Skip to main content

“Vlorë, arrestohet me pistoletë në brez 31-vjeçari” plus 9 more Lajmet

“Vlorë, arrestohet me pistoletë në brez 31-vjeçari” plus 9 more Lajmet


Vlorë, arrestohet me pistoletë në brez 31-vjeçari

Posted: 18 Jan 2017 12:37 PM PST

Në kuadër të masave të marra për ruajtjen e rendit dhe të sigurisë publike, Policia e Vlorës ka ushtruar kontrolle të befasishme kundër paligjshmërive, ku në bazë të tyre ka konstatuar dhe ka arrestuar në flagrancë një person për armëmbajtje pa leje. Në pranga ka rënë shtetasi Eduard Xhezo, 31 vjeç, banues në Vlorë.

Policia ka bërë kapjen në flagrancë dhe arrestimin e tij në lagjen "24 Maji", pasi gjatë kontrollit fizik që i është bërë këtij shtetasi, shërbimet e policisë i kanë gjetur të fshehur në trup një armë zjarri të llojit pistoletë-çeke, e mbushur me një krehër me 15 copë fishekë të kalibrit 9 mm, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale. Kontrolle të tilla do të vazhdojnë të ushtrohen edhe në ditët në vijim.

18 janar 2017 (Stilografi.com)

The post Vlorë, arrestohet me pistoletë në brez 31-vjeçari appeared first on Stilografi.com – Lajmet e fundit.

13-vjeçari shqiptar që shkruan romane erotike

Posted: 18 Jan 2017 12:20 PM PST

I ftuar në "Pasdite në Top Channel" ka qenë një personazh i pazakontë. 13-vjeçari Jason Vasha është shkrimtar dhe aktualisht ndër 100 më të shiturit në "Amazon", një prej kompanive më të mëdha në botë të shitjeve në internet.

13-vjeçari shkruan romane erotike dhe jo vetëm, të gjitha në anglisht.

Jasoni ka lindur në Miçigan të Shteteve të Bashkuara. Gjinitë që lëvron janë Suspance, Romance dhe Bashkëkohor. Është i ndikuar nga shkrimtaret Anne Rice, E.L James, Alice Sebold, Susan Collins, Shakespeare etj. Ai është konsideruar një nga shkrimtarët më të rinj që shkruajnë novela erotike.

Për "Pasdite në Top Channel" djaloshi tregoi se ka dashur gjithmonë të shkruajë histori të cilat njerëzit do t'i pëlqenin shumë. Ëndrrat e tij u bënë realitet kur ai e detyroi veten të ulej e të shkruante një libër. Dy novelat e tij "Kam pritur" dhe "Spiralja" janë nderuar me çmime.

Nëse kërkon në faqen e "Amazon" me emrin e tij të rezulton ndër të tjera që novela e tij "Miliarderi takon milionerin" është shitur e gjitha.

Novela tjetër super e shitur "Princi im, miliarderi" përmban 132 faqe. Ai flet për një vajzë, Aleksia Plakun. Pasi i vriten prindërit dhe e motra shtrohet në spital, Aleksia aplikon për punë në "Bakingam Palas" si shërbëtore. Ajo takohet me kuzhinierin Xhejms. Vajza e kupton menjëherë se e pëlqen shumë djalin. Por kur takon princin William, ai bie në dashuri me të e po ashtu edhe ajo. Aleksia lufton të mbajë vendin e punës dhe t'i japë përgjigje pyetjes së vështirë "Kë burrë do me të vërtetë?"

I ftuar i Jonida Shehut në "Pasdite në Top Channel", Jasoni tregoi se kur nuk shkruan luan basketboll, filmon video të shkurtra, del me shokët dhe shikon filma horror ose aventurë.

Në Shqipëri jeton prej 5 vjetësh, por synimi i madh i tij dhe familjarëve është të rikthehen në Amerikë.

18 janar 2017 (Stilografi.com)

The post 13-vjeçari shqiptar që shkruan romane erotike appeared first on Stilografi.com – Lajmet e fundit.

“21 janari”, një vrasje 300 mijë dollarë. Qeveria dëmshpërblen familjarët

Posted: 18 Jan 2017 11:36 AM PST

Tre ditë para 21 janarit qeveria ka akorduar një fond prej 160 milionë lekë, ose 1.2 milionë dollarë për Gardën e Republikës, për dëmshpërblimin e 4 viktimave që u ekzeketuan në protestën e 6 viteve më parë.

Vendimi është marrë në mbledhjen e fundit të Këshillit të Ministrave pas kërkesës së ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri. Sipas tij, detyrimi i gardës për të dëmshpërblyer familarët e 21 janarit rrjedh nga vendimet e Gjykatës Administrative të shkallës së parë në Tiranë.

Më 21 janar 2011 efektivë të Garadës së Republikës vrau katër protestues të pafajshëm para godiunës së Kryeministrisë, në një demonstratë të thirrur nga Partia Socialiste.

Gjatë kohës që ishte në opozitë, PS e quajti vrasjen e protestuesve një krim shtetërore, duke akuzuar drejtëpërdrejtë kryeministrin e atëhershëm Sali Berisha dhe madje duke premtuar dhënien e drejtësisë.

Por në 21 janarin e fundit të mandatit para zjedhjeve, ky premtim i pambajtur, të paktën pati edhe një çmim konkret: 300 mijë dollarë për çdo vrasje nga automatikët e Gardës.

18 janar 2017 (Stilografi.com) T.CH

The post "21 janari", një vrasje 300 mijë dollarë. Qeveria dëmshpërblen familjarët appeared first on Stilografi.com – Lajmet e fundit.

Turqia dhe Rusia operacion të përbashkët kundër ISIS në Siri

Posted: 18 Jan 2017 10:40 AM PST

Shtabi i Përgjithshëm i Rusisë ka njoftuar se avionët luftarakë të Turqisë dhe Rusisë kanë kryer ofensivë të përbashkët ajrore kundër ISIS në Siri

Shef i Departamentit të Operacioneve të Rusisë, Sergey Rudskoy, në një deklaratë për shtyp tha se avionët luftarakë të Turqisë dhe Rusisë duke kryer ofensivë të përbashkët ajrore kanë qëlluar objektivat e ISIS në rajonin El Bab.

Rudskoy ka theksuar se në operacion nga Rusia janë përfshirë avionët e tipit Su-24, Su-25 dhe Su-35, ndërsa nga Turqia avionët e tipit F-16 dhe F-4.

"Janë qëlluar 36 objektiva të ISIS. Objektivat janë përcaktuar më parë nga shtabet e përgjithshme të dy vendeve. Në dy ditët e fundit janë kryer vëzhgime me mjetet pa pilot (dronë)" , tha ai.

18 janar 2017 (Stilografi.com)

The post Turqia dhe Rusia operacion të përbashkët kundër ISIS në Siri appeared first on Stilografi.com – Lajmet e fundit.

Tiranë, zjarr në një banesë

Posted: 18 Jan 2017 10:35 AM PST

Një banesë është përfshirë nga flakët mesditën e sotme në Tiranë. Ngjarja ka ndodhur pranë shkollës së mesme 'Arben Broci' dhe tre zjarrfikëse kanë shkuar në vendin e ngjarjes për të shuar flakët.

Nga të dhënat paraprake mësohet se vatra e zjarrit ka përmasa të mëdha dhe se dëmet e shkaktuara janë mjaft të konsiderueshme. Ende nuk janë të qarta rrethanat në të cilat ka shpërthye zjarr dhe se policia po punon për dokumentimin e plotë të ngjarjes.

18 janar 2017 (Stilografi.com)

The post Tiranë, zjarr në një banesë appeared first on Stilografi.com – Lajmet e fundit.

Çimka në zyrën e Tahirit, prokuroria mbyll hetimet

Posted: 18 Jan 2017 09:35 AM PST

Pas tetë muajsh, njësia taks forcë pezulloi hetimet që synonin të zbulonin personat që kishin vendosur një pajisje transmetuese të zërit në paradhomën e ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri.

Megjithëse ekspertët e këqyrën këtë pajisje, ata nuk mundën të përcaktonin se kur aparati marrës ishte instaluar në paradhomën e ministrit Tahiri, ndërkohë që as kamerat e sigurisë, të kontrolluara, nuk mundën të identifikojnë persona të dyshimtë që kishin akses në këto ambjente.

Prokurori i çështjes, që nga muaji maj ka kryer një sërë veprimesh hetimore bashkë me policinë shkencore, por ka qenë e pamundur të zbulohej autori i dyshuar.

Pajisja u zbulua pranë një letërgrirëseje dhe menjëherë nga Ministria e Brendshme u depozitua kallëzimi në prokurori.

Për këtë çështje u mor në pyetje edhe sekretarja e ministrit të Brendshëm, por nuk dolën të dhëna me vlerë që do të finalizonin gjetjen e të dyshuarve. Prokuroria thotë se hetimet do të mbeten të pezulluara derisa të dalin të dhëna me interes për dosjen.

18 janar 2017 (Stilografi.com)

The post Çimka në zyrën e Tahirit, prokuroria mbyll hetimet appeared first on Stilografi.com – Lajmet e fundit.

Irak, ushtria merr kontrollin e plotë në lindje të Mosulit

Posted: 18 Jan 2017 08:39 AM PST

Shefi i forcave speciale të antiterrorizmit irakian, Talib Shaghati, ka njoftuar se ushtria ka marrë "kontrollin e plotë" në zonën lindore të qytetit të Mosulit, pasi ka zmbrapsur militantët e ISIS-it që e kishin pushtuar që në verën e vitit 2014. Sipas gjeneralit Shaghati, bëhet fjalë për një sukses "të paprecedentë" ndaj forcave të Shtetit islamik. Operacionet për çlirimin e qytetit vijojnë në mënyrë të pandërprerë prej rreth 3 muajsh.

Forcat irakiane të sigurisë, luftëtarët kurdë "Peshmerga", si dhe fiset arabo-sunite e milicitë shiite, të asistuara nga avionët luftarakë të koalicionit të udhëhequr prej SHBA-ve dhe këshilltarë ushtarakë, janë përfshirë në këto luftime.

Të premten e kaluar, ushtria nisi operacionin për të marrë kompleksin e Universitetit të Mosulit, të përdorur nga militantët e ISIS si një bazë, ndërkohë që sipas zyrtarëve irakianë aty prodhohen edhe armë kimike.

Më shumë se 100 mijë njerëz janë larguar nga shtëpitë e tyre në Mosul dhe periferitë e tij, ndërkohë që zyrtarët e OKB-së kanë paralajmëruar se këto shifra mund të rriten, në një kohë që forcat proqeveritare vijojnë përparimin e tyre drejt qytetit.

18 janar 2017 (Stilografi.com)

The post Irak, ushtria merr kontrollin e plotë në lindje të Mosulit appeared first on Stilografi.com – Lajmet e fundit.

Gjyqtari holandez, debat me kolegët shqiptarë mbi perceptimin e drejtësisë

Posted: 18 Jan 2017 08:34 AM PST

Gjyqtari holandez Marc Bax, po trajnon gjyqtarët shqiptarë për figurën më të re që do të jetë në drejtësi pas ndryshimeve ligjore. Ai është gjyqtari i medias. Pak ditë qëndrim në Shqipëri i kanë mjaftuar gjyqtarit Bax, që të mësojë edhe ai diçka nga Shqipëria.

"Mësova një shprehje të re dje. Isha në Korçë dhe mësova se ka një shprehje në Shqipëri. Edhe armikut më të keq i uroj të mos shkojë në spital apo në gjykatë. Që ju shpreheni për armikun më të keq, që të mos shkojë në spital unë mund ta imagjinoj, por gjykatë nuk e imagjinoj dot", tha Marc Bax, gjyqtar në Holandë.

Përveç të qeshurave, kjo shprehje ka shkaktuar reagimin e menjëhershëm të gjyqtarëve. Sipas disave, kjo shprehje vjen nga Bibla, por për të tjerë gjithçka ka lidhje me klimën e politikës mbi pushtetin e tretë.

"Në dialogun e Jezusit, në një nga dialogjet me dishepujt, ku iu thotë fqinjëve të tij mos shkoni në gjykatë se aty do e pësoni keq. Populli e ka marrë këtë shprehje dhe e ka sjellë si diçka shqiptare, por kjo është një shprehje universale", tha Asim Vokshi, gjyqtar i Gjykatës së Tiranës.

"Janë dy pushtete që për të shmangur përgjegjësitë e tyre i adresohen pushtetit të tretë, që deri dje ka qenë pa gojë, ka qenë jetim dhe asnjë nga institucionet ekzistuese që duhet ta mbrojë nuk e ka mbrojtur gjyqësorin", tha Gerd Hoxha, kreu i Unionit të Gjyqtarëve.

18 janar 2017 (Stilografi.com) T.CH

The post Gjyqtari holandez, debat me kolegët shqiptarë mbi perceptimin e drejtësisë appeared first on Stilografi.com – Lajmet e fundit.

“Të lutem më lejo të flas më vajzën time”

Posted: 18 Jan 2017 07:45 AM PST

Nëna biologjike e vajzës së adoptuar të Angelina Jolie ka kërkuar që të flasë dhe të takohet me të bijën. 31-vjeçarja Mentewab Dawit Lebiso ka theksuar se dëshiron të jetë pjesë e jetës së vajzës së saj.

"Unë dua vetëm që ajo ta dijë se jam gjallë dhe të mund të flas me të. Nuk po kërkoj që të më kthejë vajzën, por dua vetëm të komunikoj më te", është shprehur ajo.

Nëna biologjike e 12-vjeçares Zahara jeton në Etiopi. Ajo hoqi dorë nga e bija në vitin 2005, pasi në atë kohë ishte sëmurë dhe në kushte të vështira.

18 janar 2017 (Stilografi.com)

The post "Të lutem më lejo të flas më vajzën time" appeared first on Stilografi.com – Lajmet e fundit.

Gjoka optimist: Kukësi do luftojë deri në fund për titullin

Posted: 18 Jan 2017 07:35 AM PST

Kukësi është gati për të rinisur misionin titull. Nga aeroporti Nënë Tereza, pas kthimit në Shqipëri trajneri Ernest Gjoka vlerësoi përgatitjet e skuadrës në minifazën përgatitore të dimrit që u zhvillua në Antalya, duke shtuar se ai mori atë cfarë kërkonte nga seancat stërvitore në tokën turke.

"Mendoj që kjo ishte një minifazë për të rikarikuar forcat, për ti dhënë skuadrës një freski fizike dhe për të rregulluar ato gjëra që ne nuk arritëm ti bënim në dy fazat e para.Mendoj se Kukësi do të jetë po i njëjtë por skuadra do të ketë një marsh më shumë dhe duhet të jemi gjithmonë të përqëndruar dhe të vëmendshëm. Kjo fazë u përgatit për këtë qëllim".

Te Kukësi në këtë merkato janë afruar zyrtarisht dy lojtarë të rëndësishëm, mbrojtësi i majtë Simon Rrumbullaku dhe mesfushori brazilian Elton Cale. Me këta dy futbollistë merkatoja e skuadrës verilindore mund të konsiderohet praktikisht e mbyll. Dicka të tillë e konfirmoi trajneri Gjoka i cili gjithsesi nuk përjashtoi ndonjë goditje të momentit të fundit.

"Unë mendoj që dy përforcimet që kërkonim me patjetër i kemi marrë. Mund të them që jemi drejt mbylljes së merkatos edhe pse në orët e fundit mund të ketë edhe ndonjë tjetër afrim por mbetet për tu parë. Unë e kam skuadrën të kompletuar. Mendoj që Kukësi nuk ka nevojë për përforcime të tjera".

Sipas Gjokës Kukësi i ka cilësitë për të fituar titullin në këtë sezon, ndërkohë që trajneri kryqytetas i mbylli dyert e skuadrës së tij, Gjergji Muzakës.

"Ne mendojmë që Kukësi është një ekip shumë i fortë, një ekip që do të jetë në garë për titullin deri në fund. A do të transferohet Muzaka te Kukësi? Muzaka ka problemet e tij dhe nuk ka zgjidhur ende kontratën me Tiranën kështu që ne nuk do të tentojmë të afrojmë një lojtar që ka ende një cështje për të zgjidhur".

Për minifazën përgatitore të dimrit në Antalya foli edhe sulmuesi Pero Pejic.

"Bëmë një fazë shumë të mirë, u përgatitëm fort, dhe luajtëm tre takime miqësore ndaj tre skuadrave me shumë cilësi.Regjistruam 2 humbje ndaj Istanbul Basaksehir dhe Kairat Almaty-it, ndërsa në fund fituam ndaj Neftcit.E rëndësishme në këtë fazë ishte që skuadra të merrte ngarkesën e duhur fizike dhe jo rezultatet në takimet miqësore".

Pejic në fund të fjalës së tij vlerësoi maksimalisht dy blerjet e reja të Kukësit mbrojtësin Rrumbullaku dhe brazilianin Elton Cale.

18 janar 2017 (Stilografi.com)

The post Gjoka optimist: Kukësi do luftojë deri në fund për titullin appeared first on Stilografi.com – Lajmet e fundit.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more