Skip to main content

Ora News: “Devoll, sulmohen tre persona që po iknin në Greqi, një i vdekur” plus 9 more

Ora News: “Devoll, sulmohen tre persona që po iknin në Greqi, një i vdekur” plus 9 more


Devoll, sulmohen tre persona që po iknin në Greqi, një i vdekur

Posted: 19 Mar 2017 12:26 AM PDT

Një person është vrarë me sende të forta teksa së bashku me dy persona të tjerë kanë tentuar të kalojnë kufirin për në Greqi. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Braçanj të Devollit, ku tre shtetas të cilët do iknin për në Greqi janë sulmuar dhe goditur me mjete të forta nga disa persona, të cilët i kanë marrë edhe sendet personale.

Policia e Korçës sqarin se: Konkretisht shtetasit M.V, rreth 40 vjeç nga fshati Nizhdavec-Maliq dhe shtetasi Z.A, rreth 44 vjeç, banues në fshatin Vërdovë Pogradec, u transportuan në Spitalin e Korçës për të marrë mjekim ku si pasojë e plagëve të marra ky i fundit (Z.A) ka ndërruar jetë. Në Komisariatin e Policisë Devoll, ndodhet shtetasi tjetër D.Sh, rreth 40 vjeç, të cilit po i merren deklaratat përkatëse në lidhje me këtë ngjarje.

Nga ana e Policisë po punohet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes,  identifikimin dhe kapjen e autorëve.

/Oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

BE-Turqi, një marrëveshje e nevojshme

Posted: 19 Mar 2017 12:11 AM PDT

Marrëveshja për refugjatët që lidhi para një viti BE me Turqinë kritikohet nga shumë palë. Kjo ndodh kur janë të nevojshme më shumë marrëveshje të tilla, mendon Jasper von Altenbockum nga Frankfurter Allgemeine Zeitung.

Përveç lidhjes së një marrëveshjeje midis BE dhe Turqisë nuk kishte rrugë tjetër. Kryengritja e komunave në Gjermani përballë palestrave të tejmbushura me refugjatë dhe armiqësisë në rritje ndaj të huajve bëri që disa ditë pas “hapjes së kufirit” në shtator 2015, Angela Merkeli t’i sigurojë përfaqësuesit e tyre në Zyrën Kancelarore: “Çelësi është në Turqi”. Ishte fillimi i strategjisë për ta paraqitur hapjen e kufijve si të pandryshueshme, por që njëkohësisht të bëhej përpjekje që kufirin ta kalonte vetëm një pjesë e vogël e njerëzve që patën arritur në Gjermani në 2014 dhe 2015.

BE nuk i ka bërë ende detyrat e shtëpisë

Deri sot është e diskutueshme nëse ka qenë marrëveshja me Turqinë, apo itinerari ballkanik “i mbyllur” ai që e solli rezultatin e dëshiruar. Njëra me siguri nuk qe e mundur të bëhej pa tjetrën: meqenëse itinerari ballkanik qe mbyllur disa javë më parë, Marrëveshja BE-Turqi bëri edhe më tepër atë efekt që dëshiroi BE. Vetëm në drejtim të kundërt nuk funksionoi: meqenëse presioni ndaj shteteve të BE ra, deri sot ato nuk kanë qenë në gjendje që të bien dakord për një mekanizëm shpërndarjeje, i cili t’u marrë një pjesë të barrës shteteve ku mbërrijnë refugjatët, Greqi dhe Itali dhe pa të cilën nuk mund të përfytyrohet një rivendosje në punë e sistemit evropian të azilit.

Që atëherë u shtrua pyetja: bëhet edhe pa këtë Marrëveshje? A duhet të bëhen Gjermania dhe BE të varur nga Rexhep Tayyip Erdogani? E vërteta e hidhur është se BE është i varur që të bashkëpunojë edhe me shtete fqinjë diktatoriale, po të dojë që ta mbajë në funksionim në formën e tanishme të drejtën e azilit. Sepse vlen parimi: kthime dhe sprapsje në kufijtë e jashtëm të BE janë vetëm atëherë të mundura, kur ekziston një marrëveshje përkatëse me fqinjin respektiv. Kur nuk ekzistojnë marrëveshje të tilla, e drejta e azilit kërcënon të kthehet në një të drejtë për migrim – aq më tepër në kohët e presionit të madh migrator dhe aq më tepër në kohët e një kriminaliteti të organizuar në biznesin e bandave të trafikantëve. Dhe duket se këto kohë kanë ardhur në mënyrë të qendrueshme.

 

Potencial presioni tek të dyja palët

Me marrëveshjen me Turqinë u përfshinë shumë gjëra, që nuk e kanë vendin në të. Pjesë përbërëse janë për shembull heqja e vizave dhe vazhdimi i negociatave të anëtarësimit me Turqinë. Të dyja ndërkohë kanë ngrirë. Disa gjëra ndërkohë nuk funksionojnë ashtu si është rënë dakord: kthimi i refugjatëve sirianë nga Greqia në Turqi nuk e ka arritur kurrë masën e synuar.

Efektin e dëshiruar marrëveshja e pati vetëm, sepse Turqia u kujdes që migrantët dhe refugjatët të mos arrijnë fare në Egje, për t’u trafikuar në Greqi. Të rëndësishme qenë për Turqinë edhe gjashtë miliardë eurot e BE për strehimin e refugjatëve në tokën turke. “Potenciali për shantazh” ekziston kështu tek të dyja palët. Ky përfundim është edhe në qendër të përpjekjeve për të lidhur marrëveshje përkatëse me shtetet afrikanoveriore. Edhe për to vlen: nuk ka rrugë tjetër./DW/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Vdes Chuck Berry, legjenda e rock and roll-it

Posted: 18 Mar 2017 11:45 PM PDT

Ka ndërruar jetë në moshën 90-vjeçare legjenda e muzikës rock and roll Chuck Berry.

Një nga themeluesit e rokenrollit është gjetur i vdekur mesditën e së shtunës. Policia tha se kanë marrë njëoftimin se rreh orës 12.40 sipas kohës lokale në shtëpi kanë gjetur një person pa shenja jete.

Karriera e Chuck Berryt ka zgjatur më shumë se shtatë dekada.

Një nga hitet me të njohura të Berryt është "Johnny B. Good".

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Alarmi i SHBA: Zgjedhjet në Shqipëri të rrezikuara nga ndikimi i Rusisë

Posted: 18 Mar 2017 02:21 PM PDT

Qeveria e Vladimir Putin ka për qëllim të influencojë zgjedhjet në të gjithë Europën. Shqetësimi vjen nga Shtetet e Bashkuara dhe nga ky risk nuk shpëton as Shqipëria.

Rezultati i zgjedhjeve parlamentare mund të ndikohet nga sulmet kibernetike dhe fushata propagandistike e Rusisë.

Nisur nga akuzat e përfshirjes së Rusisë në procesin zgjedhor amerikan, por edhe në disa shtete të tjera, 11 kongresmenë republikanë në Shtetet e Bashkuara, kanë depozituar në Dhomën e Kongresit një rezolutë, ku kërkohet ndalimi i menjëhershëm i përfshirjes së Rusisë në këto fushata si dhe vendosjen e sanksioneve nga Amerika, ndaj personave përgjegjës.

Në dokumentin prej 4 faqesh, kongresmenët listojnë rastet, kur disa shtete nëpërmjet agjencive të inteligjencës apo institucioneve të tjera, kanë denoncuar sulme kibernetike apo kanë zbuluar hakera rusë, të cilët kanë tentuar të marrin, por edhe kanë marrë në kontroll disa servera të rëndësishëm, duke ndikuar në procesin zgjedhor.

Një tjetër shqetësim i ngritur prej tyre, është dhe përhapja e lajmeve të rreme nëpërmjet rrjeteve sociale, por edhe dy agjencitë e lajmeve ruse "Russia Today" apo "Sputnik News" gjatë periudhës së referendumit në Mbretërinë e Bashkuar për daljen e saj nga Bashkimi Europian.

Kongresemenët kërkojnë që në kohën kur Shqipëria, Franca, Gjermania, Serbia, por dhe disa shtete të tjera kanë të planifikuara të mbajnë zgjedhje të përgjithshme, lokale apo presidenciale gjatë këtij viti, Federata Ruse është angazhuar në një fushatë të gjerë sulmesh kibernetike dhe dezinformimi për të influencuar politikën dhe zgjedhjet në të gjithë Europën.

"Zyrtarët rusë, thuhet ne rezolute, kanë shprehur dëshirën e tyre për të ndarë NATO-n, dobësuar institucionet demokratike dhe mbështetur ekstremiste, kandidatët pro-Moskës në të gjithë Europën".

Për këtë arsye, kërkohet që Rusia të ndërpresë menjëherë të gjitha sulmet kibernetike që kanë në shënjestër qeveritë europiane, partitë politike, zyrtarët e qeverisë, subjektet zgjedhore dhe sistemet informuese publike.

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Kokëdhima: Qeveria do tërhiqet para opozitës, zgjedhjet në vjeshtë

Posted: 18 Mar 2017 01:53 PM PDT

Përkundër vendosmërisë së pëcjellë nga kryeministri Edi Rama për mbajtjen e zgjedhjeve në 18 qershor, ish-deputeti Koçi Kokëdhima parashikon shtyrjen e tyre në vjeshtë.

Themeluesi dhe drejtuesi i Lëvizjes “Zgjidhja” gjatë një takimi me mbështetës të tij në Shkodër, tha se qeveria do të tërhiqet në momentin e fundit pasi zgjedhje pa opozitën nuk mund të bëhen dhe ajo nuk del nga çadra.

Kokëdhima: Qeveria nuk dëgjoi siç nuk dëgjon edhe sot dhe po e çon vendin drejt një krize të shumëfishtë institucionale. Asaj nga një vesh i hyjnë fjalët dhe nga veshi tjetër i dalin. Çdo njeri që ka dy fije mend në kokë e kupton se çfarë do të ndodhë në javët e ardhëshme. Opozita nuk do dalë nga çadra e saj. Zgjedhje pa opozitën nuk bëhen. Edhe LSI nuk nuk mundet të shkojë në zgjedhje pa opozitën, sepse nuk do guxonte të merrte përsipër përgjegjësinë që vend të hynte në destabilizim e në një spirale të re dhune e konfliktesh.

Me shumë gjasa qeveria do të tërhiqet në momentin e fundit dhe do plotësojë kërkesat e opozitës. Reforma zgjedhore do të miratohet. Zgjedhjet do të shtyhen. Ato do të realizohen në vjeshtë. Nuk është e pamundur që një kompromis të gjendet me opozitën edhe për qeverinë. Legjitimiteti ose zgjedhja e presidentit të ri do të vihet në dyshim. Trashëgimia e mandatit të kësaj qeverie do të jetë edhe më shumë në pikëpyetje.

Pavarësisht se çfarë thotë qeveria, kjo është gjëja që besoj se do të ndodhë. Në se ndodh kështu vera do të jetë rraskapitëse për Partinë Socialiste. Në vjeshtë PS do shkojë në zgjedhje në kuotat e saj më të ulëta. PD-ja dhe konkurentët e tjerë do të dalin moralisht e politikisht shumë të fituara nga kjo situatë dhe do shkojnë në zgjedhje edhe me trofeun e reformës zgjedhore dhe të zgjedhjeve të lira e të ndershme. Partia Demokratike do thotë se në 1991 sollëm demokracinë, në vitin 2016 sollëm dekriminalizimin e politikës dhe në vitin 2017 sollëm dhe imponuam zgjedhjet e lira e të ndershme.

Kokëdhima nëvizoi sërish rëndësinë e votimit elektronik.

Kokëdhima: Nuk mund të reduktohet paraja e drogës dhe paraja e pistë e korrupsionit në blerjen e zgjedhjeve pa identifikimin elektronik të zgjedhësit. Procesi i transportit të kutive të votimit nga QV-të për t'u numëruar në ZAZ, shoqërohet me aq shumë krime elektorale, mbushje e zëvendësim apo bërje të pavlefshme të kutive të votimit. Të transportohen rezultatet dhe jo kutitë e votimit për t'u numëruar. Këtë e zgjidh votimi elektronik. Duhen zhdukur numuruesit e partive që rrinë me ditë e me javë në tavolinat e ZAZ-ve dhe shqyejnë e masakrojnë votat e partive të vogla dhe kandidatëve të pavarur. Këto i zgjidh numërimi elektronik.

Sipas tij, PS dhe vetë Rama janë gjendur të papërgatitur përballë kësaj krize dhe këtë e lidhur edhe me vendimin e fundit për shkarkimin e katër Ministrave.

Kokëdhima: Kjo krizë e gjen të papërgatitur Partinë Socialiste. Ajo është e çorientuar dhe pa asnjë strategji. Rama shkarkoi 4 ministra, do shkarkojë edhe të tjerë dhe nuk u shpjegoi dot asgjë socialistëve. Në vend që situata të bëhej më e qartë, ajo tani është edhe më konfuze. Çfarë paralajmëruam ne shumë kohë përpara, fatkeqësisht po ndodh.

Mes shumë fajeve të qeverisjes Rama, Kokëdhima tregon mëkatin më të madh të Kryeministrit.

Kokëdhima: Kjo qeveri ka shumë faje, por mëkati më i madh që socialistët e bazës nuk do ia falin kurrë është rehabilitimi, pastrimi dhe riciklimi i shpejtë i ish- pushtetarëve të Partisë Demokratike. Edi Rama do të mbajë rekordin e trishtë që brenda më pak se katër vitesh i pastroi dhe i vuri në krye të luftës së popullit shqiptar për zgjedhje të lira e të ndershme baballarët e piramidave financiare dhe të vjedhjes së zgjedhjeve të 26 majit, ata që bënë viktimat e Gërdecit dhe që vranë njerëzit tanë në bulevard në 21 janar.

/Oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Babë e bir futen me forcë në kabinën elektrike, humb jetën i riu

Posted: 18 Mar 2017 01:37 PM PDT

Një i ri humbi jetën mbrëmjen e sotme teksa ra në kontakt me korentin në një kabinë elektrike tek rruga "Mine Peza" në kryeqytet.

Mësohet se viktima, Rigels Patoku, është futur në kabinen elektrike, duke hapur derën me forcë dhe me tej ka rene ne kontakt me rrymen elektrike, duke i sjelle humbjen e jetes.

Bashkë me të riun ka qenë dhe babai i tij, i cili fatmirësisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Brigadat e OSHEE se bashku me strukturat e hetimit jane duke punuar per analizimin e ngjarjes.

Sipas OSHEE, kabina ishte brenda kushteve teknike dhe me dyer te mbyllur.

Mesohet gjithashtu, se kjo kabine ka rene pre disa here e demtimit te deres dhe OSHEE ka marre masa per riparimit.

Nga ana e policisë vijojnë hetimet për zbardhjen e ngjarjes.

 /Oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Ervin Bushati: Situata e tendës po bëhet komike, PD po vetëvritet

Posted: 18 Mar 2017 01:29 PM PDT

Deputeti i Partisë Socialiste, Ervin Bushati, thotë se kryedemokratit Basha nuk i ka ikur ende zëri por i kanë shteruar argumentat.

I ftuar në "Orën e Intervistës" në RTV Ora News, Bushati deklaron se situata po kthehet në komike dhe PD po vëtëvritet në tendë.

Duke e parë si çështje të brendshme të PD, duket se shqetësimi i vetëm i socialistëve mbetet bllokimi i reformës në drejtësi.

Bushati: Opozita nuk po sillet në mënyrë serioze. As ata nuk e mbajnë mend sa ditë kanë aty në tendë, situata po kthehet në komike sepse nuk ka dedikimin e duhur dhe respektin ndaj qytetarëve shqiptarë apo qoftë dhe votuesve të tyre demokratë për të pasur një strategji të qartë se çfarë thonë, çfarë bëjnë dhe si do dalin nga tenda. Është dekretuar dhe caktuar data e zjedhjeve. Në fillim thanë duan qeveri teknike, tani kërkojnë të shtyjnë zgjedhjet.Për mendimin tim kjo po kthehet në çështje të brendshme të PD. Në rradhë të parë organizative, me sa kuptoj ata nuk kanë filluar akoma të përgatiten për fushatën dhe kjo do ti dëmtojë sinqerisht. E dyta, politikisht dëmtojnë prapër veten se japin një pasiguri të frikshme tek votuesit e tyre se nuk janë gati as të futen në fushatë, as të garantojnë votën, as ta fitojnë votën. Nga ana e PS, mua si politikan më duket si vetëvrasje e PD. Ne nuk duhet të prononcoheshim fare. I vetmi shqëtësim është që aty në tendë PD ka mbyllur dhe reformën në drejtësi. Ky është problemi kryesor. Unë dhe PS kemi bindjen e plotë se drejtësia e bllokuar nuk është pasojë e çadrës por është shkaku, Basha ka bllokuar reformën në drejtësi brenda në tendë se ka frikë nga reforma në drejtësi, ka vetë probleme me drejtësinë.

Bushati e sheh të pavend kushtëzimin e votimit të vettingut me qerinë teknike nga opozita.

Bushati: Vettingu nuk ka fare pse të jetë kusht. Reforma në drejtësi është një nga kërkesat kryesore të shqiptarëve.Opozita po abuzon me besimin që i dha jo vetëm mazhoranca, por dhe partnerët tanë strategjikë, e ka kthyer në qesharake situatën. Janë të gjitha Ambasadat e vendeve mike të Shqipërisë si BE dhe SHBA, që në mënyrë të sinkronizuar i kërkojnë PD jo vetëm të dalë nga çadra dhe të vazhdojë Kuvendin në Kuvend sepse kuvendohet në Kuvend, pro të zhbllokojë në rradhë të parë reformën në drejtësi. Shumë mirë kërkojnë qeveri teknike, le të vazhdojnë të rrinë në çadër për ne nuk ka problem, por të zhbllokojnë reformën në drejtësi, nuk janë fare të lidhura, nuk ka pse e kushtëzon gjithçka me zgjedhjet. Kërkesa për qeveri teknike është absurde, ashtu si do ishte po ashtu si një absurditet tjetër po të thoshte sillnin Hënën në Tokë. Është e njëjta gjë. Nuk ka pse të kërkojnë qeveri teknike. Sa kohë që nuk kanë asnjë mënyrë për ta marrë mbetet e parealizueshme. Nuk ka asnjë preçedent që të kërkohet një qeveri teknike me imponim politik, qeveritë bien në parlament, është matematikë numrash. Kemi mazhorancën më solide.

Deputeti socialist thotë se zgjedhjet do të mbahen patjetër në 18 qershor, ndërsa argumenton se pse paranoja e opozitës për manipulim të zgjedhjeve është vetëm një alibi e Bashës për të mos humbur drejtimin e PD.

Bushati: Zgjedhjet do bëhen patjetër brenda afateve kushtetuese dhe kjo nuk ka diskutim. Edhe brenda opozitës ka zëra që thonë do futemi patjetër.Po kthehet në çështje të brendshme të PD. Argumentat që sjell janë elektoralë, le të futet në fushatë elektorale dhe ti zbatojnë në fushatë. Zgjedhjet asnjëherë nuk janë menaxhuar me qeveri teknike duke u imponuar në mënyrë politike si kërkohet sot. E dyta, zgjedhjet në Shqipëri janë shumë mirë të monitoruar dhe nga partnerët ndërkombëtarë. Zgjedhjet garantohen nga KQZ, që ka katër përfaqësues të mazhoracës dhe tre të opozitës dhe për të çertifikuar zgjedhjet duhen 5 vota. Paranoja e opozitës është më shumë një alibi sepse PD dhe Lulzim Basha e ka të qartë se do ti humbasë këto zgjedhje. Nuk do të humbasë PD bashkë me zgjedhjet, do të ketë një alibi që të thotë që zgjedhjet mu vodhën, ndryshe i bie të japë dorëheqjen nesër nëse humbet.

Reforma në drejtësi mund të vonohet, por do të bëhet deklaron Bushati.

Bushati: Këta po përpiqen ta vonojnë dhe mund të vonohet pak por drejtësia. Nuk jam as astrolog dhe as parashikues fati që të them do bëhet në shtator apo tetor, por shumë shpejt njerëzit do të shikojnë që ata që më përpara quheshin të paprekshëm, qoftë gjyqtarë, prokurorë, politikanë që të shkojnë pas hekurave, ky do jetë lajmi më i mirë. Asnjë çadër nuk e ndalon dot këtë realitet, janë si çadrat e plazhit kur fillon era që i merr të gjitha përpara.

Sa i takon paralajmërimit të Bashës për të mos lejuar emërimin e zotit Xhafaj si Ministër i Brendshëm, Bushati dha këtë koment:

Bushati: Do dekretohet, është zgjedhja më matur e PS. Emërimi i një Ministri është akti më i pastër politik i një mazhorance. Të thotë lideri i opozitës mos emëro këtë Ministër por një tjetër bëhet si lojë kungulleshkash, komplet e pavlerë. Mendoj se Presidenti do e dekretojë brenda afatit kushtetues, Presidenti ka një detyrë kushtetuese, nuk mund të jetë politik në këtë pikë.

/Oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Çfarë do bënit nëse do t’ju ndodhte kjo gjë në timon?!

Posted: 18 Mar 2017 01:13 PM PDT

Çfarë do të bënit nëse një gjarpër helmues do të dilte nga askundi në makinën tuaj teksa ju jeni në timon? Kjo gjë i ka ndodhur një gruaje nga Florida.

Monica Dorsett ndodhej në autostradë kur një gjarpër doli nga ventilimi i makinës dhe iu afrua timonit.

Fatmirësisht gruaja ia doli të ruante qetësinë, të paktën sa për të ndaluar dhe për të dalë nga automjeti.

Monica më pas telefonoi të shoqin që t'i vinte në ndihmë, shkruan Buzz Feed News.

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Përdoruesit e Gmail më shumë se dërgim emailesh

Posted: 18 Mar 2017 01:00 PM PDT

Përdoruesit e Gmail do të bëjnë më shumë se dërgim e-mailesh falë një përditësimi të madh që do të ndodhë këto ditë.

Këtë të shtunë Google ka bërë të ditur edhe përditësimin e rëndësishëm që i jep mundësi përdoruesve të kontrollojnë mënyrat se si t'i shohin videot.

Ky përditësim lejon që videot që i bashkangjiten një emaili, të shfaqen drejtpërdrejtë në brouserin tuaj. Kjo do të thotë se nuk ka nevojë për të shkarkuar asnjë video bashkangjitur në pajisjen tuaj para se të fillojë të transmetohet, duke ju ruajtur shumë kohë të vlefshme dhe hapësirë në hard disk.

Google thotë se kjo metodë e re përdor të njëjtën infrastrukturë të përdorur nga YouTube apo aplikacione të tjera transmetimi për t'u siguruar se videot e tyre shkojnë shpejt dhe me cilësi të lartë.

Ky përditësim është lajmi i dytë i mirë për përdoruesit e Gmail në javët e fundit. Më herët këtë muaj, kompania bëri të ditur se ka rritur kapacitetin e bashkangjitjes së materialeve një emaili, deri në 50 MB. Kjo do të thotë më shumë foto, dosje apo shkarkime të tjera nga emaili./ATA/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Kënga e re e Silva Gunbardhit thyen rekord shikueshmërie

Posted: 18 Mar 2017 12:23 PM PDT

Këngëtarja Silva Gunbardhi publikoi dje këngën e re të titulluar "Lalushe".

Kjo këngë është pëlqyer nga publiku, pasi vetëm pas një dite ajo ka thyer rekord shikueshmërie.

'Vetëm 24 orë 300.000 views.'-shkruan Silva në postimin e saj të fundit në Instagram.

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more