza e urinës dhe uretra. Infeksionet urinare janë shumë të shpeshta dhe zënë vendin e dytë pas atyre të traktit respirator.

Risk më të lartë kanë femrat sesa meshkujt për arsye se uretra është më afër anusit.

Kura natyrale për infeksionet e rrugëve urinare

Sipas Universitetit Rutgers të New Jersey-t, konsumi i një gote boronicë çdo ditë ul me 60% riskun për infeksion në traktin urinar.

Kjo pasi boronica përmban një kimikat të quajtur tannins që mban nën kontroll problemin që shkakton bakterie në fshikëzën e urinës.

Nëse keni djegie gjatë urinimit, ndoshta është infektuar fshikëza e urinës. Këto infeksione quhen gjithashtu infeksione të traktit urinar që shkaktojnë baktere të cilat rriten në fshikëz ose kanalin urinar.

Këto infeksione mund të jenë tepër serioze dhe shqetësuese

Çfarë të bëni në këto raste

-Konsumoni më tepër ujë

Shtoni sasinë e ujit që konsumoni. Lëngjet ju ndihmojnë për të larguar bakteret nga fshikëza.

Lëngu i boronicës së kuqe

Ka kohë që diskutohet se lëngu i boronicës së kuqe ndihmon kundër infeksioneve të fshikëzës. Ky lëng ju ndihmon të pastroni bakteriet nga rrugët urinare

Probiotikët

Probiotikët janë baktere të mira që ndihmojnë në luftimin e baktereve të këqija që shkaktojnë UTI, thotë Kandis Rivers, urolog në Spitalin Henry Ford në Detroit.

Sodë buke

Nëse keni dhimbje apo djegie gjatë urinimit konsumoni një lugë kafeje sodë buke me ujë.

Reduktoni përdorimin e ngacmuesve

Kafeina, alkooli, ushqimi pikant, nikotina, pijet me gaz dhe ëmbëlsuesit artificialë mund të irritojnë fshikëzën e urinës dhe ta bëjnë akoma më të vështirë për ta shëruar. Përqendrohuni tek ushqimet e shëndetshme, si karbohidrate me nivel të lartë fibrash dhe yndyrna të shëndetshme si avokado apo vaji i ullirit që ju ndihmojnë për tretjen.

Uthull molle

Ata që vuajnë nga UTI mund të përdorin uthullën e mollës si antiobiotik natyral për trajtimin e infeksionit.

Këshilla si mund të parandalohen infeksionet e traktit urinar

– Çdo individi i kërkohet të ketë një higjienë personale sa më e mirë.

– Të mos mbajë urinën, por të zbrazë fshikëzën sa herë që ndjen nevojën për të urinuar.

– Të pijë sa më shumë lëngje pa gaz.

– Të mos pijë alkool.

– Të mjekojë vatra të tjera infeksioni kudo që mund të ketë si: dhëmbë të prishur, grykët, infeksione të veshit, hundës dhe të rrugëve të frymëmarrjes.

– Të luftojë e mjekojë drejt sëmundjet e tjera favorizuese si: hipertensioni arterial, diabeti.

– Gratë shtatzëna duhet të bëjnë kontrolle të shpeshta me analizë urine dhe nuk është në gjendje të lëvizë.

***

Ja si të shpëtoni nga gurët në veshka me një mënyrë 100% natyrale:

Miksoni 4 limona në 2 litra ujë dhe pijeni shpesh.

Limoni është shumë i pasur në citrate, të cilat ndihmojnë në luftën kundër gurëve në veshka. Studiuesit thonë se mund t'i shtoni pak mjaltë kësaj përzierjeje.

Mrekullia për pastrimin e veshkave

Nëse keni ndonjë problem me veshkat, traktin urinar apo fshikëzën e urinës ju sjellim sot një pije që do t'ju zgjidhë problemin

Veshkat janë organ jetik në trupin tonë. Ato filtrojnë 200 litra gjak në ditë dhe nuk lejojnë që toksinat të futen në trupin tonë.

Armiqtë më të mëdhenj të veshkave janë proteinat shtazore, pijet me gaz, produktet OMGJ, ëmbëltuesit artificialë, kafeina dhe cigaret.

Për të pastruar veshkat duhet të konsumoni ujë në sasi të lartë.

Për të bërë një pije që largon problemet me veshkat ju duhen:

– 1 Kivi

– 1 Banane

– lëngu i gjysmë limonit

– ½ gote arra

– ½ luge majdanoz

– 1 gotë ujë

Mënyra e përgatitjes:

Të gjithë përbërësit e mësipërm hidhini në blender dhe miksojini. Limonin duhet ta shtrydhni përpara se ta hidhni në blender.

Konsumojeni këtë pije çdo mëngjes esëll.

***

Brokoli kuron infeksionet e rrugëve urinare

Brokoli nuk gjendet shpesh në tryezat tona sepse nuk kemi njohuri të mjaftueshme për të. Megjithatë, është mirë që këtë lloj perime ta konsumojmë më shpesh sepse është shumë i ushqyeshëm dhe se përgatitja e tij është shumë e lehtë.

Brokoli mund të jetë shumë efikas në problemet që shfaqen te shumica e femrave, por edhe te meshkujt. Brokoli është treguar shumë efikas në preventivin e ndezjes së kanaleve urinare. Kjo sëmundje lajmërohet shumë shpesh te femrat, madje disa prej tyre mësohen të jetojnë me këtë problem.

Mjekët deklarojnë se femrat të cilat kanë probleme me kanalet urinare duhet të hanë 200 deri 300 gramë brokoli të zier. Brokoli përmban glukinolat, të cilët janë përbërje sekondare bimore të cilat i shkatërrojnë bakteret në fshikëzën e urinës.

Vitamina "B6" lufton infeksionet

Roli i vitaminës "B6" është të prodhojë proteinat, të çlirojë glukozën e rezervuar. Të gjitha këto procese në trup janë të domosdoshme për rritje, formimin e gjakut dhe mbrojtje kundër infeksioneve.

Sa më shumë ushqime me proteina të përdoren, aq më shumë vitaminë "B6" është e nevojshme. Në përgjithësi mungesë të kësaj vitamine ka tek ata njerëz që përdorin ilaçe kundër reumatizmës, tuberkulozit ose tensionit të lartë të gjakut. Simptomat janë plagë në gojë, depresion, irritim, ekzemë dhe nganjëherë dhe malcim i ndonjë nervi i cili shkakton dhimbje. Në formë natyrale vitamina "B6" gjendet tek drithërat, banania, patatja, gjeli i detit, peshku, lajthia, arra, speci e perimet si lulelakra etj.

Konsumoni sasinë e nevojshme të ujit

Një ditë në javë konsumoni ujë më tepër se zakonisht. Një ditë në muaj mundohuni të mos konsumoni fare ujë. Herë pas here në vend të kafes që ju dëmton, pini ujë të ngrohtë. Mbani gjithmonë të njëjtën masë të gotës me të cilën pini ujë, në mënyrë që t'i jepni organizmit tuaj çdo herë ujë në të njëjtën sasi.

Është mirë që uji të mos të pihet menjëherë, por pak nga pak, me pushime të vogla. Po ashtu, tri herë në javë pini lëngje frutash të shtrydhura, si lëng limoni, portokalli, pjeshkë, rrushi, karotë etj.

Mandarina lufton infeksionet urinare

Duket të jetë një ndër agrumet më të preferuar të grekëve të lashtë, pasi vetë fruti është tepër i ëmbël dhe ka shumë lëng në përbërjen e tij. Madje shekuj më parë ekzistonte një teori, sipas së cilës mandarina ndihmon në luftimin e infeksionit. Teori e cila mbështetet edhe në ditët e sotme, madje më të vjetrit e shtrydhin këtë frut dhe e vendosin në vendin që ka marrë infeksion.

Rrushi eliminon gurët në veshka

I bardhë apo i kuq kjo nuk ka shumë rëndësi. Ajo çfarë na rekomandojnë mjekët është konsumimi i të paktën një çerek kilogrami rrush në ditë nga të gjithë personat, pavarësisht moshës. Rrushi pastron veshkat, ndihmon në eliminimin e gurëve të vegjël, pastron infeksionet në mëlçinë e zezë dhe stabilizon rrahjet e zemrës.

Dardha parandalon infeksionet 

Cipa e frutave të dardhës ka veti diuretike dhe ndikon pozitivisht në pastrimin e veshkave dhe të rrugëve urinare. Për këtë qëllim përdoret çaji i përgatitur si më poshtë. Merrni 40-50 gramë cipa dardhash, i hidhni në 250 ml ujë. Këto i zieni për 20 minuta dhe lëngu i fituar pihet i ngrohtë, në mëngjes esëll, për 7-10 ditë. Gjethet e dardhës kanë veti të mira diuretike dhe antiseptikë dhe përdoren kundër sëmundjeve të rrugëve urinare, në cistitet, në gurët e veshkave, në dhëmbët e fshikëzës urinare, etj.

Në këto raste këshillohet infuzi i gjetheve. Merrni 20-25 gramë gjethe dardhe dhe i zhytni në një enë me 250 ml ujë të vluar. I lini aty për 10 minuta dhe lëngu i fituar pihet një orë para buke. Kjo përsëritet 2-3 herë në ditë, ndërsa kura rekomandohet për 10-15 ditë. Frutat e dardhës përdoren në gjendje të freskët në kohën e pjekjes natyrore, të ruajtura në frigorifer dhe të përpunuara në formë marmelatë, konservë kompostoje ose të thara.

Dardha përmban kripëra mineralë si: kalium, kalcium, mangan, fosfor, hekur, etj. 4-5 për qind sheqer, vitamina C, B1, B2, B6, karotinë, acide organike, etj. Ato janë freskuese, qetësuese, largojnë etjen, pastrojnë zorrët dhe japin energji. Ndërsa kur janë të papjekura, nuk treten lehtë dhe qëndrojnë rëndë në stomak.

Çaji i koprës largon infeksionet e traktit urinar

Çaji i përftuar nga bima e koprës ka dhënë rezultate të shkëlqyera në shkrirjen e gurëve në veshka. Mjekët popullorë rekomandojnë pirjen e dy deri tri gotave me çaj kopre dhe shumë shpejt të sëmurët do të shohin rezultatet.

Bima jo vetëm që ndikon në veshka, por edhe në rrugët urinare dhe shkakton urinim të shpeshtë, duke ndihmuar në pastrimin e organizmit nga helmet përmes urinimit. Për shërimin e sëmundjes shërbejnë farat e koprës, 1 lugë kaçe dhe tërfil. Dhjetë gramë nga kjo përzierje hidhen në 350 miligramë ujë të nxehtë. Më pas kullohet dhe këshillohet të pihet dy deri tri gota në ditë.

Molla pastron rrugët urinare

Janë të padiskutueshme efektet pozitive të këtij fruti. Madje që në lashtësi është vënë re, domosdoshmëria e organizmit për mollët e kuqe dhe jeshile. Ky frut pastron veshkat, shëron çrregullimet në aparatin tretës. Dhe përdorimi i mollës jeshile bën të mundur edhe rënien nga pesha, për të gjithë fanatikët e pamjes estetike.

Infeksionet urinare te meshkujt dhe prostata

Nuk janë të paktë ata meshkuj që vuajnë nga kanceri i prostatës. Sidomos burrat që i kanë kaluar të 40-at. Gjithçka duket se fillon me urinime sa më të shpeshta, si shkaktarë të së cilave shumë herë meshkujt akuzojnë ndonjë ftohje apo mendojnë se kanë pirë shumë lëngje.

Më pas dhimbja fillon të përhapet dhe në kurriz dhe gjithnjë e më shumë mendohet se kemi të bëjmë me një ftohje. Po ama të tjerët nuk vuajnë nga ky problem, dhe pse mund të jenë të ftohur dhe, ç'është më e keqja, kjo gjendje zgjat me shumë se sa një ftohje normale.

A dëmtohen veshkat e fëmijëve nga infeksioni urinar?

Infeksionet urinare tek fëmijët janë relativisht të shpeshta, por për fat, pjesa më e madhe e fëmijëve nuk kanë dëmtim të përhershëm të veshkave, sidomos nëse infeksioni është i lokalizuar në fshikëzën e urinës. Vetëm tek një numër i vogël vjen ndodh dëmtimi i përhershëm i parenhimit. Është e rëndësishme që fëmija të kontrollohet sërish, nëse ka infeksion rekurent ose nëse në ekon iniciale ka diçka anormale.

Ç'duhet bërë nëse dyshoni për infeksion

Nëse fëmija juaj ka simptoma, duhet të paraqiteni te mjeku juaj dhe të kapni ekzemplar të urinës për ekzaminim, i marrë në mënyrën e përshkruar, para se të filloni me çfardo trajtimi me antibiotikë.

Edhe nëse është fundjavë, urina mund të ruhet në frigorifer dhe të dërgohet në klinikë të hënën në mëngjes. Kini kujdes për shfaqjen e infeksioneve rekurente dhe për antibiotikët që u japin fëmijës tuaj. Nëse fëmija juaj ka infeksione përsëritëse, atëherë duhet të shkoni rregullisht për vizitë.

The post Ja si të shpëtoni nga gurët në veshka dhe infeksionet urinare me disa mënyra 100% natyrale appeared first on GazetaBlic.

Shokon mjeku italian: Kanceri shërohet me vetëm një përbërës shtëpiak

Posted: 23 Apr 2017 10:41 PM PDT

Tullio Simonchini, mjeku italian, pretendon se kanceri është vetëm një baktere dhe asgjë më tepër.
Ai gjithashtu pohon se soda e bukës mund ta eliminojë atë.

Ky mjek italian në lidhje me këtë metodë të luftimit të kancerit shprehet shumë i sigurtë.

Ai vetë ka shëruar disa qindra apo edhe mijëra njerëz nga kanceri.

Terapia është e padëmshme dhe njerëzit që vuajnë nga kanceri nuk rrezikojnë asgjë ta përdorin. Për fat të keq, mjekësia dhe realiteti nuk kanë treguar rezultate pozitive në luftën kundër kësaj sëmundje të rëndë e vdekjeprurëse, transmeton lajmi.net

Kanceri është baktere:

Deklarata shokuese nga Dr. Simonch thotë se: "Rreth njëqind vjet më parë, teoritë rreth kancerit thuhej se tregonin për një sëmundje brendaqelizore dhe të pashërueshme, por sipas mendimit tim është një infeksion fugal dhe një fenomen i veçantë qelizor.

Doktori shprehet se ky infeksion fugal mund të shërohet me ndihmën e një përbërësi që të gjithë e kemi në shtëpitë tona e që është soda e bukës.

Sipas tij, terapia me sodën e bukës për luftë kundër kancerit duhet të ketë periudhë një mujore, ku çdo mëngjes dhe mbrëmje ju duhet të merrni një lugë gjelle sodë buke dhe një gotë ujë në mënyrë që ta trajtoni kancerin në zorrë të trashë, kancerin e gojës ose të stomakut.

Gjithashtu, brengosëse janë edhe rastet e kancerit të qafës së mitrës dhe ato vaginale, që sipas tij duhet të pastrohen me masën e përgaditur nga 2 litra ujë dhe dy lugë sode buke të tretura mirë.

Nuk dihet se çfarë ka të vërtetë në gjithë këtë pohim të doktorit italian, por vërtetë kjo që ai ka thënë, ka bërë bujë të madhe në botë.

The post Shokon mjeku italian: Kanceri shërohet me vetëm një përbërës shtëpiak appeared first on GazetaBlic.

Pas serbëve, droni me flamurin e Shqipërisë së Madhe acaron edhe maqedonasit (Foto)

Posted: 23 Apr 2017 10:33 PM PDT

Një dron me flamurin e Shqipërisë së Madhe është shfaqur në ndeshjen derbi sot në Çair mes Shkupit dhe Vardarit.

Kjo nga ana e maqedonasve është quajtur provokim.

Droni ka qenë i ngjashëm si në ndeshjen eliminatore Serbi-Shqipëri në Beograd para dy vitesh,  ndeshje e cila ishte ndërprerë.

Sipas mediave maqedonase për këtë 'incident' është fajësuar Zoran Zaev duke thënë se është ai që ju ka dhënë liri të madhe shqiptarëve.

The post Pas serbëve, droni me flamurin e Shqipërisë së Madhe acaron edhe maqedonasit (Foto) appeared first on GazetaBlic.

Rexhep Hoti: Zgjedhjet janë të pashmangshme

Posted: 23 Apr 2017 10:32 PM PDT

Anëtari i Këshillit Drejtues të PDK'së, Rexhep Hoti, ka thënë se zgjedhjet e parakohshme parlamentare janë të pashmangshme, pasi, sipas tij, ato janë duke ndodhur.

Në një intervistë për 'Epokën e Re', ai ka theksuar se për zgjedhje të reja do të merret shpejt një vendim me partnerët e koalicionit.

Hoti ka bërë me dije se nuk është në interes të PDK'së të vazhdohet qeverisja pa pasur mundësi më të marrë vendime të mëdha e të vështira.

Sipas tij, vendi duhet të ecë përpara dhe nuk mund të mbetet peng i askujt.

Duke folur rreth çështjes së Demarkacionit me Malin e Zi, Hoti ka thënë se këtë çështje ka dështuar ta drejtojë partia e Kryeministrit Isa Mustafa, qoftë drejt konsensusit, apo qoftë drejt votimit në Kuvend.

The post Rexhep Hoti: Zgjedhjet janë të pashmangshme appeared first on GazetaBlic.

Çifti i kërkon Rita Orës ta bëjnë ‘treshe’. A pranoi këngëtarja shqiptare? (Foto)

Posted: 23 Apr 2017 10:31 PM PDT

Rita Ora refuzoi Mel B dhe Stephen Belafonte kur ata i kërkuan asaj të merrte pjesë në 'treshe'.
Rita thuhet se refuzoi 'treshen' me Mel B dhe bashkëshortin e saj tashmë të huaj Stephen Belafonte. Sipas The Sun, këngëtarja 26-vjeçare ka qenë objektivi i çiftit dhe këtë ofertë e kanë paraqitur pas një darke në Hollywood tre vjet më parë.

Burimet e The Sun kanë treguar se Rita ka qenë e ftuar në shtëpinë e çiftit, por ajo i ka refuzuar, madje ka qenë e habitur kur i kanë bërë atë pyetje.

Ajo ishte në atë darkë vetëm me arsye pune dhe diçka tjetër as që diskutohej, andaj me 'edukatë' ajo refuzoi kërkesën.

The post Çifti i kërkon Rita Orës ta bëjnë 'treshe'. A pranoi këngëtarja shqiptare? (Foto) appeared first on GazetaBlic.

Kryeministri Mustafa udhëton sot për Bruksel

Posted: 23 Apr 2017 10:29 PM PDT

Kryeministri i Kosovës Isa Mustafa, udhëton të hënën në Bruksel, ku do të prezantojë kërkesën e tij të re në lidhje me liberalizmin e vizave për kosovarët.

Mustafa ka paralajmëruar se do të kërkojë nga Bashkimi Evropian ta suspendojë me kusht për dy vjet ratifikimin e marrëveshjes për shënjimin e vijës kufitare me Malin e Zi dhe fillimisht të liberalizojë vizat për shtetasit e Kosovës.

Ndërsa, në rast se vendi nuk përmbushë kërkesën e Komisionit Evropian për ratifikimin e marrëveshjes për demarkacionin me Malin e Zi, atëherë të kthehet sërish regjimi i vizave.

"Në fillim të javës së ardhshme do të shkoj në Bruksel ku edhe do të bisedoj për një zgjidhje që qytetarët të lëvizin sa më shpejt lirshëm", ka deklaruar kryeministri në vizitën e tij që u bëri bizneseve në Panairin e Përgjithshëm dhe Ndërkombëtar "Prishtina 2017", në Bërnicë.

The post Kryeministri Mustafa udhëton sot për Bruksel appeared first on GazetaBlic.

Opozita sot bllokon rrugët në Shqipëri

Posted: 23 Apr 2017 10:27 PM PDT

Në Shqipëri, opozita do të zhvillojë të hënën një protestë njëorëshe duke bllokuar trafikun kombëtar.

Kreu i PD-së, Lulzim Basha tha nga çadra e opozitës se do të jetë një sakrificë e vogël, por një dhuratë e madhe për Shqipërinë e Re.

"Bashkohemi të bllokojmë të keqen me këtë paralajmërim për t'i hapur rrugë të mirës për çdo shqiptar duke larguar e mundur drogën, krimin, qytetarëve, të drejtën për të zgjedhur me votë të lirë dhe të ndershme", tha Basha.

Ndërkohë drejtori i Përgjithshëm për Sigurinë në Policinë e Shqipërisë tha se nuk është dhënë leje për këtë protestë.

Sipas tij zhvillimi i protestave apo edhe i tubimeve të tjera në rrugët kryesore kombëtare, duke bërë bllokimin e lëvizjes së njerëzve dhe mallrave, përbën një cenim të rëndë të rendit publik. Asnjë shkak ligjor dhe asnjë motiv tjetër me interes publik nuk e justifikon zhvillimin e kësaj proteste në këtë mënyrë.

Policia bëri thirrje që qytetarët të mos bien pre e thirrjeve që synojnë kaos, konflikt, destabilizim.

The post Opozita sot bllokon rrugët në Shqipëri appeared first on GazetaBlic.

Moti gjatë kësaj jave

Posted: 23 Apr 2017 10:23 PM PDT

Sipas IHMK-së, në këto kushte do të mbajë mot kryesisht me diell dhe vranësira të shpërndara.

"Të premten do të ketë mundësi të vogla për riga të izoluara shiu, kryesisht në perëndim dhe jugperëndim të vendit. Vlerat minimale të temperaturave do të lëvizin ndërmjet 1-7 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 15-23 gradë Celsius", bën të ditur IHMK.

Do të fryjë erë nga jugperëndimi me shpejtësi deri 9m/s.

The post Moti gjatë kësaj jave appeared first on GazetaBlic.

Nis Java e Imunizimit

Posted: 23 Apr 2017 10:21 PM PDT

Nën organizmit e Ministrisë së Shëndetësisë duke filluar nga ora 11:00 sot shënohet në Kosovë 'Java e Imunizmit'.

"Duke respektuar se secili fëmijë meriton fillimin e shëndoshë të jetës, me rastin e Javës të Imunizimit, do të përkrahen aktivitete për të ngritur vetëdijen e politikë-bërësve, vendim-marrësve, profesionistëve shëndetësor prindërve, familjeve për rëndësinë e vaksinimit dhe avokim për vaksinim të gjithë fëmijëve", thuhet në njoftimin e MSh-së.

Imunizimi është një nga intervenimet më efektive të shëndetit publik dhe ka potencial për të reduktuar vdekshmërinë e fëmijëve.

The post Nis Java e Imunizimit appeared first on GazetaBlic.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more