Skip to main content

Mesazhi.com: “Barcelona ndjek Realin” plus 9 more

Mesazhi.com: “Barcelona ndjek Realin” plus 9 more


Barcelona ndjek Realin

Posted: 19 Mar 2017 03:09 PM PDT

Ka përfunduar ndeshja e gjiros së 28-të mes Barcelonës dhe Valencias.

Ekipi blaugran ka fituar ndeshjen me rezultat 4-2.

Valencia ishin të parët që shënuan gol me anë të Mangala, në minutën e 29.

Nuk vonuan shumë dhe blagranët barazuan rezultatin në minutën e 35, golashënues Suarez.

Në minutën e 45 Valencia mbeti me një lojtar më pak, referi ndëshkoi Mangalan me kartonin e dytë të verdhë për një ndërhyrje në zonë duke shkaktur penallti, e cila u konkretizua nga Messi.

Një minut më vonë, ishte pikërisht lojtari i huazuar nga Barcelona në Valencia, Munir El Haddadi, ai që barazoi shifrat për 2-2.

Me të filluar pjesa e dytë, në minutën e 52, ishe prape Lionel Messi i cili shënoi dhe kaloi ekipin e tij në avantazh për rezultatin 3-2.

Për rezultatin përfundimtar 4-2, u përkujdes Gomes që shënoi në minutën 89.

Barcelona mbetet në vendin e dytë me 63 pikë, dy më pak sesa Real Madridi të cilët kan një ndeshje më pak të zhviluar.

The post Barcelona ndjek Realin appeared first on Mesazhi.com.

Kosova mbetet me një zonë zgjedhore

Posted: 19 Mar 2017 01:38 PM PDT

Reforma zgjedhore e iniciuar nga presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, e cila ishte paraparë që të përfundonte në pranverë, nuk pati interesimin e duhur, pasi u bojkotua nga ana e opozitës dhe në këtë formë nuk arriti të përfundohej.

Në kuadër të reformës se do të parashihej edhe diskutimi për sistemin zgjedhor, i cili momentalisht është në variantin e një e zone dhe jo të shumë zonave.

Deputeti nga radhët e PDK-së, Zenun Pajaziti, tha se e kanë përkrahur nismën nga fillimi, porse ka munguar përkrahja e nevojshme edhe nga subjektet e tjera politike.

Deputetja e AAK-së, Time Kadriaj, tha se iniciativa e Thaçit nuk ka qenë korrekte, pasi është iniciuar në një kohë kur partitë opozitare e kanë bojkotuar punën në Kuvend. Ajo tha se reforma zgjedhore kërkon kohë dhe studim të mirëfilltë, nga të gjitha subjektet në vend.

Analisti Mazllum Baraliu, ndarjen në zona e sheh si më adekuate. Thotë se në këtë mënyrë secili rajon do të kishte përfaqësuesin e tij dhe përfshirja do të ishte proporcionale.

The post Kosova mbetet me një zonë zgjedhore appeared first on Mesazhi.com.

Barazojnë City dhe Liverpooli, vazhdojnë në zonën e LK-së

Posted: 19 Mar 2017 01:36 PM PDT

Në Etihad Stadium është zhvilluar gjiroja e 29-të e Ligës Angleze, ku janë takuar Manchester City dhe Liverpool. Ndeshja është mbyllur me rezultat të barabartë 1-1.

Pjesa e parë e lojës përfundoi me rezutat 0-0. Me të filluar pjesa e dytë referi akordoi penalti për Liverpoolin, pas një ndërhyrje të Clichyt në sulmuesin Firmino.

James Milner nuk gaboi nga pika e bardhë, duke hapur sfidën për rezultatin 0-1.

Në minutën e 68-të , pas një harkimi nga krahu i djathë nga De Bryune, Augero gjindet për mrekulli në zonë, duke barazuar rezultatin për 1-1.

Manchester City me këtë humbje ka shuar shpresat për titullin kampion, me 12 pikë më pakë se sa Chelsea që gjindet në vendin e parë, ndërsa Liverpooli mbetet në vendin e katërt me 56 pikë.

The post Barazojnë City dhe Liverpooli, vazhdojnë në zonën e LK-së appeared first on Mesazhi.com.

Juve fiton ndaj Sampdorias, vazhdon primatin

Posted: 19 Mar 2017 09:33 AM PDT

Juventusi po ecë me hapa të sigurtë drejt titullit në Serie A. Skuadra e Allegrit e ka arritur fitoren e radhës në udhëtim te Sampdoria.

Mjaftoi një gol i hershëm i Cuadrados në minutën e shtatë për fitoren e radhës.

Me këtë fitore Juve arrinë në shifrën e 73 pikëve për tu afruar edhe më shumë tek titulli.

The post Juve fiton ndaj Sampdorias, vazhdon primatin appeared first on Mesazhi.com.

Manchester United mposht Middlesbrough

Posted: 19 Mar 2017 07:31 AM PDT

Manchester United ka shënuar fitore të rëndësishme kundër Middlesbrough me rezultat 3-1.

Edhe pse me shumë mungesa, skuadra e Mourinhos bëri që të harrohen Pogba e Ibrahimoviç.

Golat në këtë sfidë i shënuan Fellaini në minutën e 30-të, Lingard në minutën e 63-të dhe Valencia në minutën e 90-të.

Për Middlesbrough shënoi Rudy Gestede në minutën 77-të.

Me këtë fitore, Manchesteri ngjitët në pozitën e pestë me 50 pikë, tre më pak se Liverpool.

The post Manchester United mposht Middlesbrough appeared first on Mesazhi.com.

Rusia kërkon ndalimin e “Dëshmitarëve të Jehovait”

Posted: 19 Mar 2017 05:04 AM PDT

Ministria ruse e Drejtësisë ka bërë thirrje për ndalimin e "Dëshmitarëve të Jehovait", një lëvizje e krishterë që bën presion per konvertim, dhe refuzon shërbimin ushtarak.

Ministria i ka kërkuar Gjykatës Supreme të Rusisë të mbyllë selinë e grupit dhe të ndalojë 175 mijë pjesëtarët rusë të saj që shpërndajnë "literaturë ekstremiste".

Një zëdhënës i grupit e ka quajtur propozimin si "persekutim që po u bëhet besimtarëve vetëm sepse manifestojnë besimin e tyre fetar".

Disa rajone ruse i kanë mbyllur tashmë disa degë të "Dëshmitarëve të Jehovait". Sipas Ministrisë së Drejtësisë, aktivitetet e kësaj lëvizjeje "shkelin ligjet e Rusisë që luftojnë ekstremizmin".

Autoritetet kundërshtojnë pamfletet që gjykohen se nxisin urrejtjen ndaj grupeve të tjera fetare, kryesisht për shkak të shpalljes së "Dëshmitarëve të Jehovait" si pasuesit e vetëm të besimit "të vërtetë".

Njëra prej tyre madje citon novelistin Leo Tolstoy, që e përshkruan doktrinën e Kishës Ortodokse Ruse si paragjykuese dhe magji.

Grupi është regjistruar në Rusi në vitin 1991. Ndërkohë, edhe në të kaluarën, mijëra "Dëshmitarë të Jehovait" janë deportuar për në Siberi gjatë mbretërimit të terrorit 30-vjeçar të Joseph Stalin. Në atë kohë, edhe grupe të tjera të krishtera ishin persekutuar.

The post Rusia kërkon ndalimin e "Dëshmitarëve të Jehovait" appeared first on Mesazhi.com.

“FETO, rrezik i madh për sigurinë kombëtare të Shqipërisë”

Posted: 19 Mar 2017 04:18 AM PDT

Ambasadori i Turqisë në Tiranë, Hidayet Bayraktar, ka deklaruar se pret nga Shqipëria që të ndërmarrë hapa konkretë kundër shtrirjes së organizatës terroriste Fetullahçı (FETO) në këtë vend. Ai e ka cilësuar “organizatën e ngritur nga Fetullah Gylen, i cili është vetëm me shkollë fillore, si një kërcënim serioz për sigurinë kombëtare të Shqipërisë”.

Në një prononcim për Anadolu Agency (AA), Bayraktar ka folur në lidhje me shkollat e FETO-s në Shqipëri. Ai ka vënë në dukje se organizata terroriste FETO, në shkollat e saj në Shqipëri ka aktivitete të cilat mund të konsiderohen si një laborator i shpëlarjes së trurit. Bayraktar thotë se një sistem i tillë është një rrezik real për të ardhmen e fëmijëve shqiptar dhe Shqipërisë, ndërsa paralajmëron familjarët dhe shtetin që të marrin në konsideratë këtë situatë gjatë procesit të regjistrimeve të këtij viti.

Ambasadori ka rikujtuar se diplomat e atyre që përfundojnë studimet në shkollat e FETO-s nuk njihen nga Turqia dhe se as nuk do të njihen në të ardhmen. Ai shton më tej se nëse një nxënës përfundon studimet në këto shkolla, nuk do të ketë mundësi të vazhdojë studimet universitare në Turqi dhe se ata që kanë përfunduar universitetin e tyre këtu në Shqipëri, nuk do të cilësohen si të diplomuar në universitet.

Duke sjellë në vëmendje se veçanërisht në shkollat të cilat janë me konvikte ka aktivitete të errëta të FETO-s, Bayraktar në vijim ka thënë se FETO “i piketon” që në fëmijëri ata të cilët dëshiron që ti ketë nën kontroll në të ardhmen. Ai sjell në vëmendje gjithashtu se të ashtuquajturit kujdestarë, të cilët janë në detyrë në konviktet e tyre, zakonisht janë personat që mbajnë nën kontroll dhe zhvillojnë lidhjet e miqësisë me fëmijët, si dhe përdoren për etapën e parë të larjes së trurit të tyre.

”Punonjësit apo të ngarkuarit me punë në këto shkolla dhe konvikte shkojnë në shtëpitë e fëmijëve, duke ndërtuar një ‘sinqeritet dhe siguri’ edhe me familjet e fëmijëve nga Ulqini deri në Sarandë. Me këto vizita ata thonë ‘fëmijët tuaj janë të sigurtë tek ne. Ne po i arsimojmë, i mbajmë nën mbikëqyrje dhe i mbrojmë'”, thotë Ambasadori Bayraktar.

Ai duke theksuar se në fakt realiteti është krejtësisht ndryshe, shton: “Me kalimin e kohës në konvikte fillon edhe procesi i përgatitjes së dhënies së bazës për shpëlarjen e trurit të fëmijëve, duke iu dhënë atyre disa libra për të lexuar. Kur tek fëmija shikohen ndryshime të dukshme, atëherë atyre ju jepen libra që kanë të bëjnë me kryeterroristin Fetullah Gylen, libra këto që shpesh herë mbahen edhe pas dyerve të mbyllura. Ndërsa në finalen e këtij procesi ata iu shpjegojnë fëmijëve (nxënësve) se çfarë përfitimesh ka të jesh në një organizatë të tillë. Ndërsa procesi finalizohet me betimin e të rinjve për besnikëri ndaj FETO-s.”

Konviktet dhe shtëpitë, burim i përfitimit

Bayraktar thotë se gjatë kërkimeve në shkollat dhe konviktet e FETO-s e cila ishte shumë aktive në Turqi, por se aktivitetet e saj morën fund pas 15 korrikut, janë gjetur dhe konstatuar fakte tmerruese, ndërsa më pas shton: “Për shembull në shkollën e cila njihet si më e vjetra në Turqi, e cila ishte në Izmir, poshtë kuzhinës është gjetur një tunel rreth 250 metra i gjatë. Në të njëjtën shkollë, në katet e sipërme, janë gjetur dhoma të kamufluara pas dyerve me pasqyra. Për vetë faktin se kjo organizatë është e njëjtë në të gjithë vendet, duhen bërë hulumtime edhe për shkollat këtu si dhe kjo çështje duhet ndjekur nga afër.”

“Pasi një nxënës përfundon studimet në shkollat e FETO-s dërgohet përsëri në universitetet e tyre, duke u mbajtur vazhdimisht nën kontroll, në këtë mënyrë. Burimi kryesor i rekrutimit të të rinjve nga FETO, është ky sistem arsimor i cili nis nga kopshtet deri në universitet. Për ti bërë shkollat e tyre të larta më tërheqëse FETO jep edhe bursa stimuluese për nxënësit e shkollave të tyre të mesme. Ju jepen atyre mbështetje për konviktet dhe shtëpitë. Por realisht konviktet dhe shtëpitë e tyre janë aseti kryesor për fitimin e elementëve.”

Pas tentativës për grusht shteti nga FETO në Turqi, shkollat e tyre në Shqipëri e humbën cilësinë që kishin më parë, ndërsa këtë e pohojnë vetë prindërit e nxënësve, thotë Bayraktar dhe më pas shton:”Shumë familje i hoqën fëmijët e tyre nga shkollat e FETO-s pasi fytyra e tyre e vërtetë doli në pah, pas dështimit të tentativës për grusht shteti në Turqi. Ndërsa këto shkolla të cilat kanë humbur prestigjin e mëparshëm janë futur në një telash në periudhën e regjistrimeve. Për këtë arsye kanë nisur të bëjnë reklama të shumta dhe janë vënë në kërkim të legjitimitetit. Për shembull, duke përdorur nxënësit e shkollës dhe duke dhënë shuma të majme disa drejtuesve të disa emisioneve në vend, ata realizojnë programe të njëpasnjëshme. Ftojnë në një farë mënyrë drejtuesit e lartë të shtetit, ose njerëz me peshë në jetën e vendit duke bërë të mundur që njerëzit të kuptojnë se ‘shteti ju beson atyre’. Është e pritshme dhe e drejta jonë të kërkojmë nga drejtuesit e shtetit shqiptar që të bëjnë kujdes në këtë drejtim, duke patur parasysh ndjeshmërinë e partnerit të tyre strategjik, Turqisë. Duhet të bëjnë një zgjedhje, FETO apo Turqia.”

FETO është rrezik edhe për Shqipërinë

Ambasadori Bayraktar në vijim të fjalës së tij thotë se është shumë i lënduar për shkak të dëmtimit të imazhit të Turqisë dhe turqve në sytë e shqiptarëve për shkak të FETO-s dhe në vijim shton: “Shqipëria është vendi ku FETO është më aktivja në Ballkan. Disa institucione arsimore, shëndetësore, tregtare, fetare dhe të shoqërisë civile, janë kapluar nga virusi i FETO-s.”

Ndërsa duke vënë në dukje se ata janë ende në pritje që Shqipëria të hedhë hapa konkrete në drejtim të degëzimeve të FETO-s në Shqipëri, ambasadori i Turqisë në Tiranë shprehet në vijim se “Shumë institucione të FETO-s në shumë shtete u mbyllën ose drejtimi i tyre ndryshoi. Organizata terroriste e ngritur nga Fetullah Gylen i cili nuk është gjë tjetër vetëm se një person me shkollë fillore, është një kërcënim i madh edhe për sigurinë kombëtare të Shqipërisë.”

Bayraktar më pas ka shtuar se Fondacioni i Turqisë, Maarif, i cili është një institucion zyrtar i Turqisë, shumë shpejt do të hapë shkollat e vërteta turke në Shqipëri dhe se momentalisht është duke punuar për fizibilitetin e tyre. “Shkollat do të ofrojnë një shërbim arsimor shumë cilësor për të rinjtë shqiptar, me mësuesit më të mirë dhe mjetet më moderne dhe mbi të gjitha nuk do të kenë në asnjë mënyrë një synim të errët. Me këtë sistem të rinjtë shqiptar do të kenë mundësi të marrin një arsim më cilësor dhe më të lirë”, u shpreh për AA Bayraktar.

Së fundmi ambasadori Bayraktar ka rikujtuar se Ambasada e Turqisë në Tiranë ka bërë të mundur pengimin e përdorimit të simboleve dhe të flamurit turk në “shkollat turke të rreme”

The post “FETO, rrezik i madh për sigurinë kombëtare të Shqipërisë” appeared first on Mesazhi.com.

Alarm për bombë në Shtëpinë e Bardhë

Posted: 19 Mar 2017 03:55 AM PDT

Në Shtëpinë e Bardhë, ku qëndron Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe familja e tij u përjetua panik bombe.

Sipas lajmit të CNN International, një person që afrohej me makinë drejt pikës së kontrollit në hyrje të Shtëpisë së Bardhë tha se kishte bombë në Automjet. Policia arrestoi personin në fjalë.

Me arrestimin e të dyshuarit u rritën edhe masat e sigurisë dhe disa rrugë dhe rrugica u mbyllën për trafikun.

Deri më tani nuk është bërë një deklaratë zyrtare në lidhje me gjetjen apo jo të bombës në automjet.

The post Alarm për bombë në Shtëpinë e Bardhë appeared first on Mesazhi.com.

Thaçi: Në NATO nuk hyhet me shoqata gjahtarësh e zjarrfikësh, por me ushtri

Posted: 19 Mar 2017 02:25 AM PDT

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, vazhdon ta mbrojë qëndrimin e vet rreth transformimit të FSK-së. Ai ka thënë se kjo është shumë e nevojshme, duke marrë parasysh tensionet që po krijohen vazhdimisht në rajon.

Ai ka thënë se në NATO nuk ka mundësi tjetër të anëtarësohemi përpos me ushtri. Sipas tij, atje askush nuk të pranon me shoqatë të gjahtarëve apo të zjarrfikësve.

"Askush nuk pranon në NATO me zjarrfikës, shoqatë të gjuetarëve apo ndonjë shoqatë tjetër, ku ta di, për shembull të peshkatarëve", ka thënë Thaçi në një intervistë për Konica.al.

Presidenti vlerëson se Kosova është e zonja e vetvetes dhe mund të marrë vendime të rëndësishme për vendin.

Sipas tij, Kosova nuk mund t'i paguajë dështimet që ndodhin në vendet e rajonit.

"Mirëpo Kosova nuk mund të mbetet peng i krizave të Ballkanit: nëse Bosnjë- Hercegovina është e bllokuar nga nacionalizmi serb, atëherë natyrisht që gjërat janë të ndërlidhura edhe në rajonin tonë, por pse ta paguajmë çmimin ne? Nëse Serbia e ka rrit nacionalizmin e vet, zhvillon një fushatë elektorale kryekëput nacionaliste, nëse Serbia ka hapur mendje, shpirt dhe gjithçka çka ka për prezencën ruse, pse Kosova të paguajë çmimin?", ka thënë ai.

"Nëse Mali i Zi pengohet nga Serbia për t'u anëtarësuar në NATO, që e gjithë Kosova e mbështet fuqishëm Malin e Zi për anëtarësim, pse Kosova të paguajë çmimin? Nëse Shqipëria ka problemet e veta politike, pse Kosova të paguajë çmim? Nëse Maqedonia me fajin e vet është bllokuar politikisht dhe i ka të ndera raportet ndëretnike, pse Kosova të paguajë çmim? Kosova është e zonja e vetes, merr vendimet vetë, është vend sovran dhe ne nuk duam asgjë, as më pak, as më shumë, vetëm të kemi ushtri sikur vendet e tjera të rajonit", ka thënë ndër tjera presidenti në këtë intervistë për Konica.al.

The post Thaçi: Në NATO nuk hyhet me shoqata gjahtarësh e zjarrfikësh, por me ushtri appeared first on Mesazhi.com.

Serbin e veriut nuk e pengon themelimi i Ushtrisë

Posted: 19 Mar 2017 01:53 AM PDT

Zëvendëskryesuesi i Kuvendit të Leposaviqit, Xhemshit Bekteshi, shpreh qëndrimin që ushtria e Kosovës të operojë në secilin cep të Kosovës.
Ai i ka thënë "Zërit" të premten se transformimi i Forcës së Sigurisë së Kosovës në ushtri së Kosovës nuk u bën dëm serbëve, përkundrazi shkon edhe në favorin e tyre. Kjo aq më parë kur pjesë e Ushtrisë së Kosovës janë edhe serbët dhe komunitetet tjera joshumicë."Në dokumente të të gjithëve na shkruan se jemi kosovarë, si shqiptarëve, si serbëve, si boshnjakëve, si romëve, si ashkalinjve dhe komuniteteve tjera. Do të thotë se me Kushtetutë të gjithë jemi kosovarë, andaj edhe ushtrinë e kemi të Kosovës. Me Kushtetutë dhe ligje ajo ka mandat t'i bie vizavi Kosovës, prej Vermice e në Jarinje", thotë Bekteshi, transmeton zeri.info.
I NGJAJSHËM
BUXHETI PËR MFSK-NË 51 MILIONË, PËR ÇDO VIT SHTOHEN NGA 5 MILIONË
Ndërkaq, një serb i veriut të Mitrovicës, Serxhan Milladinoviq, thotë se nuk është asgjë kundër që FSK-ja të bëhet ushtri. "Për mua është krejt e njejtë, si FSK si FAK, krejt njejtë është. Ka njerëz që po i frikohen kësaj, disa janë edhe të frustruar dhe këmbëngulin që asnjë forcë mbrojtëse mos ta kalojë Ibrin dhe të dalë në pjesën veriore. Të tillët janë edhe kundër pranisë së forcave speciale ROSU të Policisë së Kosovës në pjesën veriore. Ta them të drejtën jemi lodhur", ka thënë Milladinoviq, i cili kishte dalë nga pjesa veriore në jug të Ibrit për t'u pajisur me artikuj jetësorë.Shefqet Hajrizi, ekonomist, thotë se nëse nuk ka kompetenca për t'i zbatuar detyrat me Kushtetutë edhe në pjesësn veriore të vendit, më mirë të mos formohet fare ushtria. "Duhet ta kenë të qartë të gjithë, se pa veri nuk mund të ketë ushtri. Vendi duhet të mbrohet me ushtri, kjo është në të gjitha shtetet e botës që janë të pavarura dhe sovrane. Sovraniteti i vendit ruhet dhe mbrohet me ushtri", thotë ai.

The post Serbin e veriut nuk e pengon themelimi i Ushtrisë appeared first on Mesazhi.com.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more