Skip to main content

“SHBA: Është vrarë operativisti i IS-it i ndërlidhur me sulmin në Stamboll” plus 15 more Radio Evropa e Lirë

“SHBA: Është vrarë operativisti i IS-it i ndërlidhur me sulmin në Stamboll” plus 15 more Radio Evropa e Lirë


SHBA: Është vrarë operativisti i IS-it i ndërlidhur me sulmin në Stamboll

Posted: 22 Apr 2017 09:31 AM PDT

Shtetet e Bashkuara thonë se nga një operacion ushtarak amerikan është vrarë operativisti i Shtetit Islamik (IS), që ishte ndihmës i afërt i liderit, Abu Bakr al-Baghdadi, dhe ishte i ndërlidhur me një sulm në një klub të natës në Stamboll, nga i cili ishin vrarë 39 vetë. Operativisti, Abdurakhmon Uzbeki, që besohej se ishte nga Uzbekistani, është vrarë më 6 prill, gjatë një operacioni tokësor të fshehtë afër qytetit, Majadin në Siri, tha mbrëmë John Thomas, zëdhënës i Komandës Qendrore të ushtrisë amerikane. Koloneli Thomas tha se Uzbeki kishte ndihmuar në sulmin kundër një klubi ekskluziv të natës në Stamboll, natën e Vitit të Ri. Grupi ekstremist, Shteti Islamik, e pat marrë përgjegjësinë për këtë sulm, duke thënë se ishte hakmarrje për përfshirjen ushtarake të Turqisë në Siri. "Ne qartas e kemi ndërlidhur atë me bombardimin në Stamboll, natën e Vitit të Ri", tha Thomas.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Francë: Policia e arrestoi një person me thikë

Posted: 22 Apr 2017 09:01 AM PDT

Zyrtarët francezë thonë se policia sot e ka arrestuar një person që kërcënohej me thikë, duke shkaktuar panik në një stacion hekurudhor në Paris, një ditë para zgjedhjeve presidenciale në Francë. Në këtë incident askush nuk është lënduar. Ky incident ndodhi dy ditë pas vrasjes në Paris të një oficeri të policisë, nga një person i armatosur, ndërsa përgjegjësinë për këtë sulm e ka marrë grupi ekstremist, Shteti Islamik. Zyrtarët policorë thanë se në incidentin e sotëm personi me thikë ishte duke ecur me thikë në stacionin, Gare du Nord, dhe njerëzit e kishin informuaar policinë, e cila e arrestoi atë, derisa një numër i madh i udhëtarëve iknin nga ky person. Aktualisht në Francë ende mbretëron gjendje emergjente, pas një serie të sulmeve, nga të cilat prej vitit 2015 janë vrarë 239 vetë.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Gjermani: Përleshje e policisë dhe protestuesve në Këln

Posted: 22 Apr 2017 08:23 AM PDT

Policia e Gjermanisë në Këln është përleshur me demonstruesit afër ndërtesës ku mbahej kongresi i partisë nacionaliste, Alternativa për Gjermani (AfD), me ç'rast janë plagosur dy policë. Dhjetëra mijëra demonstrues të krahut të majtë ekstrem janë tubuar derisa po vazhdon kongresi dyditësh i afro 600 delegatëve të Alternativës për Gjermani. Liderja e AfD-së, Frauke Petru, ishte kundërshtuar në përpjekje për t'i bindur antarët e partisë për të miratuar një platformë më pak militante. Ajo tha se partia do të mund të bëhej më e madhja në Gjermani brenda katër vitesh, nëse e miraton dokumentin me retorikë më pak të ashpër. Pritet që kongresi ta miratoj programin për fushatën për zgjedhjet parlamentare në Gjermani, në të cilat kjo parti merr pjesë për të parën herë. E themeluar në vitin 2013, kjo parti është e përfaqësuar në legjislaturat e 11 prej 16 shteteve të Gjermanisë. Sipas hulumtimeve të opinionit, kjo parti e profilit kundër migrantëve, ka mbështetje në shkallë 7-11%. 

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Qeveria, pa sinjale për procedim të Demarkacionit në Kuvend

Posted: 22 Apr 2017 08:11 AM PDT

Qeveria e Kosovës nuk ka dhënë sinjale që marrëveshja për shënimin e vijës kufitare me Malin e Zi do të procedohet në Kuvendin e Kosovës gjatë javës që vjen, ashtu siç ka deklaruar kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

SHBA: Jim Mattis e vazhdoi turneun në Lindje të Mesme

Posted: 22 Apr 2017 06:29 AM PDT

Sekretari amerikan i mbrojtjes, Jim Mattis, sot është takuar me emirin e Katarit, në kuadër të turneut të tij në Lindjen e Mesme, ku tashmë e ka vizituar Arabinë Saudite, Egjiptin dhe Izraelin, ndërsa nesër do të qëndroj në Xhibuti. Zoti Mattis i tha emirit të Katarit, Sheik Tamim bin Hamad Al-Thani, se është i "përkushtuar" për përmirësim të raporteve ndërmjet Shteteve të Bashkuara dhe Katarit, që është i pasur me naftë, e ku gjendet baza më e madhe ajrore amerikane në rajon. Mattis me këtë rast e ka dënuar rolin e Iranit në Lindjen e Mesme, duke vlerësuar se "destabilizues".

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

MSA-ja, me efekte pozitive dhe negative në ekonomi

Posted: 22 Apr 2017 06:09 AM PDT

Marrëveshja e Stabilizim-Asociimit (MSA), një vit nga hyrja në fuqi ka dhënë edhe efektet e saj të para. Disa nga kompanitë, të cilat eksportojnë në vendet e BE-së, thonë të kenë pasur efekte pozitive, por të hyrat doganore kanë pësuar ulje.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Putini mund të jetë fitues i zgjedhjeve presidenciale në Francë

Posted: 22 Apr 2017 05:41 AM PDT

Me gjithë akuzat dhe refuzimin e tyre, për përzierjen ruse në zgjedhjet presidenciale franceze, një gjë duket e mundshme: së paku një kandidat pro-rus, do të kualifikohet për rundin e dytë të votimeve.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Protestuesit kërkojnë zgjedhje! Analistët: Janë dorë e zgjatur e VMRO-së

Posted: 22 Apr 2017 04:35 AM PDT

Kriza politike në Maqedoni duket pa rrugëdalje nga pozicionet e palëkundura të partive politike edhe më shumë se katër muaj nga zgjedhjet parlamentare të 11 dhjetorit.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Anija kozmike furnizuese arriti në Stacionin Ndërkombëtar të Gjithësisë

Posted: 22 Apr 2017 03:56 AM PDT

Një anije kozmike komerciale, e angazhuar nga agjencia amerikane, NASA, ka arritur në Stacionin Ndërkombëtar të Gjithtësisë (ISS), me afro 4 tonelata ngarkesë. Anëtarët e ekuipazhit në Stacionin Ndërkombëtar të Gjithësisë sot e kanë pranuar anijen furnizuese, duke e kapur me gjymtyrët robotikë. Anija ishte lansuar më 18 të këtij muaji nga kompania komerciale, Orbital ATK, nga baza ajrore amerikane, Cape Canaveral, në Floridë. Kjo anije është emëruar në shenjë nderimi për ish-astronautin amerikan, John Glenn, i cili ishte amerikani i parë që ka arritur në orbitë, në vitin 1962. John Glenn, që më vonë ishte zgjdhur senator, ka vdekur në dhjetor të vitit të kaluar, në moshën 95 vjeçare. Ky është furnizimi i shtatë i suksesshëm i kompanisë, Orbital ATK, në Stacionin Ndërkombëtar të Gjithësisë dhe atje do të qëndroj deri më muajin korrik, kur do të shkatërrohet në atmosferën e Tokës, pasi të jetë ngarkuar me mijëra kilogramë të mbeturinave.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Afganistan: Dhjetëra ushtarë të vrarë e të plagosur nga sulmi taliban

Posted: 22 Apr 2017 02:17 AM PDT

Zyrtarët në Afganistan thonë se më tepër se 100 pjesëtarë të ushtrisë afgane janë vrarë ose plagosur nga sulmi i djeshëm i militantëve talibanë në kompleksin ushtarak në provincën Balkh. Zëdhënësi i Ministrisë së mbrojtjes, Daulat Waziri, tha sot se gati të gjitha viktimat ishin pjesëtarë të ushtrisë Kombëtare Afgane. Sipas tij, 10 militantë me uniforma të ushtrisë afgane e kanë kryer këtë sulm. Dy prej tyre kishin ndërmarrë sulme vetëvrasëse, ndërsa tetë të tjerët ishin vrarë gjatë përleshjeve me armë zjarri. Një zyrtar lokal i tha agjencisë DPA se së paku 140 ushtarë janë vrarë dhe 160 të tjerë janë plagosur, gjatë këtij sulmi, por këto të dhënëa nuk janë konfirmuar. Përgjegësinë për këtë sulm e kanë marrë talibanët, të cilët thanë se më se 500 ushtarë janë vrarë ose plagosur në sulmin kundër kompleksit të armatës afgane. Në kumtësn e talibanëve theksohet se katër prej sulmuesve ishin ushtaarë, që ishin të vendosur në këtë kompleks. Sulmet ishin fokusuar në një xhami, ku ushtarët ishin në Falje të Xhumasë, dhe në sallën e ushqimit.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

OKB: Takimi Trump - Guterres ishte konstruktiv

Posted: 22 Apr 2017 01:50 AM PDT

Sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres, është takuar mbrëmë me presidentin amerikan, Donald Trump, lidhur me planet e Shtëpisë së Bardhë për reduktimin e financimit për OKB-në. Ishte "një diskutim interesant dhe konstruktiv për bashkëpunimin ndërmjet Shteteve të Bashkuarsa dhe Kombeve të Bashkuara", tha zëdhënësi i OKB-së, Stephane Dujarric. Zoti Guterres është takuar edhe me këshilltarin për siguri kombëtare të Shtëpisë së Bardhë, H.R. McMaster. Shtetet e Bashkuara janë kontribuesi më i madh për Kombet e Bashkuara, duke paguar 22% të buxhetit themelor prej 5.4 miliardë dollarësh dhe 28.5% të buxhetit prej 7.9 miliardë dollarësh për misionet paqeruajtëse, megjithqë në këta sektorë ka pasur vonesa në pagesa gjatë viteve të fundit.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Rusia: Lëvizjet e trupave afër kufirit korean - pjesë e ushtrimeve

Posted: 22 Apr 2017 01:34 AM PDT

Lëvizjet e trupave ruse afër kufirit me Korenë Veriore, janë pjesë e ushtrimeve të planifikuara, e nuk kanë ndonjë lidhje me përshkallëzimin e tensioneve në Gadishullin e Koresë, ka thënë mbrëmë një zëdhënës i ushtrisë së Rusisë. Zëdhënësi i presidencës së Rusisë, Dmitry Peskov, ka refuzuar të komentoj lidhur me pamjet në një video në mediat lokale dhe në kanalin YouTube, ku shihen shumë tanke dhe raketa duke u bartur me tren në rajonin Primorje, që është afër kufirit me Korenë Veriore. Mediat lokale kanë raportuar se banorët janë shprehur se kanë frikë se këmbimi i mundshëm atomik ndërmjet Shteteve të Bashkuara dhe Rusisë, do të mund të përhapej në rajonin e tyre. Por, Aleksandr Gordeyev, zëdhënës i rajonit ushtarak në Lindjen e Largët ruse, ka deklaruar për mediat e Rusisë, se aktiviteti ushtarak nuk është i jashtëzakonshëm, por pjesë e ushtrimeve të zakonshme dhe të planifikuara.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

SHBA: Komiteti i Inteligjecës e vazhdon hetimin për ndërhyrjen ruse

Posted: 22 Apr 2017 01:16 AM PDT

Komiteti i Inteligjencës i Dhomës Përfaqësuese të Shteteve të Bashkuara pritet që ta vazhdoj hetimin lidhur me ndërhyrjen e dyshuar të Rusisë në zgjedhjet presidenciale amerikane në vitin 2016, pasi ky hetim ishte ndërprerë për shkak të tërheqjes së kryesuesit të komitetit, Devin Nunes. Ky komitet ka shpallur mbrëmë se ka dërguar letra me të cilat kërkohet paraqitje me dyer të mbyllura të drejtorit të agjencisë FBI, James Comey, dhe të shefit të Agjencisë Kombëtare të Sigurisë, Mike Rogers, më 25 të këtij muaji. Komiteti, po ashtu, planifikon dëgjimin e ish-drejtorit të CIA-s, John Brennan, ish-drejtorin e Inteligjencës Kombëtare, James Clapper, dhe ish-zëvendësprokuroren e përgjithshme, Sally Yates. Këto do të jenë dëgjimet e para prej se zotit Nunes është tërhequr më 6 prill, për shkak të akuzave se në mënyrë jopërkatëse kishte marrë informacione për vëzhgimin e dyshuar nga Shtëpia e Bardhë. Nunes, po ashtu, ishte kritikuar nga demokratët, pasi ai kishte pasur rol në ekipin tranzitor të presidentit, Donald Trump. Rusia i ka hedhur poshtë pohimet për përzierje në zgjedhjet amerikane, por agjencitë e inteligjencës së Shteteve të Bashkuara në muajin janar, e kanë publikuar një raport ku shprehej "besim i lartë" se presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, kishte urdhëruar "fushatë të ndikimit" për ta dëmtuar kandidaten demokrate, Hillary Clinton.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Zbehja e BE-së i lë më shumë hapësirë Turqisë në Ballkan

Posted: 22 Apr 2017 12:06 AM PDT

Viteve të fundit, Bashkimi Evropian nuk arriti të mbajë dinamikën e proceseve integruese të vendeve të Ballkanit Perëndimor, çka sipas njohësve të zhvillimeve politike, ishte shfrytëzuar më pas nga Rusia, por edhe Turqia, për të provuar shtrirjen e ndikimin në rajon.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Mustafa bisedë telefonike për demarkacionin me Hoyt Yee

Posted: 21 Apr 2017 11:32 AM PDT

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, ka zhvilluar një bisedë telefonike me zëvendës ndihmës sekretarin amerikan të shtetit, Hoyt Yee. Në një komunikatë për media, thuhet se temë diskutimi kanë qenë çështjet aktuale në Kosovë, përfshi ratifikimin e Marrëveshjes për demarkacionin e kufirit me Malin e Zi. "Kryeministri Isa Mustafa dhe zëvendës ndihmës sekretari amerikan, Hoyt Yee, kanë biseduar edhe për procesin e ratifikimit nga Kuvendi i Kosovës të Marrëveshjes për shënjimin e kufirit me Malin e Zi dhe nevojën që kjo marrëveshje të ratifikohet sa më shpejtë, si konfirmim i rrugës evropiane të Kosovës", thuhet në komunikatë. Hoyt Yee ka biseduar gjatë ditës edhe me kryetarin e Kuvendit, Kadri Veseli. Ky i fundit, kishte komunikuar edhe qëndrimin e zyrtarit amerikan që demarkacioni të vihet në Kuvend për ratifikim javën e ardhshme. Megjithatë, në komunikatën e Qeverisë së Kosovës, nuk konfirmohet koha se kur do të procedohet për ratifikim demarkacioni, si kusht që i është vënë Kosovës nga Komisioni Evropian, për liberalizimin e vizave. 

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Dhjetëra të vrarë në sulmin Taliban mbi bazën ushtarake në Afganistan

Posted: 21 Apr 2017 10:19 AM PDT

Nga një sulm i kryer nga militantët Talibanë mbi një bazë ushtarake afgane në Provincën Balkh të Afganistanit verior u vranë një numër njerëzish, thanë një zëdhënës ushtarak i SHBA-së dhe zyrtarët afganë, të premten. "Po flasim për ndoshta më shumë se 50 viktima", tha koloneli John Thomas, një zëdhënës i Komandës Qendrore ushtarake të SHBA-së. Ai tha se nuk është në dijeni nëse sulmi ka pasur ndonjë ndikim mbi forcat ushtarake të koalicionit të udhëhequr nga SHBA-ja. Sulmi kishte për objektiv një xhami dhe objektin Brenda bazës ushtarake afgane në Mazar- e Sharif, kryeqytet i Provincës Balkh. Thomas tha se sulmi po "vazhdonte" megjithëse Vetnaam Shinwari, sekretar i komandantit të trupave ushtarake afgane, tha se sulmi kishte përfunduar.. Shinwari tha se numri I të vdekurve ka arritur në 50 ndërsa 73 të tjerë janë plagosur, dhe shtoi se numri përfundimtar I viktimave mund të rritet. Sulmi u krye pasi ushtarët po dilnin nga Lutjet e së Premtes, tha zëdhënës0i ushtarak Nasratullah Jamshidi. Sulmuesit, të veshur në uniforma ushtarake afgane, hynë në bazë me dy makina ushtarake pasi iu thanë rojave në hyrje se po bartnin ushtarë të plagosur dhe se duhej të hynin urgjentisht, tha Jamshidi. Zabihullah Kakar, një anëtar i këshillit të provincës nga Balkh, tha se 66 ushtarë janë vrarë. "Ishin 10 sulmues – dy hodhën vetën në ajër dhe tetë të tjerë u vranë nga forcat afgane të sigurisë", tha Kakar. Zyrtarë të tjerë thanë se dy sulmues u kapën. Zëdhënësi i Talibanëve, Zabihullah Mujahid mori përgjegjësinë për sulmin duke thënë se më shumë se 100 ushtarë janë vrarë Balkh është në mesin e provincave relativisht të sigurta në Afganistan. Ky është sulmi i dytë mbi një objekt sigurie në muajt e fundit. I pari, u krye nga militantët e Shtetit Islamik, u krye në një spital ushtarak në Kabul, duke vrarë 49 njerëz dhe plagosur 76 të tjerë në muajin e kaluar. 

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more