Skip to main content

RTSH: “Ruci-Zgjedhjet do të mbahen në 18 Qershor” plus 9 more

RTSH: “Ruci-Zgjedhjet do të mbahen në 18 Qershor” plus 9 more


Ruci-Zgjedhjet do të mbahen në 18 Qershor

Posted: 21 Mar 2017 08:20 AM PDT

Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Gramoz Ruçi përsëriti qëndrimin se zgjedhjet parlamentare do të mbahen më 18 qershor dhe se nuk ka arsye të shtyhen. Duke folur nga një aktivitet në Roskovec, zoti Ruci deklaroi se mazhoranca është e gatshme të ulet dhe të diskutojë me palët e interesuara për procesin zgjedhor. Deklaratat vijnë në një moment shumë të paqartë politik, kur opozita ka vendosur kusht për të hyrë në zgjedhje largimin e qeverisë së kryeministrit Rama dhe krijimin e një qeverie teknike.

Shqipëria dhe Mali i Zi të preokupuar për sigurinë rajonale

Posted: 21 Mar 2017 08:12 AM PDT

Siguria në Ballkan dhe anëtarësimi në NATO, ka sjellë në Tiranë ministrin e mbrojtjes së Malit të Zi, Predrag Boskoviç i cili është takuar kokë më kokë me ministren shqiptare Mimi Kodheli. Të pyetur për zërat që lidhen me ndikimin rus në Ballkan, Kodheli shfaqi një qëndrim të ashpër.
"Çdokush që kërkon të ndërhyjë dhe të trazojë situatatat e sigurise të ekulibiruarta tashmë në Ballkan, dhe kur them tashmë kini parasysh Ballkanin e 20 viteve më parë që ishte shumë i trazuar, unë besoj që do të marrë përgjigjen që meriton" tha zonja Kodheli.
Ndërsa ministri malazes i mbrojtjes Boskoviç dha një këshillë: "Ajo cfarë na shqetëson ne, është vërtet rajoni, që përgjatë gjithë historisë ka qenë i trazuar. Pikërisht kjo vizitë sot në Tiranë fokusohet tek çështja sesi duhet të punojmë në Ballkan. Këtu në rajo, nuk jetojnë rusët, por banojmë ne. Dhe ne jemi shumë të interesuar për të mos krijuar konflikte këtu në rajon, por të përpiqemi për të pasur jo vetëm stabilitet, por edhe progres" tha ministri malazes i mbrojtjes Boskoviç.

ISPSH: Kujdes nga fruthi!

Posted: 21 Mar 2017 07:41 AM PDT

Që prej fillimit të 2016-ës, rajoni i Europës ka regjistruar rreth 3 mijë raste të diagnostikuara me virusin e fruthit, një situatë që u rëndua së fundmi në Rumani me një bilanc prej 17 jetësh të humbura fëmijësh të moshës 1 deri në 5 vjeç. Ndonëse me një mbulesë vaksinale që shkon deri në 95 përqind Shqipëria nuk mbetet jashtë riskut të prekjes prej këtij virusi. “Kemi vënë re që ka një tendencë në ulje të mungesës vaksinale për fruthin gjë e cila lidhet edhe me propagandën që bëhet” tha shefja e departamentit të sëmundjeve infektive në ISHP, Silva Bino. Ajo bën të njohur se veçanërisht rrezik paraqesin rastet e refuzimit të prindërve për të kryer vaksinimin e fëmijëve. Por zonja Bino tha se për raste si këto, kryerja e vaksinimit nuk do të lihet vetëm në vullnetin e prindërve. Sipas saj institucionet shkollore duhet të jenë të interesuara dhe të kontrollojnë.
Për ti paraprirë situtatës, epidemiologë nga i gjithë vendi zhvilluan një takim në Tiranë, ku morën udhëzime të posaçme që lidhen jo vetëm me një fushatë intensive informimi mbi rëndësinë e vaksinimit, por edhe me raportimin e çdo shenje të përafërt me fruthin duke siguruar se ISHP ka të gjithë infrastrukturën e nevojshme për identifikimin dhe trajtimin e këtij virusi.

Meta-Zgjedhjet në qershor bashkë me opozitën

Posted: 21 Mar 2017 07:23 AM PDT

Kreu i parlamentit shqiptar Ilir Meta ka këmbëngul për zgjedhje me të gjitha partitë, përfshirë opozitën. Një ditë pas deklaratave të kryeministrit Rama në grupin e PS, kreu i Kuvendit u shpreh se pluralizmi ka ardhur që në dhjetor të 1990. “Njoftojini të gjithë që pluralizmi ka ardhur që në 12 dhjetor të vitit 1990 në Shqipëri dhe ne duhet të gjithë të punojmë që këto të jenë zgjedhjet e shkëlqyera larg qëndrimeve kategorike që mund të na sillnin pasoja katastrofike, të padëshiruara për Shqipërinë, shqiptarët dhe sidomos për të ardhmen e këtyre fëmijëve të mrekullueshëm” tha zoti Meta. Ai i bëri këto deklarata gjatë inaugurimit të rikonstruksionit të shkollës "Kongresi i Lushnjës" në Tiranë, ku së bashku me kryebashkiakun e Tiranës Erion Veliaj dhe ministren e arsimit Lindita Nikolla inspektuan ambientet e brendshme të shkollës. Gjithashtu me herët, kryeparlamentari zhvilloi një takim pa praninë e medias me ambasadorët e vendeve të Bashkimit Evropian në selinë e ambasadës italiane.

Erdogan: “Po”-ja në referndum, përgjigjia më e mirë, për Evropën “fashiste dhe mizore”

Posted: 21 Mar 2017 07:01 AM PDT

Presidenti turk, Reçep Taip Erdogan ka thënë se vota "Po" në referendumin e 16 prillit, është përgjigja më e mirë, në atë që ai e quajti Evropë "fashiste dhe mizore". "Kjo Evropë, si e para Luftës së Dytë Botërore, është raciste, fashiste dhe mizore, një Evropë anti-islam dhe anti-Turqi", tha Erdogan në një tubim në Ankara. Referendumi i 16 prillit pritet t'i rrisë kompetencat Erdoganit. Marrëdhëniet  mes  Turqisë dhe Evropës janë tensionuar, pasi Holanda dhe Gjermania anuluan disa tubime të ministrave turq, të cilët dëshironin të merrnin mbështetjen e diasporës turke për referendumin. Erdogan në vazhdimësi e ka akuzuar Berlinin për "praktika naziste", ndërkaq Holandën për "fashizëm". Ndërkaq kancelarja gjermane Angela Merkel i është përgjigjur ashpër dhe e ka paralajmëruar presidentin turk, Erdogan, që të ndalë krahasimet me nazistë dhe komente të tjera të ngjashme me këto, pasi Gjermania do t’i ndalojë më shumë evenimente politikanëve turq. Merkel paralajmëroi haptazi Erdoganin se krahasime të tilla duhet të ndalen dhe se nuk pranon asnjë justifikim për to.

KQZ do të zëvendësojë në KZAZ vendet e lëna bosh nga PD dhe PR

Posted: 21 Mar 2017 06:40 AM PDT

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka vendosur të emërojë anëtarët dhe sekretarët për çdo KZAZ, për të plotësuar vendet e lëna bosh nga PD dhe PR të cilët nuk kanë paraqitur anëtarët e tyre brenda afateve ligjore. KQZ me anë të zëdhënëses Drilona Hoxha garanton se, procedurat e përzgjedhjes dhe emërimit kryesisht nga KQZ të shtetasve si anëtarë dhe sekretarë të KZAZ, do të kryhen në transparencë të plotë sikundër e gjithë veprimtaria e KQZ për administrimin e procesit zgjedhor.
Situata e krijuar në KQZ vjen pas mosmarrëveshjeve të thella mes maxhorancës dhe opozitës për situatën në vend. Kjo e fundit ka kërkuar dorëheqjen e qeverisë Rama dhe ngritjen e një qeverie teknike që do të çojë vendin në zgjedhjet e përgjithshme të 18 qershorit. Por zoti Rama ka deklaruar se nuk do të japi dorëheqjen. Ai ka thënë se është i gatshëm të shkojë edhe vetëm në zgjedhje, por megjithatë i ka bërë thirrje opozitës të ulet në bisedime. Por kreu i PD Lulzim Basha ka këmbëngulur në largimin e qeverisë.

Marrëveshja me kompaninë izraelite të naftës Emanuelle Adriatic Energy Ltd, drejt prishjes

Posted: 21 Mar 2017 06:18 AM PDT

Ministria shqiptare e Energjisë dhe Industrisë dhe shoqëria shqiptare e nxjerrjes dhe përpunimit të naftës Albpetrol, kanë nisur procedurat për prishjen e marrëveshjes hidrokarbure me kompaninë izraelite Emanuelle Adriatic Energy Ltd, e cila që prej vitit 2012 ka fituar të drejtën e kërkimit për naftë në tre blloqe në detin Adriatik. Burime zyrtare pranë ministrisë së energjisë dhe industrisë thanë për RTSH se shkak për prishjen e kontratës  me kompaninë izraelite të regjistruar ofshore në Qipro, është mos kryerja e asnjë investimi nga ana e saj në tre vitet e fundit. Pas këtij konstatimi Albeptrol se bashku me Ministrinë e Energjisë dhe Industrisë kanë nisur zyrtarisht procedurat e prishjes së marrëveshjes të cilat pritet të mbyllen në dy javët e ardhshme. Kjo është kontrata e tretë koncensionare që shteti shqiptar ka prishur brenda tre muajsh, për 6 blloqe nafte që shfrytezoheshin nga privatët, pas një verfikimi të thelluar që Albetrol dhe Ministria e Energjisë po bëjnë në të gjitha kontratat konçensionare për zonat naftëmbajtëse në vend. Në janar Albpetrol i hoqi shoqërisë TransAtlantic dy blloqet e naftës Gorisht-Kocul dhe Cakran Mollaj; në fillim të këtij muaji shteti rimori vendburimin e naftës së Amonicës nga kompania Phoenix Petroleum. Paralelisht me këto, ministria e energjisë ka nisur verifikimin e situatës edhe në blloqet e gazit natyror, posaçërisht në Panaja, Frakull, Povelçë, Divjakë, Ballaj-Kryevidh. Nga verifikimet paraprake rezulton se këto pesë vendburime nuk kanë prodhuar asnjë metër kub gaz ndaj pritet rishikimi i marrëveshjeve respektive.

Debati presidencial në Francë

Posted: 21 Mar 2017 05:32 AM PDT

Ndërsa Franca shkon drejt zgjedhjeve presidenciale, kandidatët për kreun e 'Champs Elysee' zhvilluan debatin e parë televiziv. Siguria, emigracioni, feja ishin pikat kryesore ku kandidatja e Frontit Nacional Le Pen, socialisti Benoit Hamon, kandidati i qendrës së djathtë Fillon, Jean-Luc Mélenchon i së majtës alternative dhe lideri i qendrës Emmanuel Macron u përballën mes tyre. "Të ndalojmë emigracionin, francezët nuk munden më"  u shpreh Marine Le Pen, e cila bazohet në një program tejet nacionalist.  Le pen u tregua më e ashpër me rivalin Macron të cilin e akuzoi se përkrah shamine. Le Pen tha se multikulturalizmi duhet të marrë fund, ndërsa Macron e akuzoi atë se po kthente në armiq myslimanët e Francës. Kandidati i qendrës u mbrojt duke thënë se ferexheja është një problem lidhur me rendin publik dhe jo fetar. Ai i bëri thirrje Le Pen që të ndaloi së ndari francezët. Ndërkohë Macron i cili sipas sondazheve triumfoi në debat shtoi se ai ka krijuar një lëvizje të re politike e cila do të rigjallërojë vendin. Janë pikërisht Le Pen dhe Macron ata të cilët sipa parashikimeve do të fitojnë raundin e parë,por fitues në fund të fundit do të jetë kandidati socialist. Sipas sondazheve të kryera nga mediat franceze Macron ishte kandidati më binndës , ndërsa Le Pen dhe Fillon në vendin e tretë, i fundit u rendit Hamon. Debati televiziv ishte një risi në zgjedhjet presidenciale pasi më parë debatet janë zhvilluar pak para balotazhit por në kushtet kur dy partitë kryesore rrezikojnë të mos përfqaësodehn në turnin e dytë, u pa e domosdoshme përfshira e mediave pak më herët. Zgjedhjet presidenciale në Francë do të zhvillohen në 23 prill, nëse asnjë prej kandidatëve nuk fiton më shumë se 50% të votave, atëherë raundi i dytë do të zhvillohet në 7 maj.

Sulm kamikaz në Irak; 27 te vdekur

Posted: 21 Mar 2017 05:17 AM PDT

Grupi militant, Shteti Islamik ka marrë përgjegjësinë për sulmin e së hënës me makinë bombë në Bagdad, ku u vranë 27 persona. Përmes një deklarate të postuar online, vetëm pak orë pas sulmit, Shteti Islamik, tha se një militant ka parkuar makinën e cila ishte e mbushur me eksplozivë, në zonën tregtare të Bagdadit, në lagjen Amila, e banuar me shiitë. Më herët, zyrtarët irakianë e kanë përshkruar këtë sulm si sulm vetëvrasës. Autoritetet në Irak kanë thënë se nga sulmi kanë mbetur të plagosur 45 persona, ndërkaq edhe 5 të tjerë, që prej sulmit, konsiderohen të zhdukur.

Kore e Jugut; Presidentja para gjyqtarëve

Posted: 21 Mar 2017 05:01 AM PDT

Presidentja e shkarkuar e Koresë së Jugut po merret në pyetje nga prokurorët në lidhje me skandalin e korrupsioni që e lëvizi nga detyra. Kur mbërriti në zyrën e prokurorit, Park u tha gazetarëve se i vinte keq për veprimin e saj. "Më vjen keq për njerëzit. Do të bashkëpunoj me besnikëri gjatë marrjes në pyetje", tha ajo. Park u rezistoi përpjekjeve për ta pyetur gjatë kohës që ishte presidente, por ajo humbi imunitetin sapo gjyqtarët mbështetën vendimin e parlamentit për ta hetuar. Tani ajo mund të akuzohet për favorizim të njerëzve të afërt të saj për të zhvatur para nga firmat e mëdha. Mikesha e ngushtë e ish-presidentes, është akuzuar gjithashtu për ryshfet dhe korrupsion. Nderkaq mbështetësit e ish-presidentes u mblodhën jashtë shtëpisë së saj në periferi të Seulit dhe brohoritën në momentin kur ajo doli për t'u shoqëruar nga policia. Njerëzit valëvisnin flamurin koreano-jugor, simbol i lëvizjes pro-Park.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more