Skip to main content

Ora News: “Njësisë numër 8 në Tiranë i hiqet statusi zonë muzeale” plus 9 more

Ora News: “Njësisë numër 8 në Tiranë i hiqet statusi zonë muzeale” plus 9 more


Njësisë numër 8 në Tiranë i hiqet statusi zonë muzeale

Posted: 20 Mar 2017 02:50 PM PDT

Për nënkryetarin e Bashkisë Tiranë Arbjan Mazniku, heqja e mbrojtjes muzeale për njësinë nr 8 në kryeqytet do t`i mundësojë zhvillim të mëtejshëm kësaj zone. Në një bashkëbisedim me banorët, Mazniku tha se kjo njësi për shumë vite është lënë pas dore nga vëmendja e investimeve publike.

 Heqja e statusit të zones muze, ka qënë një ndër premtimet e mbajtura të Bashkisë Tiranë për njësinë nr 8. Nënkryetari Arbjan Mazniku gjatë diskutimit të planit urbanistik me banorët theksoi se ky status ka penguar zhvillmin e zones, e cila prej dy vitesh ka qënë në vëmendje të Bashkisë me investime të shumta.

Mazniku: Për fat të keq për shumë vite me radhë është lënë pas dore nga vëmendja e investimeve publike, por edhe nga mënyra si mund të zhvillohej kjo pjesë e Tiranës. Shumë nga këto shtëpite e vjetra nuk kanë asgjë që ti lidhi me konceptin muzeal.

Ndërsa deputeti i Njësisë nr 8  Ervin Bushati, tha se kjo zone nuk ka asnje element për të mbajtur statusin muze.

Bushati: Ne nuk e kemi luksin që edhe 4 vjet të tjera të flemë gjumë dhe mos japim rrugë punëve në Tiranë dhe kudo në Shqipëri. Në më pak se 2 vjetë janë barë ato që nuk janë bërë në shumë vite. Nuk ka asgjë për të ruajtur në këtë lagje.

Plani urnabistik i kryeqytetit që parashikon edhe heqjen e mbrojtjes muzeale për njësinë nr 8 do të kaloj për miratim javën e ardhshme edhe Këshillin Kombëtar të Territorit.

/Oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Marko Gjuriç i lejohet hyrja në Kosovë

Posted: 20 Mar 2017 02:41 PM PDT

Edhe pse kryeministri i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, kishte paralajmëruar se do ta vizitonte Kosovën, një gjë të tillë nuk ka mundur ta bëjë.

Gazeta "Zeri.info" në Kosovë, nga burime të saja mëson se, një kërkesë e tillë i është aprovuar vartësit të, i ashtuquajturi shef i Zyrës për Kosovën, Makro Gjuriç.

Gjuriçit i është aprovuar kërkesa për ta vizituar Kosovën pas katër ndalesave që i janë bërë atij.

Po ashtu "Zeri.info", mëson se vizita e Gjuriçit në Kosovë do të jetë vetëm disa orëshe në veri të vendit dhe më pas do të kthehet përsëri në Serbi.

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Ylli i shfaqjes televizive nuk i lë vend imagjinatës, pozon nudo

Posted: 20 Mar 2017 02:36 PM PDT

Hayley Fanshaw, ylli i shfaqjes 'Ibiza Weekender' ka bërë një set fotografik me foto nudo për të treguar se britanikët kalojnë pushimet më të mira nëse shkojnë në ishullin Baleriac. 19-vjecarja ka bërë publike për ndjekësit e saj disa fotografi tërësisht nudo dhe provokuese, ku nxjerr në pah linjat e saj.

Ajo e ka realizuar setin kur ishte 18 vjec për të parë aftësitë e saj në fushën e modelingut, dhe duket se ia ka arritur të marrë vëmendjen e të gjithëve.

/oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Momenti kur 39-vjeçari sulmon oficeren në aeroportin e Parisit

Posted: 20 Mar 2017 02:29 PM PDT

Janë publikuar pamjet nga aeroporti Orly në Paris, kur një person i cili dyshohet si i radikalizuar sulmoi një oficere femrër përpara si ti merrte armën.

Nga pamjet e filmuara nga kamerat e sigurisë duket 39 vjeçari,  Ziyed Ben Belgacem i cili mban një çantë që e hedh kur kap nga prapa oficeren.

Agresori u qëllua për vdekje brenda 3 minutave pas sulmit të oficeres.

Incidenti shkaktoi kaos dhe bëri që të mbyllej për disa orë aeroporti i dytë më i madh i kryeqytetit të Francës.

39-vjeçarin që përpiqet t'i marrë armën oficeres, u vra përpara se të hapte zjarr.

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Zbuloni çfarë do të thotë forma e buzëkuqit për karakterin tuaj

Posted: 20 Mar 2017 02:23 PM PDT

Të gjithë femrat përdorin buzëkuqe për të plotësuar pamjen e tyre, por forma që ai ka tregon dicka për karakterin e tyre. Një grimier ka krijuar një fotografi me të gjitha llojet e buzëkuqëve, ku secila ka vecorinë e saj.

Fotografia është shpërndarë në rrjetin social, Instagram nga grimieri shqiptar me famë ndërkombëtare, Mario Dedivanovic për të informuar të gjithë ndjekëset femra për të.

 

/oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Basha në Tonight Ilva Tare: Zgjedhje me Ramën kryeministër as më 18 nëntor

Posted: 20 Mar 2017 02:06 PM PDT

Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha në një lidhje të drejtpërdrejt për Tonight Ilva Tare në Ora News ka sqaruar se çfarë është republika e re e propozuar prej tij.

Ai thotë se nuk do të ketë dialog me kryeministrin Edi Rama pa qeveri teknike dhe se zgjedhjet nuk do të zhvillohen duke qenë ai në krye të qeverisë.

Basha tha se zgjedhje me Edi Ramën kryeministër nuk do të ketë jo vetëm më 18 qershor, por më 18 nëntor.

Biseda:

Tare: 31 ditë në çadër. Çfarë keni arritur?

Basha: Asgjë nuk është më siç ka qenë para 18 shkurtit. Gjithçka është ndryshe. Frika është vrarë. Kurajoja qytetare është ngritur në këtë shesh. Është një projekt që sot quhet Republika e Re që gjen mbështetje gjithnjë e në rritje jo vetëm tek mbështetësit e opozitës, por mes mbështetësve anë e mbanë Shqipërisë. Asgjë nuk do të jetë si më parë.  

Tare: Çfarë është republika e re?

Basha: Një nga produktet e Republikës së re është që pushtetari ul kokën përpara qytetarit dhe jo qytetari para pushtetarit. Do të thotë një shtet ligjor për të gjithë. Një demokraci e vërtetë, jo fasadë ku qytetarët kanë të drejtë të emërojnë dhe të shkarkojnë pushtetarët në çdo nivel. Do të thotë një drejtësi e vërtetë ku gjyqtarët dhe prokurorët nuk mbrojnë krimin dhe korrupsionin në nivele të larta qeveritare.  Do të thotë konkurrencë e vërtetë, ku çdo qytetar ecën përpara, ndjek fatin e tij dhe jo vetëm një grusht njerëzish që gdhihen dhe ngrysen para dyerve të pushtetit, kontrollojnë gjithë asetet kombëtare, tenderat publikë dhe tregun e zi të drogës.

Luarasi: A nuk mendoni se juve do t'ju shkonte më përshtat një komunikim i ri pa gjuhën e përdorur nga çadra me ato fjalitë që kemi dëgjuar, sepse gjuha e vjetër i takon xhaketave të vjetra….

Basha: Çështja e komunikimit politik është çështje estetike, por sot nuk është më çështje estetike. Ju kujtoj se si kryetari i opozitës në fjalimin tim të parë i kam uruar suksese Edi Ramës dhe i kam ofruar mbështetjen time dhe të PD-së në gjithçka që lidhet me integrimin e vendit. E kam bërë këtë nisur nga koncepti im për demokracinë, për rolin e opozitës, qeverisjes. Është një koncept komplet i ndryshëm nga ai i kundërshtarit tim politik. Përgjigja ka qenë barbare; shkelje e Kushtetutës, shkelje e ligjeve, shkelje e konsensusit duke filluar me nëpunësit civil, futja e kriminelëve në politikë, kthimin e Shqipërisë në hambar droge. Kur i thoshim ne, thonin pse nxini imazhin e Shqipërisë. Sot ke Departamentin amerikan të Shtetit, ke Europolin, që është e zezë mbi të bardhë atë që kemi denoncuar prej fillimit. Çështja këtu nuk është estetike, por etike, morale.

Gjuha jonë prej momentit të parë ka denoncuar rrezikun e jashtëzakonshëm që i kanoset Shqipërisë jo vetëm për zgjedhjet e ardhshme, por gjeneratave të ardhshme në qoftë se vendi kthehet në bastion të krimit të institucionalizuar. Jo thjesht 30 kriminelë deputetë, kryetar bashkish, drejtorë administrate, por në një Republikë ku krimi zgjedh Parlamentin, krimi zgjedh qeverisjen, zgjedh administratën dhe kjo është gati të ndodhë në qoftë se do ta lejojmë jo Partinë Socialiste, pasi është në koma, por Rilindjen e kriminalizuar të zëvendësojë zgjedhjet e lira me një përballje midis politike në një anë dhe krimin në pushtet në anën tjetër.

Në qoftë se Elvis Roshi ka përdhunuar në grup një minorene, unë do ta them këtë dhe të skuqen ata që e kanë bërë kryetar bashkie dhe jo unë. Në qoftë se Armando Prenga ka plagosur 4 qytetarë me armë pa leje para komisariatit si cub, unë do ta them këtë dhe le të skuqet ai që e ka bërë deputet.

Tare: Mbani afër zonja dhe zonjusha. E keni për estetikë këtë?

Basha: Këto zonja dhe zonjusha janë ditë për ditë këtu dhe mjafton që media ta hapin pak hapësirat dhe jo vetëm kur flet kryetari. Këto zonja dhe zonjusha për një orë janë shprehur më mirë, më bukur se sa jam shprehur unë për Republikën e Re.

Tare: Rama e ka thënë dje që qeveri teknike nuk ka, shtyrje zgjedhjesh nuk ka…

Basha: Edi Rama është në krizë të thellë politike, psikike dhe morale. Edi Rama ka vetëm një rrugëdalje; të japë dorëheqje. Qeveria teknike është e vetmja garanci për zgjedhje të lira, jo se duam ne, por sepse kështu e solli punën Edi Rama, me krimin në pushtet. Me pesë palë zgjedhje të prishura dhe me asgjësimin e reformës zgjedhore, nuk la asnjë tullë për vete jo për mua. Ikja e Edi Ramës është çështje kohe dhe ne jemi këtu të garantojmë që ikja e tij të jetë me sa më pak kosto për Shqipërinë. Ndërkohë që ai bën thirrje për dhunë duke kërcënuar protestuesit paqësor si në vitin 1997.

Tare: Rama tha dje se jam i gatshëm edhe në çadër të vijë dhe të dialogojë me ju.

Basha: Të vij këtu vetëm pasi të japë dorëheqjen. Dialog për t'i hedhur hi sy qytetarëve dhe për të vazhduar avazin e vjetër nuk ka për të patur.

Tare: Për të mbërritur në qeveri teknike ju duhet marrëveshje me Partinë Socialiste..

Basha: Do të qëndrojmë këtu dhe do të rritemi gjithnjë e më shumë, gjithmonë e me të vendosur derisa qeverisja, vaji i së cilës ka mbaruar, ta kuptojë se nuk është më qeverisja e shqiptarëve dhe nuk është më asgjë përveçse qeverisja e klaneve kriminale që ka sjellë në pushtet.

Tare: Me LSI ka komunikim?

Basha: Nuk ka asnjë komunikim. Komunikim për telenovelë me Lulzim Bashën nuk ka. Nuk ka asnjë komunikim të nëndheshëm apo të mbidheshëm, negociatë e kam fjalën.

Tare: Udhëtimi në SHBA…zyrtare apo private..Do keni takim me zyrtarë të lartë të DASH?

Basha: Bilal nuk do të ketë në mes. Një Bilal ke të dënuar dhe një kryeministër, të cilit duhet t'i hiqet viza. Bilali i shkretë e hëngri, ky qëndron këtu. Do të kem takime në Evropë dhe në SHBA në funksion të agjendës për zgjedhje të lira dhe të ndershme dhe do t'ju informoj për këto takime. 

Tare: Çfarë ju kanë kërkuar ambasadorët, por edhe ai amerikan gjithashtu? Një nga kërkesat e tyre është që të ktheheni në Parlament dhe të miratoni Vettingun.. Do të ktheheni në Parlament?

Basha: Vetëm nëse ka një pakt kombëtar për zgjedhje të lira dhe të ndershme. Ka disa ambasadorë që janë shprehur publikisht për zgjedhje të lira dhe të ndershme si çështja më akute e Shqipërisë që humbasin pak në mediat e kontrolluara nga qeveria. Përfitoj nga ky ekran për të thënë mendimin tim. Kjo nuk është furtunë në gotë uji, është një krizë e thellë që vlonte dhe papritur ka dalë në sipërfaqe. Është kriza e një shteti kriminalizuar në palcë ku krimi dhe droga kërcënojnë fondamentin e bazamentit të demokracisë që janë zgjedhjet e lira dhe të ndershme.

Tare: Çfarë parashikon pakti kombëtar?

Basha: Një pakt politik të të gjitha partive politike për një qeveri teknike për zgjedhje të lira dhe të ndershme.

Tare: Jemi tre muaj nga 18 qershori. Mos po humbisni kohë për të bërë fushatë?

Basha: Zgjedhje fasadë, zgjedhje me drogën, zgjedhje me krimin, zgjedhje me Edi Ramën kryeministër nuk do të ketë as me 18 qershor dhe as me 18 nëntor. Standardet do të zbatohen. Shqiptarët do të kenë vetëm zgjedhje të lira dhe të ndershme. Vetëm zgjedhje sipas standardit evropian, zgjedhje të tjera nuk do të ketë.

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Treni që kalon në mes të ndërtesës 19-katëshe

Posted: 20 Mar 2017 02:06 PM PDT

 Një hekurudhë është ndërtuar në mes të një ndërtese 19-katëshe në Congqing të Kinës. Ky qytet ka një popullatë prej 49 milion njerëzish, prandaj krijuesit menduan që ta ndërtonin hekurudhën në mes të pallatit, për të krijuar sa më shumë hapësirë.

Një stacioni është vendosur në bllokun e shtëpive, që është nga kati i 6 në katin e 8, në të cilin kalon treni. Banorët që jetojnë në atë zonë, nuk bezdisen nga zhurma e trenit pasi krijuesit kanë bërë një pajisje të posacme që e bën të duket si zhurma e një lavastovilje.

/oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Nikolla: Nuk do të ketë rritje të tarifës maksimale të studimit

Posted: 20 Mar 2017 01:54 PM PDT

Ministrja e Arsimit Lindita Nikolla tha në studion e lajmeve të Ora News se nuk do të ketë rritje të tarifave për studentët. Ajo tha se lidhja e ligjit të arsimit të lartë me rritjen e tarifës së studimit është një gënjeshtër e madhe.

Nikolla: Ligji i ri i arsimit të lartë përcakton që është qeveria ajo që përcakton tarifën maksimale dhe ne do të çojmë pranë IAL, kemi pritur edhe konstituimin e bordeve, sepse ligji i ri i arsimit të lartë ia njeh bordeve edhe këtë moment që lidhet me përcaktimin e tarifave të studimit dhe ne do të vendosim si tarifë maksimale sërish tarifat maksimale që janë në fuqi për IAL, pra nuk do të ketë rritje të tarifës maksiamel. Do të  doja të sqaroja të gjithë shikuesit për faktin e një gënjeshtre të madhe që lidhet me tarifat e studimit dhe sidomos kur rritjen e tarifave e lidhin me ligjin e ri të arsimit të lartë. Ligji i ri i arsimit të lartë ka hyrë në fuqi në 2015 dhe që pas hyrjes në fuqi ne nuk kemi asnjë rritje të tarifave të studimit. Nga viti 2009 deri në vitin 2013 ne kemi rritje të tarifave të sudimit. Pra nëse tarifa minimale në 2009 ishte 12 mijë lekë ajo u rrit me 20.2 % duke shkuar 14430 lekë, tarifa mesatare u rrit me 25%, ndërsa tarifa maksimale nga 30 mijë u rrit në 45 mijë lekë, gjatë qeverisjes së shkuar. Kjo rritje tarife ka impaktuar 25 mijë student duke sjellë një efekt financiar në IAL një vlerë prej 128 mln lekësh. Ndërkohë tarifat janë rritur në 2014 në një vlerë të tillë dhe u rritën në 2014 sepse pasi ne verifikuam kriteret e ligjit kemi bërë një sërë ndërhyrjesh në IAL dhe posacërisht jo vetëm mbyllëm 18 universitete private por nuk dhamë dhe kuota në sistemin part time. Gjë që pamundëson një sasi të ardhurash për universitetet. Në 2014 tarifa minimale është rritur nga 14430 lekë, në 20 mijë lekë ose 27.8%. Tarifa mesatare është nga 20600 lekë është rritur në 26100 lekë ose 27% dhe tarifa maksimale nuk është rritur. Pra nga kjo rritje tarifash janë impaktuar 14 mijë studentë  nga 23 mijë që janë imapktuar nga rritja e tarifave 4 vite më parë me një efekt financiar 75 mln lekë. Nga 2014 deri tani nuk kemi asnjë rritje të tarifave në IAL publik në vend dhe aq më shumë as në rritje që lidhet me ligjin e arsimit të lartë.

/Oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Çili shpërthen në akuza ndaj Bashës: Republika e re punizëm

Posted: 20 Mar 2017 01:49 PM PDT

Botuesit i mediave "Mapo" i ftuar në "Tonight Ilva Tare" në Ora News, ka shpërthyer në akuza ndaj kreut të Partisë Demokratike Lulzim Basha, duke e konsideruar programin e Republikës së Re si punizëm.

Ai mori si shembull ligjin e arsimit të lartë që Basha ka premtuar se do ta anulojë, por deputeti demokrat Luçiano Boçi tha se Çili ishte klient i qeverisë dhe se universiteti i tij kishte përfituar doktoratura më shumë se çdo universitet tjetër.  

Pjesë nga biseda: 

Çili: Republika e Re e Bashës nuk ka asnjë përmbajtje. Është e mbushur me paqartësi. Është një term punist. Ka vetëm një republikë; ajo e tregut të lirë. E reja është referencë e majtë. Basha nuk ka ndonjë propozim të madh në këtë mes. Problemi i Lulzim Bashës, plotësisht dakord për zgjedhje të lira, kur vjen tek Presidenti i Republikës, Basha është në kaos. Basha ia është nënshtruar çdo lloj kauze e ndikimesh. Lulzim Basha ka një përgjegjësi të rëndë historike dhe ka një detyrë për të ardhmen që ka çoroditur nga lloj lloj ndikimesh programin e Partisë Demokratike. Po bie troç. Thotë se do të anulojë ligjin e arsimit të lartë. Shumë mirë do të bëjë po ta anulojë.

Tare: Je në konflikt interesi…

Çili: S'kam konflikt interesi, kam interesa.

Boçi: Ti je klient i qeverisë. Nuk mund ta parashtron këtë..

Çili: Klient i qeverisë është një term bosh. Është një banalitet. Interesant janë të biznesit.

Boçi: Merr studentë…merr doktoratura. Ke marrë doktoratura më shumë se çdo universitet tjetër.

Çili: Gënjeshtër…Do mbështes universitete publike thotë…pse universitetet private të kujt janë? Ky është punizëm. Programi i Lulzim Bashës për Republikën e re është i ndikuar nga një dozë e madhe punizmi. Lulzim Basha ka prishur kolonën ideologjike të Partisë Demokratike. Ligji i ri i arsimit të lartë, është një ligj i majtë i rrugës së tretë.

 

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Adele ndalon koncertin për ti ulëritur punonjësit të sigurisë

Posted: 20 Mar 2017 01:38 PM PDT

Këngëtarja amerikane, Adele ka ndaluar koncertin e saj në Australi për ti ulëritur punonjësit të sigurisë, që po i  kërkonte publikut të ulej.

"Më falni zotëri? Unë e di që ju punoni këtu por a mund të ndaloni së thëni njerëzve që të ulen? Ky është një spektakël muzikor. Nëse njerëzit nuk mund të shohin, atëherë do të ngrihen. Nëse i thua që të mos kërcejnë, për cfarë dreqin kanë ardhur në koncert?"– ka thënë ylli i hitit 'Hello' duke iu betuar se do të ketë telashe nëse do ta përsërisë një gjë të tillë.

Në koncertin e saj stadiumin 'Etihad' në Melbourne morën pjesë 77 mijë njerëz.

/oranews.tv/

 

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more