Skip to main content

Zëri: “Politikanët kosovarë rrëfejnë për armët që i mbajnë (Video)” plus 29 more

Zëri: “Politikanët kosovarë rrëfejnë për armët që i mbajnë (Video)” plus 29 more


Politikanët kosovarë rrëfejnë për armët që i mbajnë (Video)

Posted: 20 Mar 2017 03:47 PM PDT

Një numër politikanësh në Kosovë mbajnë armë zjarri. Madje, disa edhe më shumë se një, e modele të ndryshme. Ramiz Lladrovci, kryetari i komunës së Drenasit, thotë që revolen nuk e mban në brez, por në veturë. Pa armë thotë që nuk qëndroi asnjëherë që nga vitet e luftës. Pasion të madh për armët kishte edhe kryetari i Obiliqit, Xhafer Gashi. Një kohë të gjatë ai u mor edhe me biznesin që e lidhte direkt me to e që përfshin trajnim për......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Bolton: Në Kosovë ekziston rreziku i destabilizimit

Posted: 20 Mar 2017 03:36 PM PDT

John Bolton është një nga emrat më të njohur të Partisë Republikane amerikane dhe ish-ambasador i Kombeve të Bashkuara. I njohur si një nga “skifterët” e Presidentit Bush, njeriu që u përfol si kandidat i mundshëm për Sekretar Shteti dhe këshilltar për Sigurinë Kombëtare, është sot një nga njerëzit më të afërt të Donald Trump. Sonte ai ishte në Top Channel për të folur për SHBA-të, Rusinë, Ballkanin, Sorosin, reformën në drejtësi dhe për......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Bastoret tregojnë fituesin e ndeshjes Kosovë-Islandë (Foto)

Posted: 20 Mar 2017 03:28 PM PDT

Kosova duket se ka shumë pak gjasa ndaj Islandës në ndeshjen kualifikuese për Kupën e Botës Sipas bastoreve Kombëtarja e Islandës është favorite në ndeshjen ndaj Kosovës, e cila do të zhvillohet me 24 mars në Shkodër. Fitorja e Islandës kotohet me 1.29 euro, barazimi me 5.50, ndërsa fitoja e Kosovës me 9.00.  ...

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Kujdes nga ky vaj, është më i rrezikshëm se sheqeri

Posted: 20 Mar 2017 03:22 PM PDT

Kushdo që mendon se vaji i sojës e bën ushqimin më të shëndetshëm, e ka gabim. Vaji i sojës është një alternative e dëshirueshme për shumicën e ushqimeve për shkak të marketingut të madh që i bëhet, por në fakt, ky lloj vaji nuk është aspak i shëndetshëm. Të gjitha produketet e sojës, duke e përfshirë edhe vajin vijnë nga soja, por shumica e prodhuesve nuk tregojnë se soja është helmuese në natyrë. Sasia e madhe e konsumimit të sojës mund të......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Ambasada amerikane promovon bukuritë e Bjeshkëve të Rugovës

Posted: 20 Mar 2017 03:17 PM PDT

Ambasada amerikane në Kosovë po promovon bukuritë natyrore të Kosovës. Nëpërmjet llogarisë në Facebook, janë shfaqur bukuritë e Bjeshkëve të Rugovës. 'Kosova e Bukur' këtë herë paraqitet nëpërmjet një fotoje të Bjeshkëve të Rugovës që mban firmën e Kushtrim Krasniqit. Kjo nuk është hera e parë që Ambasada Amerikane në vend promovon Kosovën dhe bukuritë e saj natyrore.     ...

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Skandal i madh në Britani: Bankat kanë procesuar miliarda dollarë të shpëlara nga mafia dhe zyrtarët rusë

Posted: 20 Mar 2017 03:16 PM PDT

Në bankat e mëdha të Britanisë kanë qarkulluar gati 740 milionë dollarë nga një operacion i gjerë i shpëlarjes së parave të kriminelëve rusë, me lidhje të afërta me Qeverinë e Rusisë dhe me ish-agjencinë ruse të spiunazhit, KGB, ka zbuluar The Guardian. HSBC, Banka Mbretërore e Skocisë, Lloyds, Barclays dhe Coutts janë në mesin e 17 bankave me bazë në Britani, ose me degë në Britani, që po hetohen nga autoritetet për të mësuar se çfarë kanë ditur ato për......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Ronaldo fiton një tjetër çmim të madh (Foto)

Posted: 20 Mar 2017 03:14 PM PDT

Cristiano Roanldo është shpallur lojtari më i mirë i vitit në Portugali Federata e Futbollit e Portugalisë ka shpallur më të mirët e vitit 2016, ku çmimin kryesor Gala Quinas de Ouro e fitoi Cristiano Ronaldo. Portugezi deri te ky çmim erdhi fal titullit të Kampionit Evropian me Portugalinë dhe sukseseve me Real Madridin. “Viti 2016 ishte vit i ëndrrave, si në aspektin kolektiv po ashtu edhe në atë individual”, tha Ronaldo pas çmimit të fituar. /Express/ ...

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Protestuesit maqedonas me parullë kundër Edi Ramës! (Foto)

Posted: 20 Mar 2017 03:13 PM PDT

George Soros është një njeri që i pëlqen përzierja në sovranitetin e shteteve për të zbatuar politikat e tij, dhe pamë sesi politikat e tij janë shfaqur në Zyrën Publike të Presidentit, këtë në marshin protestues sot e ka theksuar një nga anëtarët e nismës qytetare “Për Maqedoni të përbashkët”, Bogdan Ilievski, përcjell Telegrafi Maqedoni. Në duart e protestuesve shihen parulla ‘Trump është një hero’; ‘Soros dil jashtë nga Maqedonia’;......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Ky është urimi i Donikës për Ramushin (Video)

Posted: 20 Mar 2017 03:09 PM PDT

Ish-deputetja e AAK-së, Donika Kadaj-Bujupi që tashmë është anëtare e Lëvizjes Vetëvendosje, në emisionin ‘InfoBox’ të RTV Dukagjinit, ka thënë se veprimet e institucioneve të Kosovës lidhur me arrestimin e Ramush Haradinajt në Francë me kërkesën e Serbisë, kanë qenë gjysmake dhe të zbutura. “Në ditën e rezolutës, ne kemi kërkuar që ajo të mos zbutet sepse në versionin final, ka ardhur një pezullim i përkohshëm, ndërkohë që ne kemi kërkuar......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Vlera e lartë e fustanit që veshi Arbana në natën e parë të 'BBA9' (Foto)

Posted: 20 Mar 2017 03:07 PM PDT

Arbana Osmani jo më kot cilësohet si njëra ndër moderatoret më të dashura shqiptare. E bukur, e talentuar dhe me shumë stil ajo i mungoi shumë skenës së Big Brother vitin e kaluar. Mirëpo këtë vit Arbana është kthyer dhe duket më seksi së kurrë. Këtë të shtunë filloi edhe Big Brother 9 ku çka ra në sy ishte veshja e Arbanës. Ajo dukej shumë bukur e veshur me një fustan të markës Elisabetta Franchi i cili kushtonte hiq më pak se......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Ja cili reper shqiptar e kishte idoll Memli Krasniqin (Foto)

Posted: 20 Mar 2017 03:01 PM PDT

Reperi Mc Qopa si duket e ka marrë shumë seriozisht rikthimin në skenën muzikore shqiptare. Ai, ani pse larg kamerave ka punuar për t’i mbajtur pranë fansat që i ka pasur por tani ka vendosur që të mos i zhgënjej ata dhe të rikthehet edhe më fuqishëm, shkruan lajmi.net Qopa në emisionin ‘Reload’ ka folur rreth karrierës së tij dhe jetës jashtë kamerave por edhe ka zbuluar se e kishte idoll Memli Krasniqin atëher kur ishte këngëtar. Mc Qopa tregon se e ka dashur shumë grupin ‘Ritmi i rrugës’......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Trump reagon pas dëshmisë së shefit të FBI-së

Posted: 20 Mar 2017 02:48 PM PDT

Administrata Trump konfirmoi sot se asgjë nuk kishte ndryshuar dhe se nuk ekzistonte asnjë provë pas konfirmimit nga FBI të ekzistencës së një hetimi për një koordinim të mundshëm mes anëtarëve të ekipit të tij të fushatës së Donald Trump dhe Rusisë. “Asgjë nuk ka ndryshuar”, tha zëdhënësi Shtëpisë së Bardhë, Sean Spicer, në lidhje me dëshminë e shefit të FBI'së. LEXO EDHE: Zyrtare: FBI e godet rëndë Donald Trumpin, e ndihmoi Rusia të......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Presidenti i Shqipërisë: Ushtria e Kosovës është një e drejtë dhe detyrë

Posted: 20 Mar 2017 02:46 PM PDT

Presidenti i Shqipërisë, Bujar Nishani, ka folur për iniciativën e homologut të tij kosovar, Hashim Thaçi, për transformimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës në Ushtri. "Kosova është një shtet i pavarur, është një shtet sovran dhe si i tillë ka të gjithë të drejtën për të ngritur institucionet që i takojnë një shteti në sferën e ekonomisë, sigurisë, kulturës e me radhë", është shprehur ai në një paraqitje televizive të......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Pas katër ndalesave, Gjuriqit i lejohet hyrja në Kosovë

Posted: 20 Mar 2017 02:32 PM PDT

Edhe pse kryeministri i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, kishte paralajmëruar se do ta vizitonte Kosovën, një gjë të tillë nuk ka mundur ta bëj. “Zeri.info”, nga burime të saja mëson se, një kërkesë e tillë i është aprovuar vartësit të tij më i ulët, i ashtuquajturi shef i Zyrës për Kosovën, Makro Gjuriq. Siç mëson “Zeri.info”, Gjiriqit i është aprovuar kërkesa për ta vizituar Kosovën pas katër ndalesave që i janë bërë atij. Po......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

E jashtëzakonshme: Shikoni befasinë e ‘Dardanëve’ për Kombëtaren e Kosovës (Video)

Posted: 20 Mar 2017 01:52 PM PDT

Tifozët e Kombëtares së Kosovës ‘Dardanët’ kanë përgatitur një befasi të këndshme për futbollistët ‘Dardanët’ kanë përgatitur një befasi të këndshme për futbollistët e Kombëtares së Kosovës, duke krijuar një atmosferë të jashtëzakonshme. “Faleminderit Dardanë”, ka shkruar Rashica në Facebook, duke postuar edhe një video së bashku me Valon Berishën. /Express/ ...

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Thaçi: Monsignor Vincenzo Paglias, mik i vërtetë i Kosovës

Posted: 20 Mar 2017 01:50 PM PDT

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, e ka mirëpritur zyrtarin e lartë të Selisë së Shenjtë, monsignor Vincenzo Paglias. Ai ka postuar në llogarinë e tij në Facebook, një foto të përbashkët me monsignor Vincenzo Paglias dhe klerikët tanë fetarë. “Ishte kënaqësi dhe nder që së bashku me liderë fetarë të Kosovës, t'i uroj mirëseardhje Monsignor Vincenzo Paglias, themelues i Komunitetit të mirënjohur të Shën Exhidios dhe zyrtar i lartë në Seli të Shenjtë. Ishte......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Detyrimi për pagesë të tatimit në pronë për regjistrimin e automjeteve është i paligjshëm

Posted: 20 Mar 2017 01:48 PM PDT

Avokati i Popullit publikoi Raportin përkitazi me kushtëzimin nga komunat për pagesën e tatimit në pronë me rastin e regjistrimit të automjeteve Avokati i Popullit ka publikuar sot Raportin me rekomandime lidhur me kushtëzimin nga komunat për pagesën e tatimit në pronë, me rastin e regjistrimit të automjeteve. Raporti është bazuar në ankesat e pranuara nga Avokati i Popullit lidhur me këto kushtëzime, të cilat zbatohen nga të gjitha komunat në Kosovë, në pajtim me Udhëzimin Administrativ nr. 07/2011 të......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Mustafa: Ekonomia dhe vendet e reja të punës fuqizohen me prodhuesit vendor

Posted: 20 Mar 2017 01:15 PM PDT

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa nesër do të bisedojë me bizneset tregtare për rolin e politikave të deritashme, ku do të marrë informacione nga ta se si do të mund që tregtia të fuqizojë prodhuesit vendor. Në një postim në profilin e tij zyrtar në rrjetin social "Facebook", Mustafa ka shkruar se, qeveria që drejton ka synuar që t’i përkrah bizneset në përgjethsi, e sidomos bizneset prodhuese. Sipas kreut të ekzekutivit, rritja më e fuqishme ekonomike dhe vendet e reja të punës fuqizohen......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Mediat serbe: FIFA me rregulla speciale për Kosovën

Posted: 20 Mar 2017 01:05 PM PDT

Lista e shpallur prej trajnerit të përfaqësueses së Kosovës në futboll, Albert Bunjakut ka bërë bujë të madhe edhe në shtetin serb. Në fakt, tre futbollistët e ftuar për ndeshjen kundër Islandës në kuadër të kualifikueseve të botërorit, Besart Berisha të Brisbane të Australisë, Donis Avdijaj nga Schalke dhe Atdhe Nuhiut të Sheffield Wensday. Por, mediat serbe kanë shkruar se Kosova po favorizohet prej FIFA-s pasi që favorizohet duke i lënë futbollistët që kanë luajtur për......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Limaj: Thaçi me ushtrinë po bën propagandë

Posted: 20 Mar 2017 12:50 PM PDT

kryetari i Nismës për Kosovën, Fatmir Limaj iniciativën e Thaçit për formimin e Ushtrisë, e sheh si veprim për ta përmirësuar imazhin e tij si president. Kjo sipas tij, pasi Thaçi i ka parë gabimet që ka bërë me demarkacionin, Gjykatën Speciale dhe asociacionin. Në një postim në profilin e tij zyrtar në rrjetin social "Facebook" ai ka thënë se, të gjitha daljet publike të Thaçit, e kanë si synim mashtrimin. “Kjo ka vetëm një përgjigje, ky njeri tashmë po e......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Zaev: VMRO-DPMNE duhet të shkojë në opozitë

Posted: 20 Mar 2017 12:46 PM PDT

Lideri i LSDM-së, Zoran Zaev ka deklaruar se VMRO-DPMNE duhet të shkojë në opozitë “Nuk mundet për ne të jetë e pranueshme një njeri i cili ka qenë bartës i regjimit dhe që shkaktoi krizën, i cili përgjonte dhjetëra mijëra qytetarë, burgoste gazetarë, opozitarë dhe njerëz tjerë të pafajshëm, i dyshuar për kriminalitet financiar, në Maqedoni të jetë zgjidhje për krizën. Ai duhet të jetë i gatshëm të kalojë në opozitë. Pas vetes kemi 67 deputetë, ku......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Ja çfarë i ndodhi Leonora Jakupit gjatë koncertit në Skenderaj (Foto)

Posted: 20 Mar 2017 12:45 PM PDT

Këngëtarja Leonora Jakupi, sot ka mbajtur një koncert në vendlindjen e saj në Drenicë. Koncerti i cili është mbajtur sot në Skenderaj, ka pasur karakter humanitar dhe në të përveç Leonora Jakupit kënduar edhe disa emra të tjerë të njohur. Por derisa Leonora ishte në skenë, është ndërprerë energjia elektirke, kjo ka bërë që publiku të këndojë bashkë me Leonora Jakupin derisa u rikthye energjia elektrike, transmeton Magazina.al “Kur nalet rryma publiku knon vet” ka......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Kombëtares i mungojnë tre lojtarë, dy stërvitën ndaras (Video)

Posted: 20 Mar 2017 12:33 PM PDT

Kombëtarja shqiptare ka kryer stërvitjen e parë para ndeshjes me Italinë Sot pasdite Kombëtarja shqiptare ka kryer seancën e parë stërvitor, para ndeshjes me Italinë, e cila do të luhet të premten nga ora 20:45 në Palermos. Grupit i kanë munguar dy lojtarët e Terek Groznit, Bekim Balaj dhe Odise Roshi, si dhe Jahmir Hyka i San Hoze Wrthkuejks. Udhëtimi ka zgjatur më tepër se parashikimi dhe të tre futbollistët pritet t’i bashkohen ekipit të martën, shkruan Panorama Sport. Në seancën e parë janë......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Vjedhje e arit si nëpër filma në disa dyqane të Klinës (VIDEO)

Posted: 20 Mar 2017 12:29 PM PDT

Vetëm shiriti i policisë tregoi se në qendër të Klinës ka ndodhë diçka brenda disa lokaleve. Nga jashtë nuk shihej asgjë e pazakonshme. Por, hajnat kanë hyrë në këto katër lokale dhe kanë vjedhur një kasafortë 600 kilogramësh brenda një argjendarie, njofton Klan Kosova. Aty hyn nëpërmjet dritares. Por për ta nxjerr kasafortën thyen murin e lokalit fqinj dhe dolën nga dera e pasme e tij.  Kasaforta brenda pati ari në vlerë 60 mijë euro. E kjo nuk u mjaftoi 3-4 hajnave që kryen......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Malishevë: Zhduken paratë e participimit të banorëve (VIDEO)

Posted: 20 Mar 2017 12:28 PM PDT

Rruga nga Shkoza në Dragobil u asfaltua në vitin 2009. Për shtrimin e saj prej katër kilometrave atë vit kishin dhënë para edhe banorët e fshatit Shkozë. Por 40 mijë eurot e mbledhura nga ta nuk ishin përdorur për projektin në fjalë pasi që atë në tërësi e kishte financuar Qeveria nga Prishtina, njofton Klan Kosova. Mjetet e pashfrytëzuara nuk iu kthyen asnjëherë komunitetit, e madje ata nuk dinë se ku përfunduan ato. Këta pas realizimit të projektit kishin kërkuar përgjigje nga Ministria e......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Rashiq: Me serbët nuk është diskutuar për ushtrinë (Video)

Posted: 20 Mar 2017 12:19 PM PDT

Në njërën anë shefi i Listës serbe Sllavko Simiq, e në tjetrën deputeti nga kjo pakicë Nenad Rashiq. Kështu këta dy të hënën, dëgjuan fjalimin e Presidentit Hashim Thaci, për themelimin e Ushtrisë, e cila nuk po mund të bëhet me ndryshime Kushtetuese pikërisht për shkak të refuzimit të “Listës serbe” Rashiq, që ishte ministër në njërën nga Qeveritë e Thaçit kur ishte kryeministwr thotë se po çuditet me qëndrimet e kreut të shtetit, në relacionin......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

'Rusia qëllimisht po synon ta destabilizojë Ballkanin'

Posted: 20 Mar 2017 12:16 PM PDT

Kryetari i komisionit për punë të jashtme në Parlamentin Evropian, David Makalister ka thënë se Rusia po rrit ndikimin në Ballkan në mënyrë të qëllimshme. Sipas tij kjo po bëhet që të mos lejojë hyrjen e vendeve të Ballkanit në Bashkimin Evropian, transmeton lajmi.net “Rusia me qëllim po synon ta destabilizojë Serbinë. Ky është një shqetësim i madh”, ka thënë Makalister për Die Welt. Ai ka shtuar se është shteti i Serbisë që e konsideron Rusinë si një......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Moisiu: Kosova nuk bënë të marr vendime pa koordinim me SHBA-të e BE-në (Video)

Posted: 20 Mar 2017 12:14 PM PDT

Ish-presidenti i Shqipërisë, Alfred Moisiu tha se institucionet e Kosovës nuk mund të lëshohen në aventura dhe të marrin vendime për themelimin e ushtrisë pa koordinim me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimin Evropian. Moisiu thotë se ka hapësirë që Ushtria e ardhshme e Kosovës të bëhet edhe pa ndryshime kushtetuese. “Mendimet dhe veprimet janë të drejta por duhet një alternim më i mirë. Është humbur kohë shumë sepse që kur është kritikuar FSK-ja, pas pese vjetëve jepej......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Piloti shpjegon se çka ndodh nëse nuk i shkyçni pajisjet elektronike në aeroplan

Posted: 20 Mar 2017 12:04 PM PDT

“Ju lutem që të sigurohuni që t’i shkyçni pajisjet elektronike, apo ato t’i vëni në ‘safe mode’”. Këtë shprehje e keni dëgjuar pafundësisht, sidomos kur keni fluturuar me aeroplanë. Ndoshta shumica prej jush edhe e kanë injoruar. Por ju ka rënë që edhe të dëgjoni nëpër rrjetet sociale se shpesh aeroplanët rrëzohen si pasojë e kësaj – pajisjeve elektronike. Por sipas pilotit të Easy Jet, Chris Foster, edhe nëse ju kanë mbetur aksidentalisht telefoni apo tableti i......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Ukraina i vë sanksione katër politikanëve serbë (Foto)

Posted: 20 Mar 2017 12:03 PM PDT

Sigurimi i Ukrainës ka vendosur t’i vë sanksione disa deputetëve evropianë, që kishin marrë pjesë një vizitë treditore në Krime. Këtë gjë e ka konfirmuar në Facebook, zëdhënësja e sigurimit të Ukrainës, Jelena Gitjanska, transmeton Telegrafi. Ajo ka shtuar se sanksionet i janë vënë katër shtetasve serbë dhe një shtetasi të çekisë, të cilët “në mënyrë të kundërligjshme janë futur në territorin e Krimesë”. “SBU ka......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more