Skip to main content

INSAJDERI: “Protesta në mbështetje të shkencës në gjithë botën” plus 19 more

INSAJDERI: “Protesta në mbështetje të shkencës në gjithë botën” plus 19 more


Protesta në mbështetje të shkencës në gjithë botën

Posted: 23 Apr 2017 09:29 AM PDT

Dhjetëra mijëra njerëz kanë marshuar në Uashington dhe në shumë qytete në gjithë botën, në mbështetje të shkencës, dhe duke u shprehur kundër asaj që ata vlerësuan se është "sulm kundër fakteve" nga politikanët popullistë.

Demonstratat me emrin "Marshi për shkencë" janë mbajtur dje në Ditën e Tokës, në përpjekje për "ta mbrojtur rolin jetik të shkencës në shëndetin, sigurinë, ekonomitë dhe qeveritë tona", kanë thënë organizatorët në faqen e tyre në Internet.

Shumë protestues e kanë shfrytëzuar këtë ditë për t'i kundërshtuar politikat e presidentit amerikan, Donald Trump, i cili në të kaluarën është tallur me kërkimet shkencore, e veçanërisht me ato për ndryshimet klimatike".

Zoti Trump ka hasur në disa protestues, derisa shkonte për ta vizituar një ushtar të plagosur në një spital ushtarak, ndërsa në një parullë shkruante "Mos e mohoni se Toka po vdes".

Organizuesit thanë se protesta ishte mbajtur në baza jopartiake, por shumica e simboleve dhe parullave në shënjestër i kishin politikat e presidentit Trump.

Demonstruesit kanë marshuar edhe në qytetet e tjera të botës, përfshirë Parisin, Sidnejin, e të tjera.

The post Protesta në mbështetje të shkencës në gjithë botën appeared first on INSAJDERI.

Abraham: Dhash vetëm 70 për qind për ta mposhtur Krasniqin

Posted: 23 Apr 2017 09:09 AM PDT

Boksieri armen me nënshtetësi gjermane, Arthur Abraham ka thënë se nuk iu desh të harxhonte shumë energji për të fituar ndaj Robin Krasniqit të shtunën.

Në një prononcim për gazetën gjermane Bild, Abraham ka thënë se në meçin e zhvilluar në Erfurt të Gjermanisë ndaj Krasniqit ishte në 70 për qind të formës së tij.

"70 për qind kanë qenë mjaftueshëm", ka thënë Abraham pas fitores ndaj krasniqit me vendim unanim të gjyqtarëve.

Abraham pritet që pas ndeshjes me Krasniqin të luftojë ndaj meksikanit Gilberto Ramirez që mban titullin e botës në versionin WBO të kategorisë super të mesme. Abraham e kishte humbur titullin e botës pikërisht ndaj Ramirez.

"Unë jam i gatshëm për revansh, dhe e dua atë", ka thënë Abraham. /Insajderi.com

The post Abraham: Dhash vetëm 70 për qind për ta mposhtur Krasniqin appeared first on INSAJDERI.

Jakup Krasniqi: Kryeministër, ik e mos i mashtro qytetarët

Posted: 23 Apr 2017 08:52 AM PDT

Ish-Kryetari i Kuvendit, Jakup Krasniqi i ka kërkuar Isa Mustafës të largohet nga pozita e Kryeministrit. Ka kërkuar nga Kryetari i LDK-së të mos mashtrojë pasi është i pafuqishëm për të marrë vendime strategjike për Kosovën.

"Kur nuk dinë të qeverisësh, nuk guxon të marresh vendime për vendin, ik e mos i mashtro qytetarët e Kosovës?! Kjo është puna më e mirë që mund ta bësh!", ka shkruar Krasniqi.

Reagimi i Jakup Krasniqit ka ardhur pas një shkrimi të Isa Mustafës i cili tha se në vend të zgjedhjeve duhet të ketë realizim të premtimeve si liberalizimi i vizave, themelimi i ushtrisë e shtimi investimeve.

"Këto janë refrene të banalizuara skajëshmërisht, nga njeriu që nuk ka ditur dhe nuk e ka marr asnjë vendim të guximshëm e të mirë pêr vendin e qytetarët", ka shkruar Krasniqi.

"Cila paska qenë fuqia e opozitës për të penguar në: Ndërtimin e Shtetit të se Drejtës, sundimin e ligjit, zhvillimin ekonomik, lehtësimin në investime, luftimin e nepotizmit, liberalizimin, kush të pengoj të investosh për arsim cilësor, shërbime shëndetësore cilësore, investime në energjetikê, bujqësi etj", ka thënë Krasniqi.

Partia e Jakup Krasniqit ka nisur një mocion për rrëzimin e Qeverisë. Ndërkohë, sot, Krasniqi është parë duke qëndruar në një hotel në Durrës me deputetin e PDK-së, Adem Grabovcin.

The post Jakup Krasniqi: Kryeministër, ik e mos i mashtro qytetarët appeared first on INSAJDERI.

Zgjedhje dramatike presidenciale në Francë, me masa të shtuara sigurie

Posted: 23 Apr 2017 08:27 AM PDT

Në Francë po mbahen zgjedhjet presidenciale, derisa janë shtuar masat e sigurisë.

Votimet e sotme në kuadër të rrethit të parë të zgjedhjeve tejet dramatike, mund të kenë ndikim të madh në situatën gjeopolitike në përgjithësi, përfshirë të ardhmen e Bashkimit Evropian dhe raportet e perëndimit me Rusinë.

Më se 60 mijë vendvotime janë hapur në orën 8:00 të mëngjesit, ndërsa në orët e para të votimeve është shënuar dalje prej 28.54% e zgjedhësve, ka njoftuar Ministria e brendshme e Francës. Kjo përqindje është pak më e lartë se ajo që është regjistruar në të njëjtën kohë të zgjedhjeve në vitin 2012.

Zgjedhjet, që janë më të paparashikueshmet në votimet presidenciale në Francë për disa dekada, mbahen vetëm disa ditë pas vrasjes së një oficeri të policisë në Paris, për të cilin përgjegjësinë e kishte marrë grupi ekstremist, Shteti Islamik (IS). Kjo gjë e ka vënë çështjen e terrorizmit dhe të sigurisë në ballë të garës zgjedhore, ku marrin pjesë gjithsej 11 kandidatë, por katër prej tyre konsiderohen favoritë.

Autoritetet thonë se në ditën e zgjedhjeve, në gjithë Francën, janë aktivizuar afro 50 mijë policë dhe 7 mijë ushtarë.

Në Francë ende është në fuqi gjendja emergjente pas një serie të sulmeve, nga të cilat prej vitit 2015 janë vrarë më se 230 vetë.

Sipas hulumtimeve të opinionit, kandidati i qendrës, Emmanuel Macron, dhe liderja e së djathtës ekstreme, Marine Le Pen, janë favoritë në raundin e parë të zgjedhjeve, megjithëqë kandidati konservator, Francois Fillon, dhe politikani i së majtës ekstreme, Jean-Luc Melenchon, po ashtu, konsiderohet se kanë gjasë për tu kualifikuar në raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale më 7 maj.

Në një incident në ditën e zgjedhjeve, afro gjashtë demonstruese pa veshje të sipërme, nga grupi i aktivisteve feministe, Femen, janë arrestuar sot herët në mëngjes, afër një vendvotimi në Paris, ku kandidatja Le Pen, ishte nisur për të votuar.

Protestueset kërcyen para një makine duke bartur maska të politikanes franceze të së djathtës ekstreme, Marine Le Pen, dhe presidentit amerikan, Donald Trump, por ishin larguar me të shpejtë nga policia. Pak pas këtij incidenti, Le Pen votoi.

Kandidati Emmanuel Macro votoi në qytetin bregdetar, Le Touquet, në pjesën veriore të Francës, së bashku me bashkëshorten e tij, Brigitte.

Vlerësohet se zgjedhësit e papërcaktuar e përbëjnë gati një të katërtën e votuesve. Rrjedhimisht, vëzhguesit politikë thonë se vrasja e policit para disa ditëve në Shamp-Elize, mund të jetë epërsi për kandidatët që shihen si më të ashpër në terrorizëm dhe siguri.

Pas këtij sulmi, Le Pen e portretizoi vetveten si kandidate e vetëm e aftë për ta mbrojtur vendin kundër ekstremistëve islamikë.

Liderja e Frontit Kombëtar, Marine Le Pen, 48 vjeçare, është kritikuar për shfrytëzim të sulmit për përfitime politike.

Fitorja eventuale e zonjës Le Pen, me politikën e saj kundër imigrimit dhe kundër Bashkimit Evropian, do ta shënonte vazhdimin e rritjes së ndjenjës izolacioniste në gjithë botën perëndimore, që e ndihmoi dërgimin e Donald Trumpit në presidencën amerikane dhe referendumin për dalje të Britanisë nga Bashkimi Evropian.

Franca është anëtare kryesore e NATO-s dhe është shtyllë e unitetit të Bashkimit Evropian në përgjigje ndaj Rusisë për aneksimin e Krimesë së Ukrainës dhe për mbështetjen e Moskës për separatistët e armatosur në pjesën lindore të Ukrainës. Për këtë arsye, perëndimi ka imponuar sanksione kundër Rusisë.

Sikur zoti Trump, edhe Le Pen, në të kaluarën, ka folur me admirim për presidentin e Rusisë, Vladimir Putin, dhe e ka mbështetur tërheqjen e sanksioneve kundër Rusisë për shkak të ndërhyrjes në Ukrainë.

Pas një vizite në Moskë gjatë muajit të kaluar, me ç'rast është takuar me presidentin rus, Vladimir Putin, ajo e ka kritikuar atë që e ka quajtur "vizion militant" të Bashkimit Evropian.

Në shumë hulumtime të opinionit, Marine Le Pen plasohet në vendin e dytë, pas kandidatit Macron në raundin e parë, por për raundin e dytë duket se ajo nuk ka gjasë të fitoj kundër ish-ministrit të ekonomisë, Emmanuel Macron, që është politikan pro-evropian.

Zoti Macron e ka marrë një pozicion më të ashpër kundër Rusisë në mesin e katër kandidatëve kryesorë presidencialë, duke i mbështetur sanksionet e BE-së kundër Moskës dhe duke e akuzuar Kremlinin se është i involvuar në sulmet kibernetike, kundër fushatës së tij.

Rusia disa herë i ka hedhur poshtë akuzat se është përpjekur të ndikoj në zgjedhjet franceze.

The post Zgjedhje dramatike presidenciale në Francë, me masa të shtuara sigurie appeared first on INSAJDERI.

Bale jashtë formacionit të klasikes, tifozët duan Iscon

Posted: 23 Apr 2017 08:24 AM PDT

Gareth Bale është gati për klasiken Real Madrid-Barcelona, që luhet sot në "Santiago Bernabeu", por kush tha se ai duhet të luajë medoemos si titullar? Tifozët madrilenë kanë shprehur mendimin e tyre për formacionin që duhet të hedhë në fushë trajneri Zinedine Zidane, dhe në 11-shin e "Galaktikëve" nuk bën pjesë uellsiani, por Isco.

Në sondazhin e fundit të publikuar nga "Marca", ku kanë votuar rreth shtatë mijë vetë, duket e qartë se i preferuari i tifozëve është spanjolli, shkruan Telesport.

Organizatori ka fituar gjithnjë e më shumë vëmendje në javët e fundit. Pavarësisht se në fillim të sezonit ka luajtur pak, ai ka shkëlqyer me kalimin e javëve.

Bale, ndërkohë, ka kaluar disa dëmtime radhazi dhe ende nuk është në formën e duhur fizike.

Kjo do të thotë se Zidane sot nuk mund të përdorë treshen e tij "BBC", por mund ta kthejë sistemin e lojës në 4-3-1-2 (Isco si trekuartist).

Formacioni i tifozëve është ky: Navas, Carvajal, Nacho, Ramos, Marcelo, Modric, Casemiro, Kroos, Benzema, Isco, Cristiano Ronaldo.

The post Bale jashtë formacionit të klasikes, tifozët duan Iscon appeared first on INSAJDERI.

Xhabir Hamiti, letër Imamëve: Mos e rrezikoni vëllazërinë tonë shqiptare

Posted: 23 Apr 2017 08:22 AM PDT

Është mëkat dhe veprim i pafalshëm për ne dhe fëmijët tanë, që vlerat tona fetare sot, t`i përziejmë me fraksione dhe lëvizje politike fetare të jashtme, të cilat atje ku kanë lindur dhe janë aktive, deri më sot historikisht janë treguar dhe dëshmuar si të dëmshme dhe me përmasa katastrofale për besimtarët dhe qytetarët e tyre

Në pamundësi të bashkimit të të gjithë imamëve në një vend, vendosa të ju drejtohem publikisht me një letër të tillë; sa qortuese aq edhe këshilluese në të njëjtën kohë.

Në prag të shekullit në të cilin kemi hyrë, shihet qartë se bota njerëzore ka pësuar shumë ndryshime në shumë dimensione të jetës së saj. Si popull dhe si komb jemi të vegjël për të ndikuar në ndryshimet globale, apo në orientimet ideologjike ndaj pjesës së botës së madhe dhe të fuqishme. Fundja, këtë edhe nuk na e kërkon askush si përgjegjësi tonën. Në këtë situatë kaq të koklavitur dhe të bombarduar nga të gjitha anët me informacione nga më të ndryshmet, prej gjithsecilit nga mesi ynë nevojitet që të ketë kujdese të shtuar, në mënyrë që çdo njëri të ruaj kopenë e vet, me mundësitë dhe kapacitetin që ka në dispozicion.

Imami shqiptar i cili sot i prinë një grupi të besimtarëve në rrethin e vet ka një rol jashtëzakonisht të rëndësishëm. Ai duhet të jetë vigjilent dhe përgjegjës për fjalën e tij publike, dhe i vetëdijshëm për rrugën të cilën e ndjek në interpretimin e mësimeve fetare. Pozicioni ynë gjeografik dhe gjeopolitik kërkon nga ne një qasje të matur, të balancuar dhe shumë mirë të studiuar. Rreshtimi ynë pas shkollave dhe orientimeve të jashtme, dhe pasimi i tyre sipas modelit copy-past, është qartë i dëmshëm si për fenë të cilës i takojmë, e njashtu edhe për vendin dhe të ardhmen e qytetarëve tanë.

Përmes një vështrimi të shkurtër përgjatë këtyre dy dekadave të fundit të cilat po i lëmë pas, shihet se, krahas sukseseve në misionin tuaj si imam, ju keni bërë edhe disa gabime dhe lëshime të cilat nuk do duhej të ishin pjesë e punës tuaj. Gjatë gati 18 viteve të pasluftës, vërehet se në mes jush nuk ka ekzistuar një unitet i duhur, për të pasur qëndrime dhe udhëzime të përbashkëta fetare të mësimeve islame. Prandaj, si rezultat i këtij moskoordinimi kyç, në mesin e besimtarëve tanë të rëndomtë është krijuar një laramani e pa qenë më herët. Në shumë faltore- xhami tona sot, mund të hasësh në dy e tri forma të ndryshme të rreshtimit në namaz, pastaj të lëvizjeve dhe të pozicionimit të çakorduar të besimtarëve. Këto nuk i shkaktuan të tjerët, por mësimet e tuaja.

Kjo si dukuri nuk ka qenë më herët tek ne, dhe as që është bërë fjalë për të. Si imam, një pjesë e juaj ka marr guximin që të veproj krejtësisht i pavarur në mesin e besimtarëve, dhe jo si një trup me një qëndrim unifikues zyrtar. Jeni ndarë në shkolla dhe orientime të ndryshme. Një grup nga radhët tuaja pason shkollën e versionit jo alternativ, një tjetër atë lëvizjeve myslimane me synime politike, kurse një pjesë ka rënë nën ndikimin e grupeve ideologjike fetare dhe doktrinare të vendeve të huaja, të pa njohura po ashtu në mesin tonë.

Megjithëkëtë, vlen të thuhet se pjesa më e madhe e juaj vazhdon të ndjek vijën e interpretimit tradicional të fesë islame tek ne, e cila ishte dhe është bashkuese për të gjitha shtresat e besimtarëve tanë , mirëpo kjo nuk është një garanci për të ardhmen afatgjate, nëse grupet tuaja të reja të mbështetura nga jashtë, vazhdojnë të jenë aktive dhe të çakorduara siç edhe kanë qenë deri më sot.

Duket se sikur nuk keni menduar ndonjëherë qartë dhe thellësisht, se kjo ndarje më së paku u bënë juve nder, ndërsa më së shumti e dëmton unitetin e përbashkët tonë qytetar dhe fetar. Fatkeqësisht, në radhët tuaja ka munguar edhe vigjilenca në kohë se ku mund të përfundojnë këto divergjenca të predikimit fetar, dhe se cili mund të jetë epilogu i tyre.

Me dhe pa vetëdije keni rënë nën ndikimin individëve dhe shkollave të jashtme, të cilat në asnjë mënyrë nuk përputhen me interesin e besimtarëve dhe qytetarëve tanë. Ne kemi pasur, siç edhe kemi nevojë për ndihmën e të tjerëve, siç vazhdimisht edhe do të kemi nevojë për miq të jashtëm, por kuptojeni se asnjëherë nuk do të na bëjë nderë një dorë ndihmëse, e cila na dëmton dhe na godet në ecjen dhe në orientimin tonë kombëtar, gjeografik dhe gjeopolitik.

Një pjesë nga ju nuk ishte dhe fatkeqësisht ende vazhdon të mbetet e pa vetëdijshme për të ndarë Islamin me traditën dhe kulturën e vendit nga ku një pjesë e juaj jeni edukuar dhe arsimuar. Nga ju ende ka të tillë që besojnë se fetvat, dekretet fetare të dijetarëve mysliman mbi rregullimin e jetës sociale të shoqërive myslimane, të nxjerra shekuj më herët, mund të aplikohen plotësisht edhe sot, dhe aq më keq i konsideroni si të pa zëvendësueshme. Ju duhet të kuptoni njëherë e përgjithmonë se vetëm teksti i Kuranit-urtexti i tij, është i shenjtë, ndërsa në asnjë mënyrë jo edhe mendimi i cilit do dijetar mbi të.

Deri më sot nuk keni arritur të bëni as seleksionimin e literaturës fetare, e cila u është servuar nga autorët e ndryshëm, e përpiluar dhe shkruar në emër te mësimeve fetare, me tendenca dhe ngjyrime politike dhe ideologjike, për t`u shërbyer kauzave lokale dhe gjeopolitike të vendeve ku autorët jetojnë dhe veprojnë. Një literaturë kjo, e cila asgjë nuk kanë të bëjnë me rrethanat tona sociale, politike dhe fetare.

Ne duhet të punojmë që të jemi vetja e jonë, dhe për asnjë çmim të mos vëmë në rrezik interesin tonë kombëtar, duke u ndikuar nga të tjerët në emër të interpretimeve të veçanta të fesë. Orientimi ynë në kohë dhe hapësirë është i rëndësisë së veçantë dhe thelbësor për rrethanat në të cilat po kalojmë. Mësimet fetare duhet t`i marrim vet në dorë duke i mbajtur larg ndikimeve të huaja dhe duke i orientuar ato në drejtim të unitetit dhe bashkimit tonë dhe jo në drejtim të përçarjes dhe të stigmatizimit të radhëve tona.

Është mëkat dhe veprim i pafalshëm për ne dhe fëmijët tanë, që vlerat tona fetare sot, t`i përziejmë me fraksione dhe lëvizje politike fetare të jashtme, të cilat atje ku kanë lindur dhe janë aktive, deri më sot historikisht janë treguar dhe dëshmuar si të dëmshme dhe me përmasa katastrofale për besimtarët dhe qytetarët e tyre.

Në vend që të pasoni X ideologun apo X lëvizjen fetare politike, përqendrohuni në vlera fetare mbi etikën dhe moralin, solidaritetin, respektin dhe dashurinë për njëri tjetrin, mbi elementet të cilat na bashkojnë e na forcojnë si shoqëri, komb dhe shtet. Flakëroni çdo element që zbehë dhe rrezikon unitetin dhe vëllazërinë tonë shqiptare në rend të parë, dhe atë gjithënjerëzore në përgjithësi.

The post Xhabir Hamiti, letër Imamëve: Mos e rrezikoni vëllazërinë tonë shqiptare appeared first on INSAJDERI.

Goli i Anthony Martial që do t’i kushtojë 10 milionë euro Unitedit

Posted: 23 Apr 2017 08:08 AM PDT

Manchester United do të duhet t’i paguajë 10 milionë euro Monacos pasi Anthony Martial shënoi golin e tij të 25 për klubin kundër Burnleyt të dielën.

Sulmuesi francez gjeti rrugën drejt rrjetës pasi nuk shënoi që nga 11 shkurti kundër Watfordit, duke e dërguar në avantazh 1 me 0 skuadrën e United ndaj Burnleyt, raporton Goal.com.

Martial u bashkua me Manchester United nga Monako në vitin 2015 për një shumë fillestare që shkonte deri në 50 milionë euro, e cila mund të rritet përfundimisht në afërsisht 90 milionë euro për shkak të disa shtesave të përfshira në marrëveshje.

Dhe një prej këtyre shtesave ishte një pagesë prej 10 milion eurove në rast se Martial do t’i shënonte 25 gola për United. /Insajderi.com

The post Goli i Anthony Martial që do t’i kushtojë 10 milionë euro Unitedit appeared first on INSAJDERI.

Aliovski e Sadiku të pandalshëm, i sigurojnë fitore të madhe Luganos [video]

Posted: 23 Apr 2017 07:52 AM PDT

Vazhdon shkëlqimi i dy futbollistëve shqiptarë, Armando Sadiku dhe Ezgjan Aliovski në kampionatin zviceran.

Lugano ka arritur të marrë një fitore të madhe në udhëtim tek Young Boys Berni me rezultat të ngushtë 2-1.

Dy futbollistët e talentuar shqiptarë kanë shkëlqyer në këtë sfidë duke shënuar nga një gol.

Në fakt Sadiku asistoi në minutën e gjashtë për Aliovskin i cili shënoi për 1-0.

Ndërkohë golin e dytë dhe të fitores, sulmuesi nga Elbasani e realizoi në minutën e 54-të.

Pas kësaj fitore, Lugano zë pozitën e pestë në tabelë me 40 pikë të grumbulluara dhe vetëm tri pikë mbrapa Luzernit, shkruan Telegrafi.

Ndërkohë për Aliovskin goli i sotëm ishte i 15-ti në këtë kampionat, derisa Sadiku realizoi të shtatin.

The post Aliovski e Sadiku të pandalshëm, i sigurojnë fitore të madhe Luganos [video] appeared first on INSAJDERI.

Sekretari i NISMA-s sqaron pse Krasniqi e Shala u takuan me Grabovcin

Posted: 23 Apr 2017 07:52 AM PDT

Sekretari i Nismës për Kosovën, Bilall Sherifi thotë se në mënyrë të rastësishme gjatë ditës së sotme, ai së bashku me kryetari i Këshillit Kombëtar të NISMA-s Jakup Krasniqi dhe deputetin nga radhët e po kësaj partie, Haxhi Shala, janë takuar me Adem Grabovcin, deputet nga radhët e PDK-së, në një prej hoteleve të bregdetit të Durrësit.

Sipas Sherifit, Grabovci ka qenë ai i cili iu është bashkuar në tavolinë zyrtarëve të NISMA-s, deri sa këta të fundit kanë qenë duke u shërbyer me pije.

"Ai ka ardh të tavolina ku ne kemi qenë duke pirë kafe. Kaq asgjë tjetër", ka thënë Sherifi për "Gazeta Blic".

I pyetur se a kanë biseduar më të lidhur me mocionin e mosbesimit ndaj Qeverisë, inciativë kjo e NISMA-s, Sherifi mohoi një gjë të tillë duke thënë se nuk kanë diskutuar asgjë rreth politikës.

Ndryshe, sipas raportimeve të mediave në hotelin ku ka ndodhur ky takim, ka qenë i pranishëm edhe lideri i NISMA-së, Fatmir Limaj i cili së bashku me zyrtarët e kësaj partie qëndroi mbrëmë aty.

The post Sekretari i NISMA-s sqaron pse Krasniqi e Shala u takuan me Grabovcin appeared first on INSAJDERI.

Palltoja e veshur nga stjuardesa e Titanikut shitet për 150,000 funta

Posted: 23 Apr 2017 07:47 AM PDT

Një pallto e veshur nga një stjuardesë kur Titaniku ishte fundosur është shitur në ankand për 150 mijë funt, gati sa dyfishi i vlerës së saj origjinale prej 80 mijë funtesh.

Stjuardesa me emrin Mabel Bennet, kishte veshur pallton e rëndë të mbrohej nga i ftohti i acartë para se të shpëtohej nga një varkë.

Kjo pallto ka qenë e ekspozuar në Amerikë që kur ishte shitur nga familja e saj në vitin 1999.

Pasi të shtohen edhe taksat dhe pagesat e shtëpisë së ankandit, blerësi i paidentifikuar do të paguaj 181 mijë funt, kjo në euro është 216 mijë, shkruan BBC.

Stjuardesa, e cila kishte vdekur në moshën 96 në vitin 1974, dhe i kishte dhënë pallton stër-mbesës së saj.

"Tezja më kishte dhënë pallton në vitet e 60-ta, sepse për vitet e saj i dukej shumë e rëndë ta mbante veshur", thotë mbesa e Bennett.

Bennett kishte punuar në seksionin e klasës së parë në Titanik, dhe mund të shihet në foton e mëposhtme e veshur me pallton e gëzofit. Ajo është e treta me rend prej anës së majtë prapa grupit.

Më shumë së 1,500 pasagjerë dhe anëtarë ekuipazhi kanë vdekur kur Titanik ishte përplasur dhe fundosur në prill të vitit 1912, në udhëtimin prej Anglisë në New York./Insajderi.com

The post Palltoja e veshur nga stjuardesa e Titanikut shitet për 150,000 funta appeared first on INSAJDERI.

Gjigantët e Premier Ligës e duan “dështakun” e Unitedit

Posted: 23 Apr 2017 07:45 AM PDT

Luke Shaw do të largohet nga Manchester United në fund të këtij edicioni

Trajneri i Manchester Unitedit, Jose Mourinho nuk beson në Luke Shaw dhe ai me shumë mundësi do të largohet nga Old Trafford, shkruan The Sun.

Por, ai do të mbetet në Premierligë, pasi për shërbimet e tij interesohen skuadrat tjera të mëdha, Liverpool, Manchester City dhe Tottenham.

The post Gjigantët e Premier Ligës e duan “dështakun” e Unitedit appeared first on INSAJDERI.

Jakup Krasniqi u takua me njeriun që thoshte se vinte nga “shkolla e UDB-së”

Posted: 23 Apr 2017 07:40 AM PDT

Kur gjatë përgjimeve të aferës "Dosja e Shefave" Jakup Krasniqi kishte dëgjuar emrin e tij të përfolej nga protagonisti kryesor i kësaj aferë, Adem Grabovci dhe anëtarë të tjerë të Partisë Demokratike të Kosovës, ai kishte filluar akuzat ndaj PDK-së.

Edhe pse Grabovci e kishte sharë dhe kërcënuar privatisht Jakup Krasniqin në bisedat telefonike që më pas u publikuan në "Dosjen e Shefave", Krasniqi i ishte kundërpërgigjur me akuza të rënda publike PDK-së.

Në një intervistë me "Tribuna Channel" të realizuar në dhjetor të vitit të kaluar, Jakup Krasniqi teksa fliste për PDK-në, e quante këtë parti "shkollë të UDB-së serbe".

"Kjo është realisht një shkollë që duhet ta quajmë shkolla Pronto dhe e cila mund të krahasohet me politikën e Gebelsit, Stalinit, Tankoviqit dhe Millosheviqit. Dhe sigurisht është një shkollë e UDB-së", kishte thënë Krasniqi.

Jakup Krasniqi u takua me njeriun që thoshte se vinte nga "shkolla e UDB-së"

E sot kryetari i Këshillit Kombëtar të NISMA-s gjeti kohë të takohej me njërin nga njerëzit e klanit të njohur "Pronto", Adem Grabovcin.

Krasniqi dhe Grabovci u takuan sot në Durrës të Shqipërisë.

"Takimi ka qenë sa i rastësishëm aq edhe i shkurtër. Takimi pra nuk kishte ishte për çështje politike e as me përmbajtje politike", ka thënë Krasniqi, rreth takimit me Grabovcin.

E në "Dosjen e Shefave", Adem Grabovci bashkë me shokët e tij e fyenin Jakup Krasniqin.

Madje Adem Grabovci, i cili u takua sot në Durrës me kryetarin e Këshillit Kombëtar të NISMA-s Jakup Krasniqi, në skandalin e përgjimeve "Dosja e Shefave" në bisedë me kryetarin e Komunës së Skënderajt Sami Lushtaku, e kishin sharë me nënë Jakup Krasniqin.

Në serinë e 14-të të "Dosjes së Shefave", Sami Lushtaku teksa bisedon në telefon me Grabovcin, e shan me nënë Jakup Krasniqin.

Pjesë nga seria e përgjimeve të 14-të të "Dosjes së Shefave":

Grabovci: Kryetari u çu e dul, jo tha bon

Lushtaku: Cili? Cili? E… ja qifsha nanën.

Grabovci: Jakupi.

Lushtaku: O ja qifsha nanën e nanës, po qeni që po bahet, po pse s'po ja qini nanën me rrxu a çka u bo.

Grabovci: Jo vallain veç për mos me na u bo skandal, se po vallain…

Lushtaku: O vallain, pa t'ja qi nanën.

Grabovci: Osht ka e lyp, hiç hiç lerg s'e ka.

Lushtaku: Pasha zotin, pa t'ja kallxu venin, nuk e kisha lanë bash me pas kanë ai i biri i Adem Jasharit, hëë…

The post Jakup Krasniqi u takua me njeriun që thoshte se vinte nga "shkolla e UDB-së" appeared first on INSAJDERI.

Barcelona arrin në Madrid plot disponim

Posted: 23 Apr 2017 07:29 AM PDT

Ekipi i Barcelonës ka arritur në aeroportin e Madridit para duelit të El Clasico që zhvillohet sonte mbrëma.

Të buzëqeshur dhe në disponim para ndeshjes më të madhe të sezonit janë shfaqur të gjithë protagonistët e ndeshjes.

Edhe pse Neymar nuk do të paraqitet në fushë, kjo bënë Blaugranët duhet të rrezikojnë shumë.

Të gjithë lojtarët janë shfaqur me veshje të njëjta, me pantallona ngjyrë të gjelbër tejet ushtarake, dhe me fanellë të zezë në pjesën lart.

Nuk dihet simbolika e kësaj veshje, por më në disponim u shfaqën Iniesta, Umtiti dhe Rakitic që vazhdimisht ishin të buzëqeshur.

Barcelona i shkon Real Madridit në Santiago Bernabeu nga ora 20:45, në duelin më të madh planetar të futbollit.

 

The post Barcelona arrin në Madrid plot disponim appeared first on INSAJDERI.

Mustafa: Lërini sondazhet, t’i kryejmë obligimet e qeverisjes

Posted: 23 Apr 2017 07:19 AM PDT

Kryeministri i Kosovës Isa Mustafa thotë se sondazhet janë bërë sëmundje aktuale. Nën ndikimin e tyre, thotë ai, subjekte dhe institucione të caktuara,  po i harrojnë zotimet dhe përgjegjësitë e tyre para qytetarëve.

"Me Program qeverisës jemi zotuar për zhvillim më të shpejtë ekonomik, për rritje të punësimit, për fillimin e projektit të Kosovës C prej një miliard euro", shkruan kryeministri në llogarinë e tij në facebook.

"U zotuam kohëve të fundit për transformimin e FSK-së në ushtri. Kemi marrë obligimin për liberalizimin e vizave duke i plotësuar 94 nga 95 kritere të vëna nga BE. Kohëve të fundit na kanë rënë barrë dy dëme të mëdha të shkaktuara nga papërgjegjësitë në periudhën e kaluar. Kosova detyrohet të paguaj mbi 5 milionë euro për parregullsitë në procesin e pasaportave dhe rreth 30 milionë euro për parregullsitë në qeverisjen korporative të Post-telekomit të Kosovës. Dhe tani, thua se po e harrojmë ushtrinë, po i harrojmë investimet e mëdha po e rrezikojmë liberalizimin, dhe po kërkojmë shkas, qoftë me mocion qoftë në mënyra tjera për të shkuar në zgjedhje", vazhdon tutje kryeministri.

Sipas tij, është paradoksale të thuhet se të gjithë jemi gatitur për të bërë ushtrinë dhe në të njëjtën kohë të organizohet peticion për të lënë anash këtë zotim e për të shkuar në zgjedhje të reja.

"Dikush dëshiron të harrohen edhe dëmet milionëshe të shkaktuar vendit dhe të merremi me zgjedhje", vlerëson kryeministri Mustafa.

"Rrugëdalja nuk është të ikim nga përgjegjësia, të bëhemi rob i sondazheve, sepse kur i kemi hyrë kësaj pune jemi marrë vesh ta qojmë deri në fund, ndërsa sondazhet i bëjmë kur të përmbyllim punët dhe kur u vjen koha e zgjedhjeve të rregullta", shkruan ai.

"E di që është më vështirë të punohet dhe të përmbushen zotimet para qytetarëve sesa të mbahen zgjedhje, por si Kryeministër nuk u trembem sfidave dhe përmbushjes së zotimeve, siç jemi pajtuar me këtë koalicion qeverisës. Ashtu sikur shpresoj se as Kuvendi dhe deputetët e Kuvendit nuk do të dorëzohen para kauzave të rrejshme për demarkacionin, sepse e vërteta gjithherë del në shesh", përfundon shkrimi i tij./Insjaderi.com

The post Mustafa: Lërini sondazhet, t'i kryejmë obligimet e qeverisjes appeared first on INSAJDERI.

Hoti: Jemi duke pritur PDK-në për ta çuar në Kuvend demarkacionin

Posted: 23 Apr 2017 07:08 AM PDT

Anëtari i Kryesisë së LDK-së, Avdullah Hoti, ka thënë se po e presin vetëm edhe vendimin e PDK-së që e përkrahë demarkacionit për ta proceduar pastaj për votim në Parlament.

Ai ka thënë se LDK e ka marrë veprimin pro votimit të shënimit të vijës kufitare me Malin e Zi në mënyrë që të zhbllokohet procesi i liberalizimit të vizave.

"Si LDK ne veç e kemi marrë vendimin në Këshillin e Përgjithshëm të Partisë para që e mbështesim ratifikimin e demarkacionit. Ne po presim nga partneri tjetër i koalicionit, PDK, që të lëvizë në të njëjtin drejtim dhe në ditët e ardhshme dhe javët e ardhshme të lëvizim në Kuvend. Sepse i kemi shtjerrë të gjitha mundësitë", ka thënë Hoti, për Zërin e Amerikës.

Megjithëkëtë, një pjesë e deputetëve të LDK-së, por edhe të PDK-së, kanë dalë në krahun e opozitës dhe po e kundërshtojnë shënimin e vijës kufitare me Malin e Zi.

Madje, është paralajmëruar prej PDK-së se demarkacioni do të shkojë në parlament javën e ardhshme derisa Qeveria i ka demantuar këtë njoftim, duke treguar se Shefi i Qeverisë deri të enjten e ardhshme do të jetë në Bruksel.

Sidoqoftë, edhe Isa Mustafa dhe Kadri Veseli, kanë paralajmëruar se nëse dështon votimi i shënimit të vijës kufitare në Parlament, atëherë vendi do të shkojë në zgjedhje të jashtëzakonshme.

Në të njëjtën kohë, Opozita ka iniciuar një mocion mosbesimi për rrëzimin e Qeverisë. Këtë nismë e kanë përkrahur edhe disa deputetë të PDK-së.

The post Hoti: Jemi duke pritur PDK-në për ta çuar në Kuvend demarkacionin appeared first on INSAJDERI.

Tjetër incident në avionin e “American Airlines”

Posted: 23 Apr 2017 07:00 AM PDT

"American Airlines" ka shkarkuar nga detyra një punonjës, pas një përplasjeje mbi një karrocë bebeje në San Francisco.

Një pasagjer, që hodhi në rrjet videon që tregonte fundin e incidentit, tha se një grua ishte qëlluar madje, ndërsa punonjësi po largonte me forcë karrocën.

"American Airlines" tha se i vinte keq për shqetësimin e shkaktuar për gruan dhe familjen e saj.

"Ajo që pamë në këtë video nuk reflekton vlerat tona dhe as nuk tregon sesa kujdesemi për klientët", thuhet në deklaratën e kompanisë.

Kompania e kishte kaluar gruan dhe familjarët e saj në klasin e parë, pasi kishin marrë një tjetër avion drejt Dallasit.

Incidenti pason një përplasje tjetër në një avion të "United Airlines", dy javë më parë, kur një pasagjer u largua me dhunë nga kabina. Incidenti i "American Airlines", ndërkohë, ndodhi në Aeroportin ndërkombëtar të San Franciscos, ndërsa "Fluturimi 591" përgatitej të nisej drejt Dallasit.

Pasagjeri që kishte postuar videon në Facebook tha se, punonjësi kishte marrë me dhunë karrocën nga nëna, duke goditur këtë të fundit e duke evituar për pak edhe goditjen e foshnjës. Pamjet tregojnë nënën, dukshëm të shqetësuar, ndërsa punonjësit e tjerë dhe pasagjerët përpiqen të ndërhyjnë.

The post Tjetër incident në avionin e "American Airlines" appeared first on INSAJDERI.

Selena Gomez thyen edhe një rekord në Instagram

Posted: 23 Apr 2017 06:51 AM PDT

Ju kujtohet kur më parë lidhjet bëheshin publike në Facebook, tani kjo po ndodh në Insatgram. Postimi i një selfie të ëmbël me të dashurin e ri.

Sidoqoftë, bërja publike e lidhjeve në Facebook nuk ka sjellë as për së afërmi pëlqime sa fotoja e fundit e Selena Gomezit në Instagram me të dashurin e saj të ri, po ashtu këngëtar, the Weeknd.

Ka pasur thashetheme për takimet e tyre tash e disa muaj. Janë parë së bashku disa herë, ndërsa edhe Bella Hadid nuk po e ndjek më ish-të dashurin e saj, the Weeknd, në rrjetet sociale.

Pas postimit të një fotoje, edhe pse pa ndonjë përshkrim apo informatë për lidhjen e tyre, vetë pozimi i tyre tregonte gjithçka, shkruan Allure.

Gjatë shtatë ditëve të fundit, fotoja e realizuar në festivalin e muzikës “Coachella” ka arritur të mbledhë 7 milionë pëlqime duke thyer kështu edhe një rekord personal.

Selena kishte pasur edhe rekordin e fotos më të pëlqyer në gjithë Instagramin pak kohë më parë, derisa mbretëresha Beyonce e kishte rrëzuar nga froni disa muaj më parë me foton e saj të shtatzënisë. Kjo foto e Beyonce kishte mbledhur rreth 10,9 milionë pëlqime./Insajderi.com

The post Selena Gomez thyen edhe një rekord në Instagram appeared first on INSAJDERI.

Jakup Krasniqi sqaron takimin me Grabovcin në Durrës

Posted: 23 Apr 2017 06:32 AM PDT

Kryetari i Këshillit Kombëtar të Nismës për Kosovën, Jakup Krasniqi pretendon se takimi që zhvilloi sot me deputetin e PDK-së Adem Grabovci në Durrës, nuk kishte të bënte me politikë.

Kransiqi, në një prononcim për Lajmi.net, ka mohuar të ketë kërkuar përkrahje nga Grabovci për rrëzimin e qeverisë. Kryetari i Këshillit Kombëtar të NISMA-s ka thënë se takimi ka ndodhur rastësisht. raporton Insajderi.

"Takimi ka qenë sa i rastësishëm aq edhe i shkurtër. Takimi pra nuk kishte ishte për çështje politike e as me përmbajtje politike", ka thënë Krasniqi.

Në takimin ndërmjet Grabovcit e Krasniqit ka qenë i pranishëm edhe deputeti i NISMA-s, Haxhi Shala. /Insajderi.com

The post Jakup Krasniqi sqaron takimin me Grabovcin në Durrës appeared first on INSAJDERI.

Kur Grabovci me shokë e kërcënonin dhe e shanin me nënë Jakup Krasniqin [video]

Posted: 23 Apr 2017 06:19 AM PDT

Në aferën e përgjimeve “Dosja e Shefave”, Adem Grabovci fliste gjithnjë kundër Jakup Krasniqit. Grabovci përveç se e ofendonte Krasniqin përmes telefonatave me anëtarë të tjerë të PDK-së dhe me njerëz të afërm të tij, edhe tregon se e kishte kërcënuar atë.

Madje Adem Grabovci, i cili u takua sot në Durrës me kryetarin e Këshillit Kombëtar të NISMA-s Jakup Krasniqi, në skandalin e përgjimeve “Dosja e Shefave” në bisedë me kryetarin e Komunës së Skënderajt Sami Lushtaku, e kishin sharë me nënë Jakup Krasniqin.

Në serinë e 14-të të “Dosjes së Shefave”, Sami Lushtaku teksa bisedon në telefon me Grabovcin, e shan me nënë Jakup Krasniqin.

Pjesë nga seria e përgjimeve të 14-të të “Dosjes së Shefave”:

Grabovci: Kryetari u çu e dul, jo tha bon

Lushtaku: Cili? Cili? E… ja qifsha nanën.

Grabovci: Jakupi.

Lushtaku: O ja qifsha nanën e nanës, po qeni që po bahet, po pse s'po ja qini nanën me rrxu a çka u bo.

Grabovci: Jo vallain veç për mos me na u bo skandal, se po vallain…

Lushtaku: O vallain, pa t'ja qi nanën.

Grabovci: Osht ka e lyp, hiç hiç lerg s'e ka.

Lushtaku: Pasha zotin, pa t'ja kallxu venin, nuk e kisha lanë bash me pas kanë ai i biri i Adem Jasharit, hëë…

Kur Grabovci me shokë e kërcënonin dhe e shanin me nënë Jakup Krasniqin

E në një rast tjetër, Adem Grabovci kishte përdorur "autoritetin frikësues" të një të paraburgosuri për ta kërcënuar Jakup Krasniqin, që të mos dilte kundër projekteve të PDK-së, në kohën sa Krasniqi shërbente si kryetar i parlamentit.

Grabovci, i ishte afruar Jakup Krasniqit tek foltorja e Kuvendit dhe i kishte thënë "e thirri, 'Ftyrën' vallahin, ta kanë lokën".

"Ftyra" është nofka e Naser Shalës. Në kohën kur Grabovci kishte biseduar me telefon, Shala ishte në paraburgim i akuzuar për krime lufte në rastin Kleçka. Shala, akuzohej pos tjerash se kishte prerë me kosë të burgosur serbë të luftës.

Sipas Grabovcit, pas këtij kërcënimi, Krasniqi, ish-kryetar i Kuvendit ishte dorëzuar.

Kur Grabovci me shokë e kërcënonin dhe e shanin me nënë Jakup Krasniqin

"Jakupit, veç shkova i thash n'vesh, thash qy thash e thirri, e thirri 'Ftyrën' vallahin, ta kanë lokën", tregon Grabovci. "Edhe u dorëzu".

 

Ndërkaq, në një bisedë të Grabovcit me Thaçin, ish-shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së e quan “sheqer” Jakup Krasniqin.

"Okej.  Hej, po bisedo edhe niher me at Sheqerin", i thotë Grabovci – Thaçit, duke iu referuar me “sheqer” Jakup Krasniqit.

E rreth nëntë muaj pas publikimit të një serie të përgjimeve të njohura me emrin “Dosja e Shefave”, Jakup Krasniqi dhe Adem Grabovci janë takuar në Durrës.

Siç ka mësuar Insajderi prej burimeve nga takimi, kryetari i Këshillit Kombëtar të NISMA-s ka kërkuar nga Grabovci përkrahje për rrëzimin e qeverisë. Ata pretendojnë se takimi ka qenë i rastësishëm, megjithatë në këtë takim Krasniqi ka shfrytëzuar rastin për t'i kërkuar votën për mocionin e mosbesimit ish-shefit të Grupit Parlamentar të PDK-së.

Në takimin ndërmjet Grabovcit e Krasniqit ka qenë i pranishëm edhe deputeti i NISMA-s, Haxhi Shala. /Insajderi.com

 

The post Kur Grabovci me shokë e kërcënonin dhe e shanin me nënë Jakup Krasniqin [video] appeared first on INSAJDERI.

Diplomatët në Bern i shmangen gjobave të trafikut

Posted: 23 Apr 2017 06:13 AM PDT

Autoritetet e kryeqytetit zviceran presin që diplomatët në Bernë të paguajnë 1,3 milionë franga të shqiptuara si gjoba në trafik.

Diplomatët e huaj rrallëherë paguajnë gjoba të trafikut në Zvicër. Falë imunitetit diplomatik ata nuk ndiqen nga drejtësia ose ndiqen shumë rrallë, për shembull nëse ndalen të dehur në rrugë.

Një analizë e gazetës "SonntagsZeitung" ka treguar se sa para i mungojnë buxhetit të kantonit të Bernës për shkak se diplomatët nuk paguajnë gjobat e trafikut.

Mes viteve 2010 dhe 2016 policia e trafikut ka shqiptuar gjoba në vlerë prej 1,5 milionë franga kundër përfaqësuesve diplomatikë dhe të misioneve të përhershme si dhe kundër anëtarëve të organizatave ndërkombëtare dhe konsullatave.

Nga kjo shumë kantoni i Bernës ka arritur t'i sigurojë vetëm 200 mijë franga. Mbesin edhe 1,3 milionë franga gjoba të papaguara. Gatishmëria për të paguar është përmirësuar paska vitin e kaluar. Diplomatët kanë paguar 561 gjobë prej 2298 gjobave të shqiptuara.

Pra, një e katërta e diplomatëve paguajnë detyrimet e tyre. Në krahasim me vitin 2014 ky është një përmirësim i dukshëm.

Në atë vit policët e trafikut të Bernës shqiptuan 3387 gjoba, por vetëm 179 u arkëtuan. Pak a shumë e ngjashme është situata edhe në Gjenevë. Vitin e kaluar buxhetit i munguan 780 mijë franga nga gjobat e papaguara nga diplomatët.

The post Diplomatët në Bern i shmangen gjobave të trafikut appeared first on INSAJDERI.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more