Skip to main content

Ora News: “Twitter: Bllokohen mijëra profile për shkak të “promovimit të terrorit”” plus 9 more

Ora News: “Twitter: Bllokohen mijëra profile për shkak të “promovimit të terrorit”” plus 9 more


Twitter: Bllokohen mijëra profile për shkak të “promovimit të terrorit”

Posted: 22 Mar 2017 12:03 AM PDT

Kompania Twitter ka njoftuar mbrëmë se i ka pezulluar 376,890 profile në pjesën e dytë të vitit të kaluar, për shkak të "promovimit të terrorit", që paraqet rritje për 60% në krahasim me 6 muajt e parë të vitit 2016.

Bllokimi i fundit e sjell në 636,248 numrin e profileve të suspenduara prej gushtit të vitit 2015, kur Twitter i shtoi përpjekjet për ndaljen e "ekstremizmit të dhunshëm".

Twitter, Facebook dhe rrjetet e tjera sociale, janë nën presion nga qeveritë në gjithë botën që t'i bllokojnë militantët, të cilët e përdorin Internetin për rekrutim dhe për lansim të sulmeve.

Në një njoftim të ndarë, Twitter ka thënë se kërkesat e qeverive për të dhënat e shfrytëzuesve janë rritur 7% në pjesën e dytë të vitit 2016, në krahasim me pjesën e parë të vitit të kaluar. /REL/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Çfarë demokracie duam, kur partitë tona e shkelin vetë atë?!

Posted: 21 Mar 2017 05:27 PM PDT

Në një përpjekje për të audituar partitë shqiptare, gati një vit e gjysmë më parë, KQZ-ja nuk mundi të gjente fare pothuaj treçerekun e partive të regjistruara në votime! Por, kjo është më e pakta gjë, kur flitet për elementët që lidhen me demokracinë e brendshme të partive tona. Në faqet zyrtare, që për hir të së vërtetës, tashmë janë bërë shumë të bukura, nuk gjen asnjë nga aktet e miratuara zyrtare të partisë, raportet e monitorimit, kurse në faqet e tre partive kryesore PD, PS, LSI nuk ke asnjë publikim mbi numrin e anëtareve, burimet e financimit dhe aktivitetin e tyre historik, përpos shumë e shumë e gjërave, që duhet të jenë transparente.

"Pse ç'të duhet ty se çfarë bëjmë ne në partinë tonë", iu përgjigj pak a shumë një nga ministrat e qeverisë socialiste një kolegut gazetar pak ditë më parë në hapësirën e një emisioni televiziv. Në një farë mënyre ky është qëndrimi i funksionarëve politikë kur pyeten për transparencën. Për hir të së vërtetës pakkujt i duhet, përveç një detyrimi që partitë shqiptare nuk ia kanë shumë idenë ose më saktë as nuk duan ta përfillin. Në Kushtetutën e Shqipërisë (neni 9) partitë politike detyrohen që të kenë organizim në përputhje me parimet demokratike dhe që burimet financiare dhe shpenzimet e tyre të jenë kurdoherë publike. Kjo nuk ndodh, ndërsa në akuzat e tyre ato flasin vetëm për burimet e financimit.

Për çdo vit në traditën e saj të viteve të fundit, Friedrich Ebert Stiftung mbështet një projekt për hartimin e një raporti mbi demokracinë e brendshme të partive politike në Shqipëri. Afrim Krasniqi autori i saj për vitin 2016 dhe bashkautor në disa syresh, si çdo vit në mënyrë të kujdesshme shpalos të gjithë anomalitë e këtij fenomeni. Por edhe pse këto janë të dukshme, ato shtohen për çdo vit me elementë të rinj, ndërsa tregojnë për mungesë totale të interesit të partive dhe sidomos kupolave të tyre për të respektuar elektoratin e tyre dhe sidomos demokracinë, që duhet ta projektojnë në të gjithë segmentet e jetës shqiptare.

Kështu përshembull asnjë nga partitë nuk e ka respektuar statusin e saj dhe detyrimin për mbledhje periodike të Asamblesë Kombëtare/Këshillit Kombëtar, por qoftë edhe të kryesisë dhe strukturave të tjera vendimmarrëse. PD-ja ka bilancin më negativ, kurse PS-së i mungon një axhendë dhe debati në këto struktura. Por paradokset vazhdojnë te praktikat statuore që reflektojnë thjesht mosfunksionimin, ku qëndrimi i strukturave duket në trajtimin real me kritikët, shumica e tyre mbeten jashtë përcaktimit statusor dhe konform qëndrimeve që rrjedhin nga respektimi i statusit, citojmë raportin..

Partitë shqiptare megjithëse e kanë promovuar kinse të drejtën e informimit , vetë nuk përmbushin as standardet minimale të zbatimit të tij. Dhe janë aq të mbyllura për votuesit por edhe pjesën tjetër saqë refuzojnë jo vetëm transparencën por edhe llogaridhënien publike. Në faqet e tyre nuk gjen asgjë që të gjykosh për veprimtarinë e partisë, veç punës së kryetarit.

Vrojtimi i Institutit të Studimeve Politike ka nxjerrë se vetëm 12 parti nga 126 syresh të regjistruara kanë raportuar ndryshime, pjesa tjetër refuzon detyrimin ligjor, kurse (kjo e kalon humorin) ka ende parti politike, të cilat janë të regjistruara me kryetarë që nuk jetojnë më. Dhe, nuk mbaron këtu. KQZ në përpjekje për t'i audituar 118 parti të regjistruara më 2015, nuk mundi të kontaktojë asfare plot 71 parti politike!!!

Aktiviteti kryesor i partive mbetet në rrjetet sociale dhe këtu është demokracia e vërtetë e informimit, sipas koncepteve të tyre, pasi e dinë se krijojnë audiencë të gjerë por që nuk kanë vlerën e referimit, të arkivit të qëndrueshëm. Dhe, ato mbeten edhe burimi mediatik dhe treguesi real i mungesës së demokracisë sepse në vend të transparencës që mund të bëhet, ato thjesht promovojnë njëshin, atë që ka në dorë gjithçka dhe që është i interesuar që gjërat të mbeten kështu. (Javanews)

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Një biletë avioni për të gënjyer çadrën

Posted: 21 Mar 2017 04:34 PM PDT

Lulzim Basha dhe Aldo Bumçi janë nisur për në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në përpjekje për të siguruar një mbështetje përmes lobistëve, që të justifikojnë protestën e tyre një mujore në Tiranë dhe mbylljen e saj. Udhëtimi i tyre është një sinjal zhgënjyes nga Basha për opsionin radikal të "Republikës së Re", që tenton t'i kundërvihet sistemit aktual dhe "establishmentit politik", pasi po kërkon zgjidhje për t'u ri-integruar në këtë sistem dhe për t'u kthyer në jetën parlamentare. Nga ana tjetër, udhëtimi i tij është po ashtu një zhgënjim dhe për faktin, se si lideri i opozitës po shmang linjën zyrtare të SHBA dhe po tenton të ilustrojë në mënyrë spekulative projektet e tij me fotografi amerikane.

Udhëtimi po mbështetet tek takimet me një grup ligjvënësish amerikanë të përfshirë në një fushatë lobuese në Ballkan pro qeverisë së Gruveskit dhe pro opozitës Basha-Berisha, që janë shfaqur dhe herë të tjera në zyrat e shtetit shqiptar në Tiranë, kur Rama bëri ndarjen territoriale dhe bashkoi Himarën me një komunë të Labërisë, duke u ankuar për "ç'helenizim të Vorio-Epirit", apo kur u miratua plani rregullues i Himarës dhe ata protestuan për garazhin e Nikollaqit.

Ironi e fatit është se Lulzim Basha është kthyer për mbështetje në SHBA, fiks tek ata njerëz që u angazhuan kundër Sali Berishës në vitin 1997 në SHBA, dhe ky është dhe i vetmi "distancim" i tij nga Berisha në historinë e tij politike. Por dhe kjo nuk i quhet, pasi Berisha është pajtuar me kohë me ta.

Tani problem është se Basha dhe Berisha po e projektojnë problemin e tyre në një kornizë të gabuar në raport me çështjen shqiptare në Ballkan, duke paraqitur probleme fallco jo vetëm për politikën e brendshme, por dhe rajonale. Përshembull, Berisha i kërkoi sot zyrtarisht ambasadorit amerikan në Tiranë, që qeveria amerikane të luftojë Xhorxh Sorosin, si një e keqe e madhe e SHBA në Ballkan, ndërsa gjithë Perëndimi, përfshi dhe udhëheqës të lartë politik në SHBA, po ngrejnë alarmin për rrezikun rus në Ballkan. Tani PD dhe Basha duhet të ndajnë mendjen për prioritetet e armiqve të sigurisë kombëtare në rajon. Pra, të zgjedhin mes Rusisë dhe Sorosit, pasi duket sikur po luftojnë gjurmët për të fshehur ujkun. Kjo, në planin rajonal.

Në planin politik, Basha, po ashtu si Berisha, po tenton të bëjë një dalje fallco nga kriza. Ai shkon në SHBA të kërkojë shtyrje të zgjedhjeve dhe qeveri teknike, dhe kjo mund të ishte një zgjidhje nëse SHBA angazhohej duke u bazuar tek problemet reale në Tiranë. Por për t'u angazhuar duhet të trokasësh në Departamentin e Shtetit dhe të të vënë përpara axhendën e tyre për Shqipërinë. Është shumë më i vlefshëm një takim me oficeren politike që mbulon Shqipërinë në Departament të Shtetit, se sa dhjetë fotografi me ligjvënës që kënaqen se dalin me djem të bukur në foto, por nuk kanë as durim t'i dëgjojnë nga janë e çfarë halli kanë. Ato fotografi janë vetëm për të gënjyer çadrën, por jo për të zgjidhur problemin.

Problemi zgjidhet atje ku lindi dhe aty ku ai u motivua për të ngritur çadrën. Nëse garantët e çadrës e kanë lënë në mes të Bulevardit në Tiranë, në Uashington nuk e ndihmojnë dot. Nëse troket në zyrat e qeverisë amerikane dhe është mirë të trokasë, do të marrë këshillat e duhura, që po merr dhe nga Brukseli. Nëse do të bërtasë "fitore" si për reformën në drejtësi dhe pastaj ta bllokojë përsëri, mund ta bëjë, por nuk ka kë gënjen. Ata që po presin në çadër, e dinë se çadrën nuk e ngriti Uashingtoni, por dy tre- vetë në Tiranë, dhe ata mund ta shkrehin. Kjo, nëse Basha do vërtet ta mbyllë atë çadër, siç po duket nga udhëtimi.

Por nëse nuk do, nuk ka pse torturohet e të shkojë deri në Uashington. Ai ose duhet të jetë një lider i ri që nuk pyet për "bullshit"-et e Perëndimit, ose një njeri i paqartë se përse ka dalë në Bulevard. Nëse e ka seriozisht "Republikën e Re", le të fikë telefonin e të rrijë në çadër, duke mos pyetur për askënd. Ashtu të paktën e ka një Republikë 280 metra kator për vete të vet. Sa çadra!

/Gazeta Tema/

 

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Hahn: Sa më shpejt qeveri e re – të mos minohen marrëdhëniet me fqinjët

Posted: 21 Mar 2017 03:48 PM PDT

Komisioneri Evropian për Zgjerim dhe Fqinjësi, Johanes Hhn, i shoqëruar nga tre euro-deputetët Kukan, Flekenshtejn dhe Vajgëll, në përfundim të takimeve maratonë me liderët politikë në Shkup, deklaroi qartë se BE-ja kërkon formimin sa më shpejt të një koalicioni të qendrueshëm që do të zbatonte reformat e prapambetura.

Me një ton korrekt ndaj të ashtuquajturës "Platformë të Tiranës" siç e quajnë protestuesit në rrugë, Hahn thekson se "të gjithë duhen të të përmbahen nga çfarëdo veprimi apo deklarate që nxit tensionet ndëretnike ose minon marrëdhëniet e mira të fqinjësisë". Në komunikatën e përbashkët përsëritet mesazhi direkt ndaj presidentit Ivanov që të tërheq vendimin e tij për mos dhënien e mandatit Zoran Zaevit.

/Alsat/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Batalioni i NATO-s vendoset në Poloni si përgjigje ndaj veprimeve të Rusisë

Posted: 21 Mar 2017 02:45 PM PDT

Komandanti ushtarak amerikan, Steven Gventer, thotë se një batalion i udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara, me më tepër se 1,100 ushtarë të NATO-s, do të vendoset në Poloni, në fillim të muajit prill, derisa aleanca veri-atlantike, po e krijon një forcë të re në përgjigje ndaj okupimit dhe aneksimit të Krimesë së Ukrainës nga ana e Rusisë.

Nënkoloneli Gventer, i cili e komandon këtë grup, tha mbrëmë vonë se batalioni është "mision, e jo cikël i zhvillimeve stërvitore".

"Qëllimi është për ta zmbrapsur agresionin në Baltik dhe Poloni", tha Gventer dhe ka shtuar se "forca është plotësisht e gatshme për të qenë vdekjeprurëse".

Në përbërje të këtij batalioni janë 900 ushtarë amerikanë, afro 150 britanikë, dhe 120 ushtarë rumunë.

Kjo është njëra prej katër formacioneve shumëkombëshe në gjithë rajonin e Baltikut.

Rusia e ka dënuar këtë vendosje duke e vlerësuar si strategji agresive në kufijt e saj.

/Rel/

 

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Zgjidhja e krizës pa Ivanov

Posted: 21 Mar 2017 02:41 PM PDT

Komisioneri Europian i Politikave të Fqinjësisë dhe Zgjerimit, Johannes Hahn në përpjekje të zgjidhjes së krizës në Maqedoni, ka zhvilluar takime me liderët kryesor politik ndërkohë takimi me protagonistin kryesor të kësaj krize, Presidentin Ivanov nuk u zhvillua. Përveç arsyes se kthehet vonë nga Hungaria, zyra e Ivanovit tha se presidenti ia ka bërë të qartë qëndrimin e tij komisionerit Hahn në takimin e fundit që patën më 10 shkurt, e ai qëndrim mbetet i pandryshuar.

Por komisioneri Hahn ka vazhduar takimet me liderwt politik përkundër faktit se ishte në dijeni për qëndrimet e tij. BDI, Lëvizja BESA dhe Aleanca shqiptare përfunduan takimet me komisionerin e zgjerimit dhe mesazhi ishte i qartë si për partitë shqiptare ashtu edhe VMRO-DPMNE-n dhe LSDM-n, si palë përgjegjëse për zgjidhjen e krizës: t’i përafrojnë qëndrimet e tyre dhe Maqedonia të formojë sa më shpejt institucionet e reja.

“Ne vlerësojmë se ka faktorë që dëshirojnë që këtë krizë  institucionale ta thellojnë dhe ta shndërrojnë në krizë intraetnike. Përkrahja e eurodeputetëve është e një rëndësi të veçantë”, tha Kryetari i Lëvizjes BESA, Bilall Kasami pas takimit me komesionerin Johanes Hahn  ndërsa Kryetari I BDI Ali Ahmeti I pyetur nëse I është kërkuar të heqin dorë nga Platforma Shqiptarëve ai tha se “nëse dikush dëshiron të tërhiqem nga ajo deklaratë atëherë kërkon tërheqje nga Marrëveshja e Ohrit. Kjo deklaratë po keqpërdoret për qëllime politike,” tha Ahmeti.

Dhe derisa Komisioneri Hahn vazhdon përpjekjet për pëarfrimin e qëndrimeve politike dhe zgjidhjen e krizës në Maqedoni, deputeti i Gruevskit, Ilija Dimovski ka kërcënuar duke e bërë të qartë se në rast të krimit të qeverisë së Maqedonisë pa VMRO-DPMNE-n, do të ketë pasoja politike.

Komisioneri europian i Politikave të Fqinjësisë dhe Zgjerimit, Johannes Hahn gjatë takimeve që zhvilloi në Shkup ishte i shoqëruar nga eurodeputetët Eduard Kukan, Knut Fleckenstein dhe Ivo Vajgl.

/Oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Shkup, S’ka marrëveshje në koordinimin mes partive

Posted: 21 Mar 2017 02:37 PM PDT

Mosmarrëveshjet mes VMRO-DPMNE-së dhe LSDM-së rreth zgjedhjes së kryetarit të Komisionit Parlamentar për Zgjedhje dhe Emërime kanë ndërprerë takimin e sotëm koordinues mes shefave të grupeve parlamentare në Kuvend. Përpjekjet për zhbllokimin e këtij trupi kuvendor pritet të vijojnë nesër në orën 12;00 tek ish kryeparlamentari Trajko Veljanovski, nga epilogu i të cilit varet vazhdimi i seancës konstituive.

Deputeti i LSDM-së Oliver Spasovski, pas takimit akuzoi VMRO-DPMNE-në se në mënyrë të padrejtë po kërkon të merr kreun e Komisionit për Zgjedhje dhe Emërime. Sipas tij, deputetët e Gruevskit përmes vendosjes së kushteve të ndryshme po tentojnë të mbajnë të bllokuar Kuvendin për të mos i hapur rrugë formimit të qeverisë së re dhe për të mbrojtur interesat e disa drejtuesve të VMRO-DPMNE-së.

"Ne kemi argumente serioze se kreu i komisionit parlamentar për zgjedhje dhe emërime duhet të zgjidhet nga shumica parlamentare siç ka qenë deri tani dhe i japim mundësi VMRO-së që të vetëdijësohet dhe të mos institoj për gjëra që vetëm zvarrisin proceset në Maqedoni sepse nuk bëhet fjalë për asgjë tjetër", deklaroi Oliver Spasovski, LSDM.

Por, VMRO-DPMNE-ja këmbëngul se kryetari i Komisionit Parlamentarë për Zgjedhje dhe Emërime duhet t'i takojë grupit parlamentar të partisë më të madhe në Kuvend, që në këtë rast është partia e Gruevskit. Deputeti Ilija Dimovski ka paralajmëruar se nëse subjektet politike vendosin që të formojnë shumicë pa VMRO-DPMNE-në, mazhoranca e re do të përballet me pasoja politike dhe juridike.

"Nëse partitë tentojnë të formojnë ndonjë shumicë parlamentare apo qeveri pa pjesëmarrjen e partisë më të madhe duhet të jenë të vetëdijshëm se vendimet e tilla sjellin pasoja politike dhe formalo-juridike që janë të ndryshme nga ato të deri tanishmet në Kuvend. Dhe kjo nuk e përjashton mundësinë që në parlament nuk ka pasur situatë kur kryetar i komisionit për zgjedhje dhe emërime është zgjedhur ndonjë deputet i partisë së dytë apo të tretë. Kjo ka ndodhur në raste për kryetar të kuvendit por asnjëherë në këtë komision që është nga më të rëndësishmit", deklaroi Ilija Dimovski, VMRO-DPMNE.

Komisioni parlamentar për zgjedhje dhe emërime që nxjerr propozimin për kreun e ri të Kuvendit numëron 13 anëtarë. Gjashtë ka VMRO-DPMNE-ja, pesë LSDM-ja, 1 BDI-ja dhe 1 Lëvizja Besa.

Në këto rrethana shumica ka numrat e nevojshëm për të zgjedhur kryeparlamentarin e ri, por puna e këtij trupi kuvendor është bllokuar për shkak të pamundësisë për të zgjedhur kreun e tij i cili duhet ta caktojë mbledhjen e këtij komisioni. Vënia në funksion e Kuvendit përmes zgjidhjes së kreut të këtij institucioni shihet si një mundësi për zhbllokimin e situatës.

LSDM-ja kishte paralajmëruar se pas zgjidhjes së kreut të ri të Kuvendit, ky i fundit do ta njoftonte presidentin se në Parlament është formuar shumica dhe në këtë rast sipas LSDM-së, Ivanovi do të ishte i detyruar t'i ndajë mandatin për formimin e qeverisë së re partisë që ka arritur të sigurojë mbështetjen e shumicës së deputetëve.

/Alsat-M/

 

 

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Shikoni reagimet e njerëzve kur shohin çift lesbikesh duke u puthur

Posted: 21 Mar 2017 02:36 PM PDT

Një çift lesbikesh kanë bërë një studim rreth reagimeve të njerëzve kur i shohin ato duke u puthur. Ato kanë instaluar kamera në një zonë të Londrës, që ka filmuar shikimet e tyre kur ato vepronin njësoj si çiftet normale.

Mollu McGibbon, 22 vjec dhe Kimberley Collins, 27 vjec kanë treguar për Dailymail se si ndiheshin, duke thënë se brezave të rinj nuk i bënte përshtypje,  kurse njerëzve të moshës së mesme dhe të thyer i tërhiqte vëmendjen një gjest i tillë. Ato kanë dalë në përfundimin se në shoqëri ka akoma paragjykime në lidhje me orientimet seksuale të së njëjtës gjini.

 

/oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Arrestohen 4 të mitur për sulmin në Muzeun e Alfabetit Shqip në Manastir

Posted: 21 Mar 2017 02:31 PM PDT

Policia në Manastir të Maqedonisë ka njoftuar sot se ka paraqitur kallëzim penal kundër katër personave të mitur për shkak të dyshimeve se kanë hedhur kokteje të Molotovit në Muzen e Aflabetit të Shqipes.

Sipas policisë, tre të mitur nga Manastiri dhe një tjetër nga një vendbanim i afërt, të moshës 16 dhe 17 vjeçare, në fillim të këtij muaji gjatë natës kanë hedhur kokteje të Molotiovit në këtë muze dhe janë përpjekur ta ndezin atë.

Gjatë hetimeve në vendin e ngjarjes, policia ka gjetur më shumë gjurmë dhe gjësende, në të cilat gjatë ekspertizës është gjetur ADN-ja e një të mituri, kundër të cilit është paraqitur padi penale./REL/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Beqiraj: Vila e Berishës në Lalz ngrihet çdo vit nga një kat

Posted: 21 Mar 2017 02:27 PM PDT

Këshilltarja e Kryeministrit, Irena Beqiraj dhe Sherefedin Shehu nga Partia Demokratike janë përfshirë në debate të ashpra në studion e “Ekopolitikë” nga Aurora Sulçe në Ora News, mbi vilat e politikanëve në Lalz.

Pjesë nga debati:

Shehu: Kryeministri të rri në një vilë që kushton me miliona euro.

Beqiraj: Edhe ish-kryetari juaj i partisë rri në një vilë miliona euro në Lalz që ngrihet për vit nga një kat. Edhe kryeministri juaj ka po të njëjtën vilë.

Shehu: Vettingu është që kryeministri të mos uzurpojë pushtetin. Po spate mekanizma, nuk funksionojnë.

Beqiraj: Po të merremi me vilat, ju garantoj se në Lalz jetojnë gjithë deputetët e PD-së. Ish-deputetët dhe ish-ministrat i ke në Lalz. Pse super vila e kryeministrit sipas teje qenka korrupsion. I do me emra ata që jetojnë në Lalz nëpër vila?

Shehu: Jo nuk dua emra dhe nuk i besoj sepse gjithë i kanë deklaruar pasuritë. 500 mln euro i ke bllokuar me koncesionet në shëndetësisë. Ke vënë

Beqiraj: 360 mln euro me një faqe kaq…(bën me dorë). Eksperti u tha 25 euro për skanim, qeveria juaj e ngriti në 39 euro për skanim.

/Ora News/

 

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more