Skip to main content

“Viktima e radhës e gripit, ndërron jetë vogëlushi 2-vjeçar” plus 9 more Gazeta SHQIP

“Viktima e radhës e gripit, ndërron jetë vogëlushi 2-vjeçar” plus 9 more Gazeta SHQIP


Viktima e radhës e gripit, ndërron jetë vogëlushi 2-vjeçar

Posted: 17 Jan 2017 02:32 AM PST

Një vogëlush 2-vjeçar është rasti i pestë, sipas MSH-së, që ka humbur jetën si pasojë e gripit stinor. Ministria e Shëndetësisë ka konfirmuar se vogëlushi ka ndërruar jetë mëngjesin e kësaj të marte në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”.

B. Z nga Shënkolli i Lezhës, prej një jave ishte me temperaturë, ethe dhe kollë. Pasi është paraqitur disa herë në urgjencën e spitalit të Lezhës, më 14 janar shtrohet me diagnozën infeksion viral me insufiçencë respiratore, ku dhe pas trajtimit mjekësor gjendja mbetet e njëjtë.

Një ditë më pas ai transferohet në shërbimin e pediatrisë në QSUT në Tiranë, ku ka patur dhe shenja klinike si mosreagim ndaj dhimbjes, gjendje prekome, vështirësi në frymëmarrje dhe frymëmarrje të zhurmshme. Ai u diagnostifikua me Encephalomielit, inflamacion i trurit dhe shtyllës kurrizore, që ndodh zakonisht për shkak të një infeskioni akut viral.

Gjatë të njëjtës javë, familjarët me të cilët jeton, katër pjesëtarë kanë kaluar gripin. Mostrat e marra për ekzaminim nga ISHP-ja konfirmojnë që pacienti ishte i prekur nga virusi i gripit stinor A. Edhe pas trajtimit në Reanimacionin e Shërbimit të Pediatrisë në QSUT, pacienti ndërron jetë në orët e para të mëngjesit të datës 17 janar.

Ky është rasti i pestë i konfirmuar, pas dy rasteve të raportuara 5 janar, atij të datës 11 janar dhe rastit të datës 13 janar nga Ministria Shëndetësisë për persona që kanë ndërruar jetë, të cilët, përveç sëmundjeve të tjera, kanë rezultuar të prekur edhe nga virusi i gripit të stinës A.

17 janar 2017 (gazeta-Shqip.com)

DY SFIDAT E OPOZITËS SHQIPTARE NË MAQEDONI

Posted: 17 Jan 2017 02:25 AM PST

Latif Mustafa

Aq më tepër që insistohet në krijimin e një opinioni publik për "krijimin e qeverisë" nga ana e LSDM-së, po aq, shtohet edhe bindja për panikun brenda kësaj partie për "rrëshqitjen e peshkut" nga dora dhe humbjen e mundësisë historike. Në anën tjetër, platforma e përbashkët shqiptare e iniciuar nga Tirana, me të gjitha gabimet konceptuale dhe paradokset në formulimin e saj, po interpretohet si argument për narracionin nacionalist të VMRO-së, gjë kjo e cila do t'i rritë apetitet e kësaj partie për improvizimin e një krize të re, për ta shty vendin në zgjedhje të reja. Normalisht që, sipas llogarive të tyre, në fushatën e re parazgjedhore, interpretimi i një diskursi të ri nacionalist, do të rriste numrin e deputetëve të VMRO-së dhe së bashku me partinë tjetër të kampit shqiptar, BDI-në, do të formojnë, lehtësisht, qeverinë e re që tashmë bazohet mbi legjitimitetin e rregullit, fitues me fitues.

Në kampin shqiptar, partia fituese e zgjedhjeve të 11 Dhjetorit, BDI-ja, pas legjitimitetit të rifituar me rastin e deklaratës së Tiranës, do të udhëheqë një fushatë nacionaliste në mënyrë që të ruaj numrin e deputetëve aktual, me ambiciet për të fituar diç më tepër. Normalisht, tashmë fuqia elektorale e partive politike shqiptare është e njohur dhe mobilizimi i BDI-së do të jetë shumë më i lartë. Në dukje, si betejë e re, që pritet ta zhvillojë BDI-ja, mund të interpretohet si një tentativë për të ruajtur epitetin e fituesit tek shqiptarët dhe legjitimitetin për realizimin e platformës/deklaratës së përbashkët shqiptare, të iniciuar nga Tirana. Në rast të formohet qeveria brenda këtyre ditëve, lufta ndaj opozitës do të jetë e pa kompromis, e shtrirë në të gjitha format e represionit dhe shantazhit si dhe punësimeve të reja për tërheqje të elektoratit.

Partitë opozitare si koalicioni "Rilindje me Besë" dhe "Aleanca për Shqiptarët" përkundër komoditetit dhe indiferencës që shfaqin ndaj situatës, duke u mjaftuar me nënshkrimin e një deklarate që praktikisht po thuaj se është utopike, organizimi i zgjedhjeve të reja, mund të ketë një kosto të madhe për to, fillimisht në aspektin politik, në aspektin financiar dhe në aspektin e resurseve njerëzore.

Sfida e parë, e koalicionit "Rilindje me Besë" dhe "Aleancës për Shqiptarët", është ajo e reflektimit ndaj situatës aktuale dhe të ndërmarrin të gjitha iniciativat politike për bllokimin e BDI-së, për keq përdorimin e platformës. Në frymën e deklaratës së Tiranës, të bëhet reduktimi i deklaratës së Tiranës në tri pika kryesore: 1. Vazhdimi i mandatit të prokurorisë speciale dhe krijimi i gjykatës speciale; 2. Numërimi i popullsisë dhe shpërndarja simetrike e funksioneve kyçe shtetërore në bazë të përqindjes së etnive në Republikën e Maqedonisë; 3. Ndryshimet kushtetuese të mjaftueshme për aderim në BE dhe NATO.

Po gjuha shqipe?

Mos zyrtarizmi i gjuhës shqipe në nivel shtetëror nuk është thelbi i problemit se pse shqiptarët nuk gëzojnë qasje të barabartë me Maqedonasit në këtë shtet. Përkundrazi, gjuha është alibia më e fortë për prolongimin e proceseve të mirëfillta politike dhe marrëveshjeve për ndarjen e pushtetit. Sforcimi i Prokurorisë Speciale Publike, si institucion kalimtar për kthimin e shtetit të së drejtës, koncept ky që gjendet në të gjitha platformat politike, krijon uniformiteti shoqëror si në aspektin e realizimin të të drejtave kolektive të nacionaliteteve përbërëse në Republikën e Maqedonisë dhe është garantues i një kontrate të re sociale në mes komuniteteve politike në Maqedoni. Vetëm një garanci e tillë e bazuar mbi shtetin ligjor, do të mundësoj realizimin kulturor, gjegjësisht, zyrtarizmin e gjuhës shqipe bazuar në një debat të përgjithshëm publik. Koncepti i zhvillimit të një shtetit ligjor do të krijoj rrjedhshmërinë logjike të perceptimit të lirisë së "vetes" dhe të "tjetrit" dhe realizimin e tyre.

Sfida e dytë, në rast të prolongimit të krizës dhe inicimit të zgjedhjeve të reja, nga ana e koalicionit "Rilindje me Besë" dhe "Aleanca për Shqiptarët", do të ishte krijimi i një fryme fitoreje, një ri-mobilizim edhe më i madh popullor do të mund të jetë i lodhshëm dhe i bezdisshëm edhe për militantët por edhe për vetë elektoratin, ngaqë në kohën kur të gjithë janë në pritje të vjeljes së fryteve të 11 Dhjetorit, do të detyrohen të futen në një aventurë të re politike. Beteja do të vështirësohej sidomos në përpjekjen për kthimin e elektoratit shqiptar që i dhanë votën LSDM-së më 11 Dhjetor. Në anën tjetër, LSDM-ja, do të përpiqet që të maksimizojë përpjekjen për përfitimin e votuesit shqiptar me qëllim që të marrë të paktën një deputet më tepër se VMRO-ja.

Në zgjedhjet e reja bashkimi i opozitës, gjegjësisht, koalicionit "Rilindje me Besë" dhe "Aleancës për Shqiptarët" do të jetë i patjetërsueshëm dhe i pashmangshëm. Tani që koalicioni "Rilindje me Besë" e ka mandatin e votuesit shqiptar për të formuar një koalicion të tillë opozitar, presioni i opinionit publik dhe elektoratit do të ishte shumë më i sforcuar në rast të mos krijimit të një koalicioni të tillë. Qëllimi i këtij koalicioni do të ishte fitimi i zgjedhjeve tek shqiptarët dhe fituesi i pozicionit të mandatarit të Shqiptarëve për krijimin e qeverisë së re dhe parashtrimin e platformës së përbashkët ndaj mandatarit të partisë Maqedonase. Humbja e zgjedhjeve nga partitë opozitare dhe formimi i një qeverie të re bazuar në rregullin, fituesi me fituesin, krijimi i një qeverie VMRO-BDI nën mbështetjen e ndryshimeve të konstelacioneve ndërkombëtare, do të ishte shkatërrimtar për opozitën dhe mundësinë e ofruar për krijimin e një shoqërie të hapur në riformësimin e një paradigme të re për inter-subjektivitet dhe zhvillimin e mirëqenies shoqërore.

Basha: S’bojkotojmë zgjedhjet, votimi elektronik garanton votën

Posted: 17 Jan 2017 02:25 AM PST

Një ditë pasi prezantoi memorandumin e partive opozitare për zgjedhjet e qershorit, Lulzim Basha mblodhi në selinë e Partisë Demokratike krerët e kësaj partie në qarqe për t'i njohur me këtë platformë. Pika kryesore e platformës së opozitës, është votimi dhe numërimi elektronik, që sipas Bashës, i jep fund kontestimit të zgjedhjeve.

"Kontestimi i zgjedhjeve ka shoqëruar çdo proces zgjedhor. Votimi dhe numërimi elektronik është fundi i kontestimit të zgjedhjeve mbi bazën e kontestimit të votës, shitblerjes së votës. Me këtë votim çdo shqiptar e ka të garantuar votën e tij apo të saj dhe nuk ja prek votën askush", deklaroi Basha. Kreu i PD tha se për këto propozime ka marrë mbështetjen jo vetëm nga anëtarësia e PD.

"Kam marrë me mijëra mesazhe nga qytetarët dhe mbështetësit tanë dhe nga faktorë të tjerë të rëndësishëm, përfaqësues të shoqërisë civile, medias, botës akademike, sipërmarrës madje edhe njerëz publikisht të afishuar si përkrahës të së majtës, që vlerësojnë votimin dhe numërimin elektronik si propozimin më të rëndësishëm për zgjedhje të lira dhe të ndershme të bërë në Shqipëri në 25 vitet e fundit", u shpreh kreu i PD.

Basha përjashtoi në mënyrë kategorike bojkotimin e zgjedhjeve.  "Partia Demokratike merr pjesë në zgjedhje dhe zgjedhjet do të jenë të lira dhe të ndershme. Nuk ka asnjë skenar tjetër. Partia Demokratike merr pjesë në zgjedhje të lira dhe të ndershme dhe ne do të fitojmë me zgjedhje të lira dhe të ndershme", tha ai. Basha njoftoi gjithashtu se brenda 15 shkurtit strukturat e PD do të angazhohen në një proces të hapur me gjithë shoqërinë për të evidentuar potencialet më të mira njerëzore, profesionale dhe intelektuale për kandidatët në këto zgjedhje.

17 janar 2017 (gazeta-Shqip.com)

Plagosja në Shkodër, policia jep detaje

Posted: 17 Jan 2017 02:21 AM PST

Dokumentohet ngjarja e ndodhur dje, rreth orës 16:40, pranë "Radio Shkodrës", te ish-"5 Heronjtë", Shkodër, ku mbeti i plagosur me armë zjarri, shtetasi Eglion Zuna. Policia e Shkodrës arreston në flagrancë 3 shtetas . Më datë 16.01.2017, falë veprimeve të shpejta hetimore dhe policore si dhe vlerësimit të informacioneve në lidhje me ngjarjen, shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër, si rezultat i punës së tyre, për një kohë të shkurtër, bënë të mundur zbardhjen dhe dokumentimin e ngjarjes, identifikimin e autorëve të dyshuar si dhe arrestimin në flagrancë të shtetasve, konkretisht Adam Ademi, 21 vjeç, banues në Shkodër, për veprat penale "Plagosje e rëndë me dashje", "Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit" dhe "Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës", Arben Ademi, 54 vjeç, banues në Shkodër, për veprat penale "Kundërshtim i punonjësit të policisë së rendit publik" dhe  "Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëvë luftarake dhe e municionit" dhe Eglion Zuna, 20 vjeç,  banues në Shkodër, për veprën penale "Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit" .

Në momentin e ngjarjes, shtetasi Eglion Zuna,  i dëmtuari, ka qenë duke udhëtuar me mjetin e tij, tip "Benz"me targë AA 550 DX, në shoqërinë e shtetasit Adam Ademi dhe një shtetase të huaj. Nga veprimet e kryera rezulton se autori i dyshuar i kësaj ngjarjes është shtetasi Adam Ademi, i cili pas ngjarjes është larguar së bashku me mjetin tip "Benz" me targë AA 550 DX, duke penguar në zbardhjen e së vërtetës. Ndërsa arma e zjarrit Pistoletë TT, me të cilin është kryer plagosja ka qenë e të dëmtuarit Eglion Zuna, e cila u gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale në Hotelin "Redbriks", pronë e shtetasit Arben Ademi, i cili ka kundërshtuar forcat e policisë në kryerjen e detyrës. Në vendngjarje u gjet një gëzhojë armë zjarri, pistoletë, kalibri 7.62 mm, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale. I dëmtuari është transportuar në spitalin e Traumës Tiranë dhe ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore. Lidhur me motivin e ngjarjes po punohet për sqarimin e plotë të tij, por paraprakisht dyshohet se mund të ketë ndodhur aksidentalisht.  Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë Shkodër.

17 janar 2017 (gazeta-Shqip.com)

Pezullohen kërkimet për aeroplanin e zhdukur të “Malaysia Airlines”

Posted: 17 Jan 2017 01:16 AM PST

Kërkimet thellë në det për aeroplanin e zhdukur të "Malaysia Airlines" nga fluturimi MH370 janë pezulluar pas gati tre vjetësh, pa ndonjë rezultat. Australia, Malajzia dhe Kina kanë njoftuar sot se vendimi është marrë pas kërkimeve pa rezultat në mbi 120 mijë kilometra katror të pjesës jugore të Oqeanit Indian.

Të tri vendet mbesin me shpresë se në të ardhmen informacione të reja do të çojnë drejt gjetjes së aeroplanit. Aeroplani është zhdukur në marsin e vitit 2014 derisa fluturonte nga kryeqyteti i Malajzisë, Kuala Lumpur për në Pekin, ndërsa në bord ishin 239 pasagjerë dhe ekuipazhi.

Hetuesit deri më tash kanë thënë se i kanë vetëm tre copa të aeroplanit të zhdukur që janë gjetur në bregun perëndimor të Oqeanit Indian. Një raport i Byrosë së Sigurisë së Transportit të Australisë në nëntor ka thënë se aeroplani me gjasë ka rënë me shpejtësi të madhe në oqean pasi e ka shfrytëzuar tërë karburantin.

17 janar 2017 (gazeta-Shqip.com)

Fier, shpallen në kërkim 3 adoleshentë për disa vjedhje

Posted: 17 Jan 2017 01:15 AM PST

Policia dokumenton disa vjedhje në qytetin e Ballshit, identifikon autorët e dyshuar dhe po punon për kapjen e tyre. Më datën 16.01.2017, nga Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Mallakastër, u shpallën në kërkim shtetasit: M.M, 15 vjeç, banues në lagjen 28 Nëntori, Ballsh, D.V, 16 vjeç, banues në lagjen 28 Nëntori, Ballsh dhe F.V, 16 vjeç, banues në lagjen 5 Shkurti,Ballsh.

Shpallja në kërkim e këtyre shtetasve u bë pasi nga veprimet hetimore të kryera, këta shtetas në bashkëpunim me njëri tjetrin kanë vjedhur lokalin e shtetasit D.Ç më datën 29 nëntor 2016, lokalin e shtetasit Q.Xh më datën 15 janar 2017, lokalin e shtetasit A.J më datën 16 janar 2017 dhe kanë thyer xhamin e derës së kompanisë SIGAL më datën 15 janar 2017. Materialet i kaluan Prokurorisë Vlorë (seksioni i të miturve) për veprat penale “Vjedhje e kryer në bashkëpunim” dhe “Shkatërrimi i pronës e kryer në bashkëpunim”.

17 janar 2017 (gazeta-Shqip.com)

Vdes Eugene Cernan, astronauti i fundit që eci mbi Hënë

Posted: 17 Jan 2017 01:09 AM PST

Astronauti amerikan, Eugene Cernan, njeriu i fundit që ka ecur në Hënë, ka vdekur të hënën në moshën 82 vjeçare, njofton agjencia amerikane e hapësirës.

Cernan, i cili gjithashtu ishte një nga njerëzit e parë që ka ecur në hapësirë, ka vdekur i rrethuar nga familja, raporton për njoftimin, agjencia e lajmeve, Reuters. Cernan dhe astronauti tjetër nga anija kozmike, Apollo 17, Harrison Schmitt i janë shtuar listës së 10 astronautëve amerikanë në tërësi që kanë ecur mbi Hënë.

Udhëtimi i tij tre ditor në Hënë është realizuar në dhjetor të vitit 1972. "E dija që kisha ndryshuar gjatë atyre tre ditëve në Hënë pasi nuk i takoja më vetëm Tokës", ka shkruar Cernan ndër të tjera në librin e tij, me titull: "Njeriu i Fundit në Hënë". Cernan është rritur në qytetin e Çikagos, ndërsa nga NASA është pensionuar në vitin 1976.

17 janar 2017 (gazeta-Shqip.com)

Fier, dhunoi bashkëshorten, arrestohet 28-vjeçari

Posted: 17 Jan 2017 01:05 AM PST

Ushtroi dhunë fizike e psikologjike ndaj bashkëshortes, arrestohet në flagrancë nga policia. Në pranga ka rënë shtetasi Fation Bashaj, 28 vjeç, banues në lagjen "Sheq i Vogël", Fier.

Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi ka dhunuar fizikisht dhe psikologjikisht bashkëshorten e tij, shtetasen F.B, 23 vjeçe. Materialet i kaluan Prokurorisë Fier për veprën penale “Dhunë në familje” .

17 janar 2017 (gazeta-Shqip.com)

Dibër, tentoi të korruptojë policin me 2 mijë lekë, arrestohet shoferi

Posted: 17 Jan 2017 12:48 AM PST

Një 52-vjeçar nga Peshkopia është arrestuar në flagrancë  pasi tentoi ti jepte para punonjësit të policisë për të mos i kërkuar dokumentet dhe për t'iu shmangur masës administrative. Nga Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Dibër, është bërë arrestimi në flagrancë i shtetasit Qerim Tafçiu,  52 vjeç,  banues në Peshkopi. Ky shtetas u arrestua  nga efektivat e policisë pasi në aksin rrugor Maqellarë-Peshkopi,  është ndaluar nga patrulla e  qarkullimit rrugorë, dhe në momentin që i kanë kërkuar dokumentacionet e mjetit shtetasi i lartpërmendur  ka tentuar t'i jap një kartëmonedhë prej 2000 lekësh  për të mos marrë masë administrative, pasi nuk kishte asnjë dokumentacion të automjetit." Materialet i kaluan Prokurorisë Dibër  për veprën penale "Korrupsion aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike",.

17 janar 2017 (gazeta-Shqip.com)

Fier, plagos me kaçavidë 3 persona, arrestohet 29-vjeçari

Posted: 17 Jan 2017 12:42 AM PST

Godet kaçavidë tre shtetas duke plagosur rëndë një prej tyre dhe lehtë dy të tjerët, arrestohet në flagrancë nga policia. Në pranga ka rënë shtetasi  Reni Hasanaj, 29 vjeç, banues në lagjen 8 Shkurti, Ballsh, i dënuar më parë për vjedhje.

Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi në afërsi të spitalit të qytetit, për motive të dobëta, ka plagosur rëndë me kaçavidë shtetasin K.K, 20 vjeç, banues në Ballsh, i cili ndodhet në Spitalin Rajonal Fier jashtë rrezikut për jetën, si dhe ka plagosur lehtë shtetasit A.A, 25 vjeç, dhe K.A, 23 vjeç vëllezër, banues në fshatin Belishovë, Mallakastër, të cilët morën mjekim në spital dhe janë larguar për në banesë. Materialet i kaluan Prokurorisë Fier për veprën penale “Plagosje e rëndë me dashje”.

17 janar 2017 (gazeta-Shqip.com)

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more