Skip to main content

“Në Ferizaj u shënua dita e shkollës fillore “Astrit Bytyçi”” plus 6 more Ferizaj Press

“Në Ferizaj u shënua dita e shkollës fillore “Astrit Bytyçi”” plus 6 more Ferizaj Press


Në Ferizaj u shënua dita e shkollës fillore “Astrit Bytyçi”

Posted: 21 Apr 2017 07:40 AM PDT

Kremtimi përkon me ditëlindjen e dëshmorit të UÇK-së, Astrit Bytyçi, emrin e të cilit me nder e mban kjo shkollë.

Fillimisht drejtori i këtij institucioni të dijes, Ramadan Ademaj, tha se e themeluar para 7 vjetëve, shkolla "Astrit Bytyçi" ka 600 nxënës, ndërsa theksoi se aty me shumë përkushtim po edukohen brezat një pas një.

Edhe kryetari i Komunës së Ferizajt, Muharrem Svarqa, tha se qeveria që e drejton mbetet e angazhuar që t'i mbështesë shkollat në mbarëvajtje të mësimit. Porositi mësimdhënësit që t'i zbulojnë talentet e rinj, dhe kështu t'u hapin atyre mundësi të reja, që nesër të mund të udhëheqin edhe poste të larta.
"Është një ditë kur të gjithë ne shprehim nderimin dhe krenarinë që kjo shkollë e mban emrin e dëshmorit Astrit Bytyçi, shembëlltyra e të cilit na obligon të gjithëve që të mos kursejmë mundin e djersën, përpjekjet dhe angazhimin, për të qenë në nivel të detyrës, për krijimin dhe avancimin e vlerave të përbashkëta, siç janë arsimimi dhe edukimi cilësor, profesionalizmi, humanizmi e solidariteti.Por kjo gjithashtu është një ditë kur na jepet rasti që të shprehen prirjet e fëmijëve dhe të të rinjve tanë në fusha të caktuara. Jo më kot, shumica e atyre që më vonë bëjnë emër në lëmenj të ndryshëm të artit e të dijes, përmendin bangat e shkollës fillore, kur u paraqitën për herë të parë në skenë. Për ne të rriturit skena si kjo e sotmja, mund të duket një rutinë që harrohet shpejt, por për fëmijët dhe të rinjtë, mund të paraqesë fillin e përcaktimit jetësor, fillimin e një rrugëtimi drejt suksesit dhe së ardhmes si figura publike. Prandaj, kam konsideratë të veçantë për tubimet si ky i sotmi, për të inkurajuar mësimdhënësit, që t'u japin sa më shumë hapësirë fëmijëve dhe të rinjve për t'i shfaqur prirjet e tyre, sepse në këtë mënyrë fitohen dy të mira: edhe nxënësit zbulojnë talentin e vet, edhe mësimdhënësit binden për talentin e nxënësve dhe marrin masa për mbështetjen që duhet t'u jepet në të ardhmen, për shtjellimin dhe përparimin e prirjeve për t'u marrë me profesione të ndryshme", ka thënë kryetari Svarqa.
Edhe Gafurr Bytyçi, i ati i dëshmorit, tha se amaneti i Astritit mund të jetësohet vetëm duke ndjekur rrugën e tij, në fitimin dhe kultivimin e dijes.

E, bibliotekës së shkollës iu dhuruan tituj librash nga vetë autorët: Ramadan Ramadani dhe Banush Imeri.

Po ashtu, nxënësit e shkollës "Astrit Bytyçi" shfaqën një program të larmishëm kulturo- artistik.

E, në oborrin e shkollës u inauguruan edhe disa investime, një fontanë, drunj dekorativë e të tjera pjesë zbukuruese, të financuara me 4 mijë euro nga komuniteti i prindërve. Më parë, në këtë shkollë u vendos edhe një kënd i lojërave, i mbështetur me 1 mijë euro nga drejtoria komunale e arsimit në Ferizaj.

Kampi Bondsteel edhe për një kohë të gjatë do të qëndrojë në Ferizaj

Posted: 21 Apr 2017 07:29 AM PDT

Këtë e ka konfirmuar sot koloneli Corwin J.Lusk, komandant i Grupit Shumëkombësh Lindje, gjatë takimit shumë miqësor që pati me numrin një të qytetit të Ferizajt, Muharrem Svarqa.

Ky takim mes kryetarit Svarqa dhe kolonelit Corwin është zhvilluar në bazën amerikane të KFOR-it në Bondsteel me ç'rast janë diskutuar çështje të shumta sa i përket zhvillimet të fundit në Kosovës, por edhe në Komunën e Ferizajt.

Fillimisht kryetari i Komunë së Ferizajt, kolonelin në fjalë, e ka njoftuar lidhur me komunën tonë në mënyrë të detajuar sa i përket të gjitha zhvillimeve, por edhe projekteve të ndryshme që kanë të bëjnë kryesisht edhe me zhvillimin ekonomik të vendit.

E nga ana tjetër koloneli Corwin J.Lusk, komandant i Grupit Shumëkombësh Lindje, është shprehur tejet mirënjohës kryetarit Svarqa për këtë vizitë, por edhe ka falënderuar për bashkëpunimin që ka Komuna e Ferizajt edhe me ushtaret e LMT-së të këtij batalioni.

Po ashtu ai ka theksuar se KFOR- amerikan dhe kampi amerikan Bondsteel, do të jetë në Ferizajt edhe në një kohë të gjatë pavarësisht zhvillimeve që do të bëjë KFOR-i.

Në fund të dyja palët janë shprehur mirënjohës për këtë takim, duke theksuar se bashkëpunimi në mes Komunës së Ferizajt dhe KFOR-it do të vazhdojë edhe në të ardhmen.

E-kioskat së shpejti edhe në Ferizaj

Posted: 21 Apr 2017 03:45 AM PDT

Drejtoria komunale e administratës në Ferizaj, duke raportuar para mediave për punën në tremujorin e parë të këtij viti, bëri të ditur se së shpejti edhe në Ferizaj do të vendosen e-kioska që do t'u shërbejnë pandërprerë qytetarëve për të nxjerrë dokumente të gjendjes civile.

Drejtori i administratës Faruk Hyseni, tha se njëri kiosk do të vendoset afër ndërtesës së Komunës dhe tjetri afër ndërtesës së policisë. Ai vlerësoi se e-kioskat do ta ngrisin edhe më tej efektivitetin e shërbimeve komunale, të cilat kanë pasur ngritje të ndieshme gjatë viteve të fundit.

Drejtori Hyseni njoftoi gjithashtu se gjatë tre muajve të parë të këtij viti, sektori i gjendjes civile në Ferizaj ka dhënë 31.444 dokumente, gjë që paraqet rritje të vëllimit krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar. Është inicuar proceduar për ndëprtimin e objektit të gjendjes civile në Softaj, kurse në Nerodime është duke përfunduar përgatitja e objektit po për këtë destinim. Janë kryer gjithashtu procedurat për vendosjen e rrethojave në oborret e objekteve të gjendjes civile në Softaj dhe Zaskok.

Sipas drejtorit të administratës në Ferizaj Faruk Hyseni, gjatë tremujorit të parë të këtij viti është funksionalizuar intraneti, i cili në fillim është shoqëruar me vështirësi, por më pas është rregulluar dhe aktualisht po funksionon mirë. Ai përmendi edhe mosfunksionimin e web-faqes së Komunës së Ferizajt që nga dhjetori i vitit të kaluar, për shkak të defekteve të administruara nga Qeveria.

Në konferencën me gazetarë, u bë gjithashtu e ditur se në administratën e Ferizajt gjatë tre muajve të parë të këtij viti ka pasur 28 kërkesa për heqjen e shtetësisë së Kosovës dhe 5 kërkesa për marrjen e kësaj shtetësie. Numri i kërkesave për heqjen e shtetësisë së Kosovës sivjet duket më i vogël, krahasur me vitin e kaluar, kur pati 228 kërkesa të tilla.

Klubi i Ping-Pongut “Ahmet Hoxha” shënon histori

Posted: 21 Apr 2017 03:27 AM PDT

Me 20/04/2017 në Prishtinë u zhvillua Derbi i xhiros së gjashtë të Superligës së Kosovës në Pingpong ndërmjet Kpp Ahmet Hoxhës dhe Kpp Prishtinës.

Pas një kohe të gjatë lojtarët nga Ferizaj befasuan kampionin e shumëfishtë të Kosovës që konsiderohej favorit edhe për këtë derbi.
Në fitoren e parë të Kpp Ahmet Hoxhës ndaj Kpp Prishtinës në garat ekipore kontribuuan të gjithë lojtarët duke shënuar fitore në ndeshjet e tyre të drejtpërdrejta me lojtarët e Prishtinës, të cilët fituan vetëm në duelin e çifteve.
Kpp Ahmet Hoxha me këtë fitore e siguroj vendin e parë në sezonin pranveror.

“Luboteni” Kampion i Superligës së Kosovës

Posted: 20 Apr 2017 01:30 PM PDT

Pas tri ndeshjeve të zhvilluara volejbollistët e KV “Luboteni”  shpallen Kampion  të Superligës së Kosovës në Volejboll.

Ndeshja e tretë në mes të KV “Luboteni” nga Ferizaj dhe KV “Peja” nga Peja ka përfunduar me rezultat 3:1 në favor të ferizajasëve.

Ishte një ndeshje vërtet  kampionale  dhe e tensionuar për shkak të rëndësisë së sajë.  Por pas humbjes së setit të parë volejbollistët ferizajas u mobilizuan dhe fituan tre setat e tjerë të cilët  klubit KV “Luboteni” i sollen edhe titullin e Kampionit të Superligës në volejboll.

Kjo është kupa e dytë që volejbollistë ferizajas kanë fituar këtë vit. Ditë më parë ata u shpallën Kampion të Kupës së Kosovës.

Agimi dikur basketbollist tash mjek për karateistët!

Posted: 20 Apr 2017 01:09 PM PDT

Pa mjek është vështirë të fillosh një ndeshje sportive, sepse përpos lëndimeve mund të ketë edhe pasoja të tjera siç ndodh ndonjëherë sportistit i rrotullohet gjuha! Agim Bytyçi dikur ka qenë basketbollist e sot është mjekë dhe që i kontrollon esdhe sportistët. Ai e din saktë se ku duhet shikuar më shumë sportistin! "Të jesh human, do të thotë të mbash qëndrim njerëzor e fisnik dhe të tregosh dashuri të thellë ndaj të gjithë njerëzve,

-Të jesh bujar,do të thotë zemra jote rrahë njësoj për të gjithë njerëzit pa dallim,

-Të jesh solidar, do të thotë të jesh i fortë në shpirt e në zemër.

Të gjitha këto virtyte janë të mishëruara në karakterin e Dr.Agim Bytyqit,i cili në çdo kohë është i gatshëm e zemër hapur për të gjithë.

Faleminderit Dr. Agimi për kujdesin e shëndetit për garuesit tanë!

Prandaj, besojm se sukseset e Kastriotëve në zemrën tuaj,do të forcojn edhe më shumë këto virtyte në kujdesin dhe mirëqenien e njerëzve", shkruan në faqen e klubit të karatesë moderne Kastrioti nga Ferizaj, që ka kryetar Halil Mahallën, shkruan BotaSot.

Reçica: Orientimi i Kosovës, integrimi në BE dhe në NATO

Posted: 20 Apr 2017 11:17 AM PDT

Kryetari i Komisionit për Punë të Jashtme, Elmi Reçica, priti sot në takim shefin e Misionit për Evropë në Asamblenë Parlamentare të Frankofonisë, senatorin Jean Paul Wahl.

Në takimin, ku ishin prezentë edhe Teuta Rugova-zv/kryetare e Komisionit dhe Puhie Demaku-anëtare, kryetari Reçica, e njoftoi senatorin Wahl për angazhimet e Komisionit, me theks të veçantë në veprimtarinë e tij në rrafshin e diplomacisë së jashtme.

Po ashtu, kryetari i Komisionit e njoftoi mysafirin edhe për punën e Kuvendit, duke vënë në pah angazhimet e tij të pareshtura për avancimin e demokracisë parlamentare.

"Për vizat nuk duhet vetëm Demarkacioni por edhe luftimi i korrupsionit"
"Orientimi i shoqërisë dhe shtetit tonë është integrimi në BE dhe në NATO, andaj, për këtë kemi nevojë për ndihmën tuaj dhe të shtetit tuaj", tha Reçica.

Reçica e njoftoi senatorin Wahl edhe për raportet ndër fqinjësore të Kosovës dhe angazhimet e vendit tonë për të kontribuar në një paqe të qëndrueshme në rajon dhe më gjerë.

Senatori Jean Paul Wahl i njoftoi nikoqirët për angazhimet e Asamblenë Parlamentare të Frankofonisë.

"Kjo organizatë ka për qëllim që të avancojë paqen dhe të kontribuojë në zgjerimin edhe më të madh të BE-së", tha Wahl.

Ai e inkurajoi dhe i rekomandojë kryetarit Reçica, që në emër të Kosovës të paraqesë kërkesën për të qenë vëzhguese e Asamblenë Parlamentare të Frankofonisë.

Lidhur me këtë, Wahl shprehu bindjen e tij se Kosova së shpejti do të jetë vëzhguese në Asamblenë Parlamentare të Frankofonisë.

Për këtë kryetari Reçica e falënderoi përzemërsisht dhe e siguroi atë se bashkëpunimi në të ardhmen do të jetë edhe më i ngushtë.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more