Skip to main content

Zëri: “Behgjet Pacolli: Ne do ta vendosim qeverinë (Video)” plus 29 more

Zëri: “Behgjet Pacolli: Ne do ta vendosim qeverinë (Video)” plus 29 more


Behgjet Pacolli: Ne do ta vendosim qeverinë (Video)

Posted: 18 Mar 2017 03:39 PM PDT

Tash në “Personale” të TV Dukagjinit, Behgjet Pacolli: Ne do ta vendosim qeverinë (Video) Presidenti i AKR-së, Behgjet Pacolli, po flet tash në emisionin “Personale” të TV Dukagjinit. Në një rrëfim të detajuar të jetës së tij, Pacolli ka treguar se si po mendon ta fuqizojë AKR-në. Mësoni se sa i pasur është Behgjet Pacolli?! Si arriti ai ta ndërtojë perandorinë ekonomike?! A ndjehet i tradhtuar nga Hashim Thaçi?! Këto dhe të tjera në linkun e mëposhtëm:   ...

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Këto janë ushtritë më të forta të Ballkanit!

Posted: 18 Mar 2017 03:22 PM PDT

Global Firepower Index (Indeksi Fuqisë Luftarake) përpiloi edhe këtë vit listën e fuqive më të mëdha ushtarake të botës duke u bazuar në 50 faktorë të ndryshëm duke filluar nga pozita gjeografike deri tek fuqia punëtorë. Në këtë renditje është shmangur fuqia bërthamore, pasi kjo e bën shumë të vështirë renditjen për një serë rrethanash.Indeksi për këtë vit përfshiu 126 shtete. Albeu.com ka bërë një përzgjedhje vetëm të vendeve të Ballkanit......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Ndëshkime për noterët që inkurajojnë gratë të heqin dorë nga prona

Posted: 18 Mar 2017 03:09 PM PDT

Në fillim të këtij muaji Ministria e Drejtësisë dërgoi në Kuvendin e Kosovës tri projektligje që pretendohet të përmirësojnë të drejtat e grave në trashëgimi. Projektligji për Noterinë, për Procedurën Jokontestimore dhe për Trashëgiminë kaluan leximin e parë në Kuvendin e Kosovës, ndërsa emisioni “Drejtësia në Kosovë”, vë në pah risitë që do të sjellin këto tri projektligje. E rëndësisë së veçantë në këto......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

110 deputetë mbrapa meje për ushtrinë. Do ta bind NATO-n dhe SHBA-të [VIDEO]

Posted: 18 Mar 2017 02:25 PM PDT

Ne nuk do presim Serbinë. Nuk shkojmë në NATO me shoqatën e gjuetarëve apo peshkatarëve, por me ushtri, thotë numri një i Kosovës, i përfshirë në një inisiativë që ka krijuar pështjellim në Kosovë, por dhe jashtë saj. Nuk ka lidhje kjo që po bëjmë me Gjykatën Speciale, apo nuk po e bëjmë për të marrë diçka në shkëmbim.  Një nga temat më të rëndësishme sot në politikën kosovare është çështja e themelimit të ushtrisë......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Thaçi: Nikoliç është i gërditshëm

Posted: 18 Mar 2017 02:18 PM PDT

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi e ka quajtur “të gërditshëm” homologun e tij serb Tomislav Nikoliq. I ftuar në emisionin “Me Shukin” të RTV Dukagjinit, Thaçi ka thënë se takimet e zhvilluara me Nikoliqin kanë qenë të gërditshme, derisa nuk ka nguruar ta quajë “të gërditshëm” personalitetin e homologut të tij serb. “Mund të them se takimet që kam zhvilluar me këtë Nikoliqin, defenitivisht… gërrditës… gërrditës si......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Rrëfimi i plotë i gruas që iu kthye shikimi pas 44 vjetësh (VIDEO)

Posted: 18 Mar 2017 02:10 PM PDT

  U rrit, u martua, u bë grua e nënë, por asnjëherë s’kishte mundur ta shihet atë që e jetonte. Hafize Thaçit i humbi shikimi kur kishte vetëm pesë javë dhe ashtu në errësirë jetojë për 44 vjet. Por, mrekullia, siç vet e quan Hafizja, ndodhi pas katër dekada e gjysmë. Thaçit iu kthye shikimi të paktën në syrin e majtë, dy ditë më parë, pas një operacioni që u krye me sukses në Prishtinë. Kjo u arrit falë shoqatës bamirëse “Jetimët e......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Plot të reja në 'Big Brother 9'

Posted: 18 Mar 2017 02:05 PM PDT

  Edicioni i nëntë i “Big Brother Albania” ka nisur një rrugëtim që do të na shoqërojë për javë të tëra dhe këtë herë me më shumë risi se kurrë. Së pari, “Big Brother” ka vendosur që këtë vit të mos jetë një fitues, siç ka ndodhur gjithmonë, fituesi në edicionin e parë do të jetë çift, ndërsa në shtëpi do të hyjnë 20 konkurrues. Risia tjetër e këtij edicioni ka të bëjë edhe me......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Shqiptarët, shpëtimtarë në Greqi

Posted: 18 Mar 2017 01:50 PM PDT

Në kulmin e krizës ekonomike që ka pllakosur vendin, janë emigrantët shqiptarë që jetojnë në Greqi, ata që kanë shpëtuar nga kolapsi total tregun imobiliar. Lajmi bëhet publik për qendrën ndërkombëtare të studimeve imobiliare “Pev Research Center”. Sipas studimit të kësaj qendre emigrantët shqiptarë që jetojnë gjatë viteve 2015-2016, vlerësohen si blerësit më të mirë të banesave. Shqiptarët paguaj me para “kesh”, banesa të ndërtuara 20-40 vite......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

De Biasi me risi në listë (Foto)

Posted: 18 Mar 2017 01:47 PM PDT

Liridon Latifi dhe Albi Alla do të jenë risitë e listës së De Biasit për dy ndeshjet e radhës me Italinë në eliminatoren e Botërorit “Rusi 2018”, dhe me Bosnjë Hercegovinën në miqësore. Edhe pse grumbullimi i futbollistit të Skënderbeut dhe i mbrojtësit të Kukësit në Kombëtare ende nuk është zyrtarizuar nga institucioni i futbollit, burime pranë klubeve respektive sigurojnë se ka mbërritur ftesa për të dy lojtarët, shkruan Super Sport. Në fakt ftesa e Latifit është e......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

'Brothers P' me projekt të ri (Video)

Posted: 18 Mar 2017 01:18 PM PDT

  “Thirrem n’telefon” është projekti më i ri që ka lansuar këngëtari i cili me emrin artistik njihet si ‘Brothers P’. Teksti është punuar nga Bajrush Isenaj ndërsa muzika nga M6. Regjinë e ka bërë Alban Selimaj ndërsa videoja është xhiruar nga FilmNation. Kënga, ashtu edhe si disa këngë të tjera po i kushtohet vajzës. “Brothers P’ njihen për lansimin  e shpeshtë të videokëngëve, dhe ato kanë nisur të dëgjohen shpejtë.   ...

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Genta Ismajli, set bombastik të fotografive (Video)

Posted: 18 Mar 2017 12:38 PM PDT

Genta Ismajli vjen në një tjetër dimension ku shpalos planin e madh në karrierë shoqëruar me një set BOMBASTIK të fotografive.   ...

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Kushtet e vështira të familjes nga Podujeva (VIDEO)

Posted: 18 Mar 2017 12:30 PM PDT

  Halime Zeneli nga Podujeva, e cila humbi bashkëshortin në një aksident trafiku rreth dy javë më parë, tani do t’i rrisë katër fëmijët e vetme por edhe në kushte tejet të rënda ekonomike. Kjo familje aktualisht jeton në një dhomë të improvizuar që dikur kishte qenë depo e druve. Bashkëshorti i cili në ditën tragjike pati me vete edhe tre fëmijët në makinë, ishte veteran i luftës e tash edhe pensionin e tij, familja nuk e merr të plotë. Përveç kësaj edhe vajza......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Kryeministri Mustafa viziton M&Sillosin

Posted: 18 Mar 2017 12:26 PM PDT

Sot në M&Sillosi ishte për vizitë Kryeminstri i Republikës së Kosovës Isa Mustafa Mustafa vizitojë repartet prodhuese të produkteve të grurit dhe u njoftua me kapacitetet dhe të arriturat e Kompanisë. Theks i veqant në këtë takim iu kushtua rritjes së grumbullimit të grurit vendor, ku vetëm gjatë vitit 2016 M&Sillosi ka aritur rekord me rreth 27,000 ton të grumbulluara. Mustafa përgezojë menaxhmentin për të arriturat dhe ofrojë perkrahje në rritjen e prodhimtarisë vendore e cila......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Mustafa: Edhe një kriter, dhe marrim liberalizimin!

Posted: 18 Mar 2017 12:22 PM PDT

Kryeministri i Kosovës, njëherësh kryetar i LDK-së, Isa Mustafa, ka thënë se formimi i Ushtrisë së Kosovës do të bëhet vetëm në bashkëpunim me NATO-n dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Mustafa i bëri komentet në një tubim partiak në Rahovec, me rastin e shënimit të 27-vjetorit të themelimit të Degës së LDK-së në këtë qytet. “Do të merren vendime legjitime për Ushtrinë e Kosovës, Por do ta bëjmë këtë në bashkëpunim me NATO-n dhe......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Rezoluta në Kongresin amerikan: Shqipëria rrezikohet nga Rusia

Posted: 18 Mar 2017 12:22 PM PDT

Rezultati i zgjedhjeve në Shqipëri mund të ndikohet nga sulmet kibernetike dhe fushata propagandistike e Rusisë. Në këtë përfundim kanë dalë 11 kongresmenë republikanë në Shtetet e Bashkuara, të cilët duke u nisur nga akuzat e përfshirjes së Rusisë në procesin zgjedhor amerikan, por edhe në disa shtete të tjera, kanë depozituar në Dhomën e Kongresit një rezolutë, ku kërkohet ndalimi i menjëhershëm i përfshirjes së Rusisë në këto fushata si dhe vendosjen e sanksioneve nga......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Treni godet një veturë në Jagodë të Klinës, katër të lënduar (Foto)

Posted: 18 Mar 2017 12:19 PM PDT

Katër persona kanë pësuar lëndime kur një makinë është goditur nga treni në fshatin Jagodë të Klinës. Të lënduarit janë jashtë rrezikut për jetën. Treni ka goditur një makinë në fshatin Jagodë të Klinës duke lënduar katër persona. Rasti ka ndodhur sonte rreth orës 18:10. Policia e Kosovës ka dalë në vendin e ngjarjes dhe  ka konfirmuar rastin duke treguar se aksidenti përfundoi me të lënduar dhe dëme materiale. ...

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Mediat serbe: Sulmohen dy serbë afër urës së Ibrit në Mitrovicë

Posted: 18 Mar 2017 10:47 AM PDT

Dy serbë janë lënduar në veri të Mitrovicës pasi sipas informacioneve të para ata u sulmuan nga disa shqiptarë, raportojnë mediat serbe. Incidenti ka ndodhur pak para orës 18:00 në rrugën Kolashin, afër 50 metra nga ura kryesore e Ibrit, transmeton lajmi.net Plagë kanë marë dy serbë por që janë jashtë rrezikut për jetën. Drejtori i Qendrës Spitalore në Mitrovicë, Milan Ivanoviq ka thënë për Tanjug se ata kanë pranuar dy persona të lënduar në kokë, bëhet fjalë......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Jevtiq u premton 13 familjeve serbe ndërtim të shtëpive dhe rikthim në Kosovë

Posted: 18 Mar 2017 10:40 AM PDT

  Lista Serbe zyrtarisht është në bojkot të institucioneve të Kosovës e si pjesë e saj edhe ministrat serbë, por një nga ta, së paku formalisht, funksionin po e kryen. Delibor Jevtiq, ministër për Kthim dhe Komunitete, është takuar në Kragujevcë me 13 familje të zhvendosura nga fshati Lubozhdë, afër Istogut, njofton Klan Kosova. Jevtiq u ka premtuar serbëve të Kosovës që do t’u ndihmojë atyre që sa më shpejtë që të jetë e mundur t’i kthejë në......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Gecaj: Shpresojmë se do të zbardhen vrasjet e zyrtarëve të LDK-së

Posted: 18 Mar 2017 10:38 AM PDT

Bajram Gecaj është zyrtari i dytë në LDK që ka vazhduar debatin për zbardhjen e vrasjeve politike të pasluftës. Ka thënë se LDK asnjëherë s’është ndalur së kërkuar drejtësi për vrasjet politike. Ky reagim i Gecajt erdhi pasi deputeti i NISMA’s, Zafir Berisha tha se zyrtarët e LDK’së janë legena dhe se vetëm para fushatave zgjedhore keqpërdorin vrasjet e pasluftës për qëllime politike. Një deputet i Kuvendit të Kosovës tha sot se LDK keqpërdorë vrasjet e pasluftës......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Reali kalon dhe pengesën Bilbao

Posted: 18 Mar 2017 10:31 AM PDT

Ishte menduar një ndeshje e vështirë dhe në fakt ashtu rezultoi, por në fund Reali i Madridit arriti të dilte me 3 pikët nga stadiumi i Bilbaos. Të besuarit e Zidane triumfuan me rezultatin e ngushtë 1-2. Për kryesuesit e La Liga-s shënoi fillimisht Benzema në pjesën e parë, ndërsa golit të barazimit të Aduriz iu përgjigj Casemiro. Një fitore mjaft e rëndësishme kjo për Realin e Madridit në një fushë të vështirë si “San Mames” e Bilbaos. Me tre pikët e radhës, Reali......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Hoxhaj takon mbi 10 vende jo-njohëse në New York, paralajmëron lajme të mira

Posted: 18 Mar 2017 10:28 AM PDT

Në ditën e dytë të qëndrimit në New York, ministri i Punëve të Jashtme i Kosovës, Enver Hoxhaj ka vazhduar me takime me përfaqësuesit e vendeve që nuk e kanë njohur Kosovën, ku në fokus kanë qenë shtetet e CARICOM-it, të Afrikës, si dhe vendet e Azisë. Hoxhaj është shprehur optimist pas këtyre takimeve, ku ka thënë se shumë shpejt pret lajme të mira për njohje të reja “Kam pasur shumë takime me vendet e CARICOM-it, Azisë dhe Afrikës, të cilave u kam kërkuar ta......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Trump: Gjermania i ka borxh shuma të mëdha parash NATO-s dhe SHBA-së

Posted: 18 Mar 2017 10:25 AM PDT

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump thotë se Gjermania i ka borxh “shuma të mëdha parash” NATO-s dhe duhet ta paguajë SHBA-në me qëllim që t’i ofrohet më shumë siguri. Trump i bëri këto komente sot në Twitter, vetëm një ditë pasi u takua me kancelaren gjermane Angela Merkel në Shtëpinë e Bardhë. “Pavarësishtë asaj që keni dëgjuar në lajmet e rreme, unë kam pasur një takim të mirë” me Merkelin, ka shtuar presidenti amerikan. “Përkundër......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Qehaja: Arsyet pse kundërshton NATO-ja

Posted: 18 Mar 2017 10:20 AM PDT

Njohësi i çështjeve ushtarake dhe eksperti i sigurisë, Ramadan Qehaja, ka konsideruar se nisma e krijimit të ushtrisë është mjaft e vonshme. “Kam një dëshirë që kjo çështje të ecë përpara. Gjithnjë, kjo çështje është dashur të kryhet para tri vjetëve. Nëse ne e konstatojmë se na duhen 7-10 vjet për ta formësuar forcën e armatosur, pra një decenie gati, sepse duhet shumë punë deri atëherë, atëherë a nuk jemi në vonesë shtrohet pyetja?......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Ueb faqet më të klikuara në botë (FOTO)

Posted: 18 Mar 2017 10:17 AM PDT

  Google është ueb faqja e parë në botë, sipas renditjes së Alexa, që del se klikohet nga 28 miliardë vizitorë brenda muajit. Kjo do të thotë se ajo prinë nga 1.1 miliard ueb faqe në botë, transmeton Klan Kosova. Në vendin e dytë renditet You Tube, që mbledh 20.5 miliardë klikime në muaj. Vodien një kompani nga Singapori për mbledhjen e ofruesve të shërbimeve, ka bërë listën e top 100 ueb faqeve. Ndërsa këtu e keni hartën e vendeve të ndryshme nga bota dhe uwb faqja......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Ushtria amerikane rikthen stërvitjen në xhungël (FOTO)

Posted: 18 Mar 2017 10:12 AM PDT

  Pas sulmeve të 11 shtatorit 2001, ushtria amerikane e zhvendosin fokusin e saj të stërvitjes duke përgatitur ushtarët e saj për terrene të tilla si në Afganistan apo Irak. Por pas më tepër se një dekade ushtria amerikane i është rikthyer serish stërvitjes në xhungël, një territor i ngjashëm në shumë vende tropikale. Në vitin 2013 u krijua një shkollë ushtarake në Waikiki, e cila për shkak të pozicionit gjeografik dhe klimës së saj ka një terren të ngjashëm me disa vende......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Pamje nga sulmi i kosovarit që plagosi 9 veta me sopatë (VIDEO)

Posted: 18 Mar 2017 10:02 AM PDT

Fatmir H., është kosovari që sulmoi dhe plagosi nëntë perona në një stacion treni Dusseldorf të Gjermanisë. Klan Kosova ka siguruar disa pamje të sulmit të Fatmir H., për të cilin policia dhe organet e rendit në Gjermani thanë se sulmin nuk e kishte kryer i shtyrë nga ndonjë ideologji e caktuar, porse deklaruan se ai ka probleme mendore. Madje sulmuesi, që për fat të mirë nuk varu askënd, kishte deklaruar tek organet e rëndit pasi u arrestua se dëshironte të qëllohej nga policia. Në kohën kur......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Chelsea e “prek” titullin e Premierligës, e mposht edhe Stoken

Posted: 18 Mar 2017 10:01 AM PDT

Chelsea ka marrë një fitore të vështirë por shumë të rëndësishme në udhëtim te Stoke City. Chelsea ka marrë një fitore të vështirë por shumë të rëndësishme në udhëtim te Stoke City. Në kuadër të xhiros së 29-të, Chelsea ka mposhtur 1:2 në udhëtim Stoke Cityn. Willian me një gol të bukur në minutën e 13-të, kaloi Chelsean në epërsi, ndërsa në minutën e 38-të, Walters nga penalltia barazoi në 1:1. Chelsea tre pikë ia siguroi......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

'Refugjatët kosovarë ngritën standardet e arsimit në Britani'

Posted: 18 Mar 2017 09:58 AM PDT

  Londra ka përfituar shumë nga diversiteti i popullsisë kështu duke ngritur standardet, ka deklaruar ish Ministri i Arsimit në Britani, Michael Gove. Madje Gove këto rezultate, përmirësimin e sistemin arsimor respektivisht, ia atribuon refugjatëve të vendeve siç janë Kosova apo Somalia, shkruan The Couries, transmeton Klan Kosova. “Shumë prej fëmijëve të cilët janë të ardhur gjate viteve të fundit, e prindërit e të cilëve kanë jashtëzakonisht pritje të mëdha nga sistemi shtetëror,......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Casemiro rikthen në epërsi Realin (VIDEO)

Posted: 18 Mar 2017 09:48 AM PDT

  Real Madridi i është përgjigjur menjëherë Athletic Bilbaos pas golit të barazimit të shënuar nga Aritz Aduriz. Skuadra nikoqire e ndeshjes së xhiros së 28 në La Liga barazoi shifrat për 1 me 1 në minutën e 65’ të ndeshjes përmes sulmuesit Aritz Aduric, i cili shënoi me kokë pas asistimit nga Raul Garcia, shkruan portali arbresh.info. Megjithatë, gjiganti spanjoll ka rikthyer epërsinë pas vetëm tre minutave me golin e shënuar nga Casemiro. Asistues ishte superylli portugez Cristiano Ronaldo. Goli i......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Niset për të shkuar në punë, i dalin ujqër gjigant në rrugë (Video)

Posted: 18 Mar 2017 09:46 AM PDT

  Një grua kanadeze ishte duke shkuar në punë kur u trondit pasi vërejti disa ujqër të zinj të mëdhenj duke vrapuar afër veturës së saj në autostradë. Rhonda Miller nuk ishte aq e sigurt se çfarë po shihte derisa iu afrua njërit prej ujqërve që ishte në skajin e rrugës. Ajo i incizoi ata dhe videon e publikoi në internet, transmeton Gazeta Express.   ...

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more