Skip to main content

Lajmi.net: “Kështu dukeshin Vesa dhe Big Basta mbrëmë në Big Brother (Foto)” plus 8 more

Lajmi.net: “Kështu dukeshin Vesa dhe Big Basta mbrëmë në Big Brother (Foto)” plus 8 more


Kështu dukeshin Vesa dhe Big Basta mbrëmë në Big Brother (Foto)

Posted: 22 Apr 2017 11:35 PM PDT

Vesa dhe Basta ishin të veshur pothuajse tërësisht në të zeza, por që të dy si gjithmonë dukeshin çift perfekt, shkruan lajmi.net.

E veçantë në veshjen e Vesës, ishte një kapele që kishe vendosur në kokë dhe fustani i zi i shkurtër, me flokë të lëshuara.

Ndërsa, Basta për ta thyer ngjyrën e zezë kishe veshë kmishë të bardhë dhe kollare blu të mbyllët. /Lajmi.net/

 

Katastrofë për Barcelonën para El Clasicos (FOTO)

Posted: 22 Apr 2017 11:32 PM PDT

Luis Enrique do të jetë i hendikepuar në mbrojtje dhe në sulm.

Javier Mascherano do të mungojë për shkak të dëmtimit, përcjellë “Lajmi.net”.

Ndërkohë, Neymar është i suspenduar për këtë ndeshje.

Mbetet të shihet se si do t’i mbulojë këto dy pozita Luis Enrique.

Në anën tjetër, edhe Reali ka probleme para ndeshjes që fillon sonte në 20:45. /Lajmi.net/

default

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 7 dhe Samsung Galaxy

Reali me tri mungesa të mëdha kundër Barcelonës

Posted: 22 Apr 2017 11:19 PM PDT

Zinedine Zidane përsëri nuk do ta ketë në dispozicion dyshen e mbrojtjes, Pepe-Varane.

Ndërkohë, lajm i keq për Realin është edhe mungesa e Gareth Bale, përcjellë “Lajmi.net”.

Real Madrid-Barcelona zhvillohet prej orës 20:45. /Lajmi.net/

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 7 dhe Samsung Galaxy

Rritet numri i turistëve të huaj që vizitojnë Shqipërinë

Posted: 22 Apr 2017 11:16 PM PDT

Ndërkaq, numri i shtetasve të huaj që kanë hyrë për qëllime personale është 238 mijë. 2,2 % prej tyre kanë hyrë në Shqipëri për qëllime biznesi, duke shënuar një rritje prej 12,7 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Të dhënat vijnë përmes Institutit të Statistikave, sipas të cilit, 80,7 % kanë hyrë në rrugë tokësore ndërsa hyrjet në rrugë ajrore dhe detare zënë respektivisht 15,0 % dhe 4,3 %.

Numri më i madh i hyrjeve të shtetasve të huaj në Shqipëri, në muajin mars rezulton nga Kosova me 33,4 %, pasuar nga hyrjet e shtetasve të huaj nga Maqedonia me 16,5 %, Greqia me 13,7 %, Mali i Zi me 13,1 %.

Sonte El Clasico, befasi në formacionet e skuadrave (FOTO)

Posted: 22 Apr 2017 11:13 PM PDT

Samanta dhe 2Ton ‘Bashkë’ me mbi 6 milionë klikime (Video)

Posted: 22 Apr 2017 11:11 PM PDT

Kënga nga dyshja u publikua në mars të këtij viti dhe për një muaj ka mbledhur afro 7 milionë klikime, shkruan lajmi.net.

Nuk ka dyshim se ritmet e këngës “Bashk” janë ndër më të pëlqyerat aktualisht nga këngët e fundit,  e këtë gjë më së miri e dëshmojnë klikimet që ka marrë kënga.

Meqenëse ky bashkëpunim doli të jetë shumë i suksesshëm për Samanta Karavellon dhe 2Ton, ndoshta shumë shpejt do t'i shohim edhe me një projekt të radhës. /Lajmi.net/

Investitorët e huaj peng të mungesës së zonave ekonomike

Posted: 22 Apr 2017 11:08 PM PDT

Eksperti i ekonomisë, Musa Limani thotë për Arbresh.info se zonat ekonomike kanë mbetur vetëm ide në letër, mirëpo siç ka thënë problemet ligjore dhe energjia elektrike janë çështjet kryesore që po paraqesin problem për investitorët.

"Zonat ekonomike edhe ashtu kanë mbetur vetëm ide në letër, asgjë më shumë. Është pak e pa kuptim, që shembull një komunë të ketë privilegje nga zona ekonomike, e një tjetër jo. Zonë e lirë ekonomike duhet të ketë në tërë vendin, por unë nuk e shoh shumë problem zonën e lirë ekonomike për tërheqjen e investimeve të huaja."

Sipas Limanit, problem vazhdojnë të paraqesin energjia elektrike dhe problemet ligjore, dhe thotë se një biznes kur nis operimin i duhet në rend të parë energjia elektrike.

"Në Kosovë ne kemi probleme ende me energji elektrike. Po ashtu probleme bizneset kanë me lëndë nëpër gjykata që nuk zgjidhen me vite. Shembull, një investitor mund të bllokohet me vite në një pronë, derisa të merr vendim Gjykata nëse ka ndonjë problem me pronën ku është vendosur. Kjo tregon se sa shumë probleme kemi", shprehet Limani për Arbresh.info.

Arian Zeka nga Oda Ekonomike Amerikane ka thënë se Zonat Ekonomike do të kishin ndihmuar edhe më shumë tërheqjen e investitorëve të huaj nëse do të kishin një infrastrukturë të gatshme.

"Zonat ekonomike kishin me ndihmu tërheqjen e investitorëve të huaj për shkak se do t'i kishin ofruar infrastrukturë të gatshme, në të cilën ata nuk kanë nevojë të investojnë më shumë, ndoshta vetëm ndërtimin e objektit por jo edhe në aspektet të tjera siç është ujësjellësi, kanalizimi, kyçja në rrjetin e energjisë elektrike dhe çka është më e rëndësishmja, furnizimi stabil me energji elektrike që brenda Zonave Ekonomike do të duhej të furnizohej kështu si parakusht", tha Zeka

Ndërsa eksperti i ekonomisë Ibrahim Rexhepi një pronocim për Arbresh.info ka thënë se mungesa e investimeve të huaja me shumë është rezultat i jostabilitetit politik dhe ekonomik që po mbretëron në vend, si edhe mungesës së ofertës nga ana e Qeverisë së Kosovës.

"Mungesa e investimeve të huaja më shumë është rezultat i jostabilitetit politik dhe ekonomik që po mbretëron në vend, si edhe mungesës së ofertës nga ana e Qeverisë së Kosovës. Pa dyshim se këtu ndikim të mirë do të kishte edhe themelimi i Zonave Ekonomike. T'ju përkujtoj se kanë dështuar shumë projekte që është dashur të sjellin investime, si Brezovica, PTK-ja, Trepça, apo edhe projektet në energjetikë. Prandaj, pa projekte të këtilla, përkatësisht pa një ofertë nga Qeveria e Kosovës nuk mund të pritet rritje e investimeve", është shprehur Ibrahimi.

Megjithatë, Ibrahimi thotë se krijimi i zonave është me rëndësi të madhe, meqenëse aty mund të krijohen oferta konkrete për bizneset si edhe të aplikohen iniciativa të ndryshme, me të cilat do të stimulohej  biznesi  dhe zhvillimi i tij.

"Praktikat botërore kanë treguar se zhvillimi ekonomik në shumë vende ka nisur pikërisht nga Zonat Ekonomike, ku biznesi ka gjetur një ambient shumë më miqësor për zhvillim. Prandaj, hezitimi i Qeverisë që të shtyjë përpara këtë ide po ndikon negativisht në zhvillim dhe në punësim", ka përfunduar Ibrahimi./Arbresh.info/

Sot shënohet dita e përkujtimit të viktimave të komunikacionit rrugore

Posted: 22 Apr 2017 11:04 PM PDT

Shënimi i kësaj dite ka për qëllim që nëpërmjet përkujtimit tu bëhët me dije viktimave në trafikun rrugor të rrisin shkallen e ndërgjegjësimit qytetar rreth sigurisë në rruge në mënyrë  qe te këtë një numër me te vogël aksidentesh, respektivisht numër me te vogël te vdekjeve në rrugë.

Sivjet kjo ditë do të shënohet nen moton: "Me kujto, me kujdes" dhe do të përfshij realizimin e tri performancave paralele në tri rrugë të Prishtinës.

Rrugët ku do të zhvillohen performancat janë: Garibaldi, Agim Ramadani dhe Luan Haradinaj.

Tri performancat do te fillojnë njekohesisht, duke filluar nga ora 12:00 dhe përfundojnë ne oren 12 : 05.

Performancat do të zhvillohen në mes të rrugës për qarkullim makinash, ku policia do te asistoj gjatë terë kohës duke mbajtur të stopuar qarkullimin e makinave deri në përfundim të performancave përkatese.

Këto ishin pikët e gjyqtarëve për meçin Krasniqi – Abraham

Posted: 22 Apr 2017 03:04 PM PDT

Boksieri nga Kosova, është mposhtur 'King' Arthur Abrahm, me vendim të gjyqtarëve.

Të tre gjyqtarët me më shumë pikë e vlerësuan boksierin 37 vjeçar, që është tre herë kampion bote, titull të cilin po ashtu ka arritur ta mbrojë 10 herë./Lajmi.net/

Pikët e gjyqtarëve në meçin Abraham – Krasniqi:

118 110

115 114

117 110

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 7 dhe Samsung Galaxy

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more