Skip to main content

RTSH: “Protesta e opozitës, PS dhe PD shkëmbejnë akuza” plus 9 more

RTSH: “Protesta e opozitës, PS dhe PD shkëmbejnë akuza” plus 9 more


Protesta e opozitës, PS dhe PD shkëmbejnë akuza

Posted: 22 Apr 2017 01:11 PM PDT

Protesta e paralajmëruar nga kreu i opozitës Lulzim Basha, për të bllokuar të hënën në mesditë qarkullimin në gjithë rrjetin rrugor të vendit, ka provokuar të shtunën shkëmbime replikash mes selive të PS dhe PD.
Në një deklaratë të dalë nga selia e PS për mediat vlerësohet se "Kërcënimet e Bashës për bllokimin e rrugëve dhe bojkotin e zgjedhjeve janë një rrugë e rrezikshme që na çon pashmangshmërisht vetëm drejt dhunës, pikërisht ashtu si në 1997-n. Ne nuk do ta lejojmë PD-në t'ju marrë peng të ardhmen shqiptarëve". Në deklaratë nënvizohet gjithashtu se Shqipëria do të votojë në 18 qershor dhe PD nuk mund ta ndalojë këtë proçes.
Por nga ana e saj PD është përgjigjur se "referencat e Edi Ramës ndaj 1997-s janë veprime të dëshpëruara të një njeriu që edhe vetë e di se nuk i ka mbetur më asnjë justifikim për të qëndruar në pushtet, veç ngjalljes së frikës tek njerëzit". Sipas demokratëve “Edi Rama i ka në krye të PS-së dhe në Kuvend bashkë me bandat e '97 që po i liron një nga një nga burgu për të ruajtur me ta pushtetin e tij të kriminalizuar". PD angazhohet të vazhdojë qëndresën me çdo mjet demokratik “deri sa të sigurojmë zgjedhjet e lira dhe të ndershme”.

Basha,opozita nuk pranon pazar me postin e presidentit

Posted: 22 Apr 2017 04:47 AM PDT

Mungesën e një qëndrimi zyrtarë për ofertën e bërë nga opozita për zgjedhjen e Presidentit nga populli përmes ndryshimeve kushtetuese, Lulzim Basha e lidh me faktin që çështja e popullit nuk është aspak interesi i Kryeministrit. Basha konfirmon se opozita nuk do të bëhet pjesë e asnjë pazari për çështjen e Presidentit në kembim të heqjes dorë nga kërkesa për krijimin e qeverisë teknike që do të sigurojë sipas tij standartet e zgjedhjeve. Sa i takon ligjit të vettingut, Basha konfirmon votimin e tij nga opozita sikundër edhe të ligjeve të tjera të reformës në drejtësi, pas krijimit të qeverisë teknike, bazuar në marreveshjen politike të korrikuit të vitit të kaluar. Heshtja edhe për këtë opsion të hedhur nga opozita, është direkt e lidhur tha Basha me përpjekjet e Kryeministrit për të kapur sistemin e drejtësisë, i ndihmuar edhe nga bashkëpuntorët e tij. Deklaratat e bëra nga Shefi i qeverisë këto ditë, dëshmojne sipas Bashës, vullnetin e Ramës për të dështuar negociatat që pritet të nisin javën e ardhshme nga ndërmjetesues ndërkombëtarë. Duke garantuar se opozita do të këmbëngul për kërkesat e saj, paralajmeroi Kryeministrin se pa opozitën nuk mund të ketë zgjedhje. Krahasimin e bërë me ngjarjet e 97-tës, Basha i përgjigjet duke dhënë garanci për vazhdimin paqësorë të protestës. Ndersa ambasadorit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, i bën një apel, marrë shkak nga shkelja e ligjit të bërë sipas tij nga Kryeministri për të siguruar foto me ish Presindetin Obama.

Basketboll-Meshkuj, Tirana-Vllaznia, sot në RTSH

Posted: 22 Apr 2017 04:36 AM PDT

Kampionati Kombëtar i Basketbollit nis sot rrugëtimin e fazës së tij të fundit, që është ajo finale e "play-off"-it, me duelin e parë të meshkujve. Në finale kanë dalë Tirana dhe Vllaznia, dy ekipet padiskutim, më të mira të këtij sezoni dhe dy prej ekipeve më të mira të basketbollit të meshkujve të këtyre dy dhjetëvjeçarëve të fundit në Shqipëri. Bardheblutë, që janë fitues në fuqi të Kupës së Shqipërisë dhe të Superkupës, erdhën në finale pasi triumfuan pa shumë probleme në gjysmëfinale në dy ndeshje ndaj Kamza Basketit. Po kështu, edhe Vllaznia nuk pati probleme, duke e mbyllur në dy takime përballjen gjysmëfinale me Teutën. Në fakt, sfida e sotme, që do të sillet për sportdashësit drejtpërdrejt në nga Rrjeti i Radio-Televizionit Shqiptar, nga RTSH 1 dhe RTSH Sport, duke nisur nga ora 18:00, është një përsëritje e duelit të Superkupës së këtij viti, ku, më 10 prill, Tirana triumfoi bindshëm ndaj shkodranëve. Por përballja finale, ku kampione shpallet skuadra që fiton 3 nga 5 sfidat, është një histori krejt tjetër, ku spektakli është i garantuar.

Operacioni antidrogë në Tiranë, detajet

Posted: 22 Apr 2017 04:32 AM PDT

Pesë personat e arrestuar në rrugën Myslym Shyri në kryeqytet si shpërndarës të lendëve narkotike janë kontigjent i njohur për policinë. Ata rezutojnë me precedente penal dhe të denuar më parë për narkotikë ku dy prej tyre janë dënuar me burg në Turqi dhe Itali. Nikolin Merko është arrestuar më parë në Turqi dhe është dënuar me 5 vite burg pasi policia e ka kapur me 9 kg heroinë. Ai ka qëndruar në burg 5 vjet pas këtij arrestimi. Avdyl Musagaj ka qenë në burg në Elbasan për trafikim droge. Ai rezulton i dënuar edhe në Itali për trafik droge. Fatjon Bahiti ka bërë 3 vjet burg në Elbasan pasi është kapur me një sasi kanabisi. Edhe Tomorr Shciezi dhe Ervin Myftiu kanë qenë të dënuar më parë për “prodhim dhe shitje lëndësh narkotike. 5 të arrestuarit i fshiheshin policisë dhe nga frika e përgjimeve telefonike, të gjithë komunikonin me telefon Blackberry me aplikacionin BBM, e cila është një linjë që përgjohet me vështirësi. Lëndën narkotike që u sekuestrua nga policia, 5 të arrestuarit do ta përzienin e do ta shpërndanin tek shpërndarësit e tyre në kryeqytet, të cilët e shisnin me doza të vogla deri në 5 gram. Dyshohet se droga ka ardhur nga Turqia nëpërmjet Nikolin Merkos, që ishte dhe furnizuesi kryesor i grupit. Policia po vazhdon hetimet duke bashkëpunuar dhe me policinë turke pasi dyshohet se ky rrjet ka dhe shtetas turq të implikuar.

Prishtinë do të çelet një muze me vepra të piktorit të madh shqiptar Ibrahim Kodra

Posted: 22 Apr 2017 04:23 AM PDT

Për herë të parë në Prishtinë do të çelet një muze me vepra të piktorit të madh shqiptar Ibrahim Kodra. Lajmi është bërë i ditur nga kreu i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, pas miratimit që Kuvendi Komunal i bëri propozimit që ish-ndërtesa e Bibliotekës “Hivzi Sylejmani” të kthehet në Muze/Galeri/Qendër Edukativo Arsimore Ibrahim Kodra. Në të do të ekspozohen veprat e këtij artisti të shquar si dhe do të zhvillohen aktivitete të ndryshme kulturore.
Piktori shqiptar Ibrahim Kodra, para vdekjes, ka lënë një numër të konsideruar veprash si dhe një fondacion që t’i shërbeje arsimimit të fëmijëve. Fondacioni, pjesë e të cilit është bisnesmeni dhe politikani Behxhet Pacolli, ka qenë ideatori i këtij muzeu. Për rrjedhojë i ka kërkuar Komunës së Prishtinës që këto piktura të vendosen në kryeqytetin kosovar në një objekt ku edhe do të zhvillohen aktivitete edukative.

Hahn: perspektiva e anëtarësimit në BE të jetë e fortë dhe e besueshme në Ballkanin Perendimor

Posted: 22 Apr 2017 04:13 AM PDT

Zgjerimi i Bashkimit Evropian, me të gjitha kushtet dhe kriteret, është politika më e mirë e sigurisë që unioni ka pasur ndonjëhere, por kjo nuk është gratis. Kështu është shprehur komisoneri për zgjerim dhe fqinjësi të mirë Johanes Hahn gjatë një fjalimi në Univeristetin Prinston. Hahn ka saktësuar se eshtë shumë e rëndësishme që perspektiva e anëtarësimit në BE të jetë e fortë dhe e besueshme ne Ballkanin Perendimor, sepse kriza e emigrantëve ka dëshmuar se ky rajon tashmë është enklavë brenda BE. "Imagjinoni dot se ku do të ishin sot Polonia ose shtetet baltike sikur mos të kishte pasur zgjerim në vitet '90-të? Ballkani Perëndimor është në oborrin tonë dhe në këtë rajon politika e eksportit të stabilitetit është në veçanti relevante sepse atje nuk kemi mbaruar ende pune.’ Han ka një porosi për liderët e vendeve të Ballkanit Perendimor: Është e domosdoshme të zbatohen reforma reale në terren, në veçanti në fushën e sundimit të ligjit dhe konkurrencës gjë që mund të cënojë modelet e punës së individëve, por alternative nuk ka dhe këtë e dinë qytetarët." Komisioneri Hahn tha se hapësira boshe në Ballkanin Perëndimor mund të okupohet menjeherë nga dikush tjetër, referuar këtu Rusisë. "Nëse tolerojmë në kujdesin ndaj Ballkanit, dikush tjetër mund të imponohet dhe ky dikushi tashmë është duke bërë përpjekje. Bashkimi Europian është opsioni më i mirë, por që të gjithë duhet të jenë të gatshëm për të "luajtur". Hahn gjithashtu ka pranuar luhatjen e disa vendeve mes Bashkimit Europian dhe Rusisë, referuar këtu veçanërisht serbëve të cilët mendojnë se Rusia është investuesi më i madh në Serbi, edhe pse Austria ka investuar katër herë më shumë.

Trump urdhër për tatimet

Posted: 22 Apr 2017 04:09 AM PDT

Presidenti Donald Trump nënshkroi një urdhër ekzekutiv që i kërkon Departamentit të Thesarit të shqyrtojë rregulla të rëndësishme tatimore, që u vunë në zbatim vitin e kaluar, me synimin për të plotësuar premtimin e bërë gjatë fushatës, për të pakësuar barrën e taksave mbi amerikanët. Presidenti nënshkroi gjithashtu dy memorandume që udhëzojnë rishikimin e një ligji të vitit 2010 për reformimin e Wall Street-it, që bankat dhe kompanitë e sigurimeve thonë se i pengojnë të bëjnë biznes. Memorandumet do të rishikojnë dy pjesë të ligjit të njohur si “Akti Dodd-Frank” që u kritikua, për të parandaluar përsëritjen e krizës financiare 2007-09. Pjesët e ligjit japin hollësi sesi bankat e mëdha mund të përfundojnë gjatë një krize financiare dhe autorizojnë rregullatorët financiarë amerikanë të identifikojnë rreziqet e mëdha në sistemin financiar amerikan. Dokumentat e udhëzojnë Sekretarin e Thesarit të rishikojë dispozita të rëndësishme të kodit të taksave dhe “Aktit Dodd-Frank”, dhe më pas të njoftojë Shtëpinë e Bardhë mbi rrugët për t'i përmirësuar ato. Sipas sekretarit te Thesarit, departamenti po punon "ditë e natë" për reformën e taksave dhe se së shpejti do të paraqesë një plan gjithëpërfshirës.

Vlorë,të paraburgosurit i vunë flakën dyshekëve, asfiksohet polici

Posted: 22 Apr 2017 03:11 AM PDT

Një konflikt mes disa të burgosurve me rekorde të theksuara kriminale rrezikoi jetën e disa personave që vuajnë dënimin në parburgimin e Vlorës pasi ata i vunë flakën dyshekëve të dhomave.
Forcat e policisë së burgut ndërhynë për të shuar konfliktin dhe izoluan protagonistët. Por pas kësaj, shokët e qelive të personave të futur në izolim, në shenjë proteste i vunë flakën dyshekëve dhe përshkallëzuan situatën në godinën e Paraburgimit. Ngjarja ndodhi rreth orës 19:30 të së premtes, kur në katin e dytë dhe të tretë të godinës u shfaqën re tymi. Zjarri përfshiu ambientet e Paraburgimit ndërsa të asfiksuar mbetën një efektiv i policisë dhe një i burgosur. Në vendngjarje mbërriten rreth 40 forca zjarrfikëse, që ndërhynë për të shuar flakët, ndërsa dhjetëra forca të Policisë së Vlorës rrethuan godinën, me qëllim parandalimin e arratisjes së mundshme të ndonjë prej të burgosurve.

INTERPOL: Operacion ndërkombëtar për trafikimin e armëve në vendet e Ballkanit dhe Europës lindore

Posted: 22 Apr 2017 03:03 AM PDT

Me qindra armë, ndër të cilat edhe një raketë hedhëse e një mitraloz, janë sekuestruar gjatë një operacioni ndërkombëtar policor të udhëhequr nga Interpoli. Shënjestra e ndërhyrjes, ishte trafikimi i paligjshëm i tyre nga vendet e Ballkanit dhe Europës lindore. Në total, u kapen 321 armë zjarri. Shqetësimet në rritje mbi terrorizmin dhe trafikun e paligjshëm të armëve e kanë kthyer krijimin e një rrjeti të fuqishëm policor në objektiv të rëndësishëm të operacionit "Këmbëza" . "Suksesi nuk matet vetëm me numrin e kontrolleve, personat e arrestuar apo numrin e sendeve të sekuestruara. Efektivë policie nga shtete të ndryshme të botës bashkojnë forcat e punojnë bashkë kundër krimit të organizuar", tha Branislav Pavlovic, kreu i Interpolit, Sarajevë. "Thuajse çdo armë zjarri e kapur vjen nga një vend tjetër. Kështu, një shtet mund ta aktivizojë legjislacionin e armëve të tilla, por nuk e kontrollon dot se çfarë ndodh në vende të tjera. Kështu, ndërsa armë lëvizin në të gjithë kontinentin e Europës, mund të cënohet edhe siguria e qytetarëve të ndodhur 500 apo 1000 km larg", tha John Hageman, shef i programit te armëve të zjarrit, Interpol. Gjatë operacionit që mbuloi 23 vende e përfshin 8.000 efektivë nga shtetet pjesëmarrëse, u vunë në praga 149 persona. Për një periudhë kohe 48 orëshe nga data 6 deri ne 8 prill janë konfiskuar rreth 20.000 municione.

Afganistan: 140 pjesëtarë të ushtrisë afgane janë vrarë nga militantët talibanë

Posted: 22 Apr 2017 02:55 AM PDT

Të paktën 140 ushtarë afganë u vranë si pasojë e një sulmi të talebanëve ndaj një baze ushtarake në provicën Balk. Më herët u raportua vetëm për 8 viktima, por sipas autoriteteve lokale, bilanci është shumë më i lartë, megjithëse i paqartë. Ushtria afgane tha se sulmi u krye pranë një xhamie, brenda në bazën që gjendet në qytetin Mazar-e-Sharif. Sulmi u mor përsipër nga talebanët, duke konfirmuar dyshimet e ushtrisë. Sipas policisë, luftëtarë talebanë kishin veshur uniforma ushtrie dhe hynë pa u shqetësuar në bazë, derisa vendosën që të sulmonin. Mësohet se të paktën një prej agresorëve hodhi veten në erë, ndërsa ka raporte për krisma sporadike brenda bazës. Zyrtarë të ushtrisë amerikane në Afganistan, duke konfirmuar incidentin e rëndë, thanë se sulmi ishte vërtet masiv dhe se viktimat janë me dhjetëra. Në bazën ku u zhvillua sulmi mësohet se janë dislokuar edhe ushtarë të NATO-s, por nuk ka lajme nëse mes tyre ka viktima apo të plagosur. Që prej largimit të pjesës më të madhe të forcave të aleancës nga Afganistani, talebanët, por edhe Shteti Islamik i kanë shtuar sulmet ndaj ushtrisë afgane, duke zbuluar mjaft qartë dobësitë e saj.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more