Zëri: “Minxhozi: Shqiptarët e Shqipërisë të shqetësuar për situatën në Kosovë” plus 29 more |
- Minxhozi: Shqiptarët e Shqipërisë të shqetësuar për situatën në Kosovë
- Në Mitrovicë sulmohet deputeti i parlamentit serb
- Ja kundër kujt mund të luaj Barcelona në gjysmëfinale të Copa del Reyt
- Muri ilegal nuk është pjesë e projektit të BEsë, thotë Hoxhiq
- Pas kritikave të Trumpit për NATO'n, Evropa po mendon ta krijojë ushtrinë e vet
- Trump për herë të parë fluturon me Air Force One dhe Marine One (Foto/Video)
- Barcelona shënon pesë gola dhe kualifikohet në gjysmëfinale
- Unitedi mposhtet, por kalon në finale
- Pse martohen njerëzit, edhe kur se duan njëri tjetrin?
- Konsumimi i rrepave i sjell shëndet organizmit
- Ju del gjumi natën, mos i bëni këto dy gjëra
- Franca fiton kundër Sllovenisë
- CAS zbulon detajet si Skënderbeu kurdisi ndeshjet
- May është nën presion para takimit me Presidentin Trump
- Berisha zbulon një porosi të SHBA-ve për Kosovën, thotë Serbia do edhe Pejën
- Maliqi: Kërcënimet për luftë janë sinjale
- Trumpi pranon se ka marrë kodet nukleare: Është shumë e frikshme! (Video)
- Austri, 14 të arrestuar për terrorizëm
- Partia e Angela Merkel mbështet Qeverinë e kryesuar nga Gruevski
- Holanda i kundërvihet Trumpit me fond ndërkombëtar për aborte
- Ky fëmijë sot është personalitet i njohur politik
- KFOR: Ushtarët serbë nuk hynë në territorin e Kosovës
- Ja çka u ndodhi tifozëve që kërcënuan lojtarët e Tiranës (Video)
- Serbia po e sheh Kosovën si 'kafshatë të lehtë'
- Adelina Ismaili do të lind djalë (Foto)
- Berisha: Beogradi po përpiqet ta bëjë Serbinë e Madhe
- Korrupsioni po pengon përmirësimin e cilësisë së arsimit
- Besart Berisha përleshet me portierin serb (VIDEO)
- Mustafa: Shpresoj që partitë të tregojnë kush ua financoi mollotovin e gazin lotsjellës
- Tifozët-lojtarëve të Tiranës: Mos qesh se nuk jam vari teneqen, do stërvitesh kur... (Video)
Minxhozi: Shqiptarët e Shqipërisë të shqetësuar për situatën në Kosovë Posted: 26 Jan 2017 02:46 PM PST Sipas Ambasadorit të Shqipërisë në Kosovë, Qemajl Minxhozi, shqiptarët e Shqipërisë janë të brengosur për situatën e fundit në Kosovë. “Është një e drejt legjitime, e vllerëzërve dhe motrave nga Shqipëria për këtë që po ndodh. Njerëzit janë tepër të shqetësuar por edhe një zhgënjim për qëndrimin që mban Serbia, është diçka e papranueshme dhe diçka kundër rendit”. Minxhozi në intervistën Ballë për Ballë...... This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
Në Mitrovicë sulmohet deputeti i parlamentit serb Posted: 26 Jan 2017 02:45 PM PST Në Mitrovicë është sulmuar një deputeti i parlamentit serb. Deputeti me inicialet B.T. rreth orës 20:40 është sulmua fizikisht nga dy persona të maskuar me kapuç – duke i shkaktuar kështu lëndime në kokë, njofton Klan Kosova. Lajmin e ka bërë të ditur Zhelko Bojiç, shefi rajonal i operacioneve në Policinë e Kosovës. Deputeti është trajtuar në Qendrën Klinike Spitalore në Mitrovicë, ku pas trajtimit të marrë ai është liruar nga spitali. ... This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
Ja kundër kujt mund të luaj Barcelona në gjysmëfinale të Copa del Reyt Posted: 26 Jan 2017 02:41 PM PST Tashmë dihen katër skuadrat gjysmëfinale të Copa del Reyt Alaves, Atletico Madrid, Celta Vigo dhe Barcelona janë katër skuadrat që janë kualifikuar në gjysmëfinale të Copa del Reyt. Shorti për fazën gjysmëfinale do të hidhet nesër me fillim nga ora 13:00, ku secila skuadër mund të luaj ndaj secilës. /Express/ ... This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
Muri ilegal nuk është pjesë e projektit të BEsë, thotë Hoxhiq Posted: 26 Jan 2017 02:29 PM PST Zyrtarja ekzekutive në komunën e Mitrovicës Veriore, Adriana Hoxhiq, ka thënë se muri ilegal në veri nuk është pjesë e projektit të Bashkimit Evropian për revitalizimin e urës kryesore të lumit Ibër. Hoxhiq ka treguar për “Epoka e re” se ky projekt parasheh ndërtimin e një muri mbështetës për shëtitoren e paraparë, e jo për murin që është ndërtuar aty. Ajo nuk ka mundur të flasë për kohën brenda së cilës mund të largohet ky mur, por ka thënë se...... This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
Pas kritikave të Trumpit për NATO'n, Evropa po mendon ta krijojë ushtrinë e vet Posted: 26 Jan 2017 02:25 PM PST Udhëheqësit evropianë, u alarmuan nga komentet e kohëve të fundit të Presidentit Donald Trump se NATO-s “i ka ikur koha”. Që kur u krijua, në fund të Luftës së Dytë Botërore, kjo organizatë ka qenë në themel të sigurisë së Evropës, por disa udhëheqës të BE-së thonë se Evropa tani duhet të marrë përgjegjësinë për mbrojtjen e vet. Por, pa mbështetjen amerikane, kontinenti do të përballej me një defiçit të...... This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
Trump për herë të parë fluturon me Air Force One dhe Marine One (Foto/Video) Posted: 26 Jan 2017 02:22 PM PST Gjatë kësaj të enjteje, presidenti amerikan Donald Trump bëri udhëtimin e tij të parë me “Marine One” si dhe me “Air Force One” si presidenti i 45-të i Shteteve të Bashkuara të Amerikës. U deshën vetëm 20 minuta, që avion në ulej në Filadelfia. Aty presidenti amerikan po merr pjesë në takim vjetor të Partisë Republikane, transmeton mapo. “Air Force One” dhe “Marine One” janë avioni dhe helikopteri me të cilin lëviznin presidentët...... This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
Barcelona shënon pesë gola dhe kualifikohet në gjysmëfinale Posted: 26 Jan 2017 02:12 PM PST Barcelona ka mposhtur 5:2 Real Sociedadin për të kaluar në gjysmëfinale të Copa del Rey Skuadra e Barcelonës ka deklasuar Real Sociedadin me rezultat 5:2, për të kaluar në gjysmëfinale të Copa del Rey. Katalunasit tutje janë kualifikuar me rezultat të përgjithshëm 6:2, pasi në ndeshjen e parë kishte fituar 1:0. Golat për Barcelonën në këtë ndeshje i shënuan Denis Suarez dy, Luis Suarez, Leo Messi dhe Arda Turam, ndërsa për Sociedadin shënuan Juanmi dhe Willian Jose. /Express/ ... This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
Unitedi mposhtet, por kalon në finale Posted: 26 Jan 2017 01:47 PM PST Manchester United është mposhtur 2:1 nga Hull City në EFL Cup, por është kualifikuar në finale Skuadra e Hull Cityt ka fituar 2:1 ndaj Manchester Unitedit, por pa arritur të kualifikohet në finale të EFL Cup, pasi në ndeshjen e parë ishte mposhtur 2:0. Golat për Hullin i shënuan Haddlestone dhe Niasse, ndërsa golin e vetëm për Unitedin e shënoi Paul Pogba. Unitedi në finale të EFL Cup do të luaj kundër Southamptonit, që në gjysmëfinale eliminoi Liverpoolin. /Express/ ... This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
Pse martohen njerëzit, edhe kur se duan njëri tjetrin? Posted: 26 Jan 2017 01:45 PM PST Për shumë njerëz, dita e martesës është diçka që kanë ëndërruar gjithmonë. Por për disa martesa bëhet për arsye të ndryshme, e në to nuk përfshihet dashuria, transmeton Klan Kosova. Dhjetëra persona të cilët janë duke u martuar kanë treguar arsyet e tyre në një websajt të quajtur Whispoer. Ata janë shprehur se arsyeja e martesës së tyre nuk ka të bëjë fare me dashurinë. Disa gra janë shprehur se po martohen në mënyrë që të mund t’i...... This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
Konsumimi i rrepave i sjell shëndet organizmit Posted: 26 Jan 2017 01:44 PM PST Ndonëse në shikim të parë, rrepat duken si një ushqim jo shumë atraktiv dhe me shumë shije, në fakt ato kanë shumë dobi dhe të mira për organizimin e njeriut. Më poshtë ju sjellim disa nga përfimet e konsumimit të rrepës, transmeton Klan Kosova. Ndihmon për aneminë Këshilla e parë që secili mjek do të ju japë në rast se keni mungesë hekurit në gjak, do të jetë që të konsumoni sa më shumë panxhar. Mbani në mend se kur ju hani panxhar, ose ju hani atë të...... This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
Ju del gjumi natën, mos i bëni këto dy gjëra Posted: 26 Jan 2017 01:43 PM PST Të zgjuarit në mes të natë është njëra ndër eksperiencat më frustruese. Të dëshpëruar për të rënë në gjumë sërish për të vazhduar ditën e nesërme, shumë prej nesh rrotullohen e rrotullohen nëpër shtrat. Disa e shikojnë orën gjatë tërë kohës në telefonat e tyre, ndërsa disa të tjerë zgjohen për të marrë një gotë me ujë. Mirëpo tani një doktor i ashtuquajtur i “gjumit”, ka thënë se këto...... This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
Franca fiton kundër Sllovenisë Posted: 26 Jan 2017 01:36 PM PST Ka përfunduar ndeshja ndërmjet Francës dhe Sllovenisë Skuadra franceze ka fituar përballë skuadrës sllovene me 6 epërsi. Loja ndërmjet këtyre dy skuadrave rezultoi me fitoren e Francës kështu duke shënuar 31 gola, ndërsa Sllovenia 25 gola. Me këtë fitore Franca bëhet pjesë e finales së Kampionatit Botërorë për meshkuj në Hendboll. Kjo ishte përballja e parë gjysmëfinale e Kampionatit Botërorë për meshkuj në Hendboll që u zhvillua në Francë. Ndërsa të...... This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
CAS zbulon detajet si Skënderbeu kurdisi ndeshjet Posted: 26 Jan 2017 01:33 PM PST ga njëra anë dënimi i UEFA-s për trukim rezultatesh, e nga ana tjetër mbrojtja me fanatizëm por aspak efektive e Skënderbeut, që distancohet nga akuzat për manipulime. Saga e skuadrës kampione të Shqipërisë në futboll pasurohet me një tjetër kapitull, pasi një raport i fundit konfirmon se UEFA bën një hetim në dy faza, në lidhje me fenomenin e fiksimit të rezultateve. Në përfundim të hetimeve, një klub mund të ndëshkohet me përjashtim nga ngjarjet sportive europiane për një apo...... This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
May është nën presion para takimit me Presidentin Trump Posted: 26 Jan 2017 01:32 PM PST Kryeministrja britanike, Theresa May ndodhet nën presion para takimit të saj të parë me Presidentin Donlad Trump, pas komenteve të tij në mbështetje të torturës. Lideri britanik i opozitës, Jeremy Corbyn i kërkoi May të dënojë deklaratat, pasi Trump në një intervistë me televizionin ABC, tha se ai ka besim të plotë se tortura me uji funksionon. “Kur të takoni Donald Trump, ju duhet të vendosni vlerat tona të parat, jo ‘America first’. Thuaji jo torturës me ujë”, shkruan sot në profilin e...... This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
Berisha zbulon një porosi të SHBA-ve për Kosovën, thotë Serbia do edhe Pejën Posted: 26 Jan 2017 01:27 PM PST Ish-kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha, në një intervistë për Syri.net ka treguar detaje të pesë viteve më parë kur nga Departamenti Amerikan i Shtetit i kishte ardhur një porosi për të bërë një deklaratë në favor të dialogut. Nuk e kishte bërë e tregon se pse vendosi kësisoj. Tutje, Berisha thotë se Serbia pos Ibrit synon edhe Pejën. Kritikon ashpër qasjen e Edi Ramës ndaj Serbisë dhe Kosovës. Syri: Të kthehemi tek halli jonë, Kosova. Ngjarjet e javëve të fundit...... This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
Maliqi: Kërcënimet për luftë janë sinjale Posted: 26 Jan 2017 01:17 PM PST Publicisti kosovar Shkëlzen Maliqi, mendon se deklarimet e fundit nga Serbia për një luftë të mundshme me Kosovën, janë sinjale dhe nuk mbeten vetëm në suaza të propagandës politike. Kështu Maliqi ka deklaruar gjatë emisionit Zona e Debatit në Klan Kosova, ku po ashtu ka theksuar se Serbia po e provokon Kosovën dhe po kërcënon se do hyjë në pjesën veriore të saj. “Kërcënimet me luftë nga Serbia nuk janë vetëm propagandë politike, janë disa sinjale. Ka edhe lëvizje të ushtrisë...... This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
Trumpi pranon se ka marrë kodet nukleare: Është shumë e frikshme! (Video) Posted: 26 Jan 2017 01:11 PM PST Gjatë intervistës së parë televizive, të cilën Donald Trumpi e ka dhënë që kur e ka marrë pozitën e presidentit të SHBA-ve, ai ka deklaruar se përgjegjësitë e reja e kanë “shqetësuar”, shkruan Daily Mail. Në intervistën e dhënë për televizionin “ABC”, ai ka folur gjerësisht për çdo gjë, duke filluar nga “letra e bukur” të cilën e ka marrë nga Barack Obama e deri te përshkrimi i Chicagos si një betejë më e keqe se ajo e Afganistanit,...... This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
Austri, 14 të arrestuar për terrorizëm Posted: 26 Jan 2017 01:08 PM PST Autoritetet austriake kanë njoftuar arrestimin e 14 shtetasve vendas e të huaj gjatë së enjtes, pas bastisjeve të kryera nga rreth 800 policë që po hetojnë mbi anëtarë të mundshëm të grupit xhihadist të Shtetit Islamik në Vjenë dhe Grac, në Jug të vendit. Operacionet, gjithsesi, nuk janë të lidhura me arrestimin e kryer në Vjenë gjatë javës së kaluar, kur u ndalua një 17-vjeçar i dyshuar si ekstremist islamik, austriak me prejardhje nga Shqipëria. Madje, hetuesit thonë se nuk besojnë...... This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
Partia e Angela Merkel mbështet Qeverinë e kryesuar nga Gruevski Posted: 26 Jan 2017 01:06 PM PST Tobias Zech, përfaqësuesi i koalicionit të drejtuar nga kancelarja gjermane, Angela Merkel, ka thënë se ky koalicion shpreson që Qeveria e re e Maqedonisë të formohet së shpejti, nga Nikola Gruevski Ai ka thënë se është shumë e rëndësishme që kreu i VMRO-DPMNE, Nikola Gruevski, ka zhvilluar takime para zgjedhjeve, me miqtë nga Partia Popullore Evropiane në Berlin dhe Munih, transmeton Express. “Ne presim një formim të shpejtë që Qeverisë, në krye me Gruevskin”, ka shtuar...... This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
Holanda i kundërvihet Trumpit me fond ndërkombëtar për aborte Posted: 26 Jan 2017 12:53 PM PST Qeveria holandeze ka njoftuar planet për ndihmesën e saj në ngritjen e një fondi ndërkombëtar për abortin, në mënyrë që të ndihmonte familjet anembanë botës, pasi presidenti amerikan Donald Trump ritheksoi politikën e ashtuquajtur “Mexico City”. Të hënën, Trump nënshkroi një urdhër ekzekutiv i njohur gjerësisht si “urdhri global i ndalimit të diskutimeve publike për një çështje të caktuar”, që ndalon organizatat ndërkombëtare joqeveritare që kryejnë...... This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
Ky fëmijë sot është personalitet i njohur politik Posted: 26 Jan 2017 12:35 PM PST Ambasadorja e Kosovës në SHBA, Vlora Çitaku, ka ndarë me fansat e saj një fotografi, përmes së cilës e kujton vetën e saj kur ishte fëmijë. “Unë e vogël” ka shkruar Çitaku në mbishkrimin e fotografisë, duke na zbuluar se ka qenë një vogëlushe mjaft e ëmbël. ... This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
KFOR: Ushtarët serbë nuk hynë në territorin e Kosovës Posted: 26 Jan 2017 12:27 PM PST Një fotografi e bërë nga anëtarët e ushtrisë amerikane së bashku me ushtarë serbë, bëri bujë në Kosovë – për atë se si serbët mund të hyjnë në territorin e Kosovës. Por KFOR i kanë treguar Klan Kosovës, se kjo fotografi nuk është bërë brenda territorit të Kosovës, por në vijën kufitare serbo-kosovare, njofton Klan Kosova. “Në përputhje me mandatin, Rezolutën 1244 dhe me Marrëveshjen Tekniko Ushtarake, KFOR kryen aktivitetet e monitorimit të kufirit....... This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
Ja çka u ndodhi tifozëve që kërcënuan lojtarët e Tiranës (Video) Posted: 26 Jan 2017 12:13 PM PST Pas reagimit të ashpër të tifozëve, të cilët ditën e sotme penguan skuadrën e tyre të Tiranës të zhvillonte stërvitjen në kompleksin stërvitor bardheblu “Skënder Halili”, ka reaguar edhe policia. Rreth 30 tifozë bardheblu, të cilët ishin të pranishëm në kompleksin stërvitor, janë shoqëruar nga policia e Tiranës në lidhje me këtë incident, shkruan Top Channel. Tifozët fillimisht ndaluan ekipin të stërvitej, por më pas situata degradoi nga ofendimet e shprehura nga...... This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
Serbia po e sheh Kosovën si 'kafshatë të lehtë' Posted: 26 Jan 2017 12:08 PM PST Qytetarët e Kosovës janë të shqetësuar nga zhvillimet e fundit në raportet me Serbinë dhe zhvillimet e fundit në politikën ndërkombëtare. Reciprociteti dhe Formimi i Ushtrisë së Kosovës shihet nga analistët si opsion që mund të frenojë ambiciet e Serbisë në Kosovë. Raportet Kosovë-Serbi nuk po acarohen, pasi kanë qenë të acaruara në vazhdimësi, ka thënë në një prononcim për Telegrafin, deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, njëherësh anëtar i Komisionit për...... This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
Adelina Ismaili do të lind djalë (Foto) Posted: 26 Jan 2017 12:05 PM PST Këngëtarja Adelina Ismaili pritet që të lind djalë Këtë e kanë konfirmuar për Express burime shumë të afërta pranë këngëtares. Lajmin për gjininë e bebes, Adelina e ka marrë gjatë ditës së sotme. Mësohet se çifti janë të lumtur për fëmijën e tyre të parë, derisa kërkojnë që gjatë këtyre muajve të respektohet në maksimum privacia e këngëtares. Adelina është martuar me Val Krasniqin, një afarist shqiptarë në...... This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
Berisha: Beogradi po përpiqet ta bëjë Serbinë e Madhe Posted: 26 Jan 2017 11:49 AM PST Ish kryeministri i Shqipërisë ka komentuar edhe për trenin serb dhe rrezikun që mund t'i kanoset Kosovës. Sali Berisha ka thënë se ky rrezik është i besueshëm por atë e befason qëndrimi i qeverisë shqiptare të ndryshojë karshi Serbisë. Ai tha se treni nxiti debate për shkëmbim të territoreve. Berisha thotë në këtë intervistë se Serbia po e dëshiron Serbinë e Madhe. “Ky nuk është problemi i vetëm që Beogradi po e bën, ai këtë po e bën edhe me serbët...... This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
Korrupsioni po pengon përmirësimin e cilësisë së arsimit Posted: 26 Jan 2017 11:27 AM PST Korrupsioni në sistemin e arsimit në Kosovë po e pengon në masë të madhe përmirësimin e cilësisë në këtë sektor, u tha në një konferencë të organizuar nga zyra e BE-së në Prishtinë në bashkëpunim me institucionet vendore. Për të përmirësuar këtë gjendje, është lansuar edhe projekti nga Këshilli i Evropës dhe MASHT-i, objektivi i të cilit është forcimi i integritetit dhe luftimi i korrupsionit në arsimin e lartë. Zëvendësshefi i Seksionit...... This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
Besart Berisha përleshet me portierin serb (VIDEO) Posted: 26 Jan 2017 11:13 AM PST Besart Berisha po jo vetëm që është më i forti në futboll në Australi, por sot ka treguar se di të jetë i fortë edhe në tjera aspekte. Derbi i dy skuadrave lidere në Australi i ka rritur tensionet mes futbollistëve të Melbourne Victory dhe Sydney. Në fundin e ndeshjes Berisha u nervozua me portierin serb që ka pasaportë australiane, Danny Vukoviç. Sulmuesi kosovar duket se u provokua nga serbi për sepse i kapi dorën duke i treguar "muskujt". Berisha dhe Vukovic...... This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
Mustafa: Shpresoj që partitë të tregojnë kush ua financoi mollotovin e gazin lotsjellës Posted: 26 Jan 2017 11:11 AM PST Kryeministri i vendit, Isa Mustafa, ka thënë kërkesa për të pasqyruar në mënyrë transparente financat e partive politike është e qëlluar. Ky është postimi i plotë: Një kërkesë shumë e qëlluar që pasqyrat financiare të subjekteve politike të bëhen transparente. Por edhe të auditohen. Si kryetar I LDK-së kam kërkuar nga zyrtarët përgjegjës të LDK-së të kërkojnë zyrtarisht nga KQZ-ja që pasqyrat financiare të LDK-së të dorëzuara në KQZ...... This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
Tifozët-lojtarëve të Tiranës: Mos qesh se nuk jam vari teneqen, do stërvitesh kur... (Video) Posted: 26 Jan 2017 11:01 AM PST Ditën e sotme një incident ka ndodhur mes ultrasve të F.K Tiranës dhe ekipit bardheblu, lidhur me vendimin e ka marrë nga ekipi i cili lejon skuadrën e Partizanit të zhvillojë ndeshjet në "Selman Stërmasi". Një grup prej dhjetëra tifozësh kanë bllokuar futbollistët e Tiranës që të kryejnë stërvitje, madje edhe duke i kërcënuar. Situata ka qenë madje mjaft e tensionuar ku njëri prej tyre u drejtohët lojtarëve: Ti mos më qesh mua se kujton se jemi vari teneqen ne këtu! Gjatë...... This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
You are subscribed to email updates from Zëri. To stop receiving these emails, you may unsubscribe now. | Email delivery powered by Google |
Google Inc., 1600 Amphitheatre Parkway, Mountain View, CA 94043, United States |
Lexo edhe: