Skip to main content

“Veteranët e Pjesës ndihmohen me pako ushqimore” plus 9 more Ferizaj Press

“Veteranët e Pjesës ndihmohen me pako ushqimore” plus 9 more Ferizaj Press


Veteranët e Pjesës ndihmohen me pako ushqimore

Posted: 18 Jan 2017 08:36 AM PST

Kryetari Gazmend Syla, ka falënderuar SHH Bereqeti, duke theksuar se nuk është hera e parë që kjo shoqatë përkrahë Veteranët e Luftës.

img_20170118_100428_resized_20170118_041728772

Edhe zyrtarët e SHH Bereqeti, premtuan që edhe në të ardhmen do të jenë në përkrahje të veteranëve që kanë nevojë./Lajmi.net/

img_20170118_101332_resized_20170118_041724741

Ramiz Kelmendi ia kthen 150 mijë euro Qeverisë

Posted: 18 Jan 2017 08:36 AM PST

Gazeta Fjala merr vesh se para pak çastesh është deponuar në Agjencinë për Zhvillim të Bujqësisë kërkesa nga përfaqësuesi i ELKOS Fidan Loma, përmes emailit, që ta anuloj këtë shumë.

Një ditë më parë ai pati premtuar se do të anulojë çfarëdo aplikimi apo realizimi të granteve që është bërë nga kompania Elkos, duke shtuar se  nuk merr para as për shpenzime e as rrogë në Qeveri, "e po lejoj marrje granti".

Gazeta Fjala ka provuar të marr përgjigje nga kelmendi lidhur me këtë rast por ai nuk ka qenë i gatshëm të jap sqarime.

Gazeta Fjala një ditë më parë ka raportuar se Fabrika e mishit të zëvendëskryeministrit të Kosovës, Ramiz Kelmendi, në të cilën u gjetën mbi 6 tonë mish pa afat, ka marrë 150 mijë euro grant nga buxheti i shtetit.

Me këto para është paraparë të financoi projektin për blerjen e pajisjeve të reja për përpunimin e mishit.

Por, Kelmendi duket se tani është në hall.

Zëvendëskryeministri i Qeverisë së Kosovës Ramiz Kelmendi, në momentin që ka urdhëruar menaxhmentin e kompanisë ELKOS të anulojnë grantin prej 150 mijë euro që kishin fituar nga Qeveria e Kosovës duket se ka shkelur ligjin për parandalimin e konflikt të interesit.

Si pronar i kompanisë ELKOS, gjatë kohës sa ushtron funksion publik, si zëvendëskryeministër, Kelmendi është i obliguar të bartë të drejtat e administrimit të kompanisë tek dikush tjetër dhe gjatë kësaj kohe nuk ka asnjë të drejtë të marr vendime për kompaninë.

"Gjatë kohës derisa të drejtat për administrim me ndërmarrjen i janë transferuar personit tjetër, zyrtari i lartë nuk ka të drejtë të jap informata, udhëzime, urdhëresa apo në ndonjë mënyrë tjetër të qëndroj në lidhje me personin e besuar ashtu që të ketë ndikim në realizimin e të drejtave dhe përmbushjen e detyrave që dalin nga të drejtat e anëtarëve të ndërmarrjeve të tilla", thuhet në ligj.

Ramiz Kelmendi takon përfaqësuesit e bizneseve private

Posted: 18 Jan 2017 08:36 AM PST

ramizkelmendi

Ai ka deklaruar se Qeveria e Kosovës po punon për përgaditjen e e pakos së dytë fiskale ,përmes së cilave do kishte lehtësira për prodhuesit vendor.

Ramiz Kelmendi po ashtu, i njoftoi përfaqësuesit e bizneseve për prioritetet lidhur me zhvillimin ekonomik dhe theksoi përkushtimin e Qeverisë së Kosovës, të udhëhequr nga kryeministri Isa Mustafa, për krijimin e një ambienti më të përshtatshëm, në mënyrë që bizneset të ndihen më të lira sa i përket veprimtarisë së tyre.

Kurse përfaqesuesit e biznesve u shprehën të lumtur që në qeveri është dikush nga radha e tyre, dhe që i kupton problemet e biznesve private. /Lajmi.net/

Lumezi prokurorëve: Merruni me lëndët e vrasjeve të personave publikë

Posted: 18 Jan 2017 08:36 AM PST

Në këtë takim kryeprokurori Lumezi kërkoi nga udhëheqësit e prokurorive, që të kenë bashkëpunim të mirëfilltë mes vete, me qëllim të unifikimit të praktikave nëpër prokurori dhe ngritjes së efikasitetit të punës së Prokurorit të Shtetit.

Po ashtu, kryeprokurori Lumezi kërkoi nga të gjithë kryeprokurorët që t'i trajtojnë me prioritet lëndët e korrupsionit, duke bashkëpunuar ngushtë me institucionet tjera të zbatimit të ligjit.

Ndër të tjera gjatë këtij takimi u bisedua edhe për ecurinë e rasteve më të ndjeshme, gjatë gjithë kohës sa lënda është në procedurë. Lidhur me këtë çështje kryeprokurori Lumezi kërkoi nga kryeprokurorët që të jenë sa më efikas në punën e tyre, që t'i mbikëqyrin prokurorët e prokurorive që i drejtojnë në trajtimin sa më efikas të rasteve dhe në afat sa më të shkurtër kohor hetimet të mbyllen, të pezullohen, të pushohen apo të ngritën aktakuza.

Gjatë këtij takimi u vendos që me qëllim të unifikimit të praktikave dhe legjislacionit në fuqi të nxirret udhëzim i detyrueshëm për të gjithë prokurorët, të cilët në rast të tërheqjes nga aktakuzat, hudhjet, pushimet e hetimeve apo kërkesave për ndërprerjen e paraburgimeve ta njoftojnë kryeprokurorin e prokurorisë përkatëse.

Kryeprokurori Lumezi kërkoi që të gjithë prokurorët t'i identifikojnë lëndët afër parashkrimit dhe të veprohet me urgjencë në ato raste për shkak të eliminimit të mundësisë së parashkrimit.

Poashtu gjatë këtij takimi kryeprokurori Lumezi kërkoi nga të gjithë kryeprokurorët e prokurorive të vendit, që çdo muaj t'i raportojnë për punën e tyre dhe në ato raporte të përfshihet numri i lëndëve në punë, numri i lëndëve të pranuara, të kryera dhe të mbetura dhe poashtu statistikat për punën e secilit prokuror.

Kryeprokurori Lumezi poashtu kërkoi që në takimin e radhës secili kryeprokuror të prezantoi planin e punës, në të cilin të përfshihen sfidat dhe objektivat për secilën prokurori.

Ndër të tjera gjatë këtij takimi kryeprokurori Lumezi sërish kërkoi nga të gjithë kryeprokurorët e prokurorive Themelore dhe Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, që të rishikojnë lëndët e vrasjeve të personave publik dhe të ndërmarrin veprime të nevojshme për zbardhjen e këtyre rasteve, edhe pse shumica nga këto raste janë trajtuar në kohën e kryerjes së veprave penale dhe nuk është arritur të zbulohet identiteti i kryesve të këtyre veprave penale.

Pikë tjetër e diskutimit në këtë takim ishte edhe ndarja e lëndëve nëpër prokurori. Kryeprokurori Lumezi kërkoi nga të gjithë kryeprokurorët kujdes të veçantë gjatë ndarjes së lëndëve tek prokurorët, duke e zbatuar dhe duke u mbështetur në rregulloren për ndarjen e lëndëve, e cila rregullore ka për qëllim rregullimin e sistemit të ndarjes së lëndëve në institucionin e Prokurorit të Shtetit.

Në fund të këtij takimi u diskutua edhe për identifikimin e prokurorëve, të cilët në bazë të punës së treguar, performancës dhe guximit do të kenë vullnet të punojnë prokurorë në Prokurorinë Speciale të Republikës së Kosovës, pasiqë siç u shpreh kryeprokurori Lumezi PSRK-ja duhet të forcohet edhe më tutje me prokurorë të tjerë, në mënyrë që të ketë efikasitet më të madh të punës së kësaj prokurorie ku trajtohen lëndët më të ndjeshme nga gjitha prokuroritë tjera.

Verës sa s’u mbytën, tash po ngrijnë nga i ftohti – lagjet e përmbytura të Shkupit (Foto/Video)

Posted: 18 Jan 2017 08:36 AM PST

Kryefamiljari Nazifi, thotë se para pak kohësh është kthyer nga konvikti, me qëllim që dimrin ta kalojë në shtëpinë e tij, por problemet vetëm se i janë shtuar.

"Kemi ardhur prej tri javësh këtu, vëllezërit e mi janë ende në konvikt, ne e rrethakuam pak oborrin të mbrohemi nga i ftohti. Tani është dimër, bie borë, ndërsa ne s'kemi dru për ngrohje, ja këto dru i kemi çka janë në oborr. Brenda e kam rregulluar vetëm një dhomë, ndërsa jemi gjashtë anëtar, rrimë krejt aty se dhomat tjera janë të pa rregulluara", u shpreh Nazif Rushiti, banor i Kamnikut.

Fatin e njëjtë po e përjeton edhe familja Miftari nga Hasanbegu. Ramadan Miftari, me tre fëmijët dhe bashkëshorten e tij jetojnë në shtëpinë e dëmtuar nga përmbytjet, e cila ende është pa dyer e dritare.

"Kemi arrit që dy dhoma t'i rregullojmë që sado pak ta kalojmë dimrin Brenda. Këtu jemi në dhomën e parregulluar shpresojmë në pranverë të bëjmë diçka. Dy muaj kemi qëndruar tek të afërmit në Haraçinë, ndërsa tash jetojmë këtu. Ngrohemi me dru, ndërsa fëmijë të vegjël nuk kemi. Për momentin kemi dru, kalojmë disi. Dimri e bën të veten. Është shumë ftohtë, dy javë radhazi tepër kemi ndjerë të ftohtë, edhe nuk e dimë se si do kalojmë, por kemi shpresa", tha Ramadan Miftari, banor i Hasanbegut.

Pavarësisht se të dy familjet kanë marrë dëm shpërblim nga komisioni për kompensimin e dëmeve, ata janë të pakënaqur me shumën e pranuar, e cila sipas tyre nuk iu ka ndihmuar të rregullojnë as 10% të demit të shkaktuar. Ata kanë kërkuar disa herë ndihmën e shtetit për normalizimin e kushteve për jetë, por askush deri tani nuk i'u ka dal në ndihmë.

Me angazhimin e SBASHK-ut, projektligji për pagat do të rishikohet

Posted: 18 Jan 2017 08:22 AM PST

Në kuadër të përpjekjekjeve për realizimin e kërkesave të anëtarësisë me dialog, kryetari i SBASHK-ut Rrahman Jasharaj sot u takua me ministrin e MASHT-it prof.dr.Arsim Bajrami dhe kabinetin e tij, me të cilin në një takim të gjatë u bisedua shtruar për një varg çështjesh që kanë të bëjnë me pozitën e punëtorëve arsimor si dhe ngritjen e cilësisë në arsim në përgjithësi. Temat për të cilat u bisedua janë:

1. Projektligji për pagat ,
a) Shtojca ( tabelari) i rangimit (45 rangime dhe koeficienti nga 11 deri në 1),
b) Pagesa për kualifikim në arsim, sipas këtij projektligji hiqet. Janë paraparë shtesa tjera: shtesë për kushtet e tregut të punës, shtesë për pozitë menaxheriale, shtesë për rrezikshmëri në punë,
Rangimi i mësimdhënësve në Arsimin parauniversitar është shumë i ulët .

2. Projektligji për statusin e punëtorëve të arsimit shqip të Republikës së Kosovës nga viti shkollor 1990/91 deri në vitin shkollor 1998/99
3. Kontrata e re Kolektive e Arsimit të Kosovës
4. Të angazhohemi bashkërisht në ngritjen e cilësisë në arsim. Me qëllim të përmirësimit të rezultateve në PISA e ardhshme, SBASHK-u i mbështetur nga GIZ ka punuar fletëpalosje dhe posterë dhe ato do t’i shpërndaj në të gjitha shkollat e Kosovës e po ashtu do të zhvillojë takime me mësimdhënës kudo në Kosovë. Po ashtu do të organizojmë një konferencë me temën kyçe që lidhet me rezultatet e testit PISA dhe me angazhimet konkrete që duhet bërë për përmirësimin e rezultateve,
5. Ndryshimi i Udhëzimit Administrativ për përzgjedhjen e drejtorëve dhe zv/drejtorëve në funksion të ngritjes së cilësisë në arsim,
6. Shkeljet që po bëjnë DKA-të gjatë përzgjedhjes së drejtorëve, zv/drejtorëve dhe kuadrot arsimor, bie fjala shpallja e konkurseve për vende pune në arsim pa caktuar shkollën.
Pas prezantimit të kërkesave të shtruara në takim nga kryetari i SBASHK-ut, ministri përshëndeti iniciativën e SBASHK-ut që çështjet të zgjidhen me dialog dhe e njoftoi delegacionin e SBASHK-ut se pas ngritjes së çështjes së pakënaqësisë për projektligjin e pagave, me kërkesën e tij është debatuar prapë në Qeveri dhe është dakorduar kabineti qeveritar që të zhvillohet edhe një raund konsultimesh me sponzorizuesin e këtij projektligji, MAP nga njëra anë dhe MASHT e SBASHK nga ana tjetër, me qëllim të gjetjes së një zgjedhje të kënaqshme për sektorin e arsimit.16145020 1545823448778329 2020530067 o
Gjithashtu ministri Bajrami njoftoi përfaqësuesit e SBASHK-ut se edhe ai e kishte ngritur shqetësimin lidhur me rangimin joadekuat të sektorit të arsimit. Kështu që pritet në ditët në vijim që të zhvillohet një takim i përbashkët në mes të ministrit Jagxhillar, ministrit Bajrami dhe përfaqësuesit të SBASHK-ut.
Ministri Bajrami duke iu përgjigjur shqetësimit të SBASHK-ut lidhur me zhegitjet që po i bëhen projektligjit lidhur me statusin e mësimdhënësve të viteve ’90-ta, nga ana e Ministrisë së Financave është shprehur se do ti shtoj angazhimet se do të ndodhin takime në mënyrë që projektligji ta merr formën e duhur për ta proceduar në Kuvend.
Ministri Bajrami ka lavdëruar SBASHK-un për angazhimin që do të bëjë në tërë Kosovën me qëllim të mobilizimit të shtuar për ngritje të cilësisë në arsim, në mënyrë që PISA 2018 të na gjej me rezultate më të mira.
Të dy palët janë pajtuar që të bëhen përgatitjet e fundit, në mënyrë që të krijohen kushtet që projekt kontrata e re kolektive e dorëzuar nga SBASHK në MASHT, të jetë e gatshme për t’u nënshkruar me kohë,gjegjësisht deri në prill të vitit 2017.
Ministri Bajrami është pajtuar po ashtu që të bëhet ndryshimi i Udhëzimit Administrativ lidhur me përzgjedhjen e drejtorëve dhe zv/drejtorëve me qëllim që në panelet përzgjedhëse të jetë edhe një përfaqësues nga SBASHK-u.

Ferizaj kontrakton me Strabag AG skemën e furnizimit me ujë

Posted: 18 Jan 2017 07:01 AM PST

Kryetari i Komunës së Ferizajt Muharrem Svarqa dhe përfaqësues të kompanisë austriake për teknologjinë e ujit "Strabag AG" nga Vjena, nënshkruan sot kontratën për zbatimin e ndërtimit të skemës për furnizim me ujë në Ferizaj.

Kryetari Svarqa e vlerësoi këtë projekt si njërin nga më të mëdhenjtë që do të jetësohet në komunën e Ferizajt gjatë viteve të fundit.

Projekti në vlerë mbi 5 milionë euro, përmban ndërtimin e një fabrike për përpunimin e ujit ndërmjet fshatrave Bibaj dhe Talinoc i Muhaxherëve, me kapacitet rreth 80 litra për sekondë, shpimin e pesë burimeve të ujit, vendosjen e tubacionit deri tek rezervuari, si dhe ndërtimin e rrjetit të ujësjellësit për fshatrat Sojevë, Dardani, Zllatar, fshatrat përreth tyre dhe një pjesë të qytetit të Ferizajt.

Kontrata hyn në fuqi pasi të jetë ratifikuar nga Kuvendi i Kosovës dhe banka austriake, ndërsa do të zbatohet brenda dy vitesh nga dita e ratifikimit.

16105975_1404416929593126_2575669272550230381_n 16174663_1404416939593125_5343478804850074157_n 16142318_1404416969593122_6367723780991870091_n 16142980_1404416966259789_8232962731635669133_n

Barna kontrabandë në tualetin e një autoshkolle në Ferizaj ( FOTO )

Posted: 18 Jan 2017 05:04 AM PST

Njësitë e Doganës së Kosovës në bashkëpunim të ngushtë me njësit Policore në rajonin e Ferizajt kanë ushtruar disa bastisje ku edhe kanë gjetur sasi të konsiderueshme te barnave të cilat janë futur ilegalisht në Kosovë.

Në një komunikatë të lëshuar sot, Dogana thotë se në rastin e parë, aksioni ka filluar me kontrollimin e tri barnatoreve si dhe një poliklinike.

Në rastin e parë, aksioni ka filluar me kontrollimin e tri barnatoreve si dhe një poliklinike.

Gjatë kontrollit në barnatore nuk janë hasur parregullsi në aspektin e taksave derisa në podrumin e poliklinikës janë hasur sasi të konsiderueshme të barnave të cilat janë konfiskuar menjëherë. Pas numërimit janë evidentuar 597 paketime barna disa me banderola te Serbisë, te gjitha barnat e gjetura  janë konfiskuar.

 

Aksioni tjerët është zhvilluar në një lokacionin më saktësisht tek një subjekt i cili ka veprimtari kryesore të regjistruar si auto-shkollë ku ka pasur dyshime për kontrabandim dhe strehim të mallrave, respektivisht medikamente. Gjatë kontrollit të këtij subjekti është gjetur një mini-depo e improvizuar për barna në tualetin e këtij lokali.

Pas numërimit të sasisë totali ishte 684 paketime me barna të kontrabanduara. Totali i këtyre aksioneve ishte 1281 paketime të zbuluara dhe të konfiskuara, në të dy rastet kompanitë janë gjobitur si dhe lëndët kanë vazhduar për hetime, derisa vlera e këtyre barnave kalon shumën prej 5000 eurove.

 

 

 

 

Betimi i Trumpit do të shoqërohet me hashash

Posted: 18 Jan 2017 04:41 AM PST

Donald Trump

Ligjet federale të vendit vazhdojnë ta ndalojnë, si të paligjshëm, përdorimin e saj. Por organizatorët e nismës së çuditshme shprehen të gatshëm t'i ndihmojnë pjesëmarrësit ta shohin më qartë këtë çështje, duke i dhuruar 4.200 cigare me hashash pa kërkuar asgjë në këmbim.

Fushata "DC Cannabis", që emrin e shkurtuar e ka "DCMJ", do të shohë vullnetarët të marshojnë nga ora 8 deri në 10 të mëngjesit me orën lokale, të premten, për t'u shpërndarë njerëzve cigaret e krijuara me marijuanë të prodhuar në mënyrë të ligjshme.

"E kemi nisur që javën e kaluar përgatitjen e cigareve. Kemi angazhuar për këtë punë edhe miq e të afërm. Shpeshherë janë mbledhur grupe prej 6 apo 7 vetësh, të cilët e kanë kaluar ditën së bashku, sepse nuk është edhe aq e lehtë të përgatisësh kaq shumë cigare hashashi", tha Elizabeth Croydon, vullnetare.

Një ligj i miratuar shkurtin e vitit 2015 në Uashington DC e lejon zotërimin e sasive të vogla të marijuanës, si dhe rritjen e konsumin e saj në shtëpi, por vazhdon të mbetet e paligjshme blerja, apo shitja e kësaj droge në publik.

Sasia e lejuar për të rriturit mbi 21 vjeç është gati 57 gramë, gjithmonë për përdorim privat.

NATO rikonfirmon: ROSU mund të veprojë në mbarë Kosovën pa lejen e KFOR-it

Posted: 18 Jan 2017 04:41 AM PST

Këto burime, raportojnë mediat serbe, thonë se "autoritetet kosovare nuk duhet të kërkojnë nga KFOR-i që të marrin leje për dërgimin e forcave të tyre policore në mbarë Kosovën", transmeton lajmi.net.

Këtë për agjencinë serbe të lajmeve, Beta, e kanë thënë zyrtarë të NATO-s, në pyetjen se a është dashur autoritetet e Kosovës paraprakisht të kërkojnë pajtimin e KFOR-it për dërgimin e forcave speciale kosovare, ROSU, në veri të vendit për ta ndalur trenin serb.

Që nga e shtuna, kur ndodhi incidenti me trenin serb, mediat dhe politika në Serbia vazhdojnë të thirren në "Marrëveshjen e Brukselit", ku sipas tyre, autoritetet e Prishtinës "nuk guxojnë" t'i dërgojnë njësitë speciale në veri, pasi që kjo ishte pjesë e marrëveshjes.

Më herët, komanda e KFOR-it në Prishtinë ka njoftuar se nuk ishin të njoftuar për dërgimin e ROSU-s në veri të Kosovës, më 14 janar, dhe kjo ishte në pajtim me mandatin aktual të KFOR-it në Kosovë. /Lajmi.net/

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more