Skip to main content

Lajmi.net: “Simeone: Barcelona – Real Madrid? Kurrë nuk do të jem trajner i këtij ekipi (FOTO)” plus 8 more

Lajmi.net: “Simeone: Barcelona – Real Madrid? Kurrë nuk do të jem trajner i këtij ekipi (FOTO)” plus 8 more


Simeone: Barcelona – Real Madrid? Kurrë nuk do të jem trajner i këtij ekipi (FOTO)

Posted: 21 Mar 2017 12:04 AM PDT

Trajneri i Atletico Madridit, Diego Simeone ka përjashtuar mundësinë e angazhimit te rivali i qytetit, Real Madrid. Argjentinasi kërkohet nga shumë klube të mëdha evropiane.

Por, ai ka thënë se Real Madrid nuk do të jetë skuadër e tij në të ardhmen si trajner.

"Kurrë nuk do të jem trajner i Real Madridit", deklaroi Simeone për "Onda Cero", përcjell "lajmi.net".

"Është logjike për shkak të ndjenjave të mija. As ata nuk besoj se do të më kërkonin. Jam i ri, ndoshta një ditë do të jem trajner i një ekipi tjetër spanjoll", theksoi ai. /Lajmi.net/

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 7 dhe Samsung Galaxy S6 

Tillerson do të vizitojë Rusinë në maj por nuk do të marrë pjesë në samitin e NATO-s

Posted: 20 Mar 2017 11:54 PM PDT

Departamenti amerikan i Shtetit e ka bërë këtë njoftim mbrëmë vonë por nuk ka dhënë arsyet pse Tillerson nuk do të marrë pjesë në takimin e NATO-s.

Duke cituar zyrtarë amerikanë, agjencia Reuters raporton se Tillerson nuk do të marrë pjesë në samitin e NATO-s në Bruksel por në vend të kësaj do të marrë pjesë në takimin e presidentit Donald Trump dhe homologut kinez, Xi Jinping, që pritet të mbahet në Florida më 6 dhe 7 prill.

Tillerson më pas do të fluturojë drejt Moskës dhe më pas do të marrë pjesë në samitin e G7-ës, që ,mbahet në Itali.

Nënsekretari amerikan për Çështje Politike, Tom Shannon do të përfaqësojë SHBA-në në samitin e NATO-s, ka njoftuar DASH.

SHBA do të ndalojë pajisjet e mëdha elektronike në fluturimet direkte nga Lindja e Mesme

Posted: 20 Mar 2017 11:49 PM PDT

Ky ndalim, i cili pritet të hyjë në fuqi sot, është njoftuar në një deklaratë të kompanisë ajrore Royal Jordanian.

Zyrtarët amerikanë i kanë thënë agjensive, AP, Reuters, CNN dhe mediave të tjera, se kjo ndalesë do të aplikohet vetëm për fluturimet direkte për në SHBA nga 10 aeroportet në 8 shtetet e Lindjes së Mesme dhe Afrikës Veriore. Ata nuk kanë përmendur se për cilat shtete bëhet fjalë.

Royal Jordanian ka thënë se telefonët dhe pajisjet mjekësore pritet që të mos përfshihen në këtë ndalesë. Por pajisjet e tjera, ka thënë kjo kompani ajrore, duhet të futen në bagazh. Kjo kompani ka shtuar se kjo ndalesë do të prekë pasagjerët që fluturojnë drejt Nju Jorkut, Çikagos, Detroidit dhe Montrealit.

CNN raporton se kjo ndalesë është e lidhur me kërcënimin që paraqet Al-Kaida në Gadishullin Arabik, i cili ka qenë i përfshirë në sulmet e para në avionët që ishtin nisur drejt SHBA-së.

Prezantohen të gjeturat e zhdoganimit të mallrave

Posted: 20 Mar 2017 11:40 PM PDT

Në këtë prezantim do të paraqiten të gjeturat e këtij raporti të cilat do të prezantohen nga ekspertët e IFC/BB ku gjithashtu mund të keni rastin për të diskutuar dhe marr përgjigjej lidhur me këtë studim.

KUR Prishtina organizon aksion për pastrimin e liqenit të Batllavës

Posted: 20 Mar 2017 11:36 PM PDT

Kësajë iniciative do ti bashkangjiten : përfaqësues të Komunës së Podujevës, nxënës të shkollave të mesme, IKSHP – ekipi I edukimit shëndetësorë, OJQ " Ta pastrojmë Kosovën", OJQ "Ekovicioni" dhe përfaqësues të fshatrave.

Dita botërore e ujit shënohet për çdo vit më 22 mars. Kjo ditë është përcaktuar me rezolutën e OKB në dhjetor të vitit 1992.

Nga viti 1993 kjo ditë filloi të shënohet dhe dita ditës kjo ditë fillon të ketë rëndësi gjithnjë e më të madhe.

"Së bashku për një cilësi më të mirë të ujit"

Ja pse femrat zgjohen me nerva në mëngjes

Posted: 20 Mar 2017 07:15 PM PDT

E dini pse? Për shkak se mungesa e gjumit te femrat rezulton me shqetësime mendore dhe pasoja fizike më të rënda se sa te meshkujt.

Këto studime kanë sjellë disa pikëpamje të reja edhe nga ana shëndetësore për zgjidhjen e këtij problemi. Eksperti Michael Breus ka vlerësuar nevojat natyrale te gratë për të fjetur, duke analizuar aftësinë e tyre për të trajtuar lodhjen.

Michael analizoi edhe kontradiktën midis dy gjinive. "Femrat përjetojnë zakonisht probleme depresioni, zemërim dhe armiqësi në mëngjes", raporton Shije.  Sipas studiuesve, dallimi kryesor është stabiliteti mendor.

Gratë përdorin mendjen e tyre më shumë në krahasim me gjininë e kundërt, e cila çon edhe në përdorimin më të madh të energjisë mendore.

Nëse burrat do të përdornin mendjen e tyre dhe energjinë mendore më shumë, edhe ata në të njëjtën mënyrë do të donin më shumë kohë për të fjetur. Për shembull, nëqoftëse një njeri ka një profesion të vështirë, apo një punë të komplikuar, që e detyron atë të marrë vendime serioze dhe të përgjegjshme, me siguri që i duhet më shumë gjumë se sa koha normale e personave të tjerë.

Studime të ndryshme kanë dalë në përfundimin se modelet e papërshtatshme të gjumit, rrisin rrezikun e sëmundjeve koronare, goditjeve në zemër, probleme psikiatrike.

Çdo person i rritur ka nevojë për 7 – 9 orë gjumë cilësor çdo natë.

Dhimbja e kokës në mëngjes lidhet me depresionin

Posted: 20 Mar 2017 06:49 PM PDT

Në një hulumtim, ku kishin marrë pjesë rreth 19 mijë persona nga disa vende të Evropës, ata janë pyetur për dhimbjen e kokës në mëngjes, çrregullimet mentale, shqetësimet gjatë gjumit, konsumimin e alkoolit dhe shqetësime të tjera.

Rezultatet kanë treguar se dhimbja e kokës në mëngjes është shfaqur te 7.6 % e personave të pyetur (një në 13 persona) të moshës mbi 15 vjeç.

Po ashtu, rreth 1.3 % e të pyeturve kanë thënë se kanë dhimbje koke çdo ditë, derisa 4.4% kanë thënë se kanë shpesh. Dhimbja e kokës gjatë mëngjesit kishte qenë më e shprehur te femrat se te meshkujt, si dhe te njerëzit nga 45 deri në 65 vjeç.

Por, rezultati më i veçantë ishte se 29 % e personave të cilët kishin qenë të mërzitur ose të depresionuar, kishin pasur dhimbje koke kronike të mëngjesit.

 

Ja çka nuk duhet të hani në mëngjes

Posted: 20 Mar 2017 06:48 PM PDT

– Proshuta dhe salsiçet: Ngrënia e mishit të përpunuar shoqërohet me rritjen e rrezikut të kancerit të zorrës së trashë. Qendra për kërkimet e kancerit botoi një listë me gjërat që janë të lidhur me një rritje të rrezikut të kancerit dhe për këtë arsye duhet të shmangen, kurse nitratet nga mishi i përpunuar, mund të gjenden në krye të listës.

– Drithërat e ëmbla: Disa drithëra janë plot karbohidrate dhe sheqer, kështu qëkur i konsumoni ato, sheqeri në gjakun tuaj papritmas ngritet dhe pastaj bie në mënyrë drastike. Pasi që ndoshta nuk e preferoni këtë lloj të rënies së energjisë në fillim të ditës, është mirë për të shmangur mëngjesin me drithëra të ëmbël.

– Kos frutash pa yndyrë: Këto produkte kanë pushtuar tregun sepse përmbajnë vetëm rreth 100 kalori dhe mund të gjenden në një shumëllojshmëri të shijeve, por ato janë plot me ëmbëltues artificialë që janë të dëmshëm për trupin. Gjithmonë është më mirë për të zgjedhur kos të thjeshtë me një përqindje të ulët të yndyrës. /Zëri/

Stërvitni trurin e bebes me këto lodra

Posted: 20 Mar 2017 06:20 PM PDT

Kur kërkoni lodrën e duhur për vogëlushin/en tuaj, zgjidhni lodrat të cilat janë të duhura për zhvillim dhe që stimulojnë pjekjen e trurit të foshnjës tuaj.

Ja disa këshilla të ekspertëve amerikanë për lodra të cilat stimulojnë zhvillimin e trurit të bebes tuaj:

–              Londër lëvizëse të cilën mund ta varni në krevatin e foshnjës tuaj.

–              Një pasqyrë për ta ndihmuar beben tuaj të mësojë dhe zbulojë veten.

–              Një grumbull i unazave të ngjyrosura me ngjyra të çelura të vendosura në një kon (shtyllë), ashtu që bebja të mund t'i fusë në gojë ose t'i vendosë njëra mbi tjetrën.

–              Lodra të cilat bebja juaj mund t'i shtyjë dhe tërheqë. Mjeku.net

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more