Skip to main content

Tirana Observer: “4-2-4, Italia luan me katër sulmues ndaj Shqipërisë” plus 9 more

Tirana Observer: “4-2-4, Italia luan me katër sulmues ndaj Shqipërisë” plus 9 more


4-2-4, Italia luan me katër sulmues ndaj Shqipërisë

Posted: 21 Mar 2017 09:13 AM PDT

Pas muajve kanonikë pushim, pa ndeshje, ekipet kombëtare po rikthehen në fushë. Nuk u ndal, megjithatë, Giampiero Ventura, i cili zhvilloi zbore me italianët e rinj, kandidatë për fanellën axurre.

Ai tashmë, nga dita e hënë, është duke u përgatitur për hapin vendimtar, për të fluturuar drejt "Rusia 2018". Duhet mundur Shqipëria më 24 mars, në "Renzo Barbera" të Palermos, ndryshe vihet në rrezik kualifikimi në grup. Pasi humbi Gabbiadini dhe thirri Petagna, Bernardeschi mbeti jashtë, telefonoi dyshen Politano-Verdi, tani Ventura shpreson të mos ketë asnjë lloj "aksidenti" me shqiptarët, por të vijojë të kryesojë renditjen e Grupit G.

Për momentin, axurrët kanë dhjetë pikë, aq sa edhe Spanja. Më pas vjen Izraeli me nëntë pikë, Shqipëria me gjashtë pikë, ndërsa në fund, pa asnjë pikë, pozicionohen Maqedonia dhe Lihtenshtajni.

Për sfidën e Palermos, Ventura është orientuar për të vazhduar me skemën e tij të dashur 4-2-4, teksa vetëm De Sciglio është në dyshim për mbrojtjen.

Për pjesën tjetër, Buffon do të jetë mes shtyllave të portës, në ndeshjen e tij të 1000-të në karrierë. Zappacosta, De Sciglio, Barzagli dhe Bonucci pritet të formojnë katërshen e mbrojtjes.

Në mesfushë ka rivalitet të gjerë, por duhet të mbizotërojë përvoja dhe siguria.

Në këtë repart nevojiten lojtarë, që të jenë në gjendje për të mbuluar katër sulmuesit. Gagliardini është zgjedhje e dytë, ndaj "hap krahun" për Verratti dhe De Rossi.

Zero dyshime përpara, në pjesën e sulmit: Belotti dhe Immobile  në qendër, të ndihmuar nga krahët prej dyshes Candreva-Insigne, si dy korsi të jashtme.

50 gola sezonalë në Seria A mes Belotti, Insigne dhe Immobile, përbëjnë një shifër të bukur dhe interesante.

Në mbrojtje kontrollon Juventusi, ndërsa në pjesët e tjera të formacionit të mundshëm të Italisë ka të rinj "në pushtet", por edhe veteranë me eksperiencë.

Shqipëria, aleancë me Malin e Zi kundër ndikimit rus

Posted: 21 Mar 2017 08:24 AM PDT

Ministrja e Mbrojtjes, Mimi Kodheli, ka pritur sot në një takim ministrin e Mbrojtjes të Malit të Zi, Predrag Boshkoviç.

Kodheli e cilësoi këtë vizitë si një mundësi të shkëlqyer për t'i rikonfirmuar Malit të Zi se shumë shpejt do të rreshtohet zyrtarisht si anëtar me të drejta të plota në NATO.

Ministrja Kodheli përshëndeti shqiptarët e Malit të Zi, të cilët i konsideroi si një urë të përjetshme lidhëse mes të dy vendeve, dhe nënvizoi se e ardhmja e përbashkët është NATO dhe Bashkimi Evropian.

Nga ana e tij, ministri i Mbrojtjes i Malit të Zi, Predrag Boshkoviç falenderoi ministren Kodheli për ftesën dhe gjithashtu për punën e bërë dhe mbështetjen për anëtarësimin e Malit të Zi në NATO.

Ministrat u përgjigjen pyetjeve të gazetarëve, ku u prek ndikimi i Rusisë në Ballkan.

Në Mal të Zi kemi ngjarjen e keqe që ndodhi para zgjedhjeve, një atentat i dështuar ndaj kryeministrit Gjukanoviç, gjithashtu në Kosovë kemi një situatë jo aq të mirë lidhur me FSK ku kërkohet ngritja e ushtrisë. Në Maqedoni kemi një prag grusht shteti, në Shqipëri situata nuk është fort e mirë. Realisht për të dy ministrat, sa e vërtetë është kjo frikë nga Rusia dhe sa i gatshëm është rajoni në bashkëpunim me NATO-n për të ndaluar këto trysni që Rusia kërkon të vendos në Ballkan?

Ministrja Kodheli: Aleanca e Atlantikut është një Aleancë politiko-ushtarake, e cila funksionon bazuar  në mbrojtjen e vlerave të anëtarëve të saj, por ndërkohë nuk ka pasur dhe nuk do të ketë frikë nga politika e dyerve të hapura.

Një arsye me tepër pse Mali i Zi sot që flasim është krejt pranë pranimit të tij në gjirin e kësaj familjeje të madhe. Sa më shumë vende të Ballkanit të jenë pjesë e kësaj Aleance, Aleancë që mbron vlerat, aq më mirë do të jetë për sigurinë dhe mbrojtjen e secilit prej nesh. Thënë kjo, unë besoj se çdokush që kërkon të ndërhyjë dhe të trazojë situatat e sigurisë apo situatat e ekuilibruara tashmë në Ballkan, dhe kur them tashmë kam parasysh Ballkanin e 20 viteve më përpara që ishte shumë i trazuar, unë besoj që do të marrë përgjigjen që meriton.

Ballkani vazhdon të mbetet një qoshe e Europës shumë e rëndësishme, këtë e tregon edhe fakti që misioni më jetëgjatë i NATO-s është pikërisht në Ballkan, ai i KFOR. I cili do të vazhdojë të ketë dhe të mbajë detyra dhe përgjegjësi të mirëpërcaktuara me qëllim mbajtjen e stabilitetit në këtë rajon. Ky mision nuk mjafton. Puna jonë e përbashkët i bashkangjitet këtij misioni dhe e bën rajonin përtej gjithë problematikës dhe politikës së brendshme që konsumon, një rajon të sigurt, jo vetëm përballë sulmeve që vijnë nga Lindja, por sigurisht edhe përballë sulmeve që vijnë edhe nga Jugu.

Ne do të vazhdojmë në këtë rrugë sepse rruga jonë Euro-Atlantike e vendeve që aderojnë ose janë pjesë e strukturave Euro-Atlantike, është një rrugë pa kthim.

Ministri Malazez Boshkoviç: Kur bëhet fjalë për ndikimin rus është i pakundërshtueshëm fakti që forca të sigurisë ruse janë përpjekur që të ndërhyjnë në mënyrë të dhunshme në zgjedhje dhe me këtë çështje merren sistemet institucionale malazeze. Prokurori i çështjes jam shumë i bindur që shumë shpejt do të çojë çështjen për gjykim.

Është fakt i pakundërshtueshëm që ne e vuajmë në kurrizin tonë këtë koncept të ri të vllazërisë hibride dhe shpesh në opinionin publik ka dizinformime me qëllim që të krijohet konfuzion në publik dhe hetimet të marrin drejtim krejt tjetër. Por ne jemi të gatshëm dhe do të përpiqemi dhe do të punojmë për ta zgjidhur këtë çështje. Ajo që na shqetëson ne është me të vërtetë rajoni, që gjithmonë ka qenë një problem dhe ka patur probleme destabiliteti gjatë gjithë historisë që njohim.

Pikërisht kjo vizitë sot i fokusohet faktit se si duhet të punojë rajoni. Dhe pikërisht persona siç janë autoritetet e caktuara, siç është zonja Kodheli edhe unë të cilët jemi përgjegjës, të jemi përgjegjës për këtë çështje dhe ne duhet të përcjellim mesazhe se si duhet të punojmë bashkarisht për të ruajtur stabilitetin, paqen në rajon.

Dhe në këtë rajon nuk jetojnë rusët, jetojmë ne dhe ne jemi më shumë të interesuar për të mos krijuar konflikte në rajon. Por sot edhe ne konfirmojmë faktin që jemi të interesuar për të ruajtur paqen dhe stabilitetin, por gjithashtu për të patur edhe një progres ekonomik në rajon nëpërmjet dy shteteve tona. Jam i bindur se të gjitha këto do të kryhen, dhe ne gjithmonë jemi të gatshëm.

Ndaj Shqipërisë, Bufon i bashkohet Maldinit në fronin e legjendave

Posted: 21 Mar 2017 07:21 AM PDT

Portieri i Juventusit dhe kombëtares italiane, Xhanluixhi Bufon, do të luajë ndeshjen e tij të 1000-të me fanellën e përfaqësueses në mbrëmjen e së premtes në Palermo kur të kaltërit do të përballen me Shqipërinë në një takim të vlefshëm për kualifikueset e Kupës së Botës "Rusi 2018".

Pasi u shndërrua në një legjendë për Juventusin duke u bërë futbollisti që ka luajtur më shumë minuta si bardhezi, ai do të bëhet futbollisti i dytë në historinë e kombëtares italiane që arrin kuotën e 1000 ndeshjeve me fanellën e përfaqësueses (vetëm ndeshje miqësore dhe zyrtare me kombëtaren A, nuk llogariten ndeshjet me kombëtaret e moshave).

I pari futbollist italian që e ka arritur këtë shifër madhështore ka qënë mbrojtësi Paolo Maldini, i cili gjatë karrierës së tij regjistroi plot 1028 paraqitje me kombëtaren.

Tare “këshillon” De Biazin: Nuk duhet përsëritur Spanja

Posted: 21 Mar 2017 07:15 AM PDT

Ish-bomberi i kombëtares shqiptare të futbollit, i cili aktualisht është drejtori sportiv i Lacios, në një intervistë për "Procesi Sportiv" në "Top Channel", ka komentuar përballjen e radhës për kuqezinjtë, rëndësinë e saj, mënyrën si duhet të paraqiten futbollistët tanë. Tare gjithashtu ka folur për mundësinë e rikthimit të kontribuojë për futbollin shqiptar, si dhe për vazhdimësinë e punës së trajnerit të Kombëtares shqiptare, Xhani De Biazi.

Përjetimi

"Është ndeshje edhe për italianët shumë e rëndësishme, për vetë faktin se fitorja me Shqipërinë do t'i jepte mundësinë për të luajtur me Spanjën për vendin e parë. Kanë shumë respekt për skuadrën tonë, edhe pse e dinë që ka disa mungesa. Nuk besoj se është për t'u nënvlerësuar, sepse skuadra jonë, me mënyrën e saj të lojës e ka treguar veten kohët e fundit se mund të vërë në vështirësi çdo skuadër. Nuk besoj se e kanë marrë më nënvlerësim".

Palermo

"Them që e kanë vlerësuar shumë, jo vetëm skuadrën, por edhe tifozërinë shqiptare. Kështu që i kanë marrë masat me kohë. Stadiumi, kur është i mbushur plot, ka një atmosferë shumë të mirë, sepse është një stadium futbolli pa pistë. Unë kam pasur mundësinë të luaj vetë aty dhe ai ambient është shumë i bukur dhe shumë emocionues për të luajtur një ndeshje futbolli".

Strakosha

"Nuk besoj se është një pyetje që mund të më drejtohet mua. Tomas është një djalë që ka fituar siguri dhe muajt e fundit kanë qenë shumë pozitivë për të. Fakti që mund të luajë titullar kundër Italisë në ndeshjen e tij të parë me kombëtaren, është diçka shumë motivuese edhe për të. Nuk besoj se nga ana psikologjike do të ketë një problem.

Është një portier që, ndoshta në të ardhmen, do të jetë portieri titullar i Kombëtares shqiptare, sepse ka disa veti shumë të veçanta, sidomos për sa i përket lojës me këmbë, duke qenë një lojtar, një libero i shtuar për një skuadër që ka nevojë shumë për qarkullimin e topit. Absolutisht po që është fakt pozitiv që ai i njeh sulmuesit italianë! Sulmuesit e Kombëtares italiane janë shumë të rrezikshëm. Duke pasur parasysh Belotin ose Imobilen".

"Receta" kundër italianëve

"Vetëm loja si skuadër. Loja si ekip mes linjave, ku duhet të jemi shumë kompaktë. Unë besoj se De Biazi e ka analizuar shumë mirë ndeshjen me Spanjën dhe nuk besoj se do të bëjmë atë gabim që bëmë me Spanjën që u mbyllëm përpara portës dhe për të shpresuar për ndonjë mrekulli".

Shqipëria në ndeshje të tilla

"Të tilla ndeshje, kombëtaren shqiptare e ndihmojnë shumë për nga ana e përvojës, sepse është një kombëtare e re, me lojtarë të rinj dhe këto lloj ndeshjesh janë shumë të vlefshme për formimin e kësaj skuadre.

Nga këtu, për të pretenduar që Shqipëria do të jetë protagoniste për të shkuar në Botëror, duke pasur parasysh që ka kundërshtarë Spanjën dhe Italinë, duhet të jemi të gjithë realistë. Gjithsesi, nuk kemi asnjë arsye që të shkojmë në Palermo dhe të luajmë pa besim ose pa dëshirë për të treguar edhe ne nivelin tonë. Tashmë kjo skuadër e ka nivelin për t'i vënë në vështirësi skuadrat e mëdha".

Rikthimi në Shqipëri

"Një ditë do të kisha shumë dëshirë që atë përvojë që ne kemi ta vëmë në punë për Shqipërinë, për vendin tonë. Mendoj se është akoma larg ky moment, por më bëhet qejfi që gjithmonë mendimi dhe dëshira janë aty".

Menaxherët për lojtarët shqiptarë

"Nuk besoj sepse janë lojtarë që kanë një status që e pengon pak afrimin e tyre në kampionatin italian. Kjo, duke pasur parasysh edhe rregulloren që ka ky kampionat me afrimin e një apo maksimumi dy lojtarëve ekstrakomunitarë.

Kjo është një pengesë e madhe, sepse niveli i lojtarëve tanë, edhe pse niveli i tyre është i mirë, për skuadrat nga mesi i sipër në Itali është e vështirë që të kenë një mendim për ta. Unë kam një mendim personal, që Cikalleshi apo Sadiku që janë lojtarë që kanë karakteristikat e duhura për të luajtur në futbollin italian, mund të jenë të vlefshëm".

Vazhdimësia e Tares dhe De Biazit

"Preferoj që të mos përgjigjem për këtë, por unë jam shumë i lumtur te Lacio dhe nuk kam asnjë lloj projekti në këto kohë, sepse jemi duke luajtur objektiva shumë të rëndësishëm dhe çdo gjë që do të flitej dhe komentohej në këtë moment, do të ishte shumë e dëmshme. Jam maksimalisht i përqendruar vetëm në punën time.

De Biazit i uroj që të rrijë akoma më tepër te Shqipëria, sepse është trajner që i ka treguar vlerat e tij. Edhe me një kritikë të vogël që, Europiani është eksperiencë unike, por duke filluar nga ai i pari dhe të gjithë të tjerët të kthehen me këmbë në tokë duke e parë realitetin me sytë e vet".

“Kur kërcen sorkadhja”, zv/ministrja e LSI-së ia merr valles shtruar me studentët kinezë

Posted: 21 Mar 2017 07:10 AM PDT

E veshur sportive, xhinse dhe një bluzë të zezë, zëvendësministrja e Arsimit Nora Malaj gati nuk dallohet fare mes studentëve kinezë. Ajo ka qenë për një vizitë në një shkollë me nxënës kinezë që flasin shqip.

Por ajo që është më e bukura, është vallja me të cilën po kërcen zëvendësministrja dhe nxënësit kinezë.

Një valle e shtruar 'pogonishte' duket se i ka bërë një, zyrtaren shqiptare dhe nxënësit e drejtuesit e shkollës kineze, që duken shumë të kënaqur dhe madje e ndjekin shumë mirë ritmin.

Zbardhet takimi i Berishës me Lu: Katër arsyet pse opozita është në çadër (akuza edhe për Soros)

Posted: 21 Mar 2017 07:02 AM PDT

Ish-kryeministri Sali Berisha priti sot në një takim ambasadorin amerikan në vendin tonë Donald Lu, me të cilin diskutoi mbi situatën aktuale politike në vend.

Takimi zgjati rreth 1 orë ndërsa Berisha ka shprehur gjithë kritikat, akuzat dhe rezervat e tij ndaj qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama.

NJOFTIMI I PLOTE

Sot ish-kryeministri Berisha priti në një takim ambasadorin amerikan në vendin tonë Donald Lu, me të cilin diskutoi mbi situatën aktuale politike në vend.

Zoti Berisha u shpreh se në vlerësimin e tij situata është kritike për vendin, më kritike se në gjithë ekzistencën e pluralizmit. Ai theksoi se opozita shqiptare, për herë të parë në histori, fillon një protestë të pandërprerë në periudhë elektorale si dhe renditi arsyet e kësaj proteste.

Zoti Berisha theksoi se, së pari, opozita para zgjedhjeve që do të zhvillohen, përballet me një mal me para droge, me të cilat nuk përballet opozita e asnjë vendi tjetër në botën e lirë. Zoti Berisha u shpreh se, mbjellja e gjithë vendit me kanabis ishte një politikë e Edi Ramës me një qëllim nga më kryesorët: zgjedhjet. Ai theksoi se opozita beson se Shqipëria me drogën nuk zhvillohet por shkatërrohet. Në këtë kontekst, ai u shpreh se Rama, në kuptimin e vërtetë të fjalës, është një lloj Noriege, ndaj të cilit SHBA dhe komuniteti ndërkombëtar duhet të mbajnë qëndrim të prerë.

Së dyti, arsye tjetër pse opozita po proteston janë bandat kriminale më të rrezikshme të vendit, të cilat janë liruar dhe po lirohen nga burgu me ndërhyrjen direkte të Edi Ramës, si Lul Berisha, Hakmarrja për Drejtësi etj, me qëllimin kryesor: grabitjen e zgjedhjeve. Klement Balili sot shëtit i lirë nëpër Sarandë ndërsa shefi i policisë që duhet t'a arrestojë është emëruar prej tij dhe informohet për çdo operacion. Nga ana tjetër Shullazi është pothuaj më i fuqishëm në burg se sa jashtë burgu, duke u dhënë urdhëra dhe ofruar favore zyrtarëve në të gjitha nivelet e administratës, u shpreh zoti Berisha.

Së treti, zoti Berisha theksoi se 120 mijë punonjës të administratës, si kurrë ndonjëherë në histori, janë shpallur nga qeveria si patronazhistë, të cilët detyrohen të sjellin vota, dhe jo vetëm të familjes por dhe të të afërmve dhe të njohurve të tyre, dhe të dorëzojnë numërat e telefonit dhe të kartave të identitetit të personave që me detyrim marrin në patronazh.

Së katërti, zoti Berisha shprehu shqetësimin dhe për situatën e mediave në Shqipëri, të cilën e vlerësoi si më të keqe se në vitin 1991. Asokohe, theksoi ai, mediat zyrtare censuruan plotësisht opozitën por Zëri i Amërikës dhe Radio Vatikani transmetonin të gjithë aktivitetet e saj. Ndërsa sot opozita përjeton shkallën më të lartë të censurës në të gjithë ekzistencën e saj, u shpreh ish kryeministri Berisha.

Zoti Berisha theksoi se, kriza që u shfaq në Maqedoni një vit para zgjedhjeve ndërmjet forcave politike maqedonase, si mosbesim për një proces zgjedhor të lirë dhe të ndershëm nuk ka asnjë krahasim me situatën tejet dramatike në Shqipëri për procesin elektoral.

Në këtë takim zoti Berisha vlerësoi se që nga themelimi i pluralizmit, forcat politike kanë bashkëpunuar ngushtë dhe me sukses si me Institutin Kombëtar Demokrat Amerikan ashtu dhe me atë Republikan dhe shprehu mirënjohjen ndaj tyre. Por ai theksoi se që nga viti 93 deri sot, George Soros ka shpenzuar miliona dollar jo vetëm në mbështetje të ish komunistëve shqiptarë por direkt kundër PD. Ai u shpreh se Soros është një milioner dhe se në Ballkan i blenë lirë politikanët, por theksoi se do vlerësonte që qeveria amerikane të ndalojë një veprimtari të tillë të tij. Zoti Berisha dha shëmbuj konkret të ndërhyrjeve të tij të dëmshme për demokracinë në mbështetje të Edi Ramës.

Ish kryeministri Berisha theksoi se për këto arsye opozita është jashtë parlamenti dhe po proteston për votën e lirë dhe jo për pushtet.

Situata politike/ Donald Lu 60 minuta kokë më kokë me ish- kryeministrin Berisha

Posted: 21 Mar 2017 05:58 AM PDT

Ambasadori amerikan në Tiranë, Donald Lu ka zhvilluar një takim me ish- kryeministrin Sali Berisha në zyrën e këtij të fundit.

Takimi ka zgjatur rreth 1 orë, ndërsa në fokus të diskutimit ka qënë situata politike në vend si dhe protesta e opozitës e cila vijon prej më shumë se 1 muaji në çadrën e ngritur para godinës së kryeministrisë.

Takimi i ambasadorit Donald Lu me ish- kryeministrin Sali Berisha vjen në një kohë kur kryedemokrati Lulzim Basha ndodhet për vizitë zyrtare në SHBA, ku pritet të marrë mbështetje ndaj kërkesave të opozitës për zgjedhje të lira dhe të ndershme.

Më herët, kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka zhvilluar disa takime me ambasadorët e vendeve të BE-së në vendin tonë ku ka bërë të ditur kushtet e opozitës për qeveri teknike si garanci për zgjedhje të lira dhe të ndershme.

 

Zgjedhje pa opozitën? Ilir Meta larg qëndrimeve kategorike, i kujton Ramës: Pluralizmi ka ardhur që në 1990

Posted: 21 Mar 2017 05:48 AM PDT

"Nuk duhen minuar zgjedhjet". Kështu deklaroi sot kreu i LSI-së, Ilir Meta i cili u distancua nga qëndrimet kategorike, një i tillë ishte ai i kryeministrit Edi Rama dje, në mbledhjen e grupit të PS-së kur tha se do hynte në zgjedhje edhe pa opozitën.

I pyetur se çfarë përgjigje ka për deklaratat e PS, e cila thotë se është e gatshme të hyjë edhe vetëm në zgjedhje, kreu i Kuvendit me ironi i kujtoi, aleatit të tij në qeveri, Edi Ramës se pluralizmi në Shqipëri ka ardhur që në 12 dhjetor të 1990-ës.

"Më vjen keq për këtë pyetje. Njoftoheni të gjithë se pluralizmi ka ardhur që në 12 dhjetor të 1990-ës në Shqipëri dhe ne duhet të gjithë të punojmë që këto të jenë zgjedhje të shkëlqyera, larg qëndrimeve kategorike që mund të na sillnin pasoja katastrofike, të padëshiruara për Shqipërinë dhe shqiptarët dhe sidomos këta fëmijë".

Meta komentoi edhe deklaratat e kreut të grupit parlamentar të forcës që ai drejton, Luan Ramës për situatën e kanabisit dhe punën që sipas tij, duhet të bënte policia, referuar raportit të fundit të Departamentit Amerikan të Shtetit. Meta tha se deklaratat e tij janë transformuar.

 PRONONCIMI I PLOTË I METËS

Z. Meta, dje ka pasur një deklaratë nga Luan Rama, Nënkryetari i LSI-së i cili tha se LSI nuk do të futet në zgjedhje pa u futur opozita?

Ju lutem mos i keqtransformoni mesazhet, të cilat bëhen për të çuar përpara zgjedhjet dhe jo për t'i minuar ato.

Çfarë përgjigje keni për PS kur thotë që është e gatshme të hyjë edhe e vetme në zgjedhje?

Më vjen keq për këtë pyetje. Njoftojini të gjithë që pluralizmi ka ardhur që në 12 dhjetor të vitit 1990 në Shqipëri dhe ne duhet të gjithë të punojmë që këto të jenë zgjedhjet e shkëlqyera larg qëndrimeve kategorike që mund të na sillnin pasoja katastrofike, të padëshiruara për Shqipërinë, shqiptarët dhe sidomos për të ardhmen e këtyre fëmijëve të mrekullueshëm.

 

Bella Hadid, zbavit fansat në Instagram, me një foto sensuale nga shtrati

Posted: 21 Mar 2017 05:43 AM PDT

Bella Hadid shquhet për format e saj trupore. Modelja e famshme përpiqet gjithmonë ti nxjerrë në pah dhe këtë herë ajo ka pozuar në një foto provokuese në shtrat. Me një komplet ngjyrë pjepri motra e vogël e Gigi Hadid, shfaqet me sensuale se kurrë, në një foto të publikuar në Instagram.

Meta në shkollën ku e ëma ka punuar mësuese, batuta me “lali” Erin për fiqtë

Posted: 21 Mar 2017 05:07 AM PDT

Nga shkolla "Kongresi i Lushnjes" e cila hapi dyert për nxënësit e saj pas përfundimit të rikonstruksionit, kreu i Kuvendit Ilir Meta apeloi për më shumë përgjegjshmëri politike.

Meta shpreson tek një gjenerate e ardhshme që do të jetë më tolerante se kjo e sotmja.

“Takuam shumë mjekë të ardhshëm, takuam shumë futbollistë të ardhshëm, takuam shumë shkencëtarë të ardhshëm, shpresojmë që në të ardhmen të takojmë më shumë politikanë të ardhshëm nga kjo shkollë që të jenë më të mirë sesa ne, më të përgjegjshëm sesa ne dhe të jenë më tolerantë me njëri-tjetrin më shumë sesa ne në mënyrë që fëmijët e Shqipërisë të shohin sa më pak politikanë dhe debate politikanësh në televizion dhe të shohin sa më shumë filma”, tha Meta.

Në ceremoni nuk kurseu dhe batutat me kryebashkiakun Veliaj, të cilin e falenderoi për angazhimin e Bashkisë në rikonstruksionin e shkollës ku vetë Meta ka kryer shkollën fillore, ndërsa e ëma e tij ka punuar si mësuese.

“Dua të falenderoj lali Erin për kujdesin që tregoi për shkollën 'Kongresi i Lushnjes'. Disa u mërzitën se e panë me duar bosh dhe i kërkuan fiq, tani unë ju siguroj që kur ti merrni të gjitha 10 do vinë dhe fiqtë këtu do të vijmë edhe ne përsëri tu urojmë dhe t'ju përgëzojmë. Por dhe po morët ndonjë 9 nuk ka problem. Rëndësi ka të doni njëri-tjetrin më shumë, të doni mësueset tuaja dhe mbi të gjitha të doni sa më shumë librat dhe dijen”, tha Meta duke buzëqeshur.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more