Skip to main content

INSAJDERI: “Francë: Policia e arrestoi një person që kërcënonte me thikë” plus 19 more

INSAJDERI: “Francë: Policia e arrestoi një person që kërcënonte me thikë” plus 19 more


Francë: Policia e arrestoi një person që kërcënonte me thikë

Posted: 22 Apr 2017 09:16 AM PDT

Zyrtarët francezë thonë se policia sot e ka arrestuar një person që kërcënonte me thikë, duke shkaktuar panik në një stacion hekurudhor në Paris, një ditë para zgjedhjeve presidenciale në Francë.

Në këtë incident askush nuk është lënduar.

Ky incident ndodhi dy ditë pas vrasjes në Paris të një oficeri të policisë, nga një person i armatosur, ndërsa përgjegjësinë për këtë sulm e ka marrë grupi ekstremist, Shteti Islamik.

Zyrtarët policorë thanë se në incidentin e sotëm personi me thikë ishte duke ecur me thikë në stacionin, Gare du Nord, dhe njerëzit e kishin informuaar policinë, e cila e arrestoi atë, derisa një numër i madh i udhëtarëve iknin nga ky person.

Aktualisht në Francë ende mbretëron gjendje emergjente, pas një serie të sulmeve, nga të cilat prej vitit 2015 janë vrarë 239 vetë.

The post Francë: Policia e arrestoi një person që kërcënonte me thikë appeared first on INSAJDERI.

Veseli: Problemi i papunësisë zgjidhet vetëm duke punësuar njerëz

Posted: 22 Apr 2017 09:00 AM PDT

Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli përsëri ka përmendur se papunësia është problemi më i madh në Kosovë. Nga Prizreni, ai ka paralajmëruar një fillim të ri për Kosovën. Ka thënë se Shtetit i duhet një kthesë e madhe për të ndryshuar gjendjen.

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli ka qëndruar të shtunën në Prizren ku ka marrë pjesë në hapjen e panairit për promovimin e produkteve vendore i cili u organizua nga shoqata e zejtarëve dhe bizneseve "ESNAF".

Kryetari Veseli tha se problemi më i madh që vazhdon ta preokupojë qytetarin e Kosovës është papunësia dhe kjo çështje sipas tij kërkon ndërhyrje urgjente.

"Të gjitha familjet tona kanë problem me papunësinë. Si mund të arrijmë ta zgjidhim këtë situatë. Këtë problem kaq të madh. Kjo mund të arrihet vetëm duke punësuar njerëz. Dhe për t’i punësuar duhet të kemi veprimtari prodhuese. Duhet të kemi prodhim vendor. Do të thotë, ka ardhur koha e një kthese të madhe në Kosovë. Ka ardhur koha e një fillimi të ri, i cili do të orientohet, Kosovën do ta orientojë në punë, në veprimtari prodhuese. I cili do tu japë perspektivë atyre njerëzve që kanë ide kreative, inovative. Atyre njerëzve të cilët janë punëtorë", ka thënë Veseli.

Pas prerjes së shiritit të hapjes së panairit, Kryeparlamentari Veseli vizitoi të gjitha produktet e ekspozuara në panair, ndërsa i ka inkurajuar prodhuesit vendorë që të vazhdojnë me prodhimet e tyre.

Veseli tha se prodhuesit vendorë do të kenë përkrahje shumë më të madhe se deri tani si në prodhimtarinë e tyre por edhe në lehtësimet fiskale dhe promovim të tyre.

The post Veseli: Problemi i papunësisë zgjidhet vetëm duke punësuar njerëz appeared first on INSAJDERI.

Bayern ndalet në “Allianz Arena” nga Mainzi

Posted: 22 Apr 2017 08:55 AM PDT

Pas eliminimit nga Champions League në mesjavë, Bayern Munchen ka "ngecur" edhe në Bundesligën gjermane, në një barazim 2-2 në "Allianz Arena" ndaj Mainz.

Për bavarezët u mendua se do të kishin të lehtë ndaj Mainz-it, i cili ndodhet në vendin e 13 në renditje, por miqve ju mjaftuan vetëm 3 minuta për të ndëshkuar Bayern-in, me një gol të shënuar nga ish-lojtari i Barcelonës, Bojan Krkic.

Robben riktheu baraspeshën në minutën e 16, por Mainzi kaloi sërish në avantazh me anë të 11-metërshi të kthye në gol nga Brosinski, 5 minuta para fundit të pjesës së parë.

Bayerni bëri të gjitha përpjekjet në pjesën e dytë për të siguruar fitoren në këtë ndeshje, por arriti të shënojë vetëm golin e barazimit në minutën e 73 me Thiago Alcantara.

Megjithatë, pavarësisht këtij barazimi, Bayerni ka një distancë prej 9 pikësh nga Leipzig-u i vendit të dytë, i cili ndeshjen e kësaj jave do ta zhvillojë ditën e nesërme në transfertë ndaj Schalke 04. 

The post Bayern ndalet në "Allianz Arena" nga Mainzi appeared first on INSAJDERI.

Berisha nderohet nga FIFA 17

Posted: 22 Apr 2017 08:50 AM PDT

Sulmuesi i përfaqësueses së Kosovës, Besart Berisha, pas rekordit të arritur me 100 gola të shënuar në ligën australiane, i është bashkuar disa yjeve botërore të futbollit që janë nderuar nga kompania e lojërave EA Sports.

Berisha është nderuar me pakon vjollcë nga krijuesja e lojës FIFA 17 pasi ka arritur shifrën magjike prej 100 golave.

Futbollisti kosovar bëhet lojtari i parë nga Australia apo Azia që është shpërblyer me këtë pako.

Berisha i bashkohet Cristiano Ronaldos, Zlatan Ibrahimoviqit, Wayne Rooneyt dhe Harry Kane, të cilët janë shpërblyer me mburojën e purpurt./Insajderi.com

The post Berisha nderohet nga FIFA 17 appeared first on INSAJDERI.

Trump: Me Merkelin kemi “kimi të pabesueshme”

Posted: 22 Apr 2017 08:42 AM PDT

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, në një intervistë për Associated Press ndër tjerash ka përmendur takimin me kancelaren gjermane Angela Merkel si një ndër takimet më të mira.

"Njëra ndër kimitë më të mira që kam pasur ishte me (Kancelaren gjermane Angela) Merkel. …Dhe mendoj që dikush thirri, 'shtrëngoja dorën, shtrëngoja dorën asaj,' ju e dini. Por unë nuk e kam dëgjuar. Por unë vetëm se i pata shtrënguar dorën katër herë, e di, sepse ne ishim së bashku për një kohë të gjatë", ka thënë ai.

Trump ka shtuar se nuk e ka pritur që do ketë këtë kimi aq të mirë me të, për shkak të çështjes për pagesë të mjeteve në NATO, si dhe për çështjen e migrimit. Por se kimia me të ishte e "pabesueshme".

"Njerëzit më kanë dhënë lëvdata që kam pasur kimi të mirë me gjithë liderët, përfshirë presidentin egjiptian Abdel-Fattah el Sissi", ka thënë Trump.

The post Trump: Me Merkelin kemi "kimi të pabesueshme" appeared first on INSAJDERI.

Daut Haradinaj sfidon kryeministrin Mustafa për Deçanin

Posted: 22 Apr 2017 08:40 AM PDT

Kandidati i AAK-së për Kryetar të Deçanit i ka kërkuar Kryetarit të LDK-së, Isa Mustafa, të garojnë bashkë për të parë se kush do ta fitojë udhëheqjen e komunës.

Isa Mustafa sot gjatë ditës u shpreh i sigurte se LDK- ja do të i rikthehet të qeverisë me Komunën e Deçanit, komunë kjo që udhëhiqet nga AAK-ja që nga viti 2002.

Haradinaj ka reaguar ndaj kësaj deklarate të Mustafës, duke thënë se qytetarët me votën e tyre do të dëshmojnë për qeverisjen e ardhshme.

"Kryetari i Qeverisë ka të drejtë të thotë çka të dojë. Mirë do të ishte që vet ai të kandidojë në këtë Komunë. Se kush do e udhëheq Deçanin janë qytetarët me votën e tyre që do e dëshmojnë në zgjedhjet që po vijnë shpejtë", ka thënë Haradinaj për Express.

Ndërkaq i pyetur nëse AAK-ja ndihet e rrezikuar nga LDK se ky subjekt do të mund ta fitojë Komunën e Deçanit, Haradinaj tha se beson që subjekti të cilit i takon do të dal triumfuese në nivel Kosove.

Mustafa në fjalimin  tij të bërë sot, u shpreh se partitë tjera janë duke u frikësuar nga LDK prandaj po kërkojnë zgjedhje të reja në nivel qendror.

Aktualisht kryetar komune në Deçan është Rasim Selmanaj i AAK-së. AAK udhëheq Komunën e Obiliqit dhe atë të Deçanit.

The post Daut Haradinaj sfidon kryeministrin Mustafa për Deçanin appeared first on INSAJDERI.

Raporti i “GFI”: Veshkat që transplantohen ilegalisht në Kosovë, shiten për 120 mijë dollarë

Posted: 22 Apr 2017 08:22 AM PDT

Një raport i përpiluar nga instituti më prestigjoz në botë për studimet financiare mbi krimin "Global Financial Integrity", e shfaq Kosovën si një nga shtetet ku bëhet transplantimi ilegal i veshkave.

Në raportin e "Global Financial Integrity", të titulluar “Krimi Tranzicional dhe Bota në Zhvillim” Kosova është në mesin e vendeve ku bëhet transplantimi ilegal i veshkave. Veshkat që transplantohen në Kosovë vijnë nga Moldavia, ka analizuar "Global Financial Integrity".

Siç bëhet e ditur në raport, veshkat në Kosovë kanë një çmimi prej 12 mijë dollarësh.

E këto veshka, sipas "GFI", shiten në Kanada, atje ku çmimi i një veshke shkon deri në 120 mijë dollarë amerikan.

Tregtia ilegale e organeve njerëzore gjeneron nga 840 milionë deri në 1,7 miliardë dollarë çdo vit.

“Edhe pse vetëm një pjesë e të gjitha transplantove të organeve mbështeten në organe që janë siguruar në mënyrë ilegale, të ardhurat nga tregtia ilegale janë të dukshme. Tregtia ilegale e organeve gjeneron përafërsisht nga 840 milionë në 1,7 miliardë dollarë për çdo vit”, shkruhet në raport.

Raporti i "GFI" ka analizuar të ardhurat e gjeneruara për 11 aktivitete kriminale. Sipas tij, biznesi më i madh i ekonomisë së zezë është pirateria dhe tregtimi i mallrave të falsifikuara, përfshirë ilaçet, të cilat në vitin 2014 gjeneruan 1.13 trilionë dollarë të ardhura.

Në nëntor të vitit 2008, në Kosovë u arrestuan disa persona me akuzë për një rrjet të trafikimit të organeve në Prishtinë, gjegjësisht për transplantimin ilegal të veshkave. Në këtë rast, një nga të dyshuarit kryesor ishte shtetasi turk, doktori Jusuf Sonmez. Ai është në kërkim nga organet e drejtësisë së Kosovës.

Në rastin e njohur si "Medicus" janë dënuar urologu dhe pronari i klinikës Medicus, Lutfi Dervishi me tetë vite burg dhe 10 mijë euro gjobë, ndërsa djali i tij Arban Dervishi është dënuar me shtatë vite burg dhe me një gjobë prej dymijë e pesëqind euro. /Insajderi.com

Lexo edhe:

Mjeku turk nga rasti “Medicus”: Në Kosovë erdha për para

Raporti i “GFI”: Veshkat që transplantohen ilegalisht në Kosovë, shiten për 120 mijë dollarë

The post Raporti i “GFI”: Veshkat që transplantohen ilegalisht në Kosovë, shiten për 120 mijë dollarë appeared first on INSAJDERI.

KFOR: Largimi i trupave nga Kosova në bazë të gjendjes së sigurisë

Posted: 22 Apr 2017 08:13 AM PDT

 

KFOR-i ka hedhur poshtë spekulimet e medias ruse pro Kremlinit, Sputnik, që kishte raportuar se Gjermania, deri në fund të vitit 2018, do të tërheq të gjithë ushtarët e saj nga kontingjenti i KFOR-it në Kosovë.

Përderisa, ditë më parë është raportuar për mbylljen e një kampi ushtarak të KFOR-it, gjegjësisht të trupave gjermane në Prizren, gjë e cila rrjedhimisht ka ngjallur reagime për gjendjen e sigurisë në vend.

KFOR-i përmes një komunikate për media ka thënë se angazhimi i saj që nga viti 1999 po vazhdon në Kosovë dhe si i tillë KFOR-i gjerman mbetët njëri ndër kontribuuesit më të madhej në Kosovë

"Që nga viti 1999, Gjermania ka qenë një kontribuuese e qëndrueshme me trupa në misionin e KFOR-it të udhëhequr nga NATO. Ky angazhim vazhdon. Kontingjenti gjerman mbetet kontribuuesi i tretë më i madh në KFOR", thuhet në deklaratën zëdhënësit të KFOR-it.

Më tej thuhet se "KFOR-i vazhdon aktivitetet e veta për të ruajtur një ambient të qetë dhe të sigurt dhe për të garantuar liri të lëvizjes për të gjithë njerëzit në Kosovë, në përputhje me mandatin e vetë sipas Rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara".

Më tutje në këtë komunikatë thuhet se çdo vendim rreth pozitës së ardhshme të KFOR-it do të merret nga Këshilli i Atlantikut të Veriut dhe do të mbetet çështje që varet nga gjendja e sigurisë në Kosovë./Insajderi.com

The post KFOR: Largimi i trupave nga Kosova në bazë të gjendjes së sigurisë appeared first on INSAJDERI.

Skulpturat e Leunora Salihut në galerinë prestigjioze në Dyseldorf

Posted: 22 Apr 2017 08:01 AM PDT

"Puna ime skulpturale karakterizohet nga konfrontimi mes kushteve dhe vetive të materies dhe hapësirës" e përshkruan artin e saj Leunora Salihu. "Unë i radhis, për shembull, njëri pas tjetrit elemente të ndryshme formash për të hulumtuar ndërveprimin në mes të lehtësisë dhe peshës ose veprimin e lëvizjes në hapësirë", thotë ajo për r-p.online.de

Leunora Salihu është lindur në Kosovë në vitin 1977. Se ajo është në rrugë e sipër drejt përpunimit të një gjuhe të mëvetësishme artistike prej skulptoreje, e ka kuptuar qysh herët juria e "Bergische Kunstpreis" kur ia ndau këtë çmim prestigjioz, transmeton albinfo.ch.

Pastaj, në vitin 2012 Leunora pati fituar në Solingen çmimin artistik të Bankës Kombëtare të Gjermanisë. Tash, Koleksioni Artistik i NRW (Landit Nordrhein Westfallen) në galerinë K21 Ständehaus i ka lënë në dispozicion të punimeve të saj pavijonin Bel Etage të Muzeit të Dyseldorfit. Aty mund të shikohen dhe shijohen skulpturat voluminoze të Leunorës deri më 10 shtator.

Një rëndësi të veçantë për punimet e saj ka bazamenti i tyre. "Raporti në mes të bazamentit dhe skulpturës është një temë strukturore e punës sime", thitë artistja. "Bazamenti mund të jetë partneri, shoqëruesi yt, një duplikat i skulpturës ose madhe edhe vetë skulptura", komenton Salihu në një intervistë për Institutin e Goethes, përcjell albinfo.ch. Deri në qershor 2014 ajo ka qenë bursiste e programit rezidencial të këtij instituti në Tel Aviv.

Me rastin e prezantimit të punimeve të Leunorës, K21 shkruan: "një njohje enorme e materialeve përbën bazën e të gjitha punimeve të saj. Kjo për faktin se vetitë e materialeve që i fut në përdorim përcaktojnë edhe format përfundimtare të objekteve, edhe kur ato të ngjallin asociacione me industrinë, makinerinë dhe literaturën. Kështu, artistja është marrë në mënyrë intensive me qasjen letrare të Franc Kafkës me hapësirat, dhe është inspiruar nga kjo.

Leunora Salihu ka studiuar në Akademinë e Arteve në Prishtinë. Pas emigrimit të saj nga Kosova në Gjermani ajo në vitin 1999ka filluar studimet e historisë së artit dhe gjermanishten në Kiel, shkruan albinfo.ch. Në vitin 2006 pastaj ka kaluar në Akademinë e Arteve në Dyseldorf ku ajo ka ndjekur master-klasën e profesorit Tony Cragg.

The post Skulpturat e Leunora Salihut në galerinë prestigjioze në Dyseldorf appeared first on INSAJDERI.

Anija kozmike furnizuese arriti në Stacionin Ndërkombëtar të Gjithësisë

Posted: 22 Apr 2017 07:59 AM PDT

Një anije kozmike komerciale, e angazhuar nga agjencia amerikane, NASA, ka arritur në Stacionin Ndërkombëtar të Gjithtësisë (ISS), me afro 4 tonelata ngarkesë.

Anëtarët e ekuipazhit në Stacionin Ndërkombëtar të Gjithësisë sot e kanë pranuar anijen furnizuese, duke e kapur me gjymtyrët robotikë.

Anija ishte lansuar më 18 të këtij muaji nga kompania komerciale, Orbital ATK, nga baza ajrore amerikane, Cape Canaveral, në Floridë.

Kjo anije është emëruar në shenjë nderimi për ish-astronautin amerikan, John Glenn, i cili ishte amerikani i parë që ka arritur në orbitë, në vitin 1962.

John Glenn, që më vonë ishte zgjdhur senator, ka vdekur në dhjetor të vitit të kaluar, në moshën 95 vjeçare.

Ky është furnizimi i shtatë i suksesshëm i kompanisë, Orbital ATK, në Stacionin Ndërkombëtar të Gjithësisë dhe atje do të qëndroj deri më muajin korrik, kur do të shkatërrohet në atmosferën e Tokës, pasi të jetë ngarkuar me mijëra kilogramë të mbeturinave.

The post Anija kozmike furnizuese arriti në Stacionin Ndërkombëtar të Gjithësisë appeared first on INSAJDERI.

Gjermani: Arrestohet personi nga Shqipëria dyshohet se e shtyu gruan nga dritarja

Posted: 22 Apr 2017 07:46 AM PDT

Në Dyseldorf tw Gjermanisë të hënën një femër 24 vjeçare rumune është rrëzuar nga dritarja, nga kati i dytë ( lartësia prej 7 metrash) ndërsa dyshohet se e ka shtyrë partneri i saj, një shqiptar 39 vjeçar.

Me këtë rast gruaja ka pësuar lëndime të rënda por falë ndërhyrjes së mjekëve ajo ndodhet jashtë rrezikut për jetën, shkruan pr-online.de.

Personi që ndodhej në banesë me të është arrestuar të martën nga policia, pa bërë rezistencë, transmeton albinfo.

Motivet dhe rrethanat e aktit janë ende të paqarta. Policia dhe prokuroria janë duke i zhvilluar hetimet lidhur me dyshimin për tentim vrasjeje.

Por, viktima, pas operacionit u ka deklaruar mjekëve se ka qenë partneri i saj ai që e ka shtyrë. Me rastin e kontrollimit të banesës, në të cilën nuk janë të regjistruar si banorë të ligjshëm asnjëri, policët kanë gjetur drogë.

I dyshuari për tentimvrasje, deri tash nuk është deklaruar rreth aktit.

The post Gjermani: Arrestohet personi nga Shqipëria dyshohet se e shtyu gruan nga dritarja appeared first on INSAJDERI.

Behrami për “The Guardian”: Më janë vrarë dy familjarë në luftë

Posted: 22 Apr 2017 07:42 AM PDT

Valon Behrami ishte vetëm katër vjeç kur u largua nga Kosova së bashku me familjen e tij. Futbollisti i lindur në Mitrovicë, la të tjerë familjarë në Kosovë.

Në një intervistë me gazetën e njohur britanike The Guardian, Behrami zbulon se dy anëtarë të familjes së tij, xhaxhai dhe kusheriri i tij vdiqën gjatë luftës në Kosovë. E futbollisti kosovar nuk e ndaloi ëndrrën e tij, pavarësisht këtyre ngjarjeve. Ai arriti që të bënte karrierë të madhe në futboll.

I paraqitur në dy Kampionate Botërore me kombëtaren e Zvicrës, Behrami tregon për The Guardian se jeta e tij është e ndarë në mes të dy pjesve: Kosovës dhe Zvicrës.

“Unë kam një tatuazh me flamurin e Kosovës, të cilin e kam bërë kur Kosova është shpallur si shtet i pavarur”, thotë Behrami, teksa tregon tatuazhin me flamurin e Kosovës që mban në krahëror, raporton Insajderi.

Futbollisti 31-vjeçar i Watford Cityt thotë se jeta në Kosovë ishte e rrezikshme për shkak të rrethanave politike. Ai thotë se në Kosovë nuk kishte të ardhme.

"Kam lindur në Mitrovicë, qytet i Kosovës. Kam qëndruar atje deri në moshën katër vjeçare. Një ditë babai im e kuptoi që nuk ka të ardhme atje dhe filloi të ishte pak e rrezikshme atje dhe ne vendosëm të shkonim diku tjetër. Duhet të jesh i guximshëm të lëvizësh familjen nga zona e komfortit”, shprehet futbollisti kosovar. "Disa vite më vonë lufta filloi të bëhet shumë më e keqe. Ishte frustruese sepse ishim në një vend të mirë, një vend të sigurt, por pjesa tjetër e familjes sime ishin lënë mbrapa. Xhaxhai dhe kushëriu im u vranë.”

Behrami thotë se Zvicrës i detyrohet shumë.

"Është shumë mirë t’i kthesh diçka mbrapa Zvicrës. Është një vend i cili më ka dhënë mundësinë të jem këtu ku jam. Dua të jap njëqind për qind për një vend i cili më ka dhënë gjithçka”, ka thënë ai. /Insajderi.com

Behrami për “The Guardian”: Më janë vrarë dy familjarë në luftë

 

The post Behrami për “The Guardian”: Më janë vrarë dy familjarë në luftë appeared first on INSAJDERI.

“Disa politikanë në Francë përdorin Islamin për të fshehur racizmin e tyre”

Posted: 22 Apr 2017 07:36 AM PDT

Doktori i Shkencave Politike francezi Thomas Guenole, tha se disa politikanë në Francë përdorin islamin për të fshehur racizmin e tyre.

Doç. Dr. Guenole i cili ndodhet me detyrë në Universitetin “Sciences Po” në një intervistë ka folur lidhur me zgjedhjet presidenciale që do të mbahen ditën e nesërme në Francë dhe për temat mbi Islamin të cilat do të hapen në fushatën zgjedhore.

Ai thotë se fjalët negative të politikanëve francezë rreth islamit në të vërtetë burojnë nga armiqësia për arabët.

Guenole tha se kandidatja e Frontit Nacional Marine Le Pen është kryesuesja në armiqësinë kundër të huajve. Guenole tha se “Politikanët përdorin Islamin për të fshehur racizmin e tyre dhe kjo ndodh shpesh”.

Sipas tij, gjatë fushatës zgjedhore në Francë janë formuar katër blloqe dhe se në qendër të fushatës ndodhet çështja e globalizmit. “Franca po bën një fillim të vështirë. Nuk e di se ku do të jetë pas tre muajsh”, tha Guenole.

Pasi ka klasifikuar katër blloqet në vend si kundërshtarët dhe mbështetësit e globalizimit-pakicave, mbështetësit e globalizmit-kundërshtuesit e pakicave, kundërshtuesit e globazlimit-pakicave, Guenole thotë se “Nëse jeni kundër globalizmit dhe i hapur për pakicat i jepni votën Jean-Luc Melechon (kandidatit të majtë ekstrem). Nëse jeni pro globalizmit dhe i hapur për pakicat me shumë mundësi me një qasje individualiste i jepni votën Emmanuel Macron (kandidatit të pavarur). Nëse jeni pro globalizmit dhe kundër pakicave jeni konservator dhe votën i jepni François Fillon (kandidatit të djathtë). Dhe nëse jeni kundër globalizmit dhe pakicave me shumë mundësi jeni racist, ksenofob dhe për këtë arsye votën i jepni Marine Le Pen”.

Guenole tha se padrejtësia në Francë po shtohet, është rritur armiqësia kundër pakicës arabe dhe se votuesit janë zhvendosur ose drejt të djathtës ekstreme ose të drejt së majtës ekstreme. “Franca është një fuqi e madhe në rënie në kuptimin gjeopolitik dhe ekonomik”, tha ai.

Ndër të tjera Thomas Guenole, sipas sondazheve të fundit duke e cilësuar “normale” rritjen e normave të votave për kandidatin e ekstremit të djathtë Melenchon, tha se ndjekja e një politike të djathtë nga presidenti francez François Hollande në fushën e ekonomisë ka bërë që votat e Melenchon të rriten.

“Një pjesë e votuesve të Partisë Socialiste për shkak se kanë pëlqyer më shumë politikën e tij janë zhvendosur tek Melenchon, ndërsa votat e pjesës tjetër kanë shkuar tek Emmanuel Macron”, thekson Guenole.

Gjithashtu Guenole potencoi se një pjesë e madhe e votuesve francezë nuk do të votojnë dhe në këtë situatë do të forcohet e djathta ekstreme.(AA)

The post "Disa politikanë në Francë përdorin Islamin për të fshehur racizmin e tyre" appeared first on INSAJDERI.

Berisha për Ramën: Bashkimi Kosovë – Shqipëri, kërcënim për maskim

Posted: 22 Apr 2017 07:25 AM PDT

 

Ish-kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha, ka kritikuar idenë e Edi Ramës, se po e përdor nacionalizimin për të fshehur të metat e mëdha që ka ia dhe qeveria e tij.

Berisha, që Ramen e quan "Noriega i Shqipërisë" (diktatori ushtarak i Panamasë), thotë se Rama, me deklarata e tij për bashkim të shqiptarëve në një shtet, po kërcënon Europën vetëm për t'u maskuar.

"Te dashur miq, Rama përdor kërcënimin për bashkimin me Kosovën vetëm e vetëm për të maskuar; Vendosjen e banditokracisë (Mobocracia) në Shqipëri. Qeverinë e tij si organizatë të mirëfilltë kriminale, shndërrimin e Shqipërisë në Narkorepublikë apo Kanabistan dhe konfiskimin e votës së lirë të shqiptareve", shkruan Berisha në Facebook.

Madje Berisha thotë se Rama përshkruhet fare mirë edhe nga filozofi Friedrich Nietzsche, i cili thoshte se nacionalizmi është "streha e fundit e horrave"./Insajderi.com

The post Berisha për Ramën: Bashkimi Kosovë – Shqipëri, kërcënim për maskim appeared first on INSAJDERI.

Google Play më shumë opsione për menaxhimin e aplikacioneve të instaluara

Posted: 22 Apr 2017 07:22 AM PDT

Google lançoi një përditësim i cili do e bëjë më të lehtë heqjen e aplikacioneve që nuk i përdorni kurrë.

Raportuar nga Android Police, seksioni i ri "My Apps & Games" u siguron përdoruesve më shumë kontroll organizativ.

Tashmë mund të shikoni aplikacionet të cilat presin një përditësim, aplikacionet e instaluara dhe çdo gjë në librarinë tuaj përfshirë versionet beta, shkruan PcWorld.

Po dobia e vërtetë e këtij strukturimi qëndron tek mënyrat e organizimit të katër seksioneve. Konkretisht kur qaseni në seksionin e aplikacioneve të instaluara ju mund ti rëndisni sipas emrit, madhësisë, përditësimit të fundit dhe herës së fundit që i keni përdorur.

Kjo e fundit bart edhe dobinë më të madhe sepse do të thotë lirim të hapësirës së telefonit. Përditësimi do të dërgohet manualisht me disa përdorues të cilët kanë pasur fatin ta kenë që nga kjo javë.

Nëse keni të instaluar versionin e fundit të Google Play atëherë u ngelet të rifreskoni aplikacionin apo të pastroni të dhënat e tij.

The post Google Play më shumë opsione për menaxhimin e aplikacioneve të instaluara appeared first on INSAJDERI.

MSA-ja, me efekte pozitive dhe negative në ekonomi

Posted: 22 Apr 2017 07:16 AM PDT

Marrëveshja e Stabilizim-Asociimit , një vit nga hyrja në fuqi ka dhënë edhe efektet e saj të para.

Disa nga kompanitë, të cilat eksportojnë në vendet e ndryshme të Bashkimit Evropian, thonë të kenë pasur efekte pozitive, megjithatë të hyrat doganore janë ato që kanë pësuar ulje.

Brenda një viti të zbatimit të MSA-së, të hyrat doganore në Kosovës kanë shënuar ulje prej më shumë se 21 milionë euro, derisa në vitin e dytë të zbatimit të MSA-së këto të hyra parashihet të ulen deri në 30 milionë euro.

Zëdhënësi i Doganave të Kosovës, Adriatik Stavileci, thotë se MSA-ja ka ndikuar në dy taksa, në taksën doganore dhe në Tatimin mbi Vlerën e Shtuar.

"Përafërsisht, të hyrat doganore në vitin e parë të zbatimit të MSA-së, kanë shënuar ulje për 21 milionë euro, presim që në vitin 2017 ky ndikim i MSA-së të rritet pasi që është një vit i plotë i aplikimit të kësaj marrëveshjeje, po ashtu edhe disa nga produktet që vitin e kaluar janë zhdoganuar me normën prej 9 për qind tani kalojnë në tetë dhe gjashtë për qind të vlerës, kështu që presim që kjo shifër e uljes së të hyrave doganore të arrijë në 30 milionë euro", thekson Stavileci.

Qasja e lirë në tregun e BE-së ka hapur mundësi të reja për bizneset e Kosovës, për investime dhe për import dhe eksport. Të dhënat zyrtare tregojnë se në vitin 2016, eksportet drejt BE-së janë rritur me mbi 20 për qind, ndërsa importet me 8 për qind.

Stavileci shton se gjatë kësaj kohë të zbatimit të MSA-së, është vërejtur një rritje e eksporti të produkteve "Made in Kosova"për në vendet e Bashkimit Evropian.

"Zbatimi i MSA-së iu ka ofruar prodhuesve të Kosovës që të eksportojnë më lirë dhe pa ndonjë pagesë të taksave. Shihet se ka pasur një rritje të eksporteve, por që rritja nuk ka qenë aq e madhe, por presim të ketë nivel më të lartë të eksporteve në periudhat vijuese", thekson Stavileci.

MSA-ja thuhet se ua hapi dyert bizneseve të Kosovës për pjesëmarrje në tregun prej 500 milionë banorësh.

Shaqir Palushi, pronar i kompanisë "Frutex" nga Suhareka, e cila merret me prodhimin e pijeve joalkoolike dhe energjike, thotë për Radion Evropa e Lirë se kanë arritur që të depërtojnë më lehtë në disa vende të BE-së pas zbatimit të MSA-së.

"Në radhë të parë ka filluar ulja graduale e taksës doganore; nga 10 për qind ka rënë në 8 për qind, në disa produkte 6 për qind e në disa produkte është bërë zero dhe është hapur një perspektivë më e madhe për plasim të këtyre produkteve në vendet e rajonit dhe më gjerë", thekson ai.

Me zbatimin e MSA-së, Komisioni Evropian, nëpërmjet fondeve të Instrumentit të Para-Anëtarësimit (IPA), ka paraparë që deri në vitin 2020 do t'i investojë në Kosovë mbi 600 milionë euro.

Nga kjo, është thënë se do të përfitojnë edhe prodhuesit, për t’i rritur dhe zgjeruar kapacitetet e tyre prodhuese dhe përpunuese. Megjithatë, këto fonde ende nuk kanë arritur te bizneset, thotë Palushi.

"Ajo që do të ishte e mirëseardhur për neve, si prodhues dhe që e kemi pritur janë investimet e BE-së që janë paraparë për rritjen dhe zgjerimin e kapaciteteve tona prodhuese , por që deri më tani ne nuk kemi marrë fonde të tilla dhe jemi në pritje të mundësisë së përfitimit të këtyre fondeve", thotë Palushi.

Marrëveshja e Stabilizim-Asociimit, është marrëveshja e parë kontraktuale ndërmjet Kosovës dhe Bashkimit Evropian.(REL)

The post MSA-ja, me efekte pozitive dhe negative në ekonomi appeared first on INSAJDERI.

Ekonomia botërore e krimit

Posted: 22 Apr 2017 07:00 AM PDT

Ekonomia e krimit gjeneroi 2.2 trilionë dollarë të ardhura në shkallë globale gjatë vitit 2014. Shifra marramendëse u raportua nga "Global Financial Integrity", instituti kërkimor më prestigjioz në botë për studimet financiare mbi krimin.

Në një raport të sapo publikuar, GFI ka analizuar të ardhurat e gjeneruara për 11 aktivitete kriminale. Sipas tij, biznesi më i madh i ekonomisë së zezë është pirateria dhe tregtimi i mallrave të falsifikuara, përfshirë ilaçet, të cilat në vitin 2014 gjeneruan 1.13 trilionë dollarë të ardhura.

Pas falsifikimit, vjen trafiku i drogës. Biznesi i narkotikëve ka një xhiro 652 miliardë dollarë amerikan në vit dhe gati gjysma e kësaj shume vjen vetëm nga kanabisi, që mbetet droga me prodhimin dhe konsumin më të gjerë në rang global.

Në vendin e tretë dhe të katërt vijnë trafiku i qenieve njerëzore dhe prerja e paligjshme e pyjeve, të cilat gjenerojnë secila nga rreth 150  miliardë dollarë të ardhura në vit, ndërsa 7 aktivitetet e tjera kriminale kanë një xhiro më të ulët.

Por përveç shumave marramendëse që gjeneron ekonomia e krimit, gjetja më shqetësuese e raportit është se ajo vazhdon të zgjerohet nga viti në vit. Sipas "Global Financial Integrity", qeveritë dhe komuniteti ndërkombëtar kanë dështuar të zvogëlojnë biznesin e krimit edhe pse shpenzojnë miliarda dollarë në vit për këtë.

Ekonomia botërore e krimit

The post Ekonomia botërore e krimit appeared first on INSAJDERI.

Fotografët e kapin presidentin Hollande me të dashurën

Posted: 22 Apr 2017 06:55 AM PDT

Ndërkohë që qarkullonin fjalë për ndarjen e tyre paparrazzët e kanë kapur presidentin francez Fransua Hollande dhe të dashurën e tij Zhyli Gaje duke shtetitur ditën e pashkëve në parkun e rezidencës qeveritare të Lanternës.

Hollande u kap nga revista Closser dy vite më parë, duka dalë fshahtas mbi një motorr nga apartamenti skret du bënte takimet me aktoren Gaje, ndërkohë që bashkëjetonte me Valeri Triervejer. Dhe pas këti skandali ai nuk e afishoi kurrë në publik të dashurën e tij të re. Por ashtu sikurse duket nga fotot ata vazhdojnë të jenë bashkë edhe në këto ditë të fundit të presidencës dhe ndoshta në të fundmen fundjavë në një rezidencë qeveritare.(lapsi.al)

The post Fotografët e kapin presidentin Hollande me të dashurën appeared first on INSAJDERI.

Mediat greke: Rama shantazh Brukselit me bashkimin me Kosovën për të avancuar anëtarësimin

Posted: 22 Apr 2017 06:55 AM PDT

Pas deklaratave të kryeministrit Rama për bashkim me Kosovën, kanë reaguar edhe mediat greke. Në një analizë e publikuar në portalin e të përditshmes greke, "Kathimerini", shkruhet: "Nuk është hera e parë që Edi Rama përpiqet t'i bëjë shantazh Brukselit me makthin e Shqipërisë së Madhe, për të avancuar procedurat e anëtarësimit… Mirëpo, Europa nuk shantazhohet me dilema të këtij tipi".

Gazeta shprehet se Shqipëria ka marrë statusin e vendit kandidat për në BE, por reformat kanë ngelur në baltë për shkak të udhëheqjes potike me në krye Ramën.

"Shqipëria ka marrë statusin e vendit kandidat për anëtarësim, mirëpo reformat kanë mbetur në baltë për faj jo të BE-së, por të udhëheqjes politike të Tiranës, në majë të piramidës së të cilës ndodhet sot Edi Rama" shkruan gazeta, njofton Lapsi.al

Ndërsa në brendësi vazhdon duke thënë se pavarësisht se Rama beson dhe thotë se Shqipëria ka një imazh të mirë në Europë, realisht vendi noton në korrupsion dhe kanabis, si dhe për BE-në do jetë e vështrë të pranojë në gjirin e saj një shtet të tillë.

"Pavarësisht se çfarë beson dhe çfarë thotë ai vetë, imazhi që dominon sot në Europë për Shqipërinë, është imazhi një vendi që noton në korrupsion, ku shteti konsiderohet një trofe për çdo parti në pushtet, ku drejtësia është e manipuluar (edhe nga) krimi i organizuar, dhe ku kanabisi është shndërruar në një produkt për eksport. Dhe një shtet të tillë, vështirë se BE do ta anëtarësojë në gjirin e vet".

Gazeta e mbyll shkrimin duke thënë se Rama duhet të heqë dorë nga ideja e Shqipërisë së Madhe dhe të përqendrohet në shfrytëzimin e forcës poltike me qëllim që vend të përmbushë kriteret e anëtarësimit.

"Mirëpo, në vend që të kanosë me armën e Shqipërisë së Madhe, Rama do të bëjë mirë të shfrytëzojë potencën e tij politike me qëllim që vend të përmbushë kriteret e anëtarësimit, që do t'i lejojnë trenit shqiptar në vazhdojë rrugëtimin në shinat europiane. Përndryshe, sipas tij, deklarata të tilla mund të shkaktojnë reaksione zinxhir në gjithë Ballkanin, një rajon ku popujt vazhdojnë të bashkëjetojnë në një litar të tendosur."

The post Mediat greke: Rama shantazh Brukselit me bashkimin me Kosovën për të avancuar anëtarësimin appeared first on INSAJDERI.

Frikë për dhunë në Shqipëri

Posted: 22 Apr 2017 06:52 AM PDT

Eureporter flet për frikën e episodeve të reja të dhunës përpara vizitës së delegacionit të Parlamentit Europian në Shqipëri, duke kujtuar në shkrimin e tij më të fundit mbi situatën politike të vendit, se si i ka kërkuar kreydiplomatja e bllokut, opozitës së udhëhequr nga Partia Demokratike, t'i japë fund bojkotit parlamentar e të riangazhohet në procesin legjislativ.

Kërkesa e Federica Mogherinit, shkruan Martin Banks, vjen në mesin e shtimit të tensioneve në Shqipëri dhe në vigjiljen e mbërritjes së delegacionit të BE-së më 24 prill, qëllimi i të cilit është të ndihmojë në zgjidhjen e ngërçit. Pretendohet se ligjvënësit e opozitës po e bojkotojnë Parlamentin për të bllokuar reformën në drejtësi, një kriter kyç i nisjes së bisedimeve të anëtarësimit me Brukselin, thuhet në artikull, përcjell Top Channel.

Opozita shqiptare thotë se kabineti aktual do të manipulojë votimet e kërkon dhe ndryshimin e datës së zgjedhjeve të caktuara në 18 qershor. Por, Mogherini është një prej zërave që shprehin shqetësim mbi këtë bojkot, duke e cilësuar refuzimin e opozitës për tu regjistruar në zgjedhje si një veprim "për të ardhur keq". Debati politik duhet zhvilluar brenda Parlamentit, është këshilla e shefes së diplomacisë europiane, që i kërkon opozitës të sillet me përgjegjshmëri.

Ndërhyrja e saj vjen në sfondin e një shtimi të tensioneve në vend, vazhdon Eureporter, i cili kujton se si Lulzim Basha i kërkoi mbështetësve të PD-së të bllokojnë rrugët kombëtare paraditen e së hënës, kur duhet të mbërrijnë negociatorët e PE-së. Ekziston frika se vizita e delegacionit do të përkojë me një shpërthim të ri dhune në rrugët e Tiranës, thekson shkrimi, dhe ajo përforcohet akoma më shumë nga komentet debatndjellëse të Bashës dhe thirrjet e tij: Doni luftë? Luftë do të keni!

Kërcënimi i dhunës ka hedhur një hije mbi zgjedhjet e qershorit, ashtu siç ndodhi dhe në vitin 2013, kur u vra një aktivist. Si për të treguar se skenare të tilla nuk janë dhe aq të pagjasa, Eureporter përmend 21 janarin. Delegacioni i Parlamentit Europian, i drejtuar nga kryesuesi i komitetit me shumë influencë të çështjeve të jashtme në PE, David McAllister, do të përpiqet të davarisë tensionet në Tiranë.

Burime të besueshme brenda PE-së thonë se është e qartë tashmë që Europa po përgatitet për mundësinë e mospjesëmarrjes së Partisë Demokratike. Ata thonë se kjo do të rezultojë e vështirë, por e menaxhueshme. Reagimi i Lulzim Bashës ka qenë i prerë: "Nuk ka dhe nuk ka për të pasur dhunë. Ka dhe ka për të pasur qëndresë dhe vendosmëri paqësore e demokratike".

Thirrjes së Mogherinit i ka bërë jehonë edhe zv/Presidenti i delegacionit të PE-së në Shqipëri, kroati Ivan Jakovçiq, që i bëri gjithashtu thirrje opozitës që të hyjë në zgjedhje, sepse ato janë rruga e vetme për një sistem demokratik e një shoqëri paqësore.

 

The post Frikë për dhunë në Shqipëri appeared first on INSAJDERI.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more