Skip to main content

Ora News: “Viktima në Vlorë i dënuar si bashkëpunëtor në një vrasje në 2001” plus 9 more

Ora News: “Viktima në Vlorë i dënuar si bashkëpunëtor në një vrasje në 2001” plus 9 more


Viktima në Vlorë i dënuar si bashkëpunëtor në një vrasje në 2001

Posted: 20 Apr 2017 11:41 PM PDT

Një person ka mbetur i vrarë dhe 3 të tjerë janë plagosur mbrëmjen e djeshme në Vlorë. Ngjarja e rëndë ndodhi rreth orës 23.20 minuta në ambientet e një lokali në lagjen “Ujë i Ftohtë”.

Dëshmitarë në vendin e ngjarjes thanë për Ora News se dy persona të paidentifikuar kanë hyrë në lokal të pamaskuar dhe të dy kanë qëlluar në drejtim të tavolinës ku ndodhej Ergys Gjioveshaj 33 vjeç, i cili ka mbetur i vdekur në vend.

Ndërkaq të plagosur kanë mbetur edhe Arsonel Llanaj 26 vjeç i cili punonte si kamarier në këtë lokal dhe Florjan Hila 28 vjeç instrumentist i bandës që luante muzikë live mbrëmjen e djeshme si dhe 32 vjeçarja Arta  Lluka.

Sipas mjekëve, 26 vjeçari Arsonel Llanaj ka marrë një plumb në arterien kryesore të këmbës dhe për kurim më të specializuar është dërguar në Tiranë. Ndërsa dy të plagosurit e tjerë, përkatësisht Arta Lluka ka marrë dy plumba në pjesën e legenit dhe është jashtë rrezikut për jetën, ndërsa Florjan Hila një plumb në pjesën e shpatullës.

Policia e Vlorës ka  shoqëruar 3 persona me të cilët po punohet për zbardhjen e ngjarjes, si dhe jane ngritur pika kontrolli, si dhe forca të shumta policore po krehin zonën përreth vendngjarjes për kapjen e autorëve.

Ende nuk dihen motivet e kësaj ngjarjeje, por po hetohet fillimisht në pistën e hakmarrjes, pasi viktima njihet si person me precedente penalë.

Në vitin 2001, Ergys Gjioveshaj akuzohet se ka qenë bashkëpunëtor në një vrasje, pas së cilës është larguar nga Shqipëria. Ai u arrestua në vitin 2011 në Vjenë të Austrisë dhe u ekstradua.

Gjioveshaj ishte dënuar me 12 vjet burg për vrasjen e Laert Alushit, ndërsa Florian Meçe u dënua si autori i kësaj vrasje u dënua me 22 vjet burg.

Nuk dihet se si autori ishte i lirë pasi duhet të vuante dënimin me 12 vite burg, por mësohet se çështja ka kaluar në disa shkallë të gjyqësorit.  

Lexo më shumë:

Krim i rëndë në Vlorë: 1 i vdekur, tre të plagosur

/Oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Braimllari: Me një opozitë të fortë, qeveria do ishte më pak arrogante

Posted: 20 Apr 2017 11:24 PM PDT

Sekretari i Përgjithshëm i LSI-së, Endrit Braimllari, deklaron se Partia Demokratike ka bërë opozitë të dobët në këto katër vjet dhe është mjaftuar vetëm me protestën e fundit më 18 shkurt, ditë që u fut në çadër.

I ftuar në emisionin "Debati në Channel One" të gazetarit Roland Qafoku, bashkë me deputeten Silva Caka dhe kryetaren e LRI-së Floida Kërpaçi, numri dy i LSI tha se nëse PD do kishte bërë opozitë më të mirë dhe më të fortë, disa probleme të qeverisë dhe një pjesë e arrogancës së saj do ishin goditur më fortë dhe kjo arrogancë do ishte ulur.

Sipas Braimllarit futja në çadër dhe zgjatja e protestës është në të drejtën e PD, por ka një vonesë në mënyrën se si ka funksionuar opozita dhe PD në këto katër vjet.

"Vetë fakti që PD ka bërë vetëm 6 protesta në 4 vjet e konfirmon këtë" tha Braimllari duke e krahasuar edhe me mënyrën se si LSI ka bërë opozitë dikur.

"LSI është parti e themeluar dhe e startuar në opozitë dhe më shumë se kushdo ne e dimë se çdo të thotë opozitë. Por PD duhet të kishte punuar më shumë dhe duhet të ishte më e organizuar ndaj disa fenomeneve të qeverisë, veçanërisht ndaj arrogancës", tha ai.

Ndërkohë i pyetur nga gazetari Qafoku nëse ai dhe LSI kishte të njëjtin shqetësim si PD se paratë e drogës mund të investohen në zgjedhjet parlamentare, Braimllari tha:

"Kultivimi dhe trafikimi i kanabisit është shkatërrim i jetës sociale, shkatërrim i komunitetit dhe i shumë gjerave të tjera. LSI ka angazhim maksimal për të bërë publike dhe për ta denoncuar këtë çështje në çdo kohë dhe për çdo rast".

/Oranews.tv/

 

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Zgjedhjet, Bushati: Të hapur për çdo propozim nga opozita

Posted: 20 Apr 2017 11:14 PM PDT

Mazhoranca është e gatshme të ulet në tryezë me opozitën për të diskutuar mbi të gjitha rekomandimet e OSBE-ODIHR-it, por edhe çdo kërkesë që vjen nga ana e Partisë Demokratike, e cila gjen mbështetje nga OSBE-ODIHR.

Deklarata vjen nga Ministri i Jashtëm Ditmir Bushati në një intervistë të dhënë për Zërin e Amerikës, në kuadër të vizitës së tij në SHBA.

Ditmir Bushati: Administrimi i procesit zgjedhor në Shqipëri ka vite që bëhet në mënyrë bipartizane. Ju dhatë një kronikë nga ana e KQZ-së, ku shihet qartë edhe mënyra si funksionon ky institucion dhe gjithë institucionet e tjera të administrimit zgjedhor. Është normale që opozita të ketë një mendim krejt ndryshe nga ai i qeverisë, përsa i përket kursit të reformave, përsa i përket ecurisë së tyre, por nuk është opozita që mund të përcaktojë kundërshtarin politik, ashtu siç nuk është qeveria, e cila mund të prodhojë opozitën, apo që mund të përcaktojë opozitën. Është krejt normale që përsa u përket standardeve zgjedhore, krahas standardeve të arritura me mund gjatë gjithë këtyre viteve, ne të ulemi në tryezë. Qëndrimi ynë ka qenë i qartë… jemi të gatshëm për të zbatuar një për një të gjitha rekomandimet e OSBE-ODIHR-it, por edhe çdo kërkesë që vjen nga ana e Partisë Demokratike, e cila gjen mbështetje nga OSBE-ODIHR.

 I pyetur se çfarë garancish ofron qeveria për opozitën që ajo të ndihet e sigurtë që të hyjë në zgjedhje, Bushati përgjigjet:

Ditmir Bushati: Besojmë se garancitë nuk janë tonat, janë garancitë që ka caktuar arbitri ndërkombëtar, që është OSBE-ODIHR-i; ka disa rekomandime, për të cilat ne kemi shprehur dakordësinë e plotë, për t'i kthyer në nisma ligjore dhe në masa të tjera administrative, psh, për shitblerjen e votës për të marrë masat më të rënda penale; përsa i përket procesit të dekriminalizimit, për një lidhje më të mirë të ligjit të dekriminalizimit me kërkesat e kodit zgjedhor; së treti, për t'i bërë më profesionalë trupat e administrimit të procesit zgjedhor; së katërti, për të vendosur një raport më të drejtë, më të mirë, qoftë edhe më të lirë nga pikëpamja ekonomike për të gjithë taksapaguesit shqiptarë ndërmjet fushatës elektorale dhe mediave, së fundi, por jo më pak e rëndësishme, për të realizuar një pjesëmarrje më të mirë të gruas në Parlamentin e ardhshëm shqiptar. Këto janë çështje, të cilat i ka shtruar OSBE-ODIHR-i dhe të cilat kanë gjetur dakortësinë tonë. Por nga ana tjetër, kemi qenë dhe vazhdojmë të jemi të hapur, për çdo propozim që vjen nga ana e opozitës, nga ana e Partisë Demokratike, për ta përmirësuar procesin zgjedhor, për ta bërë më garantist. Nga ana tjetër, përcaktimi i kundështarit nuk është në dorën e aktorëve politikë. Përcaktimi i kundërshtarit është diçka që varet drejtpërdrejt nga vota e popullit.

Ministri i Jashtëm komentoi edhe kërkesën e PS-LSI ndaj KQZ për të shtyrë afatin e regjistrimit të koalicioneve për zgjedhjet e 18 qershorit.

Ditmir Bushati: Kjo është një çështje që jam i bindur se do të trajtohet në përputhje me parashikimet ligjore dhe besoj se akti i djeshëm nga ana e koalicionit ka qenë një akt me vullnet të mirë, për t'i dhënë një mundësi tjetër Partisë Demokratike për të marrë pjesë në procesin zgjedhor, për t'i dhënë gjithashtu një mundësi dialogut me PD-në, aq më tepër që dihet qëndrimi ynë, edhe thirrja që u është bërë partive popullore europiane për të lehtësuar zgjidhjen e situatës, por nga ana tjetër, duke qenë se jam në Uashington, dëshiroj të ritheksoj dhe të komunikoj me opinionin publik, atë çka m'u bë me dije sot (20 prill) në takimin me Nënsekretatirn amerikan të Shtetit, Tom Shanon, në lidhje me dy vija, apo dy linja të qarta të politikës amerikane në lidhje me Shqipërinë. Së pari, për të mos e bllokuar dhe për ta çuar më tej zbatimin e reformës në drejtësi, procesin e domosdoshëm të vetingut të të gjithë gjyqtarëve dhe prokurorëve, si dhe institucionalizimin e arkitekturës së re në fushën e drejtësisë, pra ngritjen e institucioneve të reja në fushën e drejtësisë; dhe së dyti, nevojën për të marrë pjesë zgjedhjet e 18 qershorit të të gjithë aktorëve politikë dhe për të bashkëpunuar ngushtësisht jo thjesht me njëri-tjetrin, por me OSBE-ODIHR-in, për të zbatuar rekomandimet që do ta bënin këtë proces më të ndershëm, më të drejtë për të gjithë.

Kreu i diplomacisë foli edhe për akuzat e opozitë për kultivimin dhe trafikun e drogës si dhe strategjinë e re të lançuar nga qeveria për luftimin e këtij fenomeni.

Ditmir Bushati: Së pari,kjo qeveri, ishte e para që hoqi Lazaratin nga harta e vendit, si një zonë, e cila ishte jashtë administrimit të shtetit. Së dyti, është qeveria e parë që e ka njohur fenomenin si të tillë dhe është përpjekur për ta përballur atë. Së treti, para pak ditëve, apo javëve, ne në qeveri kemi miratuar një plan veprimi kundër kultivimit të kanabisit, që ka në vëmendje jo thjesht çështjet që kanë të bëjnë me rolin e policisë së shtetit në parandalimin e kultivimit, apo në kapjen e autorëve që janë të përfshirë në këtë trafik, por edhe përfshirjen e pjesëve të tjera të shoqërisë. E kam fjalën për të zgjedhurit vendorë, për drejtues të institucioneve fetare, për drejtues të institucioneve arsimore; sepse është një përgjegjësi, e cila në fund të ditës kërkon një përgjigje më të madhe shoqërore. Së fundi, por jo më pak e rëndësishme, në këtë plan veprimi i cili nuk është bërë thjesht nga përfaqësues të qeverisë shqiptare, apo ekspertë shqiptarë, por është bërë në bashkëpunim me ekspertë ndërkombëtarë, në operacionet që po ndërmerr policia e shtetit. Këto operacione do të kenë një bashkëpronësi së bashku me përfaqësues të vendeve partnere, të cilat kanë ose ekspertë policorë në terren, apo ekspertë të shërbimeve të ndryshme.

/Oranews.tv/

 

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

DASH, thirrje të gjitha partive në Shqipëri të marrin pjesë në zgjedhje

Posted: 20 Apr 2017 10:54 PM PDT

Departamenti amerikan i Shtetit u bëri thirrje të gjitha partive politike në Shqipëri të marrin pjesë në zgjedhjet e ardhshme parlamentare.

Në një deklaratë të lëshuar të enjten, thuhet se Nënsekretari amerikan i Shtetit për Çështjet Politike, Ambasador Thomas A. Shannon, u takua me ministrin e Jashtëm të Shqipërisë Ditmir Bushati, për të folur mbi interesat e përbashkëta në marrëdhëniet dypalëshe dhe në rajon.

Nënsekretari Shannon, thuhet në deklaratën e Departamentit të Shtetit, riafirmoi partneritetin e ngushtë midis Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë, mbështetjen e fortë të SHBA ndaj përpjekjeve të Shqipërisë për reformën e gjyqësorit dhe angazhimin e përbashkët ndaj vlerave demokratike, sundimit të ligjit dhe respektimit të të drejtave të njeriut.

Nënsekretari Shannon, thuhet në deklaratë, theksoi gjithashtu rëndësinë që të gjitha partitë politike në Shqipëri të marrin pjesë në zgjedhjet e ardhshme parlamentare./VOA/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Krim i rëndë në Vlorë: 1 i vdekur, tre të plagosur

Posted: 20 Apr 2017 03:30 PM PDT

Një 33 vjeçar  ka mbetur i vrarë ndërsa janë plagosur 3 persona mbrëmjen e sotme në ambientet e një lokali në lagjen "Uji i Ftohtë" të Vlorës

Policia e Vlores  informon: Rreth orës 23:20 minuta (20 prill 2o17) një person ende i paidentifikuar ka qëlluar në drejtim të pales tjeter pas një konflikti të çastit”.

Për pasojë ka mbetur i vrarë Ergys Gjioveshaj, 33 vjeç banues ne Vlorë.

Si dhe janë plagosur  3 shtetas të tjerë të cilët janë dërguar në Spitalin Rajonal Vlorë për ndihmë mjekësore:

Florian Hila 28 vjec

Arslonel Llanaj 32 vjec

Arta Luka 26 vjece

Të tre të plagosurit ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Mes të plagosurve është dhe kamarieri i lokalit.

Policia ndodhet në vendngjarje duke kryer hetimet në lidhje me sqarimin e rrethanave.

Deri në këto momente janë shoqëruar 3 persona me të cilët po punohet për zbardhjen e ngjarjes.

Jane ngritur pika kontrolli, si dhe forca të shumta policore po krehin zonën përreth vendngjarjes për kapjen e autorit

“Ka pasur bresheri te shtënash pasi brenda lokalit thuajse cdo gjë është shkatërruar”,  na informon gazetarja e Ora News Jerola Ziaj.

Njëri prej të plagosurve po dergohet ne Tirane. 

(ne foto: Lokali ku ndodhi krimi dhe njeri prej viktimave)

(ne foto: Lokali ku ndodhi krimi dhe njeri prej viktimave)

Njëri prej të plagosurve po dergohet ne Tirane.

Njëri prej të plagosurve po dergohet ne Tirane.

 

/Oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Pollo ne Arena: Rrezikohen konflikte sociale

Posted: 20 Apr 2017 02:36 PM PDT

Deputeti i Partisë Demokratike, Genc Pollo i ftuar në emisionin "Arena" nga Dritan Hila në Ora News, thotë se në këtë situatë ku ndodhet vendi, rrezikohen konflikte sociale.

Pjesë nga deklarata:

Hila: Z: Pollo a e shikoni rrezikun që nëse Partia Demokratike nuk hyn në zgjedhje, futet ky konfigurim partish që është momentalisht ku dy forcat kryesore janë Partia Socialiste dhe LSI . Dhe LSI bën opozitën, nuk keni frikë se çon në një shuarje të PD-së?

Pollo: Nuk besoj që ky do ishte pozicioni më komfortabël për Ilir Metën, që të bënte opozitën e Edi Ramës me numra të vegjël. Shpresoj që mos të arrijmë në një situatë të tillë që zgjedhjen të mbahen pa opozitën reale, e cila dhe në kohëra më të vështira kishte afro 30 % të votave dhe në kohëra më të mira pret që ti rriten këto numra. Pra përjashtimi i këtij elektorati e delegjitimon çdo Kuvend që është zgjedhur në këtë mënyrë dhe për një kohë të shkurtër do krijoj situatën për zgjedhje të parakohshme

Hila: Mund të jetë frika e konflikteve sociale ?

Pollo: Të mundshme, probabël në këtë situatë.

Hila: E shikoni edhe në Kavajë këtë situatë të tensionuar?

Pollo: Shpresoj që të jetë pa dhunë. Prania e demokratëve atje, në kushtet kur është kandiduar një burgaxhi me lloj lloj veprash penale.  Është rikandiduar në kundërshtim me thirrjet komunitetit ndërkombëtar, e mbajtën me zor me gjykatë e procedurë. Kur themi ne se nuk ka vullnet për dekriminalizminin . Është një shembull vitrine, ka dhe të tjerë. Dhe tani u zgjodh një i afërmi i tij, pastaj nënkryetari i tij. Tregon se duan të vazhdojnë në të njëjtën linjë.

Dade: Vini ju një njeri që të jetë më i mirë sesa kandidati tjetër dhe të fitojë

Pollo: Ai mund të jetë më i mirë.

/Ora News.tv/

 

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Presidente? Dade: Do të kisha nderin…nëse garantoja konsensusin

Posted: 20 Apr 2017 01:56 PM PDT

Kryetarja e Komisionit të Jashtëm Arta Dade thotë në "Arena" nga Dritan Hila në Ora News thotë se do të kishte nderin të Presidente e re e vendit.

Dade:  Do të isha e nderuar për këtë post. Nëse do të isha personi që garantoja konsensusin, do të kisha kënaqësinë, privilegjin, normale edhe nderin për ta kryer këtë detyrë. Kjo mbetet për t'u vendosur nga kolegët e grupit. Meta dhe Rama pavarësisht se janë liderët e dy forcave politike, kanë nga një votë në Parlament. Madje, do të isha e lumtur që të kisha edhe "OK-n" nga ana e opozitës.  

/Ora News.tv/

 

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Diplomohen 35 të rinj nga Akademia e Mikëpritjes dhe Turizmit

Posted: 20 Apr 2017 01:42 PM PDT

35 të rinj janë diplomuar nga Akademia e Mikpritjes dhe Turizmit. E pranishme në ceremoninë e diplomimit, Ministrja e Mirëqënies Sociale dhe Rinisë Olta Xhaçka tha se në arsimin profesional është vendosur një standard i ri. Ndërsa Kryetari i Bashkisë Tiranë Erion Veliaj u shpreh se arsimi profesional garanton punësim më të shpejt të të rinjve.

Mariglen Sallaku eshte njeri prej 35 të rinjve te diplomuar nga akademia e Mikëpritjes dhe Turizmit. Ai shprehet si diploma i garanton nje pune te sigurt dhe rroge te larte

E pranishme ne ceremonine diplomimit te te rinjve, Ministrja e Mireqenies Sociale dhe Rinisë, Olta Xhaçka tha se eshte vendosur nje standard i ri ne arsimin profesional

Olta Xhaçka: Qeveria dhe ministria e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë e kanë prioritet investimin  potencialin e të rinjve me aftësitë, kreativitetin dhe diversitetin.

Kryetari Bashkise Tirane Erion Veliaj u shpreh se ka marre fund koha e trajnimeve pa produkt

Erion Veliaj: Nuk njoh një rast që dikush të ketë gjetur keq nga fakti që ka bërë me ndershmëri me punë e cila i ka siguruar jetesën. Unë besoj se problemet më të mëdhaja na vijnë nga politikanë apo njerëz me pozita që skanë prekur punë me dorë dhe mendojnë që njerëzit janë miza dhe statistika. 

Akademia e Turizmit ka vendosur nje bashkepunim te sukseshem me bizneset e turizmit ndërsa programet jane pershtatur sipas nevojave qe ka biznesi per profesioniste.

/Oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Shtyrje? Basha e kalon krizën te Rama dhe Denar Biba shënohet ‘dëshmori i parë’ i saj

Posted: 20 Apr 2017 01:41 PM PDT

 Një kërkesë e papritur e partive qeverisëse, PS dhe LSI, për shtyrjen e datës së regjistrimit të koalicioneve 'me disa ditë', tregon, për herë të parë, se opozita ia ka alë që ta transferojë krizën në kampin e shumicës parlamentare.

Sinjali i kësaj kërkese është ndezur që në fillim të prillit, nga vetë kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, i cili kërkoi të bashkonte në një datat e regjistrimit të partive me ato të koalicionit. Pra, të bënte 19 prillin një 'afat skadence të dyfishtë' duke 'ndihmuar' me gjasë opozitën, që t'i thërriste mendjes dhe të kryente regjistrimin.

Kësaj thirrjeje kryetari i opozitës, Basha iu përgjijg me një tjetër: Denar Biba, o idiot!

Biba, fatkeqësisht për të, është shtyrë drejt siluetës së idiotit nga ai që është shfaqur sot si shefi i tij politik, Edi Rama. Sepse kërkesa e PS, mbushur plot dëshirë të mirë, bashkohet me 'lëshimin' e dikurshëm të kryetarit të KQZ, gjithaq demonstrim i vullnetit të mirë.

Natyra e përbashkët i dekonspiron të dy lëshimet dhe të vetmin autor.

Përveçse dëshmon krizën që ka mbërritur te portat e qeverisë, lëshimi, apo shtyrja e afateve, dëshmon edhe për hipokrizinë e deritashme të 'datave pranguese' ligjore e kushtetuese të proklamuara me të madhe nga qeveria dhe mbështetësit e saj në media. Pse 18 qershori paska pahun e një date të shenjtëruar nga ligji dhe 19 prilli jo? A nuk u fryn e njëjta frymë këtyre caqeve ligjore, të cilat së bashku përbëjnë një hark datash që përmbyllin një periodicitet ligjor të kursit zgjedhor të Shqipërisë?

Sigurisht që, po.

Kur përdoren standarde të ndryshme për data që përkufizojnë të njëjtin kuptim ligjor, kemi të bjëmë me hipokrizi dhe sharlatanizëm bashkë.

Pavarësisht këtyre, më duket në njëfarë mase i pavend, reagimi bruto i aktorëve politikë, duke filluar nga Blushi i LIBRA-s, Bylykbashi si ekspert ligjor i opozitës, Edi Paloka si kryetar i parlamenatërve të PD, e me radhë.

Kërkesa për shtyrje është mënyra se si Kryeministri pranon krizën. Ai nuk e bën dot në mënyrë të hapur dhe kalorsiake, sepse jeton në kullën e argjendtë të qendrave të qyteteve të tij, të cilat i hedh, mish për synë, një mëngjes po e një jo, në Amarcord. Sepse ai jeton, jo këtu e tani, jo me ne e të tjerë, por në një 'Shqipëri të gjeneratës tjetër' të cilin e sheh vetëm ai nëpërmjet syrit të iluzionistit politik.

Ai sy i shkelur përkëdhel edhe Elisën e cila e skënderbeizon të tërën from here to eternity.

Rama ka filluar të lëshojë qytet, i rrethuar nga ujrat e pasigurisë, të cilat rriten edhe falë digës së LSI, të cilën e hap-e-mbyll, sipas humorit, Ilir Meta.

MacAllister është mirë të vijë dhe të ndërmjetësojë atë që, paradoksalisht, ngatërroi Gabriel edhe pse u duk se i dha fund, duke u sjellë si një gjerman në fillim, jo në fund të luftës.

Lufta këtu ka mbërritur në fund, dhe kriza si formë e saj është te dyert e Ramës.

Në mënyrën e vet ai e ka pranuar dhe Denar Biba ka qenë flija e parë.

/Marrë Politico.al/

 

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Murati: Synimi i PD-së me shtyrjen e datës së zgjedhjeve

Posted: 20 Apr 2017 01:32 PM PDT

Kryeredaktori i "Gazeta Shqiptare" Erl Murati thotë në "Arena" nga Dritan Hila në Ora News, se Partia Demokratike është e ndërgjegjshme që kryeministri Rama nuk do të japë dorëheqjen, por synimi i shtyrjes së zgjedhjeve është përçarja e së majtës.

Murati: E quaj të ndërgjegjshme këtë kërkesë maksimaliste të opozitës, sepse besoj se opozita ndihet e dobët në situatën aktuale. I konvenon të shtyjë zgjedhjet, ose të arrijë përçarjen e së majtës. Siç është paralajmëruar se nëse opozita nuk hyn në zgjedhje, LSI do të dalë më vete.

Meta ka deklaruar shprehimisht se nuk bëhet pjesë e kësaj farse. Nëse zgjedhjet do të shtyheshin dhe nëse opozita do të merrte pjesë në zgjedhjet e tetorit me tre koalicione, a do të ishte kjo një fitore po themi e opozitës.

Unë besoj që PD është e ndërgjegjshme që zt.Rama nuk do të japë ndërgjegjen, por mendon të arrijë ndarjen e së majtës, ose një garë jo më përballë PS-LSI, por synon shtyrjen e zgjedhjeve. Nuk e di a ka një marrëveshje me LSI-në për këtë gjë, por logjika të çon këtu. PD do të donte të arritne këtë avantazh.  

/Ora News.tv/

 

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more